Një ditë para dekretimit të ligjit për Reformën Territoriale, Presidenti Bujar Nishani ka thirrur në një mbledhje të sotme kryetarë të komunave të të gjithë vendit. Ftesës për takim i janë përgjigjur vetëm përfaqësues të pushtetit vendor të PD dhe jo nga e majta. Ndërsa pritet që Kreu i shtetit të shprehet përmes dekretit për këtë ligj të rëndësishëm, të miratuar në fund të sesionit parlamentar në seancën e 31 korrikut, ai ka zgjedhur të konsultohet më parë për këtë ligj me përfaqësuesit e pushtetit vendor. Pas takimit, presidenca bëri me dije se kreu i shtetit vlerëson se ka marrë shumë ankesa e peticione mbi këtë reformë ndërsa e cilëson hartimin e saj si një proces historik e kombëtare ku përgjegjësit janë aktoret që e hartuan. Nishani vuri në dukje se Rerforma duhet të harmonizojë interesat jetike të qytetarëve shqiptarë me ato të shtetit, dhe se duhet të jetë një proces i mbështetur në Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

DETAJE NGA TAKIMI I NISHANIT ME KRYEKOMUNARËT 
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me ftesë të tij, zhvilloi sot paradite një takim konsultues me përfaqësues të Shoqatës së Komunave të vendit lidhur me reformën e re administrativo-territoriale. Presidenca zbardh takimin.

Ky takim, theksoi Presidenti Nishani, vjen si përgjigje e mjaft kërkesave dhe ankesave që kam marrë përgjatë këtyre kohëve nga grupe interesi, shoqata si dhe përfaqësues të pushtetit vendor dhe Shoqatës së Komunave në lidhje me reformën territoriale, por edhe sepse, përpara se Presidenti i Republikës të shprehet me dekret, për një çështje të tillë me rëndësi kombëtare, ishte i nevojshëm një takim konsultues. 

Kreu i Shtetit shqiptar e quajti reformën administrativo-territoriale “një çështje madhore kombëtare, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët në çdo cep të Shqipërisë, tek interesat dhe problemet e tyre, tek zhvillimi i territorit dhe ai ekonomik, tek infrastruktura dhe mbrojtja e mjedisit, e që është e lidhur gjithashtu edhe me sigurinë kombëtare”. 

Presidenti Nishani theksoi se kryerja e kësaj reforme shumë të rëndësishme, e cila kërkon ekspertizë dhe profesionalizëm, i ngarkon me përgjegjësi historike të gjithë ata që qëlluan të jenë aktorë vendimmarrës në këtë moment të caktuar, duke shtuar se ka marrë me dhjetëra letra, peticione nga qytetarët ku shprehen ankesat, kërkesat dhe referimet e tyre lidhur me procesin që i parapriu hartimit të ligjit që pritet të shqyrtohet nga Kreu i Shtetit. 

Presidenti Nishani, pasi i dëgjoi me vëmendje mendimet, propozimet si dhe pikëpamjet e ndryshme të pranishmëve, vuri në dukje se reforma në fjalë në radhë të parë duhet të harmonizojë interesat jetike të qytetarëve shqiptarë me ato të shtetit. 

Presidenti garantoi se mbështet plotësisht nismën e qeverisë për ndërmarrjen e reformës administrativo-territoriale duke e konsideruar atë si një çështje te rëndësishme, por shtoi gjithashtu se kryerja e saj duhet të bëhet në përputhje të plotë me interesat kombëtare, ato të qytetarëve dhe duhet të jetë një proces i mbështetur në Kushtetutën dhe ligjet e vendit. 

Sipas Presidences, të pranishmit, pasi shprehën mirënjohjen e tyre për këtë takim konsultues me Kreun e Shtetit si dhe për mundësinë që po u jepej të përcillnin shqetësimet e qytetarëve që ata përfaqësojnë, u siguruan nga Presidenti Nishani se do të shërbejë si një zë i fuqishëm për të përcjellë interesat publike dhe problemet e qytetarëve duke theksuar nevojën e krijimit të një imazhi të konsoliduar të shtetit shqiptar. 

Shoqata e komunave: Të shtohen 20 njësi të reja vendore 
Shoqata e Komunave kërkon që të mos dekretohet Reforma Territoriale duke shtuar më tej disa propozime për ndryshim. Shoqata kërkon të shtohen dhe 20 njësi të reja vendore. “Të ndjekim të gjitha rrugët ligjore”, thotë Shoqata e Komunave. 

Reforma 
Reforma Territoriale është miratuar në 31 Korrik dhe brenda 21 ditësh, Presidenti duhet të vendosë nëse do e dekretojë ose jo këtë draft të propozuar e miratuar nga maxhoranca. 

E djathta nuk mori pjesë hartimin e Reformës Territoriale me pretendimin se opozita ka shkelur konsensusin. 

Harta e re administrative e Republikës së Shqipërisë e ndan vendin në 61 bashki. Pakësimi i njësive vendore synon të përmirësojë shërbimet për banorët, të lehtësojë proceset zgjedhore dhe të ulë shpenzimet financiare për pushtetin vendor. 

9 Komente

Po, po! Kryekomunari i Mamurrasit me bandën e tij, të gjithë të armatosur me armë zjarri, forcë paraushtarake e PD, nuk është dakort me ligjin mbi ndarjen e re territoriale. Se, që thoni ju, këta analfabetët (se ka plot të tjerë si ky, Kashari psh) dinë shumë nga këto punë?! Këta janë të arsimuar me nga dy-tre fakultete e diploma të marra te Kristali, Vitrina dhe kotece të tjera pulash me emra planetarësmiley Oooo, sa dinë këta nga territori? Njohin shumë mirë edhe skutat ku ndajnë paret hajdutët.,

Ndjesë peshq! Si më doli nga mendja komunari Dasho Alikaj i Lazaratit? Me këtë është këshilluar sherbëtori politik i Berishës.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me ftesë të tij...smiley

Dordoleci Politik i Presidencës z Musteqe Nishani i duhet thënë që kur komunikon këto lajme nuk jep Info për trimat e PD-hit . Nuk është zyra e LeftKopesë .."Tu sulmojmë kullat e Reformës or tie . Rrëmbeni armët " . Zyra e Presidentit jep sqarime

Çfarë është kjo shoqatë ? Kush Komunarë ishin në takim dhe ...Çfarë duan ?

Për çfarë ja shprehën mirnjohjen kur nuk ka anjë Pyetje prej tij ?

A i kini konsultuar këto me hartuesit e Reformës? Çfarë përgjigje Ju dhanë dhe ku e doni ndihmëm pa Uluritur si Mitingashër të Sali Vromës smiley

"Mos me e miratue njat reformë se na Hjek shalët e Koltve dhe na la pa sejmenë or tie "

Ky është një turp Jo vetëm Institucional por së pari individual i një Handikapati që na përfaqëson në Presidencë !

Ik mer pirdhu, president legen! Vegel e kriminelit te ballkanit, pasuesit te Milloshevicit.

Mos e shaj, edhe vete kryeministri thote ne twitter vetem "ndjej keqardhje per presidentin" ngaqe presidenti eshte gjysmak smiley

pirdhu ti se ti jo vetem vegel qe dukesh qe je por je vegel vullnetarisht , shko puthi prapanicen KM se ate beni ju dite e nate smiley

Bravo Presidentit, te gjitha ligjet i ka kthyer me shpjegime llogjike duke nxjerre ne drite shkeljet e kushtetutes dhe ligjeve nga Edi Rama me Ilir Meten dhe kjo si duket i ka terbuar "sherbetoret" e ligjit dhe popullit

 

 

O Perendi e Madhe ! Nishani. Kthen reformen , kur reforma nuk eshte bere! Eshte bere thjesht vetem harta skice e bashkimeve teritoriale, te ciles Pd i thote krejt gabim " ndarje " teritori, ndersa reforma eshte projekti perfundimtar i krijimit te nje mentaliteti te ri qeverises te nje ekosistemi dhe nje numri te njohur popullsie,te ndryshem nga njeri tjetri, me synim arritjen e zhvillimeve afersisht te barabarta.Kjo reforme eshte atribut jo i Bashkim Finos e gagarelit Klosi por i nje sere disiplinash shkencore , te udhehequra nga Akademia e Shkencave( jo ajo e mundesit dhe as kjo e arkeologut, por e shkencetareve aplikative) or nishani i mishaneve ! Derdimen me keshilltare kaqola

O gazetar palaco - robt atje ku ti kini! 

Si nuk lexova as edhe 1 shkrim si duhet qe ta shkoqise mire kete punen e ndarjes administrative? 

Kush u thirr ne mbledhje more motherfucker dhe c'fare kerkonin? C'fare su pelqen nga hartimi aktual i PS dhe pse? Ta dime dhe ne more trapa qe te themi po presidenti ka te drejte ose PD-ja ka te drejte, qe fatkeqesisht them se deri diku e keni nje te drejte po qe ska dale as edhe 1 i vetem ta artikuloje kete pune si duhet. 

dil o lul trapi o debil dhe shpjegohu 

Obobo, ketu te merr frika te futesh e te lexosh ndonje gje te hajrit se keta qenkan si sallon kaubojsish te wild west-it!!!! s'qenka pune per faint-hearted kjo.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).