Shtëpia e Bardhë ka njoftuar të hënën shkatërrimin e të gjithë arsenalit të armëve kimike siriane disa javë përpara përfundimit të afatit në anijen amerikane “Cape Ray” në ujërat ndërkombëtare të Mesdheut. 

Duke e cilësuar si një “arritje të madhe, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama tha: Kemi realizuar qëllimin e përbashkët për të siguruar që regjimi i Assad-it nuk mund të përdor arsenalin e tij kimik mbi popullin sirian. Ky ishte një mesazh i fortë se përdorimi i këtyre armëve të neveritshme ka pasoja dhe nuk do të tolerohet nga bashkësia ndërkombëtare. 

Rreth një vit më parë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kërcënuan me ndërhyrje në luftën civile të Sirisë, pas dëshmive se forcat e Assad-it kanë përdorur armët kimike kundër zonave të kontrolluara nga rebelët. 

Më shumë se 300 persona humbën jetën, pas një sulmi të ndodhur më 21 gusht të vitit të kaluar. Për t’iu shmangur një ndërhyrje të mundshme ushtarake lideri sirian pranoi propozimin e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, John Kerry, për të lejuar një ekip ndërkombëtar për të hequr të hequr dhe shkatërruar të gjitha armët kimike, gjithashtu, Assadi pranoi të mos prodhojë më armë të tilla. 

Në fund të fjalës së tij, Presidenti Obama i bëri thirrje regjimit të Presidentit Bashar al-Assad ti jap fund mizorive ndaj civilëve të pafajshëm. 

7 Komente

Sa veta vdiqen apo u helmuan, a ka ndonje info.....???? Nuk di a u helmua Jozefina me Zirkonin dhe Altin Uturakun.....???

Alidemsi u helmua vetem plaka jote se ti kur shko ne hale leshon gazra si me qene bombe kimike smiley

çfar problemi ka dale tani, e çfar na sjellin ne tryeze. Popullata po shfaroset andej nga ISIS, ndersa kendej flitet per nje gje qe nuk i intereson asnjeriut. 

rrofte Rilindja qe na beri te dukemi te pabese ndaj aleateve Amerikane...

i  paskan shkaterruar ne  ''det hapur'',  thote..   pra  perfundimisht  asnje shtet nuk i pranoi, se sikur  u perfol  qe do ti merrte Italia...

shkaterrimi ne "det te hapur" nenkupton mbytjen e anijeve te ngarkuara me lendet kimike. po "shkaterrim" do behej ne cdo rast, sepse nuk mund te rrezikosh te dale nga fundi i detit ndonje flluske gazi smiley alkolin pastaj gjynah ta hedhesh, e rafinojne pak dhe e perdorin per rregje lekure kepucesh armani.

Asnje shtet nuk i pranoi dhe s'kish si ti pranonte. U tha qe kur lindi si ide qe do te ishte nje mision tejet i rrezikshem asgjesimi i tyre. Fillimisht ideja as nuk ka patur perkrahje por duke e ditur qe ne duart e Asadit ose do te perdoreshin ose do te perfundonin ne duart e organizatave si ISIS nuk kishte alternative tjeter. Ne det u shkaterruan me 100 mundime.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).