Kryengritja e sirianëve sunitë dhe e popullsisë tjetër joalevite që nuk gëzonte pozitën e klasit të parë në diktaturën e Asadit në mungesë të një fitoreje të qartë ushtarake dhe të një zgjidhjeje të qartë politike degjeneroi dalëngadalë në një luftë trekëndëshe, ku forca më virulente doli ajo agjendës thjesht islamiste. E gërshetuar në mënyrën më të gabuar me organizatat rivale apo të mbetura nga Al-Kaida në Irak, ato prodhuan atë që sot pretendon të jetë Kalifati i kohës sonë.

Për fat të keq, disa nga vullnetarët shqiptarë që shkuan në Siri u radikalizuan paralelisht me lëvizjen dhe formacionet në të cilat u përfshinë. Ata u shndërruan nga njerëz që do të jepnin jetën për lirinë dhe dinjitetin e një populli, në kërcënues të lirisë së një populli tjetër. Ata shkuan për të ndalur krimet dhe u kthyen vetë në pjesë të një seriali të tmerrshëm krimesh që tani është bërë i njohur nga e gjithë bota. Shkuan mbase për të luftuar në emër të fesë së tyre po u bënë pjesë e një njësie politike e paraushtarake që po e njollos imazhin e fesë së tyre si asgjë tjetër që prej sulmeve të 11 Shtatorit.

Në mënyrë ironike edhe vetë Asadi është harruar në këtë përmbysje totale të situatës në Lindjen e Mesme. Ai nuk mund të jetë përveçse i lumtur që e gjithë bota mund të mobilizohet kundër njësive që në të kundërt do të ishin problem i tij më i madh. Disa analistë e dëshmitarë thonë se forcat asadiste në mënyrë dredharake kanë goditur më shumë pikërisht formacionet kryengritëse jofetare ose me pikëpamje të moderuara myslimane duke shpresuar që opozita siriane në fund të mbetej e përfaqësuar vetëm nga fanatikët e çakërdisur që ashtu si Asadi lavdërohen me vrasjet e civilëve të pambrojtur.

Pavarësisht nga se dhe si u nisën shqiptarët vullnetarë në Siri, ata që janë sot pjesë e ISIS janë një problem edhe për trojet tona. Lufta dhe ekspozimi ndaj një ideologjie çnjerëzore i ka transformuar në mënyrë të tillë që nëse kthehen do të sjellin me vete virusin e të keqes. Çfarë vendi mund të kenë në shoqëritë moderne të kohës sonë, njerëz si ai që pozonte me kokën e prerë të një njeriu? Vërtet që ata u nisën të luftonin kundër një diktatori nga më mizorët të kohës sonë dhe kjo mund të ofronte një këndvështrim justifikues.  Po çfarë përvoje sjellin këta njerëz kur kthehen nga lufta ku ishin nëse kanë marrë pjesë në formacione që kanë therrur gra e fëmijë, që kanë konvertuar njerëz me dhunë e kanë masakruar ata që nuk kanë mundur? Çfarë gjendje mendore i shoqëron ata që krimet e tyre ia shpallin me krenari botës në vend që të turpërohen e të justifikohen për to?

Sot, kur në Kosovë janë arrestuar 40 vetë të akuzuar për lidhje me ISIS, konflikti me ngjarjet e tij të tmerrshme është ndjerë më afër shqiptarëve se kurrë. Mbetet për t’u parë sesa me themel janë akuzat konkrete për të arrestuarit dhe do të ishte katastrofike nëse veprimet policore janë nisur thjesht për interesa politike dhe jo për sigurinë publike dhe kombëtare. Po janë disa elemente që nuk mund të anashkalohen edhe pa i dëgjuar akuzat dhe provat konkrete në sallën e gjyqit.

Së pari, një version tepër strikt dhe agresiv i Islamit është vendosur me kohë në Kosovë dhe në trojet shqiptare. Ky nuk përfaqësohet nga mjekrat, lutjet e rregullta dhe kërkesat për xhami e shami koke, sepse çdo komunitet fetar në mënyrë të natyrshme kërkon të zgjerojë fuqinë dhe rolin e vet në shoqëri. Ekstremizmi dallohet në një tjetër plan: në mungesën e tolerancës për sektet dhe fetë e tjera, për mungesën e ndjeshmërisë dhe njerëzisë për ata që nuk besojnë. Qendrimet ndaj sekteve të vogla fetare, të bektashistëve, sufistëve, shehitëve etj, ndaj feve të krishtera, ndaj atyre që nuk besojnë ose nuk falen e shkojnë në xhami, ndaj atyre që vishen e sillen ndryshe. Të gjitha këto nuk e përparojnë fenë islame, vetëm e pengojnë atë.

Nuk ka dyshim që edhe myslimanët përballen me paragjykime e nganjëherë edhe me diskriminime. Po paragjykimet dhe mungesa e tolerancës ushqen njëra-tjetrën në të dy anët e ekuacionit. Nëse si fetar nuk tregon tolerancë ndaj zgjedhjeve të tjetrit ke përforcuar pikërisht imazhin paragjykues që rrethon fenë tënde.

Ekstremizmi i tmerrshëm i dëshmuar nga ISIS ka përforcuar mendimin dhe besimin e një pjesë të madhe të shoqërisë shqiptare që përkushtimi fetar gjithnjë të çon në ekstremizëm. Një frikë që sjell pastaj paragjykimin ndaj myslimanëve është pikërisht ajo, që kërkesat e pafajshme për më shumë liri fetare pastaj në fund abuzohen dhe dalëngadalë pjellin ekstremizëm e mungesë tolerance në shoqëri.

Kjo nuk është diçka që mund të kalohet lehtë. Iraku është larg nga trojet tona, por temat fetare janë në zemër të zhvillimeve shoqërore të ditës. Shqiptarët janë të famshëm nëpër botë për harmoninë e tyre ndërfetare dhe për këtë një meritë të madhe kanë pikërisht myslimanët sepse janë shumica e pa vullnetin e shumicës nuk bëhet asgjë në një shoqëri. Por nëse brezat e rinj të myslimanëve shqiptarë do të braktisin këtë traditë duke besuar se ka sjellë denigrimin në vend të përparimit të myslimanëve atëhere harmonia shqiptare do të mbetet një legjendë e harruar nga e kaluara.

Për fat të mirë institucionet fetare myslimane dhe shumica e figurave fetare në trojet shqiptare e kanë dënuar dhunën e ISIS dhe ekstremizmin fetar. Kjo është e rëndësishme pavarësisht se një pjesë e këtyre denoncuesve janë fajtorë që kanë kthyer kokën nga ana tjetër kur dukuri që shkallmojnë traditat e bukura të Islamit shqiptar kanë zënë vend në kontekstin e jetës sonë të përditshme. Të korruptuar, të paaftë apo të paditur ata kanë lejuar që feja të predikohet në mënyrë të dëmshme sidomos për të rinjtë shqiptarë të moshave më të njoma.

Për më tepër shumë nga udhëheqësit fetarë shqiptarë sot nuk përfaqësojnë realisht brezin më të ri të myslimanëve shqiptarë. Ashtu si vërsnikët e tyre në botën myslimane ata ndikohen e brymosen nga rryma ndërkombëtare, nga pikëpamje e vizione të shpërhapura nga interneti e nga udhëtarë që bien ndesh me traditat në vende të ndryshme.

Në hapësira shqiptare ku rrugët e shoqërisë janë të mbyllura, ku ekonomia dhe arsimi janë në gjendje të mjerueshme, ku korrupsioni saboton ëndrrat për të ardhmen, ku njeriu i ndershëm shkelet me këmbë dhe ku maskarai, servili dhe i pafytyri pasurohet e çan përpara, do të ketë gjithnjë potencial për radikalizëm të të gjitha formave, përfshi edhe atë fetar.

Nëse Hashim Thaçi, Ali Ahmeti, Edi Rama e kundërshtarët e tyre në politikë duan një të ardhme pa virusin e frikshëm të ekstremizmit, ata duhet të punojnë që shoqëria të përparojë, që ekonomia të begatohet dhe që drejtësia e ligji të mbizotërojnë në vend. Përndryshe klikat e miqve në politikë e biznes nuk do t’i gëzojnë kurrë me qetësi frytet e korruptimit të tyre. Qoftë, në formë të ekstremizmit fetar, qoftë në formën e krimit mafioz të organizuar, të fashiove të djathta apo terroristëve të majtë, apo edhe nga turma të egërsuara pa kokë, shoqëria shqiptare do të jetë gjithnjë e rrezikuar.

Ekstremizmi në Kosovë, ashtu si edhe kudo ku jetojnë shqiptarët do të goditej po aq rëndë edhe nga arrestimi i 40 zyrtarëve të korruptuar, me ose pa Ali Babën. Se ndërsa nuk mbajnë koka të prera në duar përpara kamerave, janë duke mbajtur gjithësesi prej fyti të ardhmen e shoqërisë shqiptare.

Illyria Press

20 Komente

Artikull i shkruar shume mire e shume i sakte ,feje e shqiptarit ashte shqiptaria.Qdo lloj fejet eshte krijuar per te sunduar e per te pase ndikim ne shoqeri mendoj se jetohet krejt mire edhe pa shku ne xhami apo kishe

Aman vetem pa bordello te mos na lene, sepse pa bordello nuk jetohet.

 

O smunje heretike. shko kerko azil politik ne turqi te lutem. flm.

Pse çfar ka ne tuQi te veçante nga belQike?

Smunnja e AIDS?

 

kerkesa e azilit, tuQia te jep letrat turke nqs kalon nga ana e Sirise dhe i bashkohesh ISIS kurse BelQika pasi ta ka dhan nacionalitetin te ndalon ne aeroport (nqs kthehesh i gjalle) dhe ti fut ca vjet burg, kshu per qef smiley ... me fjale te tjera, kur nje artikull flet per diçka qe eshte e mira e gjithe shqiperise secili nga ne duhet te behemi autokritike dhe jo ta banalizojme me prostitucion. Dhe nqs prostitucioni per ty eshte me shqetesues se xhihadizmi ne shqiperi atehere nuk po flet per nje teme qe perfshine shqiperine por familjen tende. Prostitucioni egziston ne gjithe boten dhe nuk do ishim te paret ne bote. Per xhihadizem jemi sepse te gjithe pjesemarresit e ISIS nga evropa kane origjine te nje shteti arab perveq shqiptareve. Kshu qe me ket rast, nqs te ka shku mendja per xhihadizem atehere te pakten kerko letrat e nje shteti tjeter qe kur te grises pasaporten ne ndonje video youtube mos te na grisesh at dykrenaren se na prezanton te gjitheve jo vetem familjen tane. E them pa paragjykim (ndoshta ti je ne mare te zotit por u bazova ne komentin tan te parin qe stonon). Shnet.

Po ti or loqe nga nje koment qe ironizonte nje koment tjeter nxjerr gjithe keto perfundime si motorr i prish me ISIS, xhihad, pashaporte dykrenare e ku di çfare marrezira te tjera?

Cfar te duket vetja, Skenderbeu me dykrenare ne koke?

 

nje koment qe ironizon tjeter i cili eshte i qarte opinioni ndaj ISIS dhe shumezohet me zero nga komenti yt. perfundimi i kesaj eshte nje semundje (ironizmi im i rradhes) qe ka kap gjith shqiperine: "ironizimi dhe banalizimi i se vertetes" e cila fatkeqesisht pasqyrohet edhe ne politike. Meqe ke edhe nje nofke fantastike e kombinova me semundjen... ndoshta vrau keq prandaj u zprapsa pak ne komentin e dyte, por çdo lloj komenti qe bej nuk perdor fjale banale sikur politikanet tane te dashur ne parlament. Ti po konfirmon pasqyrimin e politikes sone te dashur ne shkrim. Medet zotit ku po na qon ky "gjeneracioni Y".

Meqe un qekam si politikanet dhe parlamentare tone, ti je nje kokerr injoranti analfabet si zgjedhsit e tyre, sepse nuk di te lexosh komentin, e kushedi se çfar lexon fantazi per pjano dhe orkester, fraza te mbetura nga artikulli ose muhabetet e fundit qe ke bere ne kafene.

Ja ku e ke komentin me te cilin kam bere ironi:

Artikull i shkruar shume mire e shume i sakte, feja e shqiptarit ashte shqiptaria. Cdo lloj fejet eshte krijuar per te sunduar e per te pase ndikim ne shoqeri mendoj se jetohet krejt mire edhe pa shku ne xhami apo kishe.

Zgurdulloi syte, sepse autori i komentit flet kunder fese ne pergjithsi, dmth fut derr ne thes te gjitha fete, edhe ato te BelQikes, edhe ato te AmeriQise, edhe ato te Qines.

Ti me çove ne TuQi. Pse ne TuQi? Ndoshta un jam budist Qinez, dhe dua te shkoj ne Qine ose Indi, ose ndoshta jam protestant dhe dua te shkoj ne BelQike ose AmeriQi te luftoj kunder bordellove, sepse çdo fe ne bote eshte ne parim kunder bordellove.

Vetem loqet jane pro bordellove, sepse eshte ne natyren e loqes qe te gjeje nje vend ku te shkarkohet pa telashe.

 

interesant sa shpejt ju pergjigjesh komenteve te mia!? nuk di kush po harxhoka kohe neper kafe dhe online 24 ore. Po perseritem ne muhabet por nqs fjalet qe fut ne thojza eshte bindja jote atehere komenti yt i pari kundershton "toni-shkoder" mesa kuptova un, por ndoshta jam analfabet sikur po sugjeron ti kshuqe e mbyllim ketu se nuk mund te ndjek ma, jo per gjo po me le dhe kafen pa pij smiley

respekte gjithsesi, nuk i mbaj inate kujt. perderi sa te flasim te gjith shqip ne keto komente dhe jo arabisht apo greqisht do te thote shkembim ideshe per te miren e vendit tone, por te lutem pastroje fjalorin tan se nuk eshte fakti qe ke vetem nje nofke dhe s'po te njef kush por qe te tregosh qe jemi te gjith te denje te nje "shoqerie integruese". I'm out!

Ballaban Pasha fliste shqip me mire se Skenderbeu, i cili ishte rritur ne oborrin e Sulltanit.

 

Për fat të keq, disa nga vullnetarët shqiptarë që shkuan në Siri u radikalizuan paralelisht me lëvizjen dhe formacionet në të cilat u përfshinë. Ata u shndërruan nga njerëz që do të jepnin jetën për lirinë dhe dinjitetin e një populli, në kërcënues të lirisë së një populli tjetër.

Ky eshte rasti tipik i ekstremizmit qe ne kete rast nuk eshte etnik por fetar. Por jo te gjithe mendojne keshtu ne Kosove. Nje formacion politik u ka dale ne mbrojtje hapur. Deri dje fshiheshin ndersa sot po i justifikojne.

Ku eshte ai Bama , e ka pare njeri?

Dje tek lajmet pashe, nje pjestar te ISIS-it nga Belgjika qe kish shkuar aty me gjith femijen 5-6 vjeç, dhe po jepte si tip interviste gazetarit belg, duke i thene femijes; Ku eshte me mire ketu apo ne Europe, ku ka jobesimtare. Ketu, - pergjigjej femija. Pse eshte me mire ketu, pyeste ai. Se ketu eshte Allahu, nuk ka jobesimtare.  Pse i vrasim neve jobesimtaret, perendimoret,- pyeste i jati, dhe femija pergjigjej; Se ata jane te keqinj, jo besimtare. 

Komplet nje indoktrinim qe iu behej femijve. 

Vendet perendimore premtuan per nje ofensive kundrejt ISIS, por siç duken bathet, vetem llafe, dhe ndonje bombe sa per sy e faqe, nderkoh qe me qindra-mijra po ikin dhe po vdesin urije. 

Pjer, e kam pa dhe un ket, babai bente pyetjen dhe kthente gjithashtu pergjigjen. lavazh truri komplet. por, nuk krahason me ne sepse te gjithe ata mercenare nga evropa jane me origjine ose te lindur dikun ne arabi. neve na mbulon turpi ne menyre direkte sepse trapat tane kane origjine shqiptare ose te te lindur ne trojet tone. pra esht akoma me shqetesuese se xhihadistat e evropes.

Në hapësira shqiptare ku rrugët e shoqërisë janë të mbyllura, ku ekonomia dhe arsimi janë në gjendje të mjerueshme, ku korrupsioni saboton ëndrrat për të ardhmen, ku njeriu i ndershëm shkelet me këmbë dhe ku maskarai, servili dhe i pafytyri pasurohet e çan përpara, do të ketë gjithnjë potencial për radikalizëm të të gjitha formave, përfshi edhe atë fetar.

E vertete.  E megjithate pak me kujdes me konotacionin qe i jepet termit "radikalizem".  Sepse ne fund te fundit, perballe nje tabloje te tille, dy jane mundesite: ose status-quo me radikalizma te te gjitha formave, ose ndryshime rrenjesore.  Nje loje fjalesh me huazim vs versioni shqip, e ndersa kerkohet te evitohet radikalizmi, paralelisht jemi te ndergjegjshem qe hapesira shqiptare ka nje nevoje urgjente te shkundet rrenjesisht. 

*Disi tangjent me artikullin, nga ISIS jane "genjyer" dhe burra me te squt.  Ne foto, McCain me rebelet vjet ne Siri, sot anetare te ISIS ne Irak. McCain mund te kishte qene presidenti im, do kishte qene nje reklame e levizjes "wake up, silly".

**Disi tangjent me McCain dhe "bomb, bomb bomb Iran", kete vit, cmimi nderkombetar me prestigjioz ne Matematike u fitua per here te pare nga nje femer.  Maryam Mirzakhani, profesore ne Standford, lindur dhe rritur ne Iran.   

Kjo qe thua, dhe jam dakort, i jep nje pergjigje artikullit ose autorit i cili ja fut kot duke kritikuar Bashar al-asad, lufte e shpallur nga usa dhe erdogan por as uk kesaj rradhe nuk mori pjese, por nuk i pergjigjet artikullit qe ke futur ne thojza, dhe kjo esht pak konfuze. cila nga te dy idete do zgjidhje ti? un ndryshim rrenjesor, tendence e rilindasve si faik konica, toptani, fishta, mustafa kruja, etj...

paralelisht jemi te ndergjegjshem qe hapesira shqiptare ka nje nevoje urgjente te shkundet rrenjesisht.

Po pra..kto jon revolucionare..bash si kamunistat dikur. Me celula, baze partie etj etj.

 

?... nqs e ke me mu... smiley jo or jo. po s'po e kuptoj ku lindi komunizmi nga keto emra te siper permendur? Na e sollen nga universitetet e Dijon, Parisit, Harvardit, Gallatasarayt? Do thoshin disa (qe nuk e njoin shkollimin e qoftlargut) po edhe xhaxhi ka qene ne shkolle ne Paris!?... hahahahaha

"Ekstremizmi në Kosovë, ashtu si edhe kudo ku jetojnë shqiptarët do të goditej po aq rëndë edhe nga arrestimi i 40 zyrtarëve të korruptuar, me ose pa Ali Babën. Se ndërsa nuk mbajnë koka të prera në duar përpara kamerave, janë duke mbajtur gjithësesi prej fyti të ardhmen e shoqërisë shqiptare."

Kjo e fundit eshte priceless. 

 

Ngjallja e fundamentalizmit islamik në Kosovë është pasojë e një kompleksi të madh faktorësh dhe rrethanash. Ne kemi dështuar jo vetëm ta bëjmë Kosovën shtetin dhe shoqërinë e dëshirave dhe ëndrrave të të rinjve tanë, por nuk kemi qenë në gjendje as të identifikojmë rrëshqitjes graduale të Kosovës në shoqëri orientale, me mentalitet anadollak, me prapambetje arsimore dhe emancipuese dhe, natyrisht, me një terren shumë të përshtatshëm për radikalizëm fetar. Me zjarrin kanë luajtur të gjithë, edhe disa imamë, edhe disa politikanë, edhe disa medie, edhe disa intelektualë. Ndërsa tani askush nuk dëshiron të marrë asnjë përgjegjësi.

Mehmet Kraja. 

Analize e mire, faktore dhe rrethana...

Avitja qe uji qenka trubulluar keto kohet e fundit eshte sharlatanizem i paster. Kraja duket nuk i la ne listen e te gjalleve ato parti qe i moren ne mbrojtje keta trimat...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).