Prokuroria dha sot detaje të reja mbi vjedhjen e 700 milionë lekëve në depozitat e Bankës së Shqipërisë. Në një deklaratë për shtyp nga institucioni i Prokurorisë bëhet me dije se nga 10 personat që iu komunikua masa e arrestit me burg, vetëm një prej tyre akuzohet për vjedhje, mbi 9 të tjerët rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. 

Sipas prokurorisë, grabitja është bërë nga Ardian Bitraj, kurse Dorian Collaku nuk ka drejtuar mire sektorin ku ka ndodheshin parate. "Por sic është provuar nga hetimi, si në arkën stok, ashtu dhe në arkën për veprim, janë kryer vjedhje në vazhdimësi të shumave të mëdha monetare, vjedhje këto që kanë ardhur si rezultat i mosfunksionimit të organizimit të brendshëm të Departamentit të Emisonit që drejtohej nga shtetasi nën hetim Dorian Çollaku

NGA RAPORTI I PROKURORISE 

Gjatë dy javëve të fundit, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, gjykata ka vendosur masën e “arrestit me burg” për 10 persona, të dyshuar si të përfshirë në vjedhjen e një sasie të konsiderueshme parash në Bankën e Shqipërisë; (1 person për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”); (7 për “shpërdorim detyre”); (1 për “shpërdorim detyre” dhe “moskallëzim krimi”); dhe (1 për “moskallëzim krimi”). 

Aktualisht, veprimet hetimore po vijojnë dhe janë përqëndruar në të paktën katër çështje kryesore: 
1. Verifikimin e plotë të mekanizmit të vjedhjes; 
2. Destinacionin e shumës së vjedhur; 
3. Hetimin pasuror mbi personat e dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje; 
4. Verifikimin e përgjegjësive për administrimin/organizimin e punës, si edhe për zbatimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor që rregullon veprimtarinë e këtij institucioni. 

Hetimi mbi këtë ngjarje ka nisur në datën 21.07.2014, kur Prokuroria e Tiranës, mbi bazën e materialit kallëzues të ardhur nga Banka e Shqipërisë, ka regjistruar procedimin penal Nr.5454 për veprat penale të parashikuar nga neni 135,248 e 300 të K.Penal. 
Nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, publiku, nëpërmjet medias, është vënë në dijeni zyrtarisht në mënyrë të vazhdueshme gjatë këtyre dy javëve lidhur me hetimet e deritanishme të zhvilluara mbi këtë çështje, duke respektuar njëkohësisht informacionin që konsiderohet “sekret hetimor” 

Në mënyrë të përmbledhur, organi i Prokurorisë paraqet rezultatet deri në këtë fazë të hetimit:
Nga veprimet procedriale është provuar se: Banka e Shqipërisë aktualisht funksionon në katër ambjente, një ndër të cilat është në Linzë, Tiranë. Këtu gjendet Departamenti i Emisionit, i cili përfshin disa sektorë, ndërmjet tyre, arka stok, dhoma tranzit dhe arka për veprim. 
Arka Stok është një ambjent magazinimi në Bankën e Shqipërisë, ku depozitohen fondet e gatshme për t’u hedhur në qarkullim, pra kartmonedhë e re, e pa hedhur më parë në qarkullim. Këto para’ vijnë nga kompanitë prodhuese të huaja, me të cilat Banka e Shqipërisë ka lidhur kontrata për prodhimin e prerjeve të ndryshme të lekut. Në përbërje të arkës stok kanë qenë shtetasit Ardian Bitraj, përgjegjës, si edhe specialistët Lavdim Cani dhe Myzejen Belba. 

Arka stok furnizon me fonde arkën për veprim, e cila është në të njëjtin departament me arkën stok. Në përbërje të arkës për veprim janë (kanë qenë) po tre punonjës; përgjegjësi i zyrës, Petrit Ramohitaj dhe dy specialistët të ngarkuar me vlera, Mimoza Bruzia dhe Liliana Kola. Të tre këta formojnë treshen e ngarkuar me vlera, ashtu si tek arka stok. Të dy arkat përfshihen brenda Departamentit të Emisionit. 
Arka për veprim, gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj, seleksionon dhe nxjerr nga tregu si të dëmtuara, çdo ditë fonde të sasirave dhe prerjeve të caktuara të lekut. 

Nga hetimi është provuar se shtetasi i arrestuar Ardian Bitraj ka qenë i punësuar pranë Bankës së Shqipërisë, në detyrën e përgjegjësit të “arkës stok” që gjenden pranë Departamentit të Emisionit. Gjatë ushtrimit të detyrës së tij, ky shtetas dyshohet se ka përvetësuar shuma të mëdha parash veprime, të cilat sipas deklarimit të tij, i ka filluar qysh prej vitit 2010 e deri në ditën kur është depozituar kallëzimi penal. Personi nën hetim Ardian Bitraj, i cili ka qenë i ngarkuar me administrimin e vlerave monetare që disponoheshin pranë “arkës stok” dhe asaj “për veprim”, gjithashtu ka përvetësuar vlera monetare edhe prej arkës stok në kartmonedha të dëmtuara, të cilat sipas urdhrit të administratorit përkatës së Bankës së Shqipërisë duhet të asgjësoheshin. 

Në lidhje me faktin është pyetur si deklarues e në vijim si person nën hetim shtetasi Ardian Bitraj i cili ka pranuar faktin penal, pra se ka vjedhur shuma parash në vendin ku ishte përgjegjës për ruajtjen dhe administrimin e tyre, si dhe ka shpjeguar në detaje si e ka realizuar vjedhjen. 

Nga analiza e fakteve dhe provave të administruara deri në fazë të hetimit është urdhëruar ndalimi dhe më pas është vendosur nga gjykata masa e sigurimit personal “arrest me burg” për këta shtetas: 
-Ardian Bitraj, i datëlindjes 1969, me detyrë përgjegjës i arkës stok në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes e kryer duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 K.Penal; 
- Mimoza Bruzia, e datëlindjes 1972, me detyrë specialiste e arkës për veprim në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë,e dyshuar se ka kryer vepren penale te “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 248 dhe 300 i K.Penal, 
- Dorian Çollaku, i datëlindjes 1977, me detyrë Drejtor i Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë, i dyshuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal, 
- Bashkim Xhilaga, i datëlindjes 1951, me detyrën e kontrollorit mbikqyrës në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, i dyshuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal, 
- Petrit Ramohitaj, i datëlindjes 1954 përgjegjës i arkës për veprim, në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, i dyshuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal, 
- Lavdim Cani, i datëlindjes 1967, me detyrë specialist i arkës stok në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, i dyshuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal, 
- Myzejen Belba, e datëlindjes 1967, me detyrë specialiste e arkës stok në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, e dyshuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal, 
- Liljana Tusha, i datëlindjes 1968, me detyrë specialiste e arkës për veprim në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë e dyshuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal, 
- Dhimitër Davidhi, i datëlindjes 1957, vëzhgues operator në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, i dyshuar se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal, 
- Klevis Bejtaj, i datëlindjes 1987, i dyshuar se ka kryer veprën penale të “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i K.Penal. 

 

Raporti i plotë

7 Komente

po KRAPIN e madh qe nuk ka verifikuar dhe nuk eshte siguruar qe Banka eshte nen kontroll ka ndonje veprim?

Ka ardhur koha per nje ekip te ri ne BQ, duke filluar nga guvernatori e deri tek shefat e tjere. 

Pjero ti nuk duhet te prononcohesh per kete ceshtje. Ka per tu konsideruar si vetpromovim.

   A me bone veshet mua qe prokuroria sot i kishte ca konkluzione paraprake nje lloj si vetdeklarimet(te bera qe tek dera e rrajonit) e z.Bitraj.

neser kam me hudh firmen per ne peticionin kundra fullanit. jo po ta marrin vesht mire qe kam ardh kastile per ate firme!!

Te lumte!

Domethene , Bitraj 7 vjet te tjeret nga dy sipas prokurorise , bobobobobobo si mer te gjithe hajdute ne kete te shkrete vend te vogel , qarkullim leku domethene,  i pakesohen nje pale hajdute dhe i shtohen nje tjeter pale po hajdute .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).