Bashkia e Tiranës, që për shumicën do të thotë Lulzim Basha, por edhe Partia Demokratike në opozitë, ka dhënë kohët e fundit disa leje ndërtimi që të shastisin me absurditetin e tyre. Dhe ky absurditet nuk është thjesht në letër, në formë projektesh, por po shpaloset në trupin e Tiranës me shpejtësinë e një kanceri galopant.

Para disa ditësh, në kërkim parkimi, më ndodhi të futem në një rrugicë të një lagjeje të vjetër të Tiranës, në qendër, ku nuk kalojnë dot dy makina, dhe pashë se rrugën ma kishte bllokuar një kamion i stërmadh që po bënte disa manovrime të çuditshme për të hyrë në një zgëqe. “Po ky ç’do këtu?”, thashë me vete. Prita derisa mbaroi manovrimet dhe, për çudinë time, vura re se nuk eci përpara, por u fut i tëri tek ai zgëqi. Vetëm kur kalova aty arrita të kuptoja se ç’punë mund të kishte një kamion aq i madh në një zgëqe të atillë.

"Si ka mundësi?!” qe shprehja që më doli vetvetiu. Ishte një superkamion nga ato të firmave të ndërtimit që sillte material për të hedhur beton, a nuk e di, në një gropë që ishte hapur e freskët në truallin e një ish-shtëpie njëkatëshe e kthyer tashmë në një gropë ku po hidheshin themelet e… një pallati… tetë-nëntëkatësh. Pashë edhe tabelën atje me pamjen e pallatit… nuk qe ndërtim nga ata pa leje.

Mund të them se ajo që më panë sytë qe provë e asaj se idiotësia, makutllëku dhe harbutësia nuk e kanë humbur vetinë për të të çmeritur akoma në këtë fushë të aktivitetit tonë kryesor ekonomik të këtyre njëzet vjetëve: ndërtimet. Ishte diçka edhe më tmerruese se ai projekti për ndërtimet e shumëkatësheve te Liqeni që po denoncohet së fundi. Ose më mirë të them, i një natyre tjetër tmerruese. Sepse ai projekti i Liqenit kërkon një minimum fantazie për të kuptuar absurditetin e investimit dhe kriminalitetin ndaj hapësirave të gjelbra të kryeqytetit, pasi atje nuk ka dhe aq afër ndonjë ndërtesë banimi e mund t’i gënjesh njerëzit duke iu thënë se do bëhet një kompleks modern, që s’do t’ju prishë punë ju të tjerëve që banoni rrotull. Kurse pallati që kishte filluar të ndërtohej aty nuk fliste, por ulërinte në absurditetin dhe kriminalitetin e vet urban. Ai do të futej si pykë në trekëndëshin midis dy pallateve të tjera që ishin aq pranë, sa rrethimi i gropës që qe hapur nuk ishte më larg se dy metra nga njëri prej këtyre pallateve. Kush e ka parë dhe është ankuar për një gropë të tmerrshme në hyrje të Rrugës së Elbasanit, në truallin e një shtëpie njëkatëshe ku do të ndërtohet një nëntëkatësh që do t’ia marrë dellin, dritën e frymën pallatit prapa saj e shtëpive përreth, mund t’i them se është lule përpara asaj që pashë. Lule mund të duket madje edhe një monstruozitet që sapo është ngritur prapa ish-Lidhjes së Shkrimtarëve, në Rrugën e Kavajës, sigurisht me lejen e Bashkisë.

“Si ka mundësi?!”Të del kjo klithmë habitore sepse edhe qorri i qorrave të qorrave, pas katrahurës që është bërë, e sheh se Tirana sot, veçanërisht qendra, ka nevojë për frymëmarrje, gjelbërim, parqe, lulishte, rikualifikim, dhe jo për të mbushur me pallate të larta edhe ato pak hapësira të ulëta që kanë mbetur. Aq më tepër kur ke parasysh se ndoshta gjysma e ndërtimeve që janë bërë në Tiranë e rrethinat e saj janë pa shitur ose pa mbaruar.

Të del klithma “Si ka mundësi?!” duke pasur parasysh se janë bërë tërë ato betime nga kryebashkiaku i radhës për mbrojtjen dhe gjelbërimin e qytetin kundër çimentifikimit të tij të mëtejshëm. Të del kjo klithmë sepse çmeritesh se si këta njerëz nuk kanë as pikën e pikës së turpit për të ngrënë fjalën e dhënë publikisht para gjithë shqiptarëve. Të del kjo klithmë kur sheh se si nuk bëjnë një gjë, po një gjë e vetme, që të mos jetë në interes të atyre me të cilët ndajnë lekët apo u sponsorizojnë partinë? Të del kjo klithmë kur mendon mallkimet që do t’u vijnë nga fëmijët e këtij qytet kur të bëhen të rritur, për atë që s’u lanë një fushë sporti, një lulishte, një park lojërash, një oborr normal shkolle. Të del kjo klithmë pasi çmeritesh se si nuk del një arkitekt, urbanist apo një njeri i vetëm atje ku gatuhen këto krime, që të kundërshtojë e të japë dorëheqjen sa për të treguar se në këtë vend ka mbetur sadopak ndershmëri e profesionalitet sa për të mbajtur gjallë shpresën? Të del kjo klithmë edhe duke menduar se një akt i tillë i kryetarit të Bashkisë është edhe vetëvrasje politike për vete dhe partinë e tij. Sepse me këto leje PD-ja humbet edhe arsyen e fundit të ekzistencës, pasi vërtetoi edhe përpara zgjedhësit më naiv se përtej retorikave elektorale me trafikantë dhe antitrafikantë droge e prostitutash, në prapaskenë luhet një lojë e pisët interesash banale të një grupi që ka një parti të vetme, lekun, dhe se në këtë rast s’ka burrë që mund t’u mbushë më mendjen njerëzve se Kryetari nuk ka bërë hesap të marrë 20 përqindëshat për të cilët akuzonte Ramën duke i bërë naftën jo vetëm Bashkisë, jo vetëm PD-së,  me këto akte, por edhe Shqipërisë.

Por “si ka mundësi”-ja më e dhimbshme që të del nga shpirti është ajo që ka të bëjë me nënshtrimin e njerëzve. Si ka mundësi që këta njerëz durojnë që t’u ngresh një pallat mu te hunda, që do t’u marrë qiellin, diellin, dritën, ajrin, frymën atyre dhe fëmijëve të tyre, që do t’i lërë pa gjumë me zhurmat e ndërtimit natën dhe ditën, e nuk bëzajnë? Si ka mundësi që e durojnë këtë poshtërim, këtë masakrim, këtë shkatërrim, këtë shëmtim dhe nuk ngrihen në këmbë për të protestuar, deri edhe për të shkatërruar betonierat e fadromat e këtyre banditëve, siç shohim të ngrihen në çdo vend ku ka sadopak ndjenjë qytetarie?!

41 Komente

Hajt per hair Lubonjes .Me mire vone se kurre thone .Dhe me pyetjen 'si ka mundesi " Mbase i jepet e drejta te shikoje se kush eshte ky perfaqesues i Krimit . Mbase e ndihmon qe vertet ka shume te keqia e shume Banda po Ka Vetem Nje Bandit te sterprovuar ne kete Vend .

Banditi Berisha me banden e tij Politike e dordolecet Politike Basha -Nishani ! Po te kishte pare qe ne fillim me kete sy e dhe ti linte vend "bandes " tjeter kur te cafqej KONKRETISHT jo me supozime e perc perce  ...Jam i bindur qe do ishte Perfaqesues i Pavarur i perpjekjeve serioze per te damkosur te keqen ne Publik e Popull !

Qofte per hajer vezhgimi e Pyetja .

Sqaruese .Te jesh i bindur z.Lubonja , ti mund te kesh qene i rrembyer dhe i padesherruar deri ne mallkim me shume artikuj e perfundime deri dhe i paragjykuar e i mbrujtur me " qejfmbetje " personale si vesi me i keq i Shqiptarit !

Por Berisha dhe Basha dhe Banda Politike e PD-hit nuk kane asgje Shqiptare ne asnje Vendim pervec emertimeve ne Shqip !

Mafia e ka fut shtetin n'xhep, ne mos mafia dhe shteti jane nje. Rasti me flagrant jane ndertimet te liqeni ku sipas rastit secila pale ka bere demagogji bajate ne momente te caktuara por ndertimet po behen pa siklet fare. Jam shume i sigurt qe pas 30 vjetesh kur te shkruajne libra per kapjen e shtetit ky do jete modeli ilustrativ.

...cer flisni mer...po ndertimi i shumkatshit mbrapa xhamise eshte turpi me i madh...dhe as kam degjuar ndonjerin te ankohet....sja vle//...

 

Tallu o Lubonje tallu, e shpreh gjoja habi a zhgenjim me Lulthimin....e perkedhelet Lulthimin ti me Bushatin e Fevzo me Cilin duke qene te gjithe te bindur 100% qe kishte per tja kalu Palloshit, por do ndihmonte Klanin tuaj. Dhe i boni thirrje njerezve te revoltohen...per cfare te revoltohen per tarafet tuaja? Ju jeni te gjithe te shitur diku e ajo qe mund te beni eshte te skuqeni personalisht per padrejtesite e ish-shokeve tuaj apo shokeve tranzitore. 

QUDI, LULTHIMI DOLI HAJDUT E MOSMBAJTES PREMTIMESH...Qudi pale PeDi...nuk po bo opoziten si duhet....Qudi

Keto ndertimet pa planimetri, nje ketu e nje atje, e me vone nje tjeter ne mes te te dyve, tregon fytyren e vertet te paaftesise (perkthyer ndryshe, te makuterise) se bashkiakeve, si atyre te djeshmeve edhe ketyre te sotmeve. 

Paskam patur te drejte me perpara kur kisha ne plan te prishej nje zone e tere me shtepia perdhese (me planimetri) dhe te behej nje lagje e re me ndertesa te larta dhe me parqe. 

Swed u nderuar mos e perdor Mafien te Lidhur me Pushtetin . Nuk ka kuptim ose ke ndonje Studim personal . Shprehja ,  jo vetem Formalisht eshte Krimi i Organizuar qe nuk eshte i njejte me Mafian .

Mafia si grupim ka pat lidhje  me Berishen plus Krimit te Organizuar edhe Nderkombetar , qe Trashegoi dicka edhe  Basha meqenese  kercenoi me  Super Protestat me Firmaton .."Shqiperia Kolumbi " qe do trondisnin Europen e me Gjere e Gjate smiley

Lubonja ka Meriten tek kjo Prurje qe ka vene Gishtin Mbi PLAGE .Qelbi i Shqiptareve eshte Klani Berisha dhe vocrraku qe ka filluar fryhet paDiumeve Luli i Vocerr !

Super Logjike e Rames para Policise .Bje zot Realitet . Njemije nuk jane gje .Dhe jane harxhim energjish , forcash mjetesh dhe financa qe shume mire mund te perdoreshin per Nder4time te Reja Ligjore .

Fut ne BURG nje kriminel dhe ke shkaterruar njeqind Ndertime pa leje ne projektin e ardhshem korruptiv te tij .Per me teper i ke hequr dy a tre Deputete Financinit te Bandes Politike Biologjike te Korruptuar te kryekleptokratit Berisha . !

Ne fakt nuk doja te komentoja, pasi thuajse nuk ia vlen me te thuash ndonje fjale. Sepse fjalet i merr era, sepse askush nuk te pjerdh, edhe pse mund te thuash njemije te zeza.

Pffffffffffff! 

Te flasesh per keta fare (mender jush) burrash te zhyer e te ngjyer ne krim te mirefillte... cfare vlere ka?! Shkruan Lubonja per Lulzim Bashen dhe Bashkine, kur ne fakt pikerisht kete pune, as me shume as me pak, e ka bere Edi Rama per 11 vjet, me perpara e ka bere Albert Brojka. Dmth, si i thone asaj fjales, ndaje nje mut pergjysem, perseri mut mbetet. Me vjen ndoht dhe cudi, si ka akoma militant majtas dhe djathtas qe brohorasin per keta horra qe kane marre peng jetet tona, te femijve tane dhe te niperve tane. Gjithcka eshte monopolizuar ne duart e nje grushti njerezish, te aferm politik te Edi Rames, Ilir Metes, Sali Berishes, Lulezim Bashes. Dhe shtypi "i lire" dhe i "pavarur" rri e veshtron, ashtu sic ka veshtruar gjithmone, pa bere ze, sepse edhe shtypi eshte pjese e lojes. Kete vend e ka marre lumi....

Sepse Tirana nuk u shkaterrua ne nje dite, por ka rreth 20 vjet qe shkaterrohet pak e nga pak, sa tani nuk ka mbetur asgje per te shpetuar! Mos me thoni se Edi Rama eshte ndryshe: sepse nuk kam si e besoj nje genjeshter te tille, sa kohe qe ka ne krah te djathe Ilir Meten, Koco Kokedhimen, Sadri Abazin, Tom Doshin, e dhjetra te tjere vampira qe vazhdojne te mjelin Nenen Shqiperi, tashme nga jugu ne veri. Po ashtu krahu tjeter, po mjel Bashkin e Tiranes, ashtu sic e moli Shqiperine per 8 vite! Lista me keta horra eshte kaq e gjate dhe e shemtuar... 

Te tille gangstera jane te denje per filmat e Scrocezes. Ndersa ne i kemi ketu, real, ne mesin tone, ne parlament duke bere ligje per hesap te vet, ne qeveri duke marre vendime per llogari te vet. Te pakten ne kemi keto mediat sociale ku themi ndonje llaf gjithe zemrim... dhe kaq!

Superkoment!

Bravo, sakte.

Kemi Lubonjen qe thot vetem te zeza e prap e pjerdhin Debatikasit a Fatosat e vet. Kushedi sa eshte nxef Fatosi me Lulthimin qe beri te paberen....po mbjell 17 katesha aty ku u betua qe sdo ngrinte...vuni ene PeDin ta coje deri ne Kushtetuese. 

Osht nxef keq Lubonja, e i ka ik pettla, se po na del Rama tani mbrojtesi i hapesires se gjelberes, fale makuterise se Lulthimit. Osht tragjedi-komedi, fale Lulthimit, Rama rrit kapitalin e tij politik si mbrojtesi i ambientit. Lubonja duhet te gelltise te kaluaren e ti thote palloshit...bravo se veprove mire..kesaj rradhe. Po se thote dot Lubonja se eshte militant i ideve te tija egoiste.

Nje i barazlarguar eshte nje Kontigjent Krimi  . Kete mos e harroni .Themeli tij eshte utopia dhe shfaqet si anarkosindikalist .Bjeri ti bijem !te gjithe kunder te gjitheve .

Duket Lubonja e kuptoi .

Per nje Kohe te caktuar , per gjera te caktuara ka vetem nje pergjgegjes .Ne se e ben publik ate me te gjtha Baterite pervec sherbimit Publik , ke dhene shansin qe "pas tij " te mos kete mundesi te behet hipokrizi .Vetem arroganca mund ta Mbuloje , por nuk eshte kaq e kollajte ne keto kushte . Eshte shume e veshtire dhe shune afatshkurter !

Berisha gjene me te sukseseshme qe ka arritur si Intrigant Klasi , eshte ajo qe ka Bindur Tallavate InteliDjente te mendojne shtypi eshte i Lire . Kjo ka sjelle qe dhe per Krimin me te Madh ne Shqiperi , Vjedhjen e Grabitjen e Trojeve dhe Pasurive nen cdo etikete , ta shperndaje tek buzeshpervjelurit si 'fatkeqesi e pergjithesheme ' harriti me sukses ta delegoje krimin deri tek qeliza me e vogel e Individit ..Bacja e shtepise !

E kjo situate ka krijuar nje Psikologji artificiale " vidh te vjedhim ' shperdoro te shperdorojme "' por praktikisht me rezultate Hajdutesh te cdo Kalibri , pasi  nuk mba Pergjegjesi !

Ardhja e PD-hit ne Pushtet me diegje e shkaterrime  , vjedhje e grabitje , prone e mjete pune etj etj qe arriti Kulmin e papergjegjesise  97 -98 eshte Rrenja e ketij Krimi !

Realisht Rama po tregon qe "Nuk eshte ashtu "

Dhe Lubonja nje nga kreret e sahnlepirsve xhiboliste te te  "barazlarguarve , as mish as peshk .te gjith mish te gjithe peshq " me kete Postim " Si ka mundesi " duket se e KUPTOI . Hajer !

Idriz, je fenomenal!

Nuk eshte puna tek barazlargimi, jooo! E verteta eshte se realisht keta jane horra dhe kriminel te paster. Realisht, jo llafe. Koco Kokedhima psh. Sadri Abazi. Ilir Meta. A nuk jane keta krahu i djathte i Edi Rames??? A nuk jane ndertues keta? A mos kane ndertuar, dy te paret, shume pallate shumekateshe ne Tirane dhe ne gjith Shqiperine? Idriz djali, nuk mund te flas me shume, se kur i thone "edhe muret kane vesh" se vertete di shume per bemat dhe "trimerite", sukseset dhe menyren si i kane bere milionat keta "burra" qe permenda me siper. Po te them vetem kaq: i kane bere me metoda terrori dhe mafioze, mirefilli mafieeee! Ti leme denglat, kjo eshte e verteta! Me shume nuk them, se vertet e dua veten time dhe familjen time!

Lulzim Basha kishte nje shans, dhe po e humbet! Djale i ri, ne krye te nje Partie, te punoj fort per te ardhmen e vendit te tij, e rrjedhisht te emrit te tij, Por jo, sic duket nuk ka shanse, sepse favoret ia kerkon Partia, mafia qe eshte prane saj, ata qe urdherojne dhe drejtojne. E kupton ku jemi katandisur??? 

Pse nuk flitet sot per Artan Santon, cun tirone "nga ata te miret"? E harruan?! Me siguri, ashtu sic kane harruar dhjetra qindra te tjere, te vrare diten me diell dhe naten me hene, nga mafia dhe politika e perlyer deri ne gryke me krime dhe makabritete, e majte dhe e djathte! 

U harrua Skerdilajd Konomi, u harrua Isa Copa, u harrua Kleanthi Koci, u harrua Florian Vila, u harrua Koco Dado, u harrua Eduard Belegu... e dhjetra qindra te tjere. Jane njerez, jo sende. Dhe i ka vrare mafia, pikerisht keta qe jane ne Qeveri dhe ne OPOZITE! 

Kjo eshte e verteta, Idriz djali. Rama, sa kohe ka ne krah KOCO & Company... nuk eshte i besueshem! Sepse ata ia lidhin duart! Sinqerisht uroj te jem i gabuar!

Lexoje pak kete: http://www.peshkupauje.com/2012/10/burra...

Nje i barazlarguar eshte nje Kontigjent Krimi  . Kete mos e harroni

Si e kishte emrin ai deputeti i PS i denuar per trafikim femnash e droge ne italy?

Pejet Ilia Topen , mbase eshte me i ri dhe mba mend me shume . Si shkencetar qe eshte  , ta ben lopka ose ta ckoqit .Dmth ta ben koqka - koqka  , qe ti dallosh e mos vuash me pejeteje te mejtimit te mendjes .Ai te thote cilat jane per Fenra e cilat per Droge smiley

mos u hidh dege me dege xake.I denuar per trafik prostitutash e droge duket si kontigjent safi krimi ne qitapin e gjithe kombeve te dynjase  perfshire edhe kanibalet e paqesorit , deputet i PS may i say.aspak i barazlarguar po i majte nga ata sallaksit fare.

P.S kur nje i kapur me presh ne dore per marrje rryshfeti behet kryetar kuvendi me vota te lira  i ben shqipot  te duken si popull qe i ka xhan hajdutet.don't kill the messenger thone kauret.

E mire mos e pejet Ilia Topen smiley U cpengove si hankot e fshatit !

Po ti sikur njeh dhe Gjenerale dhe e di ate shprehjen " Kot mos e nxirr , pa Lavdi mos e fut " Flas per Koburen e smiley

Ky teren Llafazabesh "korr e mos Lidh " qe krijoi Berisha akuzo dhe mos dorezo Dosje Provash ne Prokurori eshte pikerisht ajo qe te them Une .Qenerine e shnderroi nga ham -hume , ne zogori Politike me PS e PD  ku sindozot merr pjese InteliDjenca e PPU me denoncime smiley 

Jashte thashethemeve se nuk di asgje , vetem llomotit pas berihait e pas manipulatoreve te ceshtjes "Roshi "  Ke avaz ke sot ? Ate te M.Dajtit ? Apo te qejfliut KocoTrenicka ( rp ) pas thellezave ? 

Ai kryekriminel krijoi Themeluesi i Krimit te organizuar ben MUUUUUU .Dhe vetem pas 99 po rreshtoj ..Krijoi Struktura te Tera per trafik femrash , hodhi ne ere Kullen e Haklajve , zhytiTropojen ne Gjak , hodhi ne ere nje fshat , vrau si pagje te keq kater te pafajshem ne mes te dites ne mes te Bukevardit , vodhie grabiti dhuroi troje e pasuri si ne mall te bab Rexhepit  dhe thote

"Nxirrni dokumente se kemi Alben me zamete pas vetes smiley

Harrova te thoja Naten dhe pafsh enderra te bukura me pak Korrupshen smiley

 

42. Nga muhabeti qe ben ti, me i ri duhet te jem.

Se ku e ka sajuar kete shprehje ky idioti hajde merre vesh. Hedh nje gure budallai.......Me pak fjale duhet te jesh pjese e llumit,, ndryshe je trafikant, je pjese e krimit, hahaha. I lajthiti ameriqia keta komunistet e vjeter.

un nuk i bejme keshtu pyetjesh idrizit sepse ma neverit me ate ironine e tij tironce. sapo lexoj ironine me krijon truri ca aroma rakishe dhe qepesh e hudhrash dhe me perzihet.

per idrizin dhe disa te tjere vetem debilet nuk ja besojne shtepine nje hajduti. mire ky brez i pjerdhur i perdhunuar ne tru nga hoxha po disa te rinj feministe cne qe nuk reagojne ndaj ketij rasti.

Cone te pruri partiu ne blog te sulmosh Idrizin...meso te shkruash o Kristaloid: "un nuk i bejme keshtu pyetjesh idrizit...."  U pika mu per ty qe tu veshtiros ironia tironce...po ne ca do ndiejme per ty, qe te shkoje jeta tu i bo fresk meneres se cunit te Sheqeres . Ik ore Carac, shko e vi ndonje bast gjelash deti me Genc Rulin se sje per gjo ti. Do cohena ne te sjellim Cunin e Sheqeres me Rulin e Lubonjen e Klanit prap ne pushtet se flet si skuth ti. Nuk te voton njeri me Cone  se keni nje vit qe keni ra nga fiku e me zi jeni bo ju te PeDit- hit sic thote ene Idrizi.

une nuk i bej me. bejme, nje backspace i pashtypur deri ne fund o ironia tironce.

Une..germe e madhe shtypit, o intelektual i shkum kot. Tironcit nuk i duro dot se ta veshtirosin, Shqiptaret i percmo ne pergjithesi...pe nga te kemi Motra? Gjino je ti pe Gjirokastre apo Grecke pe Dropulli????

Lubonjes dhe gjithe atyre te ashtuquajtur intelektual qe firmosnin peticione komuniste apo thurrnin vargje per hiret e vitheve te Lulthimit e kofsheve te tij te plota ala Zheji,....Lulthimi u la kolopucin ne preher, e jo vetem theu cdo premtim te bere por kreu edhe aktin e kundert sublim......

Ne kete rast bije edhe teoria e te baraslarguarit Lubonja se te gjithe derrat nje turi kane sepse ne kete rast Lulthimi po e nderton kurse Rama po e ndalon. Lubonja duhet i dergoje nje falenderim ish -mikut te ngushte Rama per kete gjest qytetar, qe po mundohet te shpetoje nga ajo qe ka mbetur nga mushkerite e qytetit.

Do ta pershendese Lubonja aktin e ndalimit te lejeve te dyshimta perpara zgjedhjeve si nje fitore e perkohshme apo do te vazhdoje me teorine e tij te deshtuar se veq tij te gjithe jane derra......dhe Ramen ai smund ta falenderoje se ja ka thyer zemren vite me pare??????

Të gjithë bënë sehir kur bandat pengmarrëse, në udhëheqjen e kryebanditëve Berisha, Nano, Kelmendi, Brojka, Rama dhe së fundi ky spurdhjaaku, Basha, u morën qytetarve të Tiranës lulishtet, sheshet mes pallateve, fushat sportive dhe ndërtuan pallate. Sidomos, pas grabitjes së bankave në vitin 1997, kur u përhap si zgjebe ndertimi. Dy lulishtet më të vjetra të Tiranës, njëra para pallatit princeshave (përkarshi selia PD) dhe tjetra në rrugën 28 Nëntori, u ndanë, njëra ndërtues-deputet i PS-së, tjetra ndertues-deptet i PD-së. Fushat sportive, ato që i quanim fushat e zeza, te 21 dhjetori, te materniteti, te shkolla N.Frashri, te Ali Demi, në Kombinat, te ish Pallati Pionierve, te teknollogjiku, etj, etj, ku unë e shokët e mi kemi luajtur futboll, u ndërtuan pallate.

Tani është vonë zoti Lubonja, që pjerdh nëpër gazeta kundrejt honorareve, se dhe ty nuk të pjerdh njeri. S'fole si shoqeri civile kur duhej, por zgjodhe të flisje e shkruaje për kundërshtarë politik, ndonëse shihje se Tirana po shndërrohej në një shkretëtirë betoni. Vetëm në këtë qytet të shëmtuar, që nuk i gjendet shoku, ka dhe gjen me shumicë pallate 11 katshe larg njeri-tjetrit vetëm 4 metra. Që ky qytet të bëhet i banueshëm duhen shpronësuar sipërfaqe që mbase do duhen nja 1 miliard euro. Ato mungojnë, por sidomos mungon kultura e jetës qytetare në bashkësi komuniteti. Pra, bjerini legenit!

Tani është vonë zoti Lubonja, që pjerdh nëpër gazeta kundrejt honorareve, se dhe ty nuk të pjerdh njeri. S'fole si shoqeri civile kur duhej, por zgjodhe të flisje e shkruaje për kundërshtarë politik, ndonëse shihje se Tirana po shndërrohej në një shkretëtirë betoni.

Po pse o Petro, kur ka qene Lubonja specialist apo pergjegjes i arkitektures se Tiranes qe te jete pergjegjes per kasaphanen e lulishteve ne Tirane nder vite.

Lubonja, vertet pellet kur i hedhin ndonje kocke, po qe ta besh me faj pse s'pelliti me pare, nuk eshte e drejte.

Duhet te jesh naiv te kuptosh qe Lul basha merr vete persiper te ndertoje nje kompleks pallatesh prane nje zone te gjelber pa ymer prej Rames.

Para pak ditesh Lame akuzoi Lulin se ka dhene 60 leje per ndertime shum kateshe. Por mos-harresa thote qe" per cdo ndertim ne qender te Tiranes dhe qyteteve te tjera leja e ndertimit kalon prej KRKTSH, pra perj Edit dhe Lames. Si rrjedhoje ju qe vetem zgurdulloni syte dhe e keni trurin me mungesa proteinike prej se shkuares baritore a mund te me thoni per vetem dy raste;

1. Pallatet me leje te LULIT te rruga e Elbasanit si ka mundesi te mos rrezohen/bllokohen prej KRKTSH-Rama, apo nuk jane ne qender?

2. Monstra 25-7 katesh perballe Kishes ortodokse si ka mundesi qe e dha Rama dhe nuk e bllokoi KRKTSH-Berisha?

Duhet te kuptoni qe thirrja e Lubonjes eshte e vjeter per ndertime,t dhe konflikti me Ramen ka qene nje prej arsyeve. Por Lubonja tani kuptoi qe Tan Lepri nuk ka vdek por eshte vetem nje pazar i vogel i prishur, derisa Carapuli te heqe dore dhe te filloje punen me Kokdhimen ne JUG.

Ndersa Idris trapi prej Ameriqie nuk kupton dot ceshte Mafja dhe si funksionon. Kujton se eshte ceshtje policie dhe krimi......... Palermon 70-80 qene duke e shkaterru per pak dhe i hyne edhe arkitektures Rinascimentale per ndertime. U vrane bankiere, u vrane shefa policie dhe antikrimi sa shteti u ngrit ne kembe e thane qe nuk paskemi te bejme me krim te organizuar por me organizata financiare te kriminalizuara qe i quajne MFIA.

Koloqe ..ose keiend ! kaq !

Flm Ed . Kur i njep shtrat bisedes kupton qe nuk ka asgje personale smiley

Realisht ashtu si dhe JU une shoh Kriminele dhe pak rendesi ka sa njoh dhe njeh . Rendesi ka te ndricohet Ambienti ne te cilen dolen u shquan ndikuan dhe vune ne Praktike metoda kriminale duke terhequr masa te tera pas vetes nepermjet perfitimit . Dhe jo me Llafe .

Berisha degjeneroj artificialisht nje Shoqerri te tere , me te "perndjekur ' duke i perdorur ne pamje si Vlere Morale por ne fakt si shkop Polici ndaj shtresave te tjera te popullsise .Dhe kete vetem nepermjet  "melcive " qe u tregonte here pas here ..Shperblimit me Dollare . Nga i gjeti ? Te paret qene ata qe e kuptuan !

Vetem nga vjedhja qe i beri djerses dhe Mundit te Popullit per 50 vjet . Kjo eshte zanafilla e nje shemtiro Shteti  e Shoqeri ku mundi te Geloje cdo lloj Fari Balliu me Gazeta si antikomunist e Uraner me Histori Mukjesh e Luftrash Civile . 

Po pse cfare i di te tjeret ? Sehirxhij ? Pse cfare eshte spiuni me Firme Blendi Uturak Fevziu qe "perpunon Opinione " ? Plus nje A.Hoxha si garniture qe na bejne Moral ?

Ky eshte tereni ku krijohen Hajdutet e kryekriminelet e Pronave qe  jane emrat e vecante por qe .... rrezik akoma kane breket pa lare e me ere Mutiu kur kujtojne " ate kohe "

Saliu me mbeshtetjen e Krimit te Organizuar Nderkombetar ka hedhur Rrenjet e kesaj Shoqerie  .Them se kjo na Intereson . ta njohem Dhe Lubonja e BERI !

Emrat jane atribut i denoncimeve dhe Penalizimit . Krijo nje ambient te tille ku te Denohet krimi dhe e shikojme bashke se si Reagojne qytetaret ..e le me keta spurdhiaket e Ligjeve prokurore e gjykates qe jane pjella te po ketij Sistemi kriminal .

O zot sa shume urrejte! Zoti te ndjefte!

Ministri i jashtem i shqiperise i kerkoi llogari qeverise gjermane per pergjimet ndaj shqiperise.

pergjigja e qeverise gjermane:ju pergjojme nga sevdaja e madhe qe kemi per ju.smiley

Medemek pune xhelozie se mos ja lujm me ndonje tjeter...

Dashni a modhe mooo. Si s'me shkoi menja mua para teje...smiley

 

+1000

Themelet e Shtetit ne mentalitein e njerzve,ne kaptinen e tyne, i shemi Sali Berisha.Kush ka ardh mrapa asht pasoje,shkaku qe Saliu. 

he se i qeteson luli intelaktualet shqiptar. ja sapo te restauroje piramiden do e mbroje dhe idrizi ketu me ironine e tij. esht kollaj me tall trapin me ket popull. tiranen e mori duke hapur fjale qe eshte i biri i enverit dhe duke mbrojtur piramiden nga shembja. direk kaluan komunistet ne krah te tij. pa leje po ta restaauroje piramiden. direkt demostrat kunder rames intelektualet. posht nipi i zogut i shitur te gjermanet.
e gjithe kjo idiotsi nuk me shqeteson pasi pritet sepse jemi te fundit ne europe. shqetesimi eshte kur te thone qe jemi te fundit ngaqe jemi me te zgjuarit. my god

Edhe peshku hahet po ti heqesh Luspat . Po ty nuk ka zot nene qe te kaperdin ne nivel Filloristi .Nuk mesove e nuk mesove te lidhesh dy llafe .Shih enderra se ke shpike Llampen smiley...E gjytyrym a gjytyrym .kush ta ka mbush mendjen qe mund te komentosh ne kete faqe nje kryeidiot mund ta kuptoje .

Ti nuk je as alabak nga ata te rrugeve , malli qe thonin ndonje llaf se " u q.nenen komunistet " Po ti s'kuptohesh as pse i permend as pse i ben aleance me Lulin . As ore e mbetur s'te thua dot ...vallaj vetem ndonje ekonomat mund te te llogarise .Koloqja Keiendi nuk besoj se te afron se nuk eshte Budalle dhe i Manget ......eshte Cicofren smiley

Po lubonja jeton ne pallat me leje jashte planit rregullator, apo me leje si duhet te jete? Po kta te tjeret qe komentojne me flamur me shkabe? Si ka mundesi?

Se nai ndertim duhet bo qe te zhvillohet qyteti. Po duhet bo me plan. Kemi nigju per aq shume plane, sa nuk e dime s(a) ka dhe s(a) eshte/jane funksionale. Problemi me "ndertuesit" eshte se jane shumica derrmuese mafioze, e do ta kuptojne shume shpejt kur ti plasin ne surrat gjithe kto apartamente qe po ndertojne.

Rama qe ai qe filloi te merrte leke (euro) per leje, se Brojka nuk e kuptonte sa mund te fitohej nga kjo. Kur e kuptoi edhe Basha qe nuk po qullos gje ne bashki, mendoi te fusi dicka ne thes te vet. Meqe jemi te sikamundesite e Lubonjes, po e shtoj edhe une nji:

Lubonja permend gjithato pallate, por harron ato te pronarit te Panorames, Hysenbelliut, qe ka marre leje per 8 kate, dhe i shtoi nji 8tshe tjeter mrapa hipotekes. Si ka mundesi?

Pranej po bohet edhe nje pike ndalimi (semafore) qe te mundesoje daljen e makinave nga kompleksi dhe vetem 50 metra larg nga pikendalimi tjeter tek udhekryqi i burgut? Dhe kur e mendon qe gjithe keto pislleqe dhe nonsense behen sepse investitori/ndertuesi ,per te perfituar sa me shume teren ,nuk la asnje hapesire boshe per tu lidhur me rrugen perbri e qe te conte tek udhkryqi i burgut ne unazen e vogel, e beson se keta jane kriminele ne te gjitha aspektet e jetes planetore. smiley Marrezia e ketyre njerezve nuk paska fund. Le qe nuk mund ti thuash njeri nje frymori te tille. Teroristet, xhihadistet apo kamikazet jane lule perpara ketyre felliqesirave qe fatkeqesisht i kam edhe bashkombas. 

jo jo thjesht nuk ka mundesi. nuk eshte Shqiperia e atyre gjenave!!!

nga po fryn era o Fatos?smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).