Ligji i Lustracionit, me shumë gjasa, edhe këtë sesion parlamentar nuk do shqyrtohet ose, më e keqja fare, gjoja do të merret në konsideratë, për të rënë pastaj si zakonisht në grackat e ligjvënësve shqiptarë. Fjetur prej shumë kohësh në dosjet e parlamentit, nxjerrë dhe futur në sirtarë të panumërt, e duke gjeneruar para e fonde pa fund për asistencë, ai nuk gjen dot "zot" të paraqitet si duhet në Kuvend. Ironia e fundit u takon pak ditëve më parë, kur znj. Bregu, ish-ministrja e Integrimit, ia la pasin mazhorancës, prej numrave të kartonëve në parlament! Për hir të së vërtetës, drafti i ri (ka pasur disa syresh ndër vite), ka kohë që është gati, por forcat politike dhe individët që duhet ta mbrojnë, 'mungojnë' krejtësisht. Duket se dekomunistifikimi i shoqërisë shqiptare është i pamundur, falë masës së madhe të njerëzve të njollosur, që kanë mundur të penetrojnë në kapilarët e strukturës politiko-shoqërore të vendit. Shumica e krerëve të partive kryesore dhe zyrtarëve janë dëshmi e këtij përcaktimi. Edhe pa i identifikuar kokë më kokë e kupton nga pafytyrësia se si kanë ndërruar lëkurët të përshtaten në sistemin tonë të ri ekonomiko-shoqëror. Që, ashtu si pretendohet nga teoricienë të ndryshëm, Shqipëria e ka mbyllur tashmë tranzicionin e saj post komunizëm, pas hapjes së negociatave me BE-në. 

Teknikisht 
Në fakt, duhej të ishte e tillë dhe zhvillimi i vendit të kishte rrjedhën e zakonshme të vendeve të tjera të Lindjes, kur fillimisht është bërë Lustracioni dhe pastaj reformat kapitale në vend. Ka ndodhur e kundërta. Lustracioni është lënë në fund në Shqipëri ose në kalendat greke. Në realitet, ajo që është propozuar javë më parë ka të bëjë me faktin se lustracioni duhet të përfshijë që nga të mëparshmit e deri te sekretarët e partisë funksionalë ose jo/ Bashkimet profesionale/ Anëtarët e plenumeve të rretheve/ Sekretarët e organizatës bazë të degës së brendshme/ Sekretarët e fakulteteve dhe instituteve. Shtresa të tëra, identifikimi i të cilëve duket i pamundur pasi kalimi i viteve po e bën gjithnjë e më të vështirë nxjerrjen e këtyre personazheve. Problemi vështirësohet edhe më tej nga përçarja e të përndjekurve, element që vërehet tek procesi i dëmshpërblimit. Për fat të keq, një pjesë jo e vogël e tyre, po i drejtohet amshimit dhe si zor do të dëmshpërblehen të paktën financiarisht, pasi moralisht po kuptohet që jo dhe jo. Kleçka që gjendet në fund, gjithnjë është e ditur: shkelen të Drejtat e Njeriut! Në retrospektivë, angazhimi i parë i shtetit shqiptar për dekomunistifikimin, e pati fillesën me projektligjin "Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik". U hartua nga Qeveria Demokratike në vjeshtën e '92-shit sipas modeleve të Ligjit gjerman, çek dhe hungarez. Ligji identifikonte personat subjekt i tij, sipas posteve dhe detyrave që kishin ushtruar gjatë regjimit komunist: nga niveli më i lartë i Byrosë Politike të KQ PPSH-së e deri tek punonjësit e Sigurimit të Shtetit, hetuesisë e më poshtë. Disa kategorive nuk u lejohej të punësoheshin në shtetin e ri për një kohë 8-vjeçare. Për hir të së vërtetës, ligji rezultoi shumë selektiv, e megjithatë me përmirësime të vogla, u miratua më nëntor të vitit 1995. Në fakt ishin dy, pasi i bashkohej edhe ligji "Për genocidin dhe krimet kundër njerëzimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare". Ligji paraqiste probleme, pasi në kategorinë e përfshirjes mungonin kandidatët e KQ dhe zëvendësministrat e nomenklaturës, hartues dhe zbatues të politikave të dhunës. Problemi më i madh mbetej identifikimi i bashkëpunimit me sigurimin, ndërkohë që s'kishte kufizime për gjyqtarët dhe prokurorët që kishin dënuar më shumë sesa parashihte ligji i kohës! Atëkohë, autoritetet e ndryshme shihnin shkelje të të drejtave të njeriut kur personazhet që ishin subjekt i ligjit kërkonin të zgjidheshin deputetë, në rastin që vota e popullit e sistemit maxhoritar shkonte për ta. E më kryesorja, problemi lidhej me përbërjen e Komisionit të Verifikimit, që trajtonte dokumentacionin. Anëtarët e saj përbëheshin vetëm prej zyrtarëve që i zgjidhte partia në pushtet. Ligji do ndalonte së vepruari deri më 2001-shin, kohë që personazheve të asaj kohe u lejohej të zgjidheshin. Në piramidën e kontrollit do shkonin nga Presidenti, të zgjedhurit, drejtuesit në ekzekutiv dhe administratën shtetërore, ushtarakë dhe njerëz të drejtësisë, madje edhe gazetarë. Shumë demagogji. Ligji pushoi pas shumë mosmarrëveshjeve në 31 dhjetor 2001. Kuptohet se të Djathtët nuk do të rrinin pa punuar për të. Ata miratuan më 2008 ligjin "Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë te administratës publike dhe të të zgjedhurve". Ashtu si merret me mend, ligji shkoi në portat e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk hyri asnjëherë në fuqi, pasi prej vetë atyre që u sugjerua u kërkua pezullimi i efekteve të tij deri në shpalljen e vendimit përfundimtar. Dihej verdikti. Gjykata Kushtetuese e shpalli antikushtetues, pasi cenonte parimet e shtetit të së drejtës, parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, si dhe të drejtën kushtetuese për t'u zgjedhur, të drejtën për punë, të drejtën për të hyrë në shërbimin publik etj.!!! 

Absurdi 
Ata që sugjeruan në atë kohë nga Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave kërkuan edhe përjashtimin e disa prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese si subjekte të mundshme të ligjit për pastërtinë dhe për të shmangur konfliktin e interesit! Për publikun, shqetësues mbetej infrastruktura ku do mbështetej e gjitha: "Gjatë marrjes në dorëzim të Arkivit të MB-së nga SHIK-u në vitin 1993, rezultoi se në regjistrin e bashkëpunëtorëve sekretë (rezident, strehues, agjent, informator) u gjetën të fshirë 542 emra, ndërsa gjatë viteve janë asgjësuar 39518 dosje. Nga studimi i ligjeve dhe rregulloreve të kohës në fuqi në ato vite, rezulton se këto veprime janë bërë në kundërshtim të plotë me to. Për këto veprime ruhet dokumentacioni i plotë i kohës, me urdhërdhënësit, procedurat dhe procesverbalet zyrtare përkatëse. Përgjithësisht janë 'asgjësuar', jo pa qëllim, dosjet 2A dhe 2B të personave që ishin gjallë", shkruante më vonë ish-kryeministri Aleksandër Meksi. Me pak fjalë, duke marrë shkas nga artikullshkrues të ndryshëm, ka një konfuzitet të madh sa i përket Arkivit të dikurshëm të ish-Ministrisë së Punëve të Brendshme, çfarë ruhet, ku ruhet dhe si është dëmtuar. Nga ligji e pësuan pak njerëz në vitin 1994, me akuzën për shpërdorim detyre me pasojë shkeljen e të drejtave të njeriut, ndërsa pas miratimit të Ligjit për Genocidin, për krime kundër njerëzimit (viti 1996), u dënuan disa të tjerë. Me ardhjen e PS-së në fuqi pas '97-ës u shpallën të pafajshëm dhe madje u dëmshpërblyen! Të kuptosh diferencën e pamundësisë, të vjen ndër mend modeli i Afrikës së Jugut. Por kush do e bënte vallë atë akt që bëri Mandela?! 
Duke përfunduar, Lustracioni sot nuk shikohet fare si kauzë morale që do lehtësonte ndonjë shtresë shoqërore apo do kishte efekte në ngritjen e shtetit. Nëse do bëhej, ajo mund të bëhej në fillimin e demokracisë, koha kur flamurin e demokracisë e morën së shumti, njerëz që lidheshin me kohën e shkuar. 
Ndaj, nisma ligjore për Lustracionin sot, në vitin 2014, i ngjan një bebeje, që të gjithë nguten ta mbysin. Nisma mbushet me kleçka pa fund, që i jep mundësi pastaj Gjykatës Kushtetuese ta hedhë lehtë poshtë, me mburojën e të Drejtave të Njeriut. Aktorë të ndryshëm të brendshëm dhe të jashtëm vazhdimisht e theksojnë, si një kriter për Shqipërinë evropiane, që vendi të kishte fytyrën e tij të vërtetë në shtratin e vendeve demokratike. Të paktën, sa për sy e faqe.

(d.d/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

14 Komente

Nejse, po shkruaj une i pari! Cfare te thuash per nje Ligj qe duhet, por qe nuk u be kurre? Te pakten nuk do te behet, sa kohe qe ish xhahilet do te jene akoma aktiv ne politike dhe administrate!

Me kujtohet dikush, sot eshte nje nder personat kyc ne nje angjensi ligjzatuese, madje ka bere karrier te sukseshme ne te gjitha qeverite, qe pa ju bere qejfi qeder, megjithse kishte torturuar njerez, (deri ne agoni!) vazhdon te jete ne pozicione kyce, si bire besnik i Partise meme dhe bijave te saj. 

Te thuash se "politiken dhe administraten duhet pastruar nga funksionaret e ish regjimit" qe "kane dhene denime te padrejta, dhunuar dhe torturuar, burgosur dhe pushkatuar", eshte nje fjale goje.... i bie qe gjysma e 50 vjecarve e siper te mos puthin me ne administrate. Ky ligj do te behet efektiv pas nja 14-15 vitesh, kur keta 50 vjecaret e sotem te jene ne pension!

Cfare do me thene "Lustracion"- lluster? 

Krijimi i Opinioneve absurde krijon dhe perpunon Ligje Absurde .Vete ata qe e kishin ne dore Pushtetin"e Dorezuan ' dhe u larguan . Ata qe e moren perfshire dhe kete me musteqe qe jep shifra :smiley erdhen nga i njejti sistem dhe jo pak te perkrahur dhe te yshtur per "perpara" U fol se baza Morale ishin vallaha 'Krimet e Komunizmit "smiley qe perfshinte kategorine e te denuareve .Vete ata akuzuan njeri tjetrin per 'sherbime " ndaj shtetit . Ne populli ishim te gjithe te Inkriminuar sepse kishim jetuar nen Dikt e Prol .Kush mbetej ?

Mbetet deri  tani Ben Andoni dhe Ed Martini te vetmet kandidtura qe te drejtonin shtetin .Do presim se do vine dhe te tjere . InteliDjenca eshte e ftuar per analiza te FellTa  smiley

 Megjithse ky Andoni e paska kuptuar .. që i jep mundësi pastaj Gjykatës Kushtetuese ta hedhë lehtë poshtë, me mburojën e të Drejtave të Njeriut...po jemi qe jemi na duhet nje

Të paktën, sa për sy e faqe....Aleluja

Akoma me keto  karagjozlleqe , Jepuni PUNE njerzve . Rrituni rrogat . Myllni Halete e Berishes ! Injorance dhe Korrupsion te mbeshtetura  me Polici , Burgje ,Ligje , Gjykates e deri Parti Krimi ne Pushtet si PD-hi rralle kane kaluar Popuj e vende ne Bote !

Me fal shoku Idriz! Nuk e dija qe ti mbron idealet e Partise se Punes dhe Vepren e Shokut Enver... nga Amerika! Nuk ta kam me te keq, une thjesht dhash nje mendim per nje Ligj, qe me gjase nuk do te behet, sepse vertete me idene e Partise dhe Shokut Enver kane qene shume nga politikanet e PD, PS, dhe LSI! A mund ta miratojne nje ligj kunder vetes se tyre ata?!

Une nuk mund te drejtoj asgje, nese arrij te drejtoj veten time, jam ne rregull. Sepse nuk mund te rri ne nje vend me Koco K, Ilir M, Sali B, Edi R, e shume e shume te tjere "te sukseshem" qe ka sot politika, administrata, biznesi dhe shoqeria civile. Ata o lum miku i kane sherbyer me zell te madh Partise se Punes, ndersa sot me metoda mirefilli kriminale dhe mafioze, kane uzurpuar burimet jetike te nje vendi te tere. 

Une thjesht kam ideale te tjera, boten e shoh nga kendshikimi im. Dhe me beso se kete qendrim kam mbajtur qe kur kam qene adoleshent, sepse keshtu jam edukuar nga familja ime. Realisht nuk i kam besuar dogmave te Partise se Punes, kam prova per kete, por nuk do te them ketu per ty dhe publikun e nderuar te peshkut.

Po e kemi një që na dërdëllit nën njëmijë nike me " parti e sh enver "..Do dhe ti ? Vetëm dy të rrahura nuk të bejnë mirë smiley

Ti je i lirë nga unë të shprehësh mendimin pavarësisht se këto lloj kategorizohen me "preshë në ..." ose " jam që jam pse të mos kem mejtim të mëndjes "smiley

Juve dhe shumë vetave me këtë Pikpamje mund të të mos ju pëlqejnë shume Njerëz e Individë ..po Halli është që Kjo është Shqipëria .Dhe unë nuk kundërshtova tye ..por ata që kanë këtë mejtim mëndjeje si të barazlarguar . Halli që dhe ti , me kaq sa të lexoj mund të mos më pëlqesh mua .Po po të zgjodhën do zbatoj ato që vendos tie . Dhe askush nuk ka të drejtë të përjashtojë Askënd në këtë Sistem pa VENDIM Gjykate .Pordhët e Babasqapit ish Komunist  me Komunistë që ka mbjellë këtë sëmundje zgjebsish në tru të Brakaxhijve u kanë mpirë edhe Logjiën Elementare  ! Në Gjyq e kishit Ruçin , pse nuk morët vendim . Një ditë pas NJË prillit si antikomunistë ...pasi kishit Prova !

Të menduarit Virtualisht ose të xhveshur nga jeta Reale është një nga Faktorët më dëmprurës në psikologjinë Kolektive këto kohë që unë e emërtoj Kurvëri Mendimi ! Shyqyr që e ka përqafuar vetëm InteliDjenca ! Ja për kaq fola !

Ty personalisht të Uroj të ecësh sipas Fatit dhe përpjekjeve .Paç Sukses për veten e Familjen !

Je vone Spir Pirth Pirth i dhon smiley Delegatet kane Ikur ...

Ato qe lexon jane per  krahasim me Kohen qe Demaskojne shoket Spiridhone . Per kete sikur eshte dhe Prurja apo jo ? Ka ndonje mejtim Gjembi ndryshe ?

Behet fjale per ate Kohe qe po e ben fertele Lustracioni . Atehere kur thote Gjembi "kishte shtet or tie " Mbase e di qe  kishte Ligj kunder  Parazitizmit . Nuk po themi se nuk kishte dhe Armiq po kishte PUNE dhe Mesim

Nejse mo si i Leshte nuk te ve faj se ti e ke me Rama dhe Berisha smiley  Nuk e ke me shtyllat qe mbajne nje shtet e shoqeri ne Kembe .Te falet smiley 

 

per mu, `babacjapi` ka nje rol kryesor ne degjenerimin e vendit por sigurisht, nuk eshte se te tjeret jane engjej, dhe s`kemi, vetem nje babacjap! Po ne kemi ate tjeterin babacjapin e `kuq` Nanon me shoke, Edi Rama nga te gjithe keta babacjeper, eshte cjap pak me i vecante ose duket si i vecante sespe nuk ka njeri tjeter te hajrit, prandaj ndonjehere shume vete, perfshi veten time, revokojme kohen e Vekes, si per inat, sepse per publikun disa gjera jane agravuar me shume dhe me keq  sesa, ne kohen e tij, psh sherbimet publike shendetsore, arsimimi, edukata e njerzeve, ose menyra e sjelljes me njeri tjeterin vlen shume per te deshiruar, njerzit sot shqiptaret per mu jane shume here me te keqinje sesa athere, me te pabese dhe me te poshter me njeri tjeterin, nuk kane asnje sens per te ber mire njeri tjeterit, nuk jane te sinqerte, ja per kete shume vete perfshi veten time,qe ne disa drejtime, disa gjera, ato qe permenda me larte kane qene edhe me mire!  

Dobet, vetem 30% te komenteve tek tema e lustracionit qenkan nga Idrizi.

Mos na i luni spaunat mer. Derisa shefat e tyre jane ne maje te fikut, le te hane dhe hafijet nei kokerr se s'u be qameti. 

lustracion pa llustraxhi ska bo vaki

po poeti Preç, ka bere ndonje koment per kete ligj vallë...?! e meqe ra llafi, nga behet ky tipi..?

Preçi ka hik nga halja ka shku ne France

ok, falemindrerit! jete te lumtur Preçit atje!
Franca, ky vend interesant... ngahere ka terhequr vemendjen e intelektualve shqiptare...smiley

ah Franca  « Le plus bel endroit du monde » J'ADORE

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).