Shkrimtarë të njohur të botës së letrave para vdekjes së tyre kanë thënë fjalët e fundit: prekëse, mesazhe, himne, fatkeqësi, zhgënjim… ajo çfarë jeta dhe bota e tyre e brendshme shpirtërore ka grumbulluar për t’u shprehur në frymën e fundit. Ja disa prej tyre:

 1. Anton Çehov, në shtratin e vdekjes, kërkoi morfinë dhe shampanjë. “Ka kaluar shumë kohë qëkur kam pirë shampanjë për herë të fundit”, – ishin fjalët e fundit që tha.

2. “Tani, miku im, nuk është koha e përshtatshme për të bërë armiq”, – ishin këto fjalët e fundit të Volterit, thënë priftit që i kërkoi të hiqte dorë nga Satanai.

3. Franz Kafka: “Më vrit, ndryshe je vrasës!”

Fjalët e fundit të Kafkës i drejtoheshin mjekut të tij, i cili nuk donte t’i bënte një mbidozë vdekjeprurëse morfine. Kafka vuante nga tuberkulozi dhe nuk mund të fliste ditët e fundit të jetës.

4. Aldous Huxley, autori i librit të mirënjohur “Më e mira e botëve”, para se të vdiste, i kërkoi së shoqes t’i jepte një dozë LSD – një lloj droge e njohur për efektet psikologjike – në mënyrë që të ikte nga kjo botë në gjendjen mendore që dëshironte vetë.

5. Fjalët e fundit të Gëtes ishin: “Më shumë dritë!”

Natën para se të vdiste, shkrimtari i njohur gjerman kishte diskutuar me nusen e djalit për fenomenin optik.

6. Jane Austen, e pyetur nga e motra se çfarë dëshironte pak para fundit, Austen tha: “Nuk dua asgjë përveçse të vdes”.

7. J. M. Barrie: “Nuk mund të fle!”

Para se të vdiste, Barrie i dha spitalit të Londrës të drejtat e kryeveprës së tij, “Piter Pan”. Ky spital vazhdon edhe sot e kësaj ditë të përfitojë nga trashëgimia.

8. Hunter S. Thompson, para se të vriste veten, shkroi në letër: “Qetësohu, nuk do të dhembë!”

9. “Zot, ndihmoje shpirtin tim të shkretë!”, – ishin fjalët e fundit të Edgar Allan Poe. Vdekja e tij ishte e mistershme dhe ende nuk ka të dhëna se çfarë i ndodhi në ditët e fundit të jetës.

10.Lev Tolstoi në fund të jetës e braktisi shtëpinë dhe u mundua të jetonte mes njerëzve. Fjalët e fundit para se të ndërronte jetë: “Dua shumë gjëra, i dua të gjithë njerëzit”.

11. Emily Dickinson: “Duhet të shkoj, mjegulla po shtohet”, – ishin fjalët e fundit të saj, që kishte zënë shtratin për 7 muaj para se të ndërronte jetë.

12. Eugene O’Neill: “E dija! I lindur në një dhomë hoteli dhe si për dreq po vdes në një dhomë hoteli”.

O’Neill vdiq nga pneumonia, pasi kishte vuajtur edhe nga Parkinsoni, çka e kishte bërë të paaftë për të shkruar për vite të tërë.

13 Komente

ca nga keta paskan thene vertet fjale te mençura, saqe  edhe dijetari, i famshmi  N.N  do ti kish zili.

smiley Belulooo, vetem kur pashe N.N smiley e kuptova qe e kishe me ironi smiley

Une kam ofenduar Zotin dhe njerzit sepse puna ime nuk ka arritur cilesine qe duhej te kishte.

                                                                                              Leonardo da Vinçi

 

kjo qe paska thene da Vinçi  quhet kulmi i modestise, Tiku, apo jo..?

Jam i sigurte qe nuk e ka thene per modesti, ose per tu dukur si intelektual i shquar i sallonit te sinjora Bertinit (megjithse ka qene vertet antar i sallonit), sepse duket nga vepra qe ai kishte manine e persosmerise dhe kapjes se universales.

Ne fakt kjo duhet te jete ndjenja origjinale e njeriut para vdekjes, e jo nga keto maskaralleqet snobe qe tregohen zakonisht.

Perveç se jane edhe te dyshimta qe jane thene vertet. Pak a shume jane letersi ose mitologji si e gropave thithese te liqenit. Imagjinata e zhvilluar e popullit.

 

Perveç se jane edhe te dyshimta qe jane thene vertet. Pak a shume jane letersi ose mitologji si e gropave thithese te liqenit. Imagjinata e zhvilluar e popullit.

 

qe ne koherat me te lashta, fisi i korbave rron nga nami i mire i shume te famshmit ''korb te bardhe'', te cilin dikush, dikur..diku, na e paska pare....

 

ose eshte modesti e skajshme,  sepse njerezit  nuk mund ta kuptnin kurre se  si  duhej te ishte  cilesia e punes se da Vinçit.. kete vetem ky e kuptonte!   (ndersa nese e kuptonte Zoti, nuk di cte them. aaa, me vret Perendia..smiley.)  

ose eshte nje thashethemnaje,  mit urban i kohes, sepse llafazanet kane jetuar qe ne koherat me te lashta gjithashtu.  si do ti shtynin oret duke pire kafe apo caj ne sallonin e sinjora Bertinit... -ja, duke treguar peralla apo  pergojuar njerezit.. ai tha ashtu,  ky tha keshtu etj...smiley

 

ose, ose Shaban Qose!

Ke harru edhe nje tjeter ose o Shabe, eshte edhe libri dhe filmi me te pallume providenciale Kodi da Vinçi.

Nuk ka rendesi nese e ka thene apo jo kete shprehje, edhe nese nuk e ka thene, e ka thene me vepren e vet, sepse vetem nje person i pergjegjshem para Zotit dhe njerzve mund te jete 500 vjet para kohes se tij.

Nder te tjera eshte i pari qe ka percaktuar dhe perkufizuar sakte metoden shkencore. Fama i ka mbetur Galileut, sepse Fletoret e Leonardos nuk i kishte lexuar njeri para vitit 800. As ata qe i zoteronin, sepse ishin pyke ne diell, nuk i merrnin vesh. Per me teper konceptimi i i metodes se tij shkencore nuk ishe galileian, bakonian dhe njutonian, por krejt modern, jo reduktues, veçues, torturues, shfrytzues, por permbledhes, nderlidhes, dashurues etj.

Deri edhe ligjin e dyte te termodinamikes (ligji me universal) kishte zbuluar.

 

Cehovi, shpirti im binjak...

it is it is. smiley

dhe me i miri Stalker eshte ai qe ka thene" sa me shume njof njerezit,aq me shume dua qenin tim" nuk me kujtohet kushsmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).