TIRANE- Qeveria e Shqipërisë rreshtohet hapur në krahë të vendeve ndërkombëtare që luftojnë të ashtuquajturit Shtet Islamik i Irakut dhe Levantit dhe praktikat e tij barbare e terroriste. 

Në një deklaratë për mediat, qeveria shqiptare shprehet se do të mbështesë edhe me municione qeverinë e Irakut, me qëllim luftimin e kësaj organizate terroriste. 

“Qeveria e Republikës së Shqipërisë do të jetë pjesë e koalicionit për mbështetjen e Qeverisë së Irakut me armë të lehta dhe municione në luftën kundër terroristëve të të ashtuquajturit Shtet Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL). Si një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ka dhënë që prej orës së parë kontributin e vet në luftën kundër terrorizmit dhe ka qenë e do të jetë pjesë e koalicioneve ndërkombëtare, në Afganistan, Irak e më gjerë, bashkë me vende të tjera aleate dhe partnere. Praktikat barbare të ISIL dhe situata humanitare katastrofike në Irak na vënë të gjithëve para përgjegjësisë morale për të bërë ç’është e mundur kundër errësirës që përpiqen të sjellin mbi njerëzimin forcat e verbra të terrorizmit”, thuhet në njoftimin e qeverisë. 

“Çdo vendim dhe kontribut i Shqipërisë në këtë drejtim, është i mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare, si dhe i sinkronizuar me partnerët tanë strategjikë e aleatët tanë në NATO e në BE”, thuhet më tej në deklaratë.

SHBA e Italia falendrojnë Shqipërinë 
Vendimi i Shqipërisë për të mbështetur qeverinë e Irakut me armatime të lehta e municione është përshëndetur sot nga SHBA e Italia. Një një deklaratë, zëdhënësi i Pentagonit nën Admirali John Kirby falenderoi Shqipërinë që u bë pjesë e aleancës ndërkombëtare kundër ISIS. 

“Shqipëria ka rënë dakord të ndihmojë në misionin për të furnizuar forcat kurde në Irakun e veriut”, saktësoi ai. 

Vendimi u përshëndet menjëherë dhe nga Italia e cila do të ndihmojë në transferimin e armëve dhe municioneve. “Në kuadrin e angazhimit të përbashkët në luftën ndaj terrorizmit ndërkombëtar dhe në bashkëpunim me Shtetet e përfshira në këtë operacion, pala italiane i garanton Autoriteteve shqiptare mbështetjen e dakordësuar duke ofruar suportin logjistik të nevojshëm për transferimin e armëve dhe municioneve”, thuhet në një komunikatë të shpërndarë nga ambasada italiane në Tiranë. 

Armët dret Irakut
Shqipëria ka ofruar për qeverinë e Irakut 22 milionë fishekë për kallashnikovë, 15 mijë granata dore mbrojtëse, 20 mijë copë muncione për granatahedhëse antitank, dhe 32 mijë predha për mortaja të tipeve të ndryshme.

Çfarë është ISIS? 
Shteti Islamik i Irakut dhe Levanti, i njohur si ISIL, ka shpallur zyrtarisht krijimin e një “kalifati” të ri, ose të një shteti islamik, në territoret që ka pushtuar në Irak dhe Siri. ISIL po ashtu ka hequr nga emri i tij Irakun dhe Levantin, duke iu referuar vetes vetëm si “Shteti Islamik”. Ai ka shpallur “kalif” liderin e tij, Abu Bakr al-Baghdadi, dhe i ka bërë thirrje gjithë popullsisë myslimane të botës që të shprehë besnikëri ndaj tij. 

6 Komente

Gje e mire qe sadopak po japim ndihmesen tone per luften kundra terrorizmit. Nje fondamentalist muslim me pak, nje siguri me shume ne vendet ku jetojme..Gjithsesi duhet te kishin dhene me teper, Shqiperia ka mundesi te medha kur vjen fjala per municione te ketyre kalibrave, asnjehere s'e kam kuptuar arsyen, perse i shkaterruan vite me pare arme dhe municione te prodhuara ne Polican, ku fare mire mund t'i dergonim ne konflikte te tilla. 

A thu do vrasi nje nga keto fisheket ndonje rrorist shqiptar?!

Me vjen mire qe shteti yne i pjerdhur u zgjua, por siç thote dhe nje fjale e urte; Me mire vone se kurre,  kam besimin se keto arme do forcojne sadopak luftetaret kurde ne luften kunder grupit terrorist ISIS apo ISIL. Tani sapo pashe lajmet, ku gazetari belg, ne mes te nje poste (pike vrojtimi) te luftetarve kurde, po veshtronin me dylbi pikat e ISIS-it. Po çfar te benin te shkretet kur armatimin e kishin ibret. 

- Me keto ti luftojme ne ata, - po thonte nje oficer kurd, - ata (ISIS) kane armatim amerikan te diteve te fundit, teknollogji moderne. 

- Ne duam ti mbrojme jezidet, kristianet, po s'po na ndihmon njeri - thonte nje tjeter. 

 

Shqiperia do bente mire te çonte nje grup special ushtarakesh te pregatitur per aksione guerile kundra grupit terrorist, se ne lufte frontale atyre s'ua del dot njeri per shkak te armeve moderne. 

cojuni dhe ca bunkere smiley

Voj?

ashu.... ushtaresh qe kish cekja ne 97-ten

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).