Traktorë të ndryshkur që kushedi prej sa kohësh nuk punojnë dhe impianti thuajse i dalë nga funksioni është panorama e landfillit të Tiranës

Kryeqyteti derdh rreth 700 tonë në ditë plehra, kurse mbetje spitalore janë mbi 1 milion. Është pikërisht landfilli i Sharrës ai që sot duhet të mblidhte e të përpunonte njëlloj si çdo landfill tjetër i kryeqyteteve të botës mbetjet në vend, por Tirana nuk është si shumica e kryeqyteteve në botë, ndryshe punët do të kishin shkuar më mirë. Sepse sot, në vitin 2014, landfilli i kryeqytetit vazhdon të jetë pjesë e një projekti të papërfunduar edhe pse këtë kohë ky projekt do të duhet të ishte drejt përfundimit. Një trajnim në Vlorë nga gazetarë çekë është bërë shkak që gazetarë të ndryshëm nga i gjithë vendi t’i hedhin sytë nga landfilli i Sharës. Pas leksioneve të marra nga gazetarë investigues çekë, të trajnuarit shqiptarë janë nisur të gjithë në terren për të vëzhguar gjendjen e kësaj zone dhe për të realizuar një shkrim me konstatimet në terren. Vëzhgimi i Arlis Alikaj u cilësua si një nga më të mirët. Alikaj është një gazetar i ri në moshë, por jo pak i njohur. Pas certifikimit si një ndër më aktivët në këtë trajnim, Arlisi dëshironte që ta ndante edhe me lexuesit e “Shekullit” shqetësimin që mori me vete pasi u largua nga landfilli i Sharës. Ai vetë jeton në Tiranë dhe që në nisje të bisedës me të kuptuam se për të ky landfill është si një minë e vendosur në portën e kryeqytetit. 

Arlis përse një minë në portën e Tiranës? 

Kushdo që do të shkojë në këtë vend, nuk do ta ketë të vështirë të vërë re menjëherë, në radhë të parë një mungesë të madhe mjetesh motorike për mbulimin e punës së madhe, të cilën e kryejnë modestisht, nëse do të tregohemi të kursyer me termat, disa punonjës, të cilët, pa dashur të identifikohen, thonë se ajo çka kërkojnë e marrin nga kjo punë, është një pagë modeste, për të mbajtur familjet, por le të mbetemi te mjetet më mirë. Në landfill është në dispozicion vetëm një fadromë! Problem tjetër midis 1001 problemeve është dhe impianti thuajse i dalë nga funksioni, për të cilin, çuditërisht, dëgjojmë shprehjen më të zakonshme që mbulon paaftësinë apo mungesën e predispozitës për të përmirësuar situatën: “Nuk ka fonde”. Në vend mund të shikosh traktorë të ndryshkur që kushedi prej sa kohësh janë jashtë funksionit dhe që punonjësi të thonë se nuk ka fonde për t’i mbushur me naftë ata dhe makineri të tjera. Se si mund të menaxhohen mbetjet e kryeqytetit tonë me mbi 1 milion banorë në këtë mënyrë, me një fadromë, këtë nuk mund ta thonë as personat përgjegjës në Bashkinë e Tiranës, të cilët nuk pranojnë të prononcohen për problemet me të cilat përballet landfilli. 

Çfarë informacionesh keni ju nga Bashkia e Tiranës për këtë landfill nëse nuk keni për këtë çështje? 

Në relacionin e saj, Bashkia e Tiranës  thotë se “afati kohor i parashikuar për landfillin e Sharrës, parashikonte një limit kohor shfrytëzimi deri në 7 vjet”. Duke llogaritur kohën kur ky landfill ka filluar të shfrytëzohet, rezulton se koha e mbetur mund të shkojë maksimumi deri në fund të vitit 2014, por ajo që pashë në terren nuk shënonte as fillimin e një projekti dhe jo më përfundimin e tij. Sipas drejtuesve, viti 2013 ka qenë një vit me bilanc negativ për këtë landfill, pasi shërbimi aktual realizohet i fragmentuar dhe i nënkontraktuar nga një numër relativisht i lartë operatorësh privatë, të cilët nuk kanë eksperiencën e duhur dhe fatkeqësisht, nuk i respektojnë standardet e kërkuara për këtë proces. Fatkeqësisht, Bashkia e Tiranës, në kompetencën e së cilës është projekti, nuk bën asgjë për ta përmirësuar gjendjen, përveç pak zhurmë në media.

Sa të dëmshme janë mbetjet që duhet të përpunoheshin aty? A komunikuat me ndonjë laborant apo specialist të fushës?

Aty derdhin plehrat e tyre dhe menaxhohen mbetjet urbane të rreth 20 komunave dhe depozitohen në një muaj, mbi 30 mijë ton mbetje organike dhe inorganike. Ekstrakti i plehrave është një sipërfaqe ujore që në gjuhën profesionale quhet shllam. Vetëm dy vjet pas krijimit të landfillit, këtij ekstrakti iu bënë analizat për të monitoruar përmbajtjen e lëndëve te dëmshme. Një nga pjesëtarët e këtij grupi që analizon dhe monitoron përmbajtjen e lëndëve, Ali Coka, deklaron se laboratori ka arritur në përfundimin se shllami përmban mbi 15 metale të rënda, të cilat nuk duhet të ishin në përbërje të tij, pasi transformohen në lëndë kancerogjene. Ali Çoka na konfirmoi gjithashtu se sistemi i filtrimit të këtij ekstrakti nuk funksionon, shllami vazhdon të vërshojë në prurje të luhatshme nga 5 deri në 6 litra në sekondë jashtë vaskës së fitodepurimit, e cila nuk ka përfunduar ende dhe është pikërisht ky “produkt” vdekjeprurës që përzihet me ujërat nëntokësore dhe merret me vete nga lumi Erzen, i cili ndjek rrjedhën për t’u derdhur më tej në detin Adriatik. Ka shumë banorë që edhe peshkojnë gjatë këtij lumi, ka shumë bagëti që pinë ujë në të... duke rritur rrezikshmërinë te blerësit. Situata është tepër alarmante dhe kaotike prandaj duhet veprim i shpejtë se përndryshe Sharra, do të pushtohet nga kaosi e do jetë skandali i radhës, me pasoja të parikuperueshme për të gjithë ne.  

Trajtimi i mbetjeve spitalore, dështim total 

Sipas ligjit, për trajtim të mbetjeve spitalore dhe dispozitat e lidhura me to, mes të cilave edhe ajo për mbrojtjen e mjedisit (Ligji Nr 8904, Ligji Nr.8934), botuar në Fletoren Zyrtare me 26 Nëntor 2010, mbetjet spitalore duhet të transportohen për t’u trajtuar në vend tjetër. Magazinimi në terren i tyre bëhet në një zonë të caktuar në brendësi apo në afërsi të vendeve të trajtimit, apo të pikave të nisjes, duke përmbushur kërkesat e mëposhtme: 

a) Të lejohet hyrja vetëm e personave që kanë kualifikim për të administruar mbetje spitalore. 

b) Të tregohet kujdes për sigurinë e kontejnerëve, të parandalohen rrjedhjet, të sigurohet mbrojtja nga uji, shiu dhe era, si dhe të shmangen kushtet e inkubimit mikrobik dhe/ ose të dekompozimit të tyre. Mbetjet njerëzore, shtazore apo të ndonjë gjallese tjetër të magazinuara për më shumë se 24 orë, por gjithsesi më pak se 48 orë nga ambalazhimi, duhet të ruhen në frigorifer ose hapësirë frigoriferike që përdoret vetëm   për mbetjet spitalore në një temperaturë jo më të lartë se 10°C. 

c) Të jenë ndërtuar me materiale të qëndrueshme dhe pa kënde, që pastrohen lehtësisht, që nuk lejojnë depërtimin e lëngjeve dhe të jenë rezistentë ndaj parazitëve e agjentëve të tjerë mjedisorë. 

d) Të mbahen pastër në kushte të mira sanitare dhe në gjendje të mirë funksionale.

e) Mbetjet të jenë të etiketuara në mënyrë të dukshme me simbolin ndërkombëtar të bio-rrezikshmërisë dhe me njoftime të rrezikut në dyer, porta ose mbulesa, frigoriferë dhe kontejnerë të tjerë që tregojnë përdorimin e magazinës për mbetje spitalore, ku hyrja e personave të paautorizuar është e ndaluar. Këto dhe të tjera dispozita të trajtimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore, që duken si një idealizëm nëse merr parasysh kushtet e vërteta të trajtimit të tyre në landfill, të vënë përpara një të vërtete të frikshme: Çfarë po ndodh sot me ne dhe, çfarë pritet të ndodhë nesër?  

Punëtorët paguhen aq pak sa që punojnë edhe part-time, mbledhin kanoçe

Sigurisht që kushtet e punës për ata që punojnë në Sharrë për tetë orë nuk do të ishin të mira. Dhe këtë e dinim që në nisje të bisedës me Arlis Alikaj, i cili ka komunikuar me këta punonjës për vështirësitë që hasin çdo ditë. Alikaj tregon për “Shekullin” se ata punojnë në kushte mesjetare, madje ndërsa i sheh kushtet e tyre të punës, të duket herezi të ngresh problemin e dietave të domosdoshme që u duhen të marrin, si një nga kushtet bazë për të përballuar një punë me një ndotje të tillë kimike e të ekspozuar ndaj sëmundjeve kancerogjene. 

Si ishin kushtet e punës në landfillin e Sharrës?

Shumë të vështira dhe, si për ta plotësuar kuadrin e kësaj pikture të zymtë, duhet të theksoj se pjesa më e madhe e tyre janë persona që i përkasin komunitetit rom, sepse, si për ironi të fatit, vetëm ata mund ta bëjnë punën me aq pak sa paguhen. Dhe ç’është më ironikja, ata mund ta konsiderojnë edhe “fitimprurëse”, pasi këtu kanë mundësi të bëjnë punën e tyre “part-time”, të mbledhin kanoçe! Ju duket se po flasim për një vend imagjinar? Jo, është pikërisht porta për t’u futur në kryeqytetin shqiptar, fatkeqësisht.   

Çfarë ju rrëfyen vetë ata për traktorët dhe për mjetet e tjera që nuk punonin? 

Ata dinin vetëm të thonin se naftë nuk ka për të vënë në punë mjetet që po myken aty. Atyre nuk u del paga e marrë aty e jo më të ngrenë zërin për traktorët. Ata nuk kanë mundësi të ankohen për kushtet e punës sepse shumica e tyre as që nuk e dinë se si duhet të ishin kushtet e punës së tyre. Atyre nuk u del të ushqehen e jo më të informohen se 120 mijë dollarët e IFCsë për konsulencën në menaxhimin e mbetjeve, për grumbullim, depozitim, shkatërrim të tyre në dorë të Bashkisë së Tiranës, ishin thjesht një arsye më shumë për të treguar në media se po punohet, ndërkohë që gjendja në Sharrë nuk është thjesht e keqe, por më e keqe se e keqe. Dhe jo vetëm për ata punëtorë, por për këdo nga ne që jetojmë në kryeqytet dhe pranë këtij vendi. Jemi në vitin 2014 dhe Shqipëria sapo ka marrë statusin e vendit kandidat për në BE, por sa larg dhe sa afër Evropës jemi ne me këto kushte mund ta shihni sapo të dilni nga porta e kryeqytetit të këtij vendi, për kushtet e punës dhe për mënyrën se si funksionon punë në këtë landfill. 

Projekt fitimprurës

Nëse do të kishte një menaxhim të mirë të këtij landfilli, ai, përveçse i dobishëm për një qytet metropol dhe për popullsinë e tij, do të ishte edhe fitimprurës, fitime që më së paku mund të financonin kostot e tij, apo një pjesë të tyre. Biogazi që del nga përpunimi i mëtejshëm i plehrave, mund të shitet shtrenjtë pas përpunimit, por më sa duket, nuk mund të flasim për “produkte” të përpunimit, kur ne nuk marrim parasysh as përpunimin. 

Aktualisht, ky landfill e ka kaluar periudhën e përcaktuar për të shërbyer si i tillë dhe tani, mund të quhet me plot gojën një kazan i madh plehrash në portën e qytetit, një minë me sahat, që pret të shpërthejë nga momenti në moment me një zhurmë të papërballueshme.    

17 Komente

Kryeqyteti derdh rreth 700 tonë në ditë plehra, kurse mbetje spitalore janë mbi 1 milion

1 milion cfare?

Pse s'ndertojne nje kompleks me pallate mbi landfill dhe zgjidhet problemi...

Ky artikull duhet dhene nga ter mediat shqiptare, dhe tu çohet tek dera e bashkise dhe kryeministrise. Turp per faqen e zeze. 

Pierre taksen e pastrimit e merr pushteti lokal, ose bashkia, pra Luli dhe ajo eshte pergjegjese 100 % per menaxhimin e mbetjeve. Prandaj mos e barazlargo kete ceshtje, por bjeri derrit me plumb ne koke.

E vertete ajo qe thua Kuazo, por m'varet se sa fonde ka bashkia dhe a perfiton ajo nga obligacionet e CO2, prandaj duhen ulur bashke dhe ti ndajne mire punet, sidomos kur flitet per mjedisin. 

po sipas llogarive te mia, lul kanakari arketon rreth 1 milion dollare takse pastrimi ne muaj. Nese nuk i del duhet ta rise, por nuk i lejohet te spekulloje me perpunimin e mbetjeve tek landfieldi i Sharres. Ah, nese keto para , nje pjese te tyre i pervehteson abuzivisht vete, atehere u befte vete per tu perpunuar tek landfieldi. 

Pjesa derrmuese e taksave Kuazo, ajo qe mblidhet,  dubellsohet kur hidhet ne investim. Eshte nje teme shum e gjere dhe e madhe kjo, qe nuk mund ta shpjegoj dot me dy llafe. Ekonomistet e zote e kuptojne menjehere, ndersa ekonomistet sharlatane (qe nuk e kuptojne) e quajne budedallik apo e neglizhojne, dhe i presin drute shkurt, se aq ua pret. 

Eh mer Lul kanakari, familjet e tiranes paguajne rreth 60 dollare ne vite takse per pastrimin e qytetit, ndersa bizneset edhe me shume. Une llogarise qe bashkia ku di mbreteron arketon nga bizneset dhe familjet te pakten 12 milion dollare ne vit takse pastrimi ose 1 milion ne muaj. Ku i con keto pare mer derr?

Meqenese une kam pasur mundesine te prek nga afer disa projekte, studime fizibiliteti per mbetjet urbane po mundohem te them disa fakte qe i kam hasur.

1. Qe ne fillim "landfilli" i Tiranes eshte ndertuar jo ne parametrat e duhura te BE-se. Gjithashtu problematike eshte se si ne te gjitha punet, ne i shikojme kur te na vije veza tek buetha dhe nuk planifikojme asgje paraprakisht. Nje landfill qe te ndertohet ne parametrat e duhura don kohen e vete te planifikimit dhe zbatimit. Puna ne nje landfill nuk mbaron me ndertimin e tij, por me menaxhimin dhe ne fund fare me rikultivimin e tij.

2. Bashkia e Tiranes ka thirrur (me ndihmen e IFC) disa kompani serioze per te dhene mendimin dhe ekspertizen e tyre. Te gjitha firmat serioze ishin ne unison qe kjo eshte nje bombe ekologjike dhe duhen fonde te medha per ta sjelle ne terezi.

3. Taksa e pastrimit (edhe pse eshte me e larta ne Shqiperi) nuk i mbulon shpenzimet qe kryhen per grumbullimin, transportin dhe perpunimin e mbetejve urbane.

4. Kjo eshte nje semundje e te gjithe administrates tone heroike. Ministria e Mjedisit ka nxjerre Strategjine Kombetare, e cila vetem zbatuar nuk eshte.

5. Landfilli i Shkodres nuk punon ne kapacitet te plote vetem sepse kryetaret e komunave dhe Bashkive nuk duan ti cojne mbetejt tek ai landfill (ceshtje pagesash dhe kontrolli)

6. Ne shume zona te Shqiperise jane bere studime dhe rekomandime pa fund. Po ju jap vetem nje shembull: eshte bere studimi dhe jane dhene rekomandimet per landfillin e Qarkut Durres (me inciative te Bashkise Durres dhe mbeshtetje te IFC-se). Ky studim eshte dorezuar ne Maj te 2011 (ne kohen e zgjedhjeve lokale) dhe deri tani fle gjume neper sirtaret e administrates dhe plehrat e Durresit vazhdojne te digjen ne periferi.

3. Taksa e pastrimit (edhe pse eshte me e larta ne Shqiperi) nuk i mbulon shpenzimet qe kryhen per grumbullimin, transportin dhe perpunimin e mbetejve urbane.

Sipas ketij perfundimi i bie qe punojne me humbje ose mbulohen nga buxheti i bashkise

Mbase ke dash te thuash dicka tjeter apo je duke i meshu faktit te vjeter qe duhen fonde per pastrimin se nuk kemi mundesi per te perpunuar 700 ton mbetje urbane ne dite?

P.S. Nuk jane te gjithe gjiba ketu. smiley

Po, kete kam dashur te them se keto sherbime subvencionohen nga buxheti i bashkive. Nje faktor eshte dhe mosmbledhja e takses se pastrimit si dhe tarifa, e cila nuk mbulon te gjitha shpenzimet per te kryer te gjithe procesin sipas normave te BE-se.

Megjithate duhet te jete pune me leverdi derisa e njejta firme qe pastron Elbasanin pastron dhe nje pjese te Tiranes.

Viktoria Invest. Per kompanine patjeter qe duhet te jete me fitim (asaj nuk i intereson se ku i merr leket bashkia).

Afrimi; "....Taksa e pastrimit (edhe pse eshte me e larta ne Shqiperi) nuk i mbulon shpenzimet qe kryhen per grumbullimin, transportin dhe perpunimin e mbetejve urbane..." 

 

Natyrisht qe nuk i mbulon shpenzimet e mbetjeve urbane, persa kohe nuk kalojne nepermjet burses per dubellsim, nepermjet mbeshtetjes nga nje produkt tjeter. (Lexo komentin tim siper) 

 

Afrimi; "....Te gjitha firmat serioze ishin ne unison qe kjo eshte nje bombe ekologjike dhe duhen fonde te medha per ta sjelle ne terezi..." 

 

Po fondet e obligacioneve te CO2, a fuksionojne. A perfiton bashkia nga keto fonde. 

Afrimi, ti ke punuar me bashkine dhe mjedisin, siç na the, a mund ti pergjigjesh pyetjes. 

Pershendetje Pjer,

Une kam qene pjese e nje grupi pune (pozicioni im nuk eshte / ska qene inxhinier mjedisi). Persa i perket pyetjes tuaj ne lidhje me CO2 une as e kam degjuar ne ndonje takim mes ketyre perfaqesuesve te bashkise dhe nuk jam ne dijeni te nje fakti te tille.

Persa i perket certifikatave te CO2 i kam degjuar ne projekte te energjise se rinovueshme, ku thuhej se disa investore duan te ndertojne hidrocentrale ne Shqiperi me qellim qe te kene bilancin e paster me sasine e emetimit te CO2 ne vendet e tyre, per arsye taksash. Sesa e vertete eshte kjo nuk e di persa kohe qe nuk kam ndonje fakt.

Dhe patet fryke nga disa arme te qelbta kimike , qeveri e paafte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).