Shume padi per vepra penale apo deme te tretit i dergohen prokurorise, sipas rastit ajo e nis shqyrtimin ose jo. Por a ka ndonje data baze publike ose te pakten ndonje organ publik qe monitoron ecurine e punes se prokurorise per proceset e nisura derisa ato perfundojne ne gjykate ose te mbyllen? Pra, a ka transparence publike per te verifikuar apo kontrolluar punen e prokurorise?

Psh, perpara me shume se nje viti pati nje afere te dyshimte me tenderin e privatizimit te Albpetrolit, ku krahas te tjerave garancia e ofertes se fituesit prej rreth 80 milion Euro e vendosur nga Taci Oil si fitues i tenderit rezultoi fallco. U ngrit nje padi ne ate kohe per demin e shkaktuar prej 80 milion euro (ndoshta dollare).  Cfare behet me kete proces? Deri ku ka arritur puna e prokurorise? A kane bere persona fajtore? Nese e kane mbyllur cilat jane aresyet?

Pra me nje fjale, une si qytetar dhe taksapagues i ketij shteti a mundem te informohem per kete shqetesim legjitim?

45 Komente

Kjo pyetje duhet te vleje edhe per gjykatat. Se ja psh c'behet me Gjiken, fallsifikatorin e lejeve te ndertimit ne Vlore? A eshte dhene vendimi i gjykates ? 

Pyetja e Kuazos ishte interesante, per shkak se asnjeriut nuk i kish vajtur ne mendje nje monitorim te tille. Pyetja eshte se kush duhet ta monitoroje prokurorine, qe mund te perkthehet, se; kush do ta kontrrolloje prokurorine. Nderkoh qe kjo kontrrollon ligjshmerine ne shum institucione dhe fusha te jetes.   Mirpo fjala monitorim, ka te beje jo vetem me kontrrollim por edhe me ndihmim, ndihme, financiare ose keshilluese. Normalisht, organi me i larte i nje/çdo vendi eshte Parlamenti, dhe siper ketij jane vetem dhomat e tij, komisionet e tij. Jane keto qe vendosin per gjithshka. 

une them qe prokurorine ta monitoroj gazeta prestigjoze Monitor,  Pjero.smiley  

ahh, sikur te ndodhte keshtu i dashur, kjo do te thoshte qe, bursa te kishte me shume pune, me shume paketa e me shume fitime.  po ai kuptojne keto gjera shqiptaret brenda aty? 

Pjer, po tregun e shit-blerjes se lojtareve kur do e krijosh? Dhe kush do e monitoroje? Apo gazeta Monitor, sic thote Beluli?

E dashur, asnjehere nuk isha marre me manaxhim lojtaresh, veç me stervitje lojtaresh, dhe nga manaxhimi mesova shume. Me stervitje ka veç kenaqesi por edhe nerva, ndersa me manaxhim ka stres me vehte. 

ne fakt keshtu duhet te ndodhe Pjero.smiley   gazeta Monitor eshte adapte  per monitorime.. e thote vete emri, xhanem..

p.s  per cilen burse e ke fjalen, per bursen e Tiranes, ate imagjinaren..?smiley
 

Po monitoruesin e monitoruesit te Prokurorise kush do ta monitoroje?

Vetem Spartak Braho s'i ben dot te gjitha, keshtu qe Pjer, ose shkruaj ate reportazhin me pershtypjet e fundit bythederrasiste ne Albanie ose krijo Byrone e Monitorimit te Monitoruesve.

ky i fundit presupozohet te jete vete-monitorues. 

Si puna e automatikut qe vete-mbush fishekun ne fole nepermjet vete-menaxhimit te obligacioneve CO2 qe clirohen nga shkrehja e fishekut pararendes? 

P.S. Ja pra nje tjeter ilustrim per efektet vete-iluminuese dhe panPjeriste te VQ-se.

fiks.

Po monitoruesin e monitoruesit te Prokurorise kush do ta monitoroje?

 

xhib,  kjo pyetje shtrohet edhe te filmi  ''enemy of the state'' .  nuk e di ne e ke pare filmin, por nje moment gruaja e avokatit Will Smith (i monitoruari ky)   shperthen   para   senatorit qe ishte pergjegjes per monitorimet satelitore (Tak Braho amerikan le te themi.smiley) :  po monitoruesit e monitoruesve te monitoruarve.., kush i monitoron?.smiley

....ose Kramer qe brahorizon Jorgon. smiley

Te shohem kush do behet realitet me pare, pershtypjet e Pjerit per pushimet e tij tek Gjiri i Lalzit apo Byroja Kombetare e Monitorimit te Monitoruesve, te cilat gjera Rama dhe Pjeri na i paten premtuar prej kohesh.

Pershtypjet Xhibo, do dalin se shpejti, se jam marre edhe me pune te tjera. 

I nderuar kuaz .

Pervec ndergjegjes dhe pergjegjshmerise ndaj detyres e publikut si dhe  dhe regullave te brendeshme te saj ...

Me sa dihet Prokuroria dhe Gjykatat monitorohen me Kohe ( afate ) . Ne se i shkelin ..dhe ne se i tejkalojne ato ....kuptohet qe bejne lojen e xhiboleve . ..qe si perfaqesuesja e ngerceve "hiq bythen nga kutite " dhe"ngjalepervojeeksperianca " personale tani i ka mbete sahati tek canta e Brahos !

Periodikisht ose urgjente  ka edhe kontrolle Institucionale si Min e Drejtesise qe kontrollojne dhe raportojne mbi Pergjegjesite . Ka edhe ankesa nga Piplli !

Pastaj vjen AI qe mendoj nuk duhet perfytyruar sic eshte Realisht ne krye . Nje Dordolec Politik pa piken e Personalitetit dhe Pergjegjesise qe aktualisht thirret president Nishani !

Dhe ketu cikli Mbyllet dhe secili paguan haracin !

Ka pase dhe kontroll punetor e fshatar por ne nje Kohe qe shteti ishte ne sherbim te Popullit ose sic shprehet Gjembi " kishte shtet or tie " smiley

Te korruptuarit hetohen nga prokurore te cilet me rroga 1000 euro ne muaj kane ndertuar vila me te medhaja nga sarajet e Abdyl hamitit.Keshtu qe te presesh ndeshkimin e korrupsionit nga shteti eshte si te kallzosh nipin ke daja.shqipot e thjeshte i bien legenit kot ne kete subject.

zakonisht quhet kod i procedures penale

Ngrita nje pyetje qe brenda permban shqetesim qytetar dhe qe ndikon ndjeshem ne mbarevajtjen e cilesise se jetes tone. Dhe peshq te llastuar filluan te tallen ose te komentojne pa lidhje me pyetjen. Nese nuk e dini (me siguri qe e dini por jeni te semure me sindromin birisha) keni rubriken "pa censure" per te llapur kodra mbas bregut sic ben birisha me te gjithe qe nuk i shkojne mbas vedid. Xhibo shkruaj me ralle se je bo i padurushem. Ka pas qene njoni ketu me llagapin "i pakapshmi" qe te merziste bythen. Ti ja kalon atij.

Me sa di kuaz prok. pergjith. raporton perpara kom. ligjeve dhe kom. sig. Gjithashtu para Kr.M dhe Pr. Me ane te raporteve periodike dhe sa here eshte e arsyeshme per tu thirrur prej tyre. Kr.M. e ndjek me ane te keshilltareve te vet ligjore dhe kom te Min. Drejt. Per ceshtje te rendesise se vecante ja kalon kom. drejtesise dhe ky propozon me ane raporti ne Parl. per kom kontrolli parlamentar. Ky kom. propozon masat per shkarkim ose per ndrysh ne ligj per prok.

Keiendi, keto qe ju thoni jane marredhenie institucionale midis institucioneve, ndersa une e kisha llafin diku tjeter. Sa i informuar eshte publiku per ecurine apo vazhdimesine e ceshtjeve penale te hapura nga prokuroria? Sepse, jemi bombarduar deri ne gryke per ceshtjet/veprat penale qe nis te hetoje prokuroria dhe pastaj...... nuk i dime me vazhdimin. A eshte e drejte kjo-pyes une? Nese publiku nuk informohet me sesi po ecet me nje ceshtje penale dhe ku ka ngecur etj., pse duhet te na informojne kur e nisin? 

Jo me kot e mora shembullin e mesiperm me "garancine e offertes prej 80 milion euro" te xhambazit Taci Oil. Rasti ne fjale eshte skandaloz per nga mashtrimi dhe si i tille u fillua puna nga prokuroria, por une vetem kaq di. Cfare eshte bere me tej? A jane vene perpara pergjegjesise jo vetem fallcifikatoret por edhe personat pergjegjes qe e kishin per detyre funksionale te kontrollonin vertetesine e garancise bankare? I thone 80 milion euro te humbura dhe asnje pergjegjes apo asnje perpjekje per rikuperimin sado pak te tyre. A duhet nje ligj qe ta detyroje prokurorine te beje transparente per publikun punen e saj gjithmone brenda kritereve te sigurise hetimore? Apo e kemi por nuk zbatohet?

Flitet e flitet per informimin e publikut per transparence e per ciltersi por asgje ne te vertete nuk ndodh. Institucionet vetembyllen dhe nuk ka burre none ti zhbiriloje gjithmone brenda kuadrit ligjor.

Zakonisht kete funksion e kryejne mediat apo aktore te tjere te shoqerise civile. Seancat gjyqesore kryesisht jane te hapura per publikun si dhe mund te ndjekesh online ecurine e procesit gjyqesor ketu. Informimi gjate fazes se hetimit pastaj eshte pak me i nderlikuar pasi per nga vete natyra kerkon nje lloj fshehtesie. 

Pikerisht kete po kerkoj une, informimi gjate fazes se hetimit dhe se ku ka ngecur hetimi. Ose nese hetimi pushon, te informohemi mbi aresyet e pushimit te tij. A nuk eshte e drejte psh qe ne populli te dije se ku eshte prokuroria me hetimin e mashtrimit prej 80 milion Euro te Taci Oil psh? Apo cfare po ben prokuroria me padite ndaj ish ministrit te mbrojtjes Imami? 

Ka nje ligj per informimin. Mund ti nisesh nje leter prokurorise dhe te marresh nje pergjigje brenda 40 ditesh. 

hedh berberi nje tufe me lesh diversionist ne Peshk dhe juve e merrni seriozisht shqetesimin e tij qytetar lol

ai po thote qe do te dije ne kohe reale detajet e hetimit, p.sh. sot u morr ne pyetje mekaniku per briskun e prishur te berberit dhe gervishtjen qe u shkaktua si pasoje tek faqja e magazinierit.

pra e ka hallin tek Byroja e Monitorimeve te Monitoruesve, se Rama ia ka tiposur ketyre ne mendje qe keshtu behet shteti, dmth kur s'i ke ne xhep organet e pavarura, krijo mosbesim publik per ta (Visho ajazi ka bere seks me nje kanadeze, ndaj perben kercenim per rendim publik), pastaj sulmoi hapur ne media, pastaj krijo organe paralele, ne menyre qe te shuhet kurioziteti i shqetesimit qytetar te berberit te Peshkut smiley

dmth varianti i "kulturuar" i pucit te shtetit dhe lavire bulevardi te Berishes 

shqetesimi i kuazimo(n)dos duket legjitim

 

dmth kur s'i ke ne xhep organet e pavarura, krijo mosbesim publik per ta

kjo eshte historia e 25 viteve te fundit

te duket legjitime kerkesa qe prokuroria te perditesoje berberin ne real time per te gjitha ceshtjet hetimore? smiley

shiko, dhe ne qofte e sinqerte, eshte shume naive si pikpamje. nuk behet shteti duke krijuar nje burokraci paralele per te mbikqyrur burokracine fillestare, plus nje burokraci te trete paralele per te informuar berberin/publikun per cdo ceshtje te dy burokracive pararendese lol

berberi e votoi partine pavaresisht ngjales, pa e vrare mendjen, frymorin po e hoqi nga pushteti, keshtu qe s'ka pse cuditet tani per gjerat e tjera te cilat s'i morri ne konsiderate kur duhej. kur t'i vije mendja berberave te Shqiperise dhe te fillojne te mendojne me trute e tyre e jo per hesap te partise, atehere do fillojne te zgjidhen keto pune. deri atehere, berberet le ta hane leshin me raki Skrapari dhe te vijne ne Peshk te bejne brainstorming se si mund ti rrujne lesht pushteteve te caktuara 

Nuk ia di tabiatet berberit, as per ka votuar dhe me thene te drejten s'me intereson aspak. Por shqetesimi i tij ne nje plan te gjere te transparences institucionale ndaj publikut mendoj se qendron. Bear in mind qe kam lexuar vetem postimin origjinal.

e permenda si ilustrim te shume te tjereve, pertej specifikave te tij, dmth pertej betimit qe beri ne Peshk se s'do votonte Ramen po te bente aleance me Meten, dhe kjo i zgjati 1.5 dite lol

e kisha fjalen tek qasja e qytetareve shqiptare (shumices) ndaj politikes, dhe habia e tyre qe dhe kur votojne per njeshin/partine e tyre gjerat prap s'funksionojne...ferko syte, perserit procesin, ne vend numero 25 vjet me pas, ferko syte prap.

transparenca institucionale eshte e rendesishme por ne Shqiperi eshte bishti i kavallit hierarkisht, ne kuptimin qe, si cdo gje tjeter, ajo funksionon vetem kur (aq sa) funksionon shteti ne pergjithesi, ndryshe niks. 

p.sh. nje shtet qe e qit Ilir Meten "me ze e figure" te pafajshem, duke hedhur poshte FBI-ne me ekpertizen e Ermal Beqirit te univ. te Kristalit, s'e ka hic problem te te bullshit-e ty dhe berberin me transparence aspak transparente, nese do vinte puna qe ky shtet do detyrohej te bente transparence patjeter, sipas kesaj ides se virgjer te berberit.

Ok, per t'iu pergjigj perfundimisht burim-pyetjes, mekanizni monitorimi, n'dac inspektimi, dhe informimi ka te parashikuara me ligj. Per t'iu pergjigjur dhe supozimit te shtimit te mekanizmave mbikeqyres, do te thoja se eshte me me vend te vihen ne funksion mekanizmat ekzistues, pastaj permiresimi i tyre vjen duke punuar. Mekanizma mbikeqyres ne infinit nuk eshte e mundur te kete, keshtu qe duam- s'duam si berberi, si ti, si une, diku duhet ta vendosim besimin.

Xhibo ti lexon me bythe , pradaj je karandash lol. Une nuk them fare ato qe ti mi atribon mua. Je akoma nen efektin e skenave erotike qe te shkaktohen nga lundrimi ne internet.

Për të ruajtur integritetin e hetimeve, prokurorëve u ndalohet të bëjnë publike ose t'u japin personave të tretë të dhëna që mund të dëmtojnë çështjen në proçes hetimi apo gjykimi, si dhe të dhëna me karakter konfidencial ose të rezervuar. Gjithashtu, prokurorëve u ndalohet të bëjnë deklarata ose të japin mendime për veprimtarinë e organeve të tjera.

Nga linku qe te dergova ne komentin me lart. Prandaj ritheksoj rolin e mediave qe kane infrastrukture te gatshme per te kerkuar info zyrtare nga institucionet.

Ti kerkon informimin publik. Per mendimin tim ka dy menyra. Njera eshte media te ciles i jep tager politka por ajo eshte e varur prej saj, dhe tjetra eshte shoqatat, te cilat presojne mbi komis. parlamentare. Duke qene se ne llumistanin tone nuk ka koshience qytetare kete gje mos e prit.

smiley nje flirt i vogel i ministrit me kengetaren e njohur smiley 

po presim pershtypjet nga vizita e fundit.

dika edhe nga keto tahirismiley

Te verteta keto, e?
Nuk eshte rastesi pra thashethemet qe degjohen per njerez qe rimarrin poste ne polici mbi baze te lekut me te madh, te piste, mbi baze kryesore lidhjet farefisnore, etj etj.

ka shume mundesi ta kene sajuar kete dialog, nuk eshte e veshtire thone kompjuteristat..smiley

Qeka dhe swedi punonjes arkive smiley . Xhibi mbetet shef smiley

Edhe aty jane Gropat e Haleve qe ka lene Berisha  si ne cdo cep te Memedhembjes ku perpunoi "Projektin Berisha " .me Ponyn e tij Lulthimin !

Qe  tek krijimi i nje fryme Firirfiu ose shqip me "presh ne sume " ne njerez me makina te kuqe me RroTa te MbEdHaja , se duhej ne arrite Europa qe e kiste  lene  mbrapa ...:ajo me me me me me e ..C'te te them ( tm K.Devole ) Por problem me vete Ta kuptoje Gjibi  se nga Gomari nuk kalohet me njehere nga monopatet  me Makina  se do te kap ritmin Gjembi smiley

I nderur kuazi Ju problemin e kini per Transparencen ndaj Publikut . Ngado qe ta vertitesh perseri do gjendet Justifikimi "sekretet e Hetimit " .Ndersa ndaj asaj qe nuk mund te Lajthise askush eshte AFATI ..Detyrimi Ligjor ndaj tij .

Shikoje se cfare Rrumpalle i ka lene Institucionet e Drejtesise Halimi i Supes ne zbatim te Projektit Berisha   Dhe i kane vene nje TOP persiper me Nishan musteqen qe nuk ka burre qe e leviz me demagogjine qe perdorin .

Them se eshte shume Domethenes AFATI ..Po si zakonisht keta e dine se Shtetin dhe Ligjin e mbrojne OJU Q Nenen Berisha me ate karieristin e palyre te ZMK qe del ne protesta per Drogen smiley

I ndjeri M.Shehu perdorte nje shprehje Perle " Jo korr e mos Lidh " smiley 

Kuazi - meqe pyetjen e ben ne plan teorik filozofik, pegjjgja ime eshte po ne te njejtin plan, por me pak doza gjuhe popullore. kjo ka te beje me te drejtat njerezore, qe nga rezultatet e raporteve vendore dhe nderkombetare jane shto uje, hiq oriz ne rezultate per qytetarin e shqetesuar. mungesa e perfaqesimit denjitoz njerezor ne pushtet krijon boshlliqe te kesaj natyre. menyra e ekzekutimit te pushtetit eshte ne nivel "o me ne o me armikun" ti qytetari i thjeshte, perfitues dhe kerkues ndaj te drejtave te tua, prit ene kater vjet te tjera te degjosh cudirat qe di te bej une. konkretisht, te shikosh 14 vjec dhender, eshte pak a shume mentaliteti i funksionimit te shtetit shqiptar.

Monitorohet vetem nga Profesor Doktorr Sali Berisha!

ore po ate qe monitoron prokurorin kush e monitoron ? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).