Tjetër tragjedi në minierat shqiptare. Ngjarja e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 në minierën e Fushë Lopës, në Martanesh. Raportohet se dy minatorë kanë humbur jetën teksa punonin brenda në galeri. Bëhet fjalë për një minierë të liçensuar, sipas rregullave të Ministrisë së Energjetikës. 

Grupi i punës prej 7 minatorësh ndodhej në frontin e punës, në një galeri rreth 200 metra në thellësi të tokës, kur u shkëput një masiv shkëmbor dhe zuri poshtë dy minatorët, të cilët gjatën vdekjen e menjëhershme. Mësohet se viktimat janë një 30 vjeçar i identifikuar si Denaid Barçi dhe një 53 vjeçar i identifikuar si Xhemal Sela, nga Komsia e Matit. 

Në ‘galerinë e vdekjes’, u punua për disa orë me qëllim që të nxirren që nga gërmadhat, trupat e dy minatorëve. Kolegët që nxorën minatorët thane se mundësitë për shpëtim ishin të pakta, pasi viktimat qendruan mbi 3 orë të mbuluar me dhe e gurë.

Duke qenë se miniera ndodhet në një nga zonat më të thella të Matit, ku siç raporton gazetari Enver Doci, është e vështirë të lidhesh edhe me telefon pasi nuk ka vale, edhe përcjellja e sa më shumë detajeve nga ngjajra vështirësohet.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është duke nisur menjëherë puna për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes. Po ashtu mësohet se drejt Minierës së Fushë-Lopës janë nisur dhe një grup inspektorësh nga Reparti i Inspektim-Shpëtimit të Minierave për të kryer veprimet për zbardhjen e ngjarjes.

7 Komente

po kjo vdekja e minatoreve nuk  perben me lajm,  eshte tashme dicka e zakonshme! 

pastaj kur lexon edhe keshtu.....

 

 ''Raportohet se dy minatorë kanë humbur jetën teksa punonin brenda në galeri. Bëhet fjalë për një minierë të liçensuar, sipas rregullave të Ministrisë së Energjetikës.''

''Duke qenë se miniera ndodhet në një nga zonat më të thella të Matit, ku siç raporton gazetari Enver Doci, është e vështirë të lidhesh edhe me telefon pasi nuk ka vale, edhe përcjellja e sa më shumë detajeve nga ngjajra vështirësohet''.

 

.......thua,  te qifsha rregullat e ministrise.. po ju nuk mund te lidheni dot me telefon, ne rast rreziku supozohet, pse tallni bythen me fatkeqet.....  gjynah!!

jo mor Belul se mesa m'kujtohet, deri dje ishin shume sensibel kta shoket sa here humbte jeten ndonje fatkeq. Dhe me te drejte. Sot nuk i begenisin mo kto tema se nuk ka si tja lejne pergjegjsine ministrit apo km. Se nuk jane vucidolsa pra

Per hir te vertetes djema, edhe ne minierat e vendeve te tjera, çoku vdesin minatore. Ky eshte sektori me i veshtire dhe i rrezikshem, kudo ne bote, prandaj dhe minatoret kane rrogen me te larte, ne krahasim me sektoret e tjere. Nuk e di se si eshte ne Shqiperi tani. 

Me prefshin koken ne ka miniere qe permbush qofte edhe nje kusht te vetem ne memedhe

Kush i ka minierat andej? Eh c'ironi fati o popull i pervuajtur smiley

Ngushellime ngrihuni kerkoni me shume per veten tuaj o popull sepse jeni ju ata qe keni te drejten historike dhe morale mbi pasurite e tokes tuaj, e jo te beheni hamall qe s'vleni as dy qindarka per kapitalistet e huaj, aq me teper turqit avdall qe ju ka ngul berisha aty si dhurate nga flaket e ferrit.

Erion Veliaj ka thene , ku ka miniera ka minerale , ku ka minerale ka dhe viktima.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).