Në Parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 31 marsit 1991, është ngritur një komision i posaçëm për të verifikuar Thesarin e Shtetit nga viti 1938-1990. Komisioni i Verifikimit të Thesarit përbëhej nga nëntë anëtarë. Blerim Çela, kryetar, si dhe anëtarët me deputetë të forcave të ndryshme parlamentare, si: Shkëlqim Cani, sot ministër i Financave në qeverinë Rama; Gëzim Luli, Thoma Miço, Vehbi Gruda, Qemal Disha, Teodor Keko, Sami Kushta dhe Behadir Bakalli. Në raportin final të gjetur ekskluzivisht nga gazeta “Shqip”, bëhet e ditur se si kanë vepruar regjimet e ndryshme në Shqipëri, ai i monarkisë dhe komunist mbi Thesarin e Shtetit për gjatë 52 viteve. “Shqip” po boton dokumentin e firmosur nga të gjithë anëtarët.

Raporti i komisionit

Detyra tepër e rëndësishme që na u ngarkua për verifikimin e Thesarit të Shtetit, nuk mund të realizohej pa u kthyer prapa në verifikimin e dokumentacionit të viteve ‘30. Materiali, pasi u pa në komision, u konsultua me Drejtorinë e Përgjithshme të Bankës së Shtetit, si dhe me Ministrinë e Rendit Publik.

Gjatë punës sonë patëm disa vështirësi si: 1. Dokumentacioni i arkivit të MPM nuk u kontrollua plotësisht, pasi u ra dakord midis dy palëve që të mos shihej gjithçka, për shkak të ruajtjes së sekretit të punës operative të MPM. Pasi u lexua në MRP i gjithë materiali dhe u panë mospërputhje shifrash për arin e dorëzuar në Thesar, u ra dakord që të jepej i gjithë dokumentacioni për verifikimin e komisionit dhe personave që do të ngarkojë ky komision me vendim të Parlamentit. Procesverbalet që na u vunë në dispozicion nga MRP-ja ishin me komision të njëanshëm, meqë nuk kishin firmën e të sekuestruarit, por vetëm firmën e oficerëve ose policëve të ish-MPM, çka nuk mund të pasqyrojë realitetin, sepse procesverbalet e njëanshme janë të kundërligjshme, ndërsa ato të dyanshmet janë të sakta dhe të ligjshme. Këto që përmendëm janë tepër të rëndësishme për të nxjerrë në dukje enigmën e arit shqiptar e që me dokumentacionin që grumbulluam e përpunuam, do t’i argumentojmë më poshtë; që sasitë e arit të sekuestruara e të stolive e metaleve të çmuara nuk janë pasqyruar realisht dhe nuk janë derdhur në Thesarin e Shtetit.

Por nuk jemi në gjendje të argumentojmë se sa ar nuk është futur në thesar dhe se ku ka vajtur ai.

2. Dokumentacioni i Arkivit të Shtetit u kontrollua nga revizorët e Ministrisë së Ndërtimit, të cilët kanë përballuar një volum pune tepër të madh prej mijëra faqesh e sidomos të koklavitur, për të cilin ndihmuan shumë dhe punonjësit e Arkivit të Shtetit.

3. Si në Thesarin e Shtetit, ashtu dhe në arkivin e MPMBr mungojnë respektivisht dokumentet kontabile e procesverbale të viteve 1946-1952 dhe 1945-1946, kur dihet që këto kanë qenë ndër vitet më të rëndësishme të sekuestrimeve. Për këto vite jepet një shifër totale që nuk dokumentohet se nga vjen e në ç’sasi.

4. Për të sqaruar problemin e sekuestrimeve, meqë procesverbalet kanë qenë të njëanshme, u dha njoftim në datë 03.07.1991 në radio, TV e shtyp, që personat e sekuestruar të sjellin një dëshmi, dokumente e deklarata për arin që iu mor forcërisht nga pushteti komunist. Në fakt, kanë ardhur rreth 90 vetë në një kohë që janë sekuestruar 1700.

5. Në datën 11.07.1991, i kërkuam Ministrisë së Rendit Publik dhe Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, që të na vihen në dispozicion dokumentet e nxjerra nga dosjet gjyqësore për sekuestrimet e arit. Gjykata e lartë na u përgjigj se nuk disponon dosje të tilla, ndërsa Ministria e Rendit Publik, na i vuri në dispozicion (aq sa pa ajo të arsyeshme për mosnxjerrje sekreti dhe me shkresën nr. 196/2, datë 5.XI.1991 na dha disa dhjetëra dosje me qindra mijë fletë e procesverbale të njëanshme, siç e përcaktuam më lart.

6. Në muajin shtator të vitit 1991, përfundoi akt-kontrolli i dokumentacionit të Thesarit, nga i cili rezultojnë kalime ari nga Thesari për ministritë e ndryshme pa përcaktuar qëllimin e kalimit të këtyre sasive. Me shkresën nr. 1353, datë 19.9.1991, u kemi kërkuar ministrive të na jepnin përgjigje me dokumente se për ç’arsye është përdorur ari prej tyre. Asnjë ministri nuk na u përgjigj, përveç Ministrisë së Rendit Publik dhe SHIK-ut në datën 10.10.1991, ku thonë, se në dokumentet që janë njohur edhe nga Komisioni i Thesarit, nuk gjenden dokumente që bëjnë fjalë për tërheqje ari. Për tërheqjet që Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë në Thesarin e Shtetit, thuhet në shkresën e tyre, se nuk jemi në gjendje të bëjmë verifikimin e shpenzimeve, pasi afati i ruajtjes së dokumenteve financiare ka qenë 10 vjet.

7. Ne si komision (pamë me sytë tanë) Thesarin e Shtetit në Tiranë. Në vendet e tjera, ku ky thesar ruhet nga organet e Punëve të Brendshme, nuk shkuam. Në Drejtorinë e Thesarit na u tha që dokumentacioni për sasitë e thesarit të vendeve të tjera të fshehta ndodhet pranë asaj drejtorie, e cila na dha vetëm shifrën totale në ton të arit e argjendit më 31.12.1990. Pra, siç shihet, vështirësitë e zgjidhjes së enigmës së arit janë të mëdha, por ne me ato dokumente që na u vunë në dispozicion dhe duke përdorur deduksione logjike e ekonomike, do të pasqyrojmë gjithçka mundëm të evidentojmë për sqarimin sadopak të këtij problemi madhor. Në vitin 1922, u ngarkua nga Lidhja e Kombeve të Bashkuara profesori Kalmes për t’i paraqitur një raport të hollësishëm Komisionit Financiar të Lidhjes, ku, midis të tjerave, thuhej: “Shqipëria posedon një stok të rëndësishëm metalesh të çmuara të vlerësuara nga 50 milionë deri në 100 milionë franga ari, pa marrë parasysh arin e investuar në stoli. (Dosja nr. 2 e fondit të Bankës së Shtetit).

E njëjta gjë konfirmohet në librin e financës dhe kreditit të RPSH-së, ku thuhet se në atë kohë (vitet 1922-1925) në Shqipëri, pa përfshirë stolitë, kishte në qarkullim e në Thesar 100 milionë franga ar, përveç që nga të mërguarit dërgoheshin 6 milionë dollarë në vit. Po të konvertojmë minimumin e këtyre monedhave, që janë 50 milionë copë me peshën në gram të çdo cope, del se në Shqipëri ka pasur 320 tonë ar. Më 31.12.1933, sipas dokumenteve të Arkivit të Shtetit, në Shqipëri kishte në thesar 12 165 000 franga ar kartëmonedhë që mbulohej nga 7225 mijë franga ar ose 361 mijë napolona flori, baras me 2,3 tonë ar, që do të thotë se çdo frang ar kartëmonedhë mbulohej me 59% ar metalik. Banka Kombëtare shqiptare, mbajti një sasi më të vogël monedhe në qarkullim sesa e kërkonin nevojat e vendit, duke e justifikuar me pretekstin e sigurimit të monedhës. Si pasojë e kësaj politike deflacioniste, u ndie vazhdimisht mungesa e parave në qarkullim dhe u rrit artificialisht fuqia blerëse e frangut letër. Kjo vërtetohet me bilancin e vitit 1938, ku nga 12 165 mijë franga ar kartëmonedhë në vitin 1933, më 31.12.1938 kishte në qarkullim 10 529 mijë franga ar letër që mbulohej nga 7 574 mijë franga ar të konvertuara me kursin 1 napolon me 20 franga ar, del 378 mijë napolona flori ose 2,4 tonë thesar ose 71% mbulim. Si pasojë e kësaj politike, u nxit dalja në qarkullim e në treg e arit dhe argjendit, i cili u tërhoq nga Banka Kombëtare dhe u vendos në Itali. Gjithashtu në atë periudhë u ndoq një politikë e kufizuar krediti nga Banka Kombëtare, e cila lejoi që kreditori kryesor në Shqipëri të mbetej fajdexhiu, që shfrytëzonte popullin duke dhënë kredi (ose para me fajde) me interesa tepër të larta. Në atë periudhë fshatarësia u diskriminua e u varfërua nëpërmjet një politike çmimesh tepër të ulëta për produkte bujqësore e blegtorale që nuk stimuluan rritjen e tyre e të zhvillimit të bujqësisë në tërësi. I njëjti fenomen u vërtetua edhe gjatë viteve të pushtetit komunist e për fat të keq edhe tani, ç’ka pengon zhvillimin e bujqësisë dhe nuk ndalon eksportin e paligjshëm të prodhimeve bujqësore e blegtorale veçanërisht në Greqi, ku çmimi i blerjes së tyre është shumë më i lartë se në Shqipëri. Liberalizimi i çmimeve të këtyre prodhimeve sipas kërkesës së tregut dhe rritja e pagave të punonjësve në proporcion të drejtë me rritjen e indeksit të çmimeve bujqësore do të nxisë prodhimin në fshat, të mbushë tregun pa prekur nivelin e jetesës së qytetarëve.

Përveç 2.443 kg ar që mbulonte 12 165 000 franga ar kartëmonedha në Shqipëri e që kjo sasi ari ndodhej në Itali, në duar të popullatës kishte sasi të konsiderueshme ari, një pjesë e të cilit u thith nga mbreti Zog me uljen e fuqisë blerëse të lekut shqiptar. Kështu, 20 franga ar letër ishte e barabartë me 100 lekë, ndërsa një napolon ar ishte i barabartë me 99 lekë. Populli dhe tregtarët kishin më tepër leverdi në atë kohë kthenin napolonin ar në franga ar letër.

Me aktin nr. 7866/2, datë 23.10.1937, ishte çelur pranë Bankës Kombëtare lokale, për llogari të oborrit mbretëror të mbretit Zog: “Llogari relative e pafrytshme metal-ar në roje”, në të cilin herë pas here futeshin dërgesa ari prej të ardhurave doganore nga kursi më i ulët i këmbimit me kartëmonedhë. E gjithë sasia e arit e depozituar në këtë llogari që nga 23.10.1937 e deri më 05.02.1939, zë shumën 643 535 franga ari e barabartë me 32 426 napolona ari, ose 209,2 kg ar. Prej këtyre janë përdorur 200 mijë franga ari ose 20 000 napolona ari që u shpenzuan nga mbreti Zog me rastin e martesës së tij dhe me kremtimin e 10-vjetorit të monarkisë. Mbetja prej 448 535 franga ari sipas deklarimeve të ish-ministrit të Financave, Kol Thaçi, ishin për llogari të mbretit Zog. Me autorizimet, 2031/65 dhe 2031/79, përkatësisht të datave 31.03.1939 dhe 03.04.1939 të ish-ministrit të Financave, Kol Thaçi, u tërhoqën nga Banka monedhat në depozitë prej 448 535 frangash ari, me urdhër që të mbaheshin të gatshme kundrejt një kërkesë të papritur që mund të bëhej nga mbreti Zog. Në mbrëmjen e datës 6 dhe përfundimisht në mëngjesin e datës 7 prill 1939, me urdhër të ish-ministrit Kol Thaçi, e gjithë sasia prej 448 535 frangash ari t’i dorëzohej në dorë vetë mbretit Zog. Ja si e përshkruan drejtori i Thesarit, z. Kel Naraçi, në relacionin nr. 73/1, Prot. datë 05.06.1939 grabitjen e arit nga mbreti Zog: I nënshkruari (Kel Naraçi) dhe arkëtari i përgjithshëm, z. Ramadan Berberolli, pritshin në zyrë sipas telefonatës së ish-kryeministrit. Mbas pak minutave arriti në bankë një automobil i pallatit i shoqëruar nga dy ushtarë e një toger i gardës i quajtur Selim Gjoçi, i cili me një sjellje të ngutur e prepotente ftoi nënshkruesin (Kol Naraçi) dhe arkëtarin e përgjithshëm, z. Ramadan Berberolli, që ta shoqëronin deri te mbreti Zog me të gjithë gjendjen e monedhave të arit që u nxor nga arka nën vrojtimin e togerit Selim Gjoçi e u fut në çanta në sasinë e treguese më sipër (448 535 franga ari)…

(Vijon)

...

(vijim)

 

“…Mbas pak minutave arritën në bankë një automobil i pallatit i shoqëruar nga dy ushtarë e një toger i Gardës i quejtun Selim Gjoçi, i cili me një sjellje të ngutur e prepotente ftoi të nënshkruemin (Kol Naraçi) dhe arkëtarin e përgjithshëm z. Ramadan Berberolli që ta shoqëronin deri tek mbreti Zog me të gjithë gjendjen e monedhave të arit që u nxuarr nga arka nën vrojtimin e togerit Selim Gjoçi e u fut në strajca në sasinë treguese më sipër (448.535 franga ari) e cila sipas thënies së ish-ministrit Kol Thaçi do të miresh në dorëzim me procesverbal të nënshkruar prej pjesëtarëve të këshillit ministror që ishte mbledhur në shtëpinë e z. Koço Kota ku gjetëm mbretin Zog midis ministrave Musa Juka, Ekrem Libohova, Faik Shatku, Rrok Gera, Abduraman Mati, Xhafer Ypi, Sotir Martini, Allaman Çupi, Ndoc Kurti, Jani Dallamenga, Milton Noçka etj; Z. Kol Thaçi mungonte. Në prani të tyre i lëshuem për anë ku kishte ndenjur mbreti Zog të 13 strajcat që mbajshin monedhat e arit në llojet e sasitë e treguese në konfirmacionet bashkëngjitur (në fakt konfirmimi nuk është bashkëngjitur këtij relacioni, shënim B.Çela). ndërsa mendohej e pritej që për marrjen e këtyre të hollave të hartoheshin procesverbalet e premtueme prej ish-ministrit Kol Thaçi asgjë nuk po bahej. Në shtëpi ndijoheshin vetëm telefonime, urdhna, nervozitet e qëndrime luftarake në një rrëmujë e tension të papërshkueshëm, rrethanë kjo në të cilën askujt s’ia mbante me i zënë në gojë formalitete të marrjes në dorëzim të monedhave të ish-sovranit që shifesh në agoni të regjimit të tij. U provue me i thanë ndo i fjalë z. Rrok Gera si më i afërt, por edhe ky s’mundte me folë. Ndërkohë, meqë aeroplanët po fluturonin përsipër, mbreti Zog me pjesëtarët e këshillit që kish për pranë shkoi te shpia e vëllait të vet Xhemalit, ngutësisht tue e marrë me vete dhe arin që ish ndër saketa në anë të tij. Në këtë rast, arkëtarit z. Ramadan Berberolli iu tha të shkonte përsëri në zyrë e shoqëruem prej togerit Selim Gjoçi për t’i dhënë edhe ç’ndodhej tjetër në arkë në monedha, në bankënota, ar ett, në dorëzim të mbretit Zog për ti çuer në shtëpinë e Xhelalit. Z. Ramadan Berberolli dorëzoi në shtëpinë e z. Xhelal Zogu 118.195 franga ari dhe qëndroi deri në orën 4 e gjysmë pas dreke në shtëpinë z. Xhelalit për me mujt me marrë ndonjë dëftesë nga mbreti Zog për të gjithë sasinë e monedhave që arrifshin deri në 566.975,5 franga ari. Vetëm pas numërimit e në ikje e sipër pas shumë përpjekjesh i u muar major Allaman Çupit adjutant favorit i mbretit Zog që u nënshkruante zakonisht për të një dëftesë (dorëmarrje) si kopje bashkëngjitur (por që në fakt nuk ndodhet, shënim B. Çela). Pra nga të gjithë sa u citua më lart mbreti Zog grabiti arkën e shtetit për 566.000 franga ar ose 28.300 napolona të përbërë nga 183 kg ar.

Kjo gjë vërtetohet edhe me situacionin e arkës të datës 10.4.1939 si vijon:

Saldo 31.3.1938                 fr.ar   163.576,94

Hyrje 1.4.1938-31.3.1939        “ “    28.672.366,40

Hyrje 1.4.1939-10.4.1939        “ “    518.535,50

Shuma                           “ “    29.354.478,84

Daljet 1.4.1938-31.2.1939    “ “    23.363.202,46

Mbetjet franga ar                       986.276,38

Tërheqje nga Zogu               “ “    566.925,46

Mbetja                             419.350,88

Paga e shpenzime                                145.170,60

Letra kontabile              248.810,80

Shpenzime të tjera             25.078

Saldo                                      197,40

Që rrëzon versionin e ish-oficerit madhor të mbretit Zog, Gjon Fusha që sipas fondit 2650 dosja nr. 2 e arkivit të shtetit të vitit 1939 thotë që sasitë e arit të grabitur nga arka e shtetit kanë qenë marrë si vijon:

1-   Nga mbreti Zog     250.000 napolona flori

2-   Abduraman Mati             60.000

3-   Gjeneral Araniti           40.000

4-   Musa Juka        40.000

Shuma           390.000

që në total bëjnë 2516 kg nga të cilat vetë mbreti Zog ka marrë 1.604 kg. Pra ky version nuk mund të qëndrojë, sepse siç e thamë më lart nuk përkon me situacionin e Bankës Kombëtare të datës 10.4.1939, d.m.th tri ditë pas grabitjes, dhe se 2516 kg në total ose 1604 kg vetëm për Mbretin Zog nuk mund të futeshin në 13 strajca që mbaheshin anash këmbëve të tij. Megjithatë, nga një relacion i Ministrisë së Financave mbështetur në dokumentacionin e doganave të Korçës të asaj periudhe dhe në përgjigje të autoriteteve doganore greke del që mbreti Zog të mos jetë kontrolluar nga dogana në momentin e largimit nga Shqipëria e për pasojë nuk disponoheshin të dhëna mbi sasitë e floririt të marra me vete, ndërsa Gjon Fusha thotë që janë kontrolluar nga autoritetet greke. Për mendimin tonë, sipas dokumenteve që disponojmë qëndron versioni i parë që mbreti Zog të ketë grabitur vetëm 183 kg ar. Ka zëra që thonë se Zogu nuk ka grabitur arkën e shtetit, pra floririn e popullit, por siç e argumentuam më sipër, ai duke rritur vlerën e arit kartëmonedhë nxiti nxjerrjen në qarkullim të arit metal, duke i sjellë dy të këqija Shqipërisë: 1. Një pjesë e diferencës së kursit të këmbimit prej 343.535 franga ar ose 3246 napolona ar baras me 209 kg i futi si të ardhura në llogarinë personale të oborrit të ashtuquajtur “Llogari relative e pafrytshme metal-ar në roje”, e cila ishte vënë që të ishte e përdorshme për buxhetin e shtetit shkoi padrejtësisht për llogari të mbretit Zog nga e cila u përdorën për martesën e tij 10.000 napolona flori, ndërsa pjesën tjetër e grabiti forcërisht siç e shpjeguam më lart e përveç kësaj përvetësoi edhe pjesën tjetër të arkës prej 118.195 franga ari, pra përveç 10.000 napolona ar, e barabartë me 64,5 kg ar e përdori për vete ai e mori edhe 163 kg të tjera kur u largua nga Shqipëria (163+64= 247 kg).

2. pjesa tjetër e diferencës së kursit të këmbimit që nuk dihet se sa kg është përfundoi në favor të bankës kombëtare që në atë periudhë kontrollohej nga Italia fashiste. Siç e shpjeguam më lart, më 31.12.1938, thesari shqiptar mbulonte kartëmonedhën në qarkullim prej 10.529.000 franga ari me 2443 kg ar që ishte depozituar në Napoli (Banka D’Italia). Nga situacioni i arkës së bankës kombëtare të datës 10.4.1939 rezulton se nga 1.4.1938-10.4.1939 hyrje në bankën kombëtare arritën në 29.354.478 franga ari kartëmonedhë që do të thotë një shtim i kartëmonedhës prej 18.825.470 franga, ose dyfish e gjysmë më shumë çka do të thotë që mbulesa në ar e kartëmonedhës në qarkullim të ulej nga 71% në vitet 1933-1938 bë 25.8% ose 2,5 herë më pak.

Ari që u mor nga Italia e Gjermania

Pas pushtimit fashist kartëmonedha shqiptare u zhvleftësua dhe 200% të tjera, sepse në të njëjtën sasi ari (2443 kg) mbuloheshin 53.000.000 franga ar ose 23.645.000 franga ari më shumë nga sa la mbreti Zog më 31.3.1939. Më lart thamë se në Itali ruheshin për llogari të bankës kombëtare shqiptare rezervat e arit të cilat në shtator të vitit 1943 arritën në shifrën prej 8.062.826,9 franga ari ose 2.459,2 kg ar aliazh, ose 2338,7 kg ar safi, i cili u mor nga nazistët gjermanë.

Tabela e arit të marrë nga gjermanët

Kallëp ari 196 copë 2.211.kg ar aliazh 2.155,4 kg ar safi
Thupra ari 7 copë 106, 9 kg ar aliazh 96,3 kg ar safi
Copa ari 2 qese 2,8 kg ar aliazh 2,5 kg ar safi
Monedha ari 22 qese 138,4 kg ar aliazh 124,5 kg ar safi

Kjo sasi ari është protokolluar më 6.4.1944 në prani të zotërinjve italianë përfaqësues të Bankës Kombëtare shqiptare, Lorenzo Musoni dhe dr. Sandro Bressani dhe të përfaqësuesve të bankës gjermane, z. Shmitt dhe z. Schwenn. Kjo sasi ari u fut në 55 arka, të cilat u fashuan në çelik dhe u depozituan në Reichsbank. (Arkiva e Shtetit, dosja 10, fq. 279 e ll fondi i vitit 1944). Për periudhën nga 30.12.1943 deri më 24.10.1944, sipas dosjes 329 viti 1944 rezulton se i janë shitur Bankës Kombëtare shqiptare nga ana e 272.555 copa napoloni e barabartë kjo me 1.756,4 kg ar. Nga kjo sasi i është shitur popullatës shqiptare 1.641,7 kg ar ose 254.463 napolona ari. Për sasinë e arit të marrë nga nazistët gjermanë prej 2338,7 kg ar safi, qeveria komuniste në notën e vitit 1947 ka kërkuar kthimin e tij e depozitimin në Zvicër. Nga komisioni trepalësh Britani, Francë dhe Amerikë më 16.2.1948 dhe 30.6.1948, pas incidentit të Korfuzit, vendit tonë i është akorduar 45% e shumës totale të arit të marrë nga Gjermania, ose 1.121,4 kg me kusht që të firmosej akti i renoncimit (heqja dorë nga kërkesa e plotë e arit për shkak të incidentit të Korfuzit). Qeveria e atëhershme nuk pranoi t’i marrë. Sipas fondit shtesë të Bankës së Shtetit shqiptar, në vitin 1945, dosja nr.60, “Relacion mbi dëmet e shkaktuara nga okupatori gjerman”, në sektorin e bankës rezulton se përveç 2459,2 kg ar të marrë nga nazistët gjermanë, të jenë marrë edhe 13.519 napolona ose 80,7 kg ar të tjera nga kapteri Ledern, kur ushtria po largohej nga Shqipëria më 28 nëntor 1944. Përveç sa më sipër jepen edhe disa shifra në miliona franga shqiptare të marra nga ushtria, por që për mendimin tonë nuk qëndrojnë, sepse janë shënuar për efekt të marrjes sa më shumë ar nga shteti gjerman si dëmshpërblim për shkak të dëmeve që iu shkaktuan Shqipërisë nga lufta. Këtë e mbështesim në faktin se nuk ka asnjë bilanc të arkës së bankës që ta vërtetojë këtë gjë. Pas çlirimit të vendit, më 29.XI.1944, sipas procesverbalit të firmuar nga Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli) dhe Abdyl Këllezi rezulton se në kasafortat e bankës ishin gjendje 90 kg ar.

 

Ari i sekuestruar nga regjimi komunist

Gjatë viteve 1945-1990 janë bërë sekuestrime ari, blerje ari nga popullata dhe prodhime nga Rubiku. Për sekuestrimet e viteve 1946-1952, e 1945-1948 siç e kemi thënë më parë nuk disponohen procesverbalet e sekuestrimeve respektivisht nga banka e shtetit dhe nga arkivi i ish-ministrisë së Punëve të Brendshme. Nga sekuestrimet dhe blerjet e viteve 1948-1980, duke përjashtuar stolitë rezultojnë 1.705 raste sekuestrime, 121 raste pa adresë dhe 164 raste blerje ari. Duke bërë krahasimet e të dhënave nga thesari, arkivi i shtetit dhe ai i Ministrisë së Punëve të Brendshme rezultojnë mospërputhje si vijon: arkivi i vitit 1946 deri në vitin 1980 jep të specifikuara 2.017 kg ar të konfiskuar, thesari jep 3029 kg ar konfiskime, ndërsa arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme jep 2509 kg ar. Kë duhet të besojmë? Ministria e Punëve të Brendshme thotë se ka sekuestruar nga 1946-1954 gjithsej 2384 kg ar të padokumentuar (me historik), të dokumentuar për vitet 1949-1956 janë 1878,4 kg ar. Në faqen 53 të historikut të armës së Policisë, vëllimi III thuhet se në vitin 1952, sasia e arit të zbuluar ishte 1.000 kg, në një kohë që në statistikën e mbulimit të arit sipas viteve, për vitin 1952 jepen vetëm 251,1 kg ar të sekuestruar. Lind pyetja pse janë këto diferenca në dokumentacionet e të njëjtit dikaster. Në përgjithësi dokumentacioni i depozituar në arshivën e shtetit nga Banka e Shtetit dhe Ministria e Financave nuk është i plotë, për periudhën 1945-1982, mungojnë librat e arkës që pasqyrojnë blerjen e arit të 6/m-I 1960, të viteve 1945-1955 e 1970, 1971, 1975 dhe 1977-1980. Për sa më sipër duhej mbajtur dokumentacion kontabël edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Procesverbalet e dorëzimit janë të firmuara nga përfaqësuesit e bankës dhe të degëve të Punëve të Brendshme, por ato nuk shoqërohen me procesverbale që duhet të ishin mbajtur në momentin e sekuestrimit nga Ministria e Punëve të Brendshme e aq më tepër me firmën e të sekuestruarit. Dokumentacioni i përmbledhur i Ministrisë së Punëve të Brendshme që na u vu në dispozicion me shumë vonesë ka këto të meta: procesverbalet janë të njëanshme dhe të palexueshëm; në shumë raste ka procesverbale në periudha të ndryshme, për të njëjtin problem japin shifra të ndryshme si p.sh. në dosjen nr.9 të vitit 1946-1947, lira turke të sekuestruara janë 4837 copë, ndërsa në evidencën nr.8 po për këto vite janë 2.337 copë të sekuestruara, ose 2500 copë më pak. Në vitin 1946 janë raportuar monedha sermi e franga 2000 copë, në evidencën statistikore 3-vjeçare nuk përfshihen. Nga rreth 90 deklarata që kanë sjellë familjet e personave të sekuestruar rezultojnë 555.744 napolona ar ose 3584 kg ar përveç 300 mijë dollarëve, orëve, unazave të floririt e varësve të perlave në një kohë që me 1700 sekuestrime janë futur në thesar 3029 kg ar, siç shihet diferencat janë të paimagjinueshme. Nga krahasimi midis Thesarit dhe MPM-së dalin të dorëzuara vetëm 37 kg ar më pak. Vetëm nga krahasimi që bëmë sipas dokumenteve që përpunuam për vitet 1945-1956 rezultojnë këto sasira ari të sekuestruara:

Arkivi i Shtetit 1.954,6 kg ar

Futur në Thesar 1957,8 kg ar

Min. Pun. Brendshme 2.509,1 kg ar

 

Pra kanë mbetur pa u futur në thesar 552 kg ar (shih pasqyrat krahasuar për vitet 1945-1980, relacionin e thesarit dhe dokumentacionin e MPMP-së si dhe historikun e armës së policisë). Pra nga do që të kthesh, shifrat nuk përputhen dhe në Thesar janë futur më pak. Ku është ari? Më mirë se ata që e sekuestruan dhe urdhëruan nuk mund ta dijë askush. Mendimi ynë është të hapen procesverbalet duke bërë krahasimet emër për emër të të sekuestruarve për çuarjen deri në fund të këtij problemi dhe nxjerrjen e realitetit. Në shtyp u bë shumë zhurmë se deri në vitin 1948 janë zbuluar nga organet e policisë 43.816. 682 monedha ari me përjashtim të shufrave, stolive të florinjta etj. (shih historikun e armës së policisë). Në qoftë se këto do të ishin monedha të arta, duke i konsideruar napolona, del se MPM ka sekuestruar 282 tonë ar që i afrohet deklaratës që ka bërë profesor Kalmes në Lidhjen e Kombeve në vitin 1922 për gjendjen e arit në Shqipëri. Ndërsa Arkivi i Shtetit i jep në total sekuestrime, blerje etj., 2.090 raste, në Thesar janë bërë 1.438 raste. Ku kanë shkuar rastet e tjera? Sipas një njoftimi sekret të datës 9.10.1987 që ish-drejtori i përgjithshëm i Bankës së Shtetit z. Andrea Nako i bënte qeverisë thuhet se nga prodhimi sigurohen 120-130 kg ar në vit. Ne po marrim minimalen 120 kg ar në vit shumëzuar me 22 vjet, për 1968-1990 dhe shuma totale e prodhimit për 22 vjet del 2640 kg ar, ndërsa në thesar janë futur 1.777 kg ar.

 

Vazhdojmë më tutje:

Nga viti 1954-1963 i janë dorëzuar MPM 5,062 kg ar

Në vitin 1947 janë dorëzuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme 0.750 kg ar

Në vitin 1954-1961 dorëzuar në M.M. Popullore 0,696 kg ar

Në vitin 1948, dorëzuar Kuvendit Popullor, 1.332 kg ar

Dorëzuar Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë 28.074 kg ar

Dorëzuar Klinikës Speciale nga 1981-1990 0,525 kg ar

 

Siç e thamë më sipër, me shkresën nr.1353, datë 19.9.1991 u kemi kërkuar këtyre institucioneve të na përgjigjeshin për çfarë është përdorur kjo sasi ari, por trokitëm në vesh të shurdhër se nuk na u kthye përgjigje me përjashtim të MRP-së e SHIKU-t që deklarojnë se dokumentet financiare ruhen vetëm 10 vjet. Në ndërmarrje ruhen përjetë borderotë e dokumentacionit të arkës me vendime të posaçme qeverie, ndërsa dokumentacioni i arit u ruajtka nga MPM-ja 10 vjet? I është shitur Bashkimit Sovjetik më 31 gusht 1954 me VKM 144, datë 2.2.1954 224,4 kg ar për blerje gruri. Kjo demaskon thënien e Enver Hoxhës për ndihmën e BS-së që i paska dhënë Shqipërisë grurë falas. Me VKM nr. 5; 430; 84, respketivisht të datave 7.1.1988, 7.12.1988 dhe 8.3.1989 i janë transferuar jashtë shtetit për veprime kambizmi 4.072 kg ar dhe 15 mijë kg argjend të cilat u shitën dhe kambizmi doli me humbje. Duke i vlerësuar me dollarë, këto bëjnë rreth 60 milionë dollarë. Kush përgjigjet për to? Gjithë bota luajnë në kambizëm po me mend në kokë, ndërsa ata kanë luajtur bixhoz si shtet me paratë e popullit. Si mund të hidheshin në lojë vlera kaq të mëdha për një komb të vogël e të drobitur nga skamja e uria, i cili jo për faj të tij, po mbahet sot nga ndihmat humanitare të botës perëndimore, të cilën pushteti injorant e përdhosi me shpifjet monstruoze. Por bota e qytetëruar mbetet e qytetëruar, i hodhi prapa shpine fyerjet se e kishte të qartë që populli lëngonte nën vargonj të rëndë e nuk ishte ai që mallkonte. I janë dhënë drejtorisë së këmbimeve valutore me jashtë për tregtinë e jashtme për blerje mallrash 3.200 kg ar me VKM nr.8, datë 23.1.1990; VKM 271, datë 4.8.1990; VKM 429 datë 13.12.1990 dhe VKM 225 datë 5.7.1990 nga të cilat me të drejtë kthimi 1.800 kg ar, por që as sot e kësaj dite nuk janë kthyer.

 

Ndryshimet e shifrave të konfiskuara. Raportimi i familjeve dhe institucioneve

Emër Mbiemër    Deklarata Ark. Shtetit Ark. MP Thesari

Adbulla Kazazi kg 42 12.069 14,696 12,069

Alfons Dovana kg 516 58,369 58,142 58,389

Aristidh Leka kg 432,2 17,461 17,685 17,461

Ibrahim Velenca kg 39,2 0,338 – 0,381

Vasil Konomi kg 5,772 4,888 4,836 4,888

Mustafa Rrexha kg 6,550 3,303 0,181 3,303

Tahir Tahiri kg 19,350 13,011 13,099 12,588

Rexhep Merdani kg 451,6 – 29 –

Nuredin Sh. Bejtja kg 19,3 1,138 1,2 1,126

Mihal Dilo kg 100 – 0,013 –

Harallamb e Aleks Papa kg 259 – - -

Demir Gripshi kg 9,7 kg – 7,5 –

Athanas Ruta 1,6 – 1,3 –

Shaqir Çela kg 12,2 3,8 3,8 3,8

Shuma 1.913,4 114,4 151,4 114

Diferenca – 1.799 kg 1.762 kg 1.799 kg

 

Bledar Hoti

 

19 Komente

smiley

" Cdo ngjashmeri mes kohes se Zogut, Enverit dhe Fullanit, eshte e rastesishme.." 

Nga raporti i komisionit krijohet përshtypja sikur sasia prej 20 mijë napolona janë shpenzuar për Zogun. Kjo del afërsisht edhe nga artikulli. Është gabim! Sasia e mësipërme u përdor për t'u prodhuar (nga ari i tërhequr) monedha: për 10 Vjetorin e Mbretnisë, 1000 copë 20 fr.ar, 600 copë 50 fr.ar dhe 500 copë, 100 fr. ar.; për martesën e Zogut u prodhuan 2500 copë, 20 fr.ar dhe 500 copë, 100 fr.ar. Të gjitha këto monedha u bënë hyrje në Bankën Kombëtare dhe u hodhën në qarkullim. Kaq, që të mos thellohen më tej shpërdorimet e fakteve! Sasia që A.Zogu vodhi nga Banka Kombëtere ishte 183 kg., ose 448535 monedha ari, veprim që e kreu më 7 prill 1939.

... nga gojedhenat e popullore thuhet se vjedhjen e thesarit te shtetit te vet shqiptaret e kan filluar qysh prej kohes se Skenderbeut.Mbreti Zog kur u largua nuk firmosi për 183 kg ar, në kohën e Hoxhës u zhdukën 552 kg ar kurse  Ilir Meta zhduku 280 kg ar. smiley

 

Kapo , asnje cent nuk mungoi ne kohen e Hoxhes! Kete ta them me siguri matematike! Lexo raportin e komisionit parlamentar me ne krye Av.Ngjelen, per shperdorimet e ish udheheqjes larte te PPSH- se ..Ndaj denimet u dhane " per shperdorim filxhanesh me kafeee! "

Njehere mirseerdhe se ke bere shume mungesa  Njente Kapo . 

 Sikur thote ..vijon ... " Nga gojedhanat popullore " smiley Po vezet e tua qe beje te florinjta si Kaposh ..ku jane ? Jane hajdut Grande Kaka , jane hajdute .Edhe kur bejne artikuj te fshehin meritat

Në fakt, kanë ardhur rreth 90 vetë në një kohë që janë sekuestruar 1700...smiley

Blerim Cela smileysmileysmiley ai qe na tregoi ne 92 edhe Monedhen me stampimin e fytyres se EH dhe premtoi se kishte rene ne gjurme ne nje shtet te Huaj dhe brenda vititi do na tregonte Floririn e vjedhur qe kishte pare e Deshmur edhe  Xhon mcGou i PD-hit smiley 

Ce ka gjet PPU keshtu ?

Sasine qe "vodhi" Zogu, kam pershtypjen se edhe po te mos ta mirrte ai, do ta mirrnin italianet ose gjermanet qe s'te falnin per ar. 

Mire e ke Pjer.Beri mire dallkauku qe e vodhi dhe e beri rrush e kumbulla neper kabarete .tek ta benin italo-jermanet , me mire dallkauku !

Grave, edhe ai pak flori qe morren gjermanet, perfundoi tek anglezet dhe dihet pastaj seç aventure e gjate pesoi ajo sasi e vogel. Mbajti te pezulluar mardheniet e dy vendeve. 

Teme e bukur per peshqit, por ne vend te kategorise `Histori` te shkruhet  : `Acarim Nervash` se aty ne fakt do te perfundoj mes peshqeve! 

Prurjet gjithmone te bukura jane ....po te mos vine Shatlatanet ! Ku ka me bukur se sa kembimet e mendimeve edhe te  "acaruara "smiley

Hiq buzshpervjelurit dhe sharlatanet ..te gjithe jane te mrekullueshem smiley

keta paskan perlare edhe florinjte e Shtabit gjate luftes,  ''humben''  thote Nexhmija ne nje intervsite te fundit te saj..smiley   ndofta i morren fshataret..smiley   ncuq ncuq ncuq, te papare!

 

Roland Qafoku: Ju i keni ruajtur ato të Enverit, ndërsa ai nuk i ka ruajtur?

Nexhmije Hoxha: Me shaka i thoja gjithmonë që shiko unë i kam ruajtur letrat e tua, në kushtet e ilegalitetit. Por këto ishin rrethanat, sepse kështu u groposën edhe florinjtë që kishte shtabi, që ishin dorëzuar edhe nga aleatët edhe nuk u gjetën më. Ishin groposur në një pyll. Gjoja mbajtën mend edhe trungun.

Roland Qafoku: Florinj? Sa ishte sasia e tyre?

Nexhmije Hoxha: Nuk e di dhe nuk u gjet më.

Roland Qafoku: Në cilin vend ishte groposur?

Nexhmije Hoxha: Andej nga pyjet e Elbasanit. U dërgua Sami Baholli dhe një tjetër, që kërkuan. Por ndoshta, kishin punuar fshatarët, e kishin gjetur dhe e kanë marrë. Nuk e gjetën, nuk po orientohenin dot. Pyll ishte ai, me shumë dru.

Megjithatë, nga një relacion i Ministrisë së Financave mbështetur në dokumentacionin e doganave të Korçës të asaj periudhe dhe në përgjigje të autoriteteve doganore greke del që mbreti Zog të mos jetë kontrolluar nga dogana në momentin e largimit nga Shqipëria e për pasojë nuk disponoheshin të dhëna mbi sasitë e floririt të marra me vete, ndërsa Gjon Fusha thotë që janë kontrolluar nga autoritetet greke.

 

te erdhi fundi Gjon Fusha!.smiley

Ilir Meta paska propozuar nje hetim parlamentar per aventurat kodrinore te Gjon Fushes, gje e cila qenka miratuar unanimisht nga super-mazhoranca rilindase.

P.S. Kjo e Fushes me duket ishte per te na kujtuar qe per vjedhjen e thesarit ben vaki qe me shume sesa Fullani, fajin e ka Gjin Gjoni, i cili blinte ora te shtrenjta para cunit te Fullanit smiley

Sa me pak sharlatane dhe smiley aq me interesante bëhet prurja .

Çudi me këta admin e nderuar çi ka shtirë me të sëmurë mendorë smiley që  Dinë çdo gjë , kuptojnë çdo gjë , që nga Lufta deri tek biroi.Tani nuk mbetet vetëm tu japësh ndonjë kazëm e lopatë dhe ti lëshosh pyjeve mbase i gjejnë pasi kanë dhe Nuhatje qeni e vesh Gomari të ndieshëm . Mbase shtohen të ardhurat 

Ca na i shtoi Xhon mcGow ca na i shumoi Blerimi  Partisë .Qarr kemi !

Ndoshta artikulli e ka fjalën për Komisionin që ngrihej nga Thesari kur përpunoheshin Medaljet e arit .Ishte dikushi që pas përpunimit mblidhte thërmijat e mbetura dhe bënte raportin pas peshimit të mbetjes me të qintat e mgr ..Këto besoj Blerimit nuk i korespondojnsmiley

Të paktën dy veta në Korçë që e bënin tregëtinë " Me kupa " Balli i Lëkurëve dhe Rako i magazeve e dyqaneve nuk janë .Del një që dhe mbiemrin e ka Italian Merde ...smiley

Përmbajtje shumë konfuze nga xherahët e B.Çelës ! Hajde merri vesh se çfarë kanë paraqitur , kuptohet përveç Sharlatanëve buzëshpërvjelur që " i dinë gjojnat mer jahu "

 

.....asnje cent nuk mungoi ne kohen e Hoxhes! 

Gjatë kohës së diktaturës komuniste janë bërë dalje 7.600 kg ar.. ose 7,6 Ton smileyKjo sipas të dhënave të mara nga drejtori i thesarit të shtetit

Vetem me anë të vendimeve nr 5, 430 dhe 84 të datave 7 janar 1988, 7 dhjetor 1988, dhe 8 mars 1989, janë transferuar jashtë shteti për qëllime kambizmi 4.072kg flori  dhe 13.193 kg argjend. Një shumë e tillë e justifikuar per kambizem eshte rasti me flagrant i grabitjes se thesarit te shtetit nga pjestaret e familjes se dikatatorit Hoxha .

Vlerat monetare të familjes Hoxha i ka qarkulluar në perëndim dhe në Amerikën Latine një njeri i afërt i familjes Hoxha. Ai lëvizi për shumë vjet në Francë, Kanada dhe Amerikën e Jugut, për të qarkulluar dhe depozituar vlerat e thesarit shqiptar në emër të familjes Hoxha, i cili më vonë u pushkatua me një vendim gjyqësor për falsifikim.

7.6 tone ar jane rreth $326 milione me kursin e sotem te shkembimit.per 40 e ca vjet per nje vend qe pothuaj nuk eshte ne gjendje te eksportoje asnje gje konkurruese nuk jane ndonje gje e madhe per tu shpenzuar per te mbuluar nevojat e vendit.

Kapo, keto te dhena, qe duken interesante, jane llafe kafeneje apo ka dokumente, dhe nga kush politikan apo komision eshte vertetuar. 

Ftoj Xhibolen , po nuk përtoi të na bjerë dhe prurjen e debatet e para për këtë çështje Edhe rastin kur M.Kruja humbi në Bixhoz dhe "bleu " me flori borxhin nga futja e çifutëve , " fshehtas " jermënëve smiley

Xhibolja e di që është e përsëritur kjo prurje ! Kishte dhe atëhere Sharlatanë që  "Kujt do me i tregu për Biroin ti " pavarësisht se prurja fliste për për për për ...buzshpërvjelurit që

ua thotë " mejtim të mëndjes " se ashtu ka qenë !

Mirseerdhe Grande Kaka !

 

Bravo opozita per bojkotin ne parlamentin e pimpave te prostitucionit.smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).