Mes qytetarëve të këtij vendi, segmenteve të shoqërisë civile, disa protagonistëve të rinj në jetën publike të vendit dhe zëdhënësve apo udhëheqësve politikë, po krijohet një hendek. Mes tyre po zë vend diferenca e axhendave. Opozita politike po bën përshtypje në publik për çështje të cilat të lënë shijen e mungesës së rendit dhe të mospërkimit me shqetësimin adekuat që ka publiku. Kështu, për shembull, Partia Demokratike vazhdon të denoncojë Kryeministrin Rama për mosdeklarim të asaj që ajo e konsideron “skandali i dosjes dhe historisë penale të deputetit A.Ndoka”. Po kjo opozitë vijon prej disa ditësh të bëjë deklarata e shpalosje letrash për atë që e konsideron “skandalin e shekullit” për CEZ-in. Edhe pse, sipas saj, ky është skandali më tronditës, sërish konstatohet se ndjeshmëria dhe reagimi publik nuk përkon me alarmin e opozitës. Po në këtë vazhdë denoncimesh, opozita deklarohet për rrezikshmërinë e projektligjit të qeverisë për IMEI, si një e dhënë personale e përdoruesve të telefonit. Edhe pse kjo çështje përbën interes të lartë për çdo shtetas, sërish ajo nuk po gjen mbështetje masive dhe as shprehje shumëzërëshe prej vetë qytetarëve. E njëjta gjë duket se po ngjet edhe me qëndrimin që aktualisht po mban opozita dhe paraprirësi i shprehjes së saj, ish-kryeministri Berisha, për reformën në arsimin e lartë dhe masën drastike të qeverisë për mbylljen dhe pezullimin e dhjetëra institucioneve universitare dhe jo vetëm, në sistemin publik dhe atë jopublik të vendit.

Pra, ka një vanitet publik ndaj asaj që denoncon opozita. A është ky thjesht një refuzim në heshtje i axhendës së opozitës zyrtare?! Pse ngjet kjo? Pse kjo ftohtësi? Pse nuk fitohet reagimi dhe ndjeshmëria e lartë publike ndaj kauzave apo kazuseve që denoncon opozita politike e vendit?

Natyrisht, mungesa e rendit dhe renditjes sipas peshës specifike të çështjeve që ngre opozita në raport me interesimin adekuat të publikut, besoj se është arsyeja kryesore.

Qytetarët dhe shoqëria civile e vendit po konsumojnë, më së shumti në lirinë e tyre virtuale, reagimet, denoncimet, protestën dhe përbuzjen maksimale ndaj skandalit të vjedhjes brenda Bankës së Shqipërisë. Protagonisti më i rëndësishëm i denoncuar është guvernatori i BSH-së, zoti Ardian Fullani. Skandali ka goditur për herë të parë në të gjithë historinë e këtij institucioni të dorës së parë, jo vetëm besueshmërinë ndaj saj, jo vetëm integritetin dhe pastërtinë ligjore e administruese brenda saj, por krejt besueshmërinë ndaj shtetit dhe sistemit bankar të vendit. Guvernatori, i cili ka shembur plotësisht jo vetëm imazhin dhe besueshmërinë, moralin dhe funksionin e tij në kaq vite, së fundmi po shërben edhe si simbol i ekspozimit të “kapjes së ndërsjellë mes tij dhe politikës”. Kjo kapje është përmasa e ajsbergut që përfaqëson funksioni dhe roli apo historia dhe përvoja e qenies së tij gati 10-vjeçare në detyrën e guvernatorit të BSH-së.

Ky skandal unik dhe me kosto të shumëfishta, nuk është aspak në epiqendër të axhendës së politikës. Atë po e mban dhe ngre si kryeçështje të shqetësimit dhe ndjeshmërisë publike vetëm media, rrjetet sociale dhe sidomos disa zëra të rinj e të shfaqur të shoqërisë civile. Deklaratat e deritanishme të politikës më shumë tradhtojnë “merimangën” e lidhjeve dhe besimeve reciproke mes udhëheqësve politikë dhe guvernatorit sesa shkaktojnë besim e mbështetje për maturitet.

Subjekti i “Guvernatorit dhe vjedhjes së BSH-së”, po rikthen seriozitetin qesharak të shtetit shqiptar në mediat globale. E përditshmja e Parisit, “Le Figaro” shënonte titullin “Bankierët në Shqipëri vjedhin bankat e tyre”. Mjaftojnë disa tituj të tillë në shtypin dhe mediat europiane dhe ato botërore të vjelim rezultatet e bjerrjes së plotë të imazhit të shtetit dhe të vetë sistemit bankar e atij financiar të vendit. Por, për kësi kostosh dhe ndëshkimesh tronditëse, kjo kastë politike dhe sidomos shtetarë e nëpunës të lartë si guvernatori i sheikëzuar shqiptar, jo vetëm që nuk ndëshkohen, por as nuk vihen në pozitë për t’u “zhdukur” nga jeta dhe qëndrimi në misione publike.

Ish-kryeministri Berisha, si një protagonist që jeton kohën e re të të qenët opozitari pa asnjë kompleks, e gjen të leverdishme, për qëllime që ai i di, ta krahasojë skandalin e tanishëm me atë që ai nuk e zbuloi e zbardhi dot për vite e vite të qenies së tij në krye të shtetit dhe në krye të qeverive. Kjo është shkalla më e re e ironisë me publikun, me shtetin, me ligjin dhe sidomos me vendin tonë të sharlatanizuar në sytë dhe memorien e opinionit ndërkombëtar. Me këtë rol diabolik të politikanit të regjur dhe të plakur, zoti Berisha po tenton haptazi të devijojë axhendën dhe sidomos syçelësinë e publikut ndaj këtij skandali, që nuk ka nevojë për të pasur një të dytë pranë.

Shoqëria civile dhe gjithë komuniteti i gazetarëve profesionistë, janë tashmë para një kazusi, i cili nuk duhet lënë të mbulohet apo mbivendoset me asnjë çështje tjetër. Skandali i vjedhjes në Bankë dhe sidomos roli i Këshillit Mbikëqyrës dhe ai i Guvernatorit në veçanti, duhen mbajtur në epiqendër të vëmendjes publike, ligjore dhe institucionale.

Për t’u trajtuar ky rast nevojitet të shprehen vetëm individë e protagonistë që gëzojnë ndërgjegjen e re dhe lirinë e të qenët të paimplikuar. Kjo ka nisur. Po e bëjnë disa të rinj dhe qytetarë të panjohur, falë skrupullit në ndërgjegjet e tyre dhe falë protestës që, për shkak të kastave të kleptokratëve të këtij tranzicioni, është akumuluar për t’u derdhur. Pika e ndarjes mes politikës dhe qytetarëve shqiptarë, kësaj here është më e duhur se kurrë. Po na ndan axhenda e shqetësimeve, reagimeve dhe protestave.

Le ta përdorim këtë ndarje për epilog të tranzicionit!

16 Komente

" Pra , ka nje vanitet publik ndaj asaj qe denoncon opozita.A eshte ky thjesht nje refuzim ne heshtje i Opozites zyrtare ? Pse ngjet kjo ? Pse ka ftohtesi ?  Pse nuk fitohet reagimi dhe ndjeshmeria e larte publike ndaj kauzave apo kazuseve qe denoncon Opozita politike e vendit ? "

Si tha Fideli atehere , "leke kemi plot , nuk na plas trapi fare "

Pra rilindje deshet rilindje gjetet dhe ti si igazetari i rilindjes qe je zoti Cipa ...."fajin e ka Saliu"  shume i zhgenjyer paraqiteni me Rilindjen ne kete shkrim  zoti Cipa, aq shume sa qe akoma zgjidhjen e shikoni tek Saliu , po vjen dhe ka dhene llafin qe dhe vetem 4 vjet qendron Kryeminister , kaq ta beni dhembin  , asnje dite me shume smiley,  AI po vjen :

http://www.gazetatema.net/web/2014/08/09...

Nuk do me ardh mo Brado, po ben cmos Bazja i temas me editoriale per Ate qe te kthehet, po hic ,po i iken gazeta per lesh .smiley

" ....Subjekti i “Guvernatorit dhe vjedhjes së BSH-së”, po rikthen seriozitetin qesharak të shtetit shqiptar në mediat globale. E përditshmja e Parisit, “Le Figaro” shënonte titullin “Bankierët në Shqipëri vjedhin bankat e tyre”. Mjaftojnë disa tituj të tillë në shtypin dhe mediat europiane dhe ato botërore të vjelim rezultatet e bjerrjes së plotë të imazhit të shtetit dhe të vetë sistemit bankar e atij financiar të vendit. Por, për kësi kostosh dhe ndëshkimesh tronditëse, kjo kastë politike dhe sidomos shtetarë e nëpunës të lartë si guvernatori i sheikëzuar shqiptar, jo vetëm që nuk ndëshkohen, por as nuk vihen në pozitë për t’u “zhdukur” nga jeta dhe qëndrimi në misione publike..." 

Me mire sdo e kishe thene as ti...

Ka rene besueshmeria tek institucioni i pavarur qe quhet BSH. Ashtu si tek institucioni i pavarur i prokurorise apo i gjyqesorit; te mos flasim per presidentit qe eshte thjesht nje jashteqitje e saliut.

Presioni qytetar duhet shtuar per te kerkuar dorreheqjen e Fullanit, e me pas te prokurorit te pergjithshem, tuafit Llalla. Dhe ky presion i shtuar duhet ti adresohet parlamentit , ketij institucioni qe ne rast te mos dorreheqjes se ketyre dallkaukeve te nis procedurat e shkarkimit institucional. Sa per presidentit Jari le te ri se vetem miza mund te vrase.

Kam respekt per Cipen.Gjithmone  shkrimet e tija mbartin shqetsime qytetare,jane perjetime personale te nje qytetari te pergjegjshem.

Fullani nuk ka derman sipas mendimit tim.

Kur Cipa te kuptoje se cfare po ndodh me Fullanin dhe pse delfinet e Berishes protestues po organizojne peticion per shkarkimin e tij, atehere do e rregulloje fjaline e fundit lidhur me epilogun.

Fullanit nuk i vjen e keqja nga protestat ketu ( as ja ndjen fare bile ), por komandaret botnore te parase nuk do te duan te bashkepunojne më me nje njeri qe eshte shenjester e opinionit te brendshem apo dhe drejtesise, per ceshjte  korruptive apo abuzive. Berisha e di mire kete dhe ne konferencen e djeshme ja beri nderin Fullanit duke theksuar qe nuk do perkrahe asnje tentative te natyres politike per shkarkim, por hetimi duhet bere ne detaje. Kam pershtypjen qe ai shikon nje doreheqje te Fullanit si ndjese jo per vjedhjen , por sepse nuk kishte qene vigjilent ndaj adashit te vet hajdut. Me nje gur vret dy zogj dhe do kete perfitimin e madh qe delfinet e vet do kene te drejte ne kauzen e tyre per shkarkimin e Fullanit duke marre pastaj eksluzivitetin e protestave. Qofsha gabim !

Askush nuk do qe ta humbe rastin qe te nxjerre dhjame nga pleshti e qe nje problem te finances se larte ta beje diskutim popullor. Aty ka qene BSH dhe deri diten qe u be e ditur vjedhja, keta "heronjte e heshtur" te antikorrupsionit kishin folur ne heshtje per Fullanin, si Bamiri i TKD-se pergjithesisht i heshtur.

Cipa kam pershtypjen qe eshte pak gjib, dmth qe i kupton gjerat me muaj vonese ose eshte "i detyruar" te shkruaje si me poshte.

Ish-kryeministri Berisha, si një protagonist që jeton kohën e re të të qenët opozitari pa asnjë kompleks, e gjen të leverdishme, për qëllime që ai i di, ta krahasojë skandalin e tanishëm me atë që ai nuk e zbuloi e zbardhi dot për vite e vite të qenies së tij në krye të shtetit dhe në krye të qeverive.

 

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me përgjegjshmëri maksimale në përmbushje të detyrimeve të tij ligjore zhvilloi ditën e enjte, më datë 14 gusht 2014, një mbledhje të posaçme për tu njohur me dinamikën e punës në Bankën e Shqipërisë që nga mbledhja e fundit e deri më sot.

Në këtë mbledhje, anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës, zonja Meksi, në përputhje me nenin 47, pika 2, germa (c) të Ligjit “Për Bankën e Shqipërisë, propozoi shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë (5 anëtarët e tjerë të pranishëm) nuk e pranoi propozimin e saj. 

Rri si mut nashi komentus. smiley

hahahha

Mund te kete marre me qera vilen e Metes smiley

I qafsh hallin , e ka te veten , ka 35 vjet qe kursen smiley

smiley 47 vjet se eshte diplomuar dhe "ka dale ne jete" ne 1967. Kur Fullani qysh ne 1978 e ka arritur deri ketu, imagjino sa mund te kete kursyer Naltmadhnia. smiley

Normale politikanet tremben nese njerzit do jene me te pergjegjeshem dhe zeri i protestet do jete gjithnje e me i larte. Kane shume prona, biznese dhe miliona per te mbrojtur. Cohuni e neser e protestoni se atyre as qe ju bie ne mend per ju. Fullani dhe grauja e vete duhet te jap doreheqjen vetem per milionat qe ka fituar ne menyre re paligjeshme. 

Une them qe te mblidhemi e te kerkojme doreheqjen e Berishes.

Ju gazetaret jeni fajtore te paret qe nuk ka rakordim te axhendes se qytetareve me politiken! 

Jeni ju ata qe vendosni, fjala vjen, qe Gjin Gjoni nuk eshte me interesant si lajm, dhe e hiqni nga gazetat si me buton. 

Edhe ky i bankes, edhe nja dy tre dite e ka zahmet ti duroje te sharat, se pastaj ju do "konstatoni" qe kjo eshte ngjarje pa interes dhe nuk do ta permendni me! 

Edhe ne pas jush!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).