“Në mes të kafesë dhe cingarit, shqiptari vështron dhe pret. Fati i tij quhet: të presim; jeta e tij quhet: nesër. Thotë njeriu se janë kurdoherë në gjumë: mbase janë të sëmurë..”.

Fjalët që po zemë ngoje më sipër s’janë prej nesh, po prej një të huaji prej një “frëngu” që ka ndenjur dhe shëtiturë në Shqipëri. Sa fjalë të rënda, të shëmtuara e të këqija, pa dyshim, po që mertiojnë të na bëjnë të mejtohmi.

Helm indolence dhe përtimi. Sa herë dhe ne vetë s’e kemi vënë re këtë frikë të shqiptarit nga lodhja, atë ideal të tij për prehje, për moslëvizje. I pëlqen të rrijë në një vënt, i patundurë, në kënt të një minderi, a mbi një fron, këmbën hedhurë mbi këmbë! Ja ideali, ëndëra dhe dëshira e tij!

Në Vlorë, parësia e agallarët, – se po nga Vlora flet edhe frëngu, – presin të bëhen ullinjtë, të nxiretë koqeja, që të vijë njeriu i detit dhe ta bjerë. Gjer ahere burratë shkojnë kohën në kafenet, duke pirë raki deti, domethënë për t’u helmuarë; ose mblidhen në shtëpitë, në “konaqet” dhe u shtrojnë kartëravet tërë natën e tërë ditën. – Punë? Ç’ësht ajo fjalë! Zoti na ruajtë! Kur njeriu ka një qint rrënjë ulliri dhe munt të nxjerrë bukën, veç të jetë fare budalla që të punojë e të lodhetë! Duhet t’i bëjmë shyqyr Perëndisë: dhe tani pa na sillni rakinë dhe kartërat!

Kjo është mendësia dhe psikologjia e tyre. Kam një kujtim aqë për të qarë sa dhe për të qeshurë: Në maj 1913 isha në Shkodër; Malazestë robër e kishin lënë qytetin dhe oficerët e detit të Fuqive të Mëdha – me admiralin ingliz në krye – sapo kishin ardhurë; ushtarët dhe nja dy oficerë malazes ishin akoma të okupuar për të ngarkurë ca topa të vjetrë, gjyle dhe fishekë. Ato ditë na ishte djegurë dhe pazari i Shkodrës, pazari i math afrë liqenit: një pjesë e madhe e tij ishte bërë hi dhe gurrë të zes. Tjetra copë sapo kishte zënë të punojë.

Kisha vajturë të shëtit pazarin, të shoh anën e djegurë, dhe si po ngarkonin malazestë plaçkat mbi lundrat, afrë gjymrykut. Kisha për shok një doktor dhe një hoxhë, shqipëtarë. Doktori, duke shkuarë prej një rruge të pazarit, na ndaloi pakë që të kuvendojë me një dyqanxhi. Ky ishte një burrë nja pesëdhjetë vjeç, mustaqethinjurë, i dobët dhe i ligurë si nëntëdhjet e nëntëdhjet e pesë përqint i shqiptarëvet. Kur iu qasmë ne, ay ishte shtrirë mbi kurriz në dhogat e dyqanit, kishte mbledhurë këmbët, gjunjët i bënin një kint me majë, kishte mbledhurë këmbën mbi këmbë, surratin drejt rrugës dhe koka nga fundi i dyqanit. Më duketë se nukë lëvizi asfare kur iu qasmë ne. Doktori i kërkoi duhanin që e kishte porositurë katrë ditë më parë. “Tani shegerti s’është këtu: ay e ka ngriturë; eja pas pakë. “Kjo qe përgjigja. Edhe ne, si mbaruamë shëtitjenë, – u kthyemë prapë te dyqanxhiu. Tani ai s’ishte në dyqan, po ishte vetëm “shegerti”, se kështu i thonë në Shkodër çirakut.

-Ah, tha shegerti, duhani është hazër, po nuk e di ku e ka vënë ustaj. E keni kur të jetë ay!”

Të tjerë kujtime:

Në Elbasan ka më teprë se njëqint dyqanë që shesin duhan. Punë të madhe nuk bën asnjeri, po dy e treqint njerës rrinë tërë ditën, më të shumtën e kohës këmbëkryq. Bënim fjalë një herë: sikur të mblidheshin gjithë këta duhanshitës, të formojnë nja dy sboqëri, me kapital të mjaftë, me dyqanë të mëdhenj, me një farë fabrike, të madhojnë dhe të zgjerojnë tregëtin’ e tyre, duke eksportuarë dhe jashtë, duke e grirë më mirë fletën, duke e ruajturë si duhetë dhe duke bërë cingarë që të lënë fitim që të vlejë me të vërtetë mundimin. – Po dyqanxhinjtë që mbesin pa punë? pyeti njeri. – Ata do të marrin pjesën e fitimit, se shoqërija, “kompanija”, do të jetë e të gjithëve, vetëm do të kenë fitim akoma ata që do të mundin të punojnë edhe një tjatrë punë, të përdorin kohën dhe krahët e tyre për një tjatrë fitim, të kenë dy të ardhura, edhe nga shoqërija, edhe nga puna e tyre, me ullinj, me kopshte, me tregëti, ose me ndonjë mjeshtëri. Mirëpo ata, po të nxjerin një mexhitkë ditën, mjaft e kanë: edhe pagurin me të bekuarin e bardhë e mbajnë gjithënjë në xhep!

Në Selanik, ca shqipëtarë – edhe them më teprë për të Shqipërisë së poshtme – që vinin për “bukë”, donin vetëm të bëhenë kavasë, të rrinë tërë ditën mbi një fron përpara derës’ së ndonjë frëngu. E mbaj mënt se një herë ishin nja pesëdhjetë shqipëtarë pa punë; nuk’ e di se kush u propozoj të venë më një maden në Izvor, me një pagë të mirë. – Të donim të punojmë me krahë, rrinim në shtëpi dhe punonim arat tona! – u përgjegjnë. Kundrë një logjike të tillë s’kishte se ç’të përgjigjesh tjatri.

Në malësi të Shqipëris’ së veriut gjithë ëndërimi i një burri është që të ketë një jelek të qindisurë me ar, nja dy pisqolla të lara, një çibuk të ergjëntë; edhe të rrijë, të pijë cigar dhe kafe tër ditën. Kam parë në Shkodrë gra malësore që bënin hamallëk në qytet dhe ngarkoheshin me arka të mbëdha të pajës, që të marrin nja dy grosh, kur i shoqi i tyre, me ombrellë nënë sqetull, tundësh si levend.

Edhe, ja, pra, varfëri e vërtetë e Shqipërisë; ja shkaku i mizerjesë në të cilën është kredhurë. Do t’i ishte edhe më e varfrë, më në mizerje akoma, sikur të mos qe kurbeti. Se atje shqipëtari punon, s’e ka për turp punën, kur është lark shtëpisë dhe kur s’e ka pranë të tinë. “Fodullëku” dhe “levendllëku” janë vetëm kur është në “vilajet”. Atje duhetë që të rrijë, të shitetë aga dhe të shtrëngojë barkun me rrip. Ose të dalë e të vjedhë.

Edhe sa të kemi këtë karakter edhe këtë mëndësi, sa të pranojmë këtë pamje pa na ardhurë keq dhe ndohtë, kurrë Shqipërija s’do të shohë ditë të bardha, kurrë nuk do të shpëtojmë prej mizerjes, kurrë s’do të bëhemi njerës dhe të lartësohemi prej moralit.

Na duhetë që të punojmë, të mundohemi me djersën tënë që të fitojmë ushqimin dhe mirëshkuarjenë, pa të dimë vleftën e jetës dhe të kamjes; të mësohemi të çmojmë punën dhe prehjenë. Puna dhe mirëshkuarja na sjellin dashurn e paqës dhe të regullës, na largojnë prej turbullimevet dhe trazimevet. Ato na bëjnë që të respektojmë gjën’ e tjatrit, që të prapsemi nga vrasja dhe nga vjedhja. Ahere do të kupëtojmë mirë se çdo gjë fitohet me punim dhe me djersë, me një varg të gjatë durimi dhe mundimesh dhe, se vetëm puna dhe lodhja na bën që të kemi të drejtë për një gjë, dhe jo grabitja dhe forca.

“Demokratia”, 17 shkurt 1927

28 Komente

Nga fillimi i demokracise (diku tek viti 91), kur sapo mund te komunikohej lirisht me te huajt, nje italian llafosej me nje grup alabakesh kurioze ne qytetin e Laçit, e nder te tjera pyeti:

- He, ç'thote kapitalizmi?

Nje intelektual i grupit (nga ata shkrimi i paraqet "i dobët dhe i ligurë si nëntëdhjet e nëntëdhjet e pesë përqint i shqiptarëvet") i'u pergjigj:

- Çfar lesh kapitalizmi mer jau, ketu punohet akoma!!!

 

Nga artikulli, nxjerrim nje mesim, se ky popull jo fort i disiplinuar, e ka te domosdoshme diktatin. 

po te ta kete marre peng shpirtin prona private, ate mesim nxjerr. se populli gjerman punetor e i disiplinuar nuk u abuzua ne dy luftera boterore, apo nuk po abuzohet edhe sot e kesaj dite akoma nga ata, qe budallallekun e quajtur prone e shesin si te patjetersueshem.

+1 ...smiley z.Pjer !

Thone qe vendet e ngrohta si Lushnja Fieri Elbasani ose ato qe jane  vende te ngrohta e kane te Domsdoshme Diktaturen sepse nuk u ben pershtypje !

Fjale e urte nga Saharaja Perendimore !

Ne vendet e ngrohta Idriso, kam nxjerr konkluzionin se eshte e domosdoshme dushi me uje te ftohte dhe ushtrimet disiplinore, per te mos shperthyer ne anarshi. 

Jane te reja keto i nderuar Pjer .Ne e kemi pas perdor per Xhibolet .. "Kur ke koken e nxehte , hidh nje kove uje "

Prandaj shof se i lagin me makina Uji protestusit qe te mos kalojne ne anrshi smiley.Sa te rrosh do mesosh i nderuar smiley Flm !

Nga artikulli nxorrem dy mesime, jo vetem si nje mesim siç thote Pjer ekonomiqari:

Diktaturen per te trasformuar Shqiperine, nga nje vend agrar ne nje vend industrial qe prodhon traktore, neqoftese nuk do ta kish bere Partia Komuniste, do ta kish bere Balli Kombetar.

 

Qe ne shkolle te mesme, rreth 1988. Po punoja ne nje stalle lopesh per te nxjerre ndonje lek, sic punonin disa asokohe. S'kisha as nevoje. Me ra per pjese te punoja me baben e nje shokut tim, qe duhet te ishte gje e mire. Ai me tha se une duhet ta nxirrja plehun vetem me kova jashte, jo bashke me tezge. Vete iku dhe u fsheh diku si keta shqipKaret e Mithat Frasherit, si te gjithe shqipKaret qe njohim. Mburrej me kete. Qe ate moment e lashe shoqerine me djalin e tij.

E njejta gje kur punoja vaditje naten, qe mua me thene te drejten asokohe me dukej dhe pune romantike, edhe pse e rende. ShqipKaret me te medhenj se une dhe me me pervoje ne hile, benin te pamunduren per te me lene 100% te punes mua qe vete te sorollateshin si kara qe jane. Mburreshin me kete.

Per te gjitha keto, ne Shqiperi mua me mbajne per budall, dhe me shfrytezojne sa t'ia vlej, jo me teper. Punoja ne 1 fabrike me 1 kosovar pre Kukesi ne Bologna, Itali. Mburrej se malesori e ka tradite te vere dyfekun ne krah dhe te sorollatet gjithe diten si kendez. E pyeta "kush punon?", s'u pergjigj.

Muslimanet i kane pasur keto veti qe pershkruan mithat frasheri.shisnin mend me kobure ne brez e nuk zinin pune me dore.ndersa kauret ishin me te gdhendur pasi merreshin me tregeti e zeje.

Se myslimanet jane me grabitqare. Kjo sjellje, ta kesh punen per turp, eshte shume e perhapur nder popullsite grabitqare, shqipKaret te paret nder ta.

Bashkimi Sovietik ishte nje perandori grabitqare. Armiku i klases? Kulaku = fshatari i pasur. Tamam njeriu me punetor, dhe te cilit mund t'i zhvatesh, por duhet ta besh armik me pare, ta cnatyralizosh.

Komunizmi vetvetiu eshte nje rend grabitqar. Fakti qe ngjiti aq shume ne Shqiperi tregon se shqipKaret jane grabitqare prej natyre. Pasi kane mbaruar se grabituri, grabitqaret shqyhen midis tyre per te ndar prene. Ndodh ne boten e kafsheve, ndodh dhe ne boten e shqipKareve. Keshtu shpjegohet talenti i shqipKareve per te kapur grupe armiqesore. Keshtu shpjegohet qe komunizmi ishte aq shume here me i poshter ne Shqiperi se gjekundi tjeter.

Rron bleta ne maje te malit, rron dhe miza ne bythe te kalit.

Komunizmi vetvetiu eshte nje rend grabitqar. Fakti qe ngjiti aq shume ne Shqiperi tregon se shqipKaret jane grabitqare prej natyre

Po Gjermanet hebrenj qe materializuan teorine c'ishin? Po Ruset ortodokse qe e zbatuan? Po serbet ortodokse (qe ti personalisht i ke qef) qe ju ngjit perpara nesh dhe na e sollen dhe neve, cfare jane? Po greket ortodokse te KKE-se c'ishin? Po Amerikano-latinet katolike c'ishin o profesor?

Keshtu shpjegohet qe komunizmi ishte aq shume here me i poshter ne Shqiperi se gjekundi tjeter.

Pyet ata qe kane jetuar nen Stalinin a ka qene i bute. Ose Kinezet, apo Koreanet e Veriut.

a e kupton paradoksin qe krijohet kur mundohesh ti shpjegosh budallait qe si s'eshte i mencur .... mos u lodh

ne Shqiperi mua me mbajne per budall,

smileysmiley 

Si ta marr kete? Dhe ti me mban per budall se punoj? Apo budall qe merrem akoma me ty?

S`i ta maresh? Mere si te duash zoteri, une verej pazotesine tek nje "profesor" per t`u shprehur fugurativisht..Qenja budalla ose jo ne kete rast eshte lehtesisht e gjykueshme, s`keni perse  prekeni nga pohimet qe ju beni ne vete te pare!

ne kapercyell te dy sistemeve une pata nje pune te vogel ne nje ndermarrje te hyqymetit.Qafsha te gjithe ishte komplet dysfunctional.ai qe bente punen zbatonte rregullat quhej "kale karroce", njeri koti , humbameno etj.ai qe nuk degjonte njeri , genjente , mashtronte,nuk i bindej eproreve, rrinte kot quhej "rob zoti , qe ben ligjin nuk pyet per njeri", etj.Fraza qe degjohej me rendom ishte ""kush je ti me.ik ere pirdhu se nuk te pyes."

Te duam te leodhemi.

Mithat Frasheri, dembeli shqiptar flet  per dembelet shqiptar.

Sikur dmbelizmi te zhdukej me moral dhe me te thene, do te kishte qene mire, njesoj sikur halla te kishte ko@e dhe pastaj do te behej xhaj! smiley

 

Po pse o Alaba me zamete shume u bere simbioze me Ilia Topen smiley Apo paske heq edhe ti neper Stalla smiley  Ne Ilia Topen sindozot e kemi  per ta vertitur para gjumit , here majtas e here djathtas , here poshte e here lart . Biles Enveri i vertiste edhe ne menyre rethore . .Kur kujton qe Beu i shkerdhente nga te kater anet , per nje karroqe miser , ketyre u dukej Bajga Flori ne ate kohe .Me Bajge lyenin edhe shtepiete nga "brenda e jashte " 

Pastaj ne kemi xha Abazin ..Ky Mitati eshte dallkauk .Vetem dengela kishte .Xha abazi kishte dhe Dyfek !

Ne fakt keshtu e pyeti Stalini edhe Enverin kur i kerkoi ndihme .

Po vete shqiptaret do Punojne ?

Ka 35 vjet qe kur vdiq vekja dhe hengri Familja e Ilia Tiopes dhe po hane akoma shqipot nga Puna e Shqiptareve . Saliu me punen e tyre krijoidhe Miliarderet e pare dhe beriMilioner dhe Fazllicin 

Ilia nuk ka faj se do kete ngrene ndonje Shqip si i themi Kar , megjithse ai e ve ne mes K .

Hapu Alba Hapu ...C'ne kjo ngjashmeri me Ilia Topen smiley

13 Miliarde dollare me dollaret e 1970 i ropi Enveri Kines, falas, per 1 vend me 2 milione bashibozuke. Enveri si shperblim fliste prapa kraheve si grate e liga. Parimor i madh ai pederasti bashibozuk.

Mire e paska pasur Stalini, s'e dija kete. Me aq ndihme sa na dha Kina, ne duhet te ishim me mire se Singapori, jo te ishim si Uganda. Bashibozuket s'bejne hajer, dhe boten t'ua japesh e bejne zullum shpejt e shpejt dhe kthehen ku kane rehatin: ne balte.

Stalla dhe halja dhe misrat dhe te gjitha te tjerat jane thjesht pune, dhe s'eshte per turp. Eshte per turp vetem nder bashibozuket shqipKare. Mund te kem bere 100 pune ne jeten time, nga purtekat me harixhinjte te keqene deri te raketat ketu ne USA, apo "carte a puce", smart card per France Telecom. Puna e mire eshte me mire, puna e keqe s'eshte turp.

Puna e mire eshte me mire, puna e keqe s'eshte turp.

puna nuk qenka turp? puna mund te jete edhe krim, nese i sherben krimit, por zotrote te dhane nje kocke ne amerike dhe gerryerja e kockes te duket absolutizem. si enverit, apo stalinit, apo te gjithe perfaqesuesve te diktaturave me te qelbura te njerezimit.

me mire eshte te mos punosh, sesa te punosh per qelbesirllekun.

tjeter gje eshte pastaj te jesh ne gjendje te punosh, kur duhet punuar. por ti nuk je, sepse nuk je ndergjegjesuar akoma, te dallosh me te miren njerezore.

Jo a te keqen mos me ngaterro me armikun e kllases.i kam sahanet e ndare.smiley

Enverin qe thua  ti shqipot nuku e shajne dhe e urrejne  se jane demokrate te medhenj dmth se besojne ne ndarjen e pushteteve, sundimin e ligjit, zbatimin e tij njelloj per te gjithe , konkurrencen e ndershme etj.E urrejne se i beri talim dhe i vuri te punonin ndonese se prapthi e ne menyre joeficiente po te pakten i binin shatit a lopates diku nuk e kalonin kohen ne kafene .Ata te veriut kane dhe nje inat me shume se i detyroi ta lahen e pakta njehere ne vit.smiley

Xha Abazi eshte pak a shume ne nje linje me Mithat frasherin.

"..Siç ishin të një gjaku e të një gjuhe, Myslimanë e Orthodoks, me përjashtim të fesë, kishin të njëjtat zakone, të njëjtin folklor me të njëjtat këngë e vajtime. Orthodoksit ishin përgjithësisht më të mësuar dhe më të rregullt në jetesë e n'ekonomi, jo vetëm sepse ndiqnin shkolla greqishte, por edhe sepse merrëshin me tregëti e zejtari, të cilat punë e bëjnë njerinë më të gdhëndur dhe më të shoqëruarshëm. Prandaj ishin më t'afruar midis tyre, përkrahnin njëri-tjetrin dhe përbënin një bashkësi më t'organizuar rreth kishës. Natyrisht, n'afrimin midis tyre i shtynte edhe instinkti i vetëmprojtjes, mbasi e shihnin vehten si një pakicë kundrejt Myslimanëvet të cilët i mbanin të barabartë më Turqit. Kurse Myslimanët ndërmjet tyre ishin të përçarë dhe zihëshin ose vritëshin për gjëra të kota. Merrëshin përgjithësisht me bujqësi e blegtori ose me përdorjen e armëvet, prandaj ishin më zhurmë-bërës, dëngëla-mëdhenj, dhe s'kishin fort rregull në jetesë as n'ekonomi...'

 

Jo a te keqen

Harixhinjte s'e perdorin "a" ne kete menyre te keqene. Ti duhet te jesh harixheshke prej Vlore te keqene.

Nga harixhishtja di vetem :'tahir lluku babashta.'smiley

Dhe ate e dike gabim. Ne Florida jeton?

C'paska heq ai brigadieri Bajgave per te te pastruar , nje zot e di smiley .Mbase te lexon dhe vjen e thote ndonje llaf si te vertiste . Nga fotua qe te botuan ngjaje tamam  si Fshatar qe kishe zbrit ne qytet te ankoheshe te Parti "per shfaqjet revizioniste te Kines "  qe nuk denoheshin sa e si duhet nga Kuadrot drejtues smiley

Ty te ka denuar Allahu edhe si forme pamje . Shiko mire pse te mbakne ne pune .Eshte ai tregimi Asimov qe nje Karagjoz ne mes shkenctaresh eshte kura me e mire per te mos Lajthitur Grupi !

Po te jesh i sinqerte e thua edhe pse e ke nderuar mbiemrin nga TOPE ne Tole ...Beu ka vdeke po mbiemrat nuk i vinte kot ! Gjente me te ngjashmen ! 

Ai s'ishte brigadier, ishte 1 kaqol qe mundohej ta shtynte diten batall. Fisi im s'ka pasur bej. Ne Myzeqe kishte toka te lira pa fund. Nen bej ishin vetem dembelat tipike shqipKare qe s'ua mbante te punonin. Me ty eshte kot xhanem. S'bohesh amrikon ti mi lali, tironc prej Valiasi do vdesesh.

Kete muhabetin e beut xhaxhi Enver e ka shumezuar me 1,000 qe ta tregonte veten bcim clirimtari. Vetem 1 pjese e vogel e Myzeqese ishin nen bej. Shumica ishin thjesht fshatare ne gjendje te mire. T'i lije rehat donin ata, te gjitha i kishin. Dhe ata qe ishin nen bej s'vuanin sic tregonte Enveri. Kishte qe vuanin, shume pak. Me shume mund te vuanin nga semundjet, por per kete vuante dhe beu dhe te gjithe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).