Ne qytetin tim (Tetove)jane hapur 9 kazino, dhe per mendimin tim jane shume.Njerezit vuajne nga varferia,papunesia dhe rroga te vogla, por cuditerisht gati cdo kazino pothuajse eshte plot. Jepeni mendimin tuaj per kete teme?

4 Komente

Ne nje Interviste te dikurshme ne Las Vegas nje Milionere 78 vjecare u pergjigj perafersisht ..pyetjes 

Perse Luani ?

Jeta eshte Fat ...dhe cdo njeri luan me fatin e tij .Ju rastesisht zgjodhet mua pa e ditur qe une nuk kam nevoje .Por po kete pergjigje do te merrnit edhe nga nje i "varfer " .Ketu nuk hyn sasia e te shpenzuarave ..dhe qeshi ..

Pyetje e bukur Tetovar dhe e Kohes por e shtruar "ngushte " .

Bota e ka kaluar kete faze si Fole Krimi dhe Xhvatjeje keshtu te copezuar .E organizoi dhe i shnderroi ne qendar Komplekse e Defrimi e Resore turistike , ku jo pak Salla mbajne evenimente Historike si ndeshjet e Boksit Ali - Freizer ne Atlantik Siti . Ose dhe qendra Boterore Defrimi si Las Vegas .

Nje qeverisje Lokale apo edhe Qendrore ne sherbim tePopullit , per Interesat e tij dhe per ardhmerine , nuk lejon Copezime as Regency ne qendra te banuara .Nje rast Fatlum paten te dy Qeverite me ndertimin e Rr. Kombit per te ndertuar nje te tille .Por Korrupsioni Injoranca dhe Urra-Patriotizmai kane leshuar rrenje edhe ne kete Rast  qe pershkruani JU per Tetoven . Sa kini mundesi Qytetare mos i Lejooni per ti shndrruar ne qendra KRIMI si ne Tirane !

Ps ..megjithate fjalen perfundimtaremund ta thote GJIBI me ndonje rekomandim artikulli nga shtypi smiley ose dhe i famshmi Gjemb nga Veprat !

Pro kazinove me "Real Games" ( tavolina me letra ) , jo kazinove elektronike,( teresisht te pakontrolluara ne Shqiperi dhe ne Ballkan )  Pro kazinove larg qyteteve ( Athine: 1 Parnitha. si me qene lart ne Dajt, 2 Loutraki-80 km larg  ose Milano duhet te shkojne ne Campione d'Italia, ne Zvicer)

Pra po kazinove te kontrolluara larg qendrave te banuara, JO kazinove zhvatese, sidomos brenda qyteteve. 

@ tetovarin, ato ne Tetove jane vetem qendra zhvatese tek dera e shtepise.

Kazinot jane gje qejfi edhe per ate qe harxhon per qef .

 

9 kazino ne nje qytet te vogel ? tmerr

s'po a ngacmoj imagjinaten.

kundrra jam .

Ato nuk jane Kazino mer plak, ato jane zgeqe per te rjep edhe ato pak qindarka qe kane mileti neper xhepa, sepse kendej ka qytete gjigande qe mezi kane nje ose asnje kazino dhe 9 pernjehere nuk kane si te jene ne nje qytet te vockel si Tetova. Kazinoja qe kam me afer une eshte dy ore larg me makine, por ajo eshte nje qytet i vertete. Salla e koncerteve e ka kapacitetin 5 mije spektatore, aty ka restorante, kafene, bare, dyqane sa te duash, e c'te te them une. Une shkoj aty per ndonje koncert i cili mbahet ne mbremje por une shkoj aty mbasdite dhe kaloj ca ore neper ambjentet e kazinose, pi ndonje kafe, shkoj per darke ne restorant para se te filloje koncerti, luaj nja dy ore me ato lodrat elektronike brenda kazinose, vertitem ne ndonje dyqan apo edhe shetis pak neper hall-et qe jane shume te bukura, me shatervane e me skulptura. Kenaqesh! Aty kam pare koncerte me kengetaret italiane qe me kishin mbetur peng nga rinia e hershme, Massimo Ranieri, Gianni Morandi, Little Tony, Ricchi e Poveri, Milva, Gigliola Cinquetti, Iva Zanicchi, Boby Solo, e ca te tjere por edhe Aretha Franklin, e plot kengetare te tjere amerikane. Parkingu eshte gjigand. Ndoshta e gjithe siperfaqja e Kazinose eshte sa Tetova. Une njehere kam kaluar ne Tetove kur po shkoja per ne Shkup. Ndalova ne nje dyqan dhe bleva dicka. Mu duk qytet i vogel por i paster dhe i kendshem per te ndejtur. Por nuk e kisha menduar se do kishte 9 Kazino!!!! jane te gjitha per te rjep miletin dhe jo per ta argetuar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).