Dhe nuk keni pse të habiteni për shtimin galopant të të prekurve nga kanceri i mushkërive; por edhe të ndotjes vizive; por edhe të zhdukjes së hapësirave publike.

Këto janë vetëm disa foto ilustruese, por kështu është e gjithë Tirana në cdo cep të sajin. Po pse zhvillim është ky? Kjo është katrahurë urbane, katrahurë mjedisore, katrahure shëndetsore, por që vishet me petkut e "mirëqenies" shoqërore të 20 vjetëve të fundit. 

52 Komente

Te gjithe ankohen per cmimin e larte te karburantit, te gjithe me makina levizin! 

mire, ndryshimi vjen avash avash... p.sh,  dicka pozitive me bie ne sy  te keto foto.. shoh pak mercedesa, aq me pak ate 2400-çin legjendar..smiley   dikur po te  fotografoje,  ne cdo qytet te Shqiperise, 20 makina,psh,  17 ishin mercedesa...

pra ka me shume makina te tjera, dhe madje  sheh   gjithmone e me shpesh makina te vogla.smiley

I marrin vetem sepse mendojne se harxhojne me pak, por e verteta eshte qe eshte budallallek te marresh makine tjeter ne vend te benzit, aq lire sa shiten ne Gjermani, me nga 2000 euro. Neper vende te tjera nuk sheh aq shume benza sepse makinat e vjetra kane taksa me te larta ndaj u leverdis me mire te blejne nje makine te re por me te vogel. Ketu tek ne e provuan te taksojne makinat e vjetra, dhe u bllokua tregu e rane imported me 80%, ndaj e hoqen prape ate takse. 

Belulo, po per makinat e vogla, dhe te markave te ndryshme, krejt ndryshe nga disa vite me pare ku mbizoteronte benci, kam folur tek nje pershkrim te timen ne Shqiperi te para 2-3-4 viteve. Ti si komjuterist mund ta nxjerresh.

Te ka marre malli per komunizmin kur s'lejoheshin makinat, e? Eshte gomarllek te pretendosh qe njerezit te mos blejne makina. Tirana ka nevoje per parkime, por prape nuk do ta zgjidhte situaten ne shkalle masive. Ndertimet ne TR jane shume te dendura dhe ka shume rruge te ngushta, si ne shumicen e vendeve te Europes se jugut. S'ka zgjidhje.

ka plot zgjidhje  te tjera.... psh, te ndalohet hyrja e makinave te vjetra apo ndotese.. te stimulohen qytetaret qe kane makina te vjetra, me nje premio te caktuar,  nese blejne makine te re..  te  rritet e  te permiresohet  transporti publik, pra te behet me eficent.. etj etj..

E provoi sala ate te makinave te vjetra dhe ra importi me 80%, u bllokua tregu fare, po shiteshin vetem makinat qe ishin brenda. Nuk blejne dot shqiptaret makine te re, sidomos kur nje makine e re 6-8 mije euroshe eshte me cope-cope e harxhon me shume se nje benc 2000 eurosh qe eshte me i vjeter. 

kur them makine e re, nuk  eshte nevoja e re  fringo...  mire do ishte.. por e re nga 2010 psh, qe gjithsesi eshte me e paster se nje  makine 15 apo 20 vjecare..

Makine e 2010 s'e gjen pa 6000 euro e sa nje kuti shkrepese. Me 6000 euro blen alamet benci, nga me te bukurit, e vitit 2001, 100 here me te sigurt, me te qendrueshem, me jetegjatesi me te madhe e qe harxhon me pak. Eshte gomarllek me brire qe me 6000 euro te blesh nje shkarravine te 2010-es e jo nje arushe te 2001-shit. Po u vu prape ligji, prape do te bllokohet tregu sic ndodhi ne 2009.

Ja mentaliteti arnautit. Po hajt se do blejne me benza shqiptaret. Sa po vijne e behen me elektronike e plastike. Nuk kane kellqe ti rregullojne me, jo pa shpenzuar konkretisht. Nje sam ben minimumi 300$ i perdorur pa garanci. Te hipesh ne taksi benz e kane kruskotin si pema e vitit te ri nga llampat e defekteve qe ndizen, pyet shoferin, jo ska gje thot eshte nje sensor. smiley nuk e di palla qe jane sisteme qe e bejne Mercedesin Mercedes. Po spunuan je ne karro.

Ashtu eshte, bencat matane 2001-shit nuk ndertohen aq te forte sa te paret. Por ke pare ti qe te gjitha taksite marrin benca. lol. S'eshte hic mentalitet, eshte praktike e provuar, pragmatizem logjik. Nje benc i 2001 te leverdis me shume se nje makine e re e 2010-es. Vendet e tjera s'e bejne dot prej ligjeve per ndotjen e mjedisit e qe ne te njejten kohe perdoren per te zhvatur robt me taksa.

ti po thu qe aty po ja qr mjedisit mo qirje? je ne terezi mo? po flasim per shqiprine aka parajsen tokesore apo per naj vend te vuajtur si amerika?

Kategoria e naftes qe shitet per keto benca eshte njesoj si ajo ne BE. Ligji per makinat e vjetra behet per te zhvatur, mjedisi eshte justifikim. Mjedisi zgjidhet duke ulur dendesine e banoreve e duke shtuar hapesirat e gjelbra, gje qe ne Tirane s'mund te behet pa prishur gjithe Tiranen nga e para. Dhe s'ka thene njeri qe Shqiperia eshte parajse. Mos genje.

ti je i dyti pas Pjerit qe jep keshilla per cdo gje. Po te pakten Pjeri ka botu nji veper si VQ - ti nderkohe as leter me fshi sumen nuk ke

lol, me cito nje vend se ku i kam thene dikujt se c'duhet te beje. Nje te vetem.

eshte e dhimbshme te te kujtoj ca ke shkrujt vec 1 koment me lart. Jane shtu shume nard ndoket

 Mjedisi zgjidhet duke ulur dendesine e banoreve e duke shtuar hapesirat e gjelbra

Nuk i them robve se c'te bejne, o idiot. Eshte dhenie mendimi per nje ceshtje sociale. Kam faj une qe flas me rob te traumatizuar.

Kategoria e naftes qe shitet per keto benca eshte njesoj si ajo ne BE. Ligji per makinat e vjetra behet per te zhvatur, mjedisi eshte justifikim.

A ka ndonje inxhinjer/e ketu t'i shpjegoje arqilese qe edhe pse mund te jete e njejta kategori nafte, ka ndryshim nga nje makine ne tjetren si e djeg naften - sidomos te vjetrat me te rejat - qe sjell ndryshim ne sasine e ndotesve qe clirohen ne ajer.

Keto makina lejohen ne Gjermani. E cuditshme qe vetem kur importohen u vete cmimi dhjetefish me taksa ngaqe ndotin. Ne Gjermani nuk ndotin keto?

Shume shqetesim i drejte. Shyqyr qe rane njerezit ne makina dhe per te shkuar tek dyqani i bukes duan te ulin b...n ne sedilje te makines. 

Zgjidhja eshte te behet levizja brenda nje zone te percaktuar ne qender te Tiranes me pagese. Qysh kur nje gje e tille u be ne Londer, trafiku ra shume.

Le qe ca them dhe une. Pse si ne Londren komuniste do behemi ne?

Nuk e ben dot, se Tirana eshte qytet i vogel. Do kalosh patjeter tek e njejta zone, s'ke nga i bie tjeter. Krahasimi s'ka lidhje fare. Tirana ka dendesi popullsie dhe rruge te ngushta. Vetem shtimi i parkimeve me pagese dhe ndalim parkimi rrotull zonave me parkime do ta ulte pak fare trafikun, por zgjidhje tamam s'ka.

Edhe Londra ka dendesi te madhe popullsie dhe rruge te ngushta, shume me te ngushta se ne Tirane, ne nje pjese te madhe te saj. Shtimi i parkimeve mund te ndihmoje, por edhe kjo ka limite, sa parkime mund te behen.

Po te rregullohet transporti publik, dhe inkurajohen njerezit te ecin me kembe, se Tirana aq eshte, ose me bicikleta, dhe kjo te komplementohet me pagese per hyrjen ne nje zone te caktuar te qendres, gjerat mund te rregullohen them une.

Nejse, une nuk jetoj atje, keshtu qe mund ta kem gabim.

Njerezit ecin ne kembe. Kush e ka punen 20-30 minuta larg shtepise e s'ka femije per te cuar ne kopshte e shkolla, e ben rrugen kryesisht ne kembe, sepse shkon dhe me shpejt. Por shumica e kane punen me larg se 20-30 minuta ne kembe, kane femije per te cuar ne kopshte e shkolla, etj. Transporti publik eshte me i ngadalte se makina jote ne kete trafik, ndaj as ai s'ia vlen. Problemi i vertete ne tirane, pervec rrugeve te ngushta, jane shperndaresit e produkteve qe ndalojne para cdo dyqani per te shkarkuar mallin, e ngaqe rrine vetem pak minuta ndalojne mu ne mes te rruges, mirepo sa iken ai qe furnizon me koka kola, vjen ai qe furnizon me pepsi, e keshtu me radhe, nga mengjesi deri ne darke per cdo produkt. Keta jane tmerr.

 Lojrat e fatit i mbylli,  universitetet private i mbylli si i thone asaj fjale nuk ka 2 pa 3 kur do te ndaloje shitjen e makinave private Edvin Rama

Po jo maj burrneshe, ska pse ti privoj nga dicka krejt normale. Thjesht ti bej me pare ato trotuaret , parkimet flas. Pastrohen rruget vete smiley

 

Tirana eshte shume e mire per te ecur sepse eshte qytet i sheshte dhe me distanca te aferta. sikur te ishte me e paster dhe te urinohej me pak murevesmiley

Masaker qenka aty te posta. Aman cdo cep i tiranes eshte pisllik. Nuk eshte fiksproblem makinash eshte zenie hapesirash nga kafsheria nxirr mallin jashte. Zej vendin e oarkimit para dyqanit para lokalit para pallatit, beji treg makinash parkingjet publike, lej makina te prishme te zejne parkingjet publike, bej trotuare e.rruge lokale etj

Masaker qenka aty te posta.

Ngaqe eshte rruge qe s'perdoret shume per te kaluar, pervec ca banoreve e bizneseve. Perdoret me shume per te parkuar, se ka dy rruge paralele per te kaluar.

Tirana ne nje dite te zakonshme, garrumull,makinash ndertesash, troturare s shof une aty, vetem makina te parkume si sardele mbi trotuar, duket si qytet mafie ne Sicili

Nje Nate  zakonshme ne Tirane

Eshte faji i ndertimeve qe nuk ka rruge, i kane ngushtuar ne maksimum. Kane mbyllur rruge e trotuare me ndertime pa leje sa te duash. Edhe aty ku ka rruge nuk ka trotuare, cka ben qe kembesori te eci krah makines ne xhade. Parkimet dyshe jane gjithnje e me te shpeshta dhe shpesh krijojne bllokime ne trafik. Nuk respektohen vijat e bardha nga kembesoret.

Problemi me i madh mbetet ndertimi pa kriter, qe ka krijuar lagje te mbipopulluara me mbingarkese makinash, mungesa e hapjes se parkimeve nentoksore poshte pallateve te reja qe se shumti i zhfrytezojne per magazina apo lavazho. Pra zhvillimi nderto ku te mundesh i mbehtetur shpesh nga politikanet rrumpalla, per fitime imediate eshte pergjegjes.

 Edhe aty ku ka rruge nuk ka trotuare, cka ben qe kembesori te eci krah makines ne xhade. Parkimet dyshe jane gjithnje e me te shpeshta

Thank you.

Qytet rrumpalle, pa kontroll,adminsitrativ  pa hapsira publike, pa ditanca e duhura, i frikshem dhe i pasigurt, njesoj si tek medresesja farmacia 10 i pershtatur per stilin e myslimoneve arab ose aziatik! smiley

Ajo cka i kane bere ketij qyeteti dhe banoreve te tij keta plehra eshte krim, dhe e theksoj plehrat e te gjitha ngjyrave, se per vete kane filluar te ndertojne vila ne periferi

Mendjet e semura komuniste,sekuestruan makinat e qytetareve dikur dhe zgjeruan qytetet me pallate me arkitekture perbindeshe me pune vullnetare ku mjaftonte biçikleta per qarkullim, e ç'duheshin parkexhet,rralle e tek kalonin makinat e bllokut me perde qe mos i shikonim fytyrat,apo ata mos na shihnin ne.mgjt kishte hapesira publike...por mendjet e semura kur pasurohen qenkan katastrofe e vertete,ndertuan qytete te tjera brenda tek hapesirat e vjetra,o nene o nene smiley nga ta zejm? 

A ka Zot qe e rregullo ate vend ,a e ulin koken megallomanet te hecin ne kembe e me biçiklete kur eshte e mundur qe ben aq mire per shendetin?

Kuazo,ato qe ke thene qendrojne,katraura bashke me mirqenien,makina do ushqimsmiley, ka paradokse vendi yne,po ti rrofsh se kishe shku afer shpis time e me nxorre mallinsmiley

Dmth me mire kur qarkullonte vetem karroca e Dylit dhe viturat e Partise. 

po ata per t'miren tone e kishin,po s'ja dishim nesmileysmiley

Tirana esht masakruar. Jan dhen leje te ndertohen pallate ne hapesiren mes dy pallateve te vjetra duke prishur pamjen e lagjeve si dhe duke bllokuar hapsirat e nevojshme. Per me teper garazhet e pallateve te reja jane lejuar te ndertohen dhe shiten si dyqane. Kulmi eshte te rruga e elbasanit ku nje pallat ka dale ne trotuar fare. Te gjitha.keto dhe akoma cobanokomunistet pellasin: "rama hoqi kioskat". Si i genjente me ato fotot para.dhe pas lyerjeve te fasadave te pallateve te.vjetra. si ishte fasada, si eshte fasada. I fuste.dhe nje kenge nganjehere. Lol

C'ju duhet Tirana , me 20 mije euro ble apartament ne Ksamil , me 50 mije euro ble nje shtepi te vjeter me rreth 800 metra katrore toke dhe e rregullon e ben si te re .

Pavaresisht se nuk jam nje partizan i taksave ne gjendjen qe eshte katandisur qarkullimi ne Tirane vec vendosja e parkometrave me 2€ / ora ne zonen brenda unazes dhe qarkullimi i taragave teke apo cift ne dite te caktuara te javes. Tani kshu mendoj une po mund t'ia fusim dhe kot si Mato Gruda me top.

Per respekt te Pjerit (Mr CO2) qe ka shkuar prap me mision, di njeri si eshte kriteri i skpamentos n'Albanie ne krahasim me Evropen? 

Tirana eshte nje nga qytetet me ajrin me te ndotur ne rajon dhe Evrope, keshtu qe qjo puna e gazrave s'eshte per tu pjerdhur. Nuk te vrasen vetem armet kimike te Sirise - do thosh Bracja duke e ditur qe mushkria s'lahet dot me sapun.

N'Tirane te shkurtohet jeta me dy vjet duke pasur parasysh qe pjeset kancer-shkaktuese te ajrit jane 3 here me te larta sesa mesatarja e Evropit - thote qy artiklli. Pa llogaritur kolesterolin e qofteve te Pjerit smiley

Ka nje shpikje ne kohen e sotme quhet : parkim shumekatesh.betoni nuk sherben vetem per te ndertue pallate.smiley

mire e ke ti, po nuk ka me as beton as vend per te ndertuar parkime shumekateshe sepse jane perdorur per ato pallatet.smiley

 

Nuk ke ku t'i ndertosh, jo se s'eshte deshira. S'ka vend brenda unazes dhe preferohen pallatet sepse japin fitime shume me te medha. Kush ka shtepi me oborr te madh i ka kthyer ne parkime e fitojne mire, por jo si me ndertimin e nje pallati.

ec mo se edhe ketu dwntwn rremuje bohet edhe pse ka parkime sa te dush...por te shtrenjta...ndryshimi eshte se po thyve rregllin ketu ec e gjeje makinen pa pagu lesht e kokes....kam pershtypjen qe europa i ka rregullu me mire keto gjona...

kshu osht ne gjith evropen, prit tu qis foto ne gugell - tha arqi pelagu

Ma cito pak ku e kam thene?

me e keqe se fotot eshte ideja se eshte mese normale per ata qe e bejne kete kaos

Kuazi mos i ke marre keto foto ate dite qe u bllokuan rruget per Papen! Apo keshtu rremuje eshte per dite.P,s jam kurioz si mund te dali qe aty ai me wv golf te zi ke foto e dyte.smiley

I bien borise. Lol. Nonstop ishin beep beep atje.

po jo...e kan pas me ty smiley

beep beep

smiley

Kur je femije mezi c'pret te rritesh (komunizmi pa makina) por kur rriten deshirojne te behen edhe nje here femije. Nuk ka ngel toke bosh ne Tirane, duhet shfrytezu nentoka dhe mire do ish te ndertohet metroja/underground/subway. Rruget e Kombit e te Arbrit duhet te pasohen me nenrruge (metro) per metropolin, por dihet qe kushton shume, dhe cmimi rritet cdo vit qe kalon. Financimet dhe huate mund ta fusin vendin ne krize financiare, por shpresoj te gjejne nafte a gaz nqs vendosin te germojne.

p.s shume jane rritur alergjite dhe rastet e semundjeve te mushkerive, por pak sheh njerez me maska per hunden e gojen. Si te mesohesh xhanem, dhe ndoshta prandaj shqipot zgjedhin udhetimin me makine, per ti shpetuar ecjes ne ate ajer te ndotur me pluhur dhe zhurma akustike.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).