Për herë të parë Papa Françesku tregon arsyet se pse zgjodhi të vizitojë Shqipërinë

I pyetur nga gazetarët gjatë fluturimit të kthimit nga Korea e Jugut, Papa ka vlerësuar harmoninë fetare në Shqipëri. “Shkoj në Shqipëri për dy arsye të rëndësishme. E para sepse kanë arritur të krijojnë një shtet dhe të mendojnë për Ballkanin, unitetin kombëtar mes islamit, ortodoksëve, katolikëve me një këshill ndërfetar që ndihmon shumë në ekuilibrim. Kjo është gjë shumë e mire, sepse ka harmoni. Dhe prezenca e Papës është për t’i thënë të gjithë popujve se mund të punohet bashkë dhe unë e kam ndjerë si të ishte një ndihmë për atë popull fisnik”, ka thënë Papa Françesku. 

Udhëtimi apostolik i Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, që do të zhvillohet në Tiranë në datën 21 Shtator, parashikon një axhendë të ngjeshur, që do të zgjasë plot 11 orë në vendin tonë. Në orën 07:30, Papa Françesku fluturon nga Aeroporti i Fiumicino-s drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Tiranë, ku do të zhvillohet një pritje zyrtare nga Kryeministri i vendit, Edi Rama. Më pas, Papa udhëton drejt Presidencës, ku do të zhvillojë një takim me Presidentin dhe autoritete të tjera të vendit.

Në orën 11:00, në sheshin “Nënë Tereza”, Papa Françesku do të mbajë meshën e shenjtë para mijëra besimtarëve, që priten të mblidhen atë ditë. Ndryshe nga vizita të tjera, ku Papa është parë të udhëtojë me makinën e tij të bardhë, këtë radhë bëhet me dije se, në vizitën e tij në kryeqytetin shqiptar, Papa do të lëvizë me një makinë të thjeshtë dhe të hapur, e vënë në dispozicion nga autoritetet vendase. Në orën 13 e 30 është planifikuar takim dhe drekë me Ipeshkvijtë shqiptarë në Nunciaturën Apostolike, e më pas takim me krerët e besimeve të tjera.

Ora 17:00 shënon kremtimin e lutjes së mbrëmësores me meshtarët, seminaristët dhe lëvizjet laike në Katedralen e Tiranës. Në orën 19:45, në Aeroportin “Nënë Tereza” do të zhvillohet një ceremoni për largimin e Papës, çka përmbyll vizitën e tij në shtetin shqiptar.

20 Komente

Mire se te urdheroni.

Një vlerësim shumë i lartë për ne. Të shprehesh se "...unë e kam ndjerë si të ishte një ndihmë për atë popull fisnik”, është hera e parë që ndodh, ndonëse e dinë se nuk jemi aq fisnikë, por nuk ngurrojnë të na ndihmojnë edhe përmes shprehjeve e vizitave, për të na ngritur në nivelin e popujve të tjerë europianë. Je i mirëseardhur Papa Francesku! Do t'ju presim plot dashuri dhe do ju japim në ditët e qendrimit gjithë ngrohtësinë e një kombi mikpritës! Këto jua thotë një ateist me origjinë muslimane.

"unë e kam ndjerë si të ishte një ndihmë për atë "popull fisnik”, ka thënë Papa Françesku."

ky eshte nje vleresim i jashtzakonshem sepse e thote nje figure Boterore e jashtzakonshme! dhe kete Papa Françesku nuk e thote, ashtu kot, si metafore, e as se ka vetem parasysh popullin shqiptar sot... por e thote duke pasur parasysh historine fisnike te ketij populli thelle ne shekuj. histori e njohur, vleresuar dhe qe eshte ruajtur me kujdes ne qitapet dhe biblotekat e Vatikanit.

Papa ejani edhe ne Kosove per vizite.

Vatikani ka kontribuare shume per Pavarsine e Kosoves.

Jeni te mire se ardhure.

 

MIRE SE VJEN NE SHQIPERI.

Nese eshte e mundur a mund te vini pak me shpesh ne Shqiperi me qellim qe te rregullohen disa gjera (rregullimi i sheshit Nene Tereza dhe fasadave perreth) dhe nese eshte e mundur te beni mesha ne disa sheshe te Tiranes (qe te rregullohen edhe ato).

Kujdes " oren " Papo .

Sei benvenuto!smiley

Ik mer Francesk shif nai neshje te Messit dhe lene Shqipnine. Ose dil i here knej nga Peshku ta shofesh Unitetin Kombetar ... Duke shku aty vetem i jep legjitimaci regjimit te kriminelve hajdute dhe te korruptum qe " drejtojne " ate godforsaken joke of a country. Mos kujto se do i vrasi ndergjegja nga e shkumja jote dhe do i ndajne paret e vjedhme me popllin gjynofqar.

Lexoje fjalin,"popull fisnik".Ai vjen per njerzit e thjesht,popullin shqiptar qe shpreson e beson tek me e mira.Atyre  te tjereve qe thua ti, i kemi lene luksin te marin pozasmiley

Ruaje vehten biiir!...kshu i tha ajo plaka partizanit Meke, para se ta vrisnin.

Nuk asht shqipria dhe shqiptaret e dikurshem,tash na kane dal do vllazen me sirianet dhe pakistanezet, qi e dune deken ma shume se jeten, per me luftu kunder gjithckaje jomyslimane.

Paç Uratën e shqiptarëve Pop

.Një mbështetje fuqishme në këto Momente kur batutaxhijtë dyleksh të katunit janë shtuar si mizat në MUT kundër Shqiptarëve e Shqipërisë . Do shohësh e takosh një Popull deri tani Vërtet të ekuilibruar dhe shembëll në harmoninë Fetare të edukuar brez pas Brezi " Gjella me kripë dhe kripa me karar " ,Do gjesh një produkt të shkëlqyer të kohës kur u Luftuan ekstremizmat Fetare në shërbim të çdo Injorance duke i lënë trashëgiminë popullit harmoninë pa Teprime !

Vizita Juaj do ti presë Hovin edhe "veshët " edhe ndonjë ekstremisti Politik rreth e qark që kërkon të shfrytëzojë momente për interesa të mbrapshta .

Paç Uratën për të mirë të shqipëtarëve që nuk ke Gabuar as ke Lajkatuar po ke bërë portretin e tyre Real...Popull Fisnik !

Mirese te vish o Pape,por besimtare Shqiperia i ka apo si ka nja 200 mije veta gjithsej. Pjesa tjeter nuk para ja thote per punet tuaja.  

 Në orën 19:45, në Aeroportin “Nënë Tereza” do të zhvillohet një ceremoni për largimin e Papës, çka përmbyll vizitën e tij në shtetin shqiptar.

Papa nuk do qendroje per darke,birekun qe kane pjekur per te shqipot do ta hane vete.smiley

 Se pari, duke pare lajmet mesova se kish humbur tragjikisht tre njerez te aferm, dhe i shpreh ngushellimet e mia.

Ati i shenjte mirse te vije. Eshte detyra jone ta presim e ta rrespektojme ashtu sic dhe e kemi zakon te presim nje mik e aq me teper kur behet fjale per nje mik te mire. Me pelqen kur degjoj papen te lutet ne shqip ne mes te vatikanit.

Me pelqen shume kur kjo figure kaq e larte dhe qe perfaqeson dhe udheheq shpirterisht gjysmen e njerezimit dhe njihet e rrespektohet rrespektohet ne tere boten, vjen per te lartesuar e amplifikuar nje vlere te pa diskutuar tonen, ate te bashke jeteses fetare. 

Papes desha ti tregoj edhe celesin e kesaj pune:

Pyetjen se "CFARE FEJE JE" ne mos per fare lere per te fundit.

Nuk e di pse ky Pape me ka hyre ne zemer qysh ne fillim smiley ndoshta ngaqe ne fjalimin e pare   doli ne mbrojtje te te varferve. Edhe nga fytyra me duket nje arberesh smiley

smiley Papat dhe vajzat ne Miss Universe jane te njohur per fjalime te fuqishme ne mbrojtje te te varferve z. Pjer. Me te lezetshem jane kur u behen pyetje konkrete (si psh. njohja e Kosoves nga Vatikani si shtet me vete) dhe pergjigja e zakonshme eshte: Paqe ne bote...!

Me pelqeu kur papa tha se unitetin kombëtar mes islamit, ortodoksëve, katolikëve me një këshill ndërfetar që ndihmon shumë në ekuilibrim. Kjo është gjë shumë e mire, sepse ka harmoni.
Bashkepunimi ka egzistuar dhe gjithmone do te egzistoj harmonia mes unitetit musliman dhe asaj krishtere.

Bashkepunimi ka egzistuar dhe gjithmone do te egzistoj harmonia mes unitetit musliman dhe asaj krishtere

What???????? 

 dhe unë e kam ndjerë si të ishte një ndihmë për atë popull fisnik”, ka thënë Papa Françesku. 

Fak Off! Ose Shko pirdhu ore andej. Tani qe e shkerdhyet dhe perdhunuat kete popull deri ne kocke u kujtuat ju per te thene nje llaf ashtu shkarazi? Po je burr hajde dhe fol si burrat kur te vish ketu, me te verteten e zotit, dhe ulu ne gjuj e pendohuni per te gjitha te zezat qe i keni bere ketij populli dhe vazhdoni sot e gjith diten... se zoti ju shikon pavaresisht se nuk e shikoni ju e ju duket vetja kushedi se cfare se vini nje unaze ne gisht e nje qylaf mbi koke. Hajde thuaj hapur qe shqiptareve ka 100 vjet qe u eshte bere nje padrejtesi historike e pashoq ne europe. Atehere PO mund te themi se ke ndjere nje fare detyre kundrejte ketij populli me te vertete fisnike, por jo aq budalla.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).