Një rosë e egër fluturon ultas mbi liqen

                                                      pa e prekur

si mbi një pasqyrë të ngrirë ëndrrash

në këtë pasdite të fjetur prej vere këtu 

që diku tjetër mund të ishte fare mirë prej dimri. 

 

Por kjo është veç kënga e një karrigeje të vetmuar

braktisur atje në zgrip të ujit dhe tokës

mes shkulmeve të barit të gjatë dhe erës

si një lë​vozhge e thyer vetmie. Dhe kaq.

 

E nëse beson se ky është tamam vendi

ku më në fund mund të ulesh e shpirtin 

                                          ta lësh të fluturoje i lire

gabohesh ...

Këtu veç mund të rrish e të pushosh një çast të vetëm

si ai zog i madh mbi liqen që rri i palëvizur 

thua i ngulur me gjilpëre në​ qiell

teksa pret të lëshohet mbi gjahun e tij symbyllur nga lart

pagabueshëm

ashtu siç vdekja na lëshohet të gjitheve. Dhe kaq.

 

Ndërkohë era që tundte barin ka pushuar

Zogu i madh në qiell rreh krahet dhe zhduket mbi pyll

Një grua e moshuar shpejton kaluar mbi nje 

                                                    biçikletë të vjetër

me qenin që e ndjek heshtazi nga pas. 

Mes heshtjes

Pikat e para të shiut rrahin si mijra daulle të vogla

                                                                       mbi rrugë

teksa era e pluhurit të lagur pushton befas gjithshka

Unë fik cigaren i hedh një sy të fundit karriges atje tej

kthehem mbrapsh

e futem brënda në shtëpi.

Dhe kaq. 

 

S.I.

                                                                                              Korrik 2014

www.mriziizanave.com

7 Komente

Me pelq PF ..

Megjithse sipas derrave te dosjerve je i 'shemtuar "smiley nje varg i poezise suaj eshte sa nje vargan me zagar dosjesh varur ne qafe  e bartur ne kurriz , qe zhurmojne ne ate  heshtje lirike Poaradeciane te penes suaj

Këtu veç mund të rrish e të pushosh një çast të vetëm

si ai zog i madh mbi liqen që rri i palëvizur 

thua i ngulur me gjilpëre në​ qiell...smiley

Pak freski duhej se na mbyten batutaxhijte dyleksh te katunit me pingponge .,,dhe Kaq !

Hajer pac !

te qeteson vargu. te perkohshem jemi, me duket se thote vjersha.

... e s'duhet/s'ka kuptim te kapemi pas (get attached to) te perjetshmes. jeta vazhdon.

(origjinal idete e autorit smiley ) Edhe njehere, sh. bukur.

Por kjo është veç kënga e një karrigeje të vetmuar

braktisur atje në zgrip të ujit dhe tokës

mes shkulmeve të barit të gjatë dhe erës

si një lë​vozhge e thyer vetmie. Dhe kaq.

Poezia me pelqeu shume, ne vecanti te nenvizuarat me siper, e gjithe kjo eshte super.

...mgjs e shkruar ne korrik ndjeva arome vjeshte...bukur!

Nuk vlen, sepse nuk eshte poezi perendimore qe merret me te perjetshmen, eshte poezi orientale qe merret me jeten ketu dhe tani.

Mao Ce Duni ne rini bente poezi te tilla, pa njohur akoma gjeniun Marks.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).