Grupi "Shteti islamik" ISIS po përpiqet me të gjitha mjetet për të zgjeruar sferën e tij të influencës. Konfliktet në Lindjen e Mesme përbëjnë një truall pjellor për rebelët e ISIS.

Anëtarët e grupit radikal ISIS duket se nuk kanë frikë nga asgjë. Deri tani ata luftonin sidomos kundër grupeve të rebelëve të moderuar në Siri, por ditët e fundit ata zhvilluan për herë të parë beteja brutale me ushtrinë siriane. Në provincën e Rakka në Sirinë veriore ata shkaktuan një kaspahanë të vërtetë. Sipas vëzhguesve aty janë vrarë të paktën 85 ushtarë. Fati i rreth 200 ushtaraëve të tjerë është ende i paqartë. Gjithashtu thuhet se janë vrarë 28 islamistë. Numri i lartë i të vdekurve nuk i bën kryengritësit sunitë të ISIS që të heqin dorë nga planet dhe synimet e tyre. Madje ndodh krejt e kundërta: grupi "Shteti islamik" po përpiqet me të gjitha mjetet për të zgjeruar sferën e tij të influencës.

Shtet sipas përftyrimeve të veta

"Qëllimi i grupit është që të krijojë një zonë ndërkufitare, fillimisht në Siri dhe Irak", thotë Falko Walde, koordinator i projektit të Fondacionit Fridrih Nauman, me seli në Aman. "Por ky është vetëm një hap i ndërmjetëm." ISIS do të zgjerohet më tej edhe në shtetet e tjera të rajonit: në Jordani, Liban, Izrael, Palestinë, Qipro dhe madje edhe në pjesë jugore të Turqisë. Aty ku ISIS ka kontrollin janë në rend të ditës ekzekutimet arbitrare.

Në qytetin irakian të Mosulit, gratë lejohen të dalin në publik vetëm të mbuluara plotësisht. Përndryshe, ato përballen me dënime të rënda. Udhëheqësi i grupit, Ebu Bekr el Bagdadi, shpalli në fund të qershorit një kalifat në Mosul. Irakiani e sheh veten si pasues të Profetit Muhamed, pretendon pushtetin mbi të gjithë myslimanët dhe propagandon idenë e vjetër të një perandorie islame.

Qeveri të dobëta

Ushtria siriane është ndërkohë duke u përpjekur për t'u bërë ballë rebelëve sunitë dhe ka rivënë pas një jave luftimesh sërish nën kontroll një fushë gazmbajtëse. Rebelët e ISIS janë një nga grupet që përpiqen të rrezojnë nga pushteti presidentin Bashar al-Assad. Por ai vazhdon që edhe pas tre vjetësh luftë civile të jetë në pushtet.

Edhe në Irak qeveria gjendet në një krizë të thellë. Kryeministri shiit Nuri al-Maliki e ka bërë kundërshtare pakicën sunite ndër të tjera për shkak të korrupsionit dhe të nepotizmit. "Ka shumë irakianë laikë që ndihen të përjashtuar nga politika me orientim fetar e kryeministrit", tha në Deutschlandfunk Volker Perthes, drejtor i fondacionit "Stiftung Wissenschaft und Politik".

Këto konflikte përbëjnë një truall pjellor për rebelët e ISIS. Këtyre u shtohet pretendimi i kurdëve në veri të Irakut që kërkojnë një shtet kombëtar të pavarur. Në këto kushte qeveritë e dobëta në Irak, Siri apo Liban do ta kenë të vështirë të ruajnë njësinë e shteteve të tyre.

5 Komente

Qeveri të dobëta

Në këto kushte qeveritë e dobëta në Irak, Siri apo Liban do ta kenë të vështirë të ruajnë njësinë e shteteve të tyre.

 

jo jo, keto qeveri nuk ishin aspak te dobeta!  por ja qe dikujt i vajti ne mendje tu ''bente dhurate demokracine''  ketyre vendeve.. pranvera arabe, tha.smiley

Lindjes se mesme duhet t'i dergosh kete kongen qe sa here t'iu shkoj menia per zullume ta nigjojne dhe te bijne squp ( if you know what I mean smiley )

https://www.youtube.com/watch?v=d5XJ2GiR6Bo

Ata jetojne ne shekullin e 18-te. Demokracia per ato osht si t'i vesh derrit buz kuq. Duhet fillu nga higjena personale , disa stade te tjera, e keshtu me radhe per nja 2-300 vjet mund te arrisin te mesojne nocionin demokraci ( jo zbatimin. Zbatimi do kohe ).

 

E kam thon me kohe, duhet te vije nje shtet laik kurdistan, dhe kurdet jane gati te ngrejne nje shtet bashkohor si shtetet e Europes. Gjer me tani, platforma e tyre eshte bindese, shtet laik, lufte ndaj ekstremisteve, te drejta te barabarta te gruas me burrin, arsim falas per femijet, shendetesi per te gjithe, etj. 

Ata te ISIS-it, kishin pushtuar fshatrat, zonat e krishtera ne Irak, dhe iu kishin dhene tre dite afat popullates, qe; ose te ktheheshin ne myslim ose te largoheshin. Te gjithe po ndjekin me shqetesim kete levizje, qe financohet nga arabet wahabiste dhe mbeshtetet mbrapa kraheve nga USA per t'iu kundervene Iranit. ISIS-et, po vrasin shum shihit, dhe e kane inatin me shume me keta. 

M'duket se ka ardhur koha qe Europa te mbeshtesi Iranin, siç Amerika mbeshtet arabet, me qellim qe djalli te ndaloje çmendurine e vet kundrejt botes se krishtere dhe shihite. 

Sipas burimeve te brendeshme te miat, nje shtet aty rrotull (nuk eshte nevoja ta bejme publik) filloi dje mbeshtetjen financiare dhe ushtarake ndaj nje grupi special ne Kurdistan qe te sulmojne ISIS-it e çmendur. Shum shpejt do kemi ndryshime te forcave dhe luftimeve. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).