Çdo prag sezoni veror, shumica prej nesh përballet me dilemën hamletiane: pushime në Shqipëri apo jashtë saj? Pasi bëhen llogaritë e situatës financiare, merret vendimi e bëhet prenotimi i pushimeve një javë, dhjetë ditë, apo edhe dy javë, sipas modelit të importuar nga koha e diktaturës. Këtë vit zgjodha mes plazheve të jugut të vendit, fshatin e vogël të Borshit, një traditë e hershme pushimesh, për shkak se në eksperiencën time është më i qetë se zonat e tjera, për ata që nuk duan atmosferë Blloku kur janë me pushime. Gjashtë kilometra vijë bregdetare, ku ndjen edhe detin, edhe malin, e nga ku mund të zhvendosesh në mënyrë komode në destinacione të ndryshme përgjatë vijës bregdetare të detit Jon. Ishte një rikthim nostalgjik në “pushimet shqip”, meqë një vit më parë, kisha zgjedhur një paketë turistike në rivierën franceze. Po ndihesha mjaft mirë, teksa që ditët e para, në rrugët e pashtruara të fshatit të vogël dëgjoja të flitej frëngjisht, gjermanisht, italisht e anglisht, më shumë gjuhë nga ç’kisha hasur në Kanë një vit më parë. Me ndjesi të ligjshme krenarie, i thashë vetes se bregdeti ynë ka arsye për t’u pasur zili nga rivierat e vendeve të tjera, pasi natyra është treguar shumë bujare me shqiptarët.

Këtë sezon turistik, potenciali natyror i vendit tonë dhe çmimet konkurruese dukej se ishin kombinuar suksesshëm në reklamën, që i ishte bërë Shqipërisë në mediat e faqet profesionale të internetit. Rezultati duket se ishte ardhja e pushuesve të huaj bashkë me familjet në bregdetin shqiptar, një fenomen masiv, që nuk e kisha hasur në vitet e mëparshme. Një fshat i vogël si Borshi, i lënë në vetëzhvillim e pa një plan rregullues, edhe pse pret deri në 20 mijë pushues çdo dy javë, me ndërtime fatmirësisht të ulëta, në karakterin e zonës, me rrugë të paasfaltuara, me gurët, baltën e pluhurin origjinal, me njësitë e vogla të shërbimit, ku prodhimet e freskëta të detit spikasin më shumë se kuzhina tradicionale, bëhet interesant për çdo të huaj, pikërisht për shkak të karakterit genuin, rural, të papërpunuar që vetofron. Dhitë e lopët që lëvizin lirisht mes njerëzve e kodrave me ullishte, fshatarët që të sjellin deri në plazh produktet e freskëta të zonës janë një atraksion zbavitës për çdo pushues vendas a të huaj.

Të gjitha këto “veçanti” i përkasin kryesisht “dorës” së natyrës, por edhe të banorëve vendas, që investohen vetëm për 2-3 muajt e verës këtu, pasi pjesën tjetër të vitit e kalojnë në Greqi, aty ku jetojnë e punojnë. Ajo që edhe këtë vit mungonte në Borsh, ashtu si në zona të tjera me frekuentim të lartë pushuesish, ishte “dora” e shtetit. Rrugë të pashtruara e të pandriçuara, në të cilat duhet të ecësh me shumë vigjilencë. E aty, mes bukurive të natyrës, shkëlqente fort edhe problemi i vjetër e kokëfortë i furnizimit me energji elektrike. Tensioni i ulët që ndikon në çdo pajisje elektrike ishte aty, si një problem i vjetër më vete. Po aq të vjetra e të pandryshueshme, ishin aty ndërprerjet e energjisë elektrike, shumë sporadike për të qenë me orar, dhe shumë të shpeshta për të qenë defekt në rrjet.

Në hotelin ku qëndroja, “komshinjtë” franko-shqiptarë kishin vendosur një mbrëmje të ftonin mysafirë. Mesa duket kishte ndikuar pjesa shqiptare, me traditën e dikurshme, kur miqtë priteshin edhe në plazh. Të “zonjat e shtëpisë” kishin gjithë pasditen që hynin e dilnin në verandën, ku ishin bashkuar dy tryeza për darkën. Pak para mbërritjes së mysafirëve, ikën dritat. Gjatë paraditeve ndërprerjet janë afatshkurtra e nuk ndihen edhe aq, por në mbrëmje ndryshon puna. Shqiptarët nisën të mërmëritnin nëpër dhëmbë, sepse bashkë me dritat ikën edhe uji, meqë furnizimi me ujë bëhet me pompa, që nuk funksionojnë pa energji elektrike. Ndërsa francezët e morën me sportivitet, e nisën tregimin e historive gjysmë shqip gjysmë frëngjisht, për romanticizmin që po u krijohej me dritën e qirinjve, që u siguruan me shpejtësi nga e zonja e hotelit. Energjia elektrike bëri dy tentativa për t’u rikthyer, por pa sukses, e ngjante se rrjeti nuk e përballonte ngarkesën. Shakave të francezëve u kishte zënë vendin shqetësimi serioz i shqiptarëve, se si do vinin mysafirët, pasi hoteli ndodhej në pikën më të lartë të fshatit, e rruga nuk kishte ndriçim as në kushte normale, e jo më në mungesë të energjisë elektrike.

Pasi i humbëm shpresat se mund të bënim dushin e pas plazhit, ashtu me kripë deti, lamë pas “komshinjtë” në shqetësimet e tyre, e të armatosur me elektrik dore, zbritëm në këmbë në “qendër” të fshatit, në zonën e plazhit. Në fakt, ky është një proces “i detyrueshëm” në Borsh sa herë lind nevoja e komunikimit pa ndërprerje në celular. Sistemi 2 a 3G (gjenerata e dytë dhe e tretë e teknologjisë së komunikimit të lëvizshëm), nuk arrihet prej kompanive shqiptare të telefonisë së lëvizshme. Për pasojë, edhe USB-ja me internet të parapaguar që ke marrë nga Tirana, nuk të hyn në punë, sa kohë nuk ka valë. Sistemi GSM është ai që të “dhurohet” në nivele të dobëta, e nëse nis një kërkim automatik apo manual në celular, hasesh në tre operatorë të njohur grekë, që të ofrojnë valë të plota shërbimi 3G, me tarifa Roamingu natyrisht. Por këtë herë, “zbritja” në qendër kishte qenë e detyruar nga mungesa e dritave. Shëtitjen në rrugën e vetme me pluhur e baltë të Borshit dukej se e kishin zgjedhur shumica e pushuesve, që shkëputeshin nga rreshti i “xhiros” kolektive, për t’u futur në lokalet e shërbimit, ndriçimi i të cilave sigurohej me gjeneratorë, ashtu si edhe marketet e vogla, që njerëzit dukej se i popullonin më shumë për shkak të ndriçimit, sesa nevojës për të blerë diçka. Këto masa të marra nga të gjitha njësitë e shërbimit, ishin barometri se energjia elektrike vazhdon të mbetet një “produkt” i rrallë në një nga zonat më të bukura turistike të jugut. Në fshatin e ndriçuar vetëm në zonën e njësive të shërbimit, shqipja, frëngjishtja, gjermanishtja e italishtja dëgjoheshin më fort të ndërthurura me zhurmën e gjeneratorëve, pa shpresën se energjia do kthehej shpejt. “Fundja në plazh jemi” tha një miku ynë, duke justifikuar pamundësinë e radhës së dushit të pasplazhit, ndërsa gruaja e tij po shqetësohej seriozisht për produktet e frigoriferit, në kushtet e paqëndrueshme të furnizimit me energji elektrike.

Ashtu nën dritën e qiririt të vendosur për atmosferë në një nga baret buzë detit shpërtheu humori për sloganin, imazhin e ri turistik të Shqipërisë: “Go your own way! - Ndiq rrugën tënde!”. “Por mos harro qirinjtë!” ishte shtesa e paevitueshme e realitetit të turizmit shqiptar. Ky është sezoni i parë turistik dhe sfida e parë për qeverinë “Rama”. Përgatitjet për turizmin nisën në kohë, me strategjinë e reklamave, me një angazhim të mediatizuar ndërkombëtar për logon e sloganin e ri, e me artikuj në media të njohura ndërkombëtare. “Shqipëria është e hapur dhe gati për t’u zbuluar nga udhëtarë të etur për aventura ...”. Duket shumë intriguese si thirrje, jo vetëm për pushuesit vendas, emigrantët e të huajt që presin aventurën. Por duket se gjithçka nisi e mbaroi tek reklamat, pasi realiteti mbeti aspak shpresëdhënës.

Kush ka zgjedhur të kalojë pushimet në Shqipëri, po e konstaton se situata ka mbetur e njëjtë: Shqipëria mbetet vendi me potenciale fantastike natyrore, ku njeriu ende nuk arrin të plotësojë atë që natyra i ka dhuruar me shumë bujari, duke nisur nga nevojat bazike: furnizimin e pandërprerë me drita e ujë, vendosjen e koshave të mbeturinave, ngritjen e banjave publike, apo edhe betejën e humbur me mizat gjatë ditës e mushkonjat gjatë natës, një sfidë e ngecur mesa duket në batutat politike në sallën e parlamentit. Janë të gjithë elementë primarë që i mungojnë turizmit në Shqipëri, e që dëshmojnë mungesën e një strategjie bashkëpunimi mes qeverisjes qendrore e asaj vendore për të ndërhyrë në terren, e jo vetëm në fasadë. Përpara këtyre emergjencave alla shqiptare, rojet e plazhit apo policët me uniforma sportive, i ngjajnë një makijazhi të zbërdhylur, po aq sa mendja e kujt beson se reklama mund të zëvendësojë cilësinë e turizmit në Shqipëri, mungesën e përgatitjeve serioze e cilësinë tejet modeste të shërbimeve që u ofrohen pushuesve vendas e atyre të huaj, gabimi i përbashkët i të cilëve ishte të besonin reklamat “made in Rilindja”.

39 Komente

Për pasojë, edhe USB-ja me internet të parapaguar që ke marrë nga Tirana, nuk të hyn në punë, sa kohë nuk ka valë....smiley

Kjo qeka e semure psikike politikisht , nga te baces saliut me duket . Po pse per cfare shkon me pushime zotrote ? Per Relax apo per te lexuar komentet e Gjembit dhe Xhiboles per ISIS ?

Dhe nje gje te vogel teknike moj bujkeshe ose pastorale ose bukolike , me prirje dukshem qartazi smiley sic ka thene dhe z.hereTak -Tuk Tuk ...postmoderniste pas postmodernes ....smiley

Reklama eshte Shpirti Tregetise

I nderuar Idriz, ma ke bere qefin shume qe mban mend nje nga shprehjet e mija te para ne blog:

Pas modernes erdhi postmodernia. Po pas postmodernes çfar do vije?

Kjo tregon se mundi im nuk ka shkuar kot, megjithse duket sikur ka shkuar kot.

Te faleminderit qe me ke kujtuar shprehjen, te cilen e kisha harruar, por e rishqyrtova perseri per t'i gjetur pergjigjen.

Eh, ky posti nuk paska te mbaruar, ne bej perpara dhe posti nga mbrapa (siç e ka edhe kuptimin). Megjithate ja gjeta pergjigjen, ose me mire e ka gjetur populli me pare se studjuesit nga mbrapa (te postit):

Kohe t'keqija kane ardhe,

Bjeri mbrapa (post) vetes,

Nuk ke ç'ben tjeter.

 

E shef pra ..qe nuk kishte krisma ! Na mesojme prej me te mireve para dhe post te mireve .Ti mbaje mend nje Vjershe te Tere e une te mos mbaj mend nje shprehje smiley 

Qe nje qe vinte me .. pos smiley ! Drite e pacin adminet ..

Qe dhe nje me Aula ...smiley! Diell ua befte admineve

Dhe kjo kocja , po te ishte thelluar pos aulave mund te zhulonte edhe nje lloj Turizmi me Pos e Perpjete  .Po nuk dune me mesu i nderuar Heretik dhe kjo eshte pasoje e te renit vetes vetem perpara smiley

Ky lloj tregimi/realiteti smiley do ishte mire te botohej ne Amerike, pasi shton turistet amerikane drejt Shqiperise smiley

Vertet mendoni se kemi turizem ? Ore njerez, kemi ndyre vendin qe ishte krejt i virgjer gjer ne vitet 90.E kemi bere territorin ne gjendje ..." Te parikthyshme" e te mos i bejme qejfin vehtes.

Kur do grava, je konciz ne komente, nuk kuptoj perse dreqin rreh majtas..?

Durresi eshte qelbur, por vende te tjera te bukura ke plot. 

Kur kesaj maskarade i thone dhe turizem lere mos e pyet pastaj. Shqiptaret qe vazhdojne shkojne ne keto fshatrat e jugut (ku duhet thene se natyra eshte e mrekullueshme por aty mbyllet gjithshka) jane ose nga ata qe vazhdojne ta quajne plazhin si sakrifice qe duhet bere (te ngrakosh makinen me ushqime, te lahesh me kanoce, te shkaterrrosh makinen ne monopate te paasfaltuara, te durosh dhe Jorgot qe flasin greqisht dhe te marrin leket shqiptare si pa te keq). Si thote anlglizi, "thank you, but no thank you". Ky or ti shoq nuk eshte as turizem e as aventyre, ky eshte futja kot po i ka rene bixha atyre edhe disa vjet dhe mire e bejne. Ka 15 vjet te pakten qe e mjejta problematike eshte andej.

Me se shumti turistat ne jug jane emigrantet (do te thosha te Greqise apo Italise) qe duan pak vend te hapen b@thesh per "suksesin"  e emigracionit, "pasunaret" e Albanies qe nuk "i kane problem" cmimet e larta te restoranteve me kuzhiniere amatore, vendasit qe kane ndonje shtepi ne ato ane, kosovaret e maqedonasit qe vijne pak per patriotizem e pak se s'kane qene ndonjehere ne ato ane si dhe nje ushtri me ata qe "i kane zene rrota bishtin" dhe nuk ikin dot nga Shqiperia per pushimet.* Tani, me thoni se kush nga keta jane "turistat" ketu. Sa gjate do zgjase kjo? Kete s'di ta them pasi specifika e vendit tone (me shume emigrante e nje pjese te madhe te bashkekombasve jashte kufijve shteterore) e ka mbajtur ne kembe kete makine monstruoze pushimesh qe vetem di te vjele dhe jo te jape.

 

Asterisk, autorja po thote qe aty ndigjohej anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht, gje qe tregon se te huajt po vijne, dhe keta te huaj, nuk e konceptojne jeten si autorja apo si ti. Ti dhe autorja, sapo te ikin dritat, ju kap tmerri, nderkoh qe te huajt qeshin dhe e kalojne kete situate si aventure. Ju te gjithe, brenda dhe jashte, nuk e kuptoni konceptin dhe kodin perendimor, çfare eshte e rendesishme per perendimoret. Per perendimoret eshte e rendesishme; 1) Vrindschap/miqesia, e njerzeve ku shkojne. Po te jene njerzit vendas miqesore me te huajt, te huajt atje shkojne/dynden. 2) Siguria e jetes, kur i huaji e ndjen se nje vend eshte i rrezikshem per jeten, ka kriminalitet e vrasje, i huaji nuk shkon, biles lajmeron edhe rrethin e tij miqesor, nderkoh qe krejt e kunderta ndodh kur i huaji e sheh se ne nje vend (qofte edhe te varfer) nuk ka rrezik per jeten, ai shkon gjithmon atje dhe iu thote edhe njerzeve te tij per kete vend. 3) Pak aventur, pak histori, pak flirt, e ben nje te huaj/e ta doje ate vend, dhe e ben te lidhet me ate vend, te shkoje perseri. Se ikin dritat, apo se ra nje shi, apo se kish dallge, apo se ben vizita, etj, keto gjera e pasurojne boten e turistit, dhe ai i tregon me pasion miqve te tij kur kthehet. 

Ti dhe autorja, sapo te ikin dritat, ju kap tmerri, nderkoh qe te huajt qeshin dhe e kalojne kete situate si aventure.

Kete e kishe spontane apo e ke shkruar edhe ne VQ? 

ishte spontane besoj..smiley   se ne fakt Pjeri qe po na zberthen  mjeshterisht psikologjine e turistit  te huaj ketu,  ka harruar  shkrimet e tija  per  stresin e ujtitsmiley  qe i mungonte sa here qe shkonte  ne studion e vet ne Durres, Albanie..smiley

Zoti pjeter po i largohesh realitetit duke e perfytyruar veten ne pushume. Vertet qe ata tursite nuk e vrasin mendjen por eshte dhe e qarte pse. Ti e din shume mire qe nje turist han ne restorant, ka uje gjithmone ne hotel, etj. Turist eshte sinonim pushimi, i cili eshte sinonim çlodhje fizike apo mentale, pra nuk jane te predispozuar ta marrin seriozisht shqetresimin si venalit sepse nuk ju premton koha ne ato dite pushimi qe nje here ne vit. Kurse ata venalit stresohen sepse gatuajn te shpia e tyre dhe lahen e ghjithcka tjetrer. Turisti e ka pre bileten dhe e kalon me te lehte. Kur te kthehet ai ne flander dhe tju thote shoqerise qe hiken dritat ne mes te darkes dhe nuk mund as te laheshim sa flamando nxitohen te vijne ne shqiperi thua ti? Zero. E forte eshte kur njerezit imagjinojne shqiperine sikur vendet e tjera qe kan shetitur. Pyti flamant qe kane shkuar ne benidorm (spanje) a jane kenaqur? Ata do pergjigjen po. Pyti a do shkonin dhe ne here te dytre ne te njejtin vend apo do t'ja rekomandonin dikuj? Pergjigja do ishte jo. Alst u blieft, tregohu i llogjikshem dhe mos jeto ne andrra. 100 like autores.

Mirdita, une njoh shum belgj, qe pasi e vizitojne nje here vendin tone, duan perseri te shkojne atje. 

Me siguri qe do te jene Belgj me origjine Rome Peirre.

Shum realiste kjo qe Thu or ti!lol

C'ju ka bere Jorgoja. Apo gjithnje ne kerkim te armikut te jashtem?

Pse  keshtu ,kush rilindi qe te rilinde Turizmi ? ahhh...shendetesia eshte  falas ,pffffffff , perjashto Zalon asgje s´ka rilind.

te ngrakosh makinen me ushqime, te lahesh me kanoce, te shkaterrrosh makinen ne monopate te paasfaltuara, te durosh dhe Jorgot qe flasin greqisht dhe te marrin leket shqiptare si pa te keq

smiley

Cfare ka bregdeti shqiptar te cilen bregdetet e Greqise , Italise , malit te Zi dhe kroacise nuk e kane? pse nje turist i huaj jo emigrant qe e ka djegur malli duhet te preferoje bregdetin tone ne vend te fqinjeve?

Bregdetet jane njesoj Alba, me plus-minuset e tyre, por ne Shqiperi ka klube e restorante me te lira se vendet qe permende. 

Cmimet me te lira vijne si pasoje e cilesise me te ulet , kerkeses me te ulet apo eficienses se larte te bizneseve?

Standarti i jeteses futet gjekundi?

Jo, nuk futet, sepse nga 7 USD e ke sallaten ne Dhermi.

Bregdeti jone ka nje specifike teralle qe nuk e gjen ne detet e shteteve qe permende. Nuk ka nje koker peshku! Ushqimi vertete eshte me i lire Pierre, por, por siguria ushqimore eshte pertoke. Pra reziku i helmimit te menjehershem apo gradual eshte shume i larte. 

Bregdeti yne ka dhe nje specifike tjater .deti po perparon drejt tokes.po te shikosh fotografite, bunkeret e kohes se dulles tani jane ne det .e ka vene njeri ujin ne zjarr per kete fenomen apo do presin qe deti te vije ne lushnje e berat pastaj te kujtohen ta ndalojne?

Nuk ka ardh deti tek bunkeret por dulla i ndertonte ato brenda ne det.

Yep.

Nuk besoj se vetem Shqiptaret mund ta ndalojne nxehjen globale. Megjithate, Pjeri eshte specialist per kete pune e mund te jape me shume mend.

Bunkeret ne det jane me shume ne bregdetin verior, dalja e Bunes. Kjo shpjegohet me faktin se lumi Drin nuk sjell me sedimente ne det, dhe deti po avancon. E njejta dukuri verehet me deltat e Nilit, vetem 1000 here me i fuqishem. Atje gerryerja e tokes duket nga viti ne vit, dhe mendohet se po te vazhdoje keshtu ne 500 vjet deltat do jene zhdukur komplet. Kjo per faj te digave mbi Nil qe ndalojne sedimentet te shkojne ne det.

Nxehja globale eshte nje pallaver tjeter per te propozuar takse globale per xhepat e mafies globale. E di qe thone te gjithe qe po ndodh, gje qe me ben mua budall, do me duhet te jetoj dhe me kete tani.

Ky shkrimi me kujton disa turiste suedez vitin e kaluar qe kishin pronotuar online nje hotel me "5 yje" ne Vlore me 25 euro nata dhe qaheshin se nuk i plotesonte 5 yje por shume-shume mund te ishte 3-4 yje. 

Ti themi gjerat ashtu sic jane, per parate qe paguan Shqiperia nuk ka te krahasuar. Nese Borshi do te kishte uje e drita 24 ore, free wi-fi, rruge te shtruara e ndricim atehere 90% e atyre familjeve franceze apo gjermane as ne enderr nuk e shihnin...

Po do kushte, mbyllur ne hotel, free wifi e ha 3 vakte falas ne dite ik ne Greqi paguaj 200 euro per person java... 

 

 

 

200 euro pro person java ? smiley ca thu Liqeno me duket se po e ngatarro me Tailanden.

Nuk eshte ende koha per te pasur shume te huaj neper kembe. Shengjini i zbuluar nga te huajt e kishte minimalen 45 euro nata, 55 tek Rafaelo, nderkohe qe Spilleja i pazbuluar ofronte me 30 mije leke nata ne kushte me te mira se Shengjini. Po ashtu dhe Pogradeci ka rritje cmimesh prej ardhjes se te huajve qe vizitojne Pogradec-Shen Naum-Oher. Te huajt te vijne kur te jete rritur ekonomia e te perballojme edhe ne cmime pushimesh per ata. Tani vetem pune prishin. Mos iu gezoni te huajve. Sa me pak, aq me mire. 

sa u ktheva nga borshi. personalisht kalova shume mire. drita, air condition, uje, te ngrohte/ftohte , kafene apo pijet freskuese me vinin te rera aka gurat apo cadra (hotel  dhe restorant ishin nje aty), vetem wi-fi nuku kishte, per kete jam dakord. Njerezit ishin te sjellshem, fshati i kishte te dyja dhe malin, shkembin, fiqte, rrushin me ere, gjelin qe kendonte qe pa gdhire  ne njeren ane dhe bregdetin me ujin blu dhe kristal ne anen tjeter. Ushqimi ish shume i mire. Aq kam ngrene fruta deti, kos dhie, apo mish keci. lol. Rruga deri per aty ish mire, goxha mire. Llogaraja ish mrekulli, fresk dhe piktoresk. Plazhet pergjate deri ne borsh ishin beautiful. qashtu, internet nuku kishte, po mbijetuam. Shume pros kish por dhe cons, nje qe do permend, deti me gura. Te vriteshin kembet . Pa kepuce nuk behej fjale te ecje. other than that, beautiful! por do akoma investim aty, do.

ah do shtoja dhe se me shume se 4 dite nuku rrihet andej, se te ikin mendja se cte besh. ska shume aktivitet apo argetim, pervec se - ha-pi-rri-plazh.

eh, mendja. po s'e fike, s'te duket gje natyra. s'shkove ne korce te perdridheshe ne koncert ne festen e birres?

Ti do te thuash qe "4 dite pa wi-fi nuk rrihej andej, se te iken mendja". Mbreme te kafja ishte nje goce e re, do i kete bere nja 25 foto vetes, 350 mesazhe/min, 10 komente/min dhe 150+ like.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).