Sot pashe qe kishte filluar punimet Gener 2 e Bashkim Ulajt te Liqeni. Ulaj eshte prane Berishes, per ata qe nuk e dine. Leja ishte per pallate 17 kateshe! Nderkohe, mora nje shok qe ka me shume informacion dhe tha qe kjo nuk ishte shqetesuese, krahasuar me ndertimin qe pritet te beje firma e Irfan Hysenbellit. Behet fjale per nje pallat 40 katesh, qe do mbije ne fillim te diges. 

Ku di ndonje gje me teper, i lutem te na e thote te gjitheve qe ta dime deri ku shkon makuteria e "parise".

 

P.S. Si i behet me upload ca foto te zones ku kishte fillu ndertimi?    

80 Komente

ngavash, 40 kate thote, ca u be, empire state buildingsmiley

shtoji edhe nje 40-ce tjeter per empire state building smiley

Sa pyeta prap, se thashe mos e kisha degju gabim se helbete, ngaterrohet njezeta me dyzeten ne telefon....po jooo. Aplikimi eshte bere per 40 (dyzete) kate.

Kjo nuk dmth qe do behet me 40 kate, se besoj di ia ulin te 17 edhe atij, po nuk me duket se eshte kjo ceshtja e rendesishme smiley

Nga cila anë e digës do të bëhet? Se nga rruga që shkon te Garda është një goxha pallat me "perde". Do të jetë nga ana e Kopshtit Zoologjik? Ku ka mbetur më vend te diga për të ndërtuar? 

Ai i Irfan Hysenbelliut do behet aty te parkingu/lokali/lavazhi, perballe pallatiti me perde. Shif fotot ne vijim:

1 ;  2 ;  3 

 

Ato 5 kullat 15 kateshe te Ulajt behen nga ana e kopshit zoologjik. Shif fotot: 1  dhe 2

 

A bejne ndonje studim tregu keta per pallatet 20 -40 katesh?

Kush ta beje? Ndertuesit jo njehere, po ta benin s'do u kishin ngel 10mije apartamente stok (kaq thuhet se jane). Shteti s'merret me ksi gjonash se jemi Ekonomi Tregu. Keta dhane leje per 40 universitete pa pas parasysh asnje kriter, jo me te mos jap leje per 20-40 katsha

po pra kur jane 10 mije apartamente stok pse vene e ndertojne te tjere , kur  tregu ta ben te qarte se ky lloj produkti nuk shkon me e duhet bere dicka tjeter .

pastaj tjetra eshte cmimi.ne shqiperine 2.8 milioneshe me rroga mesatare 400-500 euro ne muaj.sa njerez jane ne gjendje te blejne apartamente 40-50 mije euro apo me shume?

Nga 80 mije euro jane ne Durres apartamentet. Aty tek ajo zone besoj shkojne me cmimet e Scheveningenit smiley

40 - 50 mije euro gjen vetem ndonje studio ne forme rombi.

Ka ndonje logjike qe i justifikon keto cmime te larta pervecse deshires se ndertuesit per tu pasuruar brenda nates dhe ndonjerit budalla apo nevojtar enough ti bleje keto?

nevojtar qe i ble ato alba, ta garantoj une qe s'ka. por jane jane shitur e blere fillimisht me cmime shume te larta, qofte per pordhe, qofte se ka qene zone nga me te mirat e tiranes, dhe sic thone, shpresa vdes e fundit.

shiko ate postimin e graves me poshte per te shuar kuriozitetin.

E pashe postimin .Me keto cmime te cilat jane me te larta se  condot ne florida mu ne buze te detit ku mund te besh sehir delfinet ndersa pi kavene e mengjesit zor se mund ti mbushin mendjen emigranteve te kthehen ndonje dite per te jetuar ne memedhe.

Hahaha...studim!!!? Alba2265, po a ke ndonjë informacion për mbiemrat ndërtues? Po ata janë katundarë dhe malokë, moj. Në Tiranë të dy palët kanë zbritur në vitet '90. Janë të paarsimuar. Nga prona publike, prej të të cilës ti dhe unë morëm një mut, ata vunë pasuri dhe mënyra më e mirë për ta përdorur rentabël u thanë se është ndertimi. Po ta marrin vesh ata që dikush te PPU-ja ka kërkuar plan studim tregu, do shkrihen nga të qeshurit dhe palat e dhjamit të superbarqeve do u hidhen përpjetë nga kënaqesia që u japin "injorantët".

kauret perpara se i hedhin paret bejne studime  mbi ekonomine lokale , demografine,strukturat e grup moshave, punesimin , te ardhurat e mesme e mesatare , fuqine blerese , trendin e levizjeve te popullsise, preferencat e njerezve etj,rendin, krimin , spitalet , shkollat cilesine e jetes ne pergjithesi . megjithese maten 7 here e presin 1 here ne shume raste  dalin eksiq.nese iu dalin hesapet sagllam mund te nxjerrin nje fitim 10-15%.

ne shqiperine 2.8 milioneshe me rroga mesatare 400-500 euro ne muaj

 gjysma e kesaj, ndoshta  po.

283 per te qene me te sakte ne 2013-en, megjithate ka aq para informale ne treg sa qe mund ta mberrije 500 euroshin.

 isha gati te thosha qe polarizimi i shoqerise e nxjerr te pavlefshme mesataren si tregues - por po e mendoj kete informalitetin. E gjej te veshtire ta besoj 500-shen (euro a dollare), s'di c'te them.

Ne vlere mesatare mendoj se po, perndryshe nuk e shpjegoj dot konsumerizmin qe ka kapluar zonat qytetese, por jo vetem, te vendit tone. Ose treguesin tjeter, cmimin e produkteve gjithmone me lart se c'mund te mbaje xhepi mesatar.

Tirons, boji upload fotot te ndonje faqe si imgur.com ose imageshack.us dhe hidhi ktu pastaj lidhjet.

Ndertimet ne gjithe Tiranen kane ri-Lul-zu prape. Une nuk e di ku i con mushka keta njerez po sinqerisht kjo me duket nje cmenduri. Ngjan shume me majmunllikun qe na karakterizon ne berjen e biznesit. Sa del nje gje me te cilen disa njerez bejne pare se tregu ka nevoje per ate sherbim, nis te kopjohet masivisht. Ndodhi me kioskat, me pas me lokalet, dhe sigurisht me ndertimet eshte i njeti princip. Dikur "boset" ishin "pronaret e lokaleve" te cilet hapeshin b... sikur kishin bo ndonje mrekulli. Endrra e te gjitheve u be te jene "pronare lokali". Sot shumica kane falimentu ose me zorr nxjerrin rrogat e stafit. 

Me pas, dhe akoma termi "ndertues" i krijon pershtypjen robve se kane te bejne me nje njeri te superfuqishem. Ndaj akoma enderrojne te behen ndertues robt. Po harrojne qe njerzit nuk kane me para per te blere shtepi dhe se shume apartamente jane te pashitura. Kjo vjen nga varferia e ideve per te bere biznes dhe tafmaja per te fituar shume menjehere. Aty ku gjeja nis te behet e pakuptueshme eshte qe edhe ata qe kane eksperience te gjate ne treg (pra posedojne shume apartamente te pashitura) vazhdojne te bejne ndertime gjigande qe nuk merret vesh se si do i shesin. 

Sigurisht qe nuk ma ndjen per 1, 2 apo 5 ndertues qe falimentojne, por duke dite se si punojne keta njerez ma ndjen per te gjithe zinxhirin e bizneseve qe keta marrin me vete. Duke punuar me clearing keta groposin edhe shume te tjere qe mallin e kane paguar diku. Pra jane para qe ne plot kuptimin e fjales betonizohen dhe nuk gjenerojne asgje.

Perkundrazi krijojne probleme shume me te medha si ambientale si sociale. Pashe psh qe ne rrugen Zenel Baboci po ndertohet nje pallat 8 katesh. Sinqerisht kujt i eshte dash te kaloje me makine ne ate rrugice e di shume mire se te nxihet jeta. Rruga super e ngushte dhe e prishur, makina te parkuara si mos me keq. Ne po te njejten gjendje jane edhe rrugicat qe e lidhin me rruget Siri Kodra apo rrugen e Dibres. Nese sot qe aty ishin 2-3 shpia, kishim kete gjendje te tmerrshme. E imagjinoni dot si do jete kur aty te shtohen me 10-ra familje.

Ky fenomen eshte ngado. Nese Rama e betonizoi Tiranen, keta po e vdesin fare.

Jane marre vesh te gjithe plako. Knej Ulaj qe eshte prane Sales, anej Hysenbelliu qe eshte prane Metes, perballe Marin Barletit besoj do ndertojne ata prane Rames. Na shpetoi kriza ne 2008, tani po lutem te bjere ndonje damlla tjeter se kshu ka ardh puna smiley  

Ta gezosh pensionin, i tha Rilindasi Berishes. Kurse juve zemerngushtet as nje dore pallate s'doni ti jepni si kafe...beni zhurme zhurme, shume shume zhurme, nderkohe qe jeni ju, sot e ardhmja smiley

P.S. Tironso, how is "te votojme per te keqen me te vogel sepse Rama+Meta>Berisha" working out for you so far? smiley

Deri tani, drejt me thon Xhibo, me mire me ka dale se me Salen. Gjithsesi, e di ti mo, une munohem me qen sycelet gjithmone  

Po noi studim fizio-gjeollogjik eshte bere per keto bulldingjet qe do ngrihen, se i thone gjith ajo peshe. 

Zona tek liqeni sigurisht qe duhej te urbanizohej, sepse ashtu sic eshte sot eshte per ibret te zotit. Rendesi ka qe ndertimet te behen me projekte te mireperzgjedhura duke i lene vend hapesirave publike dhe jo sic eshte bere perrreth kodrave tek liqeni, nje skandal ku pallatet i kon hyp cip mbi cip njeri tjetrit. Sa per apartamente bosh apo te pa shitura nuk mundet te mesatarizohet. Pra ka biznese qe kane stoqe apartamentesh, por ka te tjera qe nuk kane. Por ka edhe biznese te reja ne ndertim. Nese ka plane te mirestudjuara dhe kontroll rigoroz ne zbatimin e tyre, nuk ka asnje gje te keqe. 

Te rrije sic ka qene, park - qofte edhe i pamirembajtur -  nuk eshte me mire se beton?

E si qeka plan i mirestudiuar te ndertosh pallate 17 kateshe aty? 

Zona te liqeni ishte lene ashtu per ibret te Zotit sepse donin ta urbanizonin. Nuk e ha njeri argumentin e degradimit, sepse ta lesh dicka te degradoje, e pastaj ta perdoresh si argument degradimin e shkaktuar vete eshte shume e trashe per t'u ngrene nga mileti. 

Sa per rendesine e ndertimeve me projekte te mirestudiaura etj, etj, etj, dihet qe ndertimet tona nuk i kane plotesuar keto, ndaj dhe jemi tmerruar ne e na ka hy frika ne palce. Ajo zone e e bukosur tani ashtu sic eshte sepse nuk ka as rruge, as infrastrukture tjeter. 

O Timo,

Ka disa biznese serioze ndertimi ne Tirane. Dhe nuk jane ato qe kane me shume emer. Ka njerez qe punojne me cilesi e standarte qe mua me qan zemra qe nuk e bleva shpine ne nje nga ato pallatet e ndertuara nga keto biznese.

Problemi eshte te keto bizneset qe ndertojne masivisht (kodrat e Liqenit jane nje shembull) apo bizneset qe ndertojne gjera te stermedhaja pa respektu asnje kriter estetik apo edhe ekonomik. Se edhe nese ne zona si diga e Liqenit, apartamentet kane siguri te shiten, dihet se kush i blen. Shumica e blersve jane njerez qe jane marre me pislliqe, qe preferojne me mire te blejne shpira se t'i mbajne parate ne banka ku mund te sekuestrohen shume me kollaj dhe ku u duhet te japin shume me teper llogari per prejardhjen.

E pra keto lloj "investimesh" nuk jane aspak frutdhenese. Do preferoja me mire qe parate e pista te futeshin ne sistem ne sektore prodhues te dickaje. Ndertimi eshte i dobishem persa kohe ka nevoje, me pas kthehet ne nje varreze paresh qe me kohe do beje te shpertheje edhe ketu nje tullumbace imobiliare.

Dmth fillun ndertimet atje ?

Je duke qa hallin e investitorit qe po nderton apo pse bashkia ka dhene leje per ndertim atje?

Tirons, mos ngatarro ate qe investon per te ndertu me ndertuesin.

1. Une vrej tabllen qe ka vu vete subjekti...thote ndertues e zhvillues Gener 2 Sh.p.k. 

Apo e ke fjalen per ate qe do me bo Irfan Hysenbelliu?

 

2. Jam t'u qajt hallin pse bashkia ka dhon leje, po e ngau dikush tjeter muhabetin e investimeve pa mend, e helbete njerez jemi, coku na merr rrjedha. 

E kam te qarte e kam se kush eshte halli qe ke, sepse e ke te vjeter, por emrat e pervecem qe investojne aty nuk kane pike rendesie. Presionin e kane bere pronaret e tokes qe jane investitoret kryesore me 35 - 45 % te vleres bruto.

Mirepo keta te tokes jane nga keta  smiley keshtu qe ka qene ceshjte kohe aprovimi i ketyre lejeve.

Nejse, kisha  kuriozitet.

Njerin nga pronaret e tokes e njoh shume mire vete. Nuk ka ai gisht ne kete pune se ka ik e pirdhu vjet qe pret e s'ka mor gjo. Ashtu sic ka mbi 12 vjet qe pret per nje toke te fakulteti i gjuheve te huja e akoma s'ka mor gjo. Nese bashkia nuk mban dot presionin e tipave si ky, une po i futem te zaptoj gjithe shtetin, se kam me shume kellqe se ai.

Gener 2 eshte arsyeja qe po ndertohet ne ato parametra aty, s'kemi arsye pse te bejme sikur s'eshte keshtu. Nuk munden keta edhe te na shkepin, edhe te rujn emrin si te pafajshem. Te pakten ta dijne qytetaret kush po perfito nga piciret qe do heqin me vone per shkak te ketyre ndertimeve. 

Qeveria që është në Fuqi nuk duhet të lejojë . Me patjetër duhet ta ndalojë këtë ndërhyrje me çdo Motivacion . Deri edhe me arrestime e futje në Burg që nga Lulthimi në se ka dhënë leje !

Duhet me u bindlë njëherë e përgjithmonë se Shqipëria nuk është pronë e një Hiç Kujtëdo Qeverie në çfarëdo lloj sistemi .Të prishësh sistemin e Parkut tek Kodart e Liqenit është mëse KRIM Historik . Boll Krime janë kryer me Tokën në Shqipëri

Ky është shembulli Fundit se ky lloj menazhimi i shoqërisë dhe pasurive të saj është një kopje e shëmtuar që nuk afron as te Gishti Vogël me " se diktatura zotrie " që duhet thënë se i Dhuroi Tiranës gjënë më të VYER në shekuj me këtë park që duan ta shndrrojnë në Nevojtore

Tirans i nderuar ! Zona ka qenë Kullotat e Selitës dhe nuk ka Pronar . Ligjet e Zogut nuk njihnin pronar në Kullota e Pyje ! Të gjith këta pronarë janë Produkte të Kohës së administartës së Enverit me organizimin e Pronës në Koperativa ku u njoh edhe Trualli për Ndërtim !

Të jesh i bindur që Këtë e dinë të gjithë që janë e kanë qenë në Krye të Shtetit .Prandaj ajo zonë është katandisur nga "azil i prehjes dhe qetësisë " së Tiranasve në Zonë Lopë që e mjelin sipas Interesave ekonomike dhe Politike .

A do të ndërhyjë RAMA .apo o të pajtohet me

Shyje ti e shtyje unë / shtyje kush ta shtyj më shumë !

A do të ndërhyjë RAMA .apo o të pajtohet me

 

Rama e ka ideu kete plan, qe ne 2008 e qujti Tirana Rocks

 

Edhe atehere fet e fet, u kopsiten punet e rane dakord, po ra kriza e s'kishin ka me gjet leket e para me nis ndertimet, kshu qe u la si muhabet. Tani me sa duketm, eshte ri-aktivizu

E mbaj mend dhe u debatua kjo tek PPU . Por  Ide e Projekte biles edhe të avancuara   e të propoganduara , mund të lindin nën shumë dëshira dhe në shumë Faza .Tani është NDRYSHE 100% . Rama duket nuk është më ai i Pari me tike nervozizmi dhe padurimi .

Posti të jep më shumë përgjegjësi dhe Vizion ( Jo VQ) . Ky është një GUR i rëndë prove për Ramën dhe një Vijë Ndarse për formimin e tij ndaj respektit për Shqipërinë e veçanërisht për Tiranën ku ka Lindur e është rritur .

Saliun nuk e Lidhte asgjë me  Shqipërinë dhe dashurinë për të , jo vetëm për mungesë kulture Qytetare por edhe pse ishte Kokrra e Debilit megalloman dhe është i tillë në gjëndjen Natyrore të qenies ! Në se mba mend ai nuk kuptonte përse e kishin veshë me këmishë me mëngë të shkurtra dhe vunë të këndonte "korçarçe " tek Kodrat e Liqenit diku aty nga 2005 smiley Ai nuk kupton përse duhet ai park përderisa nuk është ....një Log Burrash ku ndeshshesh me Bajlozë ose një Kullë e lartë Bajraktari që ngrihet mbi Tiranën qytet !

Edi përveçse duhet të ketë vrarë zogj me llastiqe ..ka bërë edhe dashuri në ato vënde smiley

Eh ta kishin Lulthimi me Salën Manhattan ! Nuk u ra kyFat ! 

Nje pjese e tiranes eshte bere e pabanueshme per ngushtimin e hapsirave publike dhe nr e madh te banoreve per njesi siperfaqe. Nuk e kuptoj ende si pagujne robte miliona per me banu ne geto te ardhshme.

Tirana e gjitha eshte nje geto e pabanueshme, jo vetem nje pjese. E gjithe Shqiperia ne fakt. Megjithate kam bere ca foto te bukura ne spots te caktuara per tja ngrit pakez fare imazhin e shemtuar qe ka!

goxha kontributsmiley

Plako, firma Gener 2 i ka me mire punet sot me qeverine Rilindase sesa me Salen...ka cu lek te PS para zgjedhjeve sa i ka nxjerre me interesa deri tani... Vetem shih likujdimet qe i ka bere Rama per borxhet e prapambetura dhe e kupton se sa mire jane me njeri tjetrin. Hajt naten

Po lerini ore njerez dhe ti o tirons, t'i ndertojne se gagamello kane per tu mbetur! Ja ku po ju them une , ka mbi nje vit qe ne Tirane nuk ka asnje, absolutisht asnje blerje apartamenti me cmimet mbi 380 euro metri.Ky eshte niveli mesatar i kostos.Kush do jene blersit e 40 katsheve te kapterr ridvanit ? Apo te bashkim- zenit ?
Lerini ore te ndertojne ! Lerini ore te vene ...ne te semes - tha kumandanti Rrapo

grava, si mendon, ne cfare cmimi do stabilizohen banesat aty tek zona e liqenit? se kam degjuar qe jane shitur edhe me nga 1000 euro per meter katror.

Ne Spanje, i gjen me 500-600 euro m2, te reja, bosh, 1-2-3 km larg plazhit. 

andri, ndjes se tani e pashe! Te siguroj se aty dhe kudo cmimi do jete funksion i kerkses.Kerkesa eshte zero sot.Aty mubd te gjesh sot edhe me 800 eu/m.Neser ....( qe sa ndjek une kriza eshte ne ngjitje dhe jo ne zbritje ) do gjesh edhe me 500 e me te lutura nga shitesit.Gjithcka aty eshte ndertuar me pare bankash dhe pjeserisht, pake, sh.pak pastrime.Mirepo borxhinpralel eshte sh. I madh ! Po nuk e di cili eshte borxhinparalel , me thuaj se ta spjegoj une.Apartamentet e mia , tek pallatet 100 metra sa kthehesh per Kamez ti jap edhe me 20 per qind nden kosto ....!

Po nuk u

 

edukuan njerezit

 

te vegjel e te medhenj, nga lopcari deri te politikani, ndryshimi nuk ka per te ardh nga ndertimet e reja. asnjeher

duhet luftuar injoranca ne fillim, perfshire dhe kokfortesine qe sjell deme akoma me te medha .

deme te llojit - po luftoj por se di se per ca jane shkaterruese per nje te ardhme te kerkuar

Elba, mos u vjas, ndertimi po i ha koken situates ekonomike te vendit.Nuk ka asnje lidhje me ate qe ju citoni ..Eshte i thelle problemi , por jo pa zgjidhje, sipas meje.Lenia sic eshte ...eshte tmerri i se ardhmes !

Mire mer Tirons, kete muhabet e kena bo dhe iher nja 9 muaj para zgjedhjeve lokale dhe atehere thame qe pallatet do bohen pavaresisht se kush do vije ne pushtet ne TR. ca te duket cudi ty tani? Ketu e cuditshmja eshte qe si pranon bashkimi me investu ne nje vend ku potenciali eshte ti shkoje investimi per lesh, nisur nga gjendja e tregut dhe intensiteti ne ate zone

Swed, Bashkimi investon sepse ka gjendje paresh, por ai nuk arrin te kuptoje as dinamiken e popullsise as kufirin maksimal e minimal te kerkeses.Kete e jane bere plot investitore tecfuqishem dje e borxhllinj pa fat te bankave sot.Ne se problemin e madh te ndertimit nuk e merr ne dore per ta menaxhuar shteti , ky sektor do ti haje koken ...shtetit

Po jo 17 kateshe mo shok. Basha tha qe projekti Tirana Rocks nuk do behet. Une s'e besova, thashe do ndetohet po ne te njeten lartesi me zonen:  8-9 katesh ja 10-12. PO 17 eshte shuuume o shok. I bie mos me pa dot as kodrat t'u qen i hyp mbi dige. Eshte gjynof mo burre.

Keta ndertojne se morin ne bonka, e s'e rrujn, s'pagujn asgjo.... pastaj mas x vitesh banka i qit ne workout...... keta bojn sikur pagujn 1 kest.....pastaj shtyhu pa piqemi....... e mas 10 vjetesh gjen ca germadha qe s'kane asnje vlere po qe kane mbi aty sa me prish pune. Ky realisht do ishte rasti me i mire.

Rasti mo i keq eshte po qe projekt i suksesshem. I bie 5 kulla nga 17 kate = 85 kate...me nga 6 apartamente per kat e pakta (Ulaj i ben me nga 8 shpeshhere), i bie 510 apartamente. Ja po e ul pak po them 450. A e di ca dmth me sjell 450 familje atje???? I bi me e mbyt komplet ate zone qe edhe keshtu, ka probleme me qarkullimin, ujin e dritat. 

Boll o burre me keta qe thajn shtaratin e lumit se dun me kalu rrugen nga TEG, qe bojn bashkine me hap semafor se kane ndertu si u ka dasht qejfi. Mire te Fultzi, po i ka fut dhe i derr rrethi te rruga e Dajtit Sandri, se avash avash, e zuni gjithe Kinostudion.   

Se mor vesh ku qendron e keqja, tironen e kan shemtu aq shume sa nje pallat me shume a nje 40 katsh me pak nuk Bo ndryshim ne ate derexhe qe eshte katandis. Ne se ndjeheni te fyer nga politikanet e mafia e ndertimit eshte teper vone. Tirana eshte kthyer ne getto dhe veshtire te rekuperohen hapesirat e gjelberta a vazhdimesia e ndertimeve tradicionale. E ardhmja qytetare do jete ne zonat me pak te prekura nga hordhia e mamlukeve ndertu sa.

Tironso, te sfidoj te gjesh ngjashmerine smiley

Il massiccio processo di urbanizzazione, lo sviluppo edilizio e l'incremento del giro d'affari legato al mondo degli appalti per le opere pubbliche nel periodo della grande ricostruzione, negli anni successivi al primo dopoguerra, favoriscono la prima mutazione di Cosa Nostra, che comincia a guardare alle città come alle sedi privilegiate dei suoi nuovi e lucrosi affari.  Il primo passo è il controllo dei mercati ortofrutticoli, che costituiscono il tramite tra la città e le risorse della campagna, ove la forza e la presenza mafiose sono ormai consolidate. Ma il grande affare di quegli anni è l'edilizia. Le famiglie mafiose passano rapidamente a occuparsi delle operazioni di speculazione sulle aree edificabili, dove quote rilevanti di capitali illeciti trovano facile sbocco e determinano improvvisi arricchimenti. In dieci anni, dal 1951 al 1961, gli abitanti di Palermo aumentano di centomila unità. Grazie alla complicità di una nuova classe dirigente, talvolta diretta espressione di un voto politico che nelle borgate e nelle periferie è fortemente condizionato dall'intimidazione mafiosa, le "famiglie" ottengono il controllo diretto o indiretto dei piani regolatori, del rilascio delle concessioni edilizie e della compravendita delle aree edificabili. Si impossessano - inoltre - del circuito imprenditoriale indotto: cemento, conglomerati, movimento terra, materiali per l'edilizia. 
Dal 1959 al 1964 è sindaco Salvo Lima, vicino alla mafia di Stefano Bontate; assessore ai lavori pubblici è Vito Ciancimino, legato ai "corleonesi" di Riina e Provenzano. 
Sono gli anni del "sacco di Palermo", realizzato all'insegna di un tacito accordo tra mafia, amministratori pubblici e imprenditori, che diventerà molto presto un modello criminale per moltissime aree del Mezzogiorno.
E' in quegli anni che nascono numerose attività imprenditoriali sostanzialmente riconducibili a uomini d'onore o a loro parenti, congiunti e prestanome. 
Attraverso l'impresa mafiosa, Cosa Nostra tenta di proporsi con un ruolo apparentemente "pulito", avviando - nei fatti - un processo di capillare infiltrazione nel tessuto economico e finanziario non solo siciliano, che negli anni a seguire produrrà effetti distorsivi di portata internazionale (vijon)
 

Gli interessi economici che scaturiscono dal piano di sviluppo urbanistico delle città, impongono un complessivo mutamente nei rapporti tra mafia e mondo della politica. Un rapporto che - per forza di cose - non finisce con investire tutte le attività degli enti pubblici, a cominciare dagli appalti, dalle locazioni e dalle grandi manutenzioni. Un rapporto che - come sveleranno molti anni più tardi i collaboratori di giustizia - diviene "criterio guida" per fare e disfare alleanze politiche, accordi di coalizione e formule di governo. In quest'ottica, gli enti locali e i centri di irradiazione della vita politica (il partito, la giunta comunale, provinciale o regionale) divengono terreno per gli scontri e gli accordi tra gruppi politico-mafiosi, generando una vera e propria cultura dello scambio, del rapporto permanente ed integrato tra potere mafioso e potere politico. 
Gli uffici dell'Amministrazione pubblica diventano il luogo in cui si consuma la perfetta commistione tra politica, burocrazia, malaffare e criminalità mafiosa.
Il risultato è che in occasione degli appuntamenti elettorali, ogni candidato viene appoggiato da una o più famiglie del mandamento mafioso in cui ricade la circoscrizione; e all'interno di alcuni partiti - è il caso della Democrazia Cristiana - il consenso proveniente delle "famiglie" di Cosa Nostra è cosa talmente scontata e ben accetta, da indurre gli organi dirigenti del partito a disporre che in alcuni quartieri della città venga presentato un determinato candidato piuttosto che un altro.

Baci, Zamja dhe Irfani si Vito Corleone eeee?

Po ne as mafi s'mund te bejme a derbardhe. Mafia ka strukture, organizim, disipline. dhe po pate keto, rregullohesh, ndryshon, adaptohesh. Keta jane rrumpallhone, halldupa. Me u bo bilancin te gjithe dalin minus. Keta jane fry kot mer burre, e s'kane per t'u majt mend mas ca kohesh. Po vetem sa bojn dome e hapin gropa si ajo e Sejdise 

Vito Corleone ishte amator ne krahasim me keta. Kishte struktura se i duheshin per te ushtruar dhune, ky sistemi i ri nuk ka nevoje per dhune. Ka ne xhep politiken, drejtesine, biznesin, sektorin bankar, te ashtuquajturen shoqeri civile, median padiskutim, dhe me raste edhe "personalitete" te huaja tip grossruck. Me thuj ti per ca te duhet gjaku neper cepa kemishash kur i ke te gjitha keto? Minus? Shumica jane ne permbarim sic thote Grava lart, po kujt i intereson? Leket e kujt jane ato qe kane marre nga bankat? Cfare kolateralesh do ju marresh? Prona te vleresuara per hir te letrave nga 2 - 10 here mbi vleren e tregut dhe kredi qe jane paguar nga kursimet e publikut dhe nga fitimi nga interesat e kredive 16-18% (prape leke te publikut). Pervec parave te fituara nga investimet publike, qe jane prape leket tona. Lopa eshte atje gati, duhet vetem te dish ta mjelesh smiley

Ketu s'bim dakord bashke. Une nuk mendoj se keta kane kap shtetin. Keta perdoren nga politika dhe pastaj kur kerkojne te pavaresohen, i shkulin me gjithe rrenje. Fajin ne fund gjithsesi e ka politika thom une. Une them Boll me siper sepse besoj shume qe politikanet nuk jane te kap nga keta. Normalisht qe nderveprojne, se edhe keta kane bargaining chips, po jo ne ate grade sa keta te vendosin. Perfaqesusit tane duan, pa ndodhin keto pislleqe....nuk eshte se detyrohen. 

Vitot i kishin komet ne toke. Keta bien mo shpejt se ngrihen. Lopen e mjelin sa e sa biznesmene keto vite, po me thuaj njerin qe e ka nis mjeljen m'vaktit qe sot eshte ende nder parine e leshit. Vec politikanet (sidomos njeri nder syres) jane ende ne kembe.

Vec politikanet jane ende ne kembe

E sakte, po tani po mendoj, mos kena bo gabim strukturen? Dmth mos kena qujt gabimisht capo caporegime-t dhe e anasjellta? smileysmiley 

ja qe u murme vesht smiley   

 

Jo 40, por 44 kate ishalla.

Tulla vazhdon te kete sharm. Me se shumti tek kleringaxhinjte se sa tek bleresit.

Koka ben, te gjithe ne e pesojme.

Duhen pastruar paret e pista mor njerez dhe Shqiperia eshte oazi me i mire per ta bere rolin e lavatrices.....

Majtas apo djathtas nje turi kane te gjithe.... si te derrit d.m.th

Une ja kam varur lemshet atij vendi qe ne '98 nuk behet me.... Mafia ka uzurpuar pushtetin majtas/djathtas dhe nuk ka ndermend te leshoje pe ligjit.

Shqiperia eshte i vetmi vend ku:

1. Imorali quhet I moralshem

2. Genjeshtari quhet i Drejte

3. Hajduti quhet Bamires

4. Krimineli quhet Shpetimtar

5. Te jetosh me djerse quhet dobesi dhe te shikojne me perbuzje qe s'je i zoti...

6. Njeriu me kulture quhet i dobet dhe i vaket

7. Makuteria quhet biznes

8. Politika quhet e ardhme me shume $$$

9. Te rrish ne kafene tere diten dhe te besh pazare ne kurriz te njerezve quhet biznes...

10. Te abuzosh me nje 14 vjecare edhe pse je 60 (gjysh nga mosha) quhet ndihme familjes...

11. Te zesh nje vend ndertimi pa leje quhet zotesi edhe pse dikush tjeter ka letra te rregullta per te...

12. Te shprehesh mendimin tend kunder nje drejtuesi je armik dhe del ne rruge...

13. Vend ku demokracia zhvillohet me metoda komuniste....

14. Vend ku shahet Enveri dhe mendohet tamam si ai....

15. Vend ku nacionalizmi eshte me i larti ne rajon apo me gjere dhe kercehet me kenge greke apo Serbe.smiley

16. Vend ku te shikosh punen tende eshte parapambetje dhe punen e te tjereve perparim...

17. Vend ku te rinjte mendojne me shume si te bejne qejf pa e pasur mendjen hic per te ardhmen.

18. Vend ku te gjithe kane nga 3 diploma  (fallco) dhe kerkohen akoma me shume diploma te zesh nje vend pune....smiley

19. Vend ku paguhen dy apo me shume persona per nja vend pune per vite me radhe se qeverui i heq dhe gjykata i kthen mbrapsht....smiley

20. Vend ku mendesia "E di Partia" vazhdon akoma ne menyra me qesharake.....

 

ETJ, ETJ, ETJ..........

 

 

Z.Daniel me fal qe po nderhy ,po dal jashte vetes ne kete rast se nuk e bej asnjehere me njerez qe nuk i njof,por diçka me preku,,,ndoshta ndjeshmeria per vendin tim dhe dashuria per njerezit e mi, miqte dhe respekti per te gjithe njerezit e ndershem qe jetojne atje,per zgjedhjen qe kane bere per te ndejtur ne vendin e tyre ose per pamundesine qe kan pas per t'mos levizur andej; jo kaq me neveri Zotri/zonje, shqiperia eshte ne faze tranzicioni do te zgjasi shume ashtu si edhe vendet qe kemi gjetur nuk e kane harritur pa mundim,sakrifice e lodhje qe çdo mergimtar e di,asnje vend s'eshte perfekt,memedheu yne aq me pak,por asnjehere nuk mund te shpreh neveri per te pafuqishmit,jetohet edhe atje gjithsesi,le te shpresojme qe liria qe fituam para 24 vjetesh pak e nga pak te jape frytet e saj,durim e shpresesmiley

E nderuar xheni,

Une shpreha mendimin time ne lidhje me politiken Shqiptare qe i ka humbur besimi ne popull per ta cuar perpara ate vend ku ne kemi lindur dhe radhita disa shkaqe perse cdo gje po ecen ashtu ne ate rrjedhe per nje cerek shekulli.

Une e dua Shqiperine aq shume sa cdo Shqiptar tjeter POR, ky piskurriqi me sulmoi ne menyre individuale dhe une e pershendeta ne te njejten menyre.

Arsyeja per te cilen shkruajme eshte e njejte por kultura me te cilen perballemi perdite e sidomos nga bashkefolesit nga Shqiperia eshte shume per te deshiruar dhe pesimiste per zhvillime te mira.

Pershendetje!

Po, ju kuptoj,politika ka pergjegjesine kryesore,por dhe ajo do akoma nja 150 vjet te kthejellohet,we hopesmiley flm,qofshi mire!

 

Gjithesesi bashkia e dha pergjigjen. Shume trishtuese se perfundimishte ndertimet do beheshin. Po prokuroria ku eshte, a nuk perben veper penale te ndertosh nga liqeni ose ne lulushte. me kete rritem sdo kemi me asnje park.  Ja dhe dicka qe Hermin e ben krenar,,megjithese debati me ty eshte humbje kohe. 

Cdo vend ka probleme te tilla, o njeri. Eshte jo-normale te mos i kesh keto probleme. Kudo ka zhvillim urban, kudo ka pakenaqesi me vendin ku po behet zhvillimi. Debati im s'eshte aty. E merr vesh ti qe keta po te thone se shumica e shqiptareve na qenkan hajdute? Po qe se ta kane bere trurin sultjash, pranoje, po deshe. Une s'e pranoj. Pjesa derrmuese e njerezve qe njoh une jane te ndershem. Vazhdoni.

Ku e tha Bashkia? Nje link te lutem po pate

Bashkia :

“I paprekur ruhet edhe kompleksi i fushave sportive, ku me investimin e Bashkisë së Tiranës prej 35 milionë lekësh u bë i mundur ndriçimi dhe rehabilitimi i fushave. Projekti zhvillimor kufizohet vetëm brenda pronës private dhe përbën një volum 4 herë më të vogël se projekti i babëzisë së Edi Ramës dhe sekserëve të tij. Ky projekt shfrytëzon vetëm 40 % të truallit privat dhe në përfundim të tij, qyteti do të përfitojë edhe 20 mijë metra katrorë hapësirë publike dhe gjelbërim”

Gjeni gabimin llogjik dhe matematikor brenda pohimit !

Një tërmet 2.5 ballësh ka ra nga ai drejtim sot ...Ajo zonë përfshi kodrën e priftit deri Lart Selit katun ka qenë e studiume si zonë Ujëmbajtëse në sasira të jashtëzakonësme nëntoksore .I shoqëruar ky studim me ndalim Ndërtimesh në atë zonë . Shikoni një ndërtim ( Godinë ) tek Q.Studenti si ka shkarë dhe është mbathur me blloqe Betoni !

Ju urojmë fat banorëve në se ndërtohen dhe venosin të jetojnë atje !

Ps .. E kujtoj këtë që presidenti Kukull Nishani ose zyra mortore të mos dërgojë më vonë telegrame ngushëllimi ! Gjibi mund ta shrytëzojë si dokument arkivi smiley

jepi shoku, ngreje karabinane shpejt e shpejt qe ta fusim per legalizim

 

si eshte e mundur qe shqiptaret edhe perballe edhe me maskime interneti jane njerezit me hipokrit dhe pa parime ne boten perendimore???

Si mund ti thuhet te zezes e bardhe dhe te bardhes e zeze pa turpin me te vogel???

demokratet (ku fus edhe veten) bejne gam gam ne mbrojtje te nje projekti qe realisht nuk duhet te behet pasi eshte ne dem publik.

POR, SOCIALISTET DHE RAMISTET QE KANE DHENE LEJEN PIKERISHT PER KETO NDERTIME EDHE ME TE LARTA, EDHE ME ME INTENSITET TANI BERTASIN UJKU...

Prandaj nuk behet SHQIPERIA, sepse ne jemi kunder hajdutllekut per sa kohe qe nuk e bejme vete...turp!

Prap me Socialista e Demokrate ju??? Juve nuk u ka ngel ora po ju eshte thyer fare...Socialist si Mersila, Tom Doshi, Saluku apo Demokrat si Kaqi e Kadeli....mos i fusni njerezit ne kategori te percaktueshme kur ata dallohen vetem ku hane corben e rradhes, tek Shqupi apo aty afer Bankes. 

Shqiperia do behet sic po behet ashtu me ngadale... por do behet heshtur e nga shqiptaret anonime e jo nga patriotet breke grisur llapaqen.

Tironso, jam kurioz, Frangaj c'ne qe po i ben jehone kritikave te Edi "Tirana Rocks" Rama per keto ndertimet, e ka lene Basha jashte lakrorit, apo ca? Paska vene dhe foto sa per 10 lakrore ne faqe.

S'e hasa vete kete qe mos marr kredi kot, kishte lapsi.al nje artikull te per kete Klan-Bashe-pallat qendrim.

Bojn presion qe te rtisin nr e kateve per pallatet qe dun me bo te Universiteti

Ore per cfare u konsumuat ne gjithe kete prurje ?

Nuk morem vesh ..

A do ndertohen apo JO ? Kush eshte pro dhe kush eshte Kundra .Cilat jane kopetencat ne Prona Publike me interes Kombetar ?

Kuh e ka dhene Lejen e Ndertimit !

Lereni "se Usa zotrie " ..Po flasim per nje "zgeqe " te Usa - por qe eshte Djepi jone dhe nuk ka te beje  me problemet e "Se Kina zotrie " po me Vatren e Jeten tone .Them se duhet hequr dore njehere e pergjithmone  nga kjo Megallomani Infantilesh me "se usa zotrie "smiley

Eshte nje prurje qe tregon se po i shkerdhejne Kryqet jo vetem teritorit te Tiranes por pregatisn edhe nje kataklizmo shoqerore duke ndertuar ne nje Vend Te VJEDHUR nga Kultura e "se Diktatura zotrie " qe nuk late me llaf pa e share .

Thoni nonjoni ndonje llaf direkt pa Xhibolizma ! Cfare ndodh Realisht se na shushatet me dijemedha ! 

Jam 200% i sigurte qe ndertimi do te realizohet,,,,Rama-Basha thjeshte po debatojne se nga pese kulla qe do te ngrihen kush do te zoteroj 2 dhe kush 3. Kur vjen puna per lek nuk ka demokrate e socialiste,,, po mjere populli i shkrete qe akoma i ha keto perralla. 

Po qe keshtu se do ndertohen ..ai musteqelliu ne Presidence qe thote "do kaloni vetem mbi trupin tim " perca copa letre , ose me shkurt "No passaran" me cfare merret ai kur keta Maskarej te te gjithe Paleve dalin Hapur kunder Interesave te qytetareve ?

Nuk ka ndonje Reagim ai te pakten te  tipit "Olele Odeta.Po me sulmojne presidencen duke me heq Kopetencat" Nuk ka info ai qe eshte nje shqetesimi Madh mbarepopullor pervec Hajduteve dhe atyre qe nuk i Lidh asgje me Kulturen dhe Jeten e Poupullit pervec Dollareve e Eurove per xhepat e tyre ?  Nuk mund te kerkoje takim ai me kete Lulthimin dhe Edvinin si Forca Politike te ushtrojne ndikim ne Ekzekutivet e tyre perkatese .Po nje takim me K/e Kuvendit nuk e ben dot ai ? Ka prokuror ai Vend ? Po shish te zbuloje te kompromentuarit e Lejeve ?

Ja ketu mund te shohim mjerim ...jo tek Populli e Jeta e tij !

I ndertojne sepse nuk ju intereson shume shiten apo jo, eshte e gjitha pjese e nje plani.. Duket si rremuje, por eshte rremuje e organizuar mire, deri ne detaje. smiley 

Shqiperise pijini lengun, se i kan dal zoterit qysh ne 1990-n. Madje i ka pas gjithmone, por keta te fundit jan vaj me det hehehehe smiley

Ajo qe me cudit eshte qe qeveria qendrore meret me "te ndertohet ky pallat ketu", apo "te mos ndertohet ai pallat atje".

Helbete vendi i vogel dhe shume provincial!

Cudia nuk eshte ajo tek ju por qe nuk keni marr vesh se pushteti vendor ka pavarsine e tij.Qeveria qendrore nuk mund te rrije duar kryq kur nje spurdhjak si Eno Bozdo, vendos sepse Bashllari nuk merret fare me bashkine....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).