Një i ri i cili punonte si kamerier në një prej lokaleve të Dhërmiut është gjetur i vrarë pranë bregut të detit jugor sot rreth ores 10:30, vetëm 300 metra larg lokalit ku punonte. Pasi kishte marrë sinjalizimet nga banorët e zonës, Policia e Qarkut të Vlorës ka njoftuar sot për gjetjen e një trupi të pajetë në brigjet e plazhit të Drimadhës, në Dhërmi. 

Uniformat blu bëjnë të ditur se janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës, i identifikuar si  Denis Vyshka 26-vjeç nga Elbasani, duke ngritur dyshimet se ai mund të ketë humbur jetën nga dhuna e ushtruar. 

Banorët e zonës thonë se viktima punonte si kamerier në një nga lokalet e plazhit me emrin 'Shija e Detit'. Mësohet se i riu, kishte nisur punën si kamerier në lokalin në Drimadhë vetëm prej 10 ditësh. (Në foto, lokali ku punonte 26-vjeçari i rrahur për vdekje)

Gazetari Enrik Mehmeti nga Vlora bën me dije se ngjarja ka lidhje me humbjen e një shume lekësh. Paraprakisht mësohet se i riu është akuzuar për humbjen e 500 mijë lekëve të rinj nga pronarët e lokalit. Një ditë më parë në lokal ka pasur një grindje për shumën e humbur të lekëve. Kurse sot në mëngjes, trupi i të riut u gjet i pajetë.
 
ARRESTIMET
Pas hetimeve policia e Vlorës ka arrestuar dy pronarët e lokalit dhe kuzhinierin, të cilët kanë dhunuar me sende të forta kamerierin, duke e bërë atë përgjegjës për humbjen e 500 mijë lekëve të reja. “Ervis Ylli Zylfaj 24 vjec, Altin Isuf Imeraj 35 vjec bashkëpronarë të lokalit dhe Miklovan Pjeter Zymeraj, vjec 20, kuzhinier i lokalit, të tre banues në Tiranë", janë vënë sot në pranga, sipas policisë së Vlorës.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta persona kanë dhunuar me sende të forta gjatë orëve të para të dites së sotme 28 vjecarin, i punësuar nga Ervis Zylfaj dhe Altin Imeraj si kamerier në lokalin ‘Shija e detit’. 

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e sipërpërmendut kanë ushtruar dhunë ndaj viktimës me pretendimin se viktima kishte përvetësuar një shumë parash prej 500.000 lekë të reja që i përkisnin autorëve. Policia e Vlorës deklaron se, pasi kanë ushtruar dhunë deri në vdekjen e viktimës në ambientet e lokalit, Miklovan Zymeraj, e ka transportuar trupin e viktimës me një automjet tip ‘Ford Fokus’ me portobagazh deri në 300 m larg lokalit dhe e ka hedhur. 

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar automjetin e mësipërm si dhe sendet që kanë shërbyer për të ushtruar dhunë ndaj viktimës. 

Këto përfundime ku ka dale policia, i përforcon edhe pastruesja e të njëjtit lokal ku punonte viktima, e cila pretendon të jetë rrahur nga pronarët. 

Kjo e fundit ka mbërritur me shenja dhune në spitalin e Vlorës. “Jam dhunuar nga pronarët e lokalit në orën 5 të mëgjesit”, ka deklaruar Dorina Sako, 43 vjeçe nga Tirana. 

Mjekët e spitalit të Vlorës bëjnë me dije se pastruesja ka shenja dhune në kokë, por nuk ka rrezik për jetën. 

34 Komente

Sa trishtim..

Zylfaj, Imeraj, dhe Zymeraj vrane Vyshken me sende te forta...

/I ka plazhi dhe keto...

Interesante kjo teoria e plazhit; do te bente xheloze
nje skuader te mire kriminalistike.

Vlora klasikisht prodhon skena te tilla dhune...
Gjynah!! smiley

. “Ervis Ylli Zylfaj 24 vjec, Altin Isuf Imeraj 35 vjec bashkëpronarë të lokalit dhe Miklovan Pjeter Zymeraj, vjec 20, kuzhinier i lokalit, të tre banues në Tiranë", janë vënë sot në pranga, sipas policisë së Vlorës.

janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës, i identifikuar si  Denis Vyshka 26-vjeç nga Elbasani,

“Jam dhunuar nga pronarët e lokalit në orën 5 të mëgjesit”, ka deklaruar Dorina Sako, 43 vjeçe nga Tirana.

 

 

hehehe, shikon ti, ke te drejte!smiley   ka ardh koha qe Vlora ti perzere emigrantet ilegale nga qyteti dhe gjithe zona rreth saj , se jane bere burim kriminaliteti atje.smiley..smiley

Belulo,nje nip i imi pasi mbaroi nje shkolle nga keto te lartat ne Vlore,punon dhe eshte me gjithe familje atje. E pyes se si sillen vlonjatet me ju,jane indiferente apo armiqsore? Me ne te veriut,me thote,çoç u bien muhabetet me mire,me shume s'durojne te ardhurit nga zonat e jugut

nuk di cte them Pjeter, se ngaqe nuk jetoj vet atje, skam ndonje pershtypje te dores se pare per zhvillimet ndershoqeroresmiley ne qytet...
por ne Vlore, tashme jane vendosur nga e gjithe Shqiperia, jug-veri.. sidomos andej nga zona e Kumes, Pylli i Sodes, kane krijuar lagjet e tyre... kshu me te degjuar, thone qe vendasit kane cik inat librazhdasit, sepse keta te fundit, kane nja 6-7 vjet qe jane ngulur ne Vlore, e thone me mburrje: jam vlonjat!smiley

smiley Oo Belul te marrte e mira te marrte smiley

Ç'merresh dhe ti me ta. Vlonjat hesapi...

Ervis Ylli Zylfaj 24 vjec, Altin Isuf Imeraj 35 vjec bashkëpronarë të lokalit dhe Miklovan Pjeter Zymeraj, vjec 20, kuzhinier i lokalit, të tre banues në Tiranë", janë vënë sot në pranga, sipas policisë së Vlorës

ku ndodhi ngjarja ne dhermi apo ne vlore?

Po perpara tre ditesh tjetri vrau me pistolete ne nje lokal ne Vlore shokun e vet sepse ne loje e siper (po luanin tavell-black gamoon) u nxeh!! Ndersa ky i shkreti paska vjedhur. smiley

Turqi hesapi, me falni desha te thoja shqiperi hesapi!

Te ndalohen turistet ne vlore!

edhe ne velipoje smiley

"Zylfaj, Imeraj, dhe Zymeraj" mbiemra tipik te zones, me siguri do i kete lene gjyshi trashegimi ate cope toke ne dhermi dhe kane ngritur kete restorantin. Gjyshit/ stergjyshit do i kete rene bretku nga te punuarit ne emigracion (si kane bere te gjithe ne ato zona asokohe) ka blere nje cope toke me leket e mbledhura qe ta gezojne brezat pasardhes...

Keta "zoterinjte" jane hajdute per veten e tyre ne radhe te pare prandaj mendojne se jane dhe te tjeret!

Na e veshtirose me kete koment. Po ai qe i shtiu ne zemer shokut duke luajtur tavell, nga ishte? Kta tipat jane per tu varur, ngado qe ta kene origjinen. 

Zylfaj dhe zymeraj tipike per dhermiun??? Mire e njihke zonen

smileysmiley

jeni i/e lutur ta lexoni komentin me me kujdes . ndoshta do kutoni se cfare doja te thoja

O Zot cfare kafsherie .... smiley

Nejse back tek shkrimi

për humbjen e 500 mijë lekëve të rinj

për humbjen e 500 mijë lekëve të reja

shumë parash prej 500.000 lekë të reja

Confused.com smiley

 

 

Keta nuk paskan qene te interesuar te marrin paret mbrapsht por te nxjerrin inatin per sezonin e ngadalte duke vrare kamarierin. Ne pije e siper edhe kuzhinieri i ka gjuajtur nja dy si shok me pronaret.

Pyetja ime eshte, perse nuk perdoren te burgosurit si force punetore e lire nga shteti yne por lihen te shtyjne ditet qyl burgjeve?

tashi, qe eshte vrare nje njeri per arsye "vjedhje" lekesh, nuk eshte ndonje cudi e madhe, mor jo.... keshtu ka ndodhur qe ne koherat me te lashta e deri me me sot. ne te gjitha civilizimet!
une ndonje vend pa burgje, ku strehoen lloj lloj kriminelesh e vrasesish, p.sh se kane vrare duke vjedhur apo se jane vrare sepse jane kapur duke vjedhur, nuk di.
mirepo keta trapet e Dhermiut, 3 veta kunder njerit, nuk duhej ta linin situaten te degjeneronte sa qe i morren jeten tjetrit... edhe sikur ta supozojme viktimen qe ishte vjedhesi... sepse ne fakt, sec kam pershtypjen qe keta ka shume mundesi tja kene vjedhur leket njeri-tjetrit, e ja futen ketij mavrise... bile dyshoj shume te kuzhinieri, ky çoç ka "gatuar", maskarai.smiley

Isha ne ambulancen e Dhermiut dje ne mengjes kur mberriti kjo gruaja qe kishin rrahur, ne te njejten rast ku ndodhi edhe vrasja e te riut. Ishte e enjtur ne fytyre dhe vula vula nga krahet dhe shpina. Une qendrova disa dite me familjen ne hotelin ngjitur me kete ku ndodhi ngjarja. Te gjithe jane te shokuar. Nje kamarier tjeter ne ate lokal me tregonte se e vetmja prove qe kishin kunder te ndjerit ishte se e kishin gjetur zgjuar ne fjetoren e punonjesve nderkohe qe te tjeret flinin. kaq ka mjaftuar per ta vrare.

Ai vend aty eshte aq i bukur, aq idilik, plot me turiste italiane, amerikane etj... Ka shume te rinj nga Kosova dhe Shqiperia. Zjarre ne plazh, zhytje, hedhje me parashute, muzike, diell... Ne restroantin "Shija e Detit - Altini dhe Bufi" ca pica po thahen ne pjata, mu ashtu sic i lane klentet qe u larguan kur mberriti Policia.

Nje efektiv i FNSH-se qe shoqeronte kete gruan e dhunuar ne ambulancen e Dhermiut me thoshte se ishte e pabesueshme se c'i kishin bere trupit. E kishin hedhur ne kanal ne ullishten mbrapa hotelit, pa menduar fare se ky ishte nje djale i ri me jeten perpara, dhe as se c'i pret tani. Njerez te papergjegjshem per pasojat e veprimeve te tyre, qe nga pronare hotel-restorantesh shkojne 25 vjet brenda per vrasje. Por, pastaj kjo tregon se c'kategori jane nje pjese e pronareve...

Ndersa djemte qe punojne gjate veres ne Dhermi e Drimadhe jane nga familje me te ardhura te pakta, e mundohen te sigurojne studimet apo nje pare me teper. Kjo dhune nuk eshte vetem midis individeve por edhe dhune e te fortit mbi te dobtin, qe ushtrohet ne qindra menyra sot ne Shqiperi.

Njerez te papergjegjshem per pasojat e veprimeve te tyre, qe nga pronare hotel-restorantesh shkojne 25 vjet brenda per vrasje.

 Kte mos e thuj ti se kot nxitohesh me perfundime te tilla.Zotnijte me hotele e salltanete,me pare boll, dmth. Xhinxhonasit po ferkojne durt e jan t'u u'a pa hajrin. smiley.

Sa vjec ishte kamarieri 26 apo 28? smiley

26

Kjo vrasje me kujton ate te fatorinos qe ndodhi tek zogu i zi po per nje "cope buke".Falenderojme  zotin qe na ruan se te jete per njerzit jeta e ka humbur vleren,jo vtm arsyen.

Informacionin mbi kete krim te shemtuar e marrim shpejt, por ate qe ne nuk e dime me eshte sesi perfundojne kriminelet. Me shume gjasa do bejne nga 1-3 vjet burg e pastaj dalin te rehabilituar. Prandaj eshte shume e zhvilluar vetegjyqesia tek ne, sepse bejme ate qe do te duhej te bente shteti. 

Shija e detit=Shija e hidhur, do ishte me mire. Keta do ishte mire qe kur te denoheshin, te liheshin ca vite ne izolim te thelle, nje dhome per person, nje llambe, dhe tu jepej per te lexuar çdo dite ligjet e Shqiperise dhe libra fetare qe flasin per dashurine qe duhet te kesh per jeten, tjetrin, sendet qe te rrethojne. E kur te dilnin pas 20-30 vjetesh, te dilnin avokate humanitare, pro-deo, ne ndihme te te varferve. 

"Keta do ishte mire qe kur te denoheshin, te liheshin ca vite ne izolim te thelle, nje dhome per person, nje llambe, dhe tu jepej per te lexuar çdo dite ligjet e Shqiperise dhe libra fetare qe flasin per dashurine qe duhet te kesh per jeten, tjetrin,"

tu jepnin per te lexuar edhe VQ-ne, Pjero! qe perfundimisht ti çmendin e te vrisnin veten, ose te beheshin njerez qe te kuptonin si behesh biznesmen i ndershem ne ekonomine e tregut.smiley
nejse, megjithse duket si metode kineze, idea jote me pelqen!

Ngushullime familjes Se Denis Vyshkes.
Uroj qe te "hakmerren ne rruge ligjore" te demshperblehen me pasuri e vrasesve.
Te ia kerkojne prokurorise qysh neser kete.

Pertej kesaj.
Bizneset sezonale jane te ngritura mbi nje paligjshmeri totale.
Nuk ka kasa fiskale, nuk ka deklarim punonjesish dhe rralle gjen nje liste çmimesh.
"Kabinat" po ashtu.
Pra ne nje perspektive te "larget" pjesemarresit ne kete biznes jane vjedhes potenciale kurse te vjedhurit edhe kriminele potenciale per shkak se per 30 dite gushti realizohet xhiro vjetore(sivjet korrik qershori ishin pothuaj 0)
Mungesa e formalizimit ne "turizem::c " eshte pergjegjesi direkte e shtetit dhe shteti eshte pergjegjes me mosveprime ne kete histori makabre qe do perseritet, me gjasa shpesh.

kafshe prehistorike , tani del se e paskan vrare me hanxhar sipas gazetareve shqiptare (nese mund te besohen ata).PD (gjate sahatit te se ciles gjera te tilla nuk ndodhnin) na qenka revoltuar pa mase?!!

Ne kohe te PD-se nuk ndodhnin gjera te tilla. Maksimumi te vrisnin me sepate.

O trimi Miklovan

ti ishe trim i rralle

po c'e do qe te vrane

te arkat ty te lane

Qendro Semaka, qendro Semaka

te t'propozoj te t'arrestoj

Ti vrave Miklovanin po prapa ke Romanin

qe eshte me i rrezikshem ... Qendro Semaka ....... and so on.

https://www.youtube.com/watch?v=sa0H59oEXK8

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).