Pershendetje te gjitheve!

Kam nje njeriun tim qe eshte me gjithe gruan ne Angli; para dy vitesh iken ne te zeze. Pyetja eshte: nese ata bejne nje femije atje, ne Angli, a perfitojne ndonje gje? Leje qendrimi, letra a ku di une? Po ndonje menyre per te perfituar letrat, a kane? Nese ndonjeri nga ju ka ndonje informacion, ju lutem te na e thoni.

5 Komente

Nothing, femija mund te kerkoje nacionalitetin kur te kete 18 vjeq me nje çertifikate te thjeshte ne komunen ku ka lindur dhe pas shqiptare. ai mund te terheqe prinderit pastaj nqs dokete rroge te deklaruar kohe te plote pune... por deri sa te bahet ai 18 vjeç duhen rishikuar ligjet.

Une them ta bejne femijen njehere se te tjerat zgjidhen me vone.

Madje dhe po nuk i pati mundesite burri le ta ndihmoje komshiu ose i gjthe komuniteti shqiptar atje qe u gjendet prane per nje dite te veshtire.

/as kafshet nuk shumezohen keshtu, per interesin personal

ata per femijen po mendojne, se duan ta pjellin te ligjshem ne mbreterine angleze. po qe ta rrisin kete femije te ligjshem duhet te jene edhe vete te tille dhe ja ku doli hipotetikisht per te gjithe smiley

Cfare perfiton nje cift shqiptar (pa letra), nese lind nje femije ne Angli

Nje bilete falas  Londer- Rinas (One way) per ciftin dhe femijen!  smiley

po tani ato do bejne femije se nuk do rrijne pa femije, si ne angli si ne shqiperi. jo se ata po nisin femije per letra e budalleqe. por thjesht pyta nese perfitojne ndonje gje , nese ka ndonjeri info , qe te mos hallakaten neper avokate , e te shpenzojne kot . gjithsesi flm per pergjigjet 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).