Me 88 vota pro, deputetët e Kuvendit miratuan ndarjen e re administrativo-territoriale të vendit në 61 bashki nga 385 njësi vendore që Shqipëria ka pasur deri më dje. Në kushtet kur mazhoranca gjeti konsensus edhe me deputetin Andrea Marto, falë një bisede prej disa minutash me kreun e mazhorancës Edi Rama, në tavolinën e Martos, reforma mori vetëm një votë kundër, atë të kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, për shkak të pretendimeve të tij që Himara të mos bashkohet me Vranishtin. Ndërkohë që deputeti tjetër i minoritetit grek në vendin tonë, por që përfaqëson LSI-në në Parlament, Vangjel Tavo, do ta abstenonte draftin e mazhorancës për reformën. Projektligjit për hartën iu bashkëngjitën edhe katër amendamente të propozuara thuajse nga të gjitha grupet parlamentare të pranishme, ku ai që ra në sy ishte amendamenti Idrizi-Dule, të cilët kërkuan që fshatrat Vagalat, Sopik dhe Pandelejmon të Bashkisë së Konispolit të kalojnë në Bashkinë e Livadhjasë. Gjithashtu, u miratua edhe amendamenti i deputetëve socialistë, të cilët kërkuan që fshatrat Kardhikaq, Pecë dhe Muzinë nga Bashkia e Delvinës të shtohen në Bashkinë e Livadhjasë. Menjëherë pas mbylljes së seancës maratonë të Kuvendit, në të cilën u miratuan edhe disa projektligje të rëndësishme, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, deklaroi se është me rëndësi implementimi i reformës territoriale. “Ashtu si me çdo reformë, më e rëndësishmja është zbatimi dhe implementimi i reformës. Kjo do të thotë decentralizim. Ndërsa kjo reformë zbatohet, ne mirëpresim politikën e hershme të Shqipërisë në zbatimin e minoriteteve dhe të drejtave të tyre”, tha Arvizu. (Artikulli i plote: Gazeta Shqip)

Basha: Harta e re antikushtetuese, institucionet të reagojnë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka konsideruar hartën e re territoriale të votuar dje në Kuvend me 88 vota, si antikushtetuese dhe të papranueshme. Sipas Bashës, akti i djeshëm i dyshes Rama-Meta ka goditur bashkëjetesën në Shqipëri. “E nisën së prapthi dhe e përfunduan së prapthi. Jo nga decentralizimi por nga harta. E nisën kundër kushtetutës dhe e përfunduan kundër Kushtetutës, e cila kërkon mendimin e qytetarëve. Përmes aktit të djeshëm dyshja Rama-Meta është investuar fuqishëm për politikën e konfliktualitit dhe ka goditur bashkëjetesën demokratike në Shqipëri. Harta antikushtetuese e shumicës Rama-Meta është e papranueshme dhe nuk do të pranohet kurrë. Fjalën e radhës e kanë institucionet e pavarura që janë gardianë të Kushtetutës. Fjala e fundit është e qytetarëve që kanë të drejtë të ngrenë gishtin ndaj qeverisë oligarkike që refuzoi t’i pyeste. Mazhoranca nuk e dha kurrë konsensusin për opozitën, por ftuan opozitën t’i bënte fresk hartës së tyre, duke injoruar kërkesat e PD-së”, tha Basha.

Ai është shprehur gjithashtu se PD beson në qëndrimin ligjor të institucioneve kushtetuese dhe reagimin e qytetarëve. “Paturpësia nuk turpërohet, por shqiptarët i refuzojnë me përbuzje dhe indinjatë të thellë këto turpe. Ne kërkuam në çdo moment që decentralizimi të printe dhe ndarja territoriale të vinte më pas, por dyshja Rama -Meta i shpërfilli këto kërkesa. PD beson në qëndrimin e drejtë ligjor të institucioneve kushtetuese dhe reagimin qytetarëve si fuqia madhore e demokracisë. Ne do të jemi me ta”, ka thënë Basha.

I pyetur për votën pro të partisë opozitare PDIU, për reformën territoriale, Basha tha se opozita nuk do të bëhet pjesë e pazareve dhe nuk pranon kocka që i ofrohen. “Nuk ka fare rëndësi se me cfarë manovrash apo pazaresh bëhet përpara. Opozita është përjashtuar nga këto pazare dhe këtë e dinë të gjithë që ne nuk bëhemi pjesë e pazareve dhe nuk pranon kocka që i ofrohen”, është shprehur Basha. Sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme vendore, Basha tha se PD nuk ka marrë ende një vendim për këtë. (Mapo)

 

61 bashkitë e reja

Tiranë: Tiranë, Petrelë, Farkë, Dajt, Zall Bastar, Bërzhitë, Kërrabë, Baldushk, Shëngjergj, Vaqarr, Kashar, Pezë, Ndroq, Zall-Herr

Kamzë: Kamzë, Paskuqan

Vorë: Vorë, Prezë, Bërxullë

Kavajë: Kavajë, Synej, Luz i Vogël, Golem, Helmas, Kryevidh

Rrogozhinë: Rrogozhinë, Sinaballaj, Lekaj, Gosë

Berat: Berat, Velabisht, Otllak, Sinjë, Roshnik

Ura Vajgurore: Ura Vajgurore, Poshnjë, Kutalli, Cukalat

Kuçovë: Kuçovë, Kozarë, Perondi, Lumas

Skrapar: Çorovodë, Qendër Skrapar, Bogovë, Vëndreshë, Çepan, Potom, Leshnje, Gjerbës, Zhepë

Poliçan: Poliçan, Tërpan, Vërtop

Peshkopi: Peshkopi, Tomin, Melan, Kstriot, Lurë, Maqellarë, Muhurr, Luzni, Selishtë, Sllovë, Kala e Dodës, Zall-Dardhë, Zall-Reç, Fushë-Çidhën, Arras

Bulqizë: Bulqizë, Martanesh, Fushë-Bulqizë, Zerqan Shupenzë, Gjoricë, Ostren, Trebisht

Burrel: Burrel, Baz, Derjan, Rukaj, Macukull, Komsi, Lis, Ulëz,

Klos: Klos, Xibër, Suç, Gurrë

Durrës: Durrës, Sukth, Ishëm, Katund i ri, Rrashbullë, Manëz

Shijak: Shijak, Maminas, Xhafzotaj, Gjepalaj

Krujë: Krujë, Fushë-Krujë, Bubq, Nikël, Thumanë, Cudhi

Elbasan: Elbasan, Labinot-Fushë, Labinot-Mal, Gjinar, Shushicë, Gjergjan, Funar, Shirgjan, Tregan, Gracen, Bardashes, Zavalinë, Papër

Cërrik: Cërrik, Gostimë, Mollas, Shalës, Klos

Belsh: Belsh, Grekan, Kajan, Fierzë, Rrasë

Peqin: Peqin, Pajovë, Karinë, Përparim, Gjicaj, Shezë

Gramsh: Gramsh, Pishaj, Kodovjat, Kukur, Kushovë, Lenie, Poroçan, Skënderbegas, Sultë, Tunjë

Librazhd: Librazhd, Qendër Librazhd, Hotlisht, Lunik, Stëblevë, Polis, Orenjë

Përrenjas: Përrenjas, Qukës, Rrajcë, Stravaj

Fier: Cakran, Mbrostar Ura, Libofshë, Qendër, Dërmenas, Topojë, Levan, Frakull, Portëz

Patos: Patos, Zharëz, Ruzhdie

Roskovec: Roskovec, Kuman, Kurjan, Strum

Lushnjë: Lushnjë, Allkaj, Bubullimë, Hysgjokaj, Golem, Dushk, Karbunarë, Ballagat, Fier-Shegan, Kolonjë, Krutje

Divjakë: Divjakë, Tërbuf, Grabjan, Gradishtë, Remas

Mallakastër: Ballsh, Qendër Dukas, Greshicë, Aranitas, Hekal, Ngraçan, Kutë, Fratar, Selitë

Gjirokastër: Gjirokastër, Cepo, Lazarat, Picar, Lunxhëri, Odrie, Antigone

Libohovë: Libohovë, Qendër Libohovë, Zagorie

Tepelenë: Tepelenë, Qendër Tepelenë, Lopës, Kurvelesh

Memaliaj: Memaliaj, Memaliaj Fshat, Luftinjë, Buz, Krahës, Qesarat

Përmet: Përmet, Çarshovë, Frashër, Petran, Qendër Piskovë

Këlcyrë: Këlcyrë, Ballaban, Sukë, Dishnicë

Dropull: Dropull i Poshtëm, Dropull i Sipërm, Pogon

Korçë: Korçë, Qendër Bulgarec, Voskop, Voskopojë, Lekas, Vithkuq, Mollaj, Drenovë

Maliq: Maliq, Libonik, Gorë, Moglicë, Vreshtas, Pirg, Pojan

Pustec: Pustec

Kolonjë: Ersekë, Qendër Ersekë, Leskovik, Qendër Leskovik, Novoselë, Barmash, Mollas, Çlirim

Devoll: Bilisht, Qendër Bilisht, Hoçisht, Progër, Miras

Pogradec: Pogradec, Udenisht, Buçimas, Çërrave, Dardhas, Terbinjë, Proptisht, Velçan

Kukës: Kukës, Malzi, Bicaj, Ujmisht, Tërthore, Shtiqën, Zapod, Shishtavec, Topojan, Bushtricë, Grykë-Çajë, Kalis, Surroj, Arrën, Kolsh

Has: Krumë, Fajza, Gjinaj, Golaj

Tropojë: Bajram Curri, Fierzë, Lekbibaj, Margegaj, Llugaj, Bujan, Bytyç, Tropojë

Lezhë: Lezhë, Shëngjin, Zejmen, Shënkoll, Balldren, Kallmet, Blinisht, Dajç, Ungrej, Kolsh

Mirditë: Rrëshen, Rubik, Selitë, Kthellë, Fan, Orosh, Kaçinar

Kurbin: Laç, Mamurras, Milot, Fushë-Kuqe

Shkodër: Shkodër, Ana e Malit, Bërdicë, Dajç, Gur i Zi, Postribë, Pult, Rrethinat, Shalë, Shosh, Velipojë

Malësi e Madhe: Koplik, Gruemirë, Kastrat, Kelmend, Qendër, Shkrel

Vau i Dejës: Vau i Dejës, Bushat, Vig-Mnelë, Hajmel, Temal, Shllak

Pukë: Pukë, Gjegjan, Rrapë, Qelëz, Qerret

Fushë-Arrëz: Fushë-Arrëz, Fierzë, Blerim, Qafë Mali, Iballë

Vlorë: Vlorë, Orikum, Qendër Vlorë, Novoselë, Shushicë

Selenicë: Selenicë, Armen, Vllahinë, Kotë, Sevaster, Brataj

Himarë: Himarë, Lukovë, Horë-Vranisht

Sarandë: Sarandë, Ksamil

Konispol: Konispol, Xarrë, Markat

Finiq: Livadhja, Dhivër, Aliko, Finiq, Mesopotam

Delvinë: Delvinë, Vergo

45 Komente

Tani qe po i lexoj edhe 61 njesi vendore shume jane per nje teritor dhe popullsi si Shqiperia. Shpresoj qe te ndryshojne prape ne zvogelim kur te bashkohemi me Kosoven.

Kush e di sa do te zvogelohen sikur te ri-bashkoheshim me Turqine.

Sot shtypi grek shkruan se eshte Edi Rama i pari kryeminister shqiptar qe deklaron se ne Himare ke nje minoritet Grek!!!!

xhaelga, Ne Himare ka komunitet grek aq sa c`ka te tille ne Macukull smiley

Kete thuaja Rames, ai e tha dje ne parlament...

Kam pershtypjen as himariotet vete nuk e dine se c'jane.nga nje ane flasin greqisht ne shtepi nga ana tjeter kendojne labce.kur duan bursa pare e pencione deklarohen greke.kur kapen duke vjedhur deklarohen shqiptare..

pse degjoni me booth mor vlla ? po deri me sot askush sja ka mbledh Dules mo, po ca qefi u paska bere grekeve .... 

Kam frike se kjo gje dhe keto deklarata te Palloshit, behen per ti bere qejfin komshiut poshte, dhe per ti kenaqur orekset e tyre. 

nje fare sali berishe qe hapi shkolle greke ne himare e njef njeri?

ne se ka nje njeri apo parti ne shqiperi qe duhet ta qepe kur vjen fjala ne ceshtje kombetare ,eshte saliu me eunuket e tij.,  ne se rama ka deklaruar keshtu,atehere taborri i saliut duhet te jete i gezuar sepse rama po vazhdon ne rrugen e tij,bile eunuket duhet ti kerkojne me ngulm rames te miratoje edhe marreveshjen e detit  qe ti vihet nderi ne vend sales!

Ketu ne Londer jane hapur disa shkolla shqipe ku femijet e shqiptareve mesojne gjuhen amtare, kjo nuk do te thote se ka minoritet shqiptar ne Angli or ti shqiptar i vjeter!!!

 

ca thu mer lul i vocer - bel bel bel bel  .... antikushtetuse, kurr sdo ta pranojme 

car moot diplomatesh ini juve more kokeqoshe qe sdi te lidhesh dy llafe 

ca e di popullin ti mor rrot cari - ulu ore dhe fol PSE nuk eshte ide e mire kjo? Hajde si opolesh na e shpjego PSENE e te keqes te ketij vendimi .. pse tjerr lesh pa lidhje mor robt ku ti kesh 

Shume shpejt do hidhet poshte nga Gjykata Kushtetuese.

Mundesia qe GjK ta hedhi poshte eshte zero Brado. Ta gezojne ndarjen e re keta qe nuk shkonin ne komision, sic gezuan Kushtetuten e '98, sic do gezojne ligjet e sistemit te drejtesise. Keta bojkotojne gjithmone ne momentin me te keq, atehere kur me e mira per ta eshte te jene atje qe njerzit te degjojne idete e tyre. E ke vene re qe s'ju thote njeri te kthehen ne parlament? Gjithe europa mesa duket eshte shume e gezuar qe ata nuk shkojne ne parlament, edhe arvizuja qe eshte i ngeshem nuk ka thene deri tani gje per bojkotin smiley

Nuk e di , mbase, por ata vete kishin thone qe silleni sa me shpejt qe ta hedhim poshte para se te shkojme me pushime.

Te kete filluar te talli trapin me opoziten dhe GjK??? Filloi kaq shpejt reforma e gjyqesorit? smiley

Me thene drejten, nganjehere me vjen keq per Lulin, po mundohet te beje opozite paqesore per here te pare ne Shqiperi. Piktori nuk erdhi ne pushtet per shkak te metodave te tij pacifiste, po vetem ngaqe i bindi popullin e tulatur qe po mos te fitonte ai do plaste dyfeku. Dhe me shume gjasa do plaste, sepse piktori e kishte ndare mendjen qe "populli e donte".

Po prape nuk e kuptoj: kur bojkotonte palloshi piktor, dhe nxirrte Tomen ne bulevard per loje luftash, nderkohe qe vet pallohej tek Fideli, apo kur nginte kampin para Saliut, Arvizu dhe Evropi ishin shume te shqetesuar, dhe i thoshin Sales ta merrte me te mire piktorin. Dhe top kanali i piktorit na cante rrotovilen me palloshin dhe miqte e tij nderkombtarsa. Sot vertet asnjeri nuk merret me Lulin. Me sa duket piktorin e kane pasur me qejf se rivalet e tij. E kam nje gjysem dyshimi se cila eshte arsyeja, po s'e besoj te kete lidhje me faktin qe piktori eshte akoma ne shtepi me qera (sipas letrave).

Sistemi ne kete vend eshte komplet pervers: Top kanali apo Sandri nuk i nxjerrin parate nga gazetaria, po nga politika. Ekranet e tyre nuk shfaqin ate qe na pelqen neve, po ate qe i pelqen partise. Top kanali na e ka mbushur mendjen se po qe se Arvizuse nuk i pelqen nje gje, ne turma duhet te bejme ca thote ai. Ky sistem e mori nje plasaritje kur ra puna e armeve kimike, po prape funksionon mire. Brenda si zakonisht na ngelet ne popullit te tulatur qe rreshtohet ne njerin nga kampet politike.

Flm per kete shpjegim dinjitoz te situates. 

A mund te na shpjegosh efektet negative te kesaj ndarjes administrative? 

Ne lidhje me ceshtjen ne fjale, nuk me pelqen ideja qe jane krijuar komuna mbi bazen e kriterit etnik pasi legjitimon pretendime territoriale te fqinjit jugor. U duk sikur Dules i ngeli hatri, po kjo prape mu duk si show i rradhes ... per popullin e tulatur.

kush tha qe eshte mbi baza te kriterit etnik? me sa kuptoj une eshte e kunderta e kesaj

Komunat Finiq dhe Dropull  (dhe ajo komuna bullgare / maqedonase Pushtnec) jane krijuar mbi baze te kriterit etnik. Kete e pranoi edhe kryeministri yne.

Luli pa u shkeput de facto nga hunderri s'ka per te pa mbeshtetje me sy nga te huajt, me perjashtim te ndonje kllufi tip grossruck a daul. Po pati mend ne koke e spastron partine nga njerzit e atij, sic beri rama me njerzit e nanos, dhe atehere mund te filloje te mendoje per ardhjen ne pushtet, perndryshe do humbi aq shume zgjedhje sa do merzitet dhe vete dhe do kthehet ne hollande te merret me tulipanet e bahces (po qe se nderkohe nuk e kane heq keta karafilat tip jozefini e bode)

Kjo qe thua ti per drejtimin strategjik qe Luli duhet t'i japi partise nuk eshte recete per sukses elektoral. Ne fakt Luli po mundohet ta nxjerre politiken e PD-se nga stili gueril i Berishes dhe Rames kur keta ishin ne opozite. Ky lloj drejtimi strategjik nuk ka nevoje per prerje kokash, pra per imitim te stilit te Rames, aq me teper kur dihet se Rama nuk u motivua nga "parime te larta" kur ia futi Nanos dhe klanit te tij.

Po nuk eshte puna te puna e Lulit. Puna eshte: pse na rruhet kaq shume cfare mendojne nderkombetarsat?

Po se duke qene se je nje bythe vendi me 3 milione banore dhe qe s'prodhon me asgje qekur u pushtua lazarati nga policia, je i detyruar te presesh nga te huajt. Ndersa ky mavria po s'doli nga hija e berishes do vazhdoje te harxhoje energji kot me budallalleqe sic po ben fjala vjen me kete muhabetin e CEZ-it, muhabet i cili ka si qellim te nxjerri hunderrin te lare dhe hic fare te sensibilizoje opinionin per demin ekonomik. Dhe po nuk shkuli gjithe tentakulat e hunderrit, do vazhdoje gjithe kohen te luftoje si don kishoti me mullinjte e eres per kauzat e hunderrit. Muhabet bejme xhanem, se mua nuk eshte se me dhimbsen edhe te rrine 40 vjet ne opozite, vetem qe me vjen keq per ceshtje parimore qe te katandiset opozita ne pike te hallit dhe koalicioni i 1 Prillit te gjeje shesh e te beje pershesh

Per pjesen e pare te pergjigjes, duke qene se jam ekonomist ne zanat, nuk bie dakord qe ne jemi te detyruar te presim nga te huajt. Po te hapesh librat e te shohesh cfare "ndihmash" marrim nga te huajt, do e kuptosh. Ne jemi vend i vogel dhe kemi nevoje qe te jemi pjese e nje ekonomie globale, sikurse edhe cdo vend tjeter, po kjo s'do te thote se bota po na mban ne me buke apo para. Ne do ishim ne gjendje si ekonomi te prodhonim shume me teper mireqenie (s'ka lidhje me Lazaratin) nqs administrimi dhe drejtimi politik do ishte ai i duhuri. Gjithsesi, eshte diskutim i gjate dhe ndoshta s'ka lidhje me temen.

ke harru me shiqu filxhon

Hahahahaha ..ça tha Rama? Pa edhe njeher per ata qe e pane me sy e degjuan me vesh fjalen e Rames!!! Si ishte ai muhabeti..jane te gjithe njesoj eeeee? O Rama o yll bote,sa ma ke bere qejfin!! Do i besh njerez me zor,nuk ka lumturi me te madhe!!!

Njesoj thote ai per budallenjte qe nuk kuptojne dhe duartrokasin keshtu si ti. 

Po ne te vertete e ka mbush me Pucteca e Finiqera sipas qefit te atyre qe mendojne se nuk jane njesoj. 

Po nuk e hodhi poshte Kushtetuesja kete horllik te komunisteve (dhe shume horlliqe te tjera) vendi do shkoje drejt monizmit dhe diktatures se Rames. Kokloqe e servila qe do duartrokasin do kete gjithmone, si ne kohe te xhxaxhit.

 

Jo po si ne kohen e shokut...ç'kemi? mire reforma? hajt se do beheni njerez,ose mund te largoheni nga ai vend..ose edhe mund ti bini murit me koke ne shenje deshperimi,te gjitha te pranueshme.

Varet cfare kupton ti me njerez, nqs ke ndermend psiko/perversin Rama apo Meten dhe langonjte e tyre kriminale me Te cilet Erdhen ne pushtet vetem njerez ne kuptimin pozitiv nuk mund Te quhen. Dashkeni ti   Ktheni Te gjithe shqiptaret ne derra si puna e tyre, problem Kur Te merr koka ere, ne cdo gje imitoni Te parin si njerez primitiv

ate emrin ''pustec'' kush ja vuri  liqenasit?  kujt nuk i perqente emri shqiptar i komunes dhe vendosi ta nderroje me nje nje emer sllav ?

E ke fjalen per toponimet "Shqiptare" si Vishovica (dhe vende te tjera ne Devoll), Starova, Corovoda, El-basan, Berat, Pogradec plot te tjera ne Myzeqe, Mallakster e pjese te tjera te Shqiperise se Jugut? Roskovec, Novosele, Belishove, Gllavinice, Cermenike, Librazhd, etj. etj.

Merua ja paska heqë  brekët Lulath dath Kurbanit të Bathkisë sepse nuk i nevoiten ...Pa BYTHË ...smiley

Po Gjëmbi me do antikomunistë të orëve të pasme , kanë parë FeLltë se si është e mundur të  kemi marrë dhe të kemi dhënë emërtime  krahinash e teritoresh me fqinjët smiley   Dhe nuk mund të konkludohet nrysh vepse " veprimtari armiqësore të trashëguara nga Kamunizma dhe Zogizma " smiley

 Ç, po ndodh kështu me InteliDjencën e Lartë të PPU smiley

ti thua meqe ka edhe vendemertime  te tjera sllave ne shqiperi,ti bejme edheb ato qe jane shqip ti bejme sllavisht.

per myzeqene ja ke futur kot,se vjen nga muzakajt.

do te ishe dakort ti edhe bitola  ne sllavodoni te quhej manastir?

une per vete do ti isha shume mirenjohes cilesdo qeverie shqiptare qe do ndermirrte nje program per rikthimin e emertimeve shqiptare .  greqia p.sh ka nderruar 90% te vendemertimeve.

ti thua meqe ka edhe vendemertime  te tjera sllave ne shqiperi,ti bejme edheb ato qe jane shqip ti bejme sllavisht.

Ashtu e kuptove ti? E ke kuptuar gabim. Po ta shpjegoj ne menyre me te zgjeruar. Jugu i Shqiperise eshte i mbushur me toponime sllave te mbetura nga koha e sundimit Bullgar 200 vjecar (qe shume rralle permendet, ndersa dime vetem te flasim per pushtimin Turk). Me sa di une, keto vende tashme jane Shqipfolese e me perjashtim te Dropullit dhe zones rreth Prespes jane te banuara me Shqiptare. Perpara se te marrim flake pse nje fshat i banuar nga pakice sllave te kete emer sllav, ti si shqiptar i vjeter superpatriot ndoshta do ishte me mire te kerkoje te ndryshonin toponimet Bullgare.

per myzeqene ja ke futur kot,se vjen nga muzakajt.

Ose e ke lexuar dhe kuptuar ti kot se une shkruajta:

plot te tjera ne Myzeqe, Mallakster e pjese te tjera te Shqiperise se Jugut

o gjemb po edhe bullgaret sllavo-mongole jane!  te ndryshojne vendemertimet e huaja atehere!

nuk e kuptoj kush mund te jete kunder(pervec lubonjes dhe muc nanovesmiley) qe te nderrmerret ky veprim!.

jetohet me mire pa kuc,novosele e velipoje

izraeli i ruan me ato vendemertimet arabe????   se pro izraelit jini,por per shqiperine preferoni modelin palestinez

Shqipo i nerum .

Pustec është emër Fshati ..Liqenas është emërtim Kooperative ...Po meqë Qendra qe në Pustec u thirrte liqenas ! Askush nuk ja ndërroi emrin Pustecit ! Biles Liqenas mori Kuptimin e Gjërë të të gjithë krahinës !

Është marrë një nismë e tillë në kohën e Partisë smiley por për heqjen e mrave dhe ndryshimin e tyre me Motive ..Përbuzëse ,Fyese etj ... Tani nuk mund të merren nisma të tilla pa Lejen , Miratimin ose Aprovimin e Fshatit apo zonës ku mendohet të ndërhyhet !

Mos u ngatërro në këto se i ka sqaruar I paharruarri Çabej njëherë e përgjithmonë në përgjigje të provokimeve Sërbe - Maqedonse me motivin që është AKOMA primar në Ballkan të paktën si termi më shkencor për këtë Problem .. 

"fqinjët japin e marrin me njëri tjetrin "

Shqipo i nerum !

Edhe njëherë , më fal që ndërhyra se mendova që e kishe me postin tim .Në se e ke me turmën Gjëmbore të shokëve Antikomunistë të Pasëm , je i lirë të vazhdosh pa përfillur asgjë nga të shkruarat e mija .

Po shtoj se Reformat Teritoriale janë një Domosdoshmëri në çdo ndryshim rrënjësor të Lëvizjeve të Popullatës siç ka ndodhë me Shqipërinë pas 90 ...Këtë e kupton dhe LulaTHi i PD-hit por ka babasqaiun që e qëllon me Brirë dhe e kap për Gurmazi po doli nrysh . Prandaj është shumë i saktë ajo gjetja e Meros për këtë kategori ..Pa BYTHË smiley

Zaroshkë – Zrnosko

Lajthizë – Leska

Djellas – Shulin

Gollomboç – Glloboçeni

Kallamas – Tuminec

Goricë e Madhe – Gorna Gorica

Goricë e Vogël – Dolna Gorica

Po gorrice te mesme snuk?

Meqe s'ra fjala, ka pare njeri gorrica n'Amerike ose ne vende te tjera te botes? smiley

Per ata qi s'e dine ca eshte, fjalori thote:

Dardhë e egër me degë të shkurtra e me gjemba, që bën kokrra të vogla e të forta, të cilat zbuten e ëmbëltohen kur piqen ose kur rrinë në kashtë

Pasioni qe ngjall ne trute e shqiptarve harta eshte shume interesant. smiley

Akoma nuk kam degjuar gjysme llafeje se cfare eshte kjo reforme realisht, kujt i kufizohet, kujt i zgjerohet autonomia lokale, si do jene marredheniet qytet-joqytet etj...

por kam degjuar me dhjetra here se cili fshat me 170 banore i bashkohet ciles bashki me 2000 banore. smiley

Sa interesant, dhe sa tipike! 

eshte ANTI-KUSHTETUESE!!!! mos pyet pse - luli kaq di ka tha - per detaje pyet xhibin 

fajin NUK e ka Saliu!

Luli deri tani e ka kapur mat dyshen oligarke mafioze Rama Meta pothuajse ne cdo rast qe kane shkuar ne gjykate , me siguri dhe kesaj radhe keshtu do te ndodhe .

Luli i vogel na dikta me shume se te medhenjte Rama=Meta , cudi smiley

Ky shoku me gjithe keto elozhe, ja paska vu synin  ambasades ne londer me duket. smiley

kush eshte ky mo? seç me ngjan me nje kengetar tirans, nga ata te BBF, a Supersonik studio..smiley

mos belul,u diktove..shifke dhe ti bbf-ne! smiley

po patjeter, si do njihem me hit-et ne Albanie une..smiley

ore vertet, si e quajne kete kengetarin, se ngjaka vertet me kete opinionistin.. e njejta koke e shtypur, e njejta tulle, te njejtat syza (me skelet te trashesmiley.) bile i njejti veshtrim disi i mendueshem..smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).