Tani nuk mund të mohohet më se Rusia po zhvillon luftë kundër Ukrainës. Kjo e detyron Evropën të veprojë, mendon Ingo Mannteufel.

Dy ditë pas takimit të kryeministrit rus Vladimir Putin me presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko në Minsk, Kievi njofton për një invazion të trupave ruse në juglindje të vendit dhe pushtimin e disa qyteteve kufitare nga njësi ruse. NATO e akuzon Rusinë për një përshkallëzim ushtarak në Ukrainë dhe botoi fotografi të bëra nga satelitët për të provuar se ushtarët rusë operojnë me armë të sofistikuara dhe tanke në territorin ukrainas. Në Evropë po shtohen zërat që bëjnë thirrje për sanksione të reja dhe më të ashpra kundër Rusisë. Por ndaj të gjitha këtyre akuzave Rusia reagon cinike: ajo e mohon invazionin duke pretenduar se kemi të bëjmë me një problem thjesht të brendshëm të Ukrainës.

Taktikë e pabesë

Prej muajsh Rusia po përdor një taktikë të pabesë që duket se e mbingarkon Perëndimin. Sepse, ndërsa Kremlini zyrtarisht kërkon paqe, që nga marsi kundër Ukrainës po zhvillohet një luftë e pashpallur. Ajo filloi me Krimenë. Dhe për shkak se ky operacion ishte aq i suksesshëm, Kremlini ka filluar me destabilizimin e Ukrainës Lindore, për shkak se nuk dëshiron për interesa të politikës së brendshme dhe të jashtme një Ukrainë evropiane.

Kjo formë e re e luftës asimetrike - lufta guerile 2.0 - lidh një konglomerat të tërë taktikash: përdorimin e mercenarëve dhe vullnetarëve që janë të trajnuar ose udhëhiqen nga ushtarë profesionistë, operacionet sekrete dhe një luftë të sofistikuar informacioni.

Perëndimi nuk donte të pranonte për një kohë të gjatë atë që po ndodh mes Rusisë dhe Ukrainës, edhe sepse në Evropë askush nuk ka interes për një konfrontim me Moskën - aq më tepër ushtarak. Përveç kësaj, asnjë politikan i përgjegjëshëm nuk donte ta acaronte situatën duke përdorur fjalën luftë. Nuk duhet harruar as edhe që zyrtarisht edhe presidenti dhe qeveria e Ukrainës deri tani kanë folur për një operacion anti-terrorist.

Sanksione të reja

Por nëse tani edhe kreu i separatistëve Sashartshenko konfirmon se në radhët e separatistëve luftojnë 3000-4000 ushtarë rusë - që gjoja janë me pushime - atëherë në fund të fundit bëhet gjithnjë e më e qartë ajo që prej kohësh ishte një sekret i hapur: Rusia po zhvillon duke përdorur separatistët luftë kundër Ukrainës. Raportet për ushtarë rusë, të cilët është e qartë se janë vrarë në Ukrainë, po bëhen gjithnjë e më të vështira për t'u mbajtur të fshehura në Rusi.

Ndërhyrja gjithnjë e më dukshme ruse në Ukrainë po e detyron Evropën të veprojë. Në kundërshtim me disa shpresa ukrainase Evropa ose NATO nuk do të ndërhyjnë ushtarakisht në konflikt. Por BE-ja do të përgjigjet me sanksione të reja. Kjo do ta përshkallëzojë më tej spiralen e ngjarjeve. Megjithatë udhëheqjes ruse duhet t'i bëhet krejtësisht e qartë se lufta dhe dhuna nuk mund të jenë mjet i politikës në Evropë. E mira është që tani edhe në Rusi po ngrihen zëra të guximshëm që e kundërshtojnë këtë politikë.

13 Komente

Ka marr fund dhe NATO. Putini e di mire se sa i percare eshte perendimi ne lidhje me politiken e jashtme sikurse dhe friken qe kane "Lideret " evropiane e amerikane nga lufta. Si makiavelik dhe KGB-ist i zellshem nuk po le gure pa levizur per te zgjeruar influencen ruse ne evrope dhe bote.Obame intelektuali dhe predikuesi i terheqjes amerikane nga shume zona te nxehta e humbi davane me rusin dhe te tjere qe kur nuk mbajti fjalen per nderhyrje ne Siri pas perdorimit te gazit sarin nga ana e Asadit. Tani kush do i dali para rusit? Gjermanet qe po luajne me shume porta(politikisht dhe fizikisht jane ne evrope por ekonomikisht shume te lidhur me rusin)? Francezet bipolare si ne politike dhe ne jeten e perditshme? Anglezet e rene nga fiku qe po mjelin sa te mundin miliarderet ruse? Shume e komplikuar situata, erdhi koha o Mete per vete!

Russia and Ukraine are now at war. At least 2,200 people have died in the conflict; thousands more may die yet. The Western powers — America, Europe, NATO — now have no good options, but they cannot do nothing. President Vladimir V. Putin has left us with two dire choices, both fraught with risk: Either we arm Ukraine(50 ML people), or we force Kiev to surrender and let Mr. Putin carve whatever territories he wants into a Russian-occupied zone of “frozen conflict.”

There is no easy way out now. But we must not let thousands of Ukrainians die because we dithered. We must be honest with them if we are not willing to fight a new Cold War with Russia over Ukrainians’ independence. But if we force Ukraine to surrender, rather than sacrifice lives in a fight for which we have no stomach, then we must accept that it is a surrender, too, for NATO, for Europe and liberal democracy, and for American global leadership. That is the choice before us.smiley

"Armiku te porta", vjen si analogji filmi, nga Stalingradi te krahina e Donit. Do ta lejojnë vallë rusët praninë amerokane te dyert e saj. E populluar për 300 vjet nga rusë e kozakë rusishtfolës; e lënë gabimisht në ndarjen formale brënda territori ukrainas, tani është shumë e vështirë t'i vesh emër e t'i gjesh zgjidhje. Separatistë dhe terroristë u quajtën nga Jugosllavia banorët shqiptarë të këtij shteti, siç po quhen sot donasit, por historia tregoi se ata nuk mund të jetonin me serbët. Dhe kështu ndodhi. Mbase më mirë do ishte funksionimi i një federata dhe pse jo dhe ndarja nga Ukraina. Të dyja janë opsione të mundshme, pavarsisht trembjes nga agresivi Putin. Gabimi më i madh për Europën do ishte pranimi i Ukrainës në NATO. Nuk do i shërbente paqes. Ajo duhet të jetë një hapsirë tampon, asnjanëse.

Per situaten ne Ukraine, me mire se e ka shpjeguar Art-i, me fakte, nuk mund ta shpjegoje njeri. Duhet kapur ne zanafille, si filloi. 

A kane shqiptaret Interes te merren me "ceshtjen Ukraina " ? Duhet pare me realizem se ne kemi detyrime ndaj aletaeve si pjestare te NATO-s .I vetmi detyrim Ligjor - Moral dhe Aktual qe na detyron te bashkepunojme .

Te tjerat jane " merre me leng se mishi u mbarue " Nuk kemi ne shpatulla as te shpjegojme Historikun e "konfliktit " as te mbajme ' krah " ne Konflikt .Shqiperia e ka nje rast fatlum te tregoje kapacitetin Real te saj ......si Politik afatgjate .. Asnjanesine ... Them se !

oidriz respek ne radhe te pare..Ne fakt duhet theksuar si hipokrizia e amerikaneve dhe po ajo e Ruseve (te cilet e kane ne fakt Ukrainen tek dera e shtepise dhe kane interesa strategjike te tyret)..Duhet theksuar dhe  se si trajtohen vendet e pafuqishme (ku perfshihemi dhe ne). Kemi te bejme me nje vend "dead broke" qe po perpiqen ta zhvasin si Ruset dhe Amerikanet.

Jane nja dy tre detaje te vogla dhe nje trekendesh i peshtire e tregon se perse behet lufta (detaje te cilat i kam permendur dhe me perpara). Christopher Heinz (I biri i John Kerry't) + Hunter Biden (I bir i i John Biden) + Burisma Holdings(kompani fantazme e cila ka dispozita gjithe sektorin energjitik te Ukraines)..Ce lidh kete trekendeshin? Po ja keta zymbylet me baballare politikane te larte te DASH(te cilet e cuan Ukrainen drejt luftes) sikur jane bere shefa te kesaj kompanise(e cila eshte me baze ne Qipro).... Puna ishte se (i biri Kerryt)Heinz kishte marre kontrate per cpim dhe shfrtyezim per nafte dhe gaz ne zonen e Krimese dhe Sevastopol pak kohe perpara rremujave ne Ukraine. Ne Krime besohet te kete rezerva kolosale gazi. Te shohim kush do talein me te forte oligarket e DASH apo ate te Putinit...Nje gje eshte e sigurte , si me nje pale oligarkesh dhe me palen tjeter jane ukrainasit te humburit

Gjithe te mirat

art, burisma is just a side show. Te thuash qe lufta behet per cunin e Kerrit, eshte nje simplifikim i situates.

Eshte mbingarkese i nderuar Art . Jane vet te zotët e punës .Shume respekte per Ju qe kini njohuri e beni perpjekje për të ndriçuar situata te tilla te komplikura .

Unë që në fillim jam kundër këtyre rrugaçëve tip Klitchko e ai presidenti gjeorgjisë që "trazojnë " ujrat me dritëshkurtësinë e tyre duke mashtruar e gjakosur  masa Milionëshe e duke krijuar premisa për ndërlikime të KOTA  deri ne nxitje konfliktesh të Armatosura . Shih ku e hodhi Botën një lëvizje prej rrugaçi politik !!!!

Dhe shumë nuk kuptoj po di që ka një zgjidhje .Jo e bojkoteve dhe sanksioneve e këtyre palo Inateve midis Putin për hir të Kërriçërve  Ukrainas që , nuk e kuptoj PËRSE kanë mbështetjen e Europës ?  E vetmja rrugë është demokratizimi i mëtejshëm i Rusisë dhe lënia qetë në jetën e tij si e të gjithë popujve , pa futë Hundët Politika. Gjërat nuk ndryshojnë me urdhër të peshkut . Për mua shumë nxitim e mungesë përgjegjësia nga Perëndimi .Vaj hallit sikur RUSI mos ti kish hap rrugë Jermënit në 90-91 smiley

Çdo rrugë tjetër ka përfundim Miliona ose Miliarda të vrarë dhe .....mirupafshim në Botën Tjetër.

Ku ishe ? Hiç gjëkundi ...Çfarë harrite ..Hiçgjë

Plotesisht dakort idris..Puna eshte se nuk duhen pare gjerat bardhe e zi sic i trasmetojne mediat (propagande) perendimore apo ato te Putin ne Moske. Nje nga kryerrugacet e ish djeshem, Poroshenkua sot eshte president dhe mediat perendimore i kene bere retush kesaj figure te peshtire qe deri dje hante ne nje tavoline me Putin.

Sanksjonet thjeshte do shterngojne jetesen per qytetaret Evropjane dhe po shkaterrojne sektorin e bujqesise te BE duke perllogaritur se Rusia ishte furnizuesi kryesor per prodhimet Evropjane.Nuk e ka luajtur ende lojen e gazit por mendohet se Putin do ta rrise gazin per evropjanet gjate dimrit. Uroj qe te mos acarohen me tej gjerat dhe BE ti veje gishtin kokes dhe shohe interesat e veta dhe jo te behet mish per top se po vjen dimri.Shpresoj qe lakmia mos ti coje drejt nje katastrofe, ketu theksoj te dyja palet

@rolandb Burisma eshte nje pjese e fasades se interesave Amerikane, te neokoneve dhe tentakulave te tyre te koklavitura . Thjeshte e kane ndare torten e influences dhe investimeve dhe tani po kerkojne burime te reja....Para pak ditesh andej nga portet e SHBA u diktua nje anije tanker fantazme kurde me nja $100milione nafte bruto ngarkese. Zona e pasur me nafte e veriut te Irakut(Kurdistani) eshet ne dore te kompanive te lidhura me dinastite oligarke Bush&Chenney si Hunt Oil. Tani Kurdistani nuk eshte shtet i pavarur keshtu qe kjo nafte eshte prone e shtetit te Irakut (i cili nuk ka pare asnje kacidhe nga keto pasurite nentokesore). Qeveria Irakiane i quan keto anije te Bush&Cheneyt kontrabande dhe me te drejte..Bombardimet para pak kohesh nuk ishin per te ndihmuar ata kristjanet fatkeqe te bllokuar ne mal por per ti treguar ISIS "dont mess with our oil"

Zona e pasur me nafte e veriut te Irakut(Kurdistani) eshet ne dore te kompanive te lidhura me dinastite oligarke Bush&Chenney si Hunt Oil

Po pse tani e more vesh ti se per ca u rrezua Sadami?

Megjithate, rusia dhe ish-republikat sovjetike nuk jane Irak dhe Kurdistan. Kurdet ne  1970 zbriten nga kodrat. nuk krahasohet lindja e mesme me rusine dhe ish-republikat sovjetike.

Plus, Burisma nuk zoteron gjithe ato basenet sedimentare qe shikon ti ne website-n e tyre. Nuk funksionon ashtu industria a naftes. Basenet jane te ndara ne blloqe, dhe vetem disa blloqe i ka ne dore Burisma.

Qe dy superfuqi luftojne per burime natyrore dhe energjitike nuk eshte as gje e re, as ndonje cudi. Keshtu ka qene gjithnje bota, qysh kur tre kusherinjte tane te larget, Australopithecus africanus, Homo habilis, dhe Homo erectus lane Afriken 7 milion vjet me pare.

 

Burisma nbe fakt ka marre lishence ekskluzive te cpoje ne gjithe territorin Ukrainas por e ka perqendruat politiken ne tre zona e pasura me gaz dhe nafte. Mendohet qe nen Krime ka rezerva gazi dhe nafte te cilat mund te furnizojne Evropen per 100vitet e ardhshme

The Company’s fields are located in all three of Ukraine’s key natural gas and oil regions (being the Dnieper-Donets, Carpathian and Crimean basins), which are the most industrially developed regions in the country and also have the country’s highest levels of natural gas consumption. Burisma’s fields are in close proximity to the major gas pipelines in Ukraine, and were fully connected to them.

Ukraina eshte pararoja per konfliktin e ardhshem midis SHBA,Rusi per pasurite kolosale natyrore ne Arktik

The Company’s fields are located in all three of Ukraine’s key natural gas and oil regions (being the Dnieper-Donets, Carpathian and Crimean basins)

that's exactly what i'm sayin'. Kane disa blloqe, por nuk zoterojne gjithe basenin/basenet. nejse.

shiko,  nuk konfliktohet amerika me rusin, me dhune e kam llafin,  hiqe nga mendja. do i zgjidhin punet urte e bute ata. me ler te marr dicka ne Iraq, te te le te marresh dicka ne Siri. te dy ua kane friken njeri tjetrit. zonat e influences ndahen prapa perdes; ca shikon ti ne televizor eshte nje show per turmat.

dhe per ne te thjeshtet dhe te parendesishmit e kesaj bote kjo e fundit ka rendesi. mos te na zere ndonje xixe kur te ferkohen guret e medhenj. kurse se cfare licence ka burisma, eshte ceshtje ' qiqra ne hell' sa per te bere llogje ketu tek peshku. smiley

 

Vllaznit Oil'n'Ges, fron'n'cener si gjithnje. Keto sanksionet jane i shaka e madhe. Si gjithmone marrveshja do te jete ekonomike, dhe mbi kurrizin e popllit te arenes se funit. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).