Kthimi në identitet nënkupton edhe harxhimin e ca parave më shumë

Po ju sjell nje album fotografish te shkrepura sot ne Sheshin Nene Tereza. Sheshi ka marrre nje pamje tjeter. I eshte hequr pislleku i madh dhe kane dale ne pah vlerat artistike te ketij kompleksi te bukur me arkitekture italiane. Por si gjithmone ne do ta prishim dasmen per nje dore kripe. Kush nuk e mban mend sheshin "tek kolonat", kur dikur dilnim dhe luanim hokej me patina? Ish-tenda e Kolonave e kishte prishur, duke nderruar plllakat e mermerit (granitit) me blloqe betoni. Iken kolonat dhe mbeten blloqet e betonit dhe pllakat e prera. Si gjithmone ne shqipot, "krijues" ne te kursyer, kembejme granitin me beton, dhe per te qene edhe me krijues, i bejme ca viza per te thene qe ketu ka pllaka. Pjesa e pllakave te thyera qe duhen nderruar nuk jane me shume se 50m2; duke e shumezuar me 3 mije leke te reja per meter katror, shkon diku tek 150 mije leke; shto dhe nja 50 mije leke hake pune.... Hesapet bejini vete...

Po keshtu, ne krahun e djathte te Korpusit u prishen disa lokale dhe i gjithe terreni po kthehet ne nje lulishte te gjelber. Por shikoni kufirin ndares! Shikoni ate fasade te qelbur, e cila e shemton gjithe ate pjese kopeshti.

Ja pra: ne shqipot e prishim dasmen per nje dore kripe. Mbase do te riparohen ne ditet e mbetura.... MBASE!

52 Komente

Mbase Zoti dergoi Papen t'u kujtoje shqipove normalitetin, dhe si u iku truri skic gjithe keto vite. Por besoj se do duhen dhe ca breza qe shqipot ta kapish. 

Dhente Zoti i mbushet mendja te vije cdo vit.

 dikur dilnim dhe luanim hokej me patina..??

Ne krahun e majte perball kolonave te mermerit, ka qene nje muzeum arkeologjik, une kam luajtur atje hokej me patina  te bome vet me mjete rrethanore smiley drass dhe guzhunieta te vogla, kane qene vitet 75-76 

Une nuk kam pas lujt por i kam ndjekur ato ndeshje plot pasion e force. Kush ka perjetuar ato kohe kujton shoket tane B Sh, N L, L H, Julin, etj me patinat sic shkruan ti dhe stekat e hokeit te bera vete, ne ato pllaka te medha mermeri me lluster me pendence drejt qendres se sheshit dhe shkallinat perreth.

 keienedi, ne kemi haru rob tone, dhe jo te mbajme men inicialet, po ti thush ermat te plot edhe mund t`na  kujtohen

Aty lunin me shume pellgu i Petroninit dhe i tirones re, te shtunave mbasdite me profesionistet pasionant bojshin ndonje show te vogel (ndeshje) vishnin ndonje bluze sorti dhe corape te gjata  per tu duk pak me origjinal, 

ditet e tjera mbas ores 3pm ishte plote me kalamoj qe reshkisnin me patina me guzhuneta per qef, disa ata qe kishin patina origjinale  ishin nje shtrese tjeter   smiley kuptohet, gjithashtu aty praktikoheshin edhe karrocat me guzhuneta, me timon druni smiley 

" Ke kollonat " quhej veni. Shume kujtime. Ne kemi lujt futboll 3/3 me 50 lek. Ishim " fushe kundershtare" se kishim i grup shokesh ke pallati lojnave dhe kjo ishte fusha e lagjes tyne mbasi u prishen fushat e zeza te basketbollit mrapa Kryeministrise. Kur shifshim ata qe lunin hokei i hudhshim nga nji kunj me i ngacmu se per ne ata ishin nji grup " djemsh te pasur" ( no offence) se helbete' : Hockey, afer Bllokut ... smiley. Vetem i gjo. Nuk mor vesh cere osht ajo si amfiteater blu ke foto 5. Sikur nuk e pashe ne Mars ??? 

Qemolo kam nje histori gallate me kete ven. Lujshim dhe ne me pare, kuptohet gjona te vogla, por aq e kishim takatin. Qelloi njehere qe ekipi kundershtar na palloi keq fare. Puna ishte qe ishim me nje gjimnaz, e te nesermen do na e mershin erzin keq fare, sidomos para gocavesmiley. Per te shpetu lekuren hapem llafe qe e kishte morr vesh nje presor (prej te cilit 10 te gjithe) qe kishim lujt me pare, keshtu qe s'duhet bzojte. Ishte gallate e modhe t'i shifshe keta kundershtaret, sa fillote njoni me kujtu neshjen, i hudheshin ne fyt shoket e vet. Keshtu ia hullem. Kalun ca dite dhe mo ne fun "kundershtaret" e kuptune hilen, po sa pare bo, hallva qe ftof tashme. 

kush ma men kur erdh malmoe?smiley shyqyr qe u liru ai ven,ene aq bereqaves alidems se mun t'kishin hudh n'tok edhe nai kollon.kush do i nalonte? (tm bradi)

...po ate pallatin e modh mbrapa stadiumit ke foto me kollona a do e prishin apo vetem i fusin i pastrim ??.....

Qemolo t`paska lshu icik kujtesa. Veni aty nuk quhej "Ke kollonat", Kshtu i kan pas thirr konviktoret qe lejshin takim n`darke para se te paraqiteshin te konviktet se myllej dera. Veni quhej "te mermeri".

Ene i sen tjeter. Nuk kan qen cuna pasanikesh, kan qen cuna gjimnazi, qe pelqejshin sportin e okeit, ca kan pas shku te tenisi ke Shallvaret e ca lujshin futboll ke fusha zez ke 21-shi ose ke fusha Gardes........kush i ka njof un kam vu ca emra aty.

I modh Zeqo. Na kujtove Ivoni Bakallin. Ka qene smoking HOT !!! Une e kom pas kunj. Gjithmon kom qene i mendimit ( subjektiv ) se ishte femra me seksi ne Tirone per kohen .smiley

Zeqo, na nje tjeter skene legjendare te kollonat...

Skene armiqesoresmiley

skene rebele, vagabonte,  ajo zbritja e shkalleve me motor.. shfaqje e huaj. prandaj e bente Spahiu, rrugaci, armiku i klases..smiley

Ja me keto metoda mundohej armiku i kllases te ndjellte njerezit tane (dmth te Partise). Por kot mundohej ... smiley

Gjithe fantazia e skenave me "tirane" te regjizoreve te filmave permblidhej;Kollonat,galeria e arteve,pallat i kultures dhe rrethe e rrotull muzeumit.: Nja here mund te jete perdor dhe ura e vogel e Lanes qe s'asht ma.

Qemolo, ne mars nuk e ke pa se ka qen mçef, por tashti ja hoqen ate mbulesen dhe e qiten zbulut, ka nja 10 vjet qe o ndertu (m'duket)

Ardo, ate pallatin e  modh aty nuk e prishin se osht i Sander Frangajt...ai qe prishi edhe fushen e sportit tek Qemol Stafa, ku bojte stervitje Dinamo...

 

alidemso, une vet jam "zog zi-st"....si puna e atij pallatit qe po flasim dhe te tjere si ai jane krime....kaq i forte ky frangaj mer burre....ku e ka pas shtepine ky mf!?!?!?.....

Ti qeke katunar nga Zogu Zi ne krahasim me Frangajn qe o nga qendra fare fare fare fare ... e fshatrave te Lezhes. smiley

Bo vaki i keni thirr ju qe jetojshit rreth e rrotull mermeri. Se ne provincialet e kena pas thirr Kollonat. Per konviktoret nuk di gjo, me te rrejt se nuk kom jetu asnji dite ne konvikt. 

PS , ky nickname i jot mos ka te boj gjo me nji bar knej qe quhej K-Andy ? ( pytje e sinqerte ).

Qemolo sa ta saktesova, asnje revansh. Niku tim esht i vjeter sa kolonatat.

nje mrekulli...

ov fridëm

alidems, rofsh se jp nje ide te plote te sa ka ndodhur dhe ku po perfundon.

Por ...vera e vjeter na mbeti pa degustuar...me petron!

Zoti e do Shqipnine e paster!! 

Ka per t'na pru shenje, po s'besute. Ka per t'na pru nji rob t'mire per shenje!  smiley

Grave, ti e di se une jam gati, por ju te vjetrit nuk na begenisni ne te rinjte...

Ardo, Frangaj e ka pas shpine n'Tale t'Lezhes....smiley

Eh, sa fusha futbolli kish Tirona dikur, tani nuk e di se ku i bojn stervitjet, ndoshta siper n'tarrac pallati. 

era shtet ka lezet chanel n 5

 

heren tjeter papen duhet ta cojne ne bathore apo ke varri i bamit.

Me 50-mije euro investim dhe nje kostum te veshur shik Lul Basha e beri te vetin te gjithe Sheshin Nene Tereza...Ta kete lene Edi dezhurn thua valle  persa kohe te jete ne Kine.!!

Sigurisht qe keto punimet te Sheshi Nene Tereza jane shume pozitive dhe bofte hajer Papa qe i detyroi. Po une nuk kuptoj se pse dardha jone do kete gjithmone nje bisht nga mrapa. me pastrimin e "Kollonave", lokali "kollonat" (kopia e shemtute e Mc Donald's) ka kalu te nje ndertese e qelbur qe nisi te ndertohej ne kohe te Rames (ne fund te mandatit ne bashki). Po flas per ndertesen para stadiumit qe ishte nje skandal i vertete. Ne vend qe te pastrohej edhe sheshi Italia e hyrja para stadiumit, duke e shemb kete ciban, kane investu ne te dhe e kane vesh me xham. Taman pune m... Mos guxo t'i ngresh vellon nuses qe veshin bukur keta, se do tremesh.

"Kollonat" kan pas than se eshte e Cac Angjelit.Une i here kam hanger pice dhe pi birra pa lek.Kisha shku me pa Komtaren dhe isha i shoqerum me nje funksionar te policise ndertimore.Ai ishte krejt debil,po menaxheret i rrijshin gaditu.Njani prej tyne ishte Pirro Kita,burri i Melit ke filmi.

Ai ishte krejt debil... Njani prej tyne ishte Pirro Kita...

o pjeter, t'kan qartesu noiher cfar asht ofendimi? po thashethemi?

apo je tuj na provoku si maksi? smiley

Nejse,s'di pese e shkrujta.Debili ishte ai "shoku" im qe isha i shoqerum me te.Krekosej si gjel per shkak te pozicionit qe kishte.Per me ba si gangster,ndezi dhe cigare gje qe s'lejohej.Une isha skuq deri m'dy veshet nga sjellja e tij prej halabaku.

Sa per qartesimet per ca asht ofeza,modestisht tham, se jam ma etik se 80% e kuvenuesve ktu.Nese t'ka vra ajo qe kam than per Maksin,s'asht faji im qe per me kategorizu ca tipa,bajne pune vetem njelloj kategorie fjalesh. smiley

mu me vret qe edhe pse ne thelb je etik, nuk e tregon ket me fjale. xhentellmeni nuk kategorizon njerez, por veprime. kjo pse njeriu mund te ndryshoje, ndersa veprimi i demshem, i demshem ngelet. shif sa mir e ke shkrujt ket:

Krekosej si gjel per shkak te pozicionit qe kishte.Per me ba si gangster,ndezi dhe cigare gje qe s'lejohej.Une isha skuq deri m'dy veshet nga sjellja e tij prej halabaku.

pa ofendime, si xhentellmen. 

tesh hiq dore nga kategorizimi i njerezve dhe shkruj per te tjeret gjithmone si te citati me lart. tuj u pershkru dhe vleresu veprimet, por jo tuj i kategorizu si maksi. smiley

Une s'jam xhentellmen,kush tha(pamvarsisht nga ajo fotoja qe ke pa ti smiley),po pretendoj te kem nje minimum edukate,per t'u rujt mos me i fy njerzit.Ai shoku yt kategorizoi gati nje rrace te tane, duke u bazu te ca striotipe,un s'paskam te drejte me kategorizu nje njeri te vetem, qe asht hull ke te 80-at dhe s'ka ne kohe ma me nryshu.

un shok jam me te gjith mor pjeter dhe kategorizimin e maksit e kam qujt budallallek dhe per kete arsye as vete nuk e bej. thash me t'a than edhe ty se mund te te ndihmonte. por nese thu se per ca njerez s'ka ma shprese, kjo asht ceshtja jote.

tesh s'po te flas ma ne lidhje me kategorizimin e njerezve.

mire,ty t'falemneres per prdispoziten me m'nimu.e bane t'anen.une,masanej,ndac t'i marr parasysh ato qe the, ndac jo,n'qafe paca veten. smiley

eh, mor pjeter. cfare shoku do isha un nese do kembengulja kot te mendoje dhe beje si un. un vec po shpresoj mos me te dalt vetja e rande sic me ka pas dal mu kur kam kategorizu si ti. smiley
 

se u ba terkuze,po spo du me lan pa permen qe kishe te drejte per komentin tim, qe u ba shkak ket lloj shkembimi fjalesh n'mes nesh. e shkrujta spontanisht, i cyt pak nga ajo qe tha Lisandri.Me nodh jo rralle.Pune hic,kompiutri para dhe i'a mvesh naj gja kot.Permenja me emer e atyne te dyve, ishte megjithmen gabim,po s'e shmanga dot provincializmin, qe na duket sikur japim detaje qe i bajme ma interesante ato qe themi,permes perdorimit te emrave te personave publik.

per mu ishte sinqerisht kenaqesi qe folem pjeter. falemners..

Po mire, ti pse flet si prij veriu nashti o t'u mbyllte,  per respekt?! lol.  

uo motraaaa, per nje konispolás na veriu jan te tere moooj. smiley

Kot te ngacmova, ishe mire me ate dialekt me lart t'kish me lezet,me ket motraaaa na ngrite qimet perpjete!!! 

smiley

jo, se ka dhe qëne dhe zdërre me ë si amëlsina.

Kush eshte katolik, t'i coje nje lutje papes te kaloje dhe nga sheshet e tjera se mbase i rregullojne dhe ato.

Domethene te harxhosh leke per ta kthyer ashtu sic ishte...

Nuk doli ndonjë Idealist për përvjetorin e A.Hajdarit smiley Vetëm ajo bjondja e lyer që qeshte "në krah të udhëheqjes"  dhe strategu i përdorimit të Arkivolit të tij sali Sqap berisha ?

Edhe kësaj rradhe matrioshka Basha u përfshi në mbajtjen e arkivolit dhe përdorimin e tij si "Dash " për të goditur "Ramën që arrestoi Fullanin or tie"

Sidoqoftë ndjesë pastë Azemi dhe u kujtoftë nga të dashurit e tij si pjestar i një familje , por edhe nga shoqëria e tij .

Kujtesa më e mirë do ishte Rihapja e një Gjyqi ndaj " vrasësve " të vërtetë që edhe të vrarë  e përdorën dhe po e përdorin si Dash mesjete për të "shpërthyer " dyert e karierrës !

Faleminderit Lul Basha.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).