Pikërisht në mes të një debati të ndezur publik dhe politik në lidhje me ndërtimin e pesë kullave me nga 17 kate pranë digës së Liqenit Artificial në Kryeqytet, Kryeministri Rama ka luajtur gurët e tij në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar teë Territorit, duke ngrirë lejet e reja për ndërtim përmes pezullimit të të gjitha planeve vendore, deri pas zgjedhjeve të 2015. Reagimi i qytetarëve të Tiranës ka qënë vendosmërisht kundër ndërtimeve të mëtejshme në kufijtë e parkut. Kryeministri ka argumentuar se ka precedentë të rëndë të abuzimeve, sidomos në fund të mandeteve vendore, të cilat kanë shkaktuar plagë të mëdha. Në vijim, lajmi nga Balkanweb mbi këtë zhvllim.

 

Rama: Pezullim zbatimit të planeve vendore deri pas zgjedhjeve të 2015-ës
Balkanwb
TIRANE- Të gjithë planet vendore të miratuara deri më tani do të pezullohen, deri pas zgjedhjeve të 2015-ës. Kështu deklaroi Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të territorit. Gjatë fjalës së tij Rama ka akuzuar vendoret për dhënie lejesh barbare që kanë shkatërruar vendin. Duke kujtuar se pasuria me e madhe e vendit është bukuria, ai ka premtuar ndalimin e çdo spekulimi me lejet. 

“Ky është një vendim qe do te merrej edhe pa ndarjen e re administrative ne kushtet kur eksperienca e tregon që interesi i fazës së fundit të mandatit ka sjellë plage shumë të mëdha, kemi raste flagrante të lejeve të dhëna para e gjate fushatës nga autoritete vendore te papërgjegjshme. Mjafton të shohim vijën e bregdetit e të bëjmë përputhje të shëmtive që shohim për të kuptuar se pjesa më e madhe e shëmtimit ka ardhur si rezultat i dorëlëshimit të periudhës para e gjatë zgjedhore. Pezullim lejeve të reja zhvillomire dhe planet e detajuara vendore deri ne konstituimin e organeve përfaqësuese në zgjedhjet e vitit 2015″- bëri me dije Rama gjatë fjalës së tij.

Ndaj sipas tij, nisma që do ndërmarrë qeveria, sëbashku me Këshillin Kombëtar të Territorit është procesi i frenimit të këtij fenomeni, ku një efekt pozitiv do sjell ndarja e re administrative.

“Një fenomen dramatik ka shoqëruar Shqipërinë në gjithë këto vite, që është fenomeni i shkatërrimit të burimeve tona të burimeve strategjike, që janë territori dhe gjithë pasuritë natyrore. Fokusimi nga njëra anë do jetë tek pjesa që ka të bëjë me frenimin e inercisë që ka kapur këto vite, me vendimmarrjen e njësive vendore, të cilat janë përgjegjëse për këtë shkatërrim. 

Nga ana tjetër, hapjen e disa proceseve të reja brenda procesit të madh të ripërtëritjes, duke ndërhyrë në një rëndësi për zhvillimit e vendit tonë. Një vend është ai që cilësohet si vendim për harmonizimin instrumenteve vendore, si pasojë e ndarjes administrative.”-tha Rama. 

77 Komente

Cdmth deri pas zgjedhjeve? Pse pikerisht pas zgjedhjeve? Pse te gjitha xhanem? Vendi po shkon drejt diktatures...Nje diktator po lind...

sepse po shfrytezojne kete kohe per te bere matrapazlleqet me te medha. E pe c'kishin bere me universitetet, me plehrat e me lazaratin? Dihet qe para zgjedhjeve behet nami, shkelen te gjitha rregullat e me pas detyrohesh t'u vesh dinamitin. 

hmmm. Po Ramen kush do e ndaloje ne fund te mandatit? Apo ai eshte Zoti i pagabueshem? Apo Presidenti do thoje qe do e mbyllim Kryeministrine deri ne zgjedhjet e tjera parlamentare. Keto argumentet qe thua ti mund te perdoren ne nje tavoline ku ka socialiste qe edhe kur pjerdh Rames i thone "sa ere e mire" jo me njerez qe kane se paku cike tru.

Nuk po hyj fare ne argumente persa i perket shkaterrimit qe i ka bere Rama Tiranes, shkaterrimit qe i kane bere kryebaashkiaket socialiste (e te majte ne pergjithesi) qe jane zgjedhe me bekimin e Rames etj. etj. Se Rama bo si p.. i bukur tashi po ne 2011-en ka dale krahe me krahe me Gjiken duke i kerku voten popullit vlonjat, edhe pse dihej qe Gjika kishte sa vjet qe "perdhunonte" Vloren dhe vlonjatet. 

Pastaj pse ne fund te mandatit u bekan pislliqe dhe ne fillim jo? Kur ta marri PS-ja ose Monika vitin tjeter kush do i ndaloje? Cfare sistemi po ngrihet per te menjanuar shkaterrimin? Pse prish ne Dhermi ky picka si ti doje qefi dhe le te ndertohen ndertesa edhe me te medha po aty ku u prishen? 

Po rrini o mos na hapni barkun me kete psikoat...

Pastaj Lazarati ne fund te mandatit? Universitetet ne fund te mandatit? 

 

Po, para zgjedhjeve dhe gjate zgjedhjeve nisin pjesa me e madhe e ndertimeve pa leje. Gjashte muajt e fundit behen pune publike shkel e shko, sa per zgjedhje.  Pikerisht ne ate periudhe Sala shiti gjithe pronat e ushtrise per dy leke. Pikerisht ne ate periudhe miratuan ligje qe derrmojne popullin, si ai i vules ne dogane, qe ka vene nje kompani te huaj te na rrjepe per dekada, pa asnje arsye. Dihet tashme qe ne ate periudhe Sala ben toke te djegur. Dhe kjo tradita e shtrimit te rrugeve dylekshe para zgjedhjeve duhet te mbaroje. Nese s'ke punuar per tre vjet e gjysme, gjashte muajt e fundit me mire mos puno se sa te besh gjera njeperdorimeshe. Tjeter gje qe ty s'te intereson gje tjeter pervecse te jete Sali Berisha ne rregull. Por keto qe ka bere Berisha jane katastrofa, sidomos ne kohe zgjedhjesh. Katastrofa kaq drastike kerkojne masa te tilla drastike.

Me binde. Madje une them qe, per te evitu problemtikat e mundshme gjate periudhes qe Sulltani u jep vendoreve leje me punu (ate 3 vjet e gjys te famshem qe meno ti), te shkrihen fare njesite vendore dhe gjithcka te aprovohet nga Sulltani.

Presidenti, qe dihet se po ben hatane, te nxirret ne pension dhe te shkrihet fare si institucion. Nese nuk arrihet kuorimi i mjaftushem me ndryshu kushtetuten per kete (se duhet edhe pd-ja) te shkrihet edhe PD-ja dhe deputetet e saj te zevendesohen me njerez te ndershem e te afte te cilet te emerohen nga Rama.

 

Jo, presidenti duhet te hiqet dhe te vihet nje i paanshem me voten e te dy partive. Por ju te PDs vute nje super-kelysh tuajin, dhe pse ju tha gjithe bota ta vinit te paanshem. Vjen e me flet per sulltaner tani. Ende s'keni fshire mootin e sales nga buzet, vini e na flisni dhe per higjienen e dhembeve. Presidenti duhet te hiqet sa me pare e te vihet nje i paanshem per hir te demokracise, gje qe ju s'e konceptoni dot.

Presidenti duhet te iki vete mirpo nuk e kupton se eshte gjytrym.

Ti nuk di fare, albanodinosaur , e akoma me beterr ky me poshte, ca donethene diktat dhe diktature! Ja fut katundit !U mor nje mase krejt e domozdoshme per ruajtjen e vet territorit prej vandalizmit te kryekomunareve te cilet vetem po ti shikosh nga barku edhe ti qe nuk ja ke haberin fare , do inatoseshe per tu bere diktator dhe ti merrje me shkelma bytheve ata barkderra, qe perfitojne duke dhene leje per coptime e shemtime te territoreve !

Ky eshte perfundimisht psikopat ! Cfare si pjell mendja vetem e vetem te mbjelle konflikt me Opoziten, dhe pastaj thote "ne nuk sulmojme Presidentin"...(!)

Pezullon aktivitetin e Bashkive me synimin se pas zgjedhjeve vendore me 2015 dhe me bojkotin e pritur nga PD-ja te zgjedhjeve vendore, PS-ja do te kete ne kontroll te gjithe Bashkite e vendit, ku sigurisht lejet per ndertime do te jepen "me ndershmeri" si ajo e ndershmeria qe pame me figure e ze ne Saranden e Dhimes. Do dalin ca Kryebashkiake te Jugut dhe do "brohorasin" sepse dihet qe synimi eshte "keshtjella" e PD-se ne Tirane.

Nga Decentralizimi i pushteteve po kalojme ne Cetralizim Ramist.

E c'fare te shkruash me per kete te shkalluarin, Historia e ka treguar me kohe e me vakt faktin se Komunizmi u mboll e u zhvillua pikerisht aty ku poplli ishte me i paditur, me pabuks e me injorant. Cfare ka ndryshuar ne Shqiperi? Asgje!

Qe kur u bo Tirana "keshtjelle" e PD-se?

pmluarasi,  ...qe kur e fitoj Basha me 2011-ten!

P.S. mos e ke gjo per turp qe Tirana te jete "keshtjelle" e PD-se apo ke ndermend ti biesh fyllit "e vodhi" mandatin?

Pse vazhdoni ju te thoni qe Lulthimi nuk i vodhi votat ne 2011? Ene Lulthimi me Cunin e Sheqeres e kan pranu si te keqen me te vogel. Hajde se erdhen prap zgjedhjet e ta shofim ca vise do i duhet Lulthimit me u fut ne keshtjellen e Tirones. Jo per gjo po aq mire sa ka punu Lulthimi per Tironen e ka vendos rekordin  per keq.

Po ti hala i bjen fyllit te fitores ? Po e vodhi,driten per diell duke dhunu cdo norme dhe princip te demokracise. 

Shkoi si shkoi votimi per pushtetin qendrore me gjithe ate diference,se dhe ato do i kishte shkapaderdh m'at farfeje qe njerzit o do merrnin armet ( sic i moren i here i ni kohe) o s'do shkonin ma n'votime.

Dhe t'u dukekeka psikopat Edi Rama! He!

Po mer po, u duket ky palloshi bythpamuk Diktator, se e Harrun diktatorin qe i pushkatonte pa gjyq. Keta te Lulthimit e Salukut Kane vjedh e vra e su ka hy nje gjemb ne kembe. Shifni pasurite qe kan vu e si vertetojne dot burimin e financave ....vetem kaq . E ca u bo Rama? ??? I pezullo ca leje qe i bi : boll keni vjedh po gezoni ato qe keni morr keto 8 vjet. Fare hajdutesh lapangjoz qe e Qujne veten opozite gjoja...veq me u rujt prej Drejtesise per krimet qe kan Bo 

Keto idiotesite politike behen bajate fare kur mendon qe pervec Tiranes dhe Shkodres gjithe bashkite e rendesishme i ka PS-ja, dhe pas zgjedhjeve lokale per hir te aleatit nuk do qeverisi ne kaq shume bashki te rendesishme

Pffffff!

Fati yne qenka vertet tragjik dhe komik; njekohesisht. Tragjik, sepse gjithcka eshte uzurpuar nga bandat politike (PD, PS, LSI). Komike, sepse tani ka filluar lufta mes ketyre bandave per te ndare placken e territoreve. Shikoni "burrat e suksesit" ne Shqiperi! Te gjithe jane gangstera, harbuter, mosperfilles, vrases, shpotites, percmues, pervers dhe dallkauk! Ata jane ne politike, biznes, administrate, gjyqsore, media. Ajo qe te fyen me shume dhe te ngjall neveri, eshte se keta maskarenj, te gjithe retoriken e luftes politike dhe mediatike e bejne ne emrin tone, sikur po u digjet xhani per ne dhe hallet e ketij populli. 

Ne fakt te gjithe, pa perjashtuar asnje, jane autor te kesaj masakre qe eshte bere ne Shqiperi. 

Koha dhe morali nuk ka vlere per bandat tona politike. (PS, PD, LSI)!

Ed,

 Mendoj qe futja e te gjitheve ne nje "kazan" kur nuk duam apo nuk arrijme te bejme dallime eshte nje nga gabimet tona.

 Mendimi im eshte qe Partia Socialiste EDHE ne kohen e Fatos Nanos nuk  mund te krahasohet dhe rrjedhimisht nuk mund te futet ne nje thes me Partine e Saliut.

N.q.s do te ndertoja nje sistem per te matur   Vjedhjen,Vrasjen,Shkaterrimin moral dhe material . do te thosha qe vendin e pare  ( no contest,no contest) e ka Partia e Doktorr Rrumpalles.  dhe jane nja 1000 vende bosh dhe me pas mund te shikosh LSI-ne.. 

Te thuash te gjithe jane Hajdute ( apo te mire ) i heq vetes atributin per te analizuar problemet.

"Jepi Cezarit ate qe i takon Cezarit"

"Jepi Cezarit ate qe i takon Cezarit"

 

nje dru pas kurrizit. per te gjitha koherat. qe te mos egzistoje me ne trute e njerezimit.

ai atributi per te analizuar problemet nuk ju le te shihni rrenjen e tyre.

     smiley    

     smiley

smileysmileysmiley

Te filloj te sjell argumenta se kush eshte PS dhe LSI, do te thuash se jam PD-ist. Por mjerisht eshte krejt e kunderta, dmth nuk jam me asnjeren. Ka vetem nje menyre per te vertetuar kete qe po them: te thuhen te gjitha mekatet dhe krimet e te gjitheve. Por ne kete rast nuk do mjaftonin rrjeshtat e ketij komenti. Kam njemije arsye te them se keta jane thjeshte... plackites te rendomte, te pasurise dhe te mirave publike te Shqiperise. Lexo ketu mendimin tim per "burrat e biznesit, politikes dhe drejtesise" ne Shqiperi: http://www.peshkupauje.com/2012/10/burra...

Flasim pak me vone, nderkohe po dal nje xhiro ketej nga pylli qe kam afer. (ketu eshte gjelbrim dynjaja...)

Meqe kemi arritur si shoqeri te budallepsemi fare duke e votuar dhe i thene Edi Rames Hajde na vendos Diktaturen me shpjetesine e drites po rendis disa Ide te reja tipike komuniste:

 

1- Qeveria Rama te pezulloje Internetin sepse ka shume Injorante, Salafiste e Ekstremiste qe po ndotin intelektin e mbysin mendimin e lire duke komentuar nga padituria.

 

2- Qeveria Rama te pezulloje Pushimet ne Plazh sepse po mbyten robt ne Det por edhe sepse Dielli shume eshte kancer i gjalle per "maloket" qe nuk dine te perdorin kremin mbrojtes por edhe se Dielli te ben dembel.

 

3- Qeveria Rama te pezulloje sa me pare Televizionet private ashtu sic pezulloi edhe Universitet sepse nga estetika nuk rilinden me te.

 

4- Qeveria Rama te pezulloje Opoziten sepse jane "maloke" dhe nuk po pershtaten me "rilindjen"

 

5- Qeveria Rama te pezulloje mbjelljen e agro-kulturave sepse me to zbarkon katundaria e malokeria per ti shitur e po na ndot qytetet apo edhe akustiken ne autobuset me dialektet e tyre.

 

7- Qeveria Rama te pezulloje me mire edhe Kushtetuten sepse ashtu keshtu nuk ka cfare te na duhet me kur cdo Ligj e cdo vendim Qeveritar nuk i permbahet ne germa.

qeveria berisha bllokoi skafet(moratorium) meqense disa keqberes benin trafik. shqiptaret me 300 km vije bregdetare ishin te vetmit ne bote, e theksoj ne bote (perjashtim mun te beje koreja e veriut), qe nuk kishin te drejte te lundronin ne detin e tyre. ironia eshte se pas bllokimit plasi sinasnjehere trafiku i lendeve narkotike.

Shume gjest i gabuar, nuk e prisnim nga Rama. Poplli preferonte dinamitin per ato gjera te shemtuara qe do i merrnin frymen e do ja zinin ene ato dhjetera metra katror gjelberim.

lulthimi shpresoj te mos i ket prish leket e te mbledhi te gjithe te Revoltumit e te boj cicin per analiza aty afer Lanes.

Zgjedhjet e ardhshme lokale kan per te lujt rol referendumi e kandidatet per kryebashkiak po si Lulthimi dikur do i premtojne popllit per me shume gjelberim.

bravo Rama, po e ndihmon ene Lulthimin te mos shkaperdahet kot po te na ndertoj Tramin keto muj qe kan mbet.

p.s. Domethene sjan te gjithe njesoj...

Per mua ky lloj vendimi duhet ruajtur per cdo zgjedhje. Nuk punojne bashkite per tre vjet e gjysme, e vetem gjashte muajt e fundit kujtohen te bejne gjera sa per te kaluar radhen, gjera qe prishen shume shpejt e detyrohen qe per zgjedhjet e tjera te bejne te njejten gje. Duhet t'i bejne punet per tre vjet e gjysme, t'i bejne gjerat tamam, qe te mbeten e leket tona aty te mos shkojne kot me asfalte njeperdorimeshe.

Ou te erdhen mendte ty qe e shifshe si zhvillim betonizimin e Liqenit? Po cer punimi bashkie e quni ju ndertimin e 17 katshve nga ndertusat more se ju ma hiqni trunin fare. A e ke pa smogun qe ke nTirone??? Vjen nga gromesimat e prodhat tuaja maje makinave e jo nga industria. Ene ato 6 shkurre do i zhdukni? Po shoqeria civile u shqy tu i denoncu shkaterrimet e qyteteve tona e ju vazhdoni me qellgervishes.

Me shpjego nji gjo si vendali po kta qe po qurraviten kunder ketij vendimi e kan nigju popllin si i jan bo nervat tela se skan ku te hecin mo ne lagje nga ndertimet kudo? 

Lulthimi doli zbulut fare, ka vu njerezit me mbrojt opoziten qe betonizo Liqenin. Shif kur te fillojne grevat e urise per mos ngritjen e 17 kateshave tek brima e vetme e gjelbert ne Tiron. 

Ajo pjese te liqeni eshte shume e shemtuar ashtu si eshte. Duhet bere dicka aty. Duhet zhvilluar. Ne mos pallate me shume gjelberim, ndonje kompleks sportiv a dicka. Por ka kaq vjet qe rri si pike grumbullimi plehrash e parking. Ashtu si eshte s'ka as shkurre, as peme, as ndonje gje tjeter. Vetem lavazhe makinash dhe arixhinj, ne mes te zones me te bukur te Tiranes. 

Bravo, po sipas hartes se opinionit te djeshme Hapesira ujore e Liqenit, tkurrej e ishte Jo nje zone por tre zona.... Me pak fjale do prekej me shume se kjo zona e shemtuar. A nuk ka mundesi tjeter zhvillimi vec 17 kateshve ku ene pronaret te perfitojne Edhe publiku te mos demtohet. E di ti se Tek ato pallatet mbrapa Liqenit ka 6 vjet qe uji vjen me bota se nuk ka kanalizime per ujin e pishem? Si mund te ndertosh ne kete menyre? Apo ne veq 17 katesh dim me ngrit e asgje tjeter? Pse Jo qyteze olimpike ne respekt te natyres e ndertimeve tradicionale ne Tirane? 70 e kusur vjet e ne nuk kemi arrit te ndertojme Vila me shije si ne Kohe te Zogut.

Ajo harta ishte per ne te ardhmen, nese vazhdohet keshtu, por jo se kjo leja ishte per tre zonat. Une s'di te jete per tre zonat. Di qe eshte vetem ajo te diga. Ke ndonje link per planimetrine e sakte? Mbase gabohem. Uji nuk vjen me bota tek liqeni, me sa di une, por ne Yzberisht. Te liqeni eshet ne fakt shume bukur dhe shume shtrenjte. 

Ndoshta e kan cu tani aty mbrapa Liqenit, po e kom pa me syte e mi e as parkinge skishte e rrinin makinat kapice mbi njona tjetren se helbete pa makine nuk u shkonte e per me mos te kujtu qe ishte ene nje rruge qe kur kishte shi llocje ne balte. Mbeturinat e ndertimit pushtonin Liqenin dhe se cante koken njeri. Sa per Harten ishte e qarte qe po te lejosh 17 kateshat aty smund tu thush te tjereve mos boni 20 kate me tutje se eshte e paligjshme. Zona ndryshon natyre e  betonizimi smbaron

Varet ne cfare viti ke qene, se mos kane qene ende ne ndertim e siper. Une kam kaluar vjet kur dilja per vrap e nje dite e mora ne kembe ate zonen. Hyra ne cdo rruge mes pallatesh dhe dukej shume bukur, cdo gje e asfaltuar, me autobus urban, me rruge te re qe lidhej me autostraden e unazes se re, me nenkalime per njerezit poshte autostrades, me peme te mbjella dhe me parkinge poshte pallatit. Cmimet ishin rritur shume.

Ti Sigurisht qe do ma hedhesh poshte gjo, mbohet qejfi qe qeka rregullu pas vuajtjeve disa vjecare te banoreve. Nderkohe une po te provoj papergjegjshmerine e dikurshme te Rames qe lejon te e ndertonte aty ku skish pru partia ujin akoma. Ne fakt kto duhet ti thoshte Lulthimi e Jo une se ai do mbronte qytetaret.

I lebetituri sikur po permend kanalizimet e ujit, jo autobusat urbane. Tubacionet e kanalizimet i pe?

I lebetituri sikur po permend kanalizimet e ujit, jo autobusat urbane. Tubacionet e kanalizimet i pe?

Atje ka pasur gjithnje uje. Ai flet per yzberishtin ose per liqenin te pakten 12 vjet me pare. Njoh njerez qe jetojne atje e s'kane pasur ndonjehere probleme uji aty. Qe ne vitin 2009 qe kam dale e kam pyetur per shtepi andej per dike, uji dhe dritat ishin 24 ore. Dhe qe ne 2009 kishte asfalt, thjesht shumica e shtepive ishini ende bosh. S'e di une kur ka qene ky atje.

Nderkohe une po te provoj papergjegjshmerine e dikurshme te Rames qe lejon te e ndertonte aty ku skish pru partia ujin akoma. 

Keto ndertimet tek liqeni s'kane qene asnjehere nen juridiksionin e Rames. I kap tjeter komune, ajo e Farkes, qe eshte e PDs dhe ka nje tabele te madhe komuna ne hyrje te ketyre pallateve, qe te krenohet me ndertimet e reja. Po ashtu dhe ato qe kane probleme uji ne yzberisht s'kane qene ndonjehere nen Ramen, sepse ia kaloi Sala komunes se Kasharit. Ato ne kombinat qe jane nen bashkine s'kane probleme me ujin. Ky s'e ka idene per cfare flet.

Po te flas pikerisht per zonen kur kthehesh djathtas mbas varrezave te deshmoreve e mbas shtepive private fillonte rruge me gunga gunga prej dheu bojekaf. keshtu ka qene deri 2 vjet perpara. majtas ishin pallate me makina kapice se pallatet ishin shume afer me njeri tjetri dhe ngjitur me rrugen e baltosur. Kishte materiale inerte pa fund dhe Liqeni dukej si mos me keq. Uji vinte me bot, se kishin pas parimin...ngri pallatin...pastaj vjen kanalizimi. Liqeni ishte degraduar deri tek kopshti zologjik, me papasterti dhe dukej sikur po thahej a vdiste perfundimisht. Nuk e ve ne dyshim fjalen tende se mund te jete asfaltuar e te kete ene urban para nje viti.

 Kam pasur gjithmone dyshimin se kto 17 katshat paraprihen gjithmone nga nje lenie mbas dore e degradim i qellimshem nga pushteti lokal e qendror i zonave qe jan piketu nga ndertuesit. Rama nuk eshte mbajtur per pergjegjshmeri te madhe gjate karrieres se vet e perfiton nga mentaliteti jot: Zona tek Diga eshte e shemtuar e le tja japim privatit te bej ca 17 katesh ta zbukuroj...Kur mentaliteti Europian eshte cfare ben Bashkia per rekuperimin e zonave ne degradim, nuk zgjidhet Kryebashkiaku per te firmos leje ndertimi per pallate vetem daku. Pallatet i nderto privati duke respektuar ligjshmerine. Prandaj Humbi Lulthimi me 10 vota me Ramen se Rama ja kish kendu kullufruthin puneve te bashkise mandatin e trete.

Mbas varrezave te deshmoreve, djathtas? Ne Sauk mo? lol C'lidhje ka me zonen e liqenit? Ik o njeri se s'e ke idene per ca flet. lol Grupi i pallateve qe quhen "tek liqeni" s'ka lidhje fare me ate zonen. 

?????? po Liqeni ka 4 pika, Jug-Veri-Lindje-Perendim....per ty ka nje pike vetem? Cdomethen ne Sauk mo??? Ska lnorma e ligjshmeri ndertimi ne Sauk?

Nje vend quhet "pallatet tek liqeni" me shume pallate, dhe ai ka te pakten qe ne vitin 2009 qe eshte i shtruar dhe i urbanizuar. Pas varrezave te deshmoreve, djathtas, je ne sauk, ne fshatin SOS,  dhe je ne fund te kodres se liqenit, jo te liqenit me uje. Po te vazhdosh akoma del ne fshat qe s'ka zhvillim. S'ka pallate, por ka vila deri sa arrin tek "pallatet e liqenit". Po te hipesh ne nje koder tjeter larg, aty ka ende zona qe jane ne ndertimn e siper, por s'jane te banuara ende. 

Ja si eshte zona per te cilen flas une. Keto foto jane bere ne 2010.

http://wikimapia.org/#lang=en&lat=41.304...

Beji nje Xhiro kur te bi rruga per ne Tirone me makine Liqenit artificial rreth e rrotull, per here te pare ne jeten tende, e do me kuptosh.

E kam bere edhe ne kembe, edhe me biciklete, jo vetem me makine. Nese flet per ato pallatet qe jane para se te shkosh te pallaetet e liqenit, kur vjen nga sauku, qe jane lart ne koder, ate s'e di. Atje nuk para shkon njeri e as nuk quhen tek liqeni.

E kuptova, Liqeni nuk ekziston, po nuk e qujti njeri ashtu e po nuk shkoji njeri atje. E di qe ato pallate jane plot me njerez e jo bosh a vakante? E qe nuk qekan nga kombinati a yzberisht e shume afer Tirones kur ti vete ke shku ne kome e me biciklete????

Ju te ardhurit te tregoni ene Arat, e ku tek ai Liqen qe une jom la qe kalamo e i thaja breket me dy shkopa kryq.

Te vetmet pallate qe jane te shkeputura nga "pallatet e liqenit" jane keto, qe jane gjithnje te zbukuruar me flamuj te PD, dhe as ato nuk di te kene probleme uji. Megjithate, "pallatet te liqeni" quhen ato te tjerat. 

http://wikimapia.org/#lang=en&lat=41.303...

Ju te ardhurit te tregoni ene Arat, e ku tek ai Liqen qe une jom la qe kalamo e i thaja breket me dy shkopa kryq.

Kur je lare ti aty ka qene me shkurre qe aty deri ne alidem. lol

Si keto me duken, rruga eshte zgjeru e asfaltu, makinat ashtu ne mes te rruges nate dite.

Sa per shkurre i merr te keqen pamjes se Liqenit atehere, shife sot si eshte katandis. Kishte plot ushtare e polica po per te tjerat nuk ta shpjegoj dot se duhet ti kishe pa vete gjonat.

Per zgjedhjet e vitit 2009 ajo zone pati rinovim te te gjithe ujesjellesit. Do te kete qene koha e punimeve, qe s'ka pasur uje. Ka qene shume problematike, sepse i prene lidhjet e paligjshme dhe u hoqen ujin shume veteve, e madje u qelluan me arme punonjesit e ujesjellesit. Por qe per zgjedhjet e 2009 aty ka pasur uje me mire se me pare. Ti ke qene me heret se dy vjet me pare atje se kjo foto eshte bere para 3 vjetesh. 

O hermo, ti mos je gjo ndertues se spo te kuptoj ....,  me thu mu kur kam ardh ne Tirone para apo pas 2009 a zgjedhjeve???? Tani kur te vi ne Tirone do te tregoj Tek pashapaorta qe kam qen mbas 2009 Tek ajo zone, ne te hyre te Saukut, qe eshte Tiron, e me keto fotografite nuk qull gjo se si ajo zona e luksit Colombo, qe ishte luks, ene ato pallatet qe te them une me njerez, gjo te gjalle, nga arkitektura njesoj duken veq kto colombos kan kanalizime ato te tjerat Jo. Ti vazhdo me zhvilim e Policia amerikone se mu sme intereson gjo por mu me intereso tju kuptoj juve ... Cer truni keni e si llogjikoni.

U ftillove ti mo ne fund.

In all fairness, uji o rregullu nga 2010 anej, e boni Saidi i Dollapeve. Po kapicat kapice kane ngel. Po te jesh nen 100 kile hudhesh ka ballkoni m'ballkon e s'prek ne toke nga maja e kodres deri te rruga poshte qe eshte shtru shtrema shtrema. Kanalizimet jane rregullu, po shume pallate qelben neper bodrume se rrjedhin tubat e betonit qe ka fut Bardh Plaku nen toke. Drita kena pas, po here mas here me duhet me e nez gjeneratorin se prehen me shpesh se mrena ne TR. Pluhni s'na u ka nda qy m'dite te pare qe kom shkel anej.

Gjithsesi, varet nga kendveshtrimi dhe pragu qe venos robi. Une psh ia kam bo kabull te gjitha vec te kem ate jeshilllik dhe hapesire, po po u prishen dhe keto, nuk ka asnje ndryshim nga zona e Freskut apo Unazes se Re.

E di si jan kta o paesan... si puna e gruas te atij burrit, qe kthehet nshpi e gjen grun tu u pallu lopthi me dikushin. Kthejet burri mbrapsh shko te klubi lagjes e i fut 2 cigare e nje dopjo. Mbledh veten e ngjitet prap ne shpi e gjen grun si i bukri shenjton tu lexu Palomen.. E i thot, njateta burr si te shkoji dita sot? Burri i uleret ....cer bone ashtu me burrin e huj??? Kurgja ....tha gruaja ..as i gjo... Po Ty ste vje turp qe sme beso mue por syve te Tu????

po te ishin gjonat ndryshe sdo kishim pas familjen e Cunit te Sheqeres te na bonin ligjin 20 e kusur vjet.

Ore, ky mos o ai qe pallo grun,ose ka hall me e pallu vete mo vone (ndertus dmth), e ne rrime i mushim mendjen qe gruja duhet me rujt nerin smiley

Ene i gjo tjeter,.. Veq bufi se merr vesh po kta kan tall meneren me popllin 20 e kusur vjet, po u bon 5 17 katesh Tek Diga jo qe ska garanci por do jete padrejtesi juridike me mos leju me ndertu 20 katesha rreth e rrotull Liqenit e ta kthejne ne pishine te qelbet me keq sec osht Bo. Po ky Hermi pse sna ve ca foto te Liqenit ne 1990-2000-2010-2014.... Po na ve betonizim per reklame?

cer ti bosh kur opozite osht Lulthimi i rruges se kombit e Argites , abi i Bankes boterore e Aegites, Zeni i Gerdecit, gjithe familja, e prisni ca vjet se familja do bohet mo vocale a Tribale.

We're past that plako. Keta e kanee tall trapin prej 20 e kusur vjetesh, poplli kte e di mire. Pyetja eshte a do vazhdoje poplli ta konsideroje veten si cirak i ktyne pavaresisht se s'ua ka pa hajrin apo do thote boll. Boll e tha nje here kur u ni i rezikum prej armeve kimike, tani shpresoj te jemi ndergjegjesu ca e mos reagojme vetem per mbijetese

Per shume nga ju Plako, protestakunder armeve kimike ishte nje lloj 1990....liria jote...une kam qen pro armeve kimike perderisa ishin nen juridiksionin e NATO. Njerezit kan kendveshtrime te ndryshme por une skam pas interesa personale pro a kunder. Ceshtja e gjelberimit eshte komunitare dhe afatgjate e me e provuar se rreziku i ashtuquajtur i armeve kimike....nejse. Ty te dhimbset zona ku jeton, do qe shtepia jote te kete vlere me te larte se dhjetvecarin tjeter, do qe femijet e tu te jetojne ne ambient me pak te ndotur e te jetojne me gjate????? Keto jan ceshtje qe zgjidhen me marreveshje dhe Jo me revolucion a pranvere arabe. Kur sju pyesin do rrisni trysnine por kur keputet litari ...kova mbetet ne pus.

Me marreveshje zgjidhen o plako kur behet fjale per ceshtje te tilla si, te ndertojme apo ta mbajme te gjelber krejt, te bejme park idustrial apo port, te bejme pipeline apo ta rujm natyre te virgjer....po kur ti jep leje per 17 kateshe qe jane per me teper me te gjona se te gjata e me ngre mur kinez, dmth qe as nuk ka ndermend me negociu njeri. Kur ti me premyo qe s'do ndertosh e pastaj ma kalo lejen skuthce ne gusht, kur ti shperfill cdo ndorme elementare urbane, vetem pse aty do ndertoje Gener 2, atehere s'flitet per marreveshje. Robt duhet te protestojne se nuk o t'u e rrujt njeri as per ligj e as per standarde urbane e as per marreveshje me elektoratin.

E di si o puna plako, ne qahemi ne cdo moment nga klasa politike, po cdo kush prej nesh po te ishte ne ate pozicion e te kishte per te qeveris nje popull qe nuk ka asnje kerkese apo ka kerkesa elementare, kshu do kish bo....Hajt mo t'ia jap Bashkimit se me ka ndihmu, jepja dhe Sandrit qe mos na prishi pune, po dhe Samiri nuk o cun i keq na ka dhon ne fushate, po dhe Kocos t'ia japim se ka gazete edhe eshte lidh me x qe eshte vjehrri i shokut te kunotit... njerezore eshte, miqesira e qoka bojm te gjithe. Si Fullani mo, i sajdisi te gjithe ka i cike se s'kish kush i kerkote llogari. Po kur mileti del ne rruge e thote boll se ta....., atehere e kupto qe s'e ke te falme ate gjo qe ta bosh si ta do bytha ty. me pak fjale plako, duhet me levrit vete se politikanet nuk kon per t'u permiresu po s'e nin presionin. Tani do duhet me bo revolucion per Liqenin? Normalisht qe jo, po qe duhet me mesy nje here e me thon boll se na cate....... me keto ndertime, duhet me thon.

U ftillove ti mo ne fund.

In all fairness, uji o rregullu nga 2010 anej, e boni Saidi i Dollapeve. Po kapicat kapice kane ngel. Po te jesh nen 100 kile hudhesh ka ballkoni m'ballkon e s'prek ne toke nga maja e kodres deri te rruga poshte qe eshte shtru shtrema shtrema. Kanalizimet jane rregullu, po shume pallate qelben neper bodrume se rrjedhin tubat e betonit qe ka fut Bardh Plaku nen toke. Drita kena pas, po here mas here me duhet me e nez gjeneratorin se prehen me shpesh se mrena ne TR. Pluhni s'na u ka nda qy m'dite te pare qe kom shkel anej.

Gjithsesi, varet nga kendveshtrimi dhe pragu qe venos robi. Une psh ia kam bo kabull te gjitha vec te kem ate jeshilllik dhe hapesire, po po u prishen dhe keto, nuk ka asnje ndryshim nga zona e Freskut apo Unazes se Re.

Ja pra, atje ne vendin me te vecuar e me te gjelber te Tiranes, prape do te ankoheni. Per pluhurin jua ka fajin natya. Nje pjese e mire e shqiptareve qe kane kaluar shumicen e jetes ne komunizem e kane bere te modes te viktimizojne veten. Kur bie shi, ankohen nga shiu. Kur ka diell, ankohen nga vapa. Kur ka dhe shi dhe diell, thone "s'i merret vesh kesaj kohesh, na cmendi, s'di si te vishesh". Edhe Zoti te jesh, dmth, nuk gjen dot karar me ata qe viktimizojne veten. Si zezaket qe shohin racizem ne gjithcka dhe po t'i lesh menjane, dhe po t'u kushtosh me shume vemendje se te tjereve. Ajo qe dua te them une eshte te kapercehet kjo faze, te mos teprohet e te perdoret logjika. Te shahen gjerat e keqija, me qellim per t'i rregulluar, por ama te thuhet e verteta per gjerat e mira. Nuk jua merr njeri mesysh, mos kini frike. Ju eshte bere ves e mode te qenit langaraqe pesimiste. Edhe tiransit e vjeter fare qe kane trasheguar prona e kane marre para sa te hane qente, (si gjysma e familejs sime) prape s'rrine pa ndjekur kete moden e viktimes qurravitese pas-komuniste. Ankohen aq shume sa ndonjehere habitesh se si s'vrasin veten, nderkohe qe jetojne me mire se shume te tjere, e madje me mire se nje pjese e njerezve qe jetojne edhe ne vende te zhvilluara e qe kane jete me te veshtire. Ndryshimi i karakterit do te vije me brezin tjeter, femijet tuaj. Ju jeni te marre fund nga kjo ane. S'dini te shijoni as ato qe keni. Shkoni ne restorant e s'dini te thoni nje fjale te mire as per ushqimin, as per sherbimin. Ju duket sikur po jua fusin te gjithe, ngaqe jeni rritur duke jua futur,

Qeke me verte ndertus ti. Do jesh nanji nga keta beratsat qecpi ndertojne ne maje te kodres.

Une s'po e zgjas shume se fillo me bo moral ti qe duhet te jem optimist (knej sha ameriken, knej perqafo keto qasjet shabllone amerikone "think posotive" dhe "look at the bright side" dhe kur je ne m.t.), po neser po dal e po boj ca foto edhe shife vete ti si eshte gjendja se mbase s'do e kesh mo aq kollaj ta pikturosh kshu roze.

P.S. Pluhrin e kina nga ndertimet qe s'kane pushu per nje cast ne ate zone, e jo nga natyra dhe ndryshimi i karakterit ishalla nuk ndodh as me brezin tjeter se pastaj shqiptaret do bohen si amerikanet, per te te citu ty "robote te programuar trushpelare qe i vret policia po u ankun" smiley
Ki parasysh lidhjen shkak pasoje dhe qe cdo veprim/mosveprim ka nje pasoje. Po s'u ndieve per ato qe jane problematike, vijne tipa si ti qe te thone se po jeton ne parajse e te shpelajne trute. Po s'protestove per gjelbrimin, ta zhdukin ne krejt qytetin se thone "ke Liqenin" e me vone te thone qw dhe Liqeni eshte shume i gjelberuar ndaj duhet "sistemu"

Po eshte normale qe kur ka ndertim ka pluhur. Ne gjithe boten behet pluhur kur ndertohet. Une kam qene jashte ne zone qe po ndertohej nga e para, dhe gjate periudhes se ndertimit ishte gjithe lluce, se s'kishte asfalt, e prape njerezit jetonin neper shtepi dhe i parkonin makinat mbi balte. Ti thua te ndertohet pallati yt e te mbaroje me aq gjithcka? lol Edhe sikur te ndodhte ajo, prape do te ankoheshe po njesoj. Ideja eshte qe edhe sikur te mos jua fuse njeri, ju prape do te ecni sikur e keni brenda. 

p.s

Une nuk shaj ameriken, por nuk fsheh te metat e amerikes, sic nuk ia fsheh as meritat. Te njejten gje bej dhe per Shqiperine. Eshte thjehst logjike normale.

Ti o plak, zoom-on te metat e botes qe te te duken me te pranushme te metat tona. Bicim qimja dhe trau. Ke dhe te keqen qe mendon se i kategorizo mire gjonat, i shef pak si shume bardh e zi. Meqe jashte ka probleme, normal qe do kemi dhe ne. Vete fakti qe ti i rwferohesh te jashtmeve, tregon qe ke probleme mrena. Gjithsesi, menje menje kjo dynjo. Ti mbaje fort taten, po se e hap ka pak dhe per ato qe tjone te tjeret, nuk bo keq

Ti o plak, zoom-on te metat e botes qe te te duken me te pranushme te metat tona. Bicim qimja dhe trau. Ke dhe te keqen qe mendon se i kategorizo mire gjonat, i shef pak si shume bardh e zi. Meqe jashte ka probleme, normal qe do kemi dhe ne. Vete fakti qe ti i rwferohesh te jashtmeve, tregon qe ke probleme mrena. Gjithsesi, menje menje kjo dynjo. Ti mbaje fort taten, po se e hap ka pak dhe per ato qe tjone te tjeret, nuk bo keq

Ndersa ti o plak ke shkuar te jetosh ne nje zone ne ndertim e siper dhe ankohesh se pse eshte ne ndertim e siper, dhe fajin ta kane shqiptaret e shteti. Kjo eshte c'eshte.

Ore, ti vete i stis, e vete pergjigjesh. Kush t'u anku ty? Une thashe realiteti wshte ky po une ia kam bo kabull per ate hapesire e gjelberim. Mua dhe shume te tjere na u premtu qe s'do ndertohej atu po do ngeleahin hapesira sportive, ndaj dhe kane ble njerezit. Tani vjen Luli dhe thote, shtyhuni pak se do ndertoje Bashkimi. Dhe mire qe do ndertoje po do ndertoje 17 katshe, e une s'u dashka te qahem?!?! E pse kshu?!?! Se me etiketoke ti si langaraq? Po ik o mshoji venit tat e mos me bo moralizma mu.

jo mo per ato 17 kateshet ke te drejte

e kisha per te tjerat.

Ti the qe i ke pare para dy vjetesh, pastaj kur te tregova foton, the "qenka rregulluar", nderkohe qe fotoja eshte bere para tre vjetesh. Pra ti ke qene me shume se tre vjet me pare tek ajo zone. Dhe me shume se tre vjet me pare, sauku vetem dilte ne lajme per punen e rrjetit te ri te ujesjellesit dhe per sulmin ndaj lidhjeve te paligjshme, deri tek te shtenat me arme. Ndertimi i rrjetit zgjati shume, dhe zona mbeti gjate pa uje, ndaj qeveria u sillte botet me uje si kompensim. Thjesht po te sqaroj faktet, se shoh qe i ke ngaterruar. 

Domethene paska pas uje me bote nga qeveria per kompensim, zona nuk eshte ne Yzberisht, inertet vazhdojne te hudhen e te mbushin me pluhur. Sa per qeverine sigurisht sduhet te lejoje ndertues it pa garanci kanalizimesh qe jane pjese e ndertimit dhe me inspektoret e vet pezullon punimet gjate ndertimit pa i lene te perfundojne e pastaj tja fusi prap njerezve pse u futen ne zone te pambaruar qe te krijojne me vone probleme sociale e shendetesore. Mesa kuptoj ju skeni konceptin e shtetit lokal a qendror qe bllokon ndertimin pa mbaruar per parregullsi por konceptin e rrushfetit me ti mbaru punet sipas qejfit e keni te zhvilluar. Sigurisht i bi femijeve tuaj te ngrene shtet se ju ose jeni dorezu ose ble.

O hermo, ti mos je gjo ndertues se spo te kuptoj ....,  me thu mu kur kam ardh ne Tirone para apo pas 2009 a zgjedhjeve???? Tani kur te vi ne Tirone do te tregoj Tek pashapaorta qe kam qen mbas 2009 Tek ajo zone, ne te hyre te Saukut, qe eshte Tiron, e me keto fotografite nuk qull gjo se si ajo zona e luksit Colombo, qe ishte luks, ene ato pallatet qe te them une me njerez, gjo te gjalle, nga arkitektura njesoj duken veq kto colombos kan kanalizime ato te tjerat Jo. Ti vazhdo me zhvilim e Policia amerikone se mu sme intereson gjo por mu me intereso tju kuptoj juve ... Cer truni keni e si llogjikoni.

Nuk mund ta ndaloje shteti dike qe te mos jetoje ne nje karabina. Robt mund te jetojne ne kasolle prej kashte e shteti s'i ndalon dot. E vetmja gje qe mund te beje shteti, eshte te mos e jape hipoteken para se te perfundoje i gjithe ndertimi, dhe kete e ka bere. Se shkojne robt te jetojne atje pa mbaruar, s'ka faj shteti. S'mund te shkoje t'i nxjerre me shqelma. Eshte mire te ankohesh, sepse po s'u ankove ke marre fund si popull, por eshte edhe me mire te perdoret logjika. 

Fokusimi nga njëra anë do jetë tek pjesa që ka të bëjë me frenimin e inercisë që ka kapur këto vite, me vendimmarrjen e njësive vendore, të cilat janë përgjegjëse për këtë shkatërrim

smiley

 

Prit tashi kur te hape berberi nje teme tjeter tip kush e monitoron monitorimin qe Kryeministri i ben pushteteve vendore.

Sa per 500 euroshen me djersen e Fullanit, a te lutem shume, ajo eshte e pavarur, s'mund te kaperzej kompetencat e mia tek organet e tjera - tha Rama. Po Seseri s'qenka impresionuar me shamine e pavarsise qe tund Rama per Fullanin.

P.S. Edi Rama, anti-betonisti, njeriu qe i kushtoi jeten misionin "bej nje park ne vend te ndertimit te nje pallati" smiley

E verteta eshte qe Rama e gjeti me beton dhe e la me park. PD e ka gjetur dy here me park, dhe te dy here i ka prishur dhe i ka bere beton. Kete s'e mohon dot. Tirana ishte hale kur erdhi Rama, u be qytet. Me permend nje park te vetem qe Rama e ka bere beton. Nje te vetem. Pastaj do te te listoj une se cilat parqe u bene beton me mandatin e pare te PDs, dhe pastaj te dytin.

Nje pyetje kisha une si fillim: a ka te drejte ligjore KM te pezulloje planet vendore? Nese po, shume mire e ka bo!

Mendoj se nese ka bere mire eshte dicka pozitive per Shqiperine. 

I ka trasheguar nga Sala ato te drejta Rama. Sala s'la te drejte pa ia marre pushtetit vendor, dhe tani Basha a Nishani bejne gam-gam per decentralizimin.

Zgjohesh dhe lexon nje lajm shpresedhenes nga Memedhembja . Nje lajm qe duhet ti Gezoje te gjithe qe ndjejne se kane Kulture , Kuptojme qe jo cdo gje eshte ne doren e barbareve . Sidoqofte nje Hap i Forte por Jo vendimtar.

Duhet te na gezoje fakti qe sqeperit e vathes se Lulthim Dath Kurbanit te Bathkise  jane dakort sipas menyres tyre . Parku te mos Prekete po nuk duhet prekur as pas zgjedhjeve te Reja Vendore .smiley

Kjo eshe nje inicim rilindje megjithse me pak "droje " sqeperit e vathes mecerine per kullota te shendetshme

Era Kulture Shtetformuese .

Mos u gezoni kot se vendimi nuk prak lejet e dhena para hyrjes ne fuqi. Vendimi doli pasi kaluan lejet skuthce, nga fillimi deri fund te gushtit (do kalojne akoma leje deri sa te hyje ne fuqi ky vendim).

Epo tani dhe shtet prej letre nuk eshte .Kot i ka Fadromat dhe Policet ? Bjeruni qene ! Dhe lejini ato dhemshurite e Ligjeve ku cfaqet Barbaria . Boll   "se demokracia zotrie " "se mirakLliu i fridomiut zotrie " " se na kem feisin e Bukit or tie " ..Argumente zonjash me dantella !

Kane pavaresi vendoret por jo per Bakrakun ! Nuk jane Bajraktare te Saliut . Jo po pavaresi te ndertoje Kupole si Jozefpercka e te bjere kazma per prishje si rajersoni . Fitilat dhe Minat .

Do kisha shume deshire personalisht sikur Kultura e atij Vendi te cfaqej edhe ne Punet Ndertuese .Tirana ka Vetem nje prirje per zgjerim .Ate ne drejtim te Durresit deri ne bashkimin e tyre . Kriminelet Berisha Nano e paten ne dore Trekendeshin Tirane Fier Vlore me perparesi Durresin , por preferuan kontigjente Politike dhe nr Votash ne mjedise Krimi si bathore  etj si don baballare te dhemshur qe mendonin per Popullin smiley

Cdo Lulash qe vjen ne Bashki nuk duhet lejuar te spekulloje me Fondet .Ne menyre kategorike duhet hartur nje Plan Perspektive per Tirane -Dures , brenda te cilit te detyrohen te shpenzohen edhe Fondet .Te tjerat te jene me kopetenca te kufizuara sidomos Brenda Qyteteve.

U be cu be temos shkoje ..shtyje ne ke me ..smiley

Sa mrekullohesh kur sheh ketej qytete te pashkeputur deri edhe midis Shteteve qe nje Ure i ndan. Pasterti , Rregull , Kultire , Edukate Ligj Uniform me larmi shijesh e jetesash ne Objekte banimi e Biznesi .

Mijra variante mund te hapen qe dhe njerzit te jetojne dhe Punesimet te zgjerohen .E kombinuar me nje sistem magazinimesh nga Lindja e larget nga Aeroporti ne Port ...fantazi ...jepi krahe Realitetit smiley 

Rama po mundohet te beje rokade Fullanin me Lulin si taktike PR, por veshtire te kaloje vjedhja e thesarit thjesht si nje cudi treditore (sikur dhe te mos e kishte aq merak Swed kete pune smiley)

I keni dëgjuar boritë e kooperativës folkorike të deputetëve të PD-së kundër ish-sekretarit të Kokëdhimës? Po përse heshtin për skandalin e Guvernatorit Fullani.

 

Heshti edhe kryeministri Rama kur u bë me dije se bashkëshorti i Ministres Gjermeni është në një pozicion kyç në Bankën e Shtetit. Ky zotëri rezulton të jetë punësuar këtu prej 2001. 

 

A kemi këtu konflikt interesi?

 

A kemi shpërdorim të pushtetit nga ana e zyrtarëve më të lartë të shtetit shqiptar, të cilët i kanë punësuar bijtë e të afërmit e tyre në BSH?

 

Kush do t’i dënojë këta zyrtarë të lartë për shkelje të Kushtetutës, kur drejtësia është e pushtuar nga njerëz me lidhje familjare apo politike si gruaja e Fullanit and Co!

 

...Edi Rama ka premtuar se do të luftojë plagët e tranzicionit. Të cilat i dalin si fantazma çdo ditë para syve. [Elida Bucpapaj]

nji pyetje - ndarja e re administrative a e prek Tiranen? Nese po a do jete ne favor te PS ne numerim votash gjate zgjedhjeve vendore? 

Nga nje ane, me vjen mire qe Rama ka pezulluar ato ndertimet tek mushkria e Tiranes, por nga ana tjeter kam frike se mos ka nderhyrje/cenim te rende ne punet e pushtetit lokal, pasi sot punet dhe detyrat jane te ndara, dhe kam pershtypjen se kjo çeshtje do kaloje ne gjykate ose ne Keshillin e Larte te Drejtesise, zgjidhja e se ciles mund te vazhdoje me muaj. 

Lerini lejet, mos u genjeni nga demagogjia ramiste per te terhequr vemendjen nga koqet e agronit te kocos smiley

Shpejt do zgjidhet dhe fati i liqenit...nonji cun i zgjut " tirone" ose jo do pyesi c' er na duhet ky liqeni mo se m' duket o artificial e ka pas nji funksion me vadit tokat... Tokat i bom pallate kshu qe s'ka ca na duhet mo liqeni...sa per dijeni per ata qe permenin kopshtin botanik...nuk ka mo kopsht se ene lulishtja katunit tem eshte me e modhe

Nuk mund ta lija kete...

 

Parlamenti i Republikës, gjatë një seance të posaçme, ia njohu sot pronësinë mbi qytetin e Tiranës qytetarit Kurt Topi, i cili ka arritur të provojë, me dokumente, se është trashëgimtari i vetëm dhe i ligjshëm i familjes Topia, e cila zotëronte trojet ku ngrihet sot kryeqyteti shqiptar para se këto të përmireshin nga qeni turk.

Kurt Topi, i cili është duke e ndërruar emrin në Kurt Topia, rrjedh nga një familje e lashtë bujarësh arbër, të cilët më pas do të luftonin krah për krah Gjergj Kastriotit, për të mbajtur të pastër zonën e Tiranës nga bisha e ardhur prej Azie.

Në ceremoni merrnin pjesë edhe përfaqësues të Senatit të Republikës së Venedikut, të nxjerrë posaçërisht nga varret për këtë rast të shënueshëm.

Vetëm dy ditë më parë, Presidenti ynë dekoroi me Urdhrin e Shpatës prej Sermi dogjin e Venedikut Francesco Foscari (pas vdekjes), duke i dhënë vlerësim të lartë përpjekjeve të tij të palodhura në ndihmë të integrimit europian të ultësirës perëndimore të Arbërisë.

Merrnin pjesë edhe pjesëtarë të familjeve bujare të Zaharive, Dukagjinëve, Aranitëve, Muzakajve, Spanëve, Buave së bashku me piktorët dhe skulptorët që i kanë sendërgjuar.

Kurt Topi premtoi se, tani që e ka marrë në zotërim, do të bëjë të pamundurën për t’ia kthyer Tiranës shkëlqimin e dikurshëm, kryesisht duke e kruar dhe duke larguar qentë e pazot prej rrugëve ku dikur shkelnin, me papuçe mëndafshi, fisnikë, misionarë e kryqtarë nga mbarë Europa.

Të pranishmit në ceremoni i dërguan pastaj një telegram të gjatë shkrimtarit Ismail Kadare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).