Aktori dhe komediani i njohur amerikan, Robin Williams u gjet i vdekur të hënën në shtëpinë e tij në Kaliforninë veriore. Dyshohet se bëri vetëvrasje. Ai ishte 63 vjeç. Policia tha se zoti Williams u gjet pa ndjenja nga personeli i urgjencës që ishte thirrur në shtëpinë e tij.  Zyrtarët thonë se ata besojnë se ai vdiq nga asfiksia, por shkaku i saktë i vdekjes është ende nën hetim.

Publicisti i aktorit që ka fituar çmimet Oscar dhe Emmy, lëshoi një deklaratë të hënën ku thuhej se Williams kohët e fundit po luftonte me depresionin. Në fillim të karrierës së tij, ai pati probleme me drogën dhe alkoolin dhe për shumë vite ka vuajtur nga varësia ndaj tyre.

Robin Williams ishte një komedian kur ai debutoi në serialin televiziv, Mork and Mindy që transmetohej në kanalin ABC. Më vonë ai luajti role në shumë filma dhe fitoi çmime për role të shumta, përfshirë ato në filmat Good Will Hunting, Mrs. Doubtfire, Good Morning Vietnam dhe Dead Poets Society. 

(Ambasada Amerikane)

“He made us laugh. He made us cry. He ended up touching every element of the human spirit.

“Ai na bëri të qeshim. Ai na bëri të qajmë. Ai preku çdo element të shpirtit njerëzor. U prehsh në paqe, Robin Williams.” 

51 Komente

Njeri me zemer te madhe! I vetmi njeri qe te bente te qaje e te qeshje brenda nje filmi 1 oresh. Filmat Dead Poets Soceity dhe Good Will Hunting jane filma te medhenj qe nuk i humbet vlera kurre sepse aty eshte Robin Williams dhe nuk mund te imagjinohet ata filma pa te.

Naten qe vdiq John Belushi ishte ne shoqerine e Robin Williams dhe Rober De Niro pasi ishin miqe te ngushte. Pasi u nda me ta u gjet i vdekur ne rruge nga mbi doza. Njerezit e medhenj ikin trishtueshem shpesh here. 

 

 

 

Tani, zemren une nuk ja njoh, por si aktor ishte i perkryer.

Kuazimondo,

Ke degjuar besoj per ate aktorin qe launte Superman - Christopher Reeve qe ra nga kali dhe u paralizua. Pas aksidentit Robin Williams e vizitoi ne spital i veshur si doktor dhe me nje maske ne fytyre. Bente si doktor me nje anglishte me theks te forte ruse dhe e ekzaminonte. Kur hoqi masken, Christopher Reeve tha qe ishte e para here qe qeshte pas aksidentit.

Shume e trishte! smiley Vetem para 2 ditesh po mendoja per What dreams may come. Me vjen keq qe e humbi luften me depresionin, ishte nga ata njerzit e rralle qe kishte ende cfare ti falte njerzimit. Te pakte jane njerzit qe bashkojne me te njejtin emocion kombe te tera. Robi Williams ishte nje nder ta. RIP!

Pse e trishte ? Ne se ky njeri doli nga jeta ashtu sikunder hyri ne te, them se duhet perfshire tek " te lumturit " ! Nuk besoj se iken nga kjo bote njeri, me te gjitha objektiva te perfunduara, sepse une sepaku nuk njoh asnje njeri , mik a shok qe te mos kete qene i prirur ta leri ndonje pune ..." per ta plotesuar ne nje moment tjeter, me vone..

E kena dash . U prefte i qete !

Eshte veshtire te perballosh ndryshimin brenda nje dite nga xhongler i panjohur ne rruge per te nxjerre buken e gojes, ne milioner dhe i mirenjohur nga te gjithe.

Kjo i ndodhi Robin Williams dhe ky shok qe pesoi nuk ju nda gjate gjithe jetes,sado qe u mundua ta mposhte me alkool droge apo ilace.

Eshte e vertete qe Belushi,Williams dhe De Niro kane qene bashke naten qe Belushi vdiq.Te tre kane qene shoke te ngushte.

De Niro pati nje depresion pas vdekjes se Belushit dhe nuk doli dy jave nga shtepia.

Ne fakt vdekja e Belushit ka tronditur shume Hollivudin pasi ishte vdekja e nje te mirenjohuri nga droga kokaine,qe te gjithe atehere mendonin se mund ta menaxhonin.

Belushi kishte shume fansa ne Hollivud dhe fama e tij ishte e e njejte me ate te Maikell Xheksonit.

Nje nga fansat e tij ishte dhe komadiani tjeter Chris Farley,qe edhe ai imitonte Belushin,aq sa edhe vdekjen e pati si ai nga overdoza.

Hollivudi eshte atraktiv dhe vdekjeprures.Na duhet sepse prodhon filma qe percaktojne edhe karakterin tone apo ndihmojne ate,por vete aktoret qe luajne personazhet shume here jane te palumtur dhe shume pak prej tyre jane te martuar,te padivorcuar dhe te lumtur.

U prehte ne paqe Robin Williams!

Çfarë të shtyn të mendosh se në vogëli ky njeri ka qenë i varfër? Se historia e tij familjare tregon ndryshe.

Nuk po them i varfer ne para,por ne fame,se buxhetin nuk ja di.

Por tek BBC degjova qe ka qene performues ne rruge dhe me pas u be i famshem menjehere nga nje tv show ne vitet 1970.

Pra nga askushi u be i njohur brenda nates.

Ju jeni bere te gjithe si Papa qe jepni bekimin te prehet ne paqe. Sepse po e thoni ju (ose Papa) dhe tjetri do te prehet ne paqe ne boten tjeter.

Cfar paqe ka nje qe vret veten sepse vuan nga depresioni dhe drogohet? Ose me sakte vuan nga depresioni, sepse drogohet.

Kujtoni se do te shpetoni kur te beheni kerma?

 

edhe une them qe ishte aktor i madh...por sjam shume dakort me drogen apo alkoolin etj deri tek perfundimi i keq....nuk menoj qe arti bohet vetem po u drogove apo alkooli...kam mesuar qe artista te medhenj e kane pesuar duke filluar qe nga 3 big Js e deri ne kohet e sotme....mbase vjen moment dhe humbet kontrolli...por te jetosh ne hollywood si mbret dhe te depresoniohesh apo drogohesh etj etj akoma ne nje moshe te rritur..etj etj me duket shume teprim....me vjen keq vetem nese eshte e pkaontrollueshme apo e pa trajtueshme....shume shembuj te artistve te medhenj ...por ka dhe shembuj te artisteve edhe me te medhenj akoma qe rrojne edhe pa droge e depresion etj etj....

te kesh me te mirat e botes dhe te drogohesh apo te depresionohesh, alkolizohesh e te te merzitet vetja???...ndoshta se kuptj dot dot se jetoj shume "poshte" ...

prap po them qe ishte aktor i madh...rip

Williams nuk me ka terhequr asnjeher si komik,  por me ka pelqyer me shume ana dramatike e karaktereve qe luante..

filmi im i preferuar  me Robin Wiliams eshte: ''Moscow on the Hudson'' , ne rolin e artistit (saksofonist)  nga Moska  qe u ''arratis''  gjate vizites ne Amerike. aktrim i besueshem,  i shkelqyer  i Williams!

Ne stand up ishte i paarritshem.nuk perdorte asnjehere script por fliste cfare i vinte ne mendje per momentin.

smiley qe duhet te kete qene dhe talenti i vertete qe ka patur !!

"dead poets society" filmi im i preferum po jo aq nga loja e tij si protoganist,por nga subjekti i filmit.gjithsesi,ka qene aktor i dashtun,sic thote dhe Idrizi.

Nje nga filmat me naive (por te pademshem, gjithsesi) qe mund te ekzistoje! Filmi pretendon (ama vetem pretendon!) te na beje te besojme ne dashurine per letersine, por ne fakt nuk ben veçse na devijon nga ajo dashuri.
Homologu i "Dead poets society"  ne letersi titullohet "Sophie's World"

Filmat s'jane klase edukate apo shkolle, si dhe s'eshte e thene te kene te gjithe te njejtin kut vleresimi per filmat dhe aktoret.

Nuk e di imazhin e tij ne vendet e tjera, por ne Amerike Williams ishte fort i dashur per publikun, sic Trebicka ne Shqiperi, e per kete, me shume se arritjet kinematografike me kutin e Oscar (te cilin ai e ka nje gjithsesi) kishte te bente natyra e tij, personaliteti i tij ne skene (jo vetem ne role komike, por dhe dramatike), ne intervista ne talk show, ne stand-up, etj. 

Me shume sesa arti qe vleresohet me gjyslyke me zinxhir duke pire caj (ok po karikaturizoj ketu lol) njeriu ka nevoje--dhe preket me fort nga--per gjeste njerezore, e ne kuadrin e nje aktori Williams e tejkalonte kete, ndaj dhe njerzit kishin nje afinitet te tille per ate. 

xhib, une shkruajta per filmin, dhe nuk fola fare per Williams !! Robin Williams has nothing to do with it: i eshte dhene nje rol nga regjizori dhe e ka luajtur.

Sa per 'kutin tim' (sigurisht qe eshte imi ! -edhe pse, jo vetem imi smiley ), sigurisht qe me 'ate kut' edhe do flas, se secili me kutin e tij flet!  Keshtu qe, nuk mund te shprehem ndryshe, perderisa nuk mund ta pelqej nje film "per hater te lojes se aktorit"; ah po, mund te me pelqeje loja e aktorit nese me pelqen filmi, por jo e anasjellta.

Nuk e kuptova kete punen e gjyslykeve (s'mbaj) dhe çajit (80% e filmave i shoh ne kinema, dhe atje ndalohet pirja e tij), por qofte dhe si shakà : nese e kam kuptuar mire, une do thosha se, pikerisht, nese ka diçka per te cilen jam plotesisht i sigurt ne lidhje me filmin ne fjale eshte fakti se " Dead Poets Society" eshte shembulli perfekt i nje filmi qe trajton temen e anti-scholasticismit, gjithe duke qene vete ... scholastic ke zoti !!

Ose :
sensibilerie - ne fr.
sentimentality - ne ang.
 

 

Nejse,une at film ma shume se si dashuri per letersine e kam kuptu si "hey teachers leave the kids alone" ,si nje film kunder autoritetit qe te ndrydh.

Po poetet bré Pjeter, ku ti çojme ? Jane dhe ne titull te filmit smiley

Ka shume filma qe ai ka luajtur dhe kane qene te arritura.

Ka luajtur nje game te gjere rolesh nga nje mesues babaxhan si tek Good Will Hunting tek nje vrases serial tek Insomnia me Al Pacinon.

Nga Mrs Doubtfire tek doktori tek filmi me Ne Niron Awakening,apo nga nje rol super gay,ku djali i tij dashuron vajzen e nje senatori konservator tek enigranti rus qe u arratis kur erdhi ne SHBA dhe transformimin apo amerikanizimin e tij.

Kjo tregon se ka qene gjeni dhe zakonisht ky gjenialitet vjen me nje cmin qe fatkeqesisht ne shume raste eshte i larte.

Tani sapo doli ne lajme qe policia ka thene qe ai ka varur veten me nje rrip.

Good will hunting, krah M. Damon ndoshta ka qene filmi me i mire ne te cilin ka loz.

Ne fakt, gjithnje me eshte dukur se ka pas te njejten menyre aktrimi ne te gjitha filmat, tip babaxhani, pak me teatral, dramatik sec duhet.

I madhe ! vertet i madhe ka kene .

Tash , thene te drejten ,Une as filmat e tij e as aktrimin nuk ja njoh sepse nuk ja kam vere veshin kurre cfare ka luajtur e cfare ka transmetuar !.

A e kam pare ? Po qindra here . Eshte i vetmi aktore qe ka arritur te me beje te harroj filmin duke ja percjellur shikimin .

Per mua, syt e tij kane transmetuar mesazhe  me shume se skenaret e gjithe botes .
 

Nga sa po degjojme,depresioni i ishte thelluar ne maskimum, se ka pasur probleme financiare.

New York Post publikon një intervistë të një prej miqve të afërt të Robin William,s i cili rrëfen se gjatë muajve të fundit ai kishte patur probleme të mëdha ekonomike për shkak të dy divorceve.

“Divorci është i kushtueshëm. Të boshatis zemrën dhe portofolin. Ai fliste vetëm për probleme parash, por sigurisht kishte dhe probleme të tjera. Një ndër shkaqet që e shtynë të binte në depresion të thellë ishte anulimi i show-t televiziv “The Crazy Ones” që pritej të transmetohej në Cbs. Robin ndihej keq. Ishte 60 vjeç me një karrierë të shkëlqyer dhe ishte detyruar të pranonte një show televiziv vetëm për të bërë pak para.”- ka rrëfyer miku i Robin Williams.

Në vitin 2013 aktori kishte deklaruar se ishte në prag të falimentimit për shkak të dy divorceve të cilat i kishin kushtuar shumë. Ai u detyrua të shiste një prej pronave të tij, që kushtonte 35 milionë dollarë, për të rifituar stabilitetin ekonomik. Por mesa duket problemet e tij nuk përfunduan kurrë.
.

ABCD tvls, po mendjen tek paret e ke more derezi.

Divorci me teper se humbje paresh, eshte humbje shpirti, sepse martesa eshte nje investim shpirteror ne radhe te pare.

O t'i sekuestrofte perseri paret i nderuari O-Idriz me tatim te jashtzakonshem, qe te vesh mend, se nuk zure e nuk zure mend me ç'ndodhi nje here.

 

Te kishte pasur mendt qe ke ti, do u kishte bere dy ish-bashkeshorteve ate testin brilant te bizhuterive, si dhe nje prenup para se te martohej. Eh...keshtu eshte kur nuk je ACDC1...smiley

smiley  you go girl !

si thashethem tani, njera nga martesat e Williams ishte me 'nanny'-n e femijeve te vet. E mbaj mend sepse u bene si trend ne ate kohe martesat me 'nanny', u degjuan disa raste si ky.

Mund ta quash pa frike nje Pitkin ose nje CHaplin i koheve tona per nga menyra e aktrimit, rrolet qe zgjidhte dhe steriotipet ose fenomenet qe godiste me humor te rrafinuar e ironine e personalizuar.                                                                                             Ne fakt, ne fakt ,gjruma qe le njeriu eshte boshlleku qe le Ai pasi largohet. Pikerisht gjurma ose boshlleku qe lene njerez te tille na terheq vemendjen e na ben te rreflektojme ne momente te caktuara. Robin williams ishte nje njeri me peshe prandaj dhe gjurma(boshlleku) e lene do te jete e madhe.

smiley
 

Paska vdekur nje aktore 'realisht e madhe' : Lauren Bacall !
E madhe per nga:
- zgjedhja e guximshme (dhe jo konsensuale) e filmave ne te cilet luajti : "To have and have not" * , "The Big Sleep" **, "Dogville", "Birth" (realizuar nga regjizore jo-konsensuale si Howard Hawks apo Lars von Trier, Glazer apo Robert Altman)
- per shpirtin e lire, duke i bere mutin Hollywoodit, qe nga momenti qe i shoqi i saj, Humphrey Bogart (aktori me i madh amerikan i viteve 40-50), vdiq ne 1960, e duke u vendosur ne NY (Broadway- ku luajti ne nje numer te konsiderueshem pjesesh teatrale).
- per sytë e saj, per bukurine e saj te re dhe te vjeter, per Vertetesine e saj!

Au revoir Madame !

 

* "To have and have not", shembulli tipik i filmit te madh, bazuar mbi nje roman 'te vogel': kur shkuan nje dite per te gjujt peshk, regjizori i stermadh Howard Hawks i tha mikut te tij per koke, shkrimtarit te stermadh Heminguej (qe nuk donte te punonte si skenarist per Hollywoodin) : "me jep nje roman tendin qe ta bej film; qofte dhe me te dobtin!".  "Ok- u pergjigj Heminguej, po te jap biçim-romanin pa forme "To have and have not".
Formën pastaj, ja dha Hawks permes filmit te tij te mrekullueshem!

** "The Big Sleep" : shembulli tipik qe konfirmon se nje film i madh s'ka te beje shume me skenarin (intrigen) : regjizori i tij, prap Hawks, pyeti skenaristin, shkrimtarin e famshem Folkner, nese njeri prej personazheve vret veten apo e vrasin. "As une nuk e kam shume te qarte" -u pergjigj Folkner ! smiley

Kush i ndjek filmat klasike,ajo vertet ka qene aktore klasi.RIP!

Talent i lindur , dhurate per artin dhe popullin. Eshte fatkeqsi te jete e vertet qe fundi i tij te vije nga monstra - depresion.

Thone qe Zoti ka krijuar edhe nje ambient tjeter pervec parajses dhe ferrit per te futur aty frymoret me te poshter te globit. Deri tani nuk e ka hapurt pasi pret ta inaguroje me sali berishen si i pari frymor qe e meriton nje vend te tille. 

Ka me keq se Ferri, eshte ai vend qe quhet Zona, drejt se ciles Stalker u prin udhen shkrimtareve dhe profesoreve.

Sidoqofte eshte tmerrsisht cinik fakti qe ne film aktori fiton mbi depresionin, vetvrasjen dhe Ferrin, ndersa ne jeten reale i ndodh krejt e kunderta.

Ky eshte nje shembull, nga shume te ngjashem, qe nuk duhet me u krujte shume me artin, pa pasur baze te forte.

Po u krujte pa baze, rrezik e ha keq.

 

@ jardin,heretik etj,

nuk e thashe une qe ka pasur probleme financiare,por miqte e tij dhe BBC apo CNN qe po degjoja.

@heretik,

ne momentin qe nenshkruhet divorci,ai investimi shpirteror qe dikush investon ne martese ka kohe qe ka ikur per lesh dhe keshtu qe ajo qe mbetet eshte ana financiare,qe nuk eshte aq e parendesishme,me ligjet e Kalifornise.

Sa per ate punen e testit jardin,kjo lloj sere njerezish jane te izoluar ne kulm nga menazheret apo te tjeret qe i kontrollojne,dhe prandaj perfundojne me babysiterat qe kane ne shtepi,keshtu qe nuk kane mundesi te ushtojne teste,pasi shkojne ei jepen femres se pare qe duket se i do( dhe vertet me kete filipinasen ai pati martese relativisht te gjate).

Testet jane per njerez si une dhe ti qe nuk kane ndonje pasuri kolosale jo per te tjere qe nuk kane cti bejne parate.

Sigurisht qe ti e ke me te degjuar nga BBC dhe CNN, se nuk e ke mik te ndjerin per t'i ditur gjerat prej burimit origjinal.

Nuk ve ne dyshim faktin qe i ndjeri ka pas probleme financiare, e as faktin se problemet financiare mund te shkaktojne depresion (veçanerisht gobseket e lidhur shume mbas parase).

Reagimi im eshte kunder nje mendesie gobseke qe ve ngado paret ne plan te pare, edhe aty ku nuk jane.

Ne rastin e divorcit, dhimbja me e madhe shkaktohet nga humbja e investimit shpirteror (paret shpirterore), kurse humbja e pareve fizike ne banke eshte pasoje dhe e dores se dyte. Nga nje perspektive shume me e larget, ajo me ekstreme, dallimet zhduken, pra eshte e njejta gje, nuk ka dallim midis materiales dhe shpirterores. Durim se nuk ka ardhe akoma ajo dite per te hypur ne maje te pikaloit e per t'i pare gjerat siç jane.

Ne nje shoqeri gobsekesh ta do mendja qe gjerat e dores se dyte te dalin ne plan te pare, dhe anasjelltas, prandaj CNN, BBC dhe TVLS i bijne karadyzenit te parave, pra prioritetit ekonomik, tamam sipas mesimeve te Marksit.

Ka te drejte i nderuari O-IdrizO qe thote se kane dale parashikimet e gjeniut Marks. Prandaj ti si i djathte, tamam i djathte konserve, ben mire qe voton majtas O-Bamen, qe e ka votuar edhe O-IdrizO.

Pastaj me sa thuhet behet fjale edhe per perdorim droge, pra ky muhabet depresioni eshte komplet nje bidon plehrash.

 

Po flasim ne kohe te ndryshme,une po flas ne momentin qe vendos firmen mbi divorc,ti flet ne kohen qe njeri nga bashkeshortet merr lajmin e divorcit.

Natyrisht qe kur merr lajmin e divorcit parate as qe te shkojne nder mend,pasi eshte ai investimi shpirteror qe permend ti.

Por ne momentin qe vendos firmen per divorc ka kaluar nje kohe relativisht e gjate( varet sa miqesor ka qene divorci) dhe vemendja fokusohet tek ajo" qe te shpetoj sa me shume dhe te dal me pak i demtuar".

Mendoj qe ne kete moment per te dyja palet ska asnje ndjenje qe i lidh me bashke( vec femijeve) dhe natyrisht qe do te fokusohen tek ndarja e pasurise.Eshte shume e rralle qe dy te divorcuar te kene ndjenja romantike per njeri -tjetrin.Kjo ndodh vetem neper filma.

Nuk e kuptoj perse flet,pa lexuar cfare kam shkruar ne fillim.

Nuk po flasim per kohe te ndryshme, por po grime sallate duke pasur konceptim te ndryshem te kohes.

Dhimbja qe shkakton divorci eshte pertej kohes dhe hapsires, nuk varet nga momenti i para apo mbas venies se firmes. Ose, nuk varet nga hapsira korçare o hiç fare: "Kujt i mbeti shtepia?".

Pra une flas per thelbin emocional te divorcit, kurse ti flet per çeshtje teknike te divorcit, si psh:

"Si t'ja hedhim kurves se m.... qe mbasi na vodhi nderen duke u palluar ne divan me hidraulikun, kerkon te na marre parate dhe shtepine?"

"Si te ze nje dashnor hidraulik per t'i marre hakun?"

"Si te eliminoj shtimin e zbokthit mbas divorcit?"

etj etj etj.

Prandaj nuk lexohemi, dhe shkruajme pa lexuar, vete shkruaj e vete lexo, vete zot dhe vete shkop.

Keshtu ndodh kur te le gruaja, fillon e flet me vete, e te mbetet vetem kompiuteri ne dore.

 

...Keshtu ndodh kur te le gruaja, fillon e flet me vete, e te mbetet vetem kompiuteri ne dore....

Ju informoj se kam nja 15 vjet i martuar.

Nuk e sheh qe kam fol ne shumes? Nuk e kisha fjalen per ty, sepse nuk di asgje per ty, nuk di as kush je, e kisha ne pergjithsi, si mode e braktisjes se pergjithshme e partnereve, dhe mbylljes ne vetvete.

Pastaj nuk ka te beje shume se je i martuar, divorci nuk eshte vetem akt formal.

Dhe pastaj i fundit: nuk eshte e thene qe ne nje fenomen te vendoset gjithnje pasoja mbas shkakut ne menyre lineare (nje iluzion abstrakt i mendjes njerzore lineare), ne realitet ndodh edhe qe pasoja te ndodhe para shkakut, dmth te paralajmeroje shkakun.

 

Ana shpirterore ka te beje shume .Nje shqipo ne france i martuar me nje franceze nga nje dere e fisme.Aristokrate denbabaden, me keshtjella , saraje, njerez te nderit e respektit ,e ftonin sa here zullapin tone.por ai jo vetem qe s'i begeniste por edhe cupes se tyre i vinte brire me nje marokene, me te cilen bente dashni per 8 sahat ..pa nderprerje.E mori  te bijen e botes for granted.Dikur ajo i dha duart.nashi ai rri mejtohet ne mejtime, qan me lote e ngasherime.  smiley

Hahahahaha,

gjithmone burrat shqiptare fajtore.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).