E gjeta këtë pyetje të shtruar në formë debati tek mediander.com. Në fakt e kam dëgjuar një debat të tillë qysh vite më parë, gjatë kohës kur Iraku ishte i paqetë, por ISIS ende nuk ishte shfaqur në skenë.
100.000 civilë irakianë dhe 4.500 trupa amerikane të rëna në detyrë, skandalet e Abu Gharib dhe Falluxhahs ishin mjat për ta ngritur këtë pyetje, por arsyet për ta bërë tani janë më të shumta kur irakut i kanoset një rrezik mesjetar i luftuar me mjete të shekullit tonë. A mendoni pra se, me gjithë krimet tipike ndaj popujve të tyre, diktatorët e botës arabe ishin një e keqe e nevojshme? A ishin ata një mbrojtje (perverse ndoshta, por efikase) ndaj ekstremizmit me bazë fetare?

57 Komente

Pse lodhesh gjer  per  hallet e Irakut o Blendi! Shif kete   .."kasollen tone... dhe shkruaj !

Jo vetem Iraku, por hidhi syte edhe nga Libia, Egjipti....Ishte nje flame e udhehequr nga perendimi per shkaqe interesash, qe solli kete katrahure gjeopolitike... E kemi diskutuar kete ne temen e Libise, apo ne temat e pranveres arabe... dhe ja ku eshte perfundimi...

E perse vlen Kjo Prurje ..Se Lindja e mesme Zotrie ..smiley

demokracia nuku mund te importohet.nese nuk ka nje deshire te brendshme te forte per te jetuar nen sundimin e ligjit nje per te gjithe , importimi i demokracise nga jashte  eshte si te mundohesh ti japesh jete nje kadavre.

popujt (a plurality of persons considered as a whole, as in an ethnic group...) kadavra ??? pupupupu

Sadamin, perendimi e mbeshteti ne fillim, por me vone ia futen. Po pse? E kam shpjeguar me perpara, e keni edhe tek VQ, pjesa e Komenteve. 

Duket qe s'ke haber nga PR-i. Qe njerezit te lexojne VQ, duhet qe tjua besh interesante. Smerrke vesh fare nga peshkimi zotrote.

Rroarf...mos kritiko mendjet, por thellohu ne sa jane shprehur! Mendjet nuk Kane ...mbiemra a ndajshtime, sickunder ja kerkoni ate .... " interesanten"

Grava

Mendjet po, por kur merr persiper te shesesh mendje dil e na trego mallin smiley

Kam qene, jam dhe do mbetem i te njejtit medim: duke qene se historia nuk behet me "sikur"-e, kryesorja eshte te shihet ana e mire e saj (historia ne sensin e ngjarjes : ne kete rast, rrezimi i nje diktatori). Cilido qofte çmimi i paguar.

Pra, sado paradoksale mund te duket, Iraku (irakianet) dhe bota (njerezimi) jane me mire pa Sadam Hyseinin.
 

Coje deri ne fund; Iraku dhe bota jane me mire pas luftes arbitrare dhe unilaterale te Amerikes ne Irak, gje e cila rrezoi Sadamin, sepse...?

sepse irakianet rrojne më mire. E per rrjedhoje, edhe njerezimi (pjese e te cilit jane vete irakianët).

 

sepse irakianet rrojne më mire. E per rrjedhoje, edhe njerezimi (pjese e te cilit jane vete irakianët).

smiley Kete "frazen demagogjike" e ke me gjithe mend apo e kopjove nga libri?  Ja ca thone vete NGO-te lera pastaj "ate" ceshtjen e sigurise...Pas nderhyrjes se Amerikaneve Iraku u shendrrua ne vendin me te rrezikshem ne glob

According to the findings of a recent survey by local rights NGOs, women were treated better during the Saddam Hussein era – and their rights were more respected – than they are now.

“We interviewed women in the country and met with local NGOs dealing with gender issues to develop this survey, which asked questions about the quality of women’s life and respect for their rights,” said Senar Muhammad, president of Baghdad-based NGO Woman Freedom Organisation. “The results show that women are less respected now than they were under the previous regime, while their freedom has been curtailed.” 

 

Une te them qe sot Iraku eshte nje nga vendet me te rreikshme ne glob ku ligjin nuk ekziston fare, ti flet per paret qe qarkullojne luftenxitesit....E ka fjane per paret qe qarkullojne neper llogarite e Hunt Oil dhe Halliburton zotrote?

Idashur Art, ma perkthe shkurtimisht kete qe ke sjelle, ose ma ço ne hollandisht, nese ke mundesi. 

ti e une nuk kena pagu noi cmim, gjer tani, dhe e kemi te lehte te flasim qesim, por, ata 500000 qe kane paguar cmimin me te larte, ate te humbjes se jetes (po te kishin mundesi te flisnin) dhe familjet e tyre, besoj se nuk do ishin dakord me ty.

Te pakten keshtu sic e ke shtru gjithsesi.  Se sic thosh i shoku im, anetar i nje prej forcave speciale te ushtrishe amerikane, per te cliru boten nga Sadami, mjaftote vec i plum, ose i mg pluhur...

Tani e kam permendur disa here nje autor,qe ka shkruar nja dy libra per American Empire.Sipas tij,ngaqe Sadami kishte qene i CIAs,nuk mund tia benin dot ato marifete qe u bene atyre te Amerikes Latine,qe i kishin truprojat te stervitur ne ShBA,jo rrezim avioni,jo plumb,jo me the e te thashe.Sadami i kishte truprojat homegrown dhe i nderronte,prandaj iu drejtuan mjetit te fundit,pushtimit.Sigurisht synimi nuk ishte rrezimi i nje diktatori

Bame, une e urrej sci-fi-në ne gjeopolitike (sepse e pelqej ne kinema smiley), por nese do te aventurohesha e te flisja me 'sikur'-e, nuk di se sa do kishte shkuar ajo shifra e jeteve te humbura, nese Sadami do kish vazhduar te mbreteronte sikurse sivellai i tij Hafez, duke lene nga prapa Kusain (sikurse sivellai i tij sirian la Basharin). 
Pardon, ku jemi sot me kete te fundit??

Stalker Ju, vuani duke then po te njejtat hamendesime.....se nuk lexoni asi rresht te VQ - ve 

Si  Ju dhe ca te tjere xhanem...qe akoma nuk Kane marr vesh se atje vajten ...per te pare ca ere kish nafta Irakiane...

apo jo mor Pjer?

Eshte njesoj si te themi qe ishim mire me enverin. Vetem 1997 patem 5 mije te vdekur

E c'vete, jeni edhe djem me tru e prap merreni me Sadamin---- "PERSONIN" 

Bushi (por edhe Bleri) thane qe bota ndryshoi me hyrjen e mijvjecarit te ri. Madje edhe e perseriten dhe riperseriten, mjer kush nuk e ka kuptuar.

Po 100 here me mire ishte!! Meqe nuk mund ta kthejme dot rroten e historise, pra te kthenim prape Sadamin, ka nje zgjidhje te ndermjetme per ta regulluar sado pak gabimin e kryegjese boterore ose sic i thone ndryshe Amerike: perendimi te ndihmoje fort ne krijimin e shtetit te Kurdistanit me pjesemarrje nga teritore te shteteve Irak, Iran, Turqi dhe Siri dhe ku do te jetojne me ne fund te lire dhe te barabarte rreth 50 milion Kurd.

Hic fare, sadami ishte mysliman, le qe me duket se ishte dhe verior kopili

a ishte shqiperia dhe europa (per te mos thene bota) me mire me enver hoxhen?
europa po, shqiperia jo. sic thote maks velo, verioret jane bere tmerri i europes.

Tani naivet vazhdonje dhe i bien daulles se rrezimit te diktatoreve nderkohe qe tentakulat e Bush&Cheney morren ne dore naften e Irakut dhe shume kontrata miljaraddollareshe

Mjaft me kete demagogjine se u bete bajate me gjithe mend...Nderkohe qe ne irak njerezit vriten ne menyre sistematike per keto shushunja is "business as usual"

Pyetja eshte " A ishte me mire Iraku me Sadamin?" Pergjigja eshte Po! gjendja e sotme e Irakut e shpejogon qarte fare kete

Si i behet per te mbyllur llogarine ketu te PPU?

mos u fut me, simple

Qenka gjalle ky me.... smiley

Mos ki merak se ja do e mbylli llogarine dhe s'do degjosh me per te, deri ne momentin kur te fitoje cmimin Nobel dhe te deklaroje "nuk jam shqiptar, gjithe shqiptaret jane lazer stan" smiley

Paska qene i rreme ai lajmi qe mbas ndeshjes me Portugaline..... smiley

Ej, ti je Ilia Toti i famshem, matematicien dhe...? Te lutem me thuaj te verteten, se kam nigju legjenda per ty!

Me te gjitha keto qe ndodhen , me mire dukej atehere me  Sadamin, pavarsisht se ne nuk dime c'kane vuajtur njerzit atje ne kohen e tij .........mund te kete qene me keq se tani

A mendoni pra se, me gjithë krimet tipike ndaj popujve të tyre, diktatorët e botës arabe ishin një e keqe e nevojshme? A ishin ata një mbrojtje (perverse ndoshta, por efikase) ndaj ekstremizmit me bazë fetare?

 

Mendoj se shumica e Irakianeve preferojne kohen pas-Sadamit. Kurdet dhe Shiites me siguri qe po; Sunnit dhe zyrtaret e baathist vetekutpohet qe jo.

Ideja se Iraku qe ne rregull dhe u shkatrua pas 2003 eshte gjithashtu jo shume e drejte: Iraku pati nje lufte shume te eger me Iranin, u bombardua nga Amerika ne 1991, luftojti me Kurde e ne Basra me vone, e gjithashtu vuante nga uria fal sanksioneve te perendimoreve.

 

Ajo qe me beri me shume pershtypje ama eshte "a ishin ate nje mbrojtje ndaj ekstemizmit fetar." Mendoj se ekstremizmi fetar dominon ne shume vende te tilla nga qe kishin diktator kaq te eger te cilit nuk mundesuan shoqerine te demokratizohej ne menyra me normale. Ne nje menyre perverse, e vetmja opozite qe mbeti qe ajo fetare, pasi opozita me demokratike ishin te lefta per tu mundur nga Sadami e Co.

Ajo qe me beri me shume pershtypje ama eshte "a ishin ate nje mbrojtje ndaj ekstemizmit fetar."

Ne fakt ata nuk ishin! Prova eshte numri i larte i ish-oficereve baasiste (sadamiste) ne rradhet e ISIS, i cili nuk eshte thjesht 'ekstremizem fetar' (biles ISIS nuk eshte fare 'ekstremizem fetar', sepse  s'ka te beje me fene).
Gjithsesi, ky shoku i NY TImes e shpjegon me mire gjithe kete

Te gjitha vendet kane qene te mire nen diktatura.

Gjermania psh pati zhvillimin me te madh shkencor dhe ekonomik gjate Hitlerit duke arritur ne vendin e pare ne pak vite.

Po keshtu edhe Shqiperia,gjate dukatures ka qene lule ne te gjitha drejtimet,duke vazhduar me BRSS,Korene e Veriut,Kuben dhe shume vende diktatoriale.

Pyetja mbi Irakun eshte shume kot.

Ka gje me te bukur ne Irak psh se kur 20% e popullsise sunite shtypin dhe vrasin 80%?
Per kurdet dhe shiat ska asnje dyshin qe periudha post Sadam eshte me e mire.

Per shqiptaret,mendoj se shumica e tyre do te votonin edhe sot per xhaxhi Enverin.

Ka ca bageti,qe edhe sikur miliarda te kene do te preferonin kohen e EH,vetem se ne ate kohe ishin brigadiere apo oficere dhe kishin pushtet absolut.

Fatkeqesisht edhe te perdhunuarit nga ky pushtet kane qef te perdhunohen prape se vetem ate menyre jetese njohin.

Prandaj shumica e bagetise ne Shqiperi nese sot Edi Rama do te shpallte se do te kthente cdo gje para vitit 1990,do ta duartrokisnin.

Mos u jepni derrave xhevahire se nuk e dine cjane dhe do ti hane si te ishte ushqim derrash-thoshte Jezusi.

Kjo vlen shume edhe per popullin bageti- ne Shqiperi,ku ministri i mbrojtes sociale ben dasem,ku harxhohen fpara sa per te ushqyer tere te vobektet per 5 vjet dhe bagetia e miraton.

Rrofshin diktaturat!

Sa per Irakun,per vete irakianet pra per 80% te tyre eshte me mire periudha post-Sadam.Per Europen ka qene me e mire periudha e Sadamit.

Per analogji,per popujt e Bllokut Lindor ka qene e keqe jetesa nen diktature.

Ironikisht per Europen ka qene me mire qe keta popuj perfshi edhe shqiptaret te jetonin pafundeisht ne diktatura.

Edhe njehere;
Rrofshin diktaturat!

Ironikisht dy armiqte me te eger te Isis qe po i shkaktojne deme  jane Asadi i Sirise dhe Iranianet..

PS: ACDC sa diktatura ka mbeshtetur SHBA? sa qeveri ka rrezuar dhe zevendesuar me diktatura "proamerikane"?  Mendohu me mendje te kthjellet dhe me kthe pergjigje, po pa demagogji te lutem smiley

Cme duhet mua se cbejne SHBA-te?

ato kane politiken e tyre dhe interesat e tyre.

une se kuptoj kete absesionin tend ndaj SHBA-ve?

ata ku jeton ti po bejne gje te perniresojne problemet ne bote apo jane vetem per tu qurravitur dhe per te ngritur doren?

Apo fajeso SHBA-te sido qe te vije puna dhe fli i qete?

Tipik mentalitet i Europes se vjeter.

Ajo qe habitem une jane bagetite ne Shqiperi qe po ju dha rasti do te kthejne Enverin.

 

Po po permendeje diktaturen zotrote, dhe une te shpjegova ca kete hipokrizine e termit diktature. Qenka ekslusivitet i daj Samit te percaktoje "diktaturat e mira" apo ato "te keqija"?..C'eshte Arabia Saudite zotrote? Kazakistani? Jordania? Uzbekistani? Guinea? te gjitha ketoi diktatur mbeshteten dhe armatosen nga SHBAte.

"sa diktatura ka mbeshtetur Shba?"

ka patur forca demokratike ne ato vende,dhe shba mbeshteti diktaturat?

Po! rrezoi qeveri te zgjedhura, dhe instaloi diktatore.....Demokracia nuk importohet apo imponohet. Fakti eshte se "demokratizimin" e ka perdorur si preteks per interesat e veta..Asnjehere nuk i ka intersuar demokratizimi i vendeve vecse nje lider, diktator pro-amerikan 

Vepren "imperializmi dhe revolucioni " e paske studiuar me laps ne dore.smiley

Arto, ti jeto per te urryer USA??? Por cer qeverish te zgjedhme demokratikisht? Kur edhe ku? Po keto qeveri texhaxha Samit kan qen perhere....kanpas ene krushqi...mund te akuzosh usa per llastim te Izraelit por cer votash demokratikisht mori Sadami a Gadafi?

..Te meshiroj vertet per ket anti...amerikanizmin fundamentalist...Maks Velo shkret shef ondrra me kalores krishterimi qe bojne shpata...por ti cer bo me amerikanet lufte me pistoleta uji? cdo popull meriton qeverine qe ka ashtu si ene  ti enderrat e tua anti...Yankee

Une nuk po bej demagogj si puna juaj, po them realitetin pa dorashka paca se nuk ju pelqen...Keni nje jete te tere duke bere demagogji dhe duke shkundur erashken.

Cfare flet o Art,edhe ti ben demagogji gjithmone.

Per ty cdo gje qe shkon keq ne bote fajin e kane SHBA-te.

Edhe kjo nuk eshte 100% e vertete,keshtu qe edhe ti ben demagogji dhe ja fut kot.

Marrim psh Korene e Veriut.

Tani qe SHBA-te nuk po futen ta rrezojne liderin e zgjedhur "ne menyre demokratike" atje,ti thua perse nuk futen.

Po te futeshin,do te ishe i pari qe do te ulerinje,qe perse futen.

Juve te Europes se Vjeter vetem fjale keni se me vepra aha sjeni gje.Nje cope Milloshevic ju terhoqi per hunde per 4-5 vjet,nderkohe qe SHBA-te u futen dhe per 2 muaj mbaruan pune.

Ju nuk bete zap nje cope Serbi,dhe i kerkoni SHBA-ve te vene rregull ne shtete shume me te medha dhe shume me te rrezikshme se Serbia.
Kush po behet hipokrit dhe demagog tani?

 

E para duhet te kuptosh termin demagogji se ka shume stot qe "ideologjine e nenes Parti" e kane shendrruar sot "nenen SHBA". Nje vend me shume probleme thelbesora te veta me demokracine si SHBA nuk mund tu imponoje apo predikoje te tjereve "demokraci"..Ka ardhe koha qe SHBA te shtroje by..en, te lere aventurat dhe te rregulloje vendin e vet i cili po shendrrohet ne vend botes te trete..(hidhi ca syte atij 6pikeshit te botuar ne Rolling Sone, sot amerikanet, kryesisht ata ne jug e kane jetagjatesine me te shkurter se nje Bangladeshas apo Algjerjan) 

Pragmatizmin amerikanet e kane leitmotivin e politikes jashtme...!

eshte gjynaf t'lengoje bota me ket klas politikanesh dhe diplomatesh qe ka ppu-ja!

shife shife

Pyetje me me kuptim mbase do te ishte, a jane interesat amerikane me mire sot. Mbase per kete do e kete pyetur dhe Rama Obamen ne takimin kaptine me kaptine. 

Amerikanet nuk bejne politike. Ata thjeshte bejne biznes... Interesat e tyre mbi gjithçka... kaq e thjeshte eshte gjeja.

 

sot po i shofim te gjithe kundershtaret e diktatoreve ne boten arabe, nuk kane asnje lidhje me demokracine, jane shume por me diference te madhe me te keqinj se diktatoret e meparshem.

Pavarsisht si rrjedhin gjerat, pertej faktit qe disa popuj nuk e njohin demokracine ne asnje qelize te tyre ( edhe ne te tille jemi, perndryshe nuk do hapnim te tilla tema diskutimi, apo nuk do lejonim qe ne keteo 100 vite ekzistence te pillnim vetem satrape, megjithese kemi eksperimentuar gjithe format qeverisese), bota eshte padyshim me e mire, kur nje tiran thyen qafen. Nje plehre me pak, nje grimce ajer me shume.

nje grimce ajer me shume per ke??
per terroristet?
per opozitat antidemokratike?
apo per perendimoret ?

Per te gjithe ata qe Sadami perndoqi per arsye qe edhe djalli nuk justifikon. Per te gjithe ata qe kane ngelur pa babe, pa nene, pa moter, pa vella, sepse qelbesira e lartpermendur kish vendosur ti masakronte. Per te gjithe ata qe kane nje jete te shkaterruar prej tij e kujtimit te tij.

Opozita antidemokratike, eshte thjesht nje shembelltyre e trishte e fantazmes se tij. Eshte e tille ( pra antidemokratike), edhe sepse te tille fryme anti-demokratike rrenjosi ne cdo qelize te turmes qe udhehoqi. Ajo cka po perjeton tani lindja e mesme, eshte e paevitueshme ne ndertimin e demokracise. Te tille iter ka ndjekur edhe Perendimi. Sepse demokracia, pa derdhje gjaku nuk fitohet. Fatkeqsisht qenka e pamundur te implentohet ne menyre artificiale. Ama varja e tiraneve ne shesh, pershpejton padyshim procesin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).