Disa shkolla dhe universitete private e shtetërore do të mbyllen. Lajmi u bë i ditur sot gjatë aktivitetit në sallën “Iliria” tek Kinoklubi në Qytetin Studenti ku u prezantua Raporti i verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në Institucionet e Arsimit të Lartë, publike e private në vend. Në aktivitete morën pjesë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe kryeministri Edi Rama. 

Propozim për mbyllje 

Akademia e Arteve Shkodër 

Propozim për mbyllje të filialeve 

Filiali Kukës, Universiteti i Tiranës 
Filiali Sarandë 
Filiali Peshkopi, UAMD 
Filiali Pogradec, UK 
Filiali Lushnje, Universiteti Bujqësor 
Filiali Gjirokastër, Universiteti Bujqësor 
Akademia Pedagogjike, Tirane
Kolegji profesional i Sporteve Fier

Universitete privat për heqje license 

Universiteti 'Kristal' 
Universiteti 'Vitrinat' 
Universiteti 'Justiniani I' 
Shkolla e Larte, "Nena Mbretereshe Geraldine"
Shkolla e Larte Amerikane e Tiranes
Shkolla e Larte Nderkombetare e Tiranes
"Shkolla e Larte Ilyria"
Kolegji profesional 'Argent', Shkoder
Kolegjet Profesionale, private "Medicom'
Shkolla e Larte Private e Edukimit
Universiteti 'Elite'
"Universiteti Planetar i Tiranes"
Medikadent"
"Gjon Buzuku", Shkoder
Akademia e Ndertimit, Tirane

Pezullim te aktivitetit

Akademia Profesionale e Biznesit IPAL "ISSAT"
Kolegji Profesional "Ivoclar Vivadent&Partners"
Kolegji Profesional privat "New Generation"
"Pavaresia", Vlore
"Hena e plote" Beder
"Logos"
"Justicia"
"Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi"
Instituti Kanadez i Teknologjise
"Wisdom University"
Universiteti "Aldent"
Universiteti 'Albanian University', i njohur më pare më emrin, 'UFO' 


Kryeministri Rama nga ana e tij duke i cilësuar këto institucione si ‘skema piramidale’ shprehu keqardhjen për investimin e familjeve për fëmijët e tyre në këto shkolla.

“Më vjen keq për familjet që i kanë derdhur paratë në shumë skema piramidale dhe mashtruese. Se po të kishin bërë kontroll më parë në bazë të ligjit do kishin kursyer qindra milion lekë dollarë investime të prindërve”.

Artikulli i plotë

107 Komente

Dmth tani duhet te qojme kalamaqet tek Universiteti i Artan Hoxhes, atij dursakut qe per ca ore u be president? smiley

Pash Zotin.......  ka dhe ai Univeritet smiley  Artan Hoxha Universitet .Ai uturaku i emisioneve të fevzi uturakut që i kanë mbush mëndjen se është Anal ????

Ai vend qeka Komplet i tentuar për tu Çmëndur Totlisht nga babasqapi !

Shko ti dhe rregulloje, si patriot nacionalist i ndershem qe je. Kushedi sa je celur ne USA, tani shko dhe perhapi mendte qe more. Une s'te prish pune, te premtoj.

Po, ka universitet privat me 32 studente dhe Rama duhet te me jape llogari mua, ty por edhe gjermanit perse nuk e ka mbyllur ate hale. Selektive per arsye te qarta them une. Mbrap tij eshte Genc Ruli dhe Zamir Tegu.

Por ka dhe me keq i dashur :

Znj. Nikolla, në Korrik 2010, ka kryer studimet Mas­ter në Administrim Publik, drejtimi Pushtet Ekzeku­tiv pranë Albanian University dhe në vitin 1989 ka përfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, dega Matematikë, Universiteti i Tiranës

Universiteti, qe zonja Ministre e Arsimit eshte bere mjeshtre ne Administrim Publik sapo u penalizua, pikerisht nga nje ish studenti i tij.

Ka Kac Angjeli, qe pastron parate ne Mesdhetari - per ate po behet gjithe kjo gurgule.. nuk e kuptoni?

Njoh njeren qe u diplomua nga Justicia, e paskan pezullu. Ca ndodh me diplomat qe jane marre already? Quhen ato ?

Punesohesh ne Banken e Shqiperise.

mossss na ngelen pa u punesu njerezit ne administrate... 

weee.. ka lezet smiley

sa idiot, KM qe qeveris me batuta te trasha pa i plasur menderja fare per pasojat e vendimeve qe merr vetem ky eshte

Per pasojat s'pyeti ai para ketij, qe shkaterroi sistemin e edukimit brenda kater vjetesh, nderkohe qe ne shquheshim per sistem te mire edukimi deri sa erdhi ky copa e mishit. I QR gjithe arsimit ne Shqiperi, e beri si ne republika bananesh. Hajde ta rregullosh tani. Kaq sa jane mbyllur jane pak. 

sa pasoja ka pyet ndonje student ose prind , mos degjo batutat e trasha te Rames qe fryhet si gjeli maje plehut kushedi cfare perle po nxjerr nga goja

nga republike babanesh po ktheht ne republike hajvanesh dhe mafie e kombinuar

Dmth, s'ka faj Sala qe i lejoi ato shkolla, por studentet e prinderit qe shkuan? Nderkohe qe Sala vuri ligj qe te gjithe ata qe donin te ruanin vendet e punes, duhej te benin master. dhe kush donte rritje rroge, duhej te bente master. Dhe me te blere diplomat tek Kristalet keta, ruanin vendet e punes e u rritej rroga, e tani na qenka faji i prinderve qe pasi pane keto rezultate shkuan te paguajne dhe ata? Piramida e dyte e Sales jane universitetet dhe kjo ka qene e ditur qyshkur.

" ruanin vendet e punes e u rritej rroga "

Ruajne vendet e punes , jo ruanin sepse te gjithe jane ne pune , faleminderit njemilion shuplakave , ju votoni ne paguhemi.

Jo mo jo, piramida ishte qe mbasi u dynden te gjithe neper universitete, e hoqen rritjen e rroges per ata qe benin master dhe ligjin qe duhej te rrinin ne pune vetem ato me master. Aq ishte filmi. Fale Sales, kur vijne italianet per pushime ne Shqiperi u thone "je qe je, bli nje diplome". Fale Sales, asnje diplome shqiptare s'do te merret parasysh per shume vite, do te paragjykohen dhe njerezit qe i kane marre me merita. Vetem e vetem qe fisi i Sales te vidhte edhe nje here popullin, pa pyetur per pasojat. Duhet te denohet per tradhti kombetare, ne radhe te pare. 

Se denojne dot , Drejtesia eshte komplet ne duart e Sales.

Lajm i quditshem, sidomos pa pasur nje analize te mirefillte dhe pa kaluar ligji i arsimit te larte. E pershendes mbylljen e te gjitha ketyre me siper (dhe ndoshta edhe shume me teper se keto) se ishte/eshte bere shkolla si han pa porta. Gjithsesi, mbyllja e ketyre domosdo favorizon ato qe mbeten ne treg (dhe qe per cilesi nuk jane shume larg ketyre qe u mbyllen - apo jane propozuar per tu mbyllur). Prandaj keto lloj mbylljesh te befta pa shume informacion (dhe pa nje analize te mirefillte se ku do shkoje arsimi) lene nje shije shume te keqe. Se ja, une po te ishin femijet e mi ne ate moshe, do te shastisesha dhe nuk do dija ku t'i coja. T'i coja tek universiteti i Tanit-president (si Koth me siper) do kisha frike se do ta mbyllnin dhe ate ne Dhjetor, po t'i coja tek Cil-Naimi-sekeshtunadotrapi e njejta gje, etj.

Edhe njehere per mua te gjitha ishin per tu mbyllur dhe te parat "filialet" qe asnjehere nuk e mora vesh pse u krijuan kur gjithsesi trecerekun e popullsise e ke te perqendruar ne ultesiren perendimore dhe kur Albanié nje b$th vend eshte gjithe e gjithe.

 

Po si mo qenkan njelloj per cilesi? Tek "Vitrinat" te thoshin qe po te sillje nje shok per regjistrim te jepnin nje USB falas. Si qenka njesoj Vitrina me universitetet e tjera? Mire keq, te Europiani, Nju Jorku, Epoka e te tjere s'ta jep njeri diplomen si tek keto te tjerat. Dale se s'jane njesoj

Po universiteti i Naim Cilit, qe te jepte me shumice masterat kundrejt pageses pavaresisht prezences a u mbyll? 

vijim aktiviteti me kushte

Shkollat e mesme i kemi te forta..por  arsimin te larte per meshire te fatit...Universitete qe s´thithin dot student te pakten nga Ballkani,ose qe s´jane te afta te shkembejne eksperienca me univ.fqinje,,ku megjithse marrin nje djall e gjysem lek,,jane per tu shembur e ngritur nga e para.Pasojat  jane te pallogaritshme,duke menduar qe po shderrohemi ne 1 brez inekspert me diploma,,po aspak kompetitiv me tregun brenda dhe jashte.

Se shpejti do të rihapet shkolla e lartë e partisë!!!!!

Miku im , le te hapet edhe ajo,por qe po mbyllen keto shkollat te shkembimit te nje diplome te shkolles larte, me kater barre gomeresh me dru , gjera qe besoj se nuk kan bere vaki kund ne Kubene e All- Llahut , te siguroj une qe nisen nje pune shume te hajrit !

Uversiteti Hena e Plote? smiley

Full Moon University! 

Hihihihi! 

Beder? 

Ku?

Universitetet "Full moon", UFO dhe Univ. Planetar i Tiranes jane te nje gjenerate te re qe ne nuk e kuptojme dot. Jane vetem per jashtetokesoret, dhe kjo shpjegon dhe faktin pse shumica e "tiranáseve" te sotshem me duken UFO.

Pika arsimit thuaj...

Ai uni "Uizdem", dentar ish? smiley 

smiley smiley smiley

eshte universiteti i komunitetit mysliman. Hena e plote eshte nje ngjarje ne islam. Po ti ke edhe universitete ne amerike me emra te cuditshem.. Dickinson College .. Beaver University, Dyke University (ndryshuan emrat se fundmi) edhe ka akoma: Slippery Rock apo Rainbow university 

Reagimi i Beder-it

Komuniteti Mysliman Shqiptar ka reaguar pas mbylljes së universitetit SHLP “Hëna e plotë” (Bedër), që ishte edhe universiteti i vetëm islam në Shqipëri. “Kjo e kthen Shqipërinë në vendin e vetëm në rajon pa universitet islam edhe pse ka numrin më të madh të myslimanëve”, shprehet KMSH në një prononcim për mediat. “Universiteti Bedër i themeluar tre vjet më parë, si rezultat i një pune shumëvjeçare dhe i një ëndrre të dijetarëve tanë myslimanë shqiptarë, që me themelimin e Medresesë së Naltë më 1924 në Tiranë, 90 vite më parë, plotësoi ciklin më të lartë të sistemit arsimor, themeluar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë pas rënies së komunizmit. Universiteti Bedër në këto tre vjet është bërë një promotor i vlerave universale, duke qenë shembull i një edukimi akademik ndërkombëtar, që ka tërhequr studentë nga 15 vende të ndryshme të botës, me një staf akademik të përzgjedhur shqiptar dhe të huaj. Universiteti Bedër sivjet diplomoi 100 studentët e parë nga Shqipëria, trevat shqiptare dhe shumë vende të tjera, ku ndër ta 25 janë teologët e parë në Shkencat Islame, të cilët do t’i shërbejnë shoqërisë shqiptare. Universiteti Bedër, duhej dhe duhet vlerësuar ndryshe nga qeveria dhe shteti shqiptar”, thotë reagimi.

Kam mendimin se do te behet si me lojrat e fatit, me ndertimet pa leje, blloko e prish sipas klaneve, sepse shqiperia vend i vogel eshte i varfer,dhe pushtetaret po konkurojne me per vete, pa asnje plan konkret per zhvillimin e ketij vendi dhe uljen e nivelit te varferise!!!

pikerisht, p.sh. Universiteti Metropolitan ka vetem dy vjete ne treg - si eshte e mundur qe eshte me mire se universiteti Beder? 

"Wisdom University"

ja kane vene kete emer per nder te Pitkinit..?smiley

nuk hapet linku.smiley

po po! ngushellime familjes se Pitkinit!smiley

Kete e ka LSI, nuk e prek njeri.. prandaj eshte ne pezullim dhe jo heqje licence 

Instituti Kanadez i Teknologjise

Prandaj nuk ndihet me GAT-i

Keto jane propozime bazuar ne ligj..Se shpejti fillon akreditimi nga britaniket qe ka rrezik e dergon 90% te sistemit universitar per lesh.

 

Varet. Britaniket njihen per hajdute ne gjithe planetin. 

ohh nga kush njihen kshu? 

nga gjithe planeti

me thuaj nje kontinent ku s'kane zhvatur c'te munden

Evropa. Sot perkujtohet 100 vjetori i luftes se pare botrore dhe ka gjithe diten qe nuk po pushon media. 1 milion britanike vdiqen e asnje gje nuk fituan. Do thuash ti po c'mutin festojne sot me gjermane e franceze? Epo ja, per kshu gjerash duhet arsimimi i femijeve qe fillon qe nga fillorja e deri tek universiteti.

A s'kane veprat me te rendesishme greke te artit ne Angli ata? Po sa kane vjedhur ketu ne Shqiperi me shoqatat qe vinin per te "ndihmuar" arekeologjine? 

nuk kane veprat me te rendesishme, por nje pjese te serise se tyre,kryesisht nga koleksioni i gjetur ne Akropol.
nuk i kane vjedhur anglezet, por turqit te cilet me pas ua shiten (ne treg te zi le te themi) disa detareve hollandeze, te cilet me sira ua shiten anglezeve qe i kane edhe sot e kesaj dite ne muzeun e tyre kombetar. kjo eshte historia.

Ashtu mbase thone anglezet. Fakti eshte qe ato jane ne Angli e jo ne vendin e tyre. Po diamantet e statujave te tempujve Indiane, qe i mban mbreteresha mes stolive te kurores se saj e s'pranon t'ia ktheje Indise? Po ne Butrint tek ne sa monedha jane gjetur dhe qe i kane vjedhur. Nuk ka hajdute me te medhenj se anglezet ne planetin toke, po rri tani. 

jo, nuk thone anglezet por keshtu eshte!
e para pra, i kane blere. e dyta, do pare njecik ne kontekst me ate kohe, e mbase gjykon ndryshe... qe dmth: kete thesar anglezet e kane blere ne nje kohe kur "nuk kishte" akoma Greqi, e lere me muzeume e arkeologji.. ua blene disa hajduteve apo pirateve kondrabandiste te cilet nuk kishin ndonje lidhje mr artin, kulturen apo historine e arkeologjine. keshtuqe nese nuk do ti kishin blere anglezet e ti vrndosnin atje ku duhej, ne muze, kushedi si do te ishte fati i ketyre statujave e basorilieveve... pra mund te themi qe anglezet i shpetuan keto vepra arti te lashtesise.

I shpetuan apo i fusin me miliona cdo vit ne muzete e tyre? Greket ua kane kerkuar, por britaniket s'i kthejne. po te ishte per t'i shpetuar, i kishin kthyer. Dhe me sa di une, Britaniket s'ua blene turqve pasi turqit i kishin hequr. Thjesht u moren leje turqve per t'i shkulur qe aty ku ishin, ne kembim te parave. Por jo se ishin zhvendosur para se t'i merrnin britaniket. Turqit s'i kishin luajtur, e madje nuk luajten as gjerat e tjera. Turqit s'luajten as kishat. Mua si vjedhje me duket.

Po kjo e Indise?

http://www.dailymail.co.uk/news/article-...

Po nga Egjipti sa kane vjedhur? Po nga budistet e gjithe vendet e tjera aziatike? 

se kujt dhe si ua blene britaniket, ta thashe njeher.. dhe nuk ja futa, ashtu kot, qe thua ti.. ato jane blere ne nje kohe kur autoriteti thuajse mungonte sepse turqit ishin ne ikje e siper.. dmth, kohe tranzicioni, tamam kohe shkaterrimesh, hajdutesh e kontrabandistesh.
ndersa greket sot i kane kerkuar, por kurre nuk kane bindur ne negociata. dhe nese do te kishin te drejte te padiskutieshme greket per keto statuja.. te jesh i bindur qe do ti kishin paditur britaniket ne gjyqe nderkombetaresmiley, por nuk e bejne kete.smiley
ndersa per Egjyptin e Budistet vlen e njejta qe te kam thene me siper.. kane ndodhur ne nje kohe qe vendasit nuk e kishin idene per vleren e ketyre veprave. i prishnin e shkaterronin ato, apo i perdornin pjese nga statujat si gurre per themelet e muret e shtepive te tyre... anglezet me vone u mesuan arkeologjine, muzeumet etj. dhe te jap nje shembull pak me te fresket, te kujtohen ato statujat e lashta Budiste,para nja 10 vjetesh, ne Afganistan ty qe kur erdhen talebanet ne fuqi i hodhen ne erë me prioritet.smiley? a nuk do ishte me mire sot sikur keto statuja te ishin ne ndonje muze ne Britani a gjetke ne Evrope?smiley

e kane te drejten e padiskutueshme qe c'ke me te. jane prone e tyre qe c'ke me te, dhe jane vjedhur qe c'ke me te. E vetmja arsye qe s'i marrin dot greket eshte se po i moren ata do t'i kerkojne te gjithe, dhe muzete e europes veriore mbeten me nje mut qe te hane per sa i perket artit te asaj periudhe kohore, se kur greket, kinezet apo indianet benin arte te tilla, europiano verioret jetonin akoma ne shpella. Ato "i morem sepse ishte kohe e keqe, me hajdute", nuk i ha njeri sepse tani koha s'eshte e keqe dhe s'ka as hajdute. Ndaj te mos bejne sikur e bene per t'i shpetuar. Vodhen dhe pike, dhe po ua shijojne frytet edhe sot e s'kane ndermend t'i leshojne. Nuk shkon argumenti i shpetimtarit kur s'do t'i kthesh, dhe as kur Greqia ka plot artifakte te tjera qe s'ua prishi njeri. Rasti i afganistanit eshte unik. Ke kisha njemijevjecare ne Shqiperi e ballkan qe s'i preku as turku dhe as pushtuesit e tjere.

Meh... preferoje ti mbajne anglezet qe dinin ti vleresonin dhe ti vleresojne, sesa ata qe i shiten per asgje.

Po Fullani do u a ktheje leket e vjedhura taksapaguesit shqiptar? Ketu duhet te ju interesoje them une.

Si ore nuk fituan? Fituan nje mut te madh, te qenurit superfuqi ne kulmin e saj, mut qe me pas e humben ne Luften e Dyte Botrore dhe e fitoi USA, duke e ndare tumin pergjysem me BRSS.

 

Faleminderit. Edhe une s'po kuptoj pse po beka akreditimin nje organizate joqeveritare Britanike do beje akreditimin e institucioneve te arsimit te larte ne Shqiperi. Ne website te tyre lexoj qe qenkan dhe keshilltare. Ketu thone qe kane keshilluar dhe qeverine e Kosoves qe te krijoje Agjencine e Akreditimit te Kosoves. Deri ketu e kuptoj qe japin keshilla per praktikat me te mira, etj. Por me duket se fjalen e fundit e kane gjithmone autoritetet qeveritare te nhe vendi te percaktojne.

Gjithashtu ne po ate faqe, thone qe kane akredituar shkolla ne France e Gjermani. Megjithese eshte evazive se cfare akreditimi kane bere, ashtu si e kuptoj une eshte qe akreditojne shkollat ne vendet e tjera qe keto shkolla te thone "klasat tona njihen edhe ne Britani" - dmth qe nese nje Francez/e merr klasa ne shkollen X te akredituar nga BAC, atehere mund te shkojne ne Britani dhe keto klasa ju njihen si kredite e mund te vazhojne nje shkolle atje.

Fjalimi i Ministres pastaj... ku ta kapesh me pare thuaj.

P.S. Une personalisht mendoj qe duhet te mbyllen shume. Kete e bazoj thjesht ne opinionin tim sepse s'kam bere kontroll ne keto shkolla. smiley

e ke kuptuar gabim... akreditimi ka te beje me cilesine e mesimdhenies dhe nivelin profesional te universitetit dhe jo me njohjet e diplomave apo te klasave. 

 

Dakort, duket qarte qe ti ke shume me teper informacion te brendshem nga qeveria per kete ceshtje.

Jo, thjesht kam aftesine te kuptoj me mire se ty.

edhe me shum duhet t'myllen,po edhe me kaq si fillim, mir oshtsmiley

bravo! 

Sipas faqes zyrtare te KMSH universiteti Beder eshte klasifikuar i katerti eshte ne kete faqe http://webometrics.info/en/Europe/Albania

Ja kush jane tre me te miret 

nking

World Rank [sort descending]

University

Det.

Presence Rank*

Impact Rank*

Openness Rank*

Excellence Rank*

 

ranking

World Rank [sort descending]

University

Det.

Presence Rank*

Impact Rank*

Openness Rank*

Excellence Rank*

1

3701

Epoka University / Universiteti Epoka

2585

6343

1929

4442

2

6247

University of Tirana / Universiteti i Tiranës

7667

9443

5349

3842

3

8716

Polytechnic University of Tirana / Universiteti Politeknik i Tiranës

14859

10783

6386

3842

4

9573

Universiteti Bedër / SHLUP “Hëna e plotë” BEDËR

3195

14473

4424

5442

Sa ç'është e vërtetë, që këto kotece pulash me emrin universite, ishin e janë skena piramidale, po aq e vërtetë është edhe që administrata jonë shtetërore në të gjitha nivelet ka mbi 50 % të personelit me diplloma të marra (lexo: të blera) në këto piramida legale. Nëse ka kush prapanica në Kuvend të publikojë arsimimin e deputetëve dhe do dali se dhe Parlamenti ynë i nderuar i ka me shumicë "të arsimuarit" nga piramidat, unë nuk do ndjehem aspak përgjegjës nëse ju do filloni të shkulni flokët...smiley

Ajo qe me intereson mua eshte forcimi i shkolles se mesme, se kjo eshte baza e formimit te njeriut. Perhapja e shkollave te mesme profesionale, duhet te jete nje prioritet i qeverise. 

Sipas faqes zyrtare te KMSH universiteti Beder eshte klasifikuar i katerti eshte ne kete faqe

 http://webometrics.info/en/Europe/Albania

Ja kush jane tre me te miret 

 

 

Openness Rank*

 

1-Epoka University / Universiteti Epoka

 

2-University of Tirana / Universiteti i Tiranës

 

3-Polytechnic University of Tirana / Universiteti Politeknik i Tiranës

 

4-Universiteti Bedër / SHLUP “Hëna e plotë” BEDËR

 

Bederi eshte i Fetullahit me duket apo jo?

Ky rankimi eshte per nga numri i klikimeve ne faqet e tyre online a si?

Gjithsesi shume vendim i nxituar dhe i gabuar nga Rama per pezullimin e Bedrit. Nje njolle e pamerituar per ta, megjithe mangesite qe kane dhe ankesat nga grupe te ndryshme besimtaresh.

Kaq keq sa ishte katandis sistemi shkollor e sidomos universitetet, nuk ngelet tjeter vec se me i thene" Eivalla lale". Vellai im e mbylli ekonomikun me mesatare 9 me forcat e veta dhe "per shkak te rrethanave" matet mire kur e permend se rrezikon me u bo objekt romuzesh. 

Po universitetin Mesdhetar te Cacit do ta mbyllin? Po mUET e Naimit? E gjitha kjo me duket si show, do mbyllin ca qe fuqizojne ato te krahut te atyre. Mjere Shqiperia dhe shqiptaret.

Akoma nuk kam kuptuar... cili eshte argumenti qe keto universitete duhen mbyllur?

 

Me ne fund me duket se kemi pak sqarime te pergjithshme: http://www.balkanweb.com/sociale/2776/mb...

Bëhet fjalë për hapje programesh, regjistrime studentesh në mënyrë të paligjshme, fakti i regjistrimeve para hapjes së universiteteve dhe para marrjes së licencave”, tha Ndreca.

Ky eshte teatri dhe gjoba e rradhes....bravo atyreqe a rriten te lobojne per interesat e tyre dhe ja dolen...btw edhe shteterori te njejten cilesi dhe veshtiresi si kristali ka (ata qe hapen) vetem se te kristali pagesa eshte lump sum, te shteti cdo profesori vec e vec.... Ndersa ata qe mesojne mesojne dhe ska rendesi karabinaja....fajin e ka saliu!

Ja ku duket paanshmeria e qeverise Rama, ndryshe nga Berisha; ai ka shenjestruar Univ e Kristalit ne te cilin punonte (s'e di ne punon akoma) keshilltari i Rames, Ermal Beqiri, pune te cilen dmth e bente paralelisht me keshillimin kryeministror dhe shkalafitjen e serverit te tatimeve naten e fundjavave.

Paanshmeri ka dhe vete Kristali ne kete mes, sepse Beqiri e kishte punen tek Kristali qe ne kohen e Berishes, kur e shpalli videon e Priftit te pavlefshme gje e cila i dha pafajesine ligjore Metes. 

P.S. Sa lakrore ka hapur kohet e fundit Spartak Braho, dhe me ca i ka hapur, me qepe & domate, arme, kos apo qepe & mish? Po Visho Ajazin pse s'e ka pushuar akoma nga puna?

Mase e vonuar,, ne kete pike e mbeshtes qeverine. Po nuk e pushuan nga puna Fulluanin ama, ka nje minus teper te madh ne luften ndaj korrupsionit.

me se fundi nje  lajm i  mire  nga  qeveria  1 vjece. Hallal e passhin rrogen e  ketij viti .

Na   u bene me  universitet  edhe  cobenjte e  pulave.

Pervec levizjes se zgjuar te mbylljes se ketyre pacavureve, studentet qe jane ne keto universitete marrin zgjidhje per vazhdimin e studimeve ne te tjera alternativa ( publike apo private ).

Tani levizja e rradhes duhet te jete per klinikat private. Gabimet e mjekeve i mbulon dheu thuhet, por duhet vene dore sepse familjaret paguajne qimet e kokes per te dashurit e tyre dhe ka psikopate e sharlatane qe abuzojne me kete dhimbshuri te tyre.

Pastaj duhet te goditen disa xherahe popullore qe i thone vetes qe jane te derguar te zotit dhe sherojne semundje. Njeri sheron metastazat ne pankreas me nje kanace 1 liter e gjys per 1 euro. smiley

Gjykojeni vete kete psikopat te certifikuar :

...Kam shkuar në majë të majës me një grua, e cila ka hequr gjoksin në spitalin e Selanikut. Mbas dy vite e gjysmë është bërë më mirë falë rrezatimeve dhe kimioterapive. Në 2008 u bë sërish keq dhe mjekët i konstatuan metastaza në pankreas dhe në kanalet renale. Shefi i spitalit i tha ta merrnin, sepse nuk mund të bëini më asgjë. Kur kthehet në Elbasan, i thonë që të drejtohej tek unë, në Tiranë. Duke qenë se në Elbasan ka shumë të sëmurë nga lloje të ndryshme tumoresh, më njohin më shumë, ndaj e rekomanduan për tek unë. Mbas 6 javësh më merr në telefon dhe më thotë se gruaja është më mirë dhe kishte filluar punë...

 

Universitete piramidale qe zhvatin prindrit e mjere....

Diploma fallco qe nuk te hyjne ne pune.

Gezojne qe marrin nga nje diplome dhe pa asnje njohuri per profesionin e tyre qe ushtrojne.  Ulerime.....

Profesore qe e kane marre diplomen me para dhe pretendojne te ushtrojne profesionin pa pasur njohurite baze....

Nga nje piramide ne tjetren Shqiperia e "modernizuar"  e "shkolluar" "Evropiane"

Kandaharjane.......  llogje llogje dhe vetem llogje.....

Sa mire kur Shqiptaret genjejne veten dhe si gjithmone fajin jua kane te tjeret.....

Cfare maskarade......

Pas ministres UFO, edhe ministri profesional, ne akademine e pezulluar:

"Ne kemi një punë shumë të rëndësishme për të ndryshuar mentalitetin. Edhe sot ka një mani që të bëhemi të gjithë gjeneralist. Ndaj dhe inkurajimi ynë ka qenë për të gjithë prindërit shqiptarë që gjatë vjeshtë të marrin vendime se ku i arsimojnë vendimet e tyre, është që të zgjedhin profesionet dhe shkollat profesionale. Akademitë si kjo ku jemi sot të cilat i ofrojnë njerëzve një zanat. Ndaj ajo që do të bëjmë është që duke filluar nga viit tjetër jo vetëm në nivelin e shkollës së lartë do të inkurajojmë arsimin profesional, por duke filluar që në shkollën e mesme", u shpreh ministri Veliaj. 

http://www.shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=183730&IDCategoria=1#sthash.zJvnJ5RQ.dpuf
 

Ore po keto universtitete ishin pjese rrenjesore e strategjise te sigurise kombetare. 

Per Bedrin e kishe besoj? Edhe une s'kuptoj c'po ndodh... smiley

Jo mo.. Fetullah Academy nuku preket me dore.

Deklaratat e Bashës në mbrojtje të tyre, i ngjajnë deklaratave të Berishës në mbrojtje të firmave piramidale. Nuk e di pse tërhiqen këta demokratët nga këto sisteme piramidale dhe mundohen t'u zgjasin agoninë njerëzve që preken prej tyre.

 

po c'demokrate o Adria, ta ha mendja ty se nje llogjike destruktive si e tyrja duhet pranuar per politike. Disa dekada eksperience me keta dalin e teprojne (apo jo smiley ) te tregojne se edhe ne opozite jane vec per vakuum politik.

DEKLARATË

SHKOLLA E LARTË NDËRKOMBËTARE E TIRANËS

Tiranë, më 05.08.2014

SHLNT-ës, u njoh nëpërmjet mediave, për vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për propozimin që i bënë Këshillit të Ministrave, për heqjen e licencës së SHKOLLËS SË LARTË NDËRKOMBËTARE TË TIRANËS.

Ky vendim ishte si rrufeja në qiellin e kaltër, për ne drejtuesit e institucionit, studentet si dhe gjithë opinionin publik.

Kjo pasi SHLNT, ka qenë dhe është deri tani një ndër shembujt më të shkëlqyer të Arsimit të Lartë në Shqipëri, duke përfshirë edhe universitetet publike. Investimi, në infrastrukturë, në kapitalin njerëzor, me profesorë të njohur, me pedagogë të shkëlqyer, staf të aftë organizativ, megjithëse me një treg jo të barabarte, me një Ligj të Arsimit të Lartë jo produktiv, arriti t’i mbrojë fort rregullat e përgjithshme të cilësisë që duhen mishëruar në arsimin e lartë në Shqipëri, duke qenë e vetëdijshëm që ky sektor është fusha ndër më të rëndësishmet të shoqërisë sonë.

 

Me përgjegjshmërinë e njerëzve shumë të shkolluar, brenda dhe jashtë Shqipërisë, deri në universitetet më prestigjioze, u arrit të prezantohet një shkollë e lartë e vogël, siç e impononin kushtet e tregut të pabarabartë, por mjaft domethënëse, duke u bërë shembull i cilësisë, pastërtisë, rregullit , disiplinës, kualitetit, transparencës, standardit dhe performancës që duhet në një institucion të tillë arsimor.

Është shprehur nga të gjithë madje edhe nga MAS, “BRAVO, Ju jeni Universitet, tek ju ka lezet të mësosh !!!” etj etj. Fakti që, për kaq vite janë diplomuar aq pak studentë, tregon më së mirë që SHLNT, nuk ka shitur diploma, nuk ka bërë asgjë dhe asnjë nga ato që Z.Rama dhe Znj. Nikolla, deklaruan në media.

Ne jemi të parët që e kemi ngritur në çdo takim, edhe me qeverinë e kaluar, çështjen se çfarë ka nevojë Arsimi i Lartë që të përmirësohet në Shqipëri. Edhe Zonjës Nikolla ia kemi thënë, edhe komisionit të reformës ia kemi thënë dhe vlerësuar, gjithnjë me shpresën që do të përmirësohen gjërat. Ndërkombëtari do të ishte pa asnjë diskutim shembull për gjithë të tjerët. SHLNT-ës, është habitur dhe e quan një garë ligjore renditjen e saj në ato universitete që do t’u hiqet licenca.

Stafi drejtues i SHLNT, i bënë thirrje Znj. Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sportit, që ta rishikojë edhe një herë vendimin e saj, ndërkohë që edhe Z. Rama , Kryeministrit të Shqipërisë, të mos e miratojë këtë propozim, pasi është në kundërshtim të hapur me ligjet, me Kushtetutën dhe mbi të gjitha, me realitetin dhe faktet mbi të cilat është marrë ky vendim.

E ftoj Kryeministrin Rama, të ngrejë një ekip vlerësimi dhe të verifikojë edhe një herë gjendjen reale të institucionit të Shkollës së Lartë Ndërkombëtare të Tiranës.

Shpresojmë në mirëkuptimin nga ana juaj dhe një reagim pozitiv lidhur me këtë çështje mjaft të rëndësishme dhe mjaft të ndjeshme.

Me respekt

Kryetar i Bodit Drejtues të SHLNT.

fiks kete thone dhe ata te kristalit e te vitrinave

Solla kete reagim, sepse duke pasur familjare qe kane studjuar tek ShLNT, ose UNT sic njihet, e di nga afer se ky universitet jo qe nuk shet diploma apo nota, por nese beje gabim te shkoje ne zyrat e tyre te beje sugjerime te tilla, perfundoje me shkelma jashte. Jane shkolle e vogel ne krahasim me te "medhenjte" e arsimit privat ne Shqiperi por nga cilesia nuk te falin. Nuk e di nese dikush tjeter ka ndonje eksperience personale me ta e deshiron ta ndaje. Jam kurioz te dij se c'shkelje ka evidentuar Ministria tek keta.

Ndoshta me interes eshte te permendet se ky universitet jep vazhdimisht bursa studimi per studente kosovare, sidomos per femijet e deshmoreve te luftes. Nuk e di nese praktika te ngjashme kane pasur, apo kane, edhe shkollat e tjera te larta private.

 

Po qe se nuk marrin bakshishe bravo u qofte por nga cilesia sikur nuk ma mbushen mendjen.  Ne fakt vetem nje sy i hodha gazetes "shkencore" dhe pashe kete xhevahirin e shkruar nga nje profesoreshe me tituj te medha:

Ç’është një krizë financiare?

Gjatë një ‘krize financiare’ niveli i papunësisë rritet brenda një kohe shumë të shkurtër teksa shumë fabrika dhe linja prodhimi mbyllen papritur. Secili përpiqet të shesë ç’mundet nga këto fabrika, e kështu çmimi i aktiveve prodhuese (makineri, etj.) bie jashtëzakonisht. Bankat ndërpresin kreditë dhe shumë nga këto kredi rezultojnë të papagueshme. Çmimet kudo bien, sigurisht duke nisur nga bursa.

Keta te UNT kane nje cen te madh ne biografi dhe nuk kane pranuar te paguajne gjoben e ish kryebashkiakut sot KM

Po e vertete kjo. Nuk kane paguar gjoba se kane dashur te jene #universitetereale

Ndryshojne gjerat rruges prandaj. smiley

 

andej e kishte marre diplomen ministresha.. ben mire ta shese universitetin astriti se do ti qepen keq

"armir" qe te shkruash ketu duhet ta masesh mire bycen. Ca pyetje te vogla;

Sa pedagoge ka ky universitet me kohe te plote ( dmth qe u paguan onoraret dhe Sig Shoqerore)?

Sa pedagoge ka me tituj shkencor?

Sa ambiente ka dhe a i ploteson student/m2,

a ka kampus apo eshte poshte pallateve?

Tjetra pastaj, qe u jep dije heronjve te UCK(po e le qellimin e shtrember te theksimit) fillon e diskutojme per te drejten e te persekutuarve, te drejten e invalideve te punes, te drejten e femijve te policeve te vrare ne krye te detyres, etj....

Per ato qe shkruan ti ka nje plan akreditimi qe sipak KM do te filloje ne Dhjetor, gje qe po te kishte mundesi kompania engleze te kishte edhe nje kriter % punesim-rekomandimi te realizuar pre ketyre ndaj diplomanteve.

Lexon keta Deklaratuesit smiley dhe nuk kupton ..Për çfarë janë të shkëlqyer ?

një shkollë e lartë e vogël, siç e impononin kushtet e tregut të pabarabartë, por mjaft domethënëse, duke u bërë shembull i cilësisë, pastërtisë, rregullit , disiplinës, kualitetit, transparencës, standardit dhe performancës   që duhet në një institucion të tillë arsimor....smiley

Këta mendoj se e kuptojnë një Universitet si Repart Ushtarak dhe duke mos e kuptuar standartin dhe performancen smiley besoj se vetem per keto LLOGJE te shkruara duhen Mbyllur URGJENTISHT per prodhim Skarco te mendimit .

Ka kritere për një shkollë ..

Së pari dhe së fundi , më themelorja ..Sa e kanë preferencën qendrat e Biznesit apo Bizenesmenë të tërheqin si " ujët e pakët " të diplomuarit e këtyre të shkëlQierve .Sa e kanë përindjen e punësimit këto shkolla të Shkëlqiera në displinë  rregull e pastërti

Tjetër është ,  për çfarë vlen Diplloma e tyre në fushën e Praktikës , aplikimit , apo drejtimit të ÇQYER në Shqipëri me Salistë dhjerokratë , përveçse për drejtorë Bankash ?

Për të mos u futur në Detaje teknike që Plotësojnë elementët Fillestarë të një Universiteti SOT si baza materiale , laboratrët ,praktikat , botimet etj etj .

Dhe doemos komentet më cilësorë mbeten ato të Xhiboleve me Spartak Brahon si i hap Lakrorët një nga një apo të gjithë përnjëherësh smiley ose të atj bëlbëzakut që asnjëherë nuk kuptohet pse vjen , përveç nikut "ca the " smiley

Le më kur lexon nga këta që bëjnë kritikë ..A ka kampuse ...smiley

dritë ua bëftë të nderuar admin .Ky ka qenë dhe më parë por jo për këto thagma ....gjithsesi diell e paçi !

Ndersa ti qe ke shtuar trendafillon me ngjyra roze e dukesh deli djale, pasi perserit ato qe shkruajta me siper keput idiotsine....si gjithmone.......( andej ku te ushqejne me supe lemoshe nuk arrin dot tea mesosh qe ky eshte nje nga kriteret ligjore per Universitetet)

Flm ..kampus ...smiley

Diell ua befte te nderuar admin . Per keta ka nevoje shume Atmja e Feja 

Cfare ke shkruar aman ma thuaj pervec Karpusit smiley dhe 

sa ambiente ka dhe a i ploteson student /m2 ...( ketu duhej te ishe zgjeruar me WC pastrueset , ushqimin qe hane studentet dhe oferten per Firmat dy M )

Drite ua befte te nderuar admin ku e prute per Universitetet .

Per qejf Tat Universitet eshte Shkollim jo Gazerme .Mund te  diplomohesh qe nga shtepia .smiley siajo plaka 93 vjecare biles dhe kur je ne Pension .

Diell e paci me kete te nderuar admin 

 

E kuptoj o pensionist i enverit, nostalgjine tende per shkollen pa shekutje nga puna, sidomos ate te partise me "korespondence".

Ajo 93-shja mori diplomen e shkolles se mesme, dhe une e di qe ty te bejne pershtypje lajmet pikante.

Qe te mbash universitet dhe te kesh prestigj, kerkon jo vetem hale dhe klase me sobe, por edhe fusha sportive, shkencetare,lektore, ku te referojne ne aula, laboratore dhe...... qe teresia quhet campus, mor karbush peshku

.!

Do te kthej pergjigje per te pare vete se kush eshte arabecke smiley pasi problemi qendron tek skemat Piramidale te "se Universitete zotrie " dhe jo  se ti je kategoria e buzeshpervjelurve  si Keiend smiley

Sh .Enver smiley  i quante "Korpusi Universitar "  ku perfshinte Ndertimet , Trupen Pedagogjike , Aulat smiley Mjetet mesimore ,laboratoret ,  kushtehigjeno-sanitare , Mjedisin ne teresi e pothuaj te gjith aksesoret qe i XeBerthenTe nje per nje .

 Megallomanet e pas 92 si Saliu , Ju duk se zbulun ndonje gje te madhe kur LEXUAN pa kuptuar cdo methene Universitet ....Karpusi ose KampUsi me theks te U . Tashti fillo shpjego dllimet me Teresine e nje Korpusi me Kampusin Universitar qe sidoqofte ka nje KUPTIM Gazerme dhe nuk eshte Teresor ne raport me Korpusin .

Mendje ngushtet shohin ngushte ..thone , jo une !

Keshtu llapaqenush i vogel Keiend , nuk pse te te mbetet hatri se rreshtohesh tek Tubat e InteliDjences qe kane PLAS pas 92 dhe mendojne se shpiken Rroten 

Si thua tani kush eshte KARABUSH ? Po ku te le ti te kaperdish peshtymen .....

ku te referojne ne aula smiley..

Befshi hajer te nderuar admin .Diell ua befte nga i peshkoni !

Shhh, po flet eksperti universal xakja. Njelloj si shoku Enver qe ishte ekspert qe nga mjelja e lopeve, patatja e preshi e deri tek procesi i nikelimit. Ashtu si Dr. Saluku ekspert i Pentium-eve e qe i jepte mend per Financen Ministrit Bode.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).