Ja se ç’thotë Profeti dhe Kurani rreth mënyrës së trajtimit të dy grupeve fetare

Ky artikull i botuar tek Time Magazine është shkruar nga Sohaib N. Sultan, kapelani Musliman pranë Universitetit Princeton i cili dhe drejton Programin e Jetës Muslimane pranë Zyrës së Aktivitetit Fetar të universitetit. Ai është autori i The Koran for Dummies (Wiley, 2004) dhe The Qur’an and Sayings of the Prophet Muhammad: Selections Annotated and Explained (Skylight Paths, 2007)

Lajmet që vijnë nga Iraku janë me të vërtetë rrënuese. Grupi i dhunshëm ekstremist i njohur si ISIS (Islamic State of Iraq and Syria) vazhdon të marrë nën kontroll pjesë të mëdha të Irakut, duke vrarë e shtypur brutalisht këdo që u del para. Mëria e tyre më e ashpër është lëshuar mbi muslimanët shiitë, të krishterët, dhe jezidët, me qindra mijëra të vrarë ose të dëbuar.

Lideri i ISIS, Ebu Bekër el-Bagdadi, është sa i rrezikshëm aq edhe i deluzionuar. Në një predikim që ai mbajti disa javë më parë, lideri i ISIS e deklaroi veten e tij “Kalifin” e ri të muslimanëve kudo në botë. Gjatë predikimit ai u mundua të pasqyronte personalitetin e kalifit të parë musliman (pas profetit Muhamed), Ebu Bekër es-Sadik, duke u kërkuar të pranishmëve që ta ndihmojnë kur ai është në të drejtë e ta qortojnë kur ai gabon, dhe t’i binden atij vetëm për sa kohë ai i bindet Zotit dhe Profetit. Por Kurani i paralajmëron lexuesit që të mos tundohen prej figurave karizmatike të cilët, në të vërtetë, vetëm sa përhapin të keqen në botë:

“Ka ndonjë nga njerëzit që fjala e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë (meqë në botën tjetër gjykon Ai që i di të fshehtat), dhe për atë që ka në zemrën e tij, e paraqet All-llahun dëshmues, e në realitet ai është kundërshtari më i rreptë. E posa të kthehet ai në tokë, vepron të bëjë shkatërrim në të, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do çrregullimin (fesadin). Dhe kur i thuhet atij: “Ki frikë All-llahun”!, atë e kap eufori drejt mëkatit. Shtrat i shëmtuar është ai që i takon atij (xhehennemi).“ (2:204-206)

Kështu edhe unë i bashkohem korit të muslimanëve në mbarë botën, suni dhe shia, të cilët e kundërshtojnë el-Bagdadin dhe ISIS-in në tërësi. Vrasja dhe shtypja e njerëzve të pafajshëm, si dhe shkatërrimi i tokës dhe pronës, janë totalisht në kundërshtim me mësimet formative të Islamit. Është kaq e thjeshtë dhe e qartë.

Ironikisht, kur Kurani lejon (dhe, në disa raste, inkurajon) muslimanët të angazhohen në luftë dhe rezistencë të drejtë, kjo ndodh për të frenuar ata që bëjnë luftë të padrejtë dhe të cilët ndërmarrin persekutime fetare – krimet ekzakte në të cilat është angazhuar ISIS sot në Irak:

“Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejtësi, e Zoti ka fuqi për t’u ndihmuar atyre. (U lejuan të luftojnë) Ata, të cilët vetëm pse thanë: “Allahu është Zoti ynë!” u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte. E sikur Zoti të mos i zbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kishat, tempujt e edhe xhamitë që në to përmendet shumë emri i Zotit. E Zoti patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se Zoti është shumë i Fuqishëm dhe gjithnjë Triumfues. “ (22:39-40)

Jezidët janë një komunitet i lashtë që kanë qenë në Irak për shekujsh. Historikisht jezidët ndjekin Zoroastrianizmin dhe fe të tjera të lashta mesopotamike. Përgjatë historisë moderne jezidët janë persekutuar dhe feja e tyre keqkuptuar si adhurim i Shejtanit (gjë e pavërtetë). Dhuna dhe vuajtjet që ISIS ka imponuar mbi jezidët është rrënqethëse. Ka argumenta se ekziston të paktën një referencë ndaj fesë së lashtë të jezidëve (të adresuar si zjarrputistë) në Kuran ku thjeshtë thuhet: “Është e sigurt se Zoti do të bëjë dallimin (do të gjykojë) në ditën e kijametit midis atyre që ishin besimtarë (muslimanë) dhe atyre që ishin jehudi, sabejë, të krishterë, zjarrputistë, idhujtarë. Zoti di dhe vështron çdo gjë“ (22:17). ISIS do bëntë mirë që me të vërtetë të linte Zotin të vendoste në vend që të sillet si gjykatës e padron tiran mbi jezidët dhe të tjerët.

ISIS raportohet se gjithashtu po mundohet të përzërë të krishterët prej vendbanimeve të tyre në Irak ku të krishterët kanë jetuar që prej fillimit të historisë së tyre. Të krishterët e Irakut konsiderohen si një nga komunitetet e krishtera të vazhdueshme më të vjetra në botë. Të krishterët e Irakut kanë mbijetuar, dhe madje lulëzuar, përkrah muslimanëve përgjatë 1400 viteve të fundit. Insistimi i ISIS që të krishterët “të konvertohen, të ikin, ose të vdesin” shkel urdhërin Kuranor: “Nuk ka dhunë në fe” (2:256).

ISIS u ka dhënë të krishterëve një opsion tjetër nëse duan të rrinë në Irak: të paguajnë xhizjen. Xhizja është taksë që perandoritë muslimane imponuan mbi qytetarët jo-muslimanë si këmbim për përjashtim nga shërbimi ushtarak, mbrojtje nga persekutimi, dhe liri fetare të konsiderueshme. Shumica e shteteve muslimane sot nuk e imponojnë më xhizjen mbi jo-muslimanët. Ndryshimi i sistemit politik, ngritja e shteteve kombe, dhe premisat e nënshtetësisë sot i bëjnë disa sisteme mesjetare të papërputhshme me realitetet dhe ndjeshmëritë moderne. Kurani i referohet sistemit të xhizjes (9:29), por aplikimi i tij është i paqartë dhe mund të argumentohet se ky imponim kishte qëllim vetëm të menaxhonte minoritetet fetare problematike dhe të pabesa. Kjo e gjitha është për të thënë se ISIS nuk ka kurrfarë baze për të detyruar të krishterët në Irak të paguajnë taksën e xhizjes, pa folur për faktin se ata as nuk mund të konsiderohen si një qeveri legjitime në asnjë aspekt, dhe, si rrjedhojë, nuk mund të vendosin taksa me të drejtë mbi askënd.

Argumenti më i fortë kundër persekutimit të të krishterëve nga ISIS është fakti se veprime të tilla janë në shkelje direkte të traktateve të Profetit Muhamed me të krishterët ku ai garanton mbrojtjen e lirive fetare e më shumë:

“Ky është mesazh nga Muhamedi, biri i Abdullahut, si një besëlidhje me ata që përqafojnë Krishtërimin, afër apo larg qofshin, ne jemi me ta. Me të vërtetë, unë, shërbëtorët, ndihmësit dhe ndjekësit e mi i mbrojmë ata, sepse të krishterët janë shtetasit e mi. Betohem në Zotin! Unë i dal përpara çdo gjëje që i fyen ata.

Asnjë shtrëngim nuk mund t’u vihet. As nuk mund të hiqen gjykatësit e tyre nga detyra që mbajnë, as nuk mund të largohen murgjit e tyre nga manastiret.

Askush nuk mund të shkatërrojë shtepitë e besimit të tyre, t’i dëmtojë ato, apo të çojë në shtëpitë e myslimanëve diçka prej tyre. Në prektë njeri diçka prej tyre, ai ka përdhosur besëlidhjen e Zotit dhe i është mosbindur Profetit të Tij. Njëmend, ata janë nën kujdesin tim dhe kanë privilegjin e sigurisë time nga çdokush që i urren.

Askush nuk mund t’i detyrojë ata të udhëtojnë, apo t’i shtrëngojë të luftojnë. Myslimanët duhet të luftojnë për ta. Nëse një e krishterë martohet me një mysliman, kjo s’duhet të ndodhë pa pëlqimin e saj. Ajo nuk mund të pengohet të vizitojë kishën e saj për t’u lutur.
Kishat e tyre duhet t’ë respektohen. Askush nuk mund t’i pengojë t’i rindërtojnë ato, as s’mund t’i pengojë nga shenjtëria e besëlidhjeve të tyre. Askush nga Bashkësia ime (Umeti) nuk mund t’i mosbindet kësaj besëlidhjeje deri në Ditën e Mbrame (Ditën e Gjykimit).”

[Letra origjinale ruhet në Muzeun Topkapi, Stamboll]

Kjo dhe besëlidhje të tjera të ngjashme mes Profetit Muhamed dhe komuniteteve të krishtera janë të mirë-dokumentuara dhe të përkthyera nga Dr. Xhon Endrju Morrou në librin e tij “Besëlidhjet e Profetit Muhamed me të Krishterët e Botës” (Angelico Press, 2013). Këto besëlidhje janë një provë vendimtare, mes provave të tjera, se ajo që po bën ISIS në Irak tani është komplet e palejueshme (haram) dhe shkel mësimet e Islamit në çdo mënyrë të mundshme.

ISIS-it dhe çdokujt që mund t’i simpatizojë ata, u them: dijeni se Islami beson në një Zot të mëshirës, një libër të mëshirës, dhe një Profet i zbritur si mëshirë për të gjithë botërat. Është koha për ta braktisur persekutimin dhe dhunën, vrasjen dhe kaosit. Armiku që kërkoni të luftoni është brenda jush. Kerkimi i pushtetit është problemi. Kerkimi i paqes dhe drejtësisë sociale është ajo tek e cila Zoti na thërret. Ulni armët tuaja. Dhe ngrini duart drejt qiellit e kërkoni faljen e Zotit për mëkatet e paimagjinueshme.

Marre nga e-zani

27 Komente

Keshtu besoj thoshte edhe papa per protestantet dikursmiley Po ja qe s'te pjerdh me njeri. Rrota e historise vazhdon te rrotullohet.

Mua personalisht po me duket se Synitet, duke pare suksesin e modelit shia (velajat i fakih), po perpiqen te bejne dicka te ngjashme. Kjo me duket qellimi i Daish-it, duke pare qartesisht qe ata, ne kundershtim me Al-Kaiden, jane te fokusuar tek vete muslimanet (dmth jane te fokusuar nga brenda).

 

Kta t'tanet m'duket e lan ISIS-in qe ti binte icik Asadit, kurse ata n'Irak e lan qe mos ikte dot Amerika qy anej.    ...mission accomplished!
 

Isis po zbatojne Kuranin fjale per fjale. Kontrata DHimmi shpjegon qarte per statusin e. Kristianeve dhe jo muslimaneve nen ligjin sharria , ku duhet te paguajne xhizija dhe te drejtat e tyre nuk ekzistojne, pervecse te hane mish derri. Ne kontraten Dhimmi thuhet qarte qe kush jo musliman nuk pranon xhizijen perzihet ose vritet.
Kurani nuk eshte thjesht nje liber filozofik si bibla apo fete e tjera, por ka ambicje te qarta politike.

Dhe lideri i tyre Abu Bakir Al- Baghdadi e ka emrin e vertete Al - QURASHI.

nuk di nese ndokush eshte ne dijeni : ç'term perdorete gjuha shqipe, te themi para 1944, per shiitët ? Qofte dhe ne dialekt
flm

Ne jena onjoronta mer burr. Ku dijshim ne kshu gjonash. "Qe" t'thoshte baba" cfare shkronje ke ke palla e dores? M? Atehere je musliman"smiley

smiley
Gjithsesi, une e kisha seriozitikisht. Per shembull, per sunitet ne thojshim synet smiley Keshtu qe nje fjale do e kishim edhe per shiitet: kena pas 30 vjet per kryeminister nje te tille, dreqi e mori si e paskemi lon pa emer shiizmin (thu valle mrroklla mund ta dije ???)
 

Bektashi jam dhe une me origjine (Skrapari) por ka debat a jane shiite ata. Nga literatura dhe ikonografia Bektashinjte duken si si shiite (qe besojne te Dyzina e Imamve) po jane shume eklektike per ti futur ne nje kategori te perkufizuar. Keshtu qe nuk ja vlen te shohesh per shiite nder Shqiptare. Tarikate po.. 

Jo jo, nuk e kisha fjalen per bektashinjte (te njohur zyrtarisht si dege e sunizmit). Thjesht isha kurioz te dija se ç'emer perdorte, psh, shtypi shqiptar i viteve '30 per shiitet, si dege e islamit. Por si duket... ncuk...

Nderkoh qe ISIS-i po i persekuton racat apo fete e tjera aty, bota perendimore vazhdon me mbledhje shum-oreshe. Deri ne mes te nates po vazhdojne mbledhjet, konferencat, nderkoh qe njerzit po vdesin atje nga plumbat e grupit ekstremist ISIS. smiley

"Kur te vishen grate si burra, e burrat si grate,

Do ndizet dynjaja e do mbushet plot sefat (zjarr)"

 

Nuk e di, nuk e mbaj mend se nga jane shkeputur keto vargje, por me kujtohet se keto i thoshte Gjyshi im, ndjese past...

Pertej ketyre fjaleve, thjesht kjo eshte nje kohe e pakohe, dmth nje kaos interesash politike dhe ekonomike, perzier me ideologji fetare, qe fatalisht ka dal jasht kontrollit. Problemi i madh per Perendimin nuk jane krimet e llahtarshme qe po behen ne Irak dhe Siri, por realisht ky zjarre kercenon boten mbare. Ate qe mbollen, me dije dhe padije, kete lloj ideologjie te kaperthurur keq me interesa nafte dhe dollaresh, ata qe nuk vepruan me kohe kunder cdo lloj tiranie, por i perdoren tiranet per interesat e tyre, derisa nje dite te bukur tirani u kundervihej perendimoreve, ata pra, perendimoret qe flasin per te drejta njerezore, me ne fund do te zgjohen. Do te zgjohen sepse ISIS rrezikon te ndez zjarrin ne mes te Europes, me gjithe ate potencial te madh radikal qe ka. Kuptohet se kjo eshte nje sfide e madhe, por te pakten njerezimi dhe demokracite perendimore do ta kuptojne njehere e mire, se bota ka qene e vogel, por ne kete periudhe eshte bere akoma me e vogel! http://www.peshkupauje.com/2012/11/njeriu-global#top eshte nje realitet.

oksidenti mesoj prej romakve sesi mbahet hegjemonia boterore > didive e impera. (perça e sundo)

debilet dhe naivet, bejne tani teori.

sikur muslimanet te kishin qellim te zhduknin te krishteret qe ndodheshin tek ta, do ti kishin zhduk me kohe atje ku ishin shumice ne numer dhe benin ligjin. duke filluar nga ne, ne turqi, ne lindje te mesme e ate te larget e me gjere.

perçarjen atyre robve atje ja u krijojne keta demokratet e ketejshem. neve (nga kaosi kombetar) na shpeton vetem fati qe i kemi fare afer. dhe zjarri qe do ndezin te ne, mund t'i djege dhe vete. asgje tjeter.

beni tani teori koti.

perçarjen atyre robve atje ja u krijojne keta demokratet e ketejshem.

Po pse o ata vete nuku kane faj? Sot degjova qe ishte bo nami ne Arabi Shurrabite se Mbreti per her te pare kishte qortuar klerin si 'pertaca qe s'bezajne para kesaj zalla-mahie'

Megjithse gjuha e te komentuarit tend nuk meriton pergjigje, po ta jap nje megjithate.

Faji i arabve, eshte paaftesia per t'u organizuar, per te bashkrenduar forcen, veprimin, aksionin, ne nje dore e nje moment te vetem. Per shembull:

Besoj se je ne dijeni te ngjarjeve te fundit ne USA ? Imagjino sikur zezaket e gjithe amerikes te bashkerendisin veprimin, revolten, aksionin, te gjithe atje ku punojne dhe veprojne, te bejne greve gjenerale psh, a nuk do i zgjidhnin me mire problemet raciale, se sa sot, ku secili nuk shikon vetem punen ose hallet e tija ? Patjeter them.

Keshtu dhe arabet, sikur te beshkerendisnin forcat, do te ishin ata qe do perçanin europianet, sepse zoterojne burimet energjitike te planetit.

Hajt çao nashti.

He mer kamunist i mcefem.... Njesoj si kllasa punetore a proletariati nuk u organizua ne oxident ashtu ene oprah bill Cosby e co nuk mund te organiZohen ne US. Ndoshta organiZohen Arabet e Afrikanet ne Francen Tate e ne te shohim nje tjeter moment of madness a Parisi ne flake.

E kam pas gjyshin me çiflik e veture qe ne kohe te zogut, o katnar e bir katnari.

Ik mer zgjeps qe mburresh me rrenat qe shpik vet...pasaniket e asaj kohe i kan pinjollet gjykatave tu lyp pak prone nga te paret....ti je pushtus tokash ne rastin me te mire....Por ene nese e kishe Gjyshin me ciflik, mundesi shume shume e larget... Ai vertitet ne varr kur shef cfare pinjolli deshtak e spiun ka qit.

 

O tirons o turk, o debil gjenetik. Te fola per gjyshin me te tregu qe gabohesh kur me cileson te kuq. Me pasurine "time" i dha shkolle enveri (qe e kisha kusheri prandaj dhe nuk na internoje) te tuve. Cicerin ti plehra, pa pike talenti, pa pike ideje, sot. Kur duhet ta qepesh, qe te fitosh pike, ndoshta te marrin per mistik.

si dhe tokat ne shqiperi i kane marre ata qe kishin bahçet, dmth soj e sorrollopi tend, katnari ne çdo rast del i fituar, se per nje çap buk lufton ( po ti nuk ke tru ta kuptosh ket te vertete qe po shpjegoj, te duhet te lexosh balzakun ) ndersa une po te me japin token, duhet ti dergoj ca fshatra ( me vlleh) andej nga kane ardhur, pra te bej genocid, a kupton. Dmth token e humbur duhet ta rifitoj perseri vete. Dhe kjo me ben me krenar nga ty e te tute. Prap kete pike, ti nuk ke aftesi intelektuale ta kuptosh. Te duhen ndoshta (ne rastin me te mire) nja shtate breza.

hajt naten.

Po Gjyshi ene me qen si thu ti i bi me qen Turkoshak...mik i Merhumit...qe ju kurseu nga internimi...

a e kupton dyzimin tend o idiot qe ke dobesi per Merhumin se ndonese te morri pasurite ti je borxhli se nuk te internoji???? 

Po talentin Tim nga e gjykove ti Turkoshak i Gjirokastres? Ku e di ti qe une ne kohen time te lire nuk bej portrete plot talent me shishe te thyer a birre????

le te kthehemi Tek halucinacionet e tua e genocidin me vllehe....a e kupton sa i rrejshem je ... Ka Strasburg sot plako per ata qe kan vertet prona...interesohu Tek Agim Toro se ja kontakte me avokate Sigurisht Jo pa pjese... Eshte ene ai Trajani si e ka qe kujdeset ne Strasburg...po Gjyshi jot duhet te ket prona perpara e Jo nje rrenje qershi ne Vicidol

Lexo Nolin per percaktimin qe u ben tironcve. Aq di te besh ti. Dhe mos u beso verberisht komenteve ne net, e as atyre ne leter, po nuk tu duken te zgjuar.

Noli ka qene shqiptar i shquar, qe kepuste ene kumbulla per Kosovaret Tironcit a Skrapallinjte. Noli ishte perkthyes i paarritshem e patriot.... Ti pse na can derrasa per prona qe nuk ke e fut ne Valle Edhe te shkretin Gjysh....ne se ke ndonje kasolle ne Myzeqe a shtepi te rrenuar ne Gjirokaster nuk eshte gje me dhjetera hektare toke qe ka Zeni me giten e qe shtypi shqiptar ka frike ti permende. Ti me quan mua katunar e bir katnari kur niperit e Sheqeres pushtuan si te zote dhjetera hektare nderkohe qe ish pronaret po vdesin gjykatave? Ene Gjyshi jot eshte katnar pa toke para Zenit me Giten o trashgimtar leshi 

sidoqofte kurdet po te kene tru, u ka ardh dita qe te kene me ne fund shtet. duhet te perfitojne se nuk bie me macja dy here ne kos.

Tmerr i ISIS qenka bataljonet me  femra te PKK, i kane lemeri luftetaret femra sepse sipas tyre nq se vritesh nga nje femer i thua lamtumire parajses dhe atyre 40virgjereshave smiley

Po Fullani sa virgjetesha do gezoje mbas vuajtjeve qe ka hequr tu i sherby me devotshmeri Tosit, Likes e Cunit te Sheqeres???

shqiptaret nuk kontrollojne dot horrat e Bankes se Shqypnise por kan cejf me zgjidh problematikat e ISIS.....

Me lehte eshte te merresh me keta callmaxhinjte e ICICAVE sesa me shushunjat shqiptare.

Sapere aude!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).