Shpejt, shpejt, shpejt.
Jetojmë në epokën e çastit. Në një botë ku të gjithë duam të udhëtojmë më shpejt, të komunikojmë në moment, të ndryshojmë nga dita në ditë. Duam telefona të rrufeshëm, internet të shpejtë, dieta 3 ditore, fast-food. Edhe fëmijët duam t'i vëmë shpejt në gjumë, me përralla të shkutra, apo fletë libri, me hile kapërcyer nga dy... Sepse jemi tepër të ngarkuar, tepër të zënë. Në vend që ta jetojmë jetën, sikur jemi vënë në garë ta përshkojmë sa më shpejt. Nuk po ngadalësojmë dot për të krijuar përvoja jete, dhe as po mendojmë sa duhet. Madje "i ngadaltë" është sinonim me "debil". Kurse ne vrapojmë shpejt, ngarkuar me punë, e s'ka kush kohë ta pyesë veten; A jam mirë, a jam i kënaqur?

Por ndërsa alternativa e braktisjes së gjithçkaje për një jetë të qetë në shpellë mbetet e pamundur. A mendoni se ka gjëra që njeriu mund të bëjë për të jetuar më "ngadalë" e ndoshta më cilësisht?

 

91 Komente

Etja per parane s`te lejon te jesh i ngadalte, ajo te ben te rendesh e rendesh derisa te biesh pa fryme. Une mendoj se eshte e pamundur edhe per faktin se; 'nuk leme' njeri - tjetrin te jetojme ngadale e as cilesisht!

Me ritmin e sotem te jetes, dhe me ushqimet e fabrikuara, njeriu eshte kthyer ne robot. Prandaj shoh edhe sot shume te rinj qe harrojne sikur jane mosha jone. 

Do shkoj te jetoj ne Amish Country se shpejti. Nje jete ka njeriu! Sa hap e mbyll syte e shef jeten te flururoj mu para syve te ty dhe nuk ke guxim ta ndalosh, jo se nuk do, por nuk mundesh dot Jo. Me mire atje pa strese, pa pare dhe pa teknologji!

M Ll, kujdes kur te shosh atje, se atje te vjen rradha pas nje jave per ate muhabetin, se nje burre ka 7 gra atje. Pa llogaritur ata te tjeret qe bejne femije edhe me femijet e tyre. Kam pare nje program per kete gje, jetojne tamam si ne kohen e paganizmit, kolektivitet primitiv hesapi. Ne erresire nuk mirret vesh se ke ... gruan e 4 apo gocen e saj. Nje amish, kish thyer rekordin, kish nja 12-13 gra dhe nja 70 femije.  Kujdes te lutem, a te keqen. 

Amish people bejne keto gjera??? Nuk e dija. Mos I ngaterron me mormonet o Pjer? smiley

As mormonet dhe as amish nuk i bejne keto gjera, keto muhabete jane muhabete grash te keqija qe marrin neper goje lagjen, pergojojne çdokend qe nuk eshte "si gjithe te tjeret".

Keto muhabete i bejne ata qe i kane hormonet e seksit me teprice, dhe nuk kane mundesi te fitojne pare ne semafor.

 

Me ke e kishe ti ate punen e hormoneve te seksit njehere ?!! 

Sigurisht qe nuk e kisha per ty ne menyre specifike, e para sepse kam simpati si profil (edhe pse ndonjehere ja fut kot fare), e dyta sepse nuk je ne pozite tu nxjerresh namin e keq hormoneve te mormoneve. Kjo eshte pune e nyte gazetaresh andej nga ju.

 

Nuk e di e dashur, po njesoj me duken mua ata smiley

M Ll, kujdes kur te shosh atje, se atje te vjen rradha pas nje jave per ate muhabetin, se nje burre ka 7 gra atje.

smiley 

Jeta duhet jetuar e shijuar, e jo të jetojmë për interesa financiare të filan kompanie apo personi. Nëse do të jetosh më ngadalë, fillimisht merr një shtëpi në fshat, fillo të mbjellësh perime e fruta në kopësht e fillo bëji ushqimet vetë, dhe do ta shohësh sa të shijon jeta dhe harron fare telefonat e kompjuterat. 

Per dike qe eshte ne gjendje mjaftueshmerisht te mire ekonomike, qe ka mundesi punesimi relativisht me te larta se nje bashkeqytetar tjeter, etj., heqja dore e ambicjes se tepert, per te avancuar ne karriere ose per te fituar sa me shume, eshte nje fillim i mire. Por jane disa gjera te vogla qe secili nga ne mund te ndryshoje: nje perdorim me te limituar te makines, ecja, me shume kohe per te gatuar, mosperdorimi i teknologjise ne fundjave,etj.,etj.

ne Tibet.

S'ka te beje fare, mer po fare, shpejtesia dhe stresi i jetes moderne, biles eshte nje gje pozitive ritmi modern. Problemi eshte diku tjeter. Kryesisht eshte vetmia, edhe ne rastin kur je me te tjere, vetmia midis turmes, te qenurit turme, pa domethenie.

Shumica e njerzve, edhe ata qe mbahen per te lumtur, shtepi, makine, familje, pare, pozite etj nuk kane motivacion pse i bejne gjerat, i bejne ne menyre pothuajse robotike. Nuk ka stres jete nga shpejtesia moderne, origjina e stresit eshte kotesia, jo motivimi per te bere gjerat. Jete pa kuptim. Neqoftese je i motivuar mund te punosh edhe 20 ore ne dite pa u lodh dhe pa stres.

http://www.youtube.com/watch?v=QiH54m4suSY

 

Shumica e njerzve, edhe ata qe mbahen per te lumtur, shtepi, makine, familje, pare, pozite etj nuk kane motivacion pse i bejne gjerat, i bejne ne menyre pothuajse robotike. Nuk ka stres jete nga shpejtesia moderne, origjina e stresit eshte kotesia,

 

Tiku, sinjora Bertini e perkufizoi gjithe kete vetem me 3 fjale:  ky shkelqim bosh!.smiley

Me vjen keq qe kane mbetur pak njerez qe kuptojne dhe shijojne keto skena grandioze, qe nuk kuptohen dhe shijohen neqoftese nuk ke jetuar kontekstin e nje shkelqimi bosh ne katror, biles pa pike shkelqimi.

 

Por ndërsa alternativa e braktisjes së gjithëçkaje për një jetë teë qeteë në shpellë mbetet e pamundur. A mendoni se ka gjëra qeë njeriu mund të bëjë për teë jetuar më "ngadalë"  e ndoshta më cilësisht?

se pari diagnoza: mendim tipik i nje te stresuari. te heqesh dore nga budallalleku i trurit eshte njelloj si te shkosh te jetosh ne shpelle. vjen ngaqe kufijte e te menduarit jane vene ngushte sa nuk te lene te shohesh gje tjeter pertej tyre vec shpelles.

se dyti kura: fillo te mendosh c'sende a sherbime rrotull teje te duhen patjeter. (ndihme: lluksi nuk i duhet asnjeriu dhe me e mira nuk blihet me leke.) ne kete rast, sa me pak aq me mire. pastaj pasi te kesh gjetur minimumin e nevojshem te materies pa te cilen nuk mund te besh dot, hiq dore nga te tjerat. dalengadale do shohesh ne c'budallallek kishe jetuar. keshtu do vazhdosh deri te perfundimi.

se treti perfundimi: don't think, just feel.

 

une mendoj qe kjo pyetje e Blendit nuk eshte dhe aq e pershtatshme per kohen tone..  nderkoh qe ne koherat me te lashta, kur u shpik  rrota  pershembull,  besoj qe kjo pyejte ishte kuptimplote!   ore, nuk po hecim pak si shpejt tani..?smiley

Une ja kam ndaluar vetes pyetjet: c'kuptim ka jeta? perser jetoj? c'eshte jeta? a eshte e mire kjo jete qe po jetoj? mos po ecen shume shpejt kjo jete? A mund ta ndal kohen? I kam dhene dum aksiomes: jeto, shijo dhe mos mendo se si po jeton dhe si po shijon (ose te pakten perpiqem te bej keshtu). Kur erdha ne kete kontinent me bente pershtypje se njerzit flisnin shume per parate, per mortgage qe dukej se ishte graviteti i jetes, per shopping, per discounts qe kishin arritur te merrnin nga dyqanet, per "inteligjence financiare" etj etj. Nuk po gjeja dy veta bashke qe te benin nje diskutim per nje liber, per dicka jashte parase: NUK GJEJA DY VETA TE SHKEMBENIN IDERA. Mbase kjo vinte nga fakti qe punet qe gjejme neve ketej jane shume me poshte se ato qe kemi bere ne Shqiperi dhe si rrjedhim biem ne nivele banale, ku preokupimi kryesor eshte mbijetesa. Po ne pergjithesi pragmatizmi duket se eshte tipar i forte ketyre aneve, por edhe shpelarja e trurit. Me kalimin e viteve me dukej sikur truri im ishte nje ene ku po zbrazej permbajtja e fituar gjate viteve ne Shqiperi dhe po mbushej me nje permbajtje tjeter, po perseri me dukej nje ri-shpelarje. Vetem nje gje po fitoj, me duket: po clirohem cdo dite e me shume nga paranoia. Ne Shqiperi kam degjuar njehere rastesisht nje person qe i tha bashkebiseduesit: na mbyti paranoia! Nuk i besoja vesheve, ehu thashe me vete, ky paska probleme. Tani mendoj se ai kishte te drejte, gjithe vendin e kishte pushtuar nje paranoie qe sikur injektohej nga historia, nga diktatori i meparshem, nga izolimi absurd, nga varferia dhe deshira per te thyer vargoj. Pastaj nje cift i vjeter qe jeton ketu me pyeti njehere me naivitet: perse jeta ketu eshte me e shpejte ketu se ne Shqiperi, duket sikur koha kalon shume me shpejt ketej se sa andej. U perpoqa ti them se distancat e largeta na marrin goxha pjese nga koha e jetes, po ata jane te dy pensioniste dhe nuk kane as makine, megjithate mendonin se koha kalon shume me shpejt ketu se atje. Nuk kisha cfare ti thoja...i thashe me sinqeritet se do perpiqem te flas me njerez te tjere apo te lexoj ndonje gje ne internet se mos gjej ndonje pergjigje per kete pyetje...Ajnshtajni nuk eshte me qe te na jepte ndonje konsiderate per kohe-hapesiren dhe perceptimin njerezor te saj....pune m.ti

ehe, kishin te drejte ata pleqte,dhe une mendoj !

p.s.

..kur ke qellime , kur ke synime, kur ke izolime ,kur ke pengesa deri ne realizim ,eshte e vertete qe atehere koha te ecen ngadal.

provo ti arrish te gjitha ne jete,provo te mos kesh brenge dhe do vresh se si jeta te rreshqet mes gishterinjeve.

pps.

Pse ta ngadalsojme kohen?Shpejte apo ngadale ajo jeton neper Ne .

Pse ta ngadalsojme kohen?Shpejte apo ngadale ajo jeton neper Ne .

per mua nuk egziston. smiley

de fakto , as ti nuk egziston.

smiley

veten e ndiej edhe pa qene nevoja te jete shpikur koha.

 

Requiem, me keto lloj ndalimesh paske zgjedh menyren me te rafinuar per te vrare veten.

Ne psikologji koncepti i shplarjes se trurit nuk ekziston, ekziston vetem ne media, ku nuk ka fare tru te shpelahet, por ka vetem kafka bosh qe gjemojne si daulle, bejne vetem zhurme si ne ne Peshk.

Meqe ke permend Ajnshtajni ne lidhje me relativitetin e kohes, ne te gjalle Bergson ka pasur nje debat me Ajshtajnin ne lidhje me konceptin e kohes.

Nuk eshte e thjeshte me e shpjegu me nje koment, por pak a shume Bergsoni trajton, edhe neper vepra konceptin (ose komponentin) psikologjik te kohes. Prej te cilit ka marre edhe Prusti, si gjithnje me keqkuptime. Dmth jane tre hebrej (shkencetari, filozofi dhe artisti) qe shkallamoqen midis tyre per kohen. Arsyeja providenciale eshte se hebraizmi e humbi kohen 2000 vjet me pare, dhe tani kerkon ta fitoje me lloqe Kavaje, misticizma, shkencerizma, inteligjentizma, kabalizma etj.

Meqe po fle per çiftin plak pensionis qe ju kalon koha shpejt, ne konceptin psikologjik te kohes koha kalon ndryshe ne epoka te ndryshme te jetes, dmth me kalimin e kohes ka pershpejtim. Dmth ne pleqeri koha kalon shpejt e me shpejt se ne femijri.

Nje perfundim i pergjithshem pa bere shume analize:

Ne perendim koha kalon shpejt se perendimi tani eshte plak, ose ka do kohe qe ka marre rrugen e pleqerise, ne mos ndonje rruge tjeter, thene me shprehje pop.

Dhe e fundit fare kur nje te semuri ose nje shoqerie i heq paranojen (dmth e sheron), pa i dhene gje tjeter, eshte me keq puna, sepse i semuri ose shoqeria nuk eshte me as paranojak. Nuk e di se çfar eshte e si mund te quhet, fakti eshte se eshte nje gje qe te kap te vjellet. Shif e shkruaj, duket edhe ne komentin tend.

 

Eshte e vertete ajo qe koha kalon me shpejt ne etapa te ndryshme te jetes, dhe moshes. The older you get, me shpejt fluturon dhe koha. Por Jo kudo ne perendim jeta fluturon njelloj. Vend me vend ndryshon. Varet nga intensiteti I jetes, nuk eshte njelloj psh nje qytet qe asnjehere nuk fle fjala vjen NYC me Floriden, ku jeta si pa kuptuar I ulet ritmi papushim I punes. Psikologjike duhet te jete patjeter, po aq kerkon dhe njeriu ne fakt. Peace of mind. Me kete punen e kohes, I get paranoid too sometimes. 

Rruge pa kthim duket, per shkak se jetojme ne kohera kur hyjnizohet ekstroversioni dhe dihet qe atyre s'iu ze menderja vend.

Jane kater fjale njeŕrokeshe ne shqip qe i shkojne per shtat kesaj situate-itdrinkslipfak

Jeta ketej eshte e vrullshme dhe ne jemi perfshire ne vorbullen e saj sa nuk kemi kohe te pijme nje kafe si njerez jo me te mendojme te tilla pyetje..Jeta vazhdon. Shendeti mbi te gjitha. Paraja eshte "kurve" e domosdoshme per te gjithe kudo dhe kurdo.

Pershendetje Edison! Lexo pak cfare mendojne shkencetaret:

" people who experience astral travel "have been found to score higher on measures of hypnotizability and, in several surveys, on measures of absorption, [a] measure of a person's ability to pay complete attention to something and to become immersed in it, even if it is not real, like a film, play, or imagined event." 

smiley

Though astral projection practitioners are convinced their experiences are real and not merely dreams or fantasies,their evidence is all anecdotal — just as a person who takes peyote or LSD may be truly convinced that they interacted with God, dead people, or angels while in their altered state. It is not a coincidence that drug users refer to a psychedelic experience as a "trip."

smiley

 

 

jardin shkenca ka trend materialist keshtuqe nuk pres te vertetoje qe astrali eshte real. Sa i perket asaj qe shkenca po verteton qe astrali eshte thjeshte fantazi atehere pse nuk e bindi usa e cila shpenzoi miliona dollare ne nje projekt remote viewing etj etj.

https://www.youtube.com/watch?v=SJCkW12owe8

Shiko, mua me pelqejne keto gjerat fantastiko-shkencore dhe do te isha e gatshme t'u besoja por nuk e di nese do te mbeshtetesha tek fakti qe SHBA-te investojne kudo.

P.s. ke bere ndonje projektim astral keto kohet e fundit?

ske pse pret te vertetohet qe eshte real apo jo. mund ta provosh vete. nnuk kushton asgje qe te thuash me mashtruan sepse ishte fallso. rrezik nuk ka. max qe mund te te ndodhe eshte qe te dalesh ne erresire.
jo nuk kam bere kohet e fundit. lucid dreaming po.

Jo, besoj se edhe ato/ata qe betohen per vertetesine e projektimit astral jane te bindur qe e kane perjetuar. Tani, edhe endrrat e bukura ka deshire njeriu te jene reale, por..

Jardin, disa qe kane lindur te verber  kane raportuar se gjate astralit kane pare veten dhe ambientin. Nese astrali do ishte enderr kjo nuk do ndodhte dot pasi keta persona nuk e kane pare kurre veten apo ambientin qe ta rikujtojne ne gjume. Ke plot prova te terthorta te cilat  tregojne qe astrali nuk eshte iluzion. Prova te drejtperdrejta nuk do kete per aq kohe sa shkenca ka trend materialist.

Ketu ke ca informacione te dobishme.
 

http://www.astralprojectnow.com/dwnld/FA...

smiley Astralproject now? smiley

Shiko, projektimin astral e vleresoj vetem si nje arritje te larte meditimi, por jo si dicka qe ndodh ne te vertete.

hahaha. astal projection eshte e njejta eksperience qe u ndodh atyre qe perjetojne vdekje klinike. out of body experiencee. vetem qe ne astral e ben vete shkeputjen nga trupi dhe nuk ndodh nga demtime fizike.

 

gjithsesi astralin e permenda ne kete teme per te zgjatur kohen e te jetosh dyfish pasi dhe ne gjume do ishte sikur po beje dicka sic e ben diten

Kuptoj, pse mos ta permendesh?! Cdo njeri ka besimet dhe praktikat e veta... Ne fund te fundit, kush jam une per t'i kritikuar?!

nuk e di, te duket jeta ne tirane e shpejte?

Kjo sepse jemi rritur , kemi pergjegjesi dhe kapitalizmi kerkon shpagim. Ne fakt ne Shqiperi jeta me dukej me e ngadalte dhe si rrjedhim aktet e perditshme i perkushtoheshin ne menyre te njetrajtshme edhe punes edhe qefit. Kur nderkohe ne boten tone ketej 8 ore jane e njeta gje pune , por per arsye hapesire gjerat i kemi te largeta dhe pjesa tjeter e dites shkon perseri duke bere dicka.

Te jetosh ngadale me keto kohe qe kane ardhur sot eshte vetem te dalesh ne pension para kohe , perndryshe ose duhet te jesh milioner ose te perfundosh lypes.

Fatkeqsisht , te gjithe po mundohemi te mbijetojme me menyrat tona.

Ska ca ditë që lexova se homosapiens, me mënyrën e jetesës, ndodhur nën dhunën e mjeteve të teknollogjisë së komunikimit, pas ndoshta një shekulli, do ketë seriozisht të dëmtuar... të folurin!

...per mu o vlla eshte ndryshe komplet....kur jam ne pune mezi shtyhet ora.....sapo dal nga puna deri sa vij te nesermen ne pune nuk ndaloj dot kohen...me duket sikur kam qene ne pune gjithe javen pa pushim....biles te djelen ne darke me duket sikur ska pas te shtune fare....

Kjo ndodh se puna te merr nje kohe relativisht te gjate nga jeta, koha jote. Ka raste dhe ne shtepi te jesh, do mendosh per punen.  Dhe nuk ke aq kohe mjaftueshem sa do doje ti. Ate pak kohe te lire qe ke, ta marrin gjera te tjera qe duhen bere ne jete, dhe pa kuptuar as ti vete, sot gjendesh prape para nje comp, apo vendit te punes ku puna prape te pret. Rutina. smiley

..jam dakort dhe kuptoj por asnje njeri ska ndonje ide si mund te ngadalesosh kohen....ne fakt une po hyra ne "rutine" nuk me pelqen ta ndryshoje...kam frike "of changes".. ...

 

ndersa une kam kuptuar se sistemi kalendarik i matjes se kohes ketej, duhet t'i heqe ditet, e te mbaje vetem javet. Ketu nuk ka mbetur me nocioni i dites, dita nuk kapet dot - po vajte ne pune ajo iku, aq eshte. (dhe sigurisht qe puna eshte nje burg i madh i kohes pastaj, sic thua ti). Perfundimisht, jane kthyer ditet e javes si vaktet e dites. Papritur e pakujtuar, muaji eshte si nje jave e madhe, dhe javet te shkurtra qamet. (enstrangement of labor smiley )

Shpejt shpejt eshte shume relative, ka shpejt amerike, ka shpejt europe, ka shpejt europe jugore, ka shpejt ballkanike, ka dhe shpejt zyrash shteti smiley

Po mbyll o vlla telefonin dhe fli gjume tere diten cte duhet ty sa eshte ora.

Ne thelb deshira per te jetuar ngadale eshte deshire per perjetesi. Keshtu,duke shtypur butonin 'slow motion, perpiqesh te zgjasesh dicka qe gjithsesi e ka nje fund. Prandaj besimi ne jeten e pertejme eshte normalitet i lindur nga kjo deshire dhe thuhet qe Zoti nuk e jep nje deshire kaq te forte pa dhene mundesine e realizimit.

Te gjithe jemi ne trenin e kohes, te gjithe jemi te "denuar" me kohe por "shpejtesia" ose "ngadalsia" e rrjedhjes se saj eshte subjektive , e perftuar nga eksperiencat, situata ekzistenciale dhe emocionale. Lumi rrjedh me shpejt per ate qe vozit me varke kurse per ate qe e sodit ne breg, rrjedh me ngadale. Moderniteti dhe teknologjia aq sa na e ka lehtesuar jeten, po aq na e perpijne  kohen me shpejtesine qe imponojne. Menyra me e mire per ta jatuar kohen si rrjedhe te ngadalte, eshte te ndjekesh ritmet e natyres, rrethrrotullimin e stineve, pa kalandar, pa ore me zile, thjesht te orientohesh me lindjen dhe perendimin e diellit.Prandaj njerzit e lidhur me natyren perjetojne nje jete pa shume stres dhe ndjejne rrjedhen e qete te kohes.

Ne pamundesi per t'u kthyer ne jeten pastorale, e vetmja menyre per t'u mos u ndjere i perpire nga shpejtsia e rrjedhes se kohes(koha kozmike por edhe ajo biologjike)  eshte vendosja e balances mes punes dhe kohes se lire. Vetem ne kohen jashte punes jemi te vetvetes. Edhe koha e lire duhet racionuar ne kohe per vete dhe kohe per te tjeret, ne kohe te harxhuar virtualisht e kohe te harxhuar realisht , face to face me njerzit, familjen, femijet.  Duke e harxhuar teresisht me te tjeret,humbasim veten dhe vjen nje moment kur shikojme skeletin e "kohes te tone", si skeleti peshkaqenit tek "Plaku dhe deti".

Ne krevat koha rrjedhe me ngadale(gjumi, endrrat, dremitja dhe ajo zilja si gong ne vesh ).Plus aty perjetohet çasti, si pikepreje e perjetsise me kohen smiley

Jo dhe gjumi, koha ne krevat eshte sa hap e mbyll syte sot! Rrjedh koha dhe aty me shpejtesi sketerre. E frikshme. Gerr.Degjo ca thote ai smiley leqe e the dhe ti vete me lart. Thjesht mu kujtua ky filmi, klasik eshte. 

Prezantim sh informues. Koha si koncept I determinuar nga kultura e shoqerise (past, present, or future oriented), nga gjendja emocionale/psikologjike individuale, revolucioni ne konceptimin e kohes si pasoje e revolucionit teknologjik e te informacionit, perspektiva e perceptimit te kohes ne te ardhmen, gjithe keto dhene me humor dhe sh vizuale (dhe shpejt smiley )

mire mo vlla kam ca te moshuar nga 70 e lart qe akoma shkojne ne pune...kur i pyes me thone qe skane si e shtyjne diten me shume se per para'....ne mes te usa te kesh pare normalisht dhe te mos e shtysh diten!!!!!....nuk e besoj....si duket keta duan te iki koha shpejt ose ja kane marre gjithe te mirat jetes dhe dun me e shty kohen por pa u palkur!!!!!

...nganjehere me iken koha aq shpejt (sidoms kur jam me pushime sigurisht 1 javore) sa me duket sikur kam pa enderr  smiley....unbelivable...

 

Mire e bojne, njeriu duhet te punoje deri sa te mundet dhe sa te jete i zoti te prodhoje rezultate pozitive. Nje shoqeri ideale per mua duhet te bazohej pikerisht te kjo, ka njerez qe do benin mire (per vete dhe per shoqerine) te dilnin ne pension qe 20 vjec, sic ka te tjere qe do benin mire (per vete dhe per shoqerine) te vdisnin duke punuar. 

pleqeria eshte tjeter gje, ata e kane nevoje punen per t'u ndjere e angazhuar e te integruar me jeten shoqerore, ne pergjithesi.

..prap nuk e besoj...po mos kesh familje edhe mundet por kur ke te aferm famiilje e shoke e shkon ne pune ...e pune  koti  pa pike lezeti....

....por e di qe ka edhe si nona ime qe merohet gjithe diten, co njonin merr tjetrin nga shkolla, pergatit mengjesin, dreken, etj etj......ashtu po ja vle me mire me shku ne pune..

.....ne fakt edhe asaj i iken koha shpejt, vetem me ndryshimin qe ne vend te fytyrave te shemtuta ne pune, merret me nipra e mbesa......

O Ardi, ca ka per mos t'besuar?! Nje pjese( Jo te gjithe) pleq punojne per te mbajtur veten aktiv. Nuk e bejne per pare, por thjesht eshte natyra e tyre qe duan te qendrojne aktiv ne ate moshe plot plogrshti. E bravo ju qoft qe e mbajne veten aktive! Njerezit , te afermit I kane, por sic thame lart - koha eshte aq e limituar dhe aq e programuar sa ti si djali apo nipi fjala vjen e atyre pleqve, je aq I zene me jeten tende sa kohe nuk ke perdite per to. Prandaj dhe ato gjejne nje menyre apo tjeter si sebep per te dale nga shtepia. 

ehe...no no no...per te mbajtur veten aktiv pa punuar, une i tregoj qe 1 vjecari tek 90 vjecari dhe koha te mos iki kot dhe shpejt....nuk e di por ne pune te pakten ku punoj vet, punohet....jo si dikur ne shqiperi....dhe sado te mire ta kesh punen nuk i shpeton dot stresit lodhjes etj etj....tani njerezit qe jane te moshuar dhe punojne per aktivitet ....jam i trashe nuk i kuptoj.....po te kesh nje pension normal e mban veten me aktivitet sa te duash....dhe koha megjithese iken shpejt te pakten e shijon.....kurse kur te iken shpejt dhe e kupton qe se ndalon dot ose pjesen me te mire tja japesh kenaqesise dhe jo stresit e lodhjes....dy vitet e fundit qe punova ne shqiperi kam ppunu me qef ne zanat, me shume lek dhe me dilte koha per cdo gje, dhe ....nuk ikte dhe aq shpejt pasi e shijoja mire...

nowdays?.... maaaan!....si ato fletet e kalendarit ne ato filmat e vjeter... smiley

Nuk ka 90 vjecar me punu, se skane as fuqi me pj.. e Jo me punu. Biles as 80 nuk shef. Ndonje rast I rralle. 70 e kusur, nje pjese. Pastaj, keto pleqte qe punojne, nuk I vene ne pozicione pune me lodhje e stres. Thjesht nje pozicion pune per te qene aktiv, se ato pensionin e marrin. Pastaj, ma merr mendja, ty si I ri e me preokupime, qellime ne jete te fluturon koha me shpejt sepse kerkon te besh shume, por kohe mjaftueshem nuk ke. Ato e kane ne terezi jeten o shok. I kane sistemuar gjerat, femijet etc. Thjesht jetojne. Ne ate moshe nuk iken koha aq 'shpejt' sa kujton ti. Ato dhe gjumin e shkurtojne me moshe, zgjohen qe pa gdhire, e dita eshte e gjate .. Ke pa ti ndonje plak te flej deri ne 10:00 am?!! smiley

.dy vitet e fundit qe punova ne shqiperi kam ppunu me qef ne zanat, me shume lek dhe me dilte koha per cdo gje,

E paske lon kot Shqiperine, per Ameriken! smiley 

po flas per '96...akoma po te me pysesh nuk e di kam bo mire.....atehere usa ishte enderr.....dhe kur mendoj me trurin e asaj kohe qe ja arrita...them se kam bo mire...vetem se ketu koha fluturon...sidomos kur je duke e shijuar.. smiley

Dalja ne pension eshte vdekje sociale, pavaresisht nga rrjeti lidhjeve qe mund te kesh me ate aferm, miq e shoke. Nje pjese angazhohen ne aktiivtete vullnetare, te tjere vazhdojne te punojne .Nje pjese, dhe kjo varet nga xhepi, e kalon kohen postpension ne udhetime neper bote.Eshte nje menyre e mire per te mbushur tepricen e kohes.

moshes se trete o Ardi, puna iu jep edhe ate stimen per vetveten nje cike, apo jo spiritus smiley, edhe pse nuk pritet shume nga ata si 'employee', kur thua ti vete: pune koti. Iu pelqen kur iu kerkon keshillen e kur i pyet psh., kot nuk kane edhe 'seniority' - eksperience me kompanine (se po dalim nga tema fare kshu).  

nuk e di July, jam akoma ne gjendje pune smiley

Ps: po e devijoni temen, nga ata me mungese kohe tek ata me "teprice" kohe.Tema eshte:ne kerkim te kohes se humbur smiley

god forbid ! smiley pikerisht se je ne gjendje pune  po hapim rradhen e te ftojme te flasesh smiley

ps. keni bere mungesa te gjata.

sorry per kthesen ne teme.

fuqine  e kane damat-thuhej dikur ne party-t komunistesmiley

...cer te them une....sdine me fol anglisht, pune koti..biles edhe i tallin e i kane inat qe i zene punet e te rinjte rrine pa pune...qe mos i iki koha kot edhe shpejt i them ketij xhajes qe njof une....: - dil mer plak bo xhiro ne mengjes, pije nji starbuks me shoqni, lexo lajme shqiptare/hape nje fb, futi i dreke te mire me nai birre...pastaj pak gjume..dil per i kafe tjeter...bo xhiron e darkes shif ndonje gjo ne youtube/fb......

instead..ngrihet si lugat, pa mengjes, pastro boren ne dimer ik ne pune pa ngrene, ....vje ne dreke e ze gjumi ne b..dhe kur cohet se kupton eshte dite apo nate....vecse kur e shef veten i dite tu i festu 80 vjetorin....e duke kendu: ..sa shpejt kaluan vitet, mbaj mend kur isha femij.....etjetj

Atehere keta kane problemin e kundert, nuk iu iken koha, iu duket e gjate shume, dhe ben sens ne kete rast sepse edhe angazhimet vetjake sic permendje ti jane te kufizuara, monotone, keshtuqe ne vend ta shtyjne kohen me to, ajo iu mbetet ne vend. Nejse, se e zgjatem ca me moshen e trete.

"punohet....jo si dikur ne shqiperi..."
varet nga viti konkret kur ke ik nga Shq. por meqe thua 'dikur', mendoj se e ke fjalen per para '90es, dhe zhvillimi ato vite mund ta mendojme nja 30-35 vite mbrapa atij te botes perendimore. Prandaj ndryshimi i ritmit.

shpejt,shpejt,shpejt..... per ku???!!!!!

Kur te heqesh qafe inflacionin, te besh modelin ekonomik te bazuar ne 'zero growth', dhe kur te masesh GDP/PBB si Gross National Happiness...vetem atehere do ngadalesohesh.

Perndryshe, turravrap deri sa te vdesim,.

Si matet Inflacioni, GDP GNP, ne Shqiperi kur neBSH kemi ne krye Fullanin, ministra Finacash jo te besueshem ?! 

ketej motoja, te pakten per punen, eshte: shpejt, efiçent dhe me sa me pak njerez...smiley 

Ajo eshte motoja kudo. Halli eshte qe po i lu robt prej fiqirit.

Ironikisht ne kete debat,marrin pjese femrat dhe japin alternativa per te jetuar ngadale.

Nderkohe qe Zoti i ka bere si qeniet me materaliste.

Hajde merre vesh kete hipokrizi!

Kujdes kuleten atje!!! Mire do ish ta kishe lene ne u es ej!! Ke shku ne goje te dhelpres.

Me kete shpejtesine tone tipike ballkanike dhe specifike shqiptare vetem vrima ne uje dime te bejme.Energji atomike por e ngelme brenda atomit tone. Ishalla na e gjejne menyren keta gjermante kesaj rradhe sesi ta veme sanguinitetin ne funksion tete berit gjera qe ja vlejne.

interesante kjo tema... më ngadalë, mund të jetohet më ngadalë. psh. kur bën diçka, bëje me gjithë shpirt, mos i le gjë mangët. kjo është ngadalë, që nganjëherë del më shpejt sesa shpejt.

"Duam telefona të rrufeshëm, internet të shpejtë,"

Blendo, telefonat, interneti apo teknologjite e shpejta ne pergjithsi, nuk do pare detyrimisht si mjete re-presivesmiley ndaj nesh, por si aleate ne lufte me kohen qe ndonjehere per shkak te detyrimeve te shumta eshte e paket...

psh, sot nepermjet nje smartphoni, tablet laptop etj, mund te besh brenda pak minutave, nga kudo qe ndodhesh, nje veprim bankar. qe dmth nuk eshte nevoja te shkosh vet ne banke, ku me e pakta do te kushtonte 1 ore e ca nga koha jote... dhe shembuj te tille ka plot, ku perfitmi ne kohe pikerisht nga te mirat qe sjell teknologjia e shpejte eshte i konsiderueshem.smiley

Duhet marre ndonje vit pushim nga puna e nga te gjitha. Duhet bere ndonje udhetim neper bote, mos lesh vend pa shkelur, te eksplorosh bukurite natyrore, te njihesh me njerez nga kultura te ndryshme . Te provosh ta shohesh perendimin e diellit nga spots te ndryshem cdo dite. Qashtu,  mbase I ulet paksa ritmi I jetes. 

Mirmjes , mo avash mo se bo nona.

mor po ju lumt juve , edhe e jetoni avashllikun  smiley  edhe  talleni me ne  , katila  smiley

Une e kom inotin me Qorrin se sjell ketu tema per te na keshillu te jetojme me avash, por ne fakt eshte vecse nje HIPOKRIT. Kete e verteton rrefimi i sinqerte i Pjerit tone. Qorri jo vetem qe i shkoi Pjerit me gjys ore vonese, por edhe iku me nxitim pasi kish ndejte vetem disa ore me te.

Faleminderit Pjer qe ja corre masken fale rrefimit tend.

sa nxitohesh me e qesendis mor burr. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).