Shqipëria pozicionohet  e fundit mes 100 vendeve të botës përsa u përket rezervave të arit.

Në raportin e muajit gusht të World Gold Council, një organizatë zhvillimi në tregun e industrisë së arit, e cila ofron një analizë të plotë të kësaj industrie, Shqipëria zë vendin e 100, me 1.6 ton ar, menjëherë pas Haitit që në rezerva ka 1.8 ton ar më shumë.

Të dhënat janë marrë për cdo vend nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Në rajon, Bosnje – Hercegovina renditet në vendin e 91 –të me 3 ton ar.

Sllovenia mban vendin e 88 me 3.2 ton. Kosova, Mali i Zi dhe Kroacia nuk figurojnë në këtë renditje.

Serbia është në vendin e 62 me 17 ton dhe Maqedonia në vendin e 78 me 6.8 ton.

Rezervat më të mëdha në rajon i ka Greqia me 112 ton, çka e rendit në vendin e 32 –të.

Vendin e parë, sipas këtij klasifikimi, e mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 8.133 ton, të ndjekura nga Gjermania me 3.384 ton.

Më pas renditet vetë Fondi Monetar Ndërkombëtar me 2.814 ton ar, i ndjekur nga Italia në vendin e katërt me 2.451, Franca me 2.435, Rusia me 1.094, Kina në vendin e 7 me 1.054, Zvicra me 1.040 ton, Japonia me 765 dhe Hollanda që mbyll 10 vendet e para, me 612. Turqia zë vendin e 12 me 512 ton.

20 Komente

po me rezervat e lekeve si jemi  mo?smiley   se me  flete librash  jemi mire..smiley

Sikur ta dinte Floriri qe ketu ja thone Ilir.

S'di pse e lexova Shqiperia e fundit per rezervat e *arit dhe thash c'ne ne te fundit ?! Me mire te shkruhet flori, keshtu edhe gjindja nuk ngaterron kekun me byrekun. Nashi, ne flori shume mbase s'kemi, por kemi plot kapitale te tjera, njeriun psh.

Pa dale njehere, mos e kane me te futme keta te shqiptares. Mos po duan te thone qe rezervat jane zvogeluar se ndonje punonjes banke ka zevendesuar pa dashje ca kallupe floriri me ca kallupe sapuni...

populli dhe partia jane thesaret tone me te medhenjsmiley

Kjo tregon se ari mbahet akoma si vlere mbeshtetese per shum transaksione. Ujqerit e vjeter te makroekonomise, çifutet, anglo-saksonet dhe latinot (Itali, Spanj, France) u kane injektuar edhe grupeve e shteteve te ndryshem kete sindrom, qe te bazohen tek ari, dhe iu japin nje rendesi te veçante (artificiale) ketij metali. Sikur te bjere interesi per kete metal, nga njerzit, firmat e dyqanet, vlera e saj bie menjehere, dhe shkon ne kuotat e saja reale.

  

ari nuk mbahet me si vlere mbeshtetese qe nga 1945 .cmimi i tij varet nga spekullimet ne burse.kur ekonomia eshte mire parate investohen ne aksione kur ekonomia bie parate levizin ne metalet me vlere , naften duke shkaktuar rritjen e cmimeve te ketyre te fundit.

Ti dukesh qe s'di ca flet. Ari si metal ka shume vlere sepse ka atribute te vecanta dhe jo per shkak te ndonje sindromi.

Nuk eshte fare e domosdoshme qe sot shtetet te kene rezerva ne ar.

Nga ky 1 ton ar qe ka Shqiperia, gjysmen do e kene ata qe e vodhen para nja 10 vjetesh. Dmth Ilir Meta dhe Fatos Nano

dakort mer qe jemi ne vendin e fundit, por a kemi me te vertete 1.6 ton ar? Se nga e shkrojtura neper librat kontabel e deri tek magazina ku ndoshta gjendet ky metal mos ndoshta ka avulluar nje pjese e tij? Cfare thote Fullani per kete gje? 

Sa i bukur paska qene, se tani eshte bo si plaku berisha, biles mos me keq.

Futet ne burg ai me kete buzeqeshje?smiley

Vendin e parë, sipas këtij klasifikimi, e mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 8.133 ton, të ndjekura nga Gjermania me 3.384 ton.

 

ca thu o gazetar rrumpall

Ajo historia e arit gjerman ne SHBA u be si puna e kungulleshkave..Thone se arin e gjermanit ju a ka dhene kinezeve amerikani dhe kasafortat e gjermanit i ka mbushur me gazeta smiley

Kur ka qene ndonje here Shqiperia mire,  me arin floririn ? Kush e le Floririn te bie ne toke ne shqiperi,? ose e vjedhin ose e bejne rrushe  kumblla!

faleminderit Ilir Metes per vjedhjen e Arit!!

si thonin socialistet kur ishte me ps-ne meta dhe vodhi arin? hallall ja boft zoti la-Le, e ka bo cun p... some fatosi. 
pastaj kur kaloi nga pd-ja per nje tender a ca ishte ai direkt ju nisen me 240-tsh kryeministris.
me kta kamikaz do hym ne europ ne?

qyqe pse paska ar akoma "shteti"

n'emer t'kujt e ka ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).