Ditët e fundit e gjithë vëmendja është përqendruar tek skandali më i ri kriminal, vjedhjen disavjeçare në Bankën e Shqipërisë. Në dosjet e gjykatave tona ndodhen mbi 15200 procese mbi shpërdorime financiare që së bashku nuk arrijnë shumën, e cila është vjedhur nga brenda Bankës Qendrore. Me siguri të gjithë ata qytetarë të thjeshtë, që akuzohen në 15200 dosjet e korrupsionit, do të dënohen. Për ata të Bankës askush nuk jep garanci. Ka një rregull në sistemet oligarkike: sa më shumë të abuzosh aq më i paprekshëm bëhesh, mjafton të kesh nën kontroll politikën dhe median.

Ata që ndodhen poshtë, që nuk kanë lobing dhe as mbështetje, mund të jenëçdo kohë objekt e subjekt i dënimeve. E njëjta praktikë po ndodh në Shqipëri. Një zyrtar lokal pa asnjë rëndësi nëhierarkinë shtetërore shkarkohet nëse ka një proces gjyqësor, kurse për deputetë e ministra, funksionarë të lartë politikë dhe publikë, ky kriter nuk vlen. Ka standarde të tjera. Për një pensionist apo përfitues të diskutueshëm të ndihmës sociale ka penalizim dhe ndërshkim ligjor. Për ata që ndërtojnë vila luksoze dhe krijojnë pasuri për dy breza përmes abuzimit me postin dhe paratë publike nuk ka ndëshkim dhe as penalizim. Ka konsensus heshtjeje, ose ka pafajësi për shkak të procedurave.

Në një qytet të largët e periferik u arrestuan pesë zyrtarë të vegjël dhe ndodhen ende në burg, në një qytet të madh tëqendrës, të akuzuarit për disa mijëra herë pasoja financiare për shtetin ndodhen ende në detyrë. Standardi ndryshon nga periferia nëqendër, nga ata që vendimmarrësit i njohin përmes TV dhe ata që drekojnë me ta nga Gjiri i Lalzit deri tek brigjet luksoze të Himarës.

Disa vite më parë kam paralajmëruar rrezikun e përballjes me një model të ri oligarkie në Shqipëri. Sot fatkeqësisht ky sistem është faktik, është funksional. Shqipëria politike ka parti politike, ka mazhorancë e opozitë, ka 140 deputetë dhe 28 media ditore, ka mbi 3200 OJF dhe mbi 25 institucione me përgjegjësi publike, - dhe në rastin konkret, shumica absolute e tyre kanë zgjedhur heshtjen ose alibinë konsensuale ndaj standardeve të dyfishta të demokracisë dhe drejtësisë! Psikoza se politikanët janë të korruptuar dhe shumë prej tyre të lidhur me krimin ose sponsorë të tij, - pranohet si diçka normale dhe konsensuale.

Burrat e shtetit që bëjnë diferencën – mungojnë, dhe nevoja për vota e pushtet krijon një sistem dhuratash klanore që mbajnë peng idetë, nevojat, sfidat dhe vizionin e të ardhshmes. Në këtë mënyrë, konsensusi i frikshëm i oligarkisë përbën rrezikun kryesor për institucionet, shtetin, shoqërinë dhe qytetarët. Një pakicë që sundon konsensualisht përballë një shumice në varfëri e të nënshtruar janë terreni i ideal  për oligarkinë, për të cilën nuk kanë vlerë konceptet e përgjegjësisë ligjore e publike, transparencës apo moralitetit, demokracisë dhe vlerave të saj.

Ky sistem me dy standarde, një për qytetarin e thjeshtë dhe një për pushtetarët e çdo niveli, përbën kontrastin e thellë midis demokracisë së premtuar dhe demokracisë së ofruar në Shqipëri. E para ngjason shumë me perëndimin, recitohet bukur në TV, tingëllon trendi dhe mbledh vota. E dyta, ajo çfarë ofrohet, është e frikshme, pragmatiste, klienteliste dhe kontrollon votat. Dallimi midis modelit tonë të trajtimit të standardeve dhe modeleve moderne të demokracive funksionale përbën dallimin thelbësor midis Shqipërisë sesi është dhe asaj sesi duhet të jetë. Le të marrim rastet e fundit: unë kam pasur një detyrë disamujore ekzekutive në një detyrë dytësore jo-vendimmarrëse dhe çdo muaj jam vizituar nga grupe kontrolli nga KLSH, Inspektorati i LDP, Njësia anti-korrupsion, kontrolli i brendshëm, etj, secili me argumentin, - me urdhër nga lart ose praktikë rutine pune. Imagjinoni Bankën Qendrore, institucionin kryesor financiar në vend dhe katër vite nuk rezulton asnjë kontroll dhe as inventar.

Paketat me euro dhe para zëvendësoheshin me paketa librash dhe askush, absolutisht askush, nuk dyshoi, nuk verifikoi, nuk krijoi një sistem kontrolli dhe nuk garantoi siguri. Ata që paguhen me taksat tona, KLSH, ILKDP, NJAK, KB, DDP, etj, nuk arritën të kuptojnë dhe zbulojnë asgjë. Vetëm kur skandali u bë publik ata nxituan tëshpërndajnë titra në media mbi masat urgjente dhe përkushtimin e tyre! Imagjinoni të ketë sot një hetim të pavarur edhe mbi raportet e këtyre institucioneve me ligjin, dhe të zbulohen, p.sh, qënjëri prej tyre, dy muaj më parë sapo mbylli me kompromise personale e politike një dosje me miliona abuzime të gjetura në Bankën Qendrore, çfarëtërmeti do kishte në sistemin tonë institucional dhe sa i vogël do ngjajë skandali i vjedhjes personale me skandalin e vjedhjes institucionale. Këtë fakt ende askush nuk e ka bërë publikë, megjithëse shumica janë në dijeni, përfshirë rilindasit në qeveri dhe partnerët e tyre në opozitë.

E njëjta dobësi e dukshme institucionale shfaqet nëçdo skandal tjetër që ndodh dhe vijon të ndodhë. Për shembull, në vdekjen e dy minatorëve në Mirditë. Sipas banorëve dhe punëtorëve kushtet janë skandaloze, sipas autoriteteve qendrore që paguhen me taksat e këtyre banorëve kushtet janë shumë të mira! Dy prindër të pafajshëm vdiqën, ashtu si 18 të tjerë në katër vite në Bulqizë dhe askush, absolutisht askush, nuk mban përgjegjësi.

Në këtë vend vetëm të vdekurit janë fajtorë! Shpresa e vetme e tyre, - të ndodhë një fatkeqësi tjetër, një skandal tjetër, që të tërheqë vëmendjen dhe kështu, çudia nuk zgjat më shumë se tre ditë, - një thënie shqiptare dhe në thelb antidemokratike! Nëse vijojmë kështu, për çfarë na duhet inspektorati i punës, sindikata, ministria e ekonomisë, dhomat e tregtisë, policia, prokuroria e gjykata? A nuk kemi të bëjmë me një sistem të mbyllur, vicioz, brenda të cilit aplikohen standarde të tjera nga ato jashtë këtij rrethi? A nuk vjen ekzistenca e dy standardeve në kundërshtim me parimin kushtetues të barazisë, të balancës dhe ndarjes së pushteteve, të drejtësisë dhe transparencës?
Cila duhej të ishte zgjidhja?

Standardi në skandale kërkon disa parime e procedura themelore, - ende të huaja për Shqipërinë, por të pashmangshme nëse duam të dalim nga rrethi vicioz i oligarkisë. Hetim i shpejtë, i plotë i pavarur dhe transparent për këdo dhe nëçdo rast. Njësi speciale që trajton me prioritet rastet për përfundime të shpejta dhe të besueshme. Politikë që beson e mbështet drejtësinë, jo politikë që mbron me imunitet militantët e saj dhe kërcënon drejtësinë. Institucione që kanë përgjegjësi publike dhe bëjnë transparent raportet dhe gjetjet e tyre, jo institucione që me pazare personale e politike mbyllin dosje për veten e tyre. Qeveri që mblidhet dhe u jep garanci qytetarëve mbi paratë, kursimet, taksat dhe pasurinë e tyre dhe jo qeveri që fshihet pas raporteve personale me personat përgjegjës, shërbëtorë të pushteteve dhe jo të shtetit. Parlament që ushtron funksionet përmes komisioneve emergjente hetimore dhe rekomandime ligjore, jo parlament që konsensualisht hesht ose përpiqet të largojëvëmendjen duke provokuar tema të reja politike. Parti parlamentare që midis interesit të votës klienteliste dhe parimeve të demokracisë zgjedhin të dytën, media që midis aleancës me qytetarin dhe pushtetin zgjedhin të parët, institucione që midis udhëheqësit dhe kushtetutës zgjedhin dokumentin themelor të shtetit, qytetarë që midis bashkëjetesës me të keqen dhe protestës zgjedhin kurajën për të folur me zë të lartë. A mundet shoqëria shqiptare të ndryshojë? Po. Dita e parë drejt saj do jetë ajo ditë kur qytetarët do marrin vendime, - diçka që nuk po ndodh më as formalisht të paktën prej nëntorit 1994 dhe tetorit 1998.

7 Komente

Bukur me pelqeu, thjesht per nje nga elementet kryesor (qe e fusin edhe politikanet perendimore) Statistiken, qe te orienton se ku ishe, se ku je, dhe se ku duhet te shkosh. Politikan ose politolog i afte. 

O Afrim rri o burre i dheut se nuk kane c'i duhen ketij vendi mendimet e tua! Ke miliona per te hedh per fushate si gjysma e deputeteve te Parlamentit? S'ke. Ik hap krahun pra se nuk kemi lujte mendsh ne te bejme Parlament me njerez me mend. Si do shofi populli grusht e lufte aty pastaj? Shqiptaret jane popull i varfer o Afrim. Nuk kane te gjithe leke me u abonu te dixhitalbi qe te shofin filma me rambo e vandamra. Shumicen duhet ta kenaqim me "action" ne lajme.

Te me falesh per sarkazmen po ti ma kupto me mire se ku e kam.

Per sa kohe kodet e rrotullimit te braves se portes pushtetit do t'i kete Ilir Meta,standardi do te jete hajdutizmi me gjithe ca permledh mrena tij,ne cdo qoshe te veprimtarise shoqnore.

E kane thene me kohe Italianet. Kush vjedh pak ben burg, kush vjedh shume ben karriere. Nuk pres asgje me teper kur ne mes eshte Meta-floriri dhe nje popull qe kurre nuk ka protestuar per gjerat kardinale dhe gjithmon ka qene koke ulur.smiley

Fajn e kane vetem dhe vetem votuesit. Jo sepse ja dhane PS dapo PD-se por sepse nje parti fiton aq shume vota saqe nuk ka nevoje per opoziten per te ri-shikuar institucionet (si ata te kontrollit p.sh.) te gjithr votuesit ja bejne me gisht PS tani sikur ja benin PS para dhe ai fullani po vidhte ne te dy qeverite mafie. Votat do tu jepen partive te vogla dhe qe bindin per koalicion (jo si LSI-ja) kur diaspora te mund te votje neper ambasada sepse vetem ata jane me pak te influencuar nga mediat shqiptare dhe shokohen me shume kur degjojne kshu skandalesh, kurse ne shqiperi kalohet si buk me djathe.

Po ik o Afrim se te kishe mend ti nuk i shkoje Bomit nga prapa , ja tani u katandise te te mbaje Muc jargaxhiu me kocka , as xhibi si i barazlarguar nuk te lexon me smiley

Brad, a, te lutem mos na e cyt Bomken !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).