Përkundër presionit në rritje nga opinioni publik, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka refuzuar të shkarkojë guvernatorin Ardian Fullani, duke i dhënë atij mbështetje në postin si drejtues i bankës qëndrore. 

Shkarkimi i guvernatorit është propozuar vetëm nga anëtarja Ermelinda Meksi, në minutat e fundit të mbledhjes së jashtëzakonshme të këshillit, që ka zgjatur për më shumë se 4 orë e gjysmë. Por ky propozim është hedhur poshtë nga 5 anëtarët e tjerë të këshillit, të cilët nuk kanë pranuar që çështja të kalojë për votim. 

Zonja Meksi, e përfolur si një nga zërat më kritikë ndaj guvernatorit, pas skandalit të papreçedent të vjedhjes së thesarit, ishte e para që doli nga mbledhja. 

“Rezultatin e mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës do ta gjeni më mirë në deklaratën finale. Shiheni atje përfundimin se atje është më e qartë, unë respektoj ligjin dhe etikën”, tha Meksi. 

Më vonë kanë dalë anëtarët e tjerë, të njohur si mbështetësit e guvernatorit, të cilët gjithashtu kanë preferuar të mos bëjnë asnjë deklaratë në publik mbi debatet dhe çështjet e diskutuara në mbledhjen maratonë. 

“Do keni deklaratën e bankës”, tha shkurt anëtari i këshillit, Dhori Kule. Në të njëjtën mënyrë u përgjigj edhe anëtari tjetër, Adrian Civici: “Për pak minuta do keni deklaratën për shtyp”, tha ai. 

Në deklaratën për shtyp të publikuar pas mbledhjes, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se Banka e Shqipërisë ka reaguar menjëherë pas konstatimit të vjedhjes, duke kryer kallëzimin penal dhe duke vënë në dispozicion të prokurorise të gjithë dokumentacionin dhe provat. 

Madje, edhe këtë herë këshilli ka përsëritur qëndrimin e mëparshëm, duke ia faturuar fajin disa ish-punonjësve në bankë, të cilët me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë bërë të mundur realizimin e vjedhjes. 

Në deklaratën e gjatë listohen një sërë masash që janë ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë për të zbardhur vjedhjen dhe për të mos lejuar përsëritjen e ngjarjeve të tilla në të ardhmen. 

Por si asnjëherë më parë, në një deklaratë të vetën zyrtare, Këshilli Mbikëyrës ka cekur edhe rolin e medias dhe atë të rrjeteve sociale. Anëtarët e tij konstatojnë se, në media apo në rrjetet sociale janë hedhur në publik edhe qëndrime të papërshtatshme apo të pavërteta, të cilat sipas tyre cënojnë kolonat institucionale mbi të cilat Banka e Shqipërisë kryen aktivitetin e saj. 

Kjo është hera e dytë kur anëtarët e këshillit mblidhen në takim të posaçëm për të diskutuar përgjegjësitë mbi skandalin e papreçedent të vjedhjes së 7.1 milionë dollarëve nga punonjësit e vetë bankës. 

Prej ditësh një pjesë e opinionit publik, disa zëra nga mazhoranca, madje oret e fundit edhe ndonjë zë nga opozita, po kërkojnë largimin e guvernatorit Fullani, si përgjegjësi kryesor për këtë skandal. 

Por deri më tani duket se mazhoranca e zotit Fullani në Këshillin Mbikëqyrës është e padiskutueshme, pasi pjesa dërrmuese e anëtarëve janë të rreshtuar pro tij. 

28 Komente

Kjo gazeta shqip i ka artikujt sic thone cunat "merre me leng".. shume jo-profesional...
Po nejse... Never mind!

Ajo qe eshte e rendesishme eshte qe ne fund, pas ketyre tallazeve, triumfoi qetesia dhe gjykimi i ftohte dhe racional i njerzve te mencur qe e njohin ligjin dhe i dine se si jane me te vertet gjerat...
Nuk duhet te terhiqemi nga emocjonet sepse ato jane te rrezikshme. Here bejne mire po shume here te tjera emocjonet bejne keq...

Ajo qe keta gazetaret jo profesjonist te Shqipit nuk kane sjell eshte nje pjese e rendesishme e deklarates se Bankes, qe flet edhe per punen e saj te vertet - se keto kohe kemi menduar se roli i Guvernatorit dhe Bankes qendrore eshte stabiliteti monetar dhe finacjar dhe jo kapja e hajduteve, apo leximi i mendjes se tyre...

Ja ca raporton gazeta Mapo, qe ka nje qasje disi me profesionale:

Duke gjykuar veprimtarinë e institucionit, Këshilli Mbikëqyrës sjell në vëmendjen e publikut shqiptar:

• Mbajtjen nën kontroll të inflacionit; ruajtjen e vlerës së kursimeve të qytetarëve dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e sistemit financiar gjatë 17 viteve të fundit.

• Zgjerimin e sistemit bankar dhe mbështetjen që ai i ka dhënë zhvillimit ekonomiko – financiar të vendit.

• Përballimin e epidemisë së krizës së rëndë financiare që shpërtheu në vitin 2008, pasojat e së cilës janë të pranishme edhe në ditët e sotme.

• Mbikëqyrjen dhe marrjen e masave të vazhdueshme për të garantuar stabilitetin financiar të sistemit.

• Shmangien e injektimit të fondeve publike në bilancet e bankave, një fenomen mbizotërues ky gjatë krizës në shumë vende të rajonit.

Pika e fundit me pelqen shume, sepse flet per nje qasje qe une uroj te ndiqet me kembengulje, keshtu nuk do te ushqejme krizen me propagande dhe me para te prera me gershere. smiley

"...se keto kohe kemi menduar se roli i Guvernatorit dhe Bankes qendrore eshte stabiliteti monetar dhe finacjar dhe jo kapja e hajduteve, apo leximi i mendjes se tyre..."
...ehe, te haje dhe ndonje tave kosi dhe te fshije buzet me 500€.

O shoqe...na moj shoqe! Ç'hyn gazeta "Shqip" këtu? Lajmi është i Top Channel dhe jo i "gazetarve jo profesionalë të Shqipit". Nuk janë të njejtë, janë dy të ndryshëm.Komenti "merre me lëng" i televizionit kombëtar Top Channel, është qendrim që mesa duket oligarkëve u ka prishur qetësinë. Ti dhe miqtë e tu në ngrehinën nepotike nuk do shpëtojni paq. Është e turpshme për një Këshill Mbikqyrës që kapet me thonj pas statusit të posaçëm të shpërblimit, se shpresojnë ende të gëzojnë të mirat me bollëk të institucionit dhe as u skuqet faqja se e çuan moralisht shtetin në rendin e atyre që klasifikohen të dështuara.

Kurvenatori eshte thesar kombetar nuk mund ta hedhim poshte kollaj.

Ka vetem nje rruge; te shtohet presioni nga populli, firmosni thirrjen qytetare per shkarkimin e Fullanit. Beheni kete per ta detyruar parlamentit te veproje. Banka e Shqiperise meriton nje kontroll special nga te huaj per te kontrolluar aktivitetin e saj te 15 viteve te fundit. Besueshmeria ime tek prokuroria e Llalles eshte ZERO dhe une kam frike se 7 miliard leket jane vetem maja e ajzbergut e megavjedhjeve shteterore qe do te kete kryer sali berisha me bekimin e Fullanit. Duhet te kontrollohen te gjitha operacionet e bankes se Shqiperise vecanerisht me blerjet e bonove te thesarit nga kjo e fundit apo sic quhen ndryshe "Quantitative Easing". Me siguri qe duhet te kete rjedhje ne financimin e qeverise pushtuese te SB-se, ose e thene ndryshe i jane dhene para qeverise por nuk jane regjistruar si borxh pasi ne disa momente te qeverisjes se kriminelit borxhi ishte tej, super tej limiteve te lejuara. Qofsha i gabuar, por kete merak ma heq vetem nje kontroll i gjithanshem i pavarur dhe profesional; gje qe nuk mund te sigurohet as nga kontrolli i shtetit e asa nga prokuroria. Sa per Borrdin Mbikqyres, me perjashtim te zonjes Meksi qe vazhdon te ruaj personalitetin qytetar, te tjeret jane kthyer ne frymore te kapur dhe nuk ke se cfare pret prej tyre. Apo jo mer Ted? Se prej Dhorit skam ca te pres se provincial ka qene e ka mbetur.

E mer la ja rruajtet mire Fullanit?

Blerja e bonove nuk eshte vjedhje, besoj se eshte e kuptueshme. Por sdq Pjer Thomas ta shpjegon me mire, se ne fund obligacionet bono me afat me te gjate jane. 

Cdo perpjekje per t'i zgjidh problemet nepermjet kopil-lleqeve teknike ("me teknike sigurimi"), eshte vjedhje dhe mashtrim i bere nga hajdute dhe mashtrues.

 

A thellohesh dot ketu te lutem?

Neper thellesira nuk duket gje, perveç nje blu e frikeshme (nuk di nese ke udhetuar me anije ne oqean, anije e vogel, jo trans-super-hiper-atlantik ku e shef ujet me dylbi).

Ndersa cektirat jane ndryshe, jane te qarta dhe te kthjellta.

Tjeter pune se cektirat nuk jane misterioze, te papercaktuara, dmth nuk jane poetike, dhe nuk vlejne ne sallonin e sinjora Bertinit.

 

Dakort, qe blerja e bonove nuk eshte vjedhje, po te manipulosh/korigjosh ne ulje tepricen e borxhit qe qeveria I ka BSh a eshte vjedhje? Kete kam dashur te them me siper.

Ka ankand publik per blerjen e bonove, sic mund ta dish. Po cfare nuk ben vaki, te niset Braho te hetoje nje here. 

Me vjen keq, kam bere vetem udhetime te shkurtra mbi oqean, por blune e frikshme e kam pare vetem neper filma e dokumentare. As sinjora Bertinin nuk e njof. 

Por me duket se nuk je i ditur ne lemin qe prenteon te levrosh. Sic nuk po flas per sinjora Bertinin, mbi te cilen nuk mendoj se kam njohuri te mjaftueshme. 

Nequiquam sapit qui sinjora Bertini non sapit.

 

Rrofsh ti, se dite e premte smiley

smiley

Po 1 milion shuplakat , ohhh me falni , po 1milion euro Oret e vandamit ?

Nga artikulli, kuptuam se keshilli mbikqyres i BQ qenka 5 veta, te pakten artikulli keshtu te le te kuptosh. Mirpo guvernatorin e BQ (media torrollake e T-CH nuk e di, se) e heq nga ajo detyre Komisioni i Ekonomise se Parlamentit Shqiptar. Pyetja qe shtrohet eshte, se; A eshte mbledhur ky komision. 

Ketu nuk flitet per pergjegjesine qe duhet te mbaje guvernatori per vjedhjen qe ka bere nje-dy person/a, por per skandalin e çunit te tij. Gjith ai lluks ne familjen e tij nga ka ardhur. Mos ka gisht edhe ai ketu ne vjedhjet apo shperdorimet qe kane dale. Kjo eshte ajo qe ben buje, jo vjedhja e lekeve qe ishin destinuar per tu djegur. 

Pjer, mendoj qe nje rruge nga fundi i gushtit fillimi i shatorit eshte e domosdoshme per ty. Nuk mund te lihet me BSH ne dore te sharlataneve.
Shko Pjero dhe mundohu mos hap dhe Bursen se lam nam si shtet.

+1

Rrethi i ferrit eshte shume i fuqishem. 

Bordi i bankes ngjan si Komisioni i planit te Shtetit ne diktature. Te gjithe anetaret vijne nga ajo kohe, ai edukim, te gjithe anetare te PPSH, cuna/goca te vertete Tirone.

Ermelinda Meksi, komuniste e vjeter e diktatures, pedagoge e ekonomise socialiste gjithe jeten. Pervec publikimeve te tjera ne shtyp meqe po del shpesh se fundi dhe flet per integracion e moral te figures bejini nje pyetje, ku ndodhej me 10 dhjetor te 1990. Moralistja Meksi qendronte ne distance te kolones se studenteve qe u perleshen te liceu muzikes e hartonte me 4-5 te sojit te saj "pedagoge" listen e studenteve pjesemarres. Lista qe kane marre shume ne qafe ne diktature.

Adrian Civici, komunist, cun i vertete tirone, diplomuar per ekonomi socialiste.

Ela Golemi, komuniste e vjeter ne Durres, mikeshe e Terit te LSI, pa arsim te larte, thjeshte arketare.

Dhori Kule, komunist i vjeter, ujk i vjeter, "demokrat" ngjale multikolor, merite si nxenes i shkelqyer, grada shkencore si ekonomist i socializmit e hard core te pluralizmit.

Elisabeta Gjoni, ekonomiste e socializmit, diplomuar para 40 vjetesh, totalisht e paafte.

Petraq Milo, medioker dhe cun i vertete tirone, komunist, ekonomist i socializmit, hobby parate.

Dikush tjeter per te zbutur protestat shkruante se Fullhani do japi doreheqje sa te mbyllen hetimet. Kudo jepet doreheqje per mos te ndikuar hetimet. Por gazetare te paguar e ngaterrojen me rolin e kapitenit te anijes.

Per Fullhanin e gjithe bordin doreheqja eshte nje tragjedi pasi humbin gjithe privilegjet qe nuk mund ti sigurojne tjeterkund vetem ne hambaret e shtetit. Vini re askush nuk permend emerimet nepotike nga gjithe oligarkia mafioze shqiptare filluar nga zonja e pare, qe eshte pergjegjesi e drejtperdrejte e tij. Problemi qendron se oligarkia eshte mesuar ti kaloje skandalet me gjyqe sa per sy e faqe. Eshte me se normale pasi nuk mund te denojne vetvehten. Pa permendur skandalet e pafundme te Vucidolsit qe deri sot askush nuk guxon ti ngreje nje akuze, ne rastin e Metes u shqyrtua vetem ishte e manipuluar video ose jo. Por Meten mund ta akuzoje edhe per korrupsion pasi nje dite pas publikimit vete ne debatin me gazetare pranoi gati 99% te permbajtjes se videos. Kujto "do kujdesem per militantet". Kujdesu por te bahcja jote e jo e shtetit. 

 

Vetëm ti dhe yt atë nuk i shërbeu regjimit. Bravo çuno! (Tirone apo katunarie, s'ka rendësi). Këto që ke shkrujt më sipër i ka çanta e Takut, Tak Brahos.smiley

Mbase do i sherbeja Petro por fatmiresisht nuk e pata ate fatsmiley

Ti Petro si i ke punet? Kujt i sherbesmiley

 

 

E ç,lidhje ka nga vijnë kur të gjithë vijnë nga Majmuni përfshi dhe Odinin ? Ai ish sistem të "varte "  për gjuhe nëse guxoje të mendoje të Vidhje arkën jo më Bankën smiley

Ky sistemi Odinëve i vë po këta që dhisnin Gjak nga ish sistemi , në krye të sistemit të Odinit ku i pari tyre pasi ka Vjedhë Grabitur e Vrarë një popull të tërë , nga Dhijar Vuçidoli  e shurrmbajtës Byroje Politike  i deklaron Odinit në një Pritje 

Se vlerat zotrie .Po po ta them unë tye  se fëmijët e mi janë Milionerë "

Sipas të shkruarave të "barazlarguara " ky Odini pa M mbrapa , do jetë i Dosjerrrve smiley

Vlerësimi është shumë i Thjeshtë . Në një sistem ku udhëheq Hipokrizia , Injoranca , Megalomania ,Hajdutllëku i të Parit të tij ..të tjerët nuk janë QORRA . Mbase e lexon dhe Odin M që të kuptojël se çfarë ka ndodhur ! Këto janë Gropat e Haleve që ka lënë "projekti Berisha "  si antikomunist i orëve të Dyta smiley

Ku e gjejnë këtë garanci për Karshillëk ? Ky është Problemi !! Patjetër tek Dordoleci Politik i presidencës Nishani që vërtit çelsat e Prokurorisë dhe Gjyqsorit si tespije duke ulëritur

" Olele .Opozita më sulmoi Odetën "

Po them edhe tek PD-hi i Sherefedin sheraf i Shemshedinajve ish ojesë e Bidesë  Financave që Deklaroi se "

Po po kjo ka ardhë se na rrahi Pozita Strazimirin or tie "

Po na kem të ditur dhe me Obligacionet or tie !

Cere ke mer idris me o para...jom tifoz i cmen i joti...ate po them ene une keta plehra jane isoj si ai vucidolsi qe ke qef ti...ish "kamunista"...e mos me keqkupto nuk po shaj sistemin kamunist se kom respekt te madh per te e vej ene para kuranit e bibles...diktaturen nuk e boni sistemi kamunist por tipat si vucidolsi...eni i cik faj ka kumandanti qe nuk u tregu vigjilent sa duhej me tipat si vicidolsi...e po ashtu kishte pjerdhe edhe vete ne kete kohe, vitet 70...m`kujtohet se na msonin me denu kultin e bab Stalinit e sado kalamo thoja me vete ca ka bo me shume bab Stalini qe s`po e bo kumandanti...vone kuptova se jo vetem maloket e kane ket problem kur i hypin kalit nuk dine mo ti zbresin ...ene ti thu nashi qe mos te themi gjo ene per ato qe kemi perjetu nga keta hale...te pakten E. Meksin e kom perjetu vete duke na mor emrat te levizja e"lavdishme" studentore...ajo lista e saj me cote mu me gjithe fis anej nga Grabjani me prashit misra

nuk maj dosje une o idriso, por ma kan bo Meksi me shoke...problemi o se nuk o e mundshme tani per tani ta shkurtosh kete pyll derrash se jane tu majt fort njoni tjetrin pavaresisht se ca ngjyre majn

vicidolsin e kom per zemer qekur tha te fevzija se venosa me u bo kamunist kur ruset shtypen ceket e blegtoria u mallengjyne per sakrificen qe kishte bo...ene une pak megjithse ala nuk e kom kuptu tamom

jarin qe thu ti e kom pase ne klase por ishte Mehmet akoma nuk ishte bo Nishan...e kupto ti qe i kishte ik per duresh shteti kumandantit me shoke se jari tha ne Durres e kom pas Nishan por ne Tirone me bone Mehmet...e une ala se kom kuptu si ishte e mundur kjo kur ai sistem te "varte" per gjuhe per keto gjojna...une kujtojsha se si kamunist i ri pasi e qau e protestoi per heqjen e kumandantit nga sheshi e hoqen nga puna PD-istat e vucidolsit, i futi i vize Mehmetit e u bo Nishon te Safet Zhulalja se dosje me Nishan nuk kishte e ja boni vucidolsi te re

njashtu qendrojne pune o idriso...je tu gabue zotrie..ay qy,qy,...o me mue o me mue...rrnoft mue

 

Si nuk the njëherë të vetme ç.mendon ? Po pse duhen artikuj e pëjetje për amerikanë ???

Po të kesh minimalen e dijeve për shtetin dhe dashurinë për popullin e Vlerat Morale të tij nuk ka pse Pjerdh për asnjë tjetër .ose do përfundosh tek vepra 14 e sh Enver

" edhe njelherë për mëndjemadhësinë "

Po e njëjta PD-hi dorëzoj në 97 një Vend në tym e Flakë , një Popull me automatik në krah nga 7 në 70 vjeç që vrasin akoma e çdo dite dhe akoma ka Lopë që bëjnë Muuuuuu

" nuk kam përgjegjësie or tie "

Po nuk u çrrënjos kjo edukatë e " mosdënimit " e përse të duhen që lexon për ambasadorët ? Ti sikur ke dhe një shprehje që " minor detals " e dhjesin dhe ngjarjen më të pastër .E lexove një me minor për Bonot smiley Sikur jemi në leksion për Hajdutët si të vjedhin

sa mire beri qe e konfirmoi

shperndahuni tani se na e shpifet ngelet me fullanin ne goje ai ben plazh per qejf te vet me pushime

Për të të sqaruar i nderuar smiley Unë këmbej mendime me të shkruarat e Nikut dhe nuk Imponoj mendime  për individn Real !

Një nga mënyrat kryesore që krijon keqkuptimet në mos më kryesori këtu në kët Blog është personalizimi . Në se mundesh kije parasysh këtë .

Çfarë thashë unë për Oodinin ( mendimet e shprehura ) dhe jo Odin që nuk e njoh !? I ke të shkruara . Po me pak kujdes do vësh re se është i Njëjti qëndrim padallim për Këdo që bën insuata dhe bije shembuj krahasimor për njerëz e ide me një Kohë që në mënyrë Absolute nuk mund të gjesh dot Lidhje e Justifikim përveç të sëmurve psikikë "se diktatura zotrie " që po e tërheqin zvarrë këtë vend  po e Grabisin e Vjedhin e Përdhunojnë prej mbi 25 VJET !

Dhe Ju e kini bërë këtë ( pa të ardhur keq ) motamo si ata të sëmurët mendorë të Dosjer- ve që pale se në çfarë Bote imagjinare jetojnë duke e menduar se me etiketimin e tjetrit komunist ose Blog Komunist , fshehin etiketimin e së keqes Botërore  për veten Nazi -Fashistë  . Kaq për referimin se "kanë qenë kamunist or tie "

Të tjerat unë i kam njësoj si Ju po me fjalorin tim . Përveçse gjithmonë kam një alergji për " të barazlarguarit " . Në se je prekur dhe e ke përkthyer "personale " të kërkoj falje për sa të kam lënduar .Vetëm se edhe e kam shpjeguar , Referencat ndaj një Niku nuk janë portretizimi bisedës por si edukatë komunikimi . Mund dhe të mos përdoret .

Referimi ndodh vetëm atëhere kur JU ose UNË shpalosim një Platformë . Në kët rast ? Vetëm Gjëmbi mund të ketë mejtim !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).