Shpenzimet buxhetore për shtatëmujorin shënuan rritje për herë të parë gjatë këtij viti, si rrjedhojë e dy faktorëve kryesorë; shtimit të subvencioneve për subvencionimin e skemës së pensioneve, dhe shlyerjes së detyrimeve të prapambetura, një zë i ri që është futur për herë të parë në buxhetin e këtij viti. Megjithatë, rritja e këtyre dy zërave është neutralizuar disi nga tkurrja e fortë e shpenzimeve kapitale. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, totali i shpenzimeve buxhetore arriti në 236 miliardë lekë për periudhën janar-korrik 2014, me një rritje prej 1.25% me bazë vjetore. Për gjashtëmujorin, shpenzimet kishin shënuar një tkurrje prej 3.7%. Shpenzimet korrente, ato për interesa dhe ato për buxhetin vjetor kanë arritur të mbahen nën kontroll, duke u ulur përkatësisht me 1.5%, 1.8% dhe 15.1%. Skema e pensioneve sa vjen e po bëhet më e paqëndrueshme, duke e thelluar deficitin. Shpenzimet për mbulimin e pagesave të pensioneve u rritën me 9.5% me bazë vjetore për shtatëmujorin. Ato ishin rreth 78 miliardë lekë në fund të korrikut, duke zënë 33% të totalit të shpenzimeve buxhetore, nga 30.5% që ishte kjo peshë në korrik 2013. Një zë tjetër që ka ndikuar në shtimin e shpenzimeve buxhetore është ai i shlyerjes së borxheve që shteti u ka bizneseve, një proces që është intensifikuar ndjeshëm që pas muajit maj. Deri në fund të korrikut, financat kanë shlyer 25.7 miliardë lekë detyrime të prapambetura, nga të cilat 12.75 miliardë lekë rimbursim TVSH-je, 8.4 miliardë lekë detyrime infrastrukture dhe 4.7 miliardë lekë detyrime të tjera. Zëri me ecurinë më negative është ai i shpenzimeve kapitale, që është tkurrur me 45.5% me bazë vjetore për shtatëmujorin, duke reflektuar si bazën e lartë të krahasimit në të njëjtën periudhë të një viti më parë (sidomos në prag të zgjedhjeve të qershorit investimet kapitale ishin të larta), ashtu dhe kalimin e menaxhimit të fondeve nga një ministri në tjetrën. Që prej janarit të këtij viti, realizimi i shpenzimeve kapitale kryhet nga Ministria e Ekonomisë dhe jo nga Financat. Buxheti ka kursyer 20 miliardë lekë nga mosrealizimi i këtyre shpenzimeve (një shifër e përafërt me atë që iu është kthyer bizneseve). Deficiti buxhetor ishte 35% më i ulët në raport me një vit më parë, në 30.7 miliardë lekë. Megjithatë, në krahasim me qershorin e 2014-ës, deficiti është rritur me 27% (në qershor ishte 22 miliardë lekë), për shkak të ngadalësimit të rritjes së të ardhurave dhe shtimit të shpenzimeve.

16 Komente

Sidoqofte, nga rritja e shpenzimeve ndaj ketyre dy zerave, rriten edhe shit-blerjet, xhiroja e prodhimeve, e rrjedhimisht edhe rritja e GDP/PBB, rritje qe duke e njesuar me nje pjesez te % se inflacionit, e dubellson kete vlere. 

Logjika juaj z Pjerth nuk eshte e sakte. Sepse ato jane para falso qe jane marr borxh...
Ca kuptimi ka te marresh borxh, tia japesh popullit dhe ti thuash popullit tani pago borxhin??
Si ju duket juve si logjike, z Pjerth, e mire apo e keqe?

Prandaj, do thonja une, perseriteni pak ekonomine... smiley

antigonea, shpenzimet qe ben qeveria, nuk eshte e thene te jene para borxh, ato me se shumti jane para te akumuluar nga taksat, te cilat pushteti qendror dhe ai lokal i mbledhin dhe me pas behet shperndarja, kuptohet ne sektoret qe ata planifikojne. 

Edhe kur merr borxh per investime, siç ndodh me shume qeveri, ti ke punesuar njerzit, gje qe nga ana tjeter me rrogat qe marrin, blejne, pra vene ne levizje nje pjese te produkteve, ku kemi rritje te GDP nga investimi dhe rritje po te GDP nga shit-blerja e produkteve, xhiroja, dhe shtimi i aktiveve ne kete rast. 

Nuk do beje keq te lexoje VQ, per te mesuar pak ekonomi, megjithse dyshoj se do kuptosh gje aty. 

shpenzimet qe ben qeveria, nuk eshte e thene te jene para borxh,

Qeveria aktuale ka marr nje borxh te madh para disa muajsh, nga nje institucion i huja, FMN ose BB. Ti e di se borxhi nuk paguhet nga Edi Rama po nga Astrit Cani, por paguhet nga ne dhe femijet tane, ne forme tarifash te dukeshme me te fshehta.

Edhe kur merr borxh per investime, siç ndodh me shume qeveri, ti ke punesuar njerzit, [...]

Nuk ka rendesi se per cfare merret borxhi. Fakti eshte se eshte marr borxh, dhe kam frike se do te vazhdohet te merret.
Kur merren para borxh, ato para paguhen nga qytetaret ne emer te te cileve qeveria merr borxhin - sic ta shpjegova me larte. Tani, cfare kuptimi ka qe qeveria, me borxhin qe merr dhe te cilin e paguaj une, te bbej investime?

A nuk te duhet pak si genjeshter?

Pastaj, a nuk e di ti qe kriza e fundit dhe ato qe do te vijne ne avenir (nuk jane edhe aq larg smiley ) ndodhi pikersiht sepse qeverite merrnin borxhe duke rritur borxhin publik dhe duke shtypur para sikur te ishin dekoracione Vitiriu? Nese nuk e di informohu, dhe kupto se si funksionon borxhi, kush e paguan dhe kush e ha ne rast kolapsi...

Tani, cfare kuptimi ka qe qeveria, me borxhin qe merr dhe te cilin e paguaj une, te bbej investime?

Econ101

Pastaj, a nuk e di ti qe kriza e fundit dhe ato qe do te vijne ne avenir (nuk jane edhe aq larg [smiley] ) ndodhi pikersiht sepse qeverite merrnin borxhe duke rritur borxhin publik dhe duke shtypur para sikur te ishin dekoracione Vitiriu?

You're serious?

Po, cfare kuptimi ka qe qeveria te marri borxh ne emrin tim?
Vetem une e di se cfare me duhet apo nuk me duhet mua, dhe per cfare jam apo nuk jam i gatshem te marr borxh dhe me tej, te paguaj interesa te caktuara per ate borxh!

Apo do fillosh me perrallen e zakonshme te "puneve publike"? (In advance: Ne kete rast dmth se e keqja qe vjen nga borxhi tejkalon cdo te mire qe mund te vije nga keto punet publike, qe sic dihet shkojne me shperdorime kolosale...)

Per piken e fundit: teper serioze jam. Duket qe nuk ia ke haberin se cfare jan flluckat. Te pakten e ke degjuar qe i quajne fllucka? smiley

borxhi nese investohet mire stimulon ekonomine dhe nese qeveria eshte ne gjendje te mbledhe taksat gjysma apo me shume e tij  e tij kthehet prape ne buxhet.nese financon nje autostrade psh ne nje milion $ te paguara ndertuesit 300 mije$ ai do ti shpenzoje per paga, 400 mije materiale e equipment 300 mije $ synon fitim.qeveria mbledh 100 mije nga taksat e pagave, 200 mije nepermjet tvsh dhe tatimeve qe paguajne furnizuesit e materialeve te perfshira ne kosto, 100-150 mije ne tatimin mbi fitimin.plus nese behet atje ku duhet e me cilesi ajo ndihmon ne rritjen e vleres se pasurise se patunshme e stimulon rritjen e degeve te tjera te ekonomise .por nese ka informalitet dhe me e keqja nese borxhi shpenzohet ne projekte fantazme apo me cilesi te dobet ai kthehet ne barre per ekonomine. 

Antigonea, duket qe qenke i ri ketu. E ke lexuar VQ. Pa investime, ngelesh ne vend numuro, dhe jo te gjitha investimet behen me para borxh (ka borxhe te brendeshme dhe te jashtme/huaja), por behen edhe me nje pjese te taksave, parave qe akumulohen. 

Me patjeter, do ta lexoj sepse mendoj se eshte liber shume i nevojshem. Duket se ju jeni nje ekonomist brilant qe kam pershtypjen duhet te keni pas parashikuar edhe kolapsin e fundit ekonomik.. Apo gabohem?

Po pse dha dorëheqjen ky langaraqi i postës. Në këto vende mund të rrish tërë jetën duke dredhur zinxhirin se punët i kryejnë specialistët. Gabim ka bërë djali i tezes së shokut të Çimit që e ka lënë qoshkën e rehatshme. Mos e kanë emruar ambasador more dhe e mbajnë sekret skuthët...?

Problemi nuk eshte borxhi, por cfare ben me borxhin. Shenjat e para jane qe borxhi i deritanishem nuk ka shkuar ne shpenzime kapitale por operAtive (pra jo investime ne infrastrukture afat gjate qe sjellin perfitime afatgjata zhvillimi sic rruget, edukimi, energjia etj. Por borxh per te lare borxh, rroga dhe pensione). Edhe ne raste kur ka pasur investime kapitale, po hidhen lek ne kompletimin e aksesoreve cka ne ekonomi reale prodhon pak apo aspak (1 milion euro per shembull per vizim rruge, ndricues qe nuk ndezen asnjeher etj). Dhe ky eshte problemi i borxhit. 

Nderkohe qe antigonea ngre problemin e flluskes, Shqiperia sot nuk e ka kete problem, pasi per te ndertuar nje flluske duhet te kesh disa industri te forta qe e fryjne fllusken; fatkeqesisht apo fatmiresisht ne nuk kemi industri dhe pike. 

Sidoqofte, me vendimin e KM Rama dje per te bllokuar lejet e ndertimit per nje vit, Shqperia po ben sprint drejt krizes ekonomike jo fort ndryshe nga fqinjet tane jugore. Per hajr na qoft!

Nderkohe qe antigonea ngre problemin e flluskes, Shqiperia sot nuk e ka kete problem, pasi per te ndertuar nje flluske duhet te kesh disa industri te forta qe e fryjne fllusken; fatkeqesisht apo fatmiresisht ne nuk kemi industri dhe pike.

Flluckat nuk fryhen nga industrite, madje as krijohen nga industrite. Por nga ekspansioni monetar. Kur te mesosh kete, dhe te detoksikohesh pak nga "ekonomia" propagandistike nen influencen e te ciles je, atehere hajde diskutojme prap bashke.

Shume pesimiste paraqitet panorama. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).