Fjalorthi me mbiemrat e familjeve tiranase në kuadër të 400-vjetorit të themelimit të qytetit

Luela Myftari

Rreth 400 vjet më parë është themeluar një qytet i madh, ai që do të ishte kryeqyteti i Shqipërisë. Dhe ndër festimet e 400-vjetorit të themelimit të kryeqytetit, por jo si metropol, vijnë aktivitete dhe botime të shumta. E parafundit, ishte mbrëmja poetike ku aktorë tiranas interpretuan poezi të vjetra e të reja nga shkrimtarë të po kësaj zone. I fundit është një botim i ri, i cili nuk ka shumë ditë që është regjistruar në Bibliotekën Kombëtare. Është një fjalorth me mbiemrat e familjeve tiranase. Është përkujdesur për detajet një gazetar i vjetër sportiv, tiranas. Bedri Alimehmeti nuk e kishte menduar kurrë që do të botonte diçka të tillë, por sot e ndien veten mirë që ka bërë një fjalorth me mbiemrat e tironsve, siç i quan ai. Në një intervistë për “Shekullin” ai rrëfen se ky fjalorth mund të mos jetë më i miri, por ishte një nevojë urgjente që i nevojitej familjeve tiranase. Ai tregon edhe për projektin që do ta ndihmojë edhe më shumë botimin e tij. 

Si lindi ideja e një fjalori të tillë?

Nuk e kisha menduar kurrë se, do të vinte një ditë e do të merresha edhe me përgatitje fjalorësh ose thënë më saktë të hulumtoja në fushën e kërkimeve shkencore. Ndërkohë më duhet të pohoj se, fjalorët më kanë tërhequr gjithnjë, qoftë ato gjuhësorë, terminologjikë apo enciklopedikë.   Pas këtyre të fundit sidomos grishja ime është ende e pafund. "Zhytem" në to dhe nuk dua t'ia di për asgjë tjetër. Përpos obligimit qytetar them se realizimin e këtij fjalori modest e ka nxitur edhe ajo dëshira e madhe prej tiransi zemërplot, që dëshiron t'u dhurojë diçka me vlerë bashkëqytetarëve, pa harruar se domosdoshmëria e kësaj pune për të gjithë ne banorët e kësaj treve të pakrahasueshme në vlera mendoj, ka qenë më shumë se imediate. 

Sa i vështirë ishte rrugëtimi drejt botimit? 

Nga dita në ditë teksa pyesja të afërm, miq e shokë, bisedoja me prindërit e mi që në atë periudhë ende jetonin. Pyesja plot tiranas të moshuar, sidomos kur më jepej mundësia nëpër ambiente të ndryshëm, përfitoja nga ç'më informonin intelektualë e njerëz të thjeshtë dhe shënoja pa pushim në bllokun tim, faqet e të cilit nga dita në ditë mbusheshin. Ndërkohë, gjatë punës e deri në çastet që jetonin, kam pasur konsulencën e vazhdueshme të Prof. Dr. Shefqet Ndroqi në atë kohë kryetar i Shoqatës "Tirana" dhe të pedagogut Petrit Kusi në atë kohë sekretar i shoqatës. Gjithë këto vite, kam udhëtuar jo pak thuajse nëpër të gjithë fshatrat e rrethit të Tiranës, me qëllimin e mirë për ta pasuruar sa më shumë këtë studim, për të cilin kam mendimin që pavarësisht punës e përpjekjeve të mia, jam i bindur që në drejtim të nivelit shkencor ai mbetet në atë modest. 

Keni ndër mend ta përsosni edhe më tej? Si? 

Për ta përsosur sa më shumë këtë studim do të kërkoja nga të gjithë lexuesit, e sidomos për familjet tiranase plotësimin e një skede të thjeshtë, të cilën mund ta përcjell edhe këtu. Janë pesë pyetje të cilat me siguri do të më ndihmojnë mua të bëj një libër edhe më të mirë. Pyetja e parë: Afërsisht deri në sa breza mbahet mend në familjen tuaj vendosja e të parëve në qytetin e Tiranës? Pyetja e dytë: Nga ç'katund apo zonë e kësaj treve erdhën të parët e familjes tuaj? E treta: Në ç'zonë të qytetit të tanishëm e ngritën ata vendbanimin e tyre? E parafundit por jo më pak e rëndësishmja është profesioni bazë apo karakteristik që ka trashëguar apo ka ushtruar familja? Po ashtu edhe figura të shquara që   spikatën ndër vite nga gjiri i fisit tuaj: atdhetarë, klerikë, dijetarë, mësues, artistë, shkenctarë, sportistë, shkrimtarë, poetë, muzikantë inxhinierë, doktorë, këngëtarë, piktorë, skulptorë profesionistë të njohur në ushtrimin e zanatit të tyre, figura të nderuara, dëshmorë, të persekutuar nga diktatura etj. janë shumë të rëndësishëm. Sikur të gjitha këto detaje të vinin për çdo familje tiranase në adresën time elektronike unë do të isha i prirur për të realizuar një botim edhe më të pasur. 

Si mund t’ua bashkëngjisin këto të dhëna tiranasit e vjetër? 

Nëse nuk do të mungoj dëshira e mirë në plotësimin e këtij pyetësori të thjeshtë, e sidomos dërgimi i të dhënave të tij në adresën time elektronike (balimehmeti2006@ yahoo.it), pse jo dorazi mua personalisht apo edhe në zyrën e Shoqatës "Tirana", kam mendimin që në një botim të dytë ky studim do të përmbajë vërtet vlera të pakrahasueshme, për të cilat brezat e ardhshëm sigurisht do të na jenë shumë mirënjohës, pa harruar që niveli i tij do të ngrihet në atë të një fjalori enciklopedik, çka do të na nderonte të gjithëve.   

Urdhëresat që i detyruan tiranasit të ndërronin mbiemrat 

Historia e njerëzimit vërteton se, në krye të herës mbiemri nuk ka qenë bashkudhëtar me emrin. Fillimisht, njerëzit dallonin nga njëri-tjetri vetëm nëpërmjet emrave, por me kalimin e kohës kur shumë prej tyre nisën të përsëriteshin, çka solli padyshim jo pak vështirësi në evidentimin e personave të veçantë, kjo gjë u bë e pamundur. Kjo dukuri solli domosdoshmërisht mënyrën tjetër të dallimit të tyre nga njëritjetri duke shtuar pas emrit fshatin, qytetin apo diçka tjetër me të cilën kishte lidhje personi. Personat nisën të dalloheshin mes tyre nëpërmjet emrave të nënave e baballarëve. Kjo vazhdon ende sot. Por, tashmë është më etike ta thërrasim njëri-tjetrin me mbiemra. Alimehmeti na tregon edhe për shndërrimet e mbiemrave të familjeve tiranase. 

A keni hasur mbiemra të zonave të tjera?

Po, sidomos në zonat e fshatrave të Tiranës, kam hasur mbiemra me prejardhje nga krahina të veriut e jugut të Shqipërisë. Lidhur me këtë problem burime gojore qartësojnë se, një fenomen i tillë migrimi ka qenë i kushtëzuar për shkak të gjakmarrjes. Për të mos u shuar nga hasmëria familje të ndryshme nga zonat e lartpërmendura janë shpërngulur dhe kanë kërkuar strehë në fshatra të thella të malësisë por, edhe brenda në qytetin e Tiranës. 

A ka pasur ndryshime mbiemrash? 

Duke iu referuar zhvillimeve historike mësojmë se, veçmas gjithë këtyre dukurive që thamë ka pasur edhe arsye të tjera, që kanë detyruar familje të caktuara të ndryshojnë mbiemrin më shumë se një herë. Kështu e para urdhëresë qeveritare e shtetit shqiptar, që detyronte të ndryshonin mbiemrin familjet të cilat mbanin si të tillë emra fshatrash apo qytetesh, ka qenë ajo e vitit 1937, dalë nga qeveria e Mbretit Zog. Nuk dihen arsyet që detyruan qeverinë e asaj kohe të nxirrte atë urdhëresë, por pas publikimit pati jo pak familje, të cilat e bënë realitet këtë gjë. Në trevën e Tiranës lidhur me këtë dëshmon rasti i fisit Arbana, disa prej familjeve të të cilit morën mbiemrin Mema, emri i një lagjeje të këtij fshati të Tiranës, prej nga kishin origjinën. Kështu ndodhi edhe në fisin Tufina, një pjesë e familjeve të të cilit morën mbiemrin Balena. Në fisin Mëniku, që mori mbiemrin Beliu etj. Edhe pas çlirimit, u hodh sërish idea e ndryshimit të mbiemrave, por këtë herë për familjet që mbanin për mbiemër emra njerëzish.

Po ju keni diskutuar ndonjëherë në familjen tuaj për ndryshim mbiemri? 

Kam qenë i vogël në moshë por, gjithsesi më kujtohet shumë mirë për disa net me radhë në shtëpinë tonë mblidheshin burrat e bisedonin deri vonë me gjyshin për këtë problem. Them me gjyshin, sepse ai e kishte shumë të vështirë ta bënte këtë gjë. Gjithsesi, falë pikërisht atyre diskutimeve të gjata u gjet mbiemri Metali, i cili në një farë mënyre e ngushëllonte tim gjysh, ngaqë edhe pse bëhej fjalë për një mbiemër "metalik" në përbërje të tij ishin si Aliu i pari i fisit ashtu edhe Meti (Mehmeti) i ati i tij. Një pjesë e familjeve të fisit tonë, nuk e di për ç'arsye kishin vendosur të mbanin mbiemrin Arxhami. Ndërkohë, familje të tjera tiranse kishin bërë projektet e tyre. Por, një gjë e tillë u bllokua shpejt, madje vetëm pak ditë pas daljes së urdhëresës. Shkaku e arsyeja nuk u thanë kurrë. Ndonëse jo pak njerëz e kishin më se të qartë se, urdhri për ndalimin e saj duhej të kishte dalë nga zyrat e sigurimit të shtetit. Dhe s'kishte si të ndodhte ndryshe. Madje, nëse do të ishte zbatuar ai vendim, gjurmët e shumë "armiqve" të popullit do të ishin zhdukur.  

 

Tironsit, minoritet në shtëpinë e tyre  

"Ne tiransit kemi mbetur pakicë fare, më mirë me thonë jemi shndërruar në një minoritet në shtëpinë tonë." Kjo ishte fjalia që e shtyu gazetarin sportiv, Bedri Alimehmeti që të niste e të mendonte për fjalorthin që sot mund ta kemi në dorë shumë thjesht.

Kur nisët të punonit për këtë fjalor? 

Momenti i pikënisjes për punimin e këtij studimi, kujtoj ka qenë viti 1995. Ishte një e diel pranverore me shi. Atë ditë në ambientet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve (sot në ambientet e kinemasë tek Pedonalja e kryeqytetit) zhvillonte punimet Konferenca III e Shoqatës "Tirana". Edhe pse mot i keq me shi, tiransit ishin grumbulluar me dëshirën e zjarrtë e dashamirësinë e pakufishme për të kontribuar sadopak për qytetin e tyre. Nuk kishte ardhur ende ora e fillimit. Bisedat midis shokësh e miqsh ishin "ndezur" në korridorin përpara hyrjes si edhe në ambientet e sallës. Befas tek po shkëmbeja disa mendime me një grup shokësh tek dera e hyrjes për në sallë, më kapi veshi tekstualisht këtë frazë: "Ne tiransit kemi mbetur pakicë fare, më mirë me thonë jemi shndërruar në një minoritet në shtëpinë tonë".

Ishte një frazë vërtet tronditëse, që si një thikë e mprehtë m'u ngul keqas në thellësi të shpirtit. Kur u ktheva ta shikoja në sy bashkëqytetarin që kishte lëshuar atë "mandatë", për fat të keq isha vonuar. Prapa meje nuk kishte asnjeri. Sigurisht, bashkë me turmën e pjesëmarrësve ai duhej të kishte zënë vend në sallë, ku pas pak do të mbahej konferenca. Gjithsesi përgjigjen që isha bërë gati t'ia thoja atë çast vendosa ta shkruaj në radhët e këtij bashkëbisedimi me ju: "Jo nuk është ashtu i nderuar vëlla. Ne kemi qenë, jemi dhe gjithnjë kemi për të qenë shumë. Madje, të jap fjalën që do t'i kërkoj e do t'i mbledh një e nga një të gjithë mbiemrat e familjeve autoktone tiranse dhe të të gjithë trevës tonë. Dhe do t'i radhis mirë e bukur për t'i ditur e mos i harruar kurrë së pari unë e ti, pastaj fëmijët tanë, fëmijët e fëmijëve brez pas brezi të të gjithë ne bashkëqytetarëve të kësaj treve si dhe të gjithë ata që i duan, i çmojnë e i nderojnë tiransit zemërbardhë, shpirtmëdhenj, gojëmbël e bujarë si askush. Të jap fjalën e burrit për këtë". Dhe sinqerisht jua them, shënimet e para për këtë studim, nisa t'i hidhja në bllokun tim që në atë sallë. 

Emrat shkurt 

Konkretisht, mua shumë nga të afërmit e farefisi vijojnë të më evidentojnë ende me emrin e tim eti. "Bedriu i Qazimit", - jo pak herë qëllon të më thonë edhe sot. Ndërkohë që, më kujtohet në mëhallën tonë kishim katër shokë që quheshin: Skënder ose shkurt Neri siç ishim mësuar t'i thirrnim ne. Këtyre shokëve për t'i dalluar nga njëri-tjetri u shtonim nga pas emrat e nënave: "Neri Dijes", "Neri Hones", "Neri Mides" dhe "Neri Vajes". Shokë të tjerë, që mbanin të njejtët emra i thirrnim duke u shtuar nga pas emrat e baballarëve si psh: "Meti Shabonit", "Meti Shitit", "Meti Kasemit", "Meti Hasonit" etj. Rast tjetër: "Çimi Tahirit", "Çimi Tutit", "Çimi Rremës" etj. Ose sërish me emrin e nënës: "Gimi Shadijes", "Gimi Nadires", "Gimi Shajes", "Gimi Meremes" etj. Dhe me shembuj të tillë mund të   vijojmë gati pafundsisht. Por, nuk mbaron këtu. Gjatë këtyre ndryshimeve jo pak nga mbiemrat u mbetën përjetësisht personave. Pra, familje të caktuara vijuan të evidentoheshin përfundimisht nëpërmjet tyre me këtë lloj mënyre. Pati gjithashtu edhe nga ata që përdorën për mbiemër emrin e të parit të fisit, të cilit i shtuan nga pas atë të babait, duke krijuar kështu një bashkim emrash që i dallonte mirë e bukur nga të tjerët. Dhe për të qenë sa më të saktë në këtë drejtim po ju sjell si shembull rastin e mbiemrit të familjes time. Sipas gojëdhënës, e cila ka mbijetuar brez pas brezi nëpër familjet tona, i pari i fisit quhej Ali, kurse i ati i tij Mehmet. Në krye të herës e për shumë vite me radhë ai thirrej "Aliu i Mehmetit" derisa përfundimisht u krijua mbiemri Alimehmeti, të cilin vijojmë ta mbajmë edhe sot e kësaj dite.       

26 Komente

ishim ne hall te madh per te ditur se kush jan tiransit e vertete

Te gjithe tironsit e vertete dalin dibrane, qe nga Lulzim Basha e deri tek Bamir Topi.

Tironsit e vjeter dilnin qe pese vjec me paliceta dhe sandale. Vetem Bamir Topja e ka bo ket gjo, Lulzimja edhe nuk dihet se si ka dale. Gojet e keqia thone se dilte vetem me breke

 

tironcit e vjeter dalin edhe pa brek.... shif Edi Ramen cun tirone

po per parizianet e vertete, romet(jo arixhinjte) e vertete apo londrezet e vertete, aka bere njeri ndonje liber??

po gramshjotet e vertete ku jane!

zelli i madh per identitetin krahinor eshte tregues moszhvillimi dhe tregon per nje identitet te dobet kombetar.

kete parasysh edhe bismarku kur tha  nuk ka shqiptare!

perpjekja e filluar mbas '90-s per forcimin e identiteteve krahinore dhe fetare ne dem te atij kombetar po i jep frytet e saj.   numri i usta-llareve eshte rritur goxha

 

 

 

Vetëm shkodralecet shofin çunat Tironas , kanë brekë apo jo smiley. E ka me zë dhe figurë Jozefpërcka " ja pamë , ja pamë "

Ore me që ka ardhë ky po vetë nuk ka ndonjë degëzim " sa i vjetër osht mer jahu "

Na turpëroi dhe me kët Gimin ky.... "Gimi Shadijes", "Gimi Nadires", "Gimi Shajes", "Gimi Meremes" ..pse s'kanë babë këta Gimat ?

Tirana keq mirë filloi te  behet QYTET pas 45 pavarësisht se Ne " kemi jetu ka hona mer jahu m'Tiron . Le e rrit mer jahu "

Tiranas nuk ka .Tirana eshte kryeqytet !

Ke harruar "gimin e bales"smiley

tervit qe thua ti kendova nje lajm te tille ne gazete;"permbytet Tirana. prokuroria arreston cunin e bales".Nashi megjithese e mbaj veten per history buff nuku me ka rene rasti te degjoj per ndonje personazh me emrin "Bale" me kontribute kaq te cquara  ne historine e shqiperise saqe shqiptaret anembane globit ta njohin thjesht nga emri pa patur nevoje per mbiemrin.bera pak research qe thua ti dhe me rezultoi se balja ishte nje grua tiranse kontributi i vetem i se ciles ishte pjellja e 13-14 kalamajve njeri me i pahair se tjetri.

Shiko ktu Alba . Ke informacion te gabuar . E ke si keta "kopuket ferracake  " e rritur me vidio e filma qe hiqen shqiponja ne Internet . Flas per Balen . Ka qene piellore po grua zonje.  Rrinte tek podrumet e pallateve Agimi , dicka me tej , dhe nuk qahej . E kam njoh kur i qepeshin pas fustanit kalamojt shume te shendetshem dhe te kendshem .Pa asnje problem , deri sa u sistemuan tek Tirana e Re ne kat te pare , shume ngushte , por  pa u ankuar ....... Dhe erdhen Barbaret ! Ben research njehere mbase gjen dicka

Kjo kohe beri dhe Berishen antikomunistin dhe kryehajdutin me te madh . Solli Tropojane me kobure ne brez qe ben Ligjin ne Tirane . E cfare mund te benin ata kur Sali Qeni mbolli idene e  te fortit ne Shqiperi ? E pse te mos ta provonin dhe ata fatin ne kete Linje kur ishin nje 'lukuni " dhe me zemer ? Po dhe ndonje derkuc ka dale smiley se si thote Populli patriot ,  tirandashes po pak veshderr

Tiranas eshte dhe Shkelzeni me Argiten ,  biles dhe Malltezi ...dhe sic lexoj ketu lloj lloj Maloku qe ka argumente smiley

Cilet jane tironsit e vertete?

ata qe kishin nallane druri, brekushe, qeleshe ne te cilat lyra ishte mjaft te beje byrek.keta jane tironcit den baba densmiley

Nuk kishte ardhur ende ora e fillimit. Bisedat midis shokësh e miqsh ishin "ndezur" në korridorin përpara hyrjes si edhe në ambientet e sallës. Befas tek po shkëmbeja disa mendime me një grup shokësh tek dera e hyrjes për në sallë, më kapi veshi tekstualisht këtë frazë: "Ne tiransit kemi mbetur pakicë fare, më mirë me thonë jemi shndërruar në një minoritet në shtëpinë tonë".

Ishte një frazë vërtet tronditëse, që si një thikë e mprehtë m'u ngul keqas në thellësi të shpirtit.

Cfare popull i vockel! Nga te gjitha gjerat qe i kan ndodh asaj Shqiperie e Tirane kjo i paska ngel thik ne shpirt ketij debilit

Peshk, ke bo gabim ne indeksim. smiley 

Dhe ndër festimet e 400-vjetorit të themelimit të kryeqytetit, por jo si metropol, vijnë aktivitete dhe botime të shumta.

400 vjetori i themelimit te kryeqytetit ?!!!!    Kur kshu Tirana ka qene Kryeqyet ?!!  Se na cmenet!

Po deri ketu kemi arrit, populli te haj sapunin per djath, desha me thone te ushqehet me Histori nga injorantet, ose medikrit! Ku jane referencat e Historianeve profesionist ? Po sigurisht mungojne, sepse nga viti 1990 Shqiperia nuk prodhon gje tjeter vetem se injorante me Diplome Universiteti! 

mediokrit, desha me thone smiley

Ilirian,po te thuash : Sot eshte 50-vjetori i lindjes se presidentit Nishani (ta zeme,meqe eshte edhe kjo tema e rrezimit te dekreteve te tij),sdo te thote se Nishani ka lindur president dhe ka 50 vjet ne kete postsmiley

Tironsit e vertete nuk i perdorin thojzat gabim! smiley

 

400 vjet qytet????????? Po te na japin ndonje evidence apo reference se nuk me besohet. Qe te kete pasur ndonje han edhe mundet por qytet eshte guxim i madh ta thuash.

qytet qe ka nga koha e bizantit dhe i vetmi problem tani ka mbet qe keta "qytetaret" kane mbetur nje minoritet i vogel ne qytetin e tyre - eee pisomes, keta qe deri para 50 vjetesh ishin me poture neper carshi

hallall  prap !

Sikur prune nje studim qe e nxirrte qytet etj dhe se fundi datonte me nje Turk dava Sule Ballderri qe e kishte themeluar nga Garnizon ne qender te banuar .Ai qe studim me i plote pavaresisht se nuk mbeshtetej fort ne Objekte po kishte Logjike .

Do ishte me interes te dihej se ku dallon "tironsi i vjeter" nga "kavajsi i vjeter" ose "shijaksi i vjeter".Edhe ketu ne Kine ekziston koncepti i "pekinsit te vjeter",po megjithese Pekini ka 800 vjet kryeqytet i nje vendi te shumten e kohes perandori e me mijera vjet kulture e qyteterim,dhe pekinasit e vjeter kane jetuar rreth e qark pallatit perandorak,skam degjuar te behet ndonje fjalor idiot me mbiemrat e tyre,sic besoj nuk ka ndonje fjalor me mbiemrat e londinezeve te vertete ose vjeneseve te vertete. Si nuk hoqen dore nga gomarlliqet katnaret shqiptare.Nejse,te shpresojme se nuk do t'i shkoje mendja ndonjerit te beje nje fjalor me mbiemrat e "tiranasve jo te vertete".

ai rrëfen se ky fjalorth mund të mos jetë më i miri, por ishte një nevojë urgjente që i nevojitej familjeve tiranase.

A mund te ma shpjegoje kush urgjencen per kete "fjalor"?

...kur jeton ne tirane per nja 20 vjet i ardhur nga tropoja, kur te pyesin nga je si i pergjigjesh????

..a  thuhet: jam tropojan , por jetoj ne tirane...apo jam tirons me origjine nga tropoja!!!

tironsit  e vertete jane si "shkodranet  prej puke"

Artikulli tjeter do jete: tironsit e vertete, "the muggles" dhe "the mudbloods"! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).