Festivali i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër

“Traku Fest” quhet Festivali i cili do të mbahet më datat 31 korrik, 1 dhe 2 gusht, në qytetin e Gjirokastrës.

“Traku Fest” quhet Festivali i cili do të mbahet më datat 31 korrik, 1 dhe 2 gusht, në qytetin e Gjirokastrës, ku gjatë tre ditëve përveç muzikës së mirë që do të performohet nga disa prej emrave dhe grupeve më të njohur, do të promovohen edhe vlerat e traditave të bukura shqiptare, si dhe ato të trashëgimisë kulturore. Organizuar nga Pik Creative dhe Anima Pictures.

Festivali i cili ka si qëllim kryesor i të promovojë trashëgiminë kulturore të qytetin e Gjirokastrës, vlerat e rëndësishme historike dhe tradicionale, duke nisur që nga antikiteti, mesjeta, e për të mbërritur deri në ditët tona, ka organizuarudhëtime, seksione shkencore, dokumentarë, vizita të organizuara, ushqime të mira shqiptare, koncertet e grupeve pjesmarrëse, pra një numër shumë i madh aktivitetesh të shtrira në tre ditë, të cilat do të shoqërojnë përgjatë tre ditëve e netëve të gjithë publikun që do ta ndjekin nga afër evenimentin.

Në 1 Gusht muzikantët që hapin festivalin “Traku Fest” janë “Retrovizorja dhe Elina Duni”, për të vazhduar me grupin “Blla Blla Blla”, ndërkohë që në datën 2 gusht do të jetë rradha e grupit “Fanfara Tirana” dhe “OffChestra” të cilët do të performojnë live gjatë evenimentit.
Nuk do të mungojë edhe shoqërimi i “Dee Jay-ve” më të njohur si
“DJ Ger Kacerja” , “DJ LURA” dhe “DJ TATU”.

Programi i “TRAKU Fest” 31 korrik

19:00 TRAKU hap perdet – kinema verore
Shfaqje dokumentari dhe filmi artistik
(Në oborrin e shtëpisë së vjetër të Skëndulatëve)
20:00 TRAKU në tavolinë
Panair i kulinarisë së jugut të Shqipërisë në restorantet e qafës së Pazarit të Vjetër të qytetit

21:00 TRAKU muzikor – LYNX Band
Muzikë rock nga grupi Lynx në qafën e Pazarit të Vjetër të qytetit
22:30 TRAKU DJ Set
Dj Lura
(Në qafën e Pazarit të Vjetër të qytetit)

[Festivali i trashëgimisë kulturore “Traku Fest”, 3 ditë në Gjirokastër]

Programi i “TRAKU Fest” 1 gusht

12:00 TRAKU trip
Udhëtim i organizuar në Teatrin e Adrianopolit dhe qytetin antik të Antigonesë, ku dhe gjatë vizitës do të serviret një drekë tradicionale
(Nisja e autobusëve kryhet në sheshin Çerçiz Topulli)

12:00 TRAKU ekspozitë – Vizione të përthyera
të Luftës së Madhe
Ekspozitë fotografike
(Hyrja e qafës së Pazarit të Vjetër të qytetit)

12:00 TRAKU në shtëpi
Vizitë në shtëpitë tradicionale gjitokastrite, të hapura gjatë gjithë ditës
(Në cilindo orar, për më shumë info drejtohuni pranë TRAKU InfoPoint në sheshin Çerçiz Topulli)

12:00 TRAKU në këmbë
Për ata që do të dëshirojnë, ture hiking gjatë gjithë ditës
(Në cilindo orar, për më shumë info drejtohuni pranë TRAKU InfoPoint në sheshin Çerçiz Topulli)

12:00 TRAKU në qiell
Hedhje me parashutë – trajnerë të liçensuar do të ofrojnë hedhje me parashutë
(Në cilindo orar, për më shumë info drejtohuni pranë TRAKU InfoPoint në sheshin Çerçiz Topulli)

12:00 TRAKU aktiv
Në qafën e Pazarit të Vjetër, gjatë gjithë ditës do të ketë muzikë me DJ dhe do të shërbehen ushqim dhe pije. Gjithashtu, mund të takoni artizanë tradicionalë dhe të shihni nga afër produkte të traditës

17:00 TRAKU nëndhé
Vizitë në tunelet e luftes se ftohte, që kalojnë poshtë qytetit të Gjirokastrës, të cilët do të hapen për herë të parë për publikun

18:30 TRAKU konferencë
Seksion shkencor mbi artin, etnografinë dhe arkitekturën
në Shqipërinë e jugut
(Në oborrin e shtëpisë së vjetër të Zekatëve)

20:00 TRAKU dokumentar
Shfaqje dokumentari nga Marin Mema
(Në oborrin e shtëpisë së vjetër të Zekatëve)

21:00 TRAKU muzikor – Blla Blla Blla
Retrovizorja & Elina Duni
Koncert live me grupet Blla Blla Blla, Retrovizorja & Elina Duni
(Në Kalanë e Gjirokastrës)

23:59 TRAKU Dj Set deri në agim
Tatu & Minimim back to back
(Në Kalanë e Gjirokastrës)

Programi i “TRAKU Fest” 2 gusht

11:00 Udhëtim i organizuar në Teatrin e Adrianopolit dhe qytetin antik të Antigonesë, ku dhe gjatë vizitës do të serviret një drekë tradicionale
(Nisja e autobusëve kryhet në sheshin Çerçiz Topulli)

11:00 TRAKU ekspozitë – Vizione të përthyera
të Luftës së Madhe
Ekspozitë fotografike
(Hyrja e qafës së Pazarit të Vjetër të qytetit)

11:00 TRAKU ekspozitë
Ekspozitë fotografike

11:00 TRAKU në shtëpi
Vizitë në shtëpitë tradicionale gjirokastrite, të hapura gjatë gjithë ditës
(Në cilindo orar, për më shumë info drejtohuni pranë TRAKU InfoPoint në sheshin Çerçiz Topulli)

11:00 TRAKU në këmbë
Për ata që do të dëshirojnë, ture hiking gjatë gjithë ditës
(Në cilindo orar, për më shumë info drejtohuni pranë TRAKU InfoPoint në sheshin Çerçiz Topulli)

11:00 TRAKU në qiell
Hedhje me parashutë – trajnerë të liçensuar do të ofrojnë hedhje me parashutë
(Në cilindo orar, për më shumë info drejtohuni pranë TRAKU InfoPoint në sheshin Çerçiz Topulli)

11:00 TRAKU aktiv
Në qafën e Pazarit të Vjetër, gjatë gjithë ditës do të ketë muzikë me DJ dhe do të shërbehen ushqim dhe pije. Gjithashtu, mund të takoni artizanë tradicionalë dhe të shihni nga afër produkte të traditës

17:00 TRAKU nëndhé
Vizitë në tunelet e luftes se ftohte, që kalojnë poshtë qytetit të Gjirokastrës, të cilët do të hapen për herë të parë për publikun

18:30 TRAKU konferencë
Seksion shkencor mbi historinë e jugut të Shqipërisë, nga antikiteti në ditët tona
(Në oborrin e shtëpisë së vjetër të Zekatëve)

[Festivali i trashëgimisë kulturore “Traku Fest”, 3 ditë në Gjirokastër]

20:00 TRAKU dokumentar
Shfaqje dokumentari nga Gëzim Erebara, filmuar nga Dhimitër Anagnosti me skenar të Ismail Kadare
(Në oborrin e shtëpisë së vjetër të Zekatëve)

21:00 TRAKU muzikor – OffChestra dhe Fanfara Tirana
Koncert live me grupet OffChestra dhe Fanfara Tirana
(Në Kalanë e Gjirokastrës)

23:59 TRAKU Dj Set deri në agim
Dj Kacerja
(Në Kalanë e Gjirokastrës)

16 Komente

Foto e Cercizit ishte ajo? S'e dine keta qe ai ishte terrorist (sipas disa peshqve)? smiley

Të më falë Gjëmbi dhe Xhibolja smiley

Era "Mënd " dhe Kulturë tamam Shqiptare që prej Kohës që Mullahu Vuçidolit shpërnguli festivalin e këngës Folk nga Gjirokastra në ...kokat me erë të ..

" se diktatura zotrie "

aromë me të vërtetë shqiptarësh patriotë të Ditur !

Urime .Zgjuarsi e pëlqyeshme e Postuesit në këtë Lum urejtjesh  sumash të zgjuara me ngjyra  .që nuk rreshtin me Pëvetë

A din ti Gjin kush janë Popujt e Lindjes së mesme ...smiley

xhibi osht bo sand niga lol

ca do me thon TRA.KU - trashegimia kulturore?

hajde, opa, dridhe qosinee

"për të vazhduar me grupin “Blla Blla Blla”.............
Nuk do të mungojë edhe shoqërimi i “Dee Jay-ve” më të njohur si
“DJ Ger Kacerja” , “DJ LURA” dhe “DJ TATU”.

hehehe, te gjithe emra te medhenj te kultures popullore shqiptare keta!.smiley. sidomos ky DJ Ka(n)cerja eshte i papare, thone nr 1 ne dasma..smiley

Ka cejf ka para...shuqur qe spo vret njeri Baben a kojshiun...pa lajme te tilla jon si puna e Lazarathis ...qetesojne njerezine.

Bravo! iniciative shume pozitive.

Duke pare fotot dhe suratet jam bindure qe shqiptaret jane race puro pellazgo ilire ariane

pellazge ilire ariane po,por na mixune disi rruges. smiley

hahaaahahhah

Retrovizorja live në Shqiperi është eveniment. Gjynah qe e Mora vesh mbas rizotos. Lum so at a qe kane pase mundesi te ishin atje.

Po ti kshu lloj delenxhiu je! nuk na bone mare me shku. As une nuk e dija per Retrovizorja ne fakt. Ne qaf pac kulturimin e kalamojve tone po harrove me na kujtu per kshu eventesh .smiley Ne fakt do kish qene rasti ideal me i cu cunat ne koncertin e tyre te pare.

Ma mori mendja se do kishe shku edhe se s'kishe njoftu. Po s'ke faj se po te shiqosh reklamimin qe i kane bo eshte per te vene duart ne koke. Te dhi**a Blla Blla Blla, lynx e gjithefaresoj dixhej-sh; i kane reklamu me shume se Retrovizoren. Edhe kur e shkrujne, e shkrujne Elina Duni & Retrovizorja kur ne fakt duhen nderruar vendet. A thu se jane grup shoqerues i Dunit! Po mire t'ju bohet se vete e kane fajin. Une do propozoja masa drastike: nderprerje te bashkepunimit me Dunin dhe zhdukja nga faqja e dheut te kenges 'Rockstar'. Keshtu, ku e kishim muhabetin? 

Nga fotot shoh se boll vend mjaftueshëm paska për TRAKU-n Fest! Një hapsirë e tillë e lume nuk do të mund të vinte pa u zbrazur (vjedhur-grabitur) do kohë më parë hapsira e ish muzeut të armëve nga pisqollat e mushqetat e "terroristëve" (lexo: luftëtarë rilindas)smiley

TRA.KU trashegimia kulturore me emertim gjimnazistesh e foto gjimnazistesh

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).