New York në “Manhattan”

Realizuar në 1979, me regji të Woody Allen

Asgjë nuk tingëllon më klishe sesa një film i quajtur “ Letër dashurie”, por komedia e Woody Allen në fakt e kapërcen këtë. Nën fotografinë e shkëlqyer të Gordon Willis, Manhattani është kthyer në një qytet të shndërritshëm, me dritë monokrom, që arrin të fshehë shumë mirë varfërinë dhe krimin – zenitin e tij famëkeq- duke e kthyer të gjithin në një shangri sofistikimi. Skena hyrëse është realizuar përmes një montazhi të pjesës së jashtme të qytetit, gjatë ditës dhe më pas edhe gjatë natës. Kamera e Allen përshkon gjithë rrethinat e rrugët kryesore të New Yorkut dhe më pas shtëpinë nga ku janë realizuar disa nga skenat.

 

Londra në “It Always Rains On Sunday”

Realizuar në 1947, me regji të Robert Harmer

Ka shumë filma që shfrytëzojnë zonat më të njohura turistike të Londrës, për të krijuar skenat. Imazhet në ajër të “House of  Commons” apo, ne ditët tona, Gherkin janë aq lehtësisht të kembyeshme saqë shpesh kineastët mund të përdorin pamje të gatshme, pa qënë e nevojshme të bëhen xhirime të reja. Melodrama e Robert Hamer, realizuar në vitin 1947, është disi më ndryshe. Ai herë përdor “ sheshe të ngritura” në studio e herë pamje reale të qytetit, në vende si Stratford apo Chalk Farm. Dukshëm, të gjitha skenat, janë realizuar duke qëndruar larg qëndrës. Filmi krahasohet me realizimin e Marcel Carne, Les Enfants Du Paradis, në të gjitha skenat e ndërtuara, duke përdorur në mënyrë inteligjente pamjet e bukura që ofron Londra.

 

Belfasti në “Odd Man Out”

Realizuar në vitin 1947, drejtuar nga Carol Reed

Carol Reed është një regjisor brilant i qyteteve në filma. Në Odd Man Out, qyteti kthehet në një karakter me të drejta të plota. Të gjithë i kujtojnë mirë objektet e ndryshme të përdorur në film, simbol të varfërisë dhe luftës në Vienën e “The Third Man”. Xhiruar në Belfast, Reed sjell një dokumentar të gjallë të qytetit. Belfasti e meriton vërtet statusin e “qytetit” si karakter i veçantë në këtë film- një qytet që lulëzoi shumë fort përpara se të pësonte problemet dhe rënien. Një vend, nga ku tramvaji i mbushur plot, mund të kalojë në rrugën Falls, dukshëm, në sytë e kalimtarëve pa frikë. E gjithë historia parashikon ndodhitë e mëvonshme katastrofike të qytetit. James Mason është përfaqesues i IRA-s, i cili i izoluar brenda një shtëpie, i ishte ngarkuar përgjegjësia për të ndjekur rastin e vjedhjes së një banke. Një film shumë i bukur mbi qytetin.

 

Parisi në “Cléo De Cinq À Sept”

Realizuar në vitin 1962, drejtuar nga Agnès Varda

Kineastët e Valës së Re Franceze kanë qënë brilantë  në shpërfaqjen e Parisit, me gjithë madhështinë dhe magjinë e këtij qyteti, të risjellë nga e para prej kulturës pop. Në fakt, kjo lëvizje ende nuk është zbuluar në të gjithë elementët e saj kulturorë. Truffaut, Godard dhe Rivette kanë realizuar filma të jashtëzakonshëm me në qëndër Parisin, si karakter virtual, por Agnès Varda ka sjellë një dimension paksa më delikat, herë- herë te trishtë të tij. Një grua lëviz përgjatë Parisit, duke pritur për rezultatet e një testi mjekësor e ndërkohë disa të dashuruar të “erës së re” i bashkohen rrugëtimit të saj, duke ndryshuar kështu gjithë rrjedhën e ngjarjeve. Parisi i Vardas paraqitet në linja konkrete e specifike në këtë film.

 

Teherani në “Fireworks Wednesday"

Realizuar në vitin 2006, nën regjinë e Asghar Farhadi

Teherani deri në vitet 2000, ka qënë thuajse një qytet “alien” për kinematografinë Përendimore. Për shumë, ai përfaqësohet nga imazhet e gazetarëve mbi krizën e pengjeve apo nga funarali i Ayatollah. Puna e regjisorit Asghar na tregon një Teheran shumë më tepër Europian sesa e kishim menduar. Një vend, ku njerëz të zakonshëm bëjnë një jetë jo pak stresante, me probleme që vijnë jo vetëm prej politikës. Firework Wednesday është një dramë e bukur, që trajton traditat e qytetit në festimet e Vitit rë Ri nën dritëm dhe zhurmat e fishekzharrëve. Në qytet mbizotëron klasa e mesme, e cila gumëzhin prej sekreteve, intrigave dhe gënjeshtrave.

 

Los Angeles në “Heat”

Realizuar në 1995, nën regjinë e Micheal Mann

Një film kult, ku personazhi i Al Pacinos si polic përballet me bandën e Robert De Niros. Ky po që mund të themi se është një film i LA. I gjithi është realizuar në një metropol të vërtetë, me të gjitha problemet dhe historitë kriminale që ekzistojnë aty. LA portretizohet si një qytet ku kriminaliteti qarkullon lirshëm, e ku nëse kriminelëve u duhet të largohen, thjesht levizin duke kapërcyer lehtësisht të gjitha pengesat ligjore. LA i regjisorit Mann është një qytet modern prej xhami, gjithmonë shumë joshës për shkëmbime zjarri e përballje bandash.

 

Venecia në “Don’t Look Now”

Realizuar në vitin 1973, nën regjinë e Nicolas Roeg

Një nga përfaqësimet më të mira të qytetit nëpër filma. Donald Sutherland dhe Julie Christie luajnë rolet e një çifti, fëmija i të cilit ka humbur jetën tragjikisht në një aksident. Ata bëjnë një udhëtim në Venecia, qytet ky, në të cilin i përndjek fantazma e djalit të tyre të vdekur. Don’t Look Now është një film ekzotik i cili përshkohet nga linja të forta misteri- të stilit oriental Western, – por me asnjë elemnent “turistik” në të. Roeg nuk kënaqet kurrë nga klishe vizuale, prandaj tenton të jetë gjithmonë origjinal, duke sjellë më së shumti “ujerat e turbullta” të qytetit sesa objekte të njohura kulturore. I gjithe vendi është konceptuar si pjesë e një konspiracioni okult, që në fund i çon banorët e saj drejt vdekjes.

 

Roma në “The Great Beauty”

Realizuar në vitin 2013, nga Paolo Sorrentino

Nuk mund të imagjinohet një qytet tjetër kaq i infektuar nga “dashuria”, e njëkohësisht i zhytur në deluzion e pakënaqësi, sa Roma e Sorrentinos te “The Great Beauty”. Personazhi i Tony Serrvilos, një mesoburrë pakëz i lodhur me jetën mondane dhe kënaqësitë e shfrenuara të rinisë së tij, është tashmë në kërkim të ethshëm  të një gruaje më të cilën kishte qënë tejet i dashuruar vite më parë. I gjithë filmi vërtitet rreth trishtimit e vdekshmërisë por është gjithashtu edhe një lloj inspirimi melankolik që i jep një lloj sensi humbjes dhe ringjalljes së shpresave, si një nevojë e natyrshme për të vazhduar përpara. Kamera e Sorrentinos përshkon qytetin e Romës, duke u përqëndruar më tepër te qëndra e saj historike, në stilin e “Dolce Vita” të Fellinit. Një realizim mbresëlënës që sjell të gjallë shijen e të qënit Roman.

 

Nankin (Nanjing) në “Spring Fever” 

Realizuar në 2010, nën regjinë e Lou Ye

Në vitin 2009, kineasti kinez Lou Ye realizoi një film krejt të veçantë të zhanrit noir, që trajton temën e seksit trasgresiv, gay dhe straight. Në përgjithësi, filmat e këtij zhanri zhvillohen në qytete të mëdha, kryesisht në zona “të errta” ku mbizotërojnë hijet. Por, ky realizim është paksa më ndryshe, pasi është zhvilluar në Nankin, një qytet i madh në Kinë, që ka pësuar rritje eksponenciale përgjatë viteve, i krahasueshëm me Pekinin dhe Shanghain. Regjisori Lou ka paraqitur imazhe tërheqëse të qytetit në orët e paradites si: ndërtesa gjigande me arkitekturë futuriste apo sheshe të mëdha e tërheqëse.

 

Dakar në “Touki Bouki”

Realizuar në 1973, nën regjinë e Djibri Diop Mambéty

Ky film, paksa i çuditshëm dhe i veçantë, realizuar prej autorit Afrikan eksperimentalist Mambéty, na jep një ide më të saktë për mënyrën sesi njerëzit e jetojnë jetën e tyre në qytete e sesi ndikon kultura e një qyteti në mbrujtjen e karakterit të personazheve. Zakonisht, në filmat realist, personazhet i gjejmë të pozicionuar në rrugë, sheshe të hapura, terrene të populluara nga grupe njerëzish apo edhe në shtëpitë e ambjentet e tyre të banimit. Në këtë film, trajtohet një ngjarje që ka në qëndër një çift që jeton në Dakar, por bëjnë plane për t’u larguar në Paris. Jetët e tyre gjenden në një pikë konfuze, të nxitur prej disa motivesh të paqarta. Largimi prej qytetit shihet si një “shkëputje” nga realiteti ku jetojnë. Mund të jetë Paris, por edhe diçka tjetër, ndoshta një vend që ekziston vetëm në mendjen e tyre.

 

Marrë nga The Guadian

Përktheu: Silvi Bakiri

41 Komente

Lexo ketu e lexo atje, rezultati me pak fjale eshte qe qyteti eshte vendi ku behen maskaralleqet e dynjase.

Trute sallate, i bie qe te jesh qytetar - veti e nderuar prej peshqeve, dhe pertej peshqve (deri tek salamandra) - do te thote te jesh kriminel dhe pervers.

Te lumte dora Stalker per kete post, mu sqaruan komplet ca gjera.

 

besoj New York eshte kampion. sa e sa filma jane realizuar ne New York.......

Per NY do beja kete Top5 (per sa kam pare, sigurisht)

 

1. Once upon a time in America (Sergio Leone, 1984)

2. Amerika - rapport de classes -Kafka (Straub & Huillet, 1984)

3. West Side Story (Robert Wise, 1961)

4. Midnight Cowboy (John Schlesinger, 1969)

5. The king of NY (Abel Ferrara, 1989)

bo booo, nuk ka vend per "Manhattan" te Woody Allen !!

merdeeee, kam harruar Taxi Driver te Scoseses ! Duhet vene i pari ne liste !! Po ashtu, duan nje vend me patjeter edhe "Mean Streets" dhe "Good Fellas" , po ashtu te Scorseses, te cilit me c'shoh, i takoka "Shiriti i Arte i NY" !

''gangs of New York'' ,   ''Goodfellas''  qe the ti, te Scorcezes..    

nejse,  une e kisha me shume per nga  sasia..  ne New York jane realizuar shume fare filma..  madje edhe shume fare  seriale  dhe filma televizive..

 

p.s  nuk po me kujtohet titulli i filmit  ''fantastik''   ku New York  permbytet nga nje lloj çunami.. pastaj ftohte e ngrica...   se ne fakt, kam vene re qe  edhe per filma  fantastik,  Hollivudi  New York-un   (keq)perdor..smiley

t titulli i filmit  ''fantastik''   ku New York  permbytet nga nje lloj çunami

the day after tomorrow, filmi tipik hollivudian post apokaliptik i viteve 2000

po po, faleminderit!   filmit  ''the day after tomorrow''  i referohesha..   pra doja te thosha, ate ''statujen e Lirise'' e kane bere copa neper filma.smiley

Filmin senegalez "Touki Bouki" e kam ne nje top10 watch-list ! Kam lexuar e degjuar fjalet me te mira per te; me mbetet ta gjej e ta shoh.

Lista duket me se tepermi e bere me shqetesimin per te gjetur me patjeter nga nje film per secilin nga metropolet e planetit Toke, nderkohe qe kriteri do te duhej te ish fakti nese qyteti kthehet ne karakter me te drejte te plota ne film (per te perifrazuar autorit e artikullit teksa flet per Belfastin,  e qe duhet te ish perkthyer: qyteti kthehet ne personazh .... etj etj). Karakter eshte ne ang. Ne i themi PERSONAZH o tunxh perkthyesi!

Roma pastaj.... beterr ! Te zgjedhesh nje film nga nje regjizor-koqe gomari si Sorrentino dhe te harrosh Fellinin ose Morettin (ne filmat e te cileve Roma eshte REALISHT personazh me te drejta te plota!)  eshte... lere lere.

Po e bej dhe une me vone nje liste timen; per me teper qe te shfaqesh nje qytet ne nje film eshte diçka vertet interesante (kur behet me pasion)

 

Per ta gjetur e ke kollaj. Vetem instalo nje addon per browserin "AdBlock Plus" qe te bllokosh reklamat smiley

Rrofsh ( se une jam cik analfabet per ksi marifetesh! )

Hahaha...shijet e një individi orvaten t'ja diktojnë një shumice. Zgjedhjet e Peter Bradshaw janë krejt subjektive. Ilustrimi më bindës është mungesa e "Casablanka", filmi i renditur para 4 vjetësh i dyti në rradhën e 100 filmave më të mirë të shekullit, e që vinte pas "Bashkë me erën".

Tropozha: taken ose nik from tropozha

Çudi qe paskeni harruar, deri edhe Beluli, te permendni te paharrueshmin film Radiostacioni (Nentori i nje kryeqyteti) me shkrimtarin konviktor (dhe dekadent) Adrian Gunga. Keni edhe sinjora Bertinin aty, te gjitha jane: krime, vetvrasje, seks, art, kryeqytet etj.

 

opo si harruam te permendim Vloren thuajsmiley, pa keto te tjerat na falen..smiley ku eshte luajtur edhe filmi me i shtrenjte 'ever', i Kinostudios shqiptare, "Balle per balle".. nga ku edhe batutat legjendare: "ja Vlora djema..", ose me e famshmja: "do ta kerkoni Vloren admiral.....etj etj.
ketu kemi intriga nderkombetare, gjeopolitike, diplomaci, militarizim, tension.. e ardhmja e Vlores, Atdheut, por edhe e Traktit te Varshaves luhen ne Vlore.. si tha: "tragjedine e keni nen kembet tuaja... po si nuk e shikoni valle?!".smiley
edhe sinjora Bertini e bllokut lindor, aka Helena Mihajllova, aty eshte Tiku, aty.. ne Vlore.smiley

smiley

Po deshe na kujto ndonje shprehje te Helen of Trojskaja se me ka marre malli. Do vdesim ne kete humbetire ... me duket se eshte nje e forte.

Ja une psh po te kujtoj nje shprehje te Adrian Gunges, qe eshte prekursori i te barazlarguarve, edhe i Xhibit:

Gjithë këto vitet e fundit, midis turbullirave dhe rrebesheve të shkaktuara nga të dyja palët, ai kishte kërkuar një kohë të tretë, një kohë të vetën, më të përgjithshme dhe eterne, që qëndronte sipër pasioneve dhe batërdisë, si qielli i ftohtë që rri sipër furtunave, në kohën e tij të vërtetë. Te tjerat ishin shi, kerleshje resh, bubullima dhe gjullurdi, por kurrsesi kohe.

Grandioze si shprehje.

 

Tiku,  po thuaje shprehjen e Adrianit deri ne fund, sepse eshte  akoma me grandioze..smiley

......koha ime, koha  juaj, koha e tyre, koha jone.... po ajo eshte një dreqi e morri.

.smiley

 

shiko, se shkrimtari Adrian eshte figure e spikatur dhe per fat te mire luhet nga nje aktor i spikatur, pak ndryshe nga te tjeret... Agim Qirjaqi.smiley     mua me  duket se te ky  personazh  ''ustai''  ka futur me lezet edhe pak nga vetja..   me pelqejne disa dialoge, tip komentesh, qe  Adriani bente  me sinjora Bertininsmiley  ne pritje sallonesh..  sinjora Bertini ne fakt, ne kete rol sherben si sidekick  per batutat dhe shprehjet e  Adrianit... ja nje dialog i bukur:

 

Adriani:   darke shumevjecare
s.Bertini: ti je penduar qe ke ardhur ne  darkat e pushtuesit..
Adriani:   ndoshta..
s.Bertini:  mos eshte pak si vone?
Adriani:   une nuk kam ardhur kurre ketu si i ftuar ,  une kam ardhur  si deshmitar!
s.Betini:  si deshmitar..?!   e kush do ta besonte kete....
Adriani:   e di qe nuk do t'ma  besojne..... kjo eshte edhe tragjedia ime!

.smiley

 

Sa i modh qe je Belul, je shembull i gjalle qe asgje nuk harrohet.

 

Nuk e mbaj mend nese ka bere Stalker nje liste me Top 10 filma shqiptare.

Jo, asnjehere, sepse nje pjese te madhe te tyre nuk e kam ripare, te themi keto 10-15 vitet e fundit (vite te cilat ofronin dhe orfrojne mundesine per ti ripare, fale internetit). Me ka ndodhur te rishoh disa syresh, por nje pjese te mire pa mundur ti çoj me teper se çereku apo gjysma e tyre (humbje kohe... ). Besoj se perveç se deshmitarë te nje peirudhe te caktuar te jetes se shqiptareve, shumica e tyre nuk perbejne ndonje interes 'qe mbetet', pra dua te them 'interes artistik', pra art (fjale e madhe mer jahu...).
Kam nje pershtypje se regjizori me i mire shqiptar, ever, duhet te kete qene Kristaq Dhamo, qe eshte njeherazi edhe regjizori i filmit te pare fare shqiptar, "Tana"; kam pas shkrujt diçka per te (ne formen e nje dialogu me nje shokun tim kinofil) ketu dhe ketu.

Albano ketu tek peshku eshte shprehur njehere se i pelqejne filmat e Vladimir Priftit. i cili ka qene regjizor i ardhur nga TV-ja ("udha se shkronjave") e pastaj ka kaluar ne kinostudio ( "flutura ne kabinen time" ).

Mendoj se Dhimiter Anagnosti ka qene regjizor deri diku interesant ("Malet me blerim mbuluar", i cili, gjithe duke patur parasysh se nuk i kam ripare gjithe filmat shqiptare te asaj kohe ndersa kete po, mbetet filmi shqiptar imi i preferuar). Por duhet pranu se filmi i tij i fundit, "Gjoleka djali i Abazit" (2006) , me eshte dukur nje katastrofe e vertete (dhe çeshte me e pabesueshmja, eshte fakti se eshte film autobiografik dhe normalisht, regjizoret e mire o qajne filmat autobiografike o nuk qajne asnje!).  Mund t'ja veme fajin moshes... por nuk eshte justifikim (perkundrazi!!) por hajt mo... .
Ja, para pak mujash, u ula te shoh "Ne shtepine tone", pikerisht me regji te Anagnostit. Hmmmm, dobet, shume dobet ne fakt... . Rrezik se dhe klasen nuk e kalon (per mendimin tim, gjithmone).
Do ulem ndonje dite te rishikoj "gjeneral gramafoni (i Viktor Gjikes) ; kam pershtypjen se ka qene regjizor jo fort i keq, qe mund te kete patur diçka te tijen.
Nga gjenerata e re pastaj ka qene Cashku, Kujtimi, por qe nese do kish deshire per te thene do gjera te tijat (artistikisht, kuptohet) nepermjet filmit, do i kish thene (nderkohe qe filmi i tij i fundit "syri magjik" daton i 2004 dhe eshte vetem njeri nga dy filmat e vetem qe ka bere pas çlirimit nga okupatori komunist). Dua te them se dhe vete atij ti drejtohesh me "zoti regjizor", te pergjigjet : regjizor mos je vete, une jam menaxher.
 

Stalker, ke permendur disa filma te Anagnostit,  por ke lene pa thene gjithashtu disa nga filmat me te mire te tij..  ''Lulekuqet mbi mure'' ,  ''Kthimi i ushtrise se vdekur'', ''Perralle nga e kaluara''.. 

ndersa,  filmi, ''Gjoleka djali i Abazit''  mbase nuk eshte film i arrire,  por mendoj se ky film, bashke me filmin ''Dasma e Sakos''  te Vladimir Priftit,  jane nga filmat me te  realizuar  pas viteve 90-te.  flas gjitmone me ckam pare une.

Do doja ti rishikoja Lulekuqet, per te pare sa u vlen 'ngjyra' (lekura). "Kthimi i Ushtrise" dhe "Perralla" jane bere nga fundi i viteve '80 dhe jane déjà holliwoodiane (dhe ne nje fare menyre, jane pararendese te Gjolekes, qe eshte hollywoodianizem deri ne ne dhimbje). I kam pare ngapak para do kohesh... . No way.

ps: me hollywoodian (edhe pse jam shpjeguar tashme dhe ndofta behem boze) nenkuptoj kryesisht kete. Por dhe vete sovjetiket, shkollen e te cileve ndoqen keta tonet, pothuaj vetem hollywoodianizem kane bere, biles deri dhe Palmen e arte e kane pas fitu me nje te tille ("Kur shtegetojne krillat")

Ose per antiteze me te gjitha keto : "Lilo Labja" (filmi, kuptohet) ka diçka te veçante, diçka jasht 'norme' : regjine e ka më subtle, eshte diçka tjeter si film (ndofta fale dhe faktit qe eshte road-moivie me barrelë, pra ka diçka autentikisht kinematike!). Deri dhe ajo qe quhet fotografi e filmit eshte mbreselenese : bardhezia eshte impresionuese ! (ndjehet dukshem ndikimi i impresionizmit). Mor por fundja dhe menyra se si transmetohet ajo "qe dot e thote filmi" (per mua si stalker, argumenti (subjekti) i vertete i filmit eshte vdekja -ne fillim te tij Lilo Labja thote "lermeni me mire te vdes", dhe ne fund i thote Jahos : "Jaho, nuk vdiqa"), dhe e gjitha kjo transmetohet permes imazhit te Lilo Labes me nje kembe (ne fund te filmit), imazh qe mund te "perkthehet" : nga lufta, shqiptaret dolen te sakatuar dhe nuk ka gje me te poshter se luftrat : Ide universale, qe i tejkalon teresisht ato te ngushtat (partiako-idelologjike).
Duke folur per Lilo Laben po me lind deshira ta rishoh ndonje dite e ti qendis nje review smiley. Nuk e kam bere asnjehere per ndonje film 'te vjeter' shqiptar !

3 min me te mira hyrese nga nje film shqiptar, per mua (mundesisht volumi ne 'mute/memec' & i ndjek pa ze). Skena me e mire, nga i njejti realizim. (Ne fakt ne rregull edhe me volum -redaktimi)

3 min edhe kjo e dyta

Ti lu me hilé smiley : nje filmi, as nuk i hiqet, as nuk i shtohet zeri ! Filmi eshte ai qe eshte dhe 'pyllin e lirise' une personalisht nuk e shty dot me teper se 6-7 minuta smiley

Gezim Erebara (regjizori) gjithsesi duhet te kete qene regjizor i mire, se ka pas studju ne FAMU ne Prage, dhe 'shkolla e Prages' ka qene me fame - per shembull Milos Forman, regjizori i "One flew over the cuckoo's nest" prej andej ka dale; por edhe Kristaq Dhamo dhe Hysen Hakani atje kane studjuar. Dhe padyshim qe keta kane qene tre me te miret  qe kemi patur.
Do ulem ndonje dite ti shikoj filmin e tij per Migjenin, "Nje nate pa drite" (1981), sepse ai vete eshte shprehur se nga filmat qe ai ka realizuar, ai eshte i preferuari i tij (dhe ne pergjithesi, regjizoret ne fund te karrires se tyre, nuk genjejne, dhe i thone cilet jane filmat e tyre te preferuar - une di jo pak syresh)

Thote wiki :

Shumë herë në emisione televizive, ka treguar se filmi i tij i pëlqyer, ishte “Një natë pa dritë”. I realizuar në vitin 1981, filmi paraqiti figurën komplekse të Migjenit. Dy dekada më parë, në vitin 1961, pati realizuar një dokumentar për figurën e Migjenit, ndërsa kësaj here, e mitizoi atë në Kinema. Për këtë vepër, Z. Erebara, lexoi pothuajse në ilegalitet veprat e Niçes, studimet e huaja mbi Migjenin, gjë që binte ndesh me politikën zyrtare që e paraqiste pjesën Niçeane të Migjenit si një periudhë kalimtare e gjendjes shpirtërore të poetit dhe jo si burim i rëndësishëm frymëzimi. Në biseda të ndryshme ka treguar se mendimi i tij mbi këtë debat, është se Migjeni ishte niçean.

tashi, une nuk di kshu po kjo qe ke sjelle per Migjenin qenka .... smileysmiley. Ketu eshte hap dikur edhe nje teme apostafat per te, dhe me c'me kujtohet, s'eshte thene fare dicka e tille (qe duhej ne fakt).

s'luj me hile smiley ,  s'fola per gjithe filmin, vetem skena. Megjithate, kur e pashe njehere rastesisht , doli se e kisha harruar krejt c'behej, perfundova ne lot ke kjo skena (e dyta). Provoje njehere mos t'ia vesh veshin fjaleve shume, une i kalova disa. E megjithate bisedat Vlash-Lena jane sa s'ka me 'cute' smiley. Po ashtu, aktrimi me goditur i M. Xhepes, e ka qare. Keto them, jane.

Bergman thoshte se lotet (e spektatoreve) perpara filmave te keqij nuk jane gje tjeter veçse lotet e stresit (frustrimeve, halleve...) te tij perditshme.

Sa per Margarita Xhepen pastaj... brrrrrr, ka qene prototipi i aktrimit teatral ne kinema, homologe e 'aktor studio'-s amerikane (Meryl Streep - per shembull). Edhe pse ka patur me tmerr se aq : Tinka Kurti ! (histerizimi absolut i lojes se nje aktori/eje)

kam pershtypjen (dhe ndoshta gaboj) qe ne nje pjese te madhe filmi i kinostudios, mes te tjerash, ka qene filmimi i extrovertes ne shoqeri. Plus qe fatkeqesia me e madhe qe i ndodhi atij me kohen, eshte , batutizimi. Ndoshta nga 'over' perseritja, por edhe prej kesaj ekstrovertes. Dhe normal, edhe prej asaj qe thua, aktrimit 'hollywoodian'. Ne kete kuptim e vecova Pyllin e lirise. Ai ne teresi eshte produkt i kohes, nuk shpeton nga semundja e batutave. Por them se ka shume pjese qe mund t'i shpetohen (kur thua ti). Per vete karakterin e tij, kali si nje figure, nga arsyet me kryesore. Edhe pse te vjen shume shume keq, tek skena qe solla si me e mire (me lart), qe potenciali i kesaj figure eshte shkuar dem. "take-t" jane gjysmake. Po te kemi parasysh, sa per krahasim meqe kete kam pare, c'ka bere regjisori me kalin dhe njeriun ne nje film si 'Essential killing'. E prapeseprape, ajo prezenca e forte e kalit se bashku me lagunen/pyllin/natyren e cliron filmin dhe i jep tjeter karakter.

Plus kesaj, kur flisja per pjesen aktoriale, me siper kisha parasysh situata ku midis personazheve ne vend te fjaleve, komunikimi shprehet me tensionin midis tyre, ku filmohet veprimi ne nje mase te mire. Fjalet jane te vaketa, te druajtura, pa qellim imponimi, megjithe aktrimin. Madje pikerisht, nje aktrim si ato personazhe qe thashe me lart (lashe pa permendur A. Bualotin) reziston sh. mire edhe sot, mendimi im kshu. Une do shpetoja shume nga ky film, qe kurrsesi nuk eshte perfekt, nuk i ka shpetuar batutizimit, por ato batuta nuk jane kryesorja dhe kane mbetur ne memorie per arsye te tjera.  Per mua e merr nje 7 me patjeter.

Do qe ta them edhe nje gje: mu edhe skena banale e shabllone e rrahjes (A. Qesari) me duket sh. ok, dicka e vertete, mbase sepse eshte nga ato raste kur aktrimi perputhet me natyren e aktorit .

tjeter dhe e mbylla: kur thosha se kisha harru c'behej me kete film, e kisha fjalen qe nuk me kujtohej qe Vlashi 'ngjallej' -mendova se me vrasjen, filmi u mbyll. Nuk e prisja qe ai te risillej ne fund. Dhe kjo gje ma prishi shijen e filmit krejt. Por ti rrofsh ! Po presim review-ne e 'Malet me blerim..." Besoj te kuptoj se ku ke arrit ;p kur nxjerr konkluzionin e luftrave si shkaterruese te jetes. 

 

me falni per nderyrjen, por lexova komentin tend ku permende "skenen e rrahjes" me A.Qesari, si skene banale.. dhe ashtu eshte ne fakt.. por ne ka skene me banale filmi "Pylli i lirise", ajo eshte pikerisht skena e fundit, vrasja e zotit Lam nga Vlashi, ne shtepine e ketij te fundit..
ketu Vlashi, nga heroi kryesor, i mire kuptohet, na del nje burre i poshter. jo per gje, por filmberesit me kete zgjidhje zhvlersuan cdo lloj tradite e zakoni te shqiptarit.. nuk te vret shqiptari ne shtepine e vet! pamvaresisht sa burre i keq ishte z.Lam, Vlashi duhej te gjente nje vend tjeter te hakmerrej.

po,po,te drejt ke,po dhe zoti Lam qe e kishte qellu naten dhe po qante diten,s'meritonte tjeter pergjegje.Gjithsesi, ne shpine e vet, thjesht duhej t'ia bente te ditur se kishte per t'ja keput koken, sapo t'i dilte para,po jo ta vriste aty.

e quajta "banale" ne kuptimin 'stereotipe', sic eshte e tille mbyllja qe kurorezohet me vrasjen e z. Lam (qe ne fakt eshte perpjekje e regjisorit per te treguar rritjen e Vlashit). Per ate qe thua, se vret mikun ne shtepi, une e kuptoj fare mire, nuk di pse nuk te eshte e qarte ty.

Per ate qe thua, se vret mikun ne shtepi, une e kuptoj fare mire, nuk di pse nuk te eshte e qarte ty.

 

a mund  te thuash  se cfare  tamam kupton fare mire..?

ndersa une  kuptova arsyen pse e vrau Vlashi,  por  nuk kuptova zgjidhjen, dmth pse Vlashi e vrau z.Lam ne shtepine e tij. kjo sepse  me kete zgjidhje  autori ka thyer disa kode tradicionale  te shqiptareve.  aq me teper qe Vlashi eshte heroi qendror i filmit, qe sic the dhe ti  ''u rrit'',  u burrerua u be trim i vertete..    pra me kete akt regjisori e kurorezoi Vlashin  si  nje trim,  hero...   por ne fakt  ky akt, kryer ne ate menyre (vrau nje njeri te paarmatosur)  dhe me e rendesishmja  ne ate vend (shtepine e tij),  nuk konsiderohet burreri apo  trimeri nga shqiptaret!  te pakten shqiptaret si une..smiley

Belul, une kuptoj se prapa secilit prej nesh ne kete blog qendrojne background-e specifike te tilla qe s'behet fjale per komunikimin sqarues te anetareve me nj-tj. Kjo! Nemos po kerkon debat llogoresh, tipike peshkiste, per hir te pjesemarrjes online. shendet smiley

po, ke te drejte!

Jo s'ka te drejte fare, se kjo vajza e ka zakon te futet ne debat per te dale menjehere duke te lene kopilin ne dere.

 

te drejte ka sepse nuk mund te komunikohet me, por edhe qe me uron shendet.smiley, pasi pergjigja e saj eshte: kodra pas bregut.smiley

 Edhe pse te vjen shume shume keq, tek skena qe solla si me e mire (me lart), qe potenciali i kesaj figure eshte shkuar dem. "take-t" jane gjysmake. Po te kemi parasysh, sa per krahasim meqe kete kam pare, c'ka bere regjisori me kalin dhe njeriun ne nje film si 'Essential killing'.

Mire qe e the vete, se do te te beja qepaze ! smiley
Keshtu po : regjizoret shqiptare nuk bejne asgje me figurat origjinale (nje kale, nje veture, nje... , nje ... ) qe sjellin filmat e tyre. I perdorin thjesht si ornament dhe kaq. eh thuaj..., te flasesh per kinematografine shqiptare eshte sikur te flasesh per Hiçin (e Niçes)

 

..." Besoj te kuptoj se ku ke arrit kur nxjerr konkluzionin e luftrave si shkaterruese te jetes. 

Une nuk thashe gje, eshte Lilo labja  (ah qe nuk e gjej dot foton e atij momenti te filmit sepse nuk di te bej 'freeze-frame shot' ) , e ulur (eshte e gjymtuar, i kane prere njeren kembe), me syte e ngritur nga qielli, si nje fantazem e vertete, ajo qe i thote Jahos (e gjitha kjo permes nje fotoje ultra-ekspresioniste bardh-e-zi) :  "Jaho, nuk vdiqa!"
Magnifique !

ps: ky eshte nje rast kur vepra e tejkalon ate qe "ka dashur te thote autori", pra tejkalon edhe vete qellimet artistike te tij; ka raste te tilla edhe ne letersi: me kujtohet te kem lexuar interpretime nga eksperte te letersise per "Keshtjellen" e Kadarese, per te cilat vete Kadareja ka pranuar se "atij vetë nuk i kish shkuar ne mendje nje interpretim i tille".
Keto jane raste, edhe pse te rralla, qe konfirmojne se arti i vertete kalon permes tre 'leximeve' : ne te parin, flitet vetem per vepren (pa marre detyrimisht per reference autorin: ky eshte niveli komercial) ; ne te dytin, flitet per vepren nepermjet autorit (punet e tij te meparshme etj etj, dhe vepra X e tij vihet ne kontekst te krijimeve te tij etj etj). Ne te tretin, kur mberrin arti, eklipsohet vepra eklipson edhe vete autorin; eshte vepra qe ka dhe fjalen e fundit !

 

 

Biles per ti shkuar deri ne fund:
Skena e fundit e filmit eshte e meposhtmja : 

Lilo i thote Jahos : nuk vdiqa.
Jaho i thote Lilos : "Ngrihu te dalim. Nema doren". 
Lilo labja ne fillim pergjigjet : jo.
Vazhdon Jaho: "Ngreu. Te dua per nuse"
Kesaj rradhe, Lilo pranon, duke u mbajtur tek Jaho.

Interpretimi im :
Lilo labja personifikon Shqiperine (te sakatuar nga lufta: biles me nje kembe te humbur !). E bukur, por e gjymtuar. Ndersa Jaho personifikon komunizmin.
Jaho (komunizmi) i propozon Lilos (Shqiperise) te martohet me të. Duke e marre per dore. Duke e ngritur. Duke lidhur jeten me te. Dhe vetem atehere Liloja (Shqiperia) pranon.

Plani i fundit filmik: Duart e shtrenguara te Lilo Labes dhe Jahos.
Fund.

e mire, i joti eshte me i mire smiley pse? E pashe mbreme. Po t'i krahasoja te dy (pra "Malet me blerim ..." dhe "Pyllin e lirise"), "Malet ... " jane nje film i drejtperdrete, i hapur, pa dyzime, me ritem te forte. I fokusuar ne personazhet, luften e tyre ideologjike & botekuptimore dhe aksionet, permbledhur nepermjet boshtit  te 'road movie' sic e quajte sakte. Nderkaq,  Pylli i Lirise ka synuar  nje perfshirje me te gjere problematike, tematike etj, ne krahasim. Duke pas parasysh pra kalin & lagunen nga njera ane, dhe heroin bashke me fshatin e tij, te dhene si në rreth me të ne qender, ne progresin ndergjegjegjesues per perfshirje ne Lufte pa kompromise, nepermjet qartesimit te kontradiktave. Keto gjera jane ndryshimet kryesore, mirepo si te thuash, "Malet me blerim..." jane pak e sak ne qellimin e tyre. Ndersa "Pylli ... "  perparon ndryshe, me ne gjeresi. Me duket si i dyzuar sic e shoh une, pa dashur te flas rende per te. Prandaj te jap te drejte kur permend 'hilen' me lart. Gjithsesi, meritojne gjithe respektin per krijimin, ne rrethanat e caktuara te kohes e mundesive, por eshte e vertete se 'Malet me blerim mbuluar' eshte nje frymezim me i plote.

  smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).