Fati, a puna, në të mirë a në të keq, varet si ta marrësh, ta do që të udhëtosh edhe në piskun e zhegut, edhe atëherë kur vapa të zë frymën dhe djersa të ngjitet ngado, edhe atëherë kur kafshë e bimë struken në kërkim të ndonjë hijeje dhe uji bëhet një gjë fort e rrallë. Në një nga këto ditë të nxehta na e desh puna që të ishim në një qytezë të vogël, nga ato të paktat që kanë mbetur si diçka mes fshatit dhe qytetit, ku njerëzia, nga njëra anë kanë makina të shtrenjta e I-Phone dhe, nga ana tjetër, ende prashisin bahçen për t’i shtuar vetes ndonjë hudhër apo domate më tepër. Një si punë ure në kohë dhe jo në tokë.

Zakonisht këtu nuk ndodh ndonjë gjë për t’u shënuar. Ngjarja më e madhe në këtë qytezën tonë, po e quaj “tonë”, sepse vërtet njerëzia atje është shumë mikpritëse dhe dashamirëse dhe kështu që e ndien veten si në shtëpi, është kthimi i përkohshëm për pushimet e beharit, i djemve dhe vajzave emigrantë dhe dasmat që nuk rreshtin së gjëmuari, madje ka pasur raste që dasmorët kanë shkuar edhe deri në tri dasma njëherësh. Goxha qejf është bërë, por edhe goxha para është derdhur.

Portretet më familjare në kësi ditësh janë fytyrat e përlotura të prindërve, fëmijëve, vëllezërve, motrave. Edhe nëse nuk përloten duket se mbajnë brenda tyre një ndjenjë të dyzuar, të ndarë mes kënaqësisë, që po shohin të dashurit e tyre, dhe frikës që ditët kalojnë shpejt, aq shpejt sa më s’bëhet. Veç aktivitetit të parë, që sikurse thamë përbëhet nga dasmat, fejesat, parjet, shkuarjet, aktiviteti i dytë është takimi me miq e shokë të vjetër, me ata që punojnë jashtë, por më së shumti me miqtë e vjetër të fëmijërisë, me ata që kanë mbetur në qytezë.

Sikurse ishim vetë dëshmitarë, në qytezën tonë fort të mbarë, ky aktiviteti i dytë ndahet në disa drejtime. Këto drejtime varen shumë nga tipi i personit që i drejton ato. Për shembull ka nga njerëzit tanë emigrantë që zënë një cep diku në një kafene të qetë dhe shikojnë pa reshtur nga lagjja e tyre e vjetër. Kryesisht janë të heshtur, vetëm rrallë e tek kujtohen të pyesin: O çuna, po këtu ku është ky pallati a ka qenë ajo bahçja e filanit ku vidhnim hurma, apo e kam gabim? Si dëgjon një përgjigje pozitive, emigranti i heshtur zhytet edhe më në vorbullën e kujtimeve që i vijnë që nga fëmijëria e largët. Kështu që të tjerët duket sikur e kanë harruar dhe nisin të merren edhe një herë nga fillimi me sportin tonë kombëtar: politikën. Jo po Edi, kështu, jo po Meta, jo po Saliu ashtu, jo po Luli, jo po Fullani. I heshturi personazhi ynë duket ca i hutuar nga ky lumë emrash që vërshojnë pa pritur në kafenenë e qetë dhe mezi gjen radhën që të pyesë: Po filani ku është? Kam kohë pa e parë. Si merr një përgjigje të shpejtë, ngrihet ngadalë me sytë nga ajo që ka mbetur nga lagjja e tij e vjetër dhe thotë si me zë të ulët: Po shkoj andej nga ime më. Jemi andej për drekë sot.

Një lloj tjetër aktiviteti, pra edhe emigranti, është më vete. Ky është hareja vetë. Ndonëse është nostalgjik si i pari, kujtimet e “lagjes që nuk është më” ky i mbulon me hare. Organizon dreka, darka, udhëtime kolektive, festa. Për të kthimi në vendlindje është një festë e madhe, një festë që nuk e ka shijuar atje ku jeton e punon thjesht sepse ka pasur shumë pak vetë me të cilët të ndajë gëzimin, mirësinë, shoqërinë. Zakonisht këta tipa i shikojnë jetës anën e saj të mirë. Këta janë të parët që thonë: Sa ka ndryshuar Shqipëria në kaq pak vjet? Gjërat që shohim sot dikur na dukeshin si të paarritshme! Hareja e tyre na jep gëzim dhe ne, të tjerëve, që nganjëherë bëhemi edhe tepër pesimistë nga gjërat që shohim e dëgjojmë. Arma e këtyre miqve që na vijnë “që përtej” është humori, barsoletat, që i kanë me shumicë dhe që i rrëfejnë sa herë të munden, qoftë edhe duke i përsëritur pa fund.

Në ndarjen e tretë të “aktiviteteve” që kanë sjellë me vete motrat dhe vëllezërit tanë emigrantë, mbase ia vlen të ndalemi ca më tepër. Nuk po ngutemi t’i vëmë ndonjë cilësim të llojit, kritizerët, nihilistët, të diturit, e kështu me radhë. Jo, aspak, ata nuk janë të tillë. Ata, me sa duket janë thjesht disa njerëz që revoltohen me ritmet tona të ulëta të zhvillimit. Ja disa shënime të mbajtura në kafenenë e qytezës sonë. Emigranti, që ka vetëm dy ditë që ka ardhur nga Italia, u drejtohet një grupi kushërinjsh të parë: Po hë, si i keni punët ju këndej? Nuk merr përgjigje, vetëm ndonjë ngritje të ndrojtur shpatullash. Në këto anë ka kohë që nuk ka punë. “Mirë, e mora vesh – e ngre zërin miku ynë – po sa herë do t’ju them more xhanëm?! Sa herë vij, këtë muhabet kam. Po përse ore, çfarë prisni ju që puna të vijë t’ju trokasë te dera? Kështu do bëni prokopi ju? E dini ç’kam bërë unë sapo shkova në Itali?”. Dhe nis të rrëfejë, me sa duket për të disatën herë, një histori që nuk ngjall shumë interes. Pastaj ndodh një gjysmëhata. Një karvan dasmorësh e mbyt në potere sheshin e vogël të qytezës. Buri, muzikë, të bërtitura, të gjitha këto e mërzisin fort mikun tonë. “Ja – bën me kokë ai fort i mërzitur – po pse ore kështu do e bëni Shqipërinë ju? Me tralala e tyrlyly? Përvishni more mëngët e mos u merrni me gjëra të tilla!”. Kushërinjtë ngrenë supet e nuk dinë se ç’të përgjigjen. Dhëndri, që martohet, sapo ka ardhur vetë nga Italia, pra nuk është nga “ne”. Me thënë të drejtën edhe ai nuk është se duket fort i lumtur, i larë në djersë brenda kostumit të tij të shtrenjtë. Pastaj, si është qetësuar sheshi nga karvani poterexhi, një polici, papritur e pakujtuar, se ç’i teket për dreq t’i fryjë fort bilbilit. Miku ynë e ngre edhe një herë zërin: Shih, shih, shih, e patolerueshme! Ju qofshi që i duroni këta tipa, ne atje do kishim bërë namin more, namin”. Të shqetësuar se nuk po arrijnë t’ia fashisin mërinë njeriut të tyre, kushërinjtë e porosisin edhe nga një birrë. Të ngratët menduan, se të paktën për një shishe kohë, do t’u binin ca veshët rehat. Porse u gabuan, rëndë madje. Sepse sapo miku ynë e mori shishen në dorë, bëri befas një pyetje fatale: Sa e shisni ju birrën këtu? Kur dikush guxoi e u përgjigj: 100 Lekë, atëherë ndodhi ajo që pritej. “Tmerr! Po shiteni more 5 Euro si bëjmë ne!”, jehoi revolta.

Dielli është ngritur dy hostenë të mira. Miku ynë bëri si bëri dhe e thau krejt birrën, ndonëse kushtonte vetëm 100 Lekë. Pak nga pak njerëzia shpërndahet nën këngën e pandalshme të gjinkallës. Bashkë me ta ikim edhe ne.

24 Komente

hahahaha shume shume e bukur. Bravo Fatos.

smiley me nje fjale Emigranti kishte mbetur ala tek ura e Tares smiley

iPhone, jo I-Phone. Your own grammar nazi.

Jam dhe une qe e shaj Shqiperine nga larg dhe s'vij me kurre aty. Ka shume shqiptare qe i kane mbyllur fare keto muhabete. Kjo duket dhe ne renien e madhe te dergimit te parave ne Shqiperi. Dmth se mileti po sistemohen atje ku jane.

I ka rene ne te, shkelqyeshem.

Eshte talluar edhe me ne te jashtmit, sepse ky behet thelbi i te emigruarit mbas 10 vjet (pak nga pak, pa e kuptuar) ne vende te zhvilluara me kulture te modhe mer jau.

Me tipiku i tipit te tregimit nder peshq te emigruar eshte ekonomiqari Pjer Thomas.

 

Aah, emigranti si objekt gallate sapo ka trokitur ne mediat shqiptare! 

Emigranti si shkaktar aksidentesh ne Shqiperi, si dhe emigranti si nxjerres i namit super te keq te shqiptareve neper bote, ja leshojne tani skenen e estrades se Tiranes emigrantit me ze te larte ( !!!) dhe bufon! 

Bravo! 

 

Mos harro dhe emigrantin si shkaktar i rritjes se biznesit te mjekeve gjinekologe-qepes. Megjithese kjo eshte ca e vertete.

Jam dhe une qe e shaj Shqiperine nga larg dhe s'vij me kurre aty....

Po kush po pret qe te vish ti mor toc

Baxhaku nga gazetar kronike tek thashethemexhi dridhelikebejetrike; paska rilindur dhe ky smiley

kritizerët

po keto llafet moderne cne, apo per efekt mosplakje ngaqe i perdoren te rinjte ne internet?

P.S. Tashi e shof qe dhe Peshku e paska botuar nen kroniken "reportazh"...ju fani admino ...apo ngaqe s'ka kronike "reportallazh"? smiley

Po te njihnit sadopak letersine madheshtore ruse do ta shijonit tregimin. Nga pikpamja sociologjike kjo letersi trajton kryesisht dy tipa qe urrehen midis tyre (ne realitet jane dy gjendje emocionale te nje personi) emigrantin ose kozmopolitin dhe vendaliun ose kombetaristin.

Hiq faktin se ne kete rast ka konflikt interesi, dmth emigranteve i'u vjen tharte. Aq me teper kur jane emigrante-kombetariste, qe nuk dine as vete çfare ndjejne e çfar po flasin.

 

qe nga permendja e letersise ruse, tek tentativa per te pershkruar realitetin tone me kete letersi, tek budalleku i ndarjes se shqiptareve vetem ne 2 kategori, perfundimisht kuptova te vetmen kategori qe i perket ti

Letersia ruse vetem per maskarejte (kategoria tjeter komplentare e budallejve, qe ne fakt te dy bashke perbejne vetem nje kategori farfuritese te pershkruar nga letersia ruse) pershkruan realitetin rus, qe vetem per maskarejte eshte i ndryshem nga realiteti shqiptar, i cili qe prej viteve 90-te eshte bere njesoj si realiteti amerikan (sidomos tani qe jps-tvls ka shkuar ne Ha Merr dhe Ike Pa Paguar Paret e Birres, plus paret e Bires).

Per ka mend ne koke dhe nuk eshte nje cope maskarai qe futet ne muhabet vetem me ofendu tjetrin, letersia ruse eshte universale, pershkruan realitete universale nisur nga realiteti rus, ndryshe nuk do te ishte letersi e madhe, do te ishte vetem nje reportazh lokal provincial.

Letersia ruse ka permasa kozmike, perfshin edhe UFO-t, neqoftese ekzistojne.

 

Paska shkuar Emigranti ne Skrapar dhe ne se ditkemi ? 

Emigrantet jane njerez pa atdhe pergjithesisht.te huaj ne vendin ku kane shkuar, te huaj ne vendin meme.

Ashtu eshte, emigranti eshte "I huaji" i Kamyse qe merr kot si kobure jevgu duke i shtene jevgut (per shkak te diellit) qe ben nje shetitje ne breg te detit .

Elle est retrouvée.

Quoi ? - L'Éternité.

C'est la mer allée

Avec le soleil.

Enfin, ô bonheur, ô raison, j'écartai du ciel l'azur, qui est du noir, et je vécus, étincelle d'or de la lumière nature. De joie, je prenais une expression bouffonne et égarée au possible.

emigrantet jane njerez pa atdhe.

Cdmth "jane"? Jemi. Jemi ketu e mezi presim te shkojme, duam te jemi atje me njerezit tane. Jemi atje e s'na mban vendi, ikim nje ore e me pare. Deshira me e madhe te jemi ne te dy vendet njeheresh, dhe ngjajme me nje lekundese qe shkon sa majtas djathas.

One can never know with perfect accuracy both of those two important factors which determine the movement of one of the smallest particles - its position and its velocity. It is impossible to determine accurately both the position and the direction and speed of a particle at the same instant.

                                                                                              Heisenberg (Uncertainty principle)

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).