Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik do të shkrihet brenda 30 ditëve dhe do të kalojë në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. “Do të kalohet nga një inspektorat që nuk na përgjigjet në atë që ne presim në luftën ndaj krimit mjedisor, në një inspektorat për mbrojtjen e territorit të vendit tonë që do të kalojë në varësinë e MB. Jo vetëm kaq, por inspektorati do të shkrihet brenda 30 ditësh, dhe ato do të transformohen rrënjësisht, në funksion të punës së policisë së shtetit në funksion të arrestimit të çdo krimineli që cenon edhe 1 m² pronë të përbashkët pa autorizim të shtetit.”- deklaroi kryeministri.

Ai theksoi gjatë fjalës së tij se ky ndryshim është i domosdoshëm pasi krimi mjedisor është përgjegjësi e policisë. Kryeministri u shpreh se ka ende persona që vazhdojnë të ndërtojnë pa leje me pretendimin se janë në proces legalizimi. Por ai theksoi se qeveria do të legalizojë vetëm objektin që përfshihet në dokumentacionin e dorëzuar për legalizim dhe jo ndërtimet e reja që bëhen në terren pas dorëzimit të këtyre dokumenteve.

“Kemi vepruar në katër drejtime. Së pari kemi transformuar strukturën organizative. Kemi kaluar në një fazë zgjidhje të problemit të legalizimeve duke ndërtuar një proces ku legalizimet falas shënojnë jo vetëm fundin e kalvarit por edhe domosdoshmërinë për ti dhënë fund ndërtimeve pa leje. Ka sot autorë të ndërtimeve pa leje që vazhdojnë të hedhin llaç e tulla me p pretendimet se jemi në proces legalizime.

Autorët duhen çuar para ligjit si pjesëmarrës në krim. Legalizimi përfundon kur janë dorëzuar dokumentet. Kemi marrë masa për çlirimin e territorit nga vendndodhjen e plehrave në të gjitha akset rrugore të pa certifikuara dhe të imponuara për vite te tëra dhe për rigjenerimin e hapësirave të gjelbra. Kemi nisur një program investimesh strategjike në funksion të rigjenerimit urban.

Duhet të jemi të vetëdijshëm që ky është një aksion shumë planësh që konsiston në vendosjen në kontroll të plotë të territorit . Në një luftë që mund të specifikohet në një fjali të vetme, ndaj informalitetit, që mban miliarda dollarë peng në kapital të vdekur, sepse jemi në një hapësirë informaliteti total. Dëmi është i pallogaritshëm.”- u shpreh kryeministri Rama.

Deri më tani në Shqipëri janë prishur 1 mijë objekte pa leje ndërtimi, tha ai. Sipas tij, qeveria do të vërë në zbatim një model të ri administrimi të territorit.

“Ne kemi ardhur në qeverisje për një vizion të qartë, për një qasje të re ndaj zhvillimit, për një model të ri të administrimit të territorit. Sot është dita të hapim një faqe të re, në një kapitull të ri lufte me krimin ndaj mjedisit. Deri tani arrijmë deri në 1 mijë objekte të paligjshme që janë goditur. Por është një numër aq mbresëlënës, dhe jo aq domethënës. Edhe vetë Inspektorati Kombëtar Urbanistik, do njoh një tjetërsim të plotë. Do kaloj nga një inspektorat që nuk na përgjigjet, dhe asaj që presim ne ndaj luftës”-bëri me dije Rama.

Pasuria më e madhe e Shqipërisë është bukuria e saj. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë fajlës së tij. Sipas Ramës, tashmë Policia e Shtetit do të mbikëqyrë të gjitha rastet që lidhen me krimin mjedisor. “Ky është një takim i pazakontë për një situatë të jashtëzakonshme, pasi asnjë herë policia e shtetit nuk është angazhuar kundër formës më të egër, që është kriminaliteti mjedisor. Sot jemi këtu, pasi qeveria shqiptare ka sanksionuar fal mbështetjes që ka mbarë në Kuvendin e Shqipërisë detyrimin e Policisë së Shtetit për të ndalur krimin mjedisor, si me çdo krim tjetër të rëndë. Si me çdo krim të rëndë që parashihet nga kodi penal. Dua ta shfrytëzoj këtë rast, për një falënderim për të gjitha forcat e policisë që u angazhuan gjatë sezonit turistik. Anketimet tona dhe mendimet e qytetarëve, dëshmojnë se ky angazhim, duke çuar këtë sezon me 30 për qind më pak vrasje.

Tahiri porosi policisë: Kontroll çdo tulle pa leje

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri  ka marrë direkt në dorë kontrollin e ndërtimeve pa leje. Në takimin me drejtuesit e policisë ai u shpreh se kjo çështje është prioritet i Policisë së Shtetit dhe se kjo e fundit do të kontrollojë çdo tullë të vendosur pa leje. Më tej Tahiri theksoi se ndërtimi pa leje është një vepër e rëndë penale dhe se në 300 ditët e qeverisjes janë proceduar penalisht 1507 persona.  “Arsyeja pse jemi këtu është një tjetër krim masiv me pasoja të pandreqshme. Nuk ka km katror në Shqipëri ku nuk ndërtohet pa leje ashtu siç nuk ka shtrat lumi që nuk shfrytëzohet barbarisht. Ndërtimi i paligjshëm nga vet pronari është vepër penale e jo më ndërtimi në pronë publike. Që nga sot Policia e Shtetit e cilëson prioritet veprat penale që lidhen me mjedisin. Çdo tullë pa leje në zonën tuaj është nën përgjegjësinë tuaj”, tha ai.

48 Komente

Ne shqiperi kafshet e egra jane zhdukur me kohe dhe ja kane lene vendin kafsheve me dy kembe e me fytyr njeriu. 

Bravo! 

Kriminalizimi i ndertimit pa leje eshte nje hap ne drejtimin e duhur. 

Megjithese eshte e veshtire ti procedosh dhe eventualisht ti dergosh ne burg fajtoret, eshte nje menyre qe te pakten punetori te nguroje dhe mos punoj. 

Sepse aty duhet te filloje, qe abuzuesi te mos gjeje dot punetore e inginjere per nje godine pa leke- pra te parandalohet ndertimi, jo te behet, ta prishesh dhe te harxhosh edhe pare publike per penalizimin e shkelesve

Po sikur deri dje u tha qe policia eshte institucion i pakualifikuar. 

Dmth do vije i plotfuqishmi i lagjes e do kerkoje lejen e ndertimit e nese ai nuk i kupton letrat atehere do te gjuaje me shqelma kercinjve te kembes?

Polici spitalore kur po ben premieri?

Po c'merak ke o, sot 75% te kryetareve te komunave e bashkive i ke me dru se policat dhe prape e dine c'eshte leja e ndertimit smiley

Tani do vije i plotfuqishmi e do kerkoje vizatimet per te kuptuar ne ke bere shtese kati apo ke devijim nga projekti i miratuar. Dmth projektet e miratuara mbas 2 vjetesh kur kryetaret e komunave, dmth te bashkive, nuk do jene dru. smiley

Nuk duhet implikuar  kot .

Polici vjen dhe te kerkon lejen e ndertimit jo projektin mba procesverbal me pergjegjesin .I jepet Kopetence te pezulloi nje dy dite dhe njofton brenda dites . Me pas ne Kohen e duhur qe ne rrethimin e vendit ose kazmen e pare , vijne ata qe kuptojne nga projektet per te pare  e analizuar teresine e firmave per Leje .Patjeter i plotfuqishmi . Pse c'kujtuat Ju ..ha te ham o Sali gllava , shate pjata tete tava smiley

Nga i vetmi rob qe dhisnin gjak femijet e ministrave per sjellje te 'keqia " kane qene te Plotfuqishmit .Biles cdo akt gangsteresh ne lagje ....mjer po te te therriste i Plotfuqishmi .

Jo po beni artikuj ..I biri depute /it /es. Djali Min/i STER /STERES dhe mbushni Dosjet e Saliut per presion !

Lajm era dorezonje . Po celin menekshet e Shtetit smiley

Idriz, nga java qe shkoi nuk do kete me ndertime me leje ne Shqiperi. Asnje ndertim privat te natyres banese sepse do ndryshohen Qazim Sejdinet e Lorenc Loket. smiley Mire, ja e pranuam kete llogjike.

Si i behet atyre qe kane kursy nanji lek per ndonje zgjerim se po u rriten kalamaqet? Ta bejne pa leje apo te presin 2 vjet. Por me kete llogjike kjo qeveri mbush tre vjet ne ate kohe dhe nuk duhet te aprovoje leje sepse kjo eshte llogjika e ketyre ndalimeve, dmth qe ne vitin e fundit abuzojne pushtetaret.

Disa levizje jane pa shume sens, te pakten me aq spjegime sa kane dhene. Se nuk eshte e njejte llogjika si per komunen e Bradasheshit me Bashkine e Tiranes. Te ndalosh veprimtarine ne Tirane nen preteksin se ne Orikum ka shume apartamente te pashitura apo ne Kashar qo eshte llogjike Artan Lameje. ( Meqe e lexon kete forum e do i thote nanji qe i dul emri si gjys koqeje. ) smiley

Idriz, i plotfuqishmi te binte me majen e kepuces ne kercin e kembes. smiley

Po ku te te qellonte  smiley  Biles dhe me cok ne koke smiley Jo po te rrinte tu mbushte mendjen buzeshpervjelurve Tirans se nuk ndertohet pa Leje ? Vet Tiransit kane pas edukate Ligjore dhe per Halete qe kishin me Granil jashte ne Oborre  te merrnin leje , ose ti fusnin brenda ( te ndryshonin planimetrine e struktrturen e ndertimit ) ose ti permirsonin e zgjeronin ne vendet ku i kishin .Nga na dolen keta Tirons mer jahu qe s'na lejn me ndertu smiley

Dhe vertet as Komandat me te fuqishme dhe deget e Brendeshme , Komitetet ekzekutive dhe Komitetet e partise nuk benin dot pa LEJE as nje depo drush e qymyri , sepse i raportonte i Plotfuqishmi .Keshtu eshte cdo shtet i Botes  jo vetem  'se diktatura zotrie " . 

Po pse si Ju rritkan femijet ketyre ? Per cdo shitje Droge e Kontarabande apo Vjedhje ne Banke shtokan nga pese vjet ? Le te marrin lejen e ndertimit qe para dhjete vjetesh dhe te ndeertojne kur ti vije koha . Pastaj per ate krahasimin e metejshem te Lames nuk dua ta fus ketu pavaresisht se mund te kete arsye , por shoh se nuk ka Lidhje !

Shume respekte !

Ai qe do zgjerim te bleje te ato qe jane ne permbarim, qe jane shume ne fakt smiley Pa shaka, ndertimi nuk eshte vetem biznes, gjej vendin bej marreveshjen me pronaret dhe nderto, po kete ti e di me mire se ube po per momentin s'te pelqen smiley Kapitalet e bllokuara ne kete lloj industrie arrijne miliarda, dhe kjo vjen si shkak i politikes dhe korrupsionit, politikes qe nuk ka orientuar kapitalet aty ku duhet dhe korrupsionit ... dihet se pse. Ehu, muhabet per nja dy shishe vere ky, kot bejme llogje smiley

Jo, une jam i prirur te besoj qe pjesa dermuese e atyre qe jetojne ne kotecet me parafabrikate duan te kene me shume hapesire. Kjo si pike e pare. smiley

Plan urbanistik te miratuar edhe nga KKT dhe pastaj leshujo policet per devijimet. Nese te shkelet ligja dhe ne Tirane, se ky eshte sebepi i ndalimit, atehere pse mendon qe mbas zgjedhjeve te reja nuk do shkelet ligji? smiley

Miliardat e bllokuara? Po, ketyre do u shtohen dhe te tjera : fabrikat e cimentos, prodhimi i celikut, prodimi i tubave, materialeve elktrike, i dyerve, dritareve, pllakave, hidrosanitareve, paisjeve te ngrofje ftohjes etj etj. 

Po shkollat profesionale te Erionit pastaj qe do nxjerrin specialiste qe nuk kane vende pune per te punu? smiley

Bravo Rama, mire ja ben ketij populli qe ta jep voten per 2000 leke. Fakti qe ke ne koke vetem emergjenca e peisazhe sketerre nuk do te lejonte gjithsesi te ndertoje shtetin policor ..po mos te kishe perposhte nje milion injorante e njerez pa tru. Ata qe te votuan ty edhe pse s'le gje pa bere qe - te pengoje, te frenoje e te nxije - Shqiperine, sidomos 4 vjetet e fundit ne Opozite, e meritojne psikopatine tende qeverisese. Kryeminister qe qeveris pa plan e pa respektuar rregullat ne demokraci eshte pjelle diktatoresh te semure si ai Koreani. Edhe Hitleri u thjoshte Gjermaneve se eshte "i martuar" vetem me Gjermanine por kjo "dashuria" kaq e madhe eshte si ajo dashuria qe ste le te besh as shurren pa miratimin e pelqimin e "te dashurit". Nejse, si thashe me lart, mire ja ben ketij populli !

Shyqyr qe keni fillu te ktheheni te ppu ju muxhahidinet e doktorit, se sa kishim fillu me humb besimin te rama. Vini ju ketu dhe tak, kthehemi prape aty ku ishim "le te boje ca te doje mjafton qe iken keta mortjet nga pushteti" smiley

Ja mor swed si po perfundojne "muxhahidinet" e doktorit. Lumsi ju ISISat e Rames se ju u ka celur pjella.

 

Marre nga "respublika"

 

by Anonim | 25 August, 2014 - 16:48

E cfare vlejne pergjigjet tona? Rama nuk po pyet asnje e jo me te lexoje komentet tona? Pyesni Ramen per kete shashke te rradhes sepse aq shashka sa leshon Ai dite per dite nuk kemi me takat ti analizojme e debatojme. Jemi lodhur e rraskapitur ore! Nuk na punon truri me se ne populli qe sapo mesuam rregullat ne demokraci nuk na shkonte mendja kurre se duhet te vazhdojme te mesojme edhe natyren e rregullin e diktatures. Jemi thjeshte te mbingarkuar me dy pale sisteme! Aq te ngarkuar sa po ja leme shoku shokut llogjiken. Ti merru me Diktaturen e une merrem me Demokracine, takohemi ne faqe te gazetes dhe aty komentojme!!! Nuk di cfare te them tani per tani se jam i tronditur nga shpjetesia e ci-orentimit Kryeministror, po dyshoj ne aftesite e mia llogjike, po humb respektin per gjithe ato dije te vyera rreth demokracise dhe shtetit te se drejtes qe me mund e perkthime i pervetesova me aq zell. Me duket vetja kot, budall, injorant qe besova ne demokraci! Me vjen inat qe ofendova gjyshin per komunist, ku ta dija une se komunizmi do na hynte ne shtepi sot si permbytje natyrore? ku ta dija une se do merreshim prap me komunizmin? Thjeshte jam pa ide, pa ide se aq shume shashka ka hudhur gjer me sot ky Kryeminister sa dyshoj ne vleren e popullit vete!!!

 

P.S. Me falni qe po e mbyll kaq heret "problemin" tim se po studioj komunizmin shpejt e shpejt se aty do te gjeje me siguri edhe pergjigjet qe sot po me duket ajo utopi e te "si ndodhi keshtu"..?

reply

E verteta e hidhur eshte qe eshte si eshte Rama, nga gjithe kryeministrat qe kemi pasur deri me sot eshte me i miri. E kishte lene Sala vendin te mbillej me hashash nga vermoshi ne konispol, dhe i la shkollat te behen piramida. Ishalla ben dicka te hajrit deri ne fund te mandatit, se kaq sa ka bere s'mjafton. Por Sala s'ka bere kaq as ne tete vjet. Po e merr vesh gjithe bota se c'i paafte paska qene, e qe problemi yne si komb paska qene ai dhe njerezit e tij. Por ta dish qe tek ajo lista e kryeministrave sala yt renditet andej nga fundi, me zogun.

Fjalët e bukura nuk bëjnë dot punë të madhe! Vlerësoj idenë, POR, kur shoh, dëgjoj se në brendësi të policisë ka mungesë logjistike, por mbi të gjitha; Ka Mungesë VULLNETI, (400.000 Lekë marim, e pse të rrezikojmë!? - duke harruar që ka dhe që lypin duke rrezikuar gjat gjith ditës) ka punonjës që automjetin personal e kanë pa asnjë dokument e që s'paguajnë asnjë taks në shkelje të plot të ligjit duke përfituar nga uniforma e policit që mbajnë veshur, punonjës që me automjetin e policisë nuk respektojnë asnjë rregull të qarkullimit rrugor duke e ngarë atë edhe në kundravajtje të plotë në rrugë me sens unik, apo në të kundërt në rrethrrotullim etj, etj, etj, nuk mendoj se ndonjë punë do bëhet. Lulet zakonisht çelin në pranverë. Jemi në prag vjeshte. Kam frikë se do thahet shpejt e do i ngelen vetëm fjalët! 

Nëse do të ndryshosh botën, filloje nga vetja, sepse vetëm duke ndryshuar vet-veten e ndryshon dhe botën! Ndryshimet duhet të fillojnë rrënjësisht në polici e pastaj ca më tej. 70% e tyre për mendimin tim janë copë copë. 

: Konkluzion nga eksperienca ime e përditshme...

PS: Largoni kontrollet policore të tipit -autostop- nga autostrada. JANË BURIM I PASTËR AKSIDENTESH. Në asnjë vend në botë nuk bëhet autostop në autostradë, aq më tepër në Tiranë-Durrës ku s'ka as korsi emergjence! ËSHTË IDIOTLLËK.

 

Leonard, po ku je more djale, pse nuk me ke shkruar. Te kam shkruar ne email. 

Nderkohe vazhdon puna per rrethimin e Liqenit me 17 katsha. 

1;  2;  3.

 

Jo per gjo, po ta dini qe "parine" s'e gjeti gjo as nga INUK-u as nga vendimi i KKT. 

Paesan,  ka shume mundesi qe puna te vazhdoje sepse PeDi po e co ne Kushtetuse ndalimin e rames e me siguri do fitoje. Keshtu qe hapni syte e mos ju rrejne se keto do jene 17 kateshet e e vetme. Shif ate harten e Bushatit, e si pa u ndjere kan per tu mbjell me pallate gjithe zona atje per tu zhvillue. E kur i besun Lulthimit, njerezit dhe e votun Kryebashkiak pas rruges se kombit e 21 Janarit, dihej qe do shkonte keshtu kjo pune.

Po nxit qeverine keshtu qe "Sta pjerdh njeri " ? Apo nuk ka Lidhje ky Vendim me kete qe po ndodh !

Denoncimi , eshte nje pike e vendimit , behet dhe Online ! Na bjer nje pergjigje cfare te kane thene ! Sepse keshtu af -ofesh si ky me fotografi smiley,  kemi Xhibolen njeqind here me te fuqishme biles gjen artikuj me VITE me pare .

I nerum Tirans ke ardhe si ....kot po themi ne kete prurje me kete Post . Mund te jete edhe rrethim i para dy tre muajsh ! Na trego qe po Punohet SOT pas Vendimit ose kur ai te kete Hyre ne Fuqi ! Te dime cfare te shkruajme !

Idro, te imageshacku ke gjithe fotot qe kam vene per kete pune. Kane daten kur jane ngarkuar/upload dhe mund te shohesh kronologjine. Keto te treja jane marre sot.

 

Se cfare denoncime kerkon nga une s'e kuptoj, kur gjithe keto levizjet e fundit jane marre si shkak i zhurmes perfshire dhe artikujt e shumte qe u bene e u botun ne shtyp per ceshtjen e Liqenit. Anyhow, nese gjykon seriozisht se duhet, po e bej dhe nje ankese formale, po ku se? INUK-u eshte shkri, Bashkia s'ka per te me dhon xhevap, ta provoj njehere te Haxhinastua thua? Apo te prefekti qe qiti per bythe ata te tregut Dinamo?   

 

Vendimi i KKT nuk ka lidhje me lejet e nxerra para dates 22 gusht, po u shit sikur u morr nje mase per te blloku ndertimet te Liqeni (ose mbase keshtu shpresoja une). Gjithsesi, ky i Liqenit vazhdon. Vras mendjen sa leje te tjera kane dale per zonen rreth Liqenit nga data 1 - 22 gusht  smiley  

 

Kurse Vendimi per INUK nuk ka lidhje me ndertimin te Liqeni, I grant you that, pooor besoj se pjese e problemit te ndertimeve dhe shkaterrimit te territorit, mbase pjesa me e rendesishme, eshte kapja e shtetit nga ata qe ndertojne ku te munden dhe mbeshtetja qe shteti u jep atyre, nderkohe qe ben sikur merr masa te ketij lloji per ruajtjen e territorit.

Prap i nerum .Nuk je ti qe ndryshon as une .Por si qytetar na eshte dhene nje e drejte per te raportuar e marre nje Pergjigje .Per kete e kisha .Se keshtu kot se koti , dil e ben fotografi e hudh gure per rrathe nuk merret vesh se cfare po ndodh .

Me thjesht une e kam qe , me qe je aty e ke te privilegj ,  merr nje Nisme qyetare dhe ben nje Denoncim .Dhe heshtjes se krimineleve po aq kriminele sa dhe ndertusit pa Leje ,  i duhet pergjigjur me Denoncim Publik me fakte pa u merakosur ne se eshte Rama Tahiri apo ndonje karagjoz PD-hi si Ristanet e Bashat qe u ka mbet ora te "na rrahu Pozita or tie " Dhe te jesh i bindur se do jesh Kryeartikull !

Ne se po Lejohet kjo dhe  nuk ka argument te mbrojtur nga Vendimi ....Atehere kemi te drejte edhe te Bertasem HIPOKRITE , Bashkepunetore ne Krim ..ne mos jepi me thashetheme si zakonisht dhe hidh gure per rrathe Politike ! Kjo eshte Opozita qe me ndonje Jurist te kualifikuar mund ti padise dhe per Gjyq si Mashtrues te Publikut ! Pa arritur ne terma 'te medhonj mer jahu " te kryehajdutit Sali "eshte kap shteti " smiley

Respekt per qendrimin tuaj sidomos per kete Problem !

Pasi e mbyten kete vend me ndertime me e pa leje, pasi shkaterruan qindra mijra ha me gjelberim, e betonizuan e i moren frymen per dymbedhjete vite me radhe z Rama e me tej z Basha, po ju bie ndermend se c`masaker kane bere. Une mendoj se ne ka njerez me kriminele kundra mjedisit jane pikerish Kryeministri dhe Kryebashkiaku...Vendimet qe priten te meren jane thjeshte nje epilog i fushates elektorale per zgjedhjet vendore qe do mbahen ne pranveren e ardhshme. Une uroj qe ky vendim te dale per mbare por me c`kam pare tash njezet e tre vite me radhe, me c`kam degjuar ne fushaten per zgjedhjet qe shkoi dhe si u veprua mbrapa, dyshoj fort per kete. Nese njeri syresh do me jape fakte dhe prova te kunderta une terhiqem me nje ndjese te madhe.

" .... “Ne kemi ardhur në qeverisje për një vizion të qartë, për një qasje të re ndaj zhvillimit, për një model të ri të administrimit të territorit. Sot është dita të hapim një faqe të re, në një kapitull të ri lufte me krimin ndaj mjedisit. Deri tani arrijmë deri në 1 mijë objekte të paligjshme që janë goditur....." 

 

Nje gje nuk kuptoj une, si ndertojne pa marre lejen nga bashkia apo komuna. 

Nje gje nuk kuptoj une, ..

Mbase te ndihmoj i nderuar Pjer .

Mos mba peshq me ngjyra dhe nderroi Ujet akuariumit .Nji me nji qe fillon kupton pse ka peshq pa Ujeqe llokociten !

Sec ishte njoni nga keta komisaret e rilindjes nga Kukesi qe ja kishte lyp njones qe kishte shku me denoncu burrin per dhune , e kishin arrestu per shfrytezim posti.

Se mos del me vone qe nuk eshte i rilindjes apo e ndryshojme pastaj pllaken po qe ashtu s'ka gje. Te jesh i bindur qe po te ishte i rilindjes ai, do pelliste berisha dhe spurdhjaket qe i rrine pas si gomeret ne duhan! Jo per gje por ti si cun i zgjuar duhej ta kishe kap kaq gje para se te postoje kete me siper heheeheh

Paska ndodh ne Velipoje dhe jo ne Kukes.

Te pakten, fatmiresisht, e arrestuan. Jo si Mziu qe vazhdoi i qete mbrojtjen e doktoratures.

Me sa kemi degjuar gjemo Mziu nuk ja ka lyp asnjones eshte vetem pak i korruptum , ndryshim i modh apo jo.

O Brado sa shpejt haroni ju te PD-hit!! Po nuk ishte ky Mziu qe ja lypte me sms varteses se vet tek bashkia e Komzes? Apo meqe jeni parti e PD-hit do te thoshte Idrizi nuk ju quhet abuzim seksual?

ca osht mer ajo e lypme me 39 lek sms .

Po ne ky tjetri qe e kon arestu para ca ditesh si fakt kon ca dialogje nepermjet facebookut, ku ky i kerkote qe ajo ti vite ne nje hotel per te biseduar sesi te mbrohej nga burri i saj i dhunshem. 

Kete e kane arrestuar koleget e vet ne zyre , ne flagrance , zonja ka qene aty , dhe boll se na cave trapin se ti Partine e vune ne bast smiley

e di si flet ti, a thu se ke qene vete tek zyra e ketij shefit. Po nje budall qe ja kerko tjetres nepermjet facebookut mesiguri qe ka rene preh e mashtrimit te saj. lol

Po ne gazete mer e lezova .
 

Kishte ndertu pa leje ky tipi Brado?

Duhet ta kete pas ne proces legalizimi smiley

Degjova sot neper lajme se jane arestuar apo paditur 10-tra persona qe ndertojne pa leje. Nje pyetje kam: behet fjale per ndertimet pa leje qe po behen aktualisht apo edhe per ato te nje viti me pare? Jo per gjo, por te pakten 4 ndertime pa leje qe jane bere vjet ne vere (2 bar kafe, nje dyqon dhe nje shtepi banimi) prane zones ku une verdallosem vazhdojne te funksionojne e te lulezojne me kliente. 

Duhet te jene ne proces ndertimi ata qe arrestohen.

Po pse? Ata qe ndertuan para nje viti pa leje dhe sot po fitojne para abuzivisht nuk kane qene ne proces ndertimi? Ata/ato jo vetem duhen arestuar, por duhet tju meren edhe paren e fituara pasi jane para te fituara jo ne menyre ligjore. 

Sipas teje i bie me arrestuar nja 3 mije persona.

Po mire ku ndryshon faji i atij qe ka ndertu pa leje para 1 viti dhe i ketij qe po nderton tani? O te dy ne burg e tu merret ene pasunia qe kane vone padrejtesisht ose asnjoni. Me ke dun me u tall keta rilindasit? Me mua jo njehere se une ja shk..... zajken.

Po me po aty maje menjen ti , ata qe ndertuan para nje viti i kane te gjithe per legalizim dhe me sa kam degjuar gati 90 % te rasteve Rilindja i ka kaluar  smiley

po te jete e vertete kjo qe thua ti, atehere keta qekan shkerdhata njesoj si krimineli sali.

100 % e vertete , prit prit Sala ka qene lule , e di pse me pelqejne keta mua kozi ? i morin mare , me Salen i paguaja dritat muaj per muaj ,pas nje viti vendim qeverie i falte ata qe nuk i paguanin , gjobat e makinave , sa e merrja shkoja e paguaja , pas gjashte muajsh , vendim qeverie , falen gjobat smiley , ky s"pyet , dritat ti pret po si pagove , me gjobe te papaguar dil po ta mbajti ne rruge , kaq du une .

Brado si duken gjonat, mfal qe po tpys po jeni tu e llustros e reciklu Cunin e Sheqeres per ta Bo gati per pushtet? Si shum afer me nderkombetaret ky Palloshi....mos po bohet gati tja hudhi byzylyket apo se ha ate koqe ulliri Cuni Sheqeres e ka perta pushtu keshtjellen e KM ne vjeshte? Si ta hudhim bastin...na boj i xhest...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).