Minierat në Shqipëri vazhdojnë të prodhojnë viktima, ndërkohë që shteti vazhdon në indiferencën e tij, duke u mjaftuar me disa mesazhe ngushëllimi, por asgjë më tepër. Të ardhurat që sigurohen nga ky lloj biznesi janë shumë të mëdha, por kushtet e punës në minierat shqiptare janë skandaloze. Minatorët përballen çdo ditë me vdekjen, vetëm për të siguruar një copë bukë për familjet e tyre. Ndërkohë, të ardhurat e majme që vijnë nga ky biznes mbushin llogaritë e kompanive si dhe sigurojnë heshtjen e politikanëve, në kurriz të popullit të varfër.

Familjarët e minatorëve presin me ankth, që, në fund të ditës së punës, kryefamiljari të kthehet i gjallë nga puna. Kjo është jeta që jetojnë minatorët shqiptarë të shekullit të 21, kjo është tragjedia që përjetojnë çdo ditë familjet shqiptare të Bulqizës, që janë pjesë e një vendi, që aspiron të futet në Bashkimin Europian. Ky është shfrytëzim kriminal, që i bëhet qytetarëve, të cilët kanë rënë në grackën e mungesës së alternativave për të mbijetuar, dhe që detyrohen të futen ditë pas dite brenda në galeritë e vdekjes.

Ekonomia po merr trajtat e një ekonomie skllavopronare, me minierat e vdekjes nga njëra anë, që kontrollohen nga oligarkët e tranzicionit shqiptar dhe industria e ashtuquajtur 'fason' nga ana tjetër, me ushtrinë e saj të punëtorëve për prodhimin e këpucëve dhe tekstileve. Dhe në fund, 'Call Center' plotëson kuadrin e suksesit imagjinar të ekonomisë shqiptare. Këto janë alternativat gjithmonë e më të mundshme, që një i ri ka për të nisur ndërtimin e jetës. Alternativat e tjera, pavarësisht shifrave imagjinare, zvogëlohen dita-ditës.

Realiteti shqiptar është i dhimbshëm. Ai nuk ka aspak lidhje me realitetin që përjetojnë politikanët shqiptarë dhe ushtarët e tyre. Fundja, pas luksit të këtyre politikanëve, qëndron edhe gjaku i minatorëve, djersët e punëtorëve të të ashtuquajturve 'Fason' apo shkelja e ëndrrave të të rinjve që detyrohen të punojnë në 'Call Center'.

Çdo mundësi që do të sillte zhvillim real dhe afatgjatë eleminohet. Ndërkohë, vazhdon ngritja e fasadave, për të prodhuar një realitet imagjinar. Por, muret e lyer, xhamat vezullues apo godinat shtetërore, që po marrin pamjen e hoteleve turistike, nuk mund të fshehin realitetin e dhimbshëm.

http://albaniaunderground.blogspot.com

7 Komente

Ndryshimi kete here eshte se 24 ore pas vdekjes se dy minatoreve, pronari dhe menaxheri u arrestuan dhe kompanise iu hoq licenca. Te shohim tani nese do t'i lene me minatoret te vdesin, sic i linin me Berishen.

" Asnjehere nuk ja di rendesine "dickaje" deri ne momentin qe e humb ate "

Tiraneeeeeee . po flasim per pune.. 

Pas nje "lufte"  "heroike" kunde komunizmit.. dhe fitorjet e nje pas njeshme  kunder tije  me ne krye nji ATE Dora vete "Doktorr Adhamudhi" .. u ndalem te marrim nje cike fryme , te pijme nje gote uje dhe te hame nje kafshate buke.. dhe pa pritur shikojme se : "eshte bere pershesh gjithcka"  JO VETEM Sektori Minerar. oooo tiraneeeee.. GJITHCKA..

 Pasi 10-jen c'do gje keto 23 vjete,, kane edhe sy e faqe te te kerkojne llogari : Perse nuk e pastron Halene qe bere une keto 23 vjet "

Po si thane mo si thane " TEORIA E SHOCK-UT"  TI  10-sim te gjitha se i bejme prape smiley,, ene kena ene nje ' CEK TE BARDHE" per te thyer ne banke.. kur te na doje bootha... 

Tirane.. kerkojini leket e cekut ,, kerkojini se e dini se c'do te gjeni..

 

Shumë dakord me të gjitha, por tani nuk na lejohet të tolerojmë edhe 23 vjetë të tjera... ne jemi kombë hakmarrës në kurriz po të vetes/popullit.

Kush i sjelle keto tema kot? Kaq shpejt mbaroi seriali "xhaja me zinxhirin e hapur"? Gabim, shume gabim, te lihet pas dore nje teme kaq e rendesishme per prosperitetin e atdheut smiley

Si eshte ajo shprehja? "You can't polish a turd..."

Nejse, pavaresisht premtimeve te bukura dhe imazhit qe admistrata Rama mundohet te krijoje si e pergjegjshme, ne sherbim te popullit, etj., nuk mund te presesh shume nga nje qeveri e cila para se te hartoje nje program qeverises, rikonstruktoi, mobiloi dhe sterreklamoi zyrat e ministrive...

BJERUNI DHE SHPORRINI smiley

Epo mbase i hap sytë një ditë populli e të ngrihet për interesat e veta e jo më për çështje 'tifozlliku'.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).