Dikush mund të thotë se shqiptarët janë popull dembel. Kjo nuk është aspak e vertetë. Jemi ndoshta i vetmi popull mesdhetar, i cili bën punë të rënda në të ashtuquajturat "sweatshop", po njësoj si në lindjen e largët. Në emigracion, pavarësisht se ka patur elementë kriminalë, shumica e shqiptarëve kanë punuar në lloj-lloj punësh fizike të vështira. Pra, me pak fjalë, epiteti 'dembel' për shqiptarët nuk është i saktë. Kemi shumë potencial si popull. Problemi kryesor është drejtimi. Drejtuesit tanë janë mishërimi i injorancës, jo vetëm në aspektin e drejtimit. Ata përfaqësojnë keqmenaxhimin që i është bërë këtij vendi.

Për një gjë biem të gjithë dakord: stina e verës në Shqipëri është shumë e bukur. Është ndoshta i vetmi moment, gjatë të cilit emigrantët shqiptarë tundohen për t'u rikthyer në vendlindje. Kemi një det të mrekullueshëm, çmime shumë të ulta nëse i krahason me fqinjët tanë si dhe lokale dhe restorante shumë të këndshme. Nëse futesh në det dhe shikimin e ke drejt horizontit, për pak çaste mendon se je në një vend krejt tjetër. Ky iluzion, gjithsesi, shuhet sapo kthen kokën prapa.

Stina e verës dhe deti i bukur nuk mjaftojnë. Kemi një ekonomi të dobët dhe pa një sens të qartë orientimi, një sistem transporti publik thuajse inekzistent, një sistem arsimor, që po humbet çdo ditë e më shumë cilësinë dhe lidhjet me zhvillimin global, si dhe një varfëri të madhe në shumë zona të vendit, duke përfshirë edhe kryeqytetin. Monopolet, keqmenaxhimi, korrupsioni, vjedhja, lidhja e politikës me krimin e organizuar, mungesa e zhvillimit teknologjik, kaosi me pronat po e pengojnë prosperitetin në këtë vend. Duhet të zgjedhim nëse duhet të mjaftohemi vetëm me stinën e verës dhe detin e bukur, apo të kemi edhe një zhvillim real. 

http://albaniaunderground.blogspot.com

 

7 Komente

Jemi ndoshta i vetmi popull mesdhetar, i cili bën punë të rënda në të ashtuquajturat "sweatshop"

Rilindi i Tiranes e di Mesdheun vec Itali, France, Spanje, Greqi me duket.

Pse shkrim pa bere anketim me pare ne Peshk, sic e ke zakon?

Autori mduket sa ka shkrujt per shqiptaret si europiane. Nqs ti do me na krahasu me afriken, go on.

Se kuptoj ket superioriteti racor e nenvleftesim te nje kontinenti si Africa. Je i sigurt qe shume zona ne Afrike nuk jetojne me mire se ti ? Apo je rrace Ariane dhe smund te krahasohesh me Afrikanet?

Nuk po flasim per rracen, por europen, ku duam te shkojme. Nuk po permend njeri superioritetin rracor.

Pikerisht , ka vende Afrikane me afer Europes se ti, thjesht per kujtese. Sigurisht qe ne kemi imstitucione te inkrimuara si Banka e Shqiperise, ku e gjithe paria ekonomike vjedh si pak vende ne Kontinentin Afrikane. Spo flas per bukurite natyrore te Afrikes qe shume pak nga ju si Europiano inspirues do kene fatin ti shijojne gjate jetes suaj mondane

Jam dakord

nuk mjaftojne vetem vera, deti, lokalet  si dhe kjo 'rilindje'

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).