Në bisedimet e Këshillit Kombëtar‚ më 1o mars 1923‚ Ali Këlcyra propozoi të vendosej heqja e mbuleses se grave myslimane. Në favor të propozimit të Ali Këlcyrës ishin Faslli Frashëri e Bedri Pejani ndërsa kundër Shefqet Daiu‚ Jusuf Banka‚ Koço Tasi‚ Osman Haxhiu‚ Visar Xhuvani‚ Xhemal Bushati‚ Sejfi Vllamasi‚ Ibrahim Xhindi e Imzot Fan Noli.

 

Në diskutimi e tij Noli theksoi:

"Nuk dua të hyj në esencë të çështjes pse kjo është një cështje e cila duhet zgjidhur prej Vëllezërve tonë muhamedanë edhe as nuk duhet të trazohemi në punë të tyre.

Vetëm dua t’i heq vërejtjen Z. Ali Këlcyrës‚ se nuk është parë në historinë e botës që një gjë e tillë të jetë shkaktue nga anë e Qeverisë‚ Parlamentit apo kongresit. Zakonet e mbulimit të gruas nuk i kanë pasë vetëm popujt e besimit muhamedan por edhe popujt e krishterë‚ e se po të shikojmë librat e Sh. Palit‚ do të shohim se mbulesa e gruas ka qënë një mëkat më i madh; e këto zakone i kanë pasë edhe Bizantinët e Venezianët. Në të gjithë popujt Evropianë grat kanë dalë me një farë veli shumë më të shpeshtë se këtu.

Megjithë këtë nuk kemi pa asnjë urdhër asnjë sinodë me të cilën të jetë shkaktue zbulimi i gruas; ky zbulim ka ardhë vet-vetiu e evolucioni social ka sjellë ndrrimin gradual të zakoneve të shoqnis e se ato ndrrime që kanë ardhë gjetkë do të vijnë edhe këtu.

Se‚ a duhet të dali gruaja e zbuluar apo e pazbuluar‚ kjo nuk na intereson shumë‚ por duhet të na heqë vërejtjen gjendja e mjeruar në të cilën ndodhet gruaja shqiptare edhe për këtë do t’u sjel’e një shëmbull se sa heqi edhe ato gra që janë të zbuluara.

Kur kam vajtur nga Vlora në Tepelenë‚ Elbasan e Tiranë e gjetkë kam pa katundarka të zbuluara të cilat punojshin e mundoheshin si shtaza sa të vjen me qa‚ kurse burrat e tyne rrinin pa punë ‘ dhe prisnin që për cdo gjë t’u ngriheshin në këmbë ato të mjera."

18 Komente

po meqe e solle, te kishe sjelle edhe argumentet e Ali Kelcyres mo.. me shume per kuriozitet dhe menyren si debatohej aso kohe.

Imzot Fan Nolin e kam ne zemer,por ketu e ka pasur gabim.

Nuk shkohet drejt Europes me ferexhe dhe me mbulesa dhe as me evolucion,se Turqia na la 500 vjet prapa.

Ngadonjehere duhet te nxjerresh urdhera dhe jo te presesh evolucionin sidomos nga islamet.

 

e di qe ndonjehere ti me dukesh si nje Enver i vogel! Apo e kam gabim?

Ore shife me prioritet kete pune. Shif se mos te del edhe Fan Noli agjent serbo-arab! Aman perkushtoju ksaj se ti shpesh na ke hapur sytre me demaskimet e tua te agjenturave. smiley

" ....Kur kam vajtur nga Vlora në Tepelenë‚ Elbasan e Tiranë e gjetkë kam pa katundarka të zbuluara të cilat punojshin e mundoheshin si shtaza sa të vjen me qa‚ kurse burrat e tyne rrinin pa punë ‘ dhe prisnin që për cdo gjë t’u ngriheshin në këmbë ato të mjera."..." 

 

I madh Fan Noli yne. Nga fillimi i artikullit kujtova se Fan Noli e kishte gabim, por jo, ai eshte per çlirimin e gruas nga perçja, por jo me dekrete qeveritare. 

Po e ka thene Cajupi tek Vjersha kete punen e burrave shqiptare ..

Fshati im.

Maletë me gurë, 
fushat me bar shumë, 
aratë me grurë, 
më tutje një lumë.

Fshati për karshi 
me kish' e me varre, 
rrotull ca shtëpi 
të vogëla fare.

Ujëtë të ftohtë, 
era pun' e madhe, 
bilbili ia thotë, 
gratë si sorrkadhe.

Burrat nën hie, 
lozin, kuvendojnë, 
pika që s'u bie, 
se nga gratë rrojnë!

Gratë venë nd'arë, 
dhe në vreshta gratë, 
gruaja korr barë, 
punon dit' e natë.

Gratë në të shirë, 
në të vjela gratë, 
ikinë pa gdhirë, 
kthenenë me natë.

Gruaja për burrë 
digjetë në diell, 
punon e s'rri kurrë 
as ditën e diel.

0 moj shqipëtarkë, 
që vet' e nget qetë, 
edhe drek' e darkë 
kthehesh e bën vetë;

Moj e mjera grua, 
ç'e do burrë zinë 
që ftohet në krua 
dhe ti mban shtëpinë!.

 

Kete vjershen e çajupit,  ilir-jani, e kemi bere tek letersia ne 8-vjeçare, nese te kujtohet. 

Asnje gabim nuk ka ne ligjeraten e Nolit.Ai ka fole brenda kontekstit te kohes dher se zakonet, traditat, veshjet nuk kane qene tagra te politikave, por te menyrave traditcionale te jetesave, te kultures popujve.Ali Kelcyra ishte nje bej me mentalitet oriental, por qe pasuria e kish bere me fat qe te shifte oksident, perqafimin e te cilit e kuptonte nepermjet pushteteve dhe jo si reformime, si progres te kultures se shoqerise.Noli kishte diapazone aqe te gjere, sa nuk e nxinin dot veshet e ngushte te beut te qoshes majte te nje fshati me 13 shtepi dhe nje kulle per beun !

A do te shkruaje te njejtin koment nese do te ishin nderruar rolet,pra Noli do te ishte per heqjen e ferexhese dhe Ali Kelcyra do te ishte per mbajtjen e saj?
Jam 100% i sigurte qe jo.

Nje nga heret e pakta qe Noli eshte gabim,eshte pikerisht ky qendrim,pavaresisht justifikimeve ne opinionin e tij.

Kelcyra ketu ka te drejte,se ferexheja dhe burka apo mbetjet e tjera arabo-turke skane asgje te perbashket me islamin shqiptar dhe kete mund ta vertetosh ne Laberi nga vjen dhe ti,ku pihet rakia me gjysem opinge dhe grate nuk mbulohen si ne Lindjen e Mesme,ndonese jane muslimane.

Nje nga vendimet me te drejta te mbretit Zog ka qene heqja e burkave dhe ferexheve.

Kije inat,por jepi hakun.

Sic duket islamistet e VV dhe AK po e rritin ndikimin ne popull.

noli ne kete rast eshte treguar pararendes i multikulturalisteve te sotshem tolerant e liberale, si dhe fetaristi moderatore, ndersa ali kelcyra ateisti reformator.

Ky debat i vjeter, ne kuadere dhe te vizites se Popes, eshte interesant pasi rezonon disi dhe me kete shkrim te saposjelle S.Zizek; Antinomite e arsyes tolerante;

Mirëpo gabimi i Fallacit qe se e mori shumë seriozisht “respektin” e përunjur multikulturalist për Tjetrin musliman. Ajo nuk arriti ta kuptonte se ky “respekt” është i rremë, është një shenjë racizmi të fshehur e patronalizues. Ta themi ndryshe, Fallaci nuk ishte thjesht një kundërshtare e tolerancës multikulturaliste, ajo zbuloi pikërisht thelbin kontradiktor të kësaj tolerance. Filozofi francez Alain Finkielkraut duke komentuar për trazirat e getove të Parisit në një intervistë të publikuar në 18 nëntor 2005 tek Ha’aretz tha: “Nëse një arab djeg një shkollë na qenka revoltë. Nëse një i bardhë bën të njëjtën gjë na qenka fashizëm… Hap pas hapi ideja bujare e luftës kundër racizmit po shndërrohet në një ideologji të përbindshme e rrenacake. Antiracizmi ka për të qenë për shekullin XXI njësoj si komunizmi për shekullin XX. Një burim ideologjik dhune”. Finkielkraut ka të drejtë për kaq sa thotë, por arsyet e tij janë të gabuara: ajo çka është gabim tek beteja antiraciste multikulturaliste dhe politikisht korrekte nuk është antiracizmi i tepruar, por racizmi që fshihet brenda saj.

Erresimi i syve nga urrejtja e racizmi i ben disa qe te mos kuptojne thelbin e idese se Nolit. Te jesh kunder ndalimit me ligj te shamise nuk do te thote aspak qe je pro saj. 

Po keta njerez po te pane qe je kunder diskriminimit te homoseksualve, te vene direkt damken se je homo. 

Se c'eshte nje gje gabim me ne shqiptaret

Per cdo dite e me shume me rritet respekti per figuren e Nolit, nje shembull i persosur i atdhetarizmit shqiptar, nje njeri i zoti i cili dinte ku fshiheshin problemet e femres shqiptare ku mbulesa nese shqetesuese ishte me e pakta.
Ne Turqi moslejimi i shamise ne shkolla publile, zyra shteterore, etj. nuk eshte se e permiresoi gjendjen e femres turke; vetem edukimi dhe puna luajten rol...

Ne kete rast i nderuari Noli ka folur me teper si klerik e diplomat/politikan dhe eshte e kuptueshme e pranueshme e normale , dhe sic thote vargu, "ndodhte ndryshe s'kish se si" pasi duhet respektuar mosnderhyrja  ne punet fetare te njeri-tjetrit, por edhe duke kenaqur elektoratin musliman shqiptar.Por nuk dihet nese imzot Noli e kish fjalen per lejimin e te gjitha llojeve te shamive, nga hixhabi e nikabi e deri tek burka....Kreret ortodokse e katolike sot ne Shqiperi me siguri do pergjigjeshin ne vijen e Nolit. Por nqs sot udhetoni ne Shkoder, Tirane, Elbasan, Gjirokaster etj do shikoni qe me shume gra po mbulohen dhe ka shume mundesi qe keto shami me cope te mire me siguri jane blere ne Turqi, a Arabi Saudite, a Egjipt, a Jemen a kushedi se ku, megjithese do te kete edhe shami nga rrobaqepesit tane vendas.

Nga ana tjeter, zoteria Ali bej Kelcyra qe ish shkolluar ne Turqi po propozonte pikerisht ate qe po bente Turqia e Ataturkut: modernizimin e vendit dhe nje nga reformat ish edhe ndalesa e perdorimit te shamise qe shihej si dicka e prapambetur apo si simbol i te vjetres.

Por ne cfare u bazua e frymezua Ataturku per kete ndalese? Sipas burimeve historike thuhet se ne Turqine e shekullit e 14 fytyra e grave ish gjithnje e zbuluar, por vulen duket ia vuri studiuesi Quasim Amin i cili ne 1899 shkroi vepren “Emancipimi i gruas” ne te cilen dha fakte se zbulimi i femres muslimane nuk e cenonte fene islame.

Une e kuptoj shume mire imzot Fan Nolin dhe argumentat qe ka dhene ai jane te drejta.

Por ngadonjehere duhet me teper veprim dhe me pak fjale.

Ketu Ali Kelcyra ka pasur te drejte dhe ska asgje te keqe qe idhulli im imzot Fan Noli te jete njehere jo gabim por jo praktik.

@ Jardin,

Po flasin per vitet 1920 dhe jo 1970,keshtu qe vendosi gjerat ne kontekstin e kohes,ku shqiptaret akoma ishin nen hijen 500 vjecare te Turqise se kish vec 10 vjet qe kishte ikur.

Mos merrni si pushka e jevgut kot,se me keto mend qe keni,pra duke gjykuar gjerat jo me kontekstin e kohes,rrezik do ta nxirrni Gjergj Kastriotin si homofob se nuk ka lejuar martesat gay,apo Ali Pashen si diktator meqe nuk ka organizuar zgjedhje demokratike.

Late nam me keto arsyetime foshnjarake.

Ka te drejte Ali Kelcyra. Noli flet si idealist i bruajtur ne perendim, me idene e rreme se gjerat ne perendim evolvuan vete me zhvillimin e popujve. 

Mbulimi dhe adetet e poshterimit te nje gjinie ne token  arberore edhen jo vetem me dekrete e sinode por me shpate, dhe te gjitha keto adete orientale qe i kan mbyll shume dyer te shpirtit popullt arberor duhet te hiqen me cdo menyre, le me dekret e sinod qe po e po, por edhe me shpate po qe nevoja.

More vesh GRAVA?

ka pas shkrujt Migjeni per kete gje, ndalimin e imponuar me ligj te ferexhese, "Te celen akrapijat" . Rezonon me Nolin qendrimi i tij, ne mos gaboj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).