I vetmi faj i Fullanit? Eshtë i pashëm dhe bie në sy!

 Ish guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka refuzuar t’iu përgjigjet sot pyetjeve të grupit hetimor në ambientet e paraburgimit 302, ku vuan masën e arrestit në burg. 

Oficerët e policisë gjyqësore Elidon Hysenaj dhe Lazar Çuni kanë njohur ish guvernatorin me pyetjet, por ky i fundit deklaroi se më parë kërkon të njihet me elementët e akuzës dhe se do japë shpjegime në një kohë të mëvonshme. 

Nuk bëhet e ditur data e marrjes në pyetje, por ajo që dihet është se 5 ditë pas arrestimit, ish guvernatori Fullani nuk ka dhënë asnjë version të vetin lidhur me skandalin e vjedhjes së parave në Thesarin e shtetit.

Ndërkohë që edhe Maks Haxhia avokati mbrojtës i ish-Guvernatorit Ardian Fullani mohon që guvernatori të jetë marrë në pyetje nga prokurorët. Ai tha se ka vizituar klientin e tij për ta informuar me apelimin e masës së sigurisë të dhënë nga gjykata e Tiranës që sipas tij, është një masë ekstreme

Pas ish-guvernatorit Fullani në pyetje do të merret edhe Inspektorja e Përgjithshme Elivar Golemi. Fullani dhe Golemi, dy zyrtarë të lartë të Bankës së Shqipërisë, akuzohen nga Prokuroria se për shkak të mosveprimeve të tyre, kanë krijuar kushtet që të cënohet siguria e parave në administrim të këtij institucioni, nga i cili u vodhën 713 milionë lekë. Ndërkohë mësohet se Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij për shpërdorim me detyrën. 

Ndërsa avokati i tij, Maks Haxhia ka kundërshtuar vendimin e gjykatës, duke theksuar se ky vendim është i padrejtë. Mësohet se pas seancës, ish-Guvernatori është dërguar në dhomat e paraburgimit të Burgut 302, ndërsa Inspektorja e Bankës, në Burgun 313. Siç është bërë e ditur dhe më parë, në po të njëjtin burg ku do qëndroj dhe Fullani ndodhet dhe Ardian Bitraj, i cili akuzohet për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Thesari i Shetit. 
a.n/ma.ar

 

Maks Haxhia: I vetmi faj i Fullanit, është i pashëm dhe bie në sy, kjo shkaktoi xhelozi

Avokati i Ardian Fullanit, Maks Haxhia, ka dashur që ta mbrojë këtë të fundit edhe jep argumentet në një intervistë për “Shekulli”. Haxhia thotë se i vetmi faj që ka Fullani, është që jetoi duke u dukur. Sipas tij, Fullani vishej mirë, është një burrë i pashëm dhe që binte në sy. 

Kjo sipas tij, shkaktoi xhelozi në politikë dhe media. “I vetmi faj i zotit Fullani është se për shkak të statusit të Guvernatorit, një status mbarëkombëtar, ai ka qenë gjithnjë në dukje, pra në qendër të vemendjes. Bankierëve nuk u lejohet të vishen keq dhe nuk u lejohet të kenë standarde të ulëta, ata nuk duhet të kenë boshllëqë, pasi nuk duhet të joshen nga paratë. Pastaj zoti Fullani është dhe pak burrë i pashëm dhe kjo ndikon në faktin që është një personalitet që bie ne sy. Fullani jetoi duke u dukur. Dhe kjo bëri që të krijohen edhe xhelozira në shtresat mendjembyllura të politikës, medias dhe atyre që përdorin media. Dhe kjo u shfrytëzua në një moment që djali i tij adoleshent publikoi dicka në Instagram dhe kjo nuk ka të bëjë fare. Kjo tregoi edhe një herë se disa shqiptarë janë mendjembyllur dhe ne duhet të civilizojmë mentalitetin tonë”, shprehet Haxhia. 

Më tej ai vijon duke thënë se arrestimi i Fullanit mund të jetë një precedent i rrezikshëm. 

“Ky veprim(arrestimi dhe masa e sigurisë me burg) përbën një precedent të rrezikshëm dhe kjo është ajo që duhet të na shqetësojë si shoqëri, krijimi i një precedenti. Dhe krijimi i një precedenti të tillë ndaj një funksionari të lartë të ccon të mendosh se këto janë veprime me prapavijë politike. Gjykata ka dhënë një vendim që nuk bazohet në ligj. Dhe për mua është argument për të thënë se është një veprim me prapavijë politike. Nuk ka prova që të vërtetojnë që z. Fullani ka kryer vjedhjen, që gjithsesi përbën një rast të rëndë për sistemin bankar. Por nuk mund të dënosh titullarin për krimet që bëjnë nëpunësit”, thotë Haxhia, i cili në kërkim të një analogjie ka “goditur” me shembullin e një ministrie. 

“Me këtë precedent edhe një minstër, p.sh ministri i Rendit, duhet të dënohet për ndonjë krim që mund të bëjë një drejtor burgu. Duhet të ndajmë përgjegjësitë morale nga përgjegjësitë administrative”, thotë Haxhia ndër të tjera. 

Sipas tij edhe masa e sigurisë për Fullanin është e pabazuar dhe e pavend, pasi ajo zakonisht jepet për persona me rrezikshmëri të lartë.

d.b

60 Komente

Haxhia thotë se i vetmi faj që ka Fullani, është që jetoi duke u dukur. Sipas tij, Fullani vishej mirë, është një burrë i pashëm dhe që binte në sy. 

Kjo sipas tij, shkaktoi xhelozi në politikë dhe media.

 

.smiley     ne fakt Fullani pa kostum shik nuk dilte, jo..  e morri me qafe ajo shamia ne xhepin e majte te xhaketes qe gjithmone kujdesej ta  kombinonte me ngjyren e kravates..smiley

Burre i pashem, tipik barkderr shqiptar...24 karatsh

Nga kush shtyp eshte cituar ? Kot per kuriozitet se thilene ne xhakete e mbante dhe Berisha smiley

 Nje shtyp thote qe Fullani "nuk ka dash ta prese Bitraj " po ka caktuar Collakun .Dhe pasi ka degjuar rrefimin e Bitrajt nga vartesi tij Collaku , ka formue Audit ....dhe " ka raportue njaj i pari ne Prokurori or tie " tha Berisha ! Ndonje nga keta qe kane mend  per ekonomi per me na ndihmue e na sqarue , do ta sjelle Gjembi ?

Po pse rrefeve o Bitraj ?

U trema mas vrasjes se Santos smiley

Fullani thote nje shtyp tjeter ishte dhe i bukur smiley dhe i bani xheloze mendjembyllurit e Politikes ... Dhe thone merru me problemin jo me koqet e kandarit qe hedhin problemin smiley

Ai vend me duket se eshte mbush me sPirth sPirth sPirth i dhone si lule shqerka fushash  e krapuliq iktiologe Fierze or tie

Po mire mer po qe banka qe kthyer ne han, nuk quhet fare. Apo cqt. Relativisht ky mund te kete icik te drejte, se ustallare te tjere kane bere goxha me shume harxhe. Pastaj dhe pashmellikun duhet ta vleresoje seksi tjeter, mbase. 

Ou nuk qenka njohur akoma Fullani me elemented e akuzes??? Ah ketij i duhen nga ata hetuesat e kohes se dulles mer vlla qe tja shkulin dhembet 1 nga 1. 

I pashem si Fullani....ja prish menjen ene hetusave....

Natyrisht, me ligjin e ri, pershtatur sipas ligjit europian, nje i arrestuar nuk eshte i detyruar te pergjigjet para hetuesve, por kjo eshte thike me dy presa, se per nje te arrestuar qe s'ka gisht ne nje veper penale, mos pergjigjia nuk do te thote gje, mirpo nese prokurori ka fakte te pakonstentueshme se i arrestuari ka qene i implikuar ne vepren penale, kjo mospergjigje (heshtje) e te arrestuarit, i kthehet ne bumerang ne gjykate. 

Deri tani kemi dy mundesi:

Skenari 1

Nevoja per te bere kurban nje dem rrace ne themelet e "statusit kandidat per ne BE" ishte bere jetike per politiken shqiptare. Fullani ishte me te gjithe krahet, por nuk ishte i sojit te tyre, pra nuk ishte politikan. Shume ekstravagant per nje vend te varfer, shenjestra perfekte per "revolucionaret e mediave sociale dhe shoqerise civile", ai u be simboli i korrupsionit te trash deri ne neveri qe ka pushtuar shoqerine shqiptare. Me kete veprim, te gjithe marrin fryme te lehtesuar, pavarsisht eshte apo nuk eshte  ai fajtori. Kur them te gjithe, kam parasysh politiken e te gjithe kraheve dhe drejtesine. Nuk ka shume rendesi eshte apo jo fajtor, sepse shperdorimin e detyres politika, media dhe drejtesia e kane ne xhep: te pakten per kete mund ta akuzojne, pavarsisht sa do te denohet.

Skenari 2

Sherbimet e huaja (inteligjente), nepermes kanaleve qeveritare kane servirur prova te renda per Fullanin dhe sistemin bankar, sidomos pas vrasjes se Santos. Ne kete rast nuk kishin mundesi tjeter, nderkohe qe situata mund tu dilte nga kontrolli nese do te kishte "zhvillime" te reja ne shperthimet me tritol dhe motora te zinje. Kjo mund te sjell ashpersimin e luftes shperthyese te tritolit dhe arrestimeve edhe ne skalionin e politikes. 

P.s. 

Une jam i prirur te besoj nje variant miks, dmth mund te jene te gjitha arsyet se bashku, por si gjithmone keto zhvillime nuk jane nje lufte pa kompromis dhe me duar te pastra, por shtrengime dhe shterzime qe do te na mbajn ne vend numero, sepse as nuk do te luftojme korrupsionin, as nuk do te pastrojme politiken nga krimi. Drejtesia egziston ne tekste e se drejtes, por jo ne Shqiperi.

smiley Sikur sherbimet e huaja ta perdornin informacionin qe kane per te rregulluar Shqiperine, gjysmen e emrave te njohur te politikes do i kishe ne burg sot. Ata mund te perzihen ne kete muhabet vetem nese leket e vjedhura ne banke perdoren per te mbeshtet terrorizmin, perndryshe per ata ... ti hane me shendet ata qe i kane marre

Kuptohet kjo, sepse terreni eshte si nje mocalishte, e tejmbushur me gropa thithese. Ne kete rast do te mbeteshim pa LSI, PD dhe PS. Kush do ta udhehiqte Shqiperine tone te shtrenjt? Spartak Ngjela?!

Avokati po thote qe e kane marre ne sysh te shkretin. Vete e ka fajin, nuk do te mbaje hudher me vete se i vjen ere.

Po na sqaro njehere eshte apo jo i pashem?smiley

Ti me duket s'e paske lexuar cfare tha Qemoli per te.

Ate pra po them qe as avukati, Qemoli apo ndonje tjeter nuk jane te kualifikuar. Aq me pak per vendin ku ndodhet robi ne fjale. Per ndonjerat e kisha llafin. 

4-i (lexojeni Fori) po te pyte ty si femer se car meno. Ti je e vetmja e kualifikuar per te na dhene pergjigje. O 4-o duhet me ja thone kaihere gjonat troc ksaj smiley

As ti s'e paske ndjekur Qemolin qe tha se ka mundesi qe Fullani anon pak dhe ne krahun tjeter.

keta te dy kane qen shok  te dikurshem i shifje ke stalini bashke me disa figura te papaerlyera, qe spo ja them emrin se i bej pis......edhe une kam dy perfundime:

1- me e mundshmja ky del i pa u lag, si shoket....

2-po e hongri ky do e hajn dhe te tjere..

Keta hetohen thjeshte e menjehere dhe fije per pe , ne se pyeten "kambistet "  Ata qe benin Ligjin dhe bejne Ligjin me kursin e kembimit pas "porosive "  nga Banka .Po Policia gjente me te lehte te godase Kambistet se ka "urdhnue njaj smiley or tie " sa te vezhgonte  se si manovrohej ne teren nga te "derguarit e Bankes "....dmth ushtaret e  te ndierit Santo , Fullan bukuroshit dhe "furnizuesit " me para qe "asgjesohen " kater pese here 'frikacakut Bitraj"  ..Hola 

Me cfare i kercenuan dhe sa u kerkuan ne kohe te shkurter Santos dhe ketij bukuroshit ? Nga vinin kercenuesit ..

.O Babasqap  smiley Fol o burre se ke qene dhe Burre M ..Shteti !

e zbertheve dhe menyren si funksionon kursi informal i kambizmit mer xake. I forte paske qene. Dhe t'gjitha kto i merr vesh ul n'karrige duke picerru syte per te lexu ppu-ne. Rrezik Pjeri ka per t'mor si zvendes nqse ja aprovojne kandidaturen si guvernator

si funksionon kursi informal i kambizmit smiley...

Gjembo ....erdhi . I paska pire Ilacet . Po thuj para se ta biesh ..Ka oren e shetitjes smiley

Nuk ka shume nga ato "zgjohu Kont .Vepra te medha na presin " Hallall .Keshtu mbaje nga pak "koken " te mos ta kuptojne , se eshte dhe problemi i Guvernatorit nga jashte smiley dhe duhet te njohe edhe kompiuterin !

Mos ja nderro kuren !

Artikull qe s'thote asgje, bile s'begenis as te pyese Maks Haxhia-n se kush e rrodhi informacionin tek Fullani per urdher-arrestin qe kishte leshuar gjykata...policia e priste jashte po Fullani s'shkulej nga zyra, dhe Haxhia vete e konfirmoi komunikimin e tij me Fullanin per avokat-kontraten gjate kohes qe priste policia poshte per ore te tera me urdher arresti tek xhepi i majte kemishes, sipas porosise se Braces dhe Brahos.

baba a ka fol per kete apo ancora no

gjibo si kalon ti? mir? 

Xhibo, ndodhi ajo qe sta priste menja, jan tu kerku per governator te jashtem e jo shqiptar qe ka studiu perjashta...kaq per sonte....ene i ftohti e kena heq me kupa...e sot me theraflu...coji nje pako bashkebiseduesit e mos u boj kurrnac

Avokati Haxhia

: I vetmi faj i Fullanit, është i pashëm dhe bie në sy, kjo shkaktoi xhelozi

 Dmth e kane rrasur brenda nga xhelozia se eshte i pashem ? smiley  ne qoftese e kane rrass per pamjen e jashteme  `AlenDeloniane ` gjynof turp te kete Bracja dhe Prokuroria, per xhelozine!

Maksi ja fut katundit.Sepse ky ishte vendosur aty per " coban te pareve " jo per jashik veshjesh e kolonjerash.Ne se cobani me i fundit i Progonatit te Maksit, nuk do vishej me llabane e shark por me kostume soje soje dhe brilantina nga me te shtrenjtat e dynjase, mendja do ti fluturonte ne qiejt ku ka fluturuar e Fullani Dhe ahere ujqit do tja u benin stanet ... me dhen e shelege ....nje lloj si stanin e Fullanit! 

Per " coballekun e pareve " qe " ruajti " Fullani , le ti rrojene veshjet e livandot, se bukuria ja mori te keqen ....bashke me paret tona.Maksi i merr te veteat prej te gavetes Fullanit, ndaj pse te mos talli ...."ato" Maksi,  kur na tregon sa i bukur paska qene Fullani.Me  avdall burre ska pas te dyte! 

Mmire Fullani qe e pesoi prej bukurise, po paret tona,  nga qe ishin gjith djerse  e lyre , nuk i ruajti Fullani  ore Maks levendi ?

Mos e shani Maksin mor Qafira, se eshte YLLI i avokatures Shqiptare dhe drejtor i dhomes se avukateve....eshte pjelle e inteligjences Shqiptare qe ju nuk e vleresoni e respektoni se e keni mendjen me na sjell ene Guvernator te huj...

Eh sikur te kishit pru ndonje te huaj te drejtonte  dhomen e avokateve e te na ofendonte nacionalistat Shqiptar...sa mire do ishim. Po hajde mushja menjen Caracave e Politikanve Shqiptar tu honger fara lule dielli.

Xakja, do me kritikoje prap, po tek Ilva Tare sonte i bon pleh ish-Kryeministrat Shqyptar, si hajdute e te degjenerum..,po skishte Hermit-arqi  apo Caraca tja u mblidhte te hujve medioker...

Ene letrat kur i firmoste "A.F Casanova" shenonte poshte. Ose perkthyme ne shqip " T'perqfoj nalt et'puth posht....I dashmi yt Zeneli"

smiley

PS Vlonjat qe shkruan me dialektin e Shqiperise se Mesme?

ashtu o nji muhabet gjemo! Si shume kurioze ti goce?

Nuk u lejoka? Mire.

Patrioto..ene, ti je xheloz, per bukurine e Fullanit ..ishte pidh...ar ore cke ti? Apo i ke fiksim kostumet e vererat e shtrenjta si thote Maksi. Nuk ja mbajti Maksit te vinte nje fotografi te viles se Fullanit me pishine perpara e te na e krahasonte me vilen e governatorit italion...

Patriot vec per llumin qe nuk behet xheloz vlonjati. Hakçe hakçe s'behem xheloz per asnjerin. Tani kshu si flet Maksi(edhe ky bur i pashem) i bi qe A.F Casanova te mos kete lene me pjeshke pa ca ne Shqp aq sa na u bene xheloz dhe NMT SRB bashke me PKT EKR. Te jete e vertet valle?

Shume sdu me u hap, se na hidhet partia e na qu thashathemexhi kur ja heqim petet lakrorit...te gjitha paleve...ky ishte gogel ..qe boni palle...me firme te Cunit te Thanas Ciftelise e Cunit te  Sheqeres...po sa per at pun Patrioto mos u bej xheloz..se ky 20 vitet e funit nuk e dinte ku e kishte ate mikun...Sa per Maksin..eshte ene i pashem ene i zot...i fito rastet se di ku ta vjedhi armen e krimit a fishekun ne prokurori.... ne ate prokurori qe duhet me e lavderu keto dite....

Nejse, gogla e Nanjes apo Sals, qytetaret shqp arriten ta rrezojne pavaresisht se deri dje ai kishte mbeshtetjen eksplicite te gjithe spektrit politik shqiptar. Per mua tani per tani kjo eshte nje fitore e vogel por ne drejtimin e duhur.

Burre i pashem kadoshi. i zgjedhin kurvenatoret.smiley

ne rastin e fullanit kupton se pse shkodranet kur duen te mallkojne thone:te hyfte vetja ne qejf.smiley

Per ty nuk thot gjo vllai tat se dhe e lebetitmja te ka lezet smiley Vetem se kujdes se une nuk du nonjoni ti kaloj Vijat e Kuqe me te shame ,. Ka ne maru ato pune  qy me 2013 ..se  nji mendje ta thote ....Hec o Veke se ishe Mire smiley

Mu m' preke shume me ate Guvernatorin e perperjashtem ......

Maks Haxhia pershendet kusheririn n'Sicili me vargjet: 

When the moon hits the eye, like a big Fullani pie, that's amore....

Ketyre qe i vjen dorjesh per photoshop le t'i veshin Maksin fustanin per rolin e te sevdallosures pas burrit ma t'bukur, Qirje Fullanin.

“I vetmi faj i zotit Fullani është se për shkak të statusit të Guvernatorit, një status mbarëkombëtar, ai ka qenë gjithnjë në dukje, pra në qendër të vemendjes. Bankierëve nuk u lejohet të vishen keq dhe nuk u lejohet të kenë standarde të ulëta, ata nuk duhet të kenë boshllëqë, pasi nuk duhet të joshen nga paratë. Pastaj zoti Fullani është dhe pak burrë i pashëm dhe kjo ndikon në faktin që është një personalitet që bie ne sy. Fullani jetoi duke u dukur. Dhe kjo bëri që të krijohen edhe xhelozira në shtresat mendjembyllura të politikës, medias dhe atyre që përdorin media."

smiley Ketu ka material per dramen e Fotaqit, tha ai ke filmi ....

ka ka, po puna eshte se Fotaqit (sikurse edhe hetuesise), "i ka ngecur subjekti ne nje pike te vdekur, nuk hecen konflikti..".smiley

Ama ne ppu ky lloj subjekti s' behet fjale te ngeci ... kush e le te bjere pertoke ...

Ps. Dhe po thosha, do me shohe Beluli qe i zura batuten (2 x smiley )

po te quhet ky burre i pashem paskan shpresa goxha vete pas tij

Une per vete nje here mora zemer.Une jam me i bukur se Fullani dhe me dukej vetja i shemtuar deri tani.Duhet me u rujt tani se mos ngjall xhelozi te ndonjeri.Megjithese une sjam guvernator e nuk vishem me firmato.

 Bordi i mbikqyrjes se bankes e shkarkuan Fullanin me motivacionin 

shkelje e etikës në punë dhe cënimi i thellë i interesave të Bankës së Shqipërisë.

Mesiguri qe ne raportin drejtuar parlamentit per te miratuar vendimin e tyre, Bordi do te kete renditur edhe faktet se ku dhe ne cfare rrethanash e ka shkelur etiken ne pune dhe sigurisht fakte konkrete ku Fullani ka vepruar fuqishem per te falimentuar apo renuar banken e Shqiperise. Keshtu, psh une hamendesoj se per ceshtjen e "etikes" ai, Fullani mesiguri qe ka shfrytezuar krevatin dopio qe mbante ne zyre per te kaluar me radhe te gjitha cucat, cikat apo zonjat e BSH nga arketaret e pastrueset e deri tek zv guvernatorja. Keto duhet te jen filmuar nga kamerat e vezhgimit. Ndersa per shkaterimin e BSH kishte vene mina me telekomande te te gjithe godinen qendrore te bankes por u ndalua ne momentin e fundit nga nje qen rrugesh qe ne vrapim e siper shkeputi telin qe lidhte municiomin me pultin komandues.

Ndersa prokuroria e akuzon per shperdorim detyre, dmth qe nuk e ka bere punen si duhet. Mirpo pikerisht per te kontrolluar punen e Guvernatorit ligji ka caktuar nje Bord te Mbykqyrjes qe paguhet nje djall e gjysem!!!!! Dhe nese Guvernatori nuk e ka bere mire punen e tij, te paret qe duhet te futen ne kaush jane anetaret e Bordit te Mbikqyrjes!!!

Nejse, pune muti se nuk i nap dot dum. POr per nje gje jam i qarte se nese Bordi vendosi ta shkarkoje 2 jave mbasi e mbrojti nga te shkarkuarit, tregon se ka prova te mjaftueshme dhe keto duhet tia jape prokurorise, ne menyre qe kjo e fundit te riformuloje akuzen penale ndaj Fullanit se sic e thash akuza per "shperdorim detyre" eshte qesharake.  

Po digjoj kete Frangajn ...Sa nivel i Ulet ??? Per te ardhur keq . Janë te emisioni Fevzi Uturakut ka edhe të tjerë si Lubonja që ka inat pse nuk sheh Rilndhje smiley e më the të thashë ...

 Mos.. po Troket Tahiri / nga kabineti më i miri smiley

Nuk ka konceptet Minimale te Bankës ...bën ca krahasime kalamajxh si psh

Po u vodh K/Minitsria apo Ministria duhet dënuar titullari ? smiley

Akoma nuk e kupton qe banka merret me Ruajtjen e Parave dhe mba pergjegjesi per Vjedhjen e tyre ne Bankë . Dhe çdo përgjegjësi e saj Lidhet me Vjedhjet e Shpërdorimet në Bankë .Që nga njëshi i saj që është Guvernatori !!!!

Mund te beje krahasimin me shefen e Llogarisë së një Institucioni por me nje naivitet te tille bën kështu krahasime  ?  Pashë dhe një gjë tjetër ...

Fullani nuk foli ...pse ... pret se çfarë do dalë nga ndonjë që di diçka nga prokuroria ? Apo nga emisionet e Fevzi Uturakut ..Hola !

E pështirë e gjith kjo maskaradë me Utopi , Skenare e Tabllo Sinoptike ! Turp inteliDjenca përfaqësuese  e Babasqapit !

Te merresh me Maks Haxhine eshte te besh lojen e 'ca te tjereve' smiley

Keshtu qe une kam nje pyetje disi "me ndryshe", per ata qe mund te kene ndonje idé  :

Per te shpetuar nje ish-aktor (dmth nje ish-minister mbrojtjeje) nga vjedhjet qe kish bere, PD-ja ngriti, me falni, uli deri edhe nje "avjon" me droge ne Divjake (gje normale fundja, se Saliu kot nuk ka qene mjek byroistesh : aq gje e mesoi se si mund te sillet ne shqiperi Xhevdet Mustafa, per t'ja futur pastaj Kadri Hazbiut).

Tani une nuk po arrij te kuptoj: kujt i interesonte ne PD arrestimi i Fullanit?? Qe do i dale shpejt tymi kesaj gjeje, u mor vesh, por pse mos kuptojme diçka qe tani.
Ose thene ndryshe: siç shkruan Adrian Thano (nga fare te paktet gazetare te respektueshem ne shqiperi) "Kush e trimëroi kaq papritur Prokurorinë?” , per te vazhduar : "paralel me këtë bën përshtypje që sulmi ndaj Fullanit u amplifikua nga e njëjta media që “zbuloi avionët me drogë të Divjakës” dhe që njihet për lidhjet e forta me liderin e PD-së. E per ta mbyllur : "Vetë Fullani është shprehur se “ndihet i prerë në besë”. Nga kush?"

smiley

Fullani ka qene rob me infuence te modhe, gati sa kryeministri dhe kryeprokurori ne shqiperi.

thene ndryshe paraja nuk e ka pas te veshtire te kontrolloje prokurorine ne shqiperi. Ne kete kontekst mund te kuptohet prerja ne bese. Pra nuk eshte cudi teza jote

Ose, fullani duhej burgosur per te dale ne disa pista te reja hetimi, qe nxjerrin fullaner te tjere. kanarinat e kane me te lehte te kendojne me fullanin brenda ne kafaz. ketu pastaj duhet pare nese ka realisht motiv te mire dhe rilindje ne drejtesi, por me duket me me pak gjasa kjo e dyta..

 nese ka realisht motiv te mire dhe rilindje ne drejtesi, 

rilindje ne Drjetesi ? 

Lexoje pak kete se kush do ta gjykoje Fullanin, Gjin Gjoni i Maks Velos.njeriu me i korruptuar dhe me i perfolur ne korrupsion! Me nje fjale asgje e re nuk d o te kete ne sitemin e drejtesise, ose ne ndonje hamendje se Fullani do te denohet. Shume shume per syte e bukur, do  ta denojne me ndonje gjobe dhe do ta lirojne! Tani ato milionat qe jane avulluar nuk do te gjenden asnje here sic nuk do te gjendet se kush e vrau bankierin Artan Santon ne der te Bankes, ne mes te dites dhe ne vendin me te njohur dhe me te "sigurte" te qytetit kryeqytet Tirones! smiley 

Ate mos e thuj ti se kur rilindi Likja s'ka me nel njeri pa rilind .

Po esht dobsu pak po mban diet ka zvoglu barkun qe te duket se ka ndryshu pak  lekuren,  dhe ka shtu pak moralin per te bere integrimin e shqiptareve drejt europes si Selfo Qorri! smiley

Nga kush ? Kaq naiv me qene ? Ilir Meta i dha fjalen qe Kryeminstri nuk do ta shese , ky i fundit e shiti , tani e tutje do shikojme dhe reagimin e Metes karshi Kryeministrit , vetem ti se ditke kete muhabet.

Stalker ..Ti sikur dukesh me mënd pothuajse gjithmonë  smiley

Po pse merreni me këto sikur kanë ndonjë rëndësi për ne ? Leja këtij sPirth sPirth sPirth i dhonit të na englendisë . E ç'rëndësi ka  ka se " kush e preu në besë " Me këto meret Frangaj dhe Fevzi Uturaku !Ne nuk jemi as Moralistë as Prokurorë as Hetues as thashethemexhi as të ngrejmë Lumturinë në fatkeqësinë e tjetrit .

Ne duam e presim si qytetarë që Fullani për të mirën e Shqipërisë e Shqiptarëve

Ti hapë kapakun e HALESË qeveris së babsqapit , klanit të tij Biologjiko - Politik ..që të kuptojnë njëherë e përgjithmonë shkaktarin e kësaj Turbullire dhe zhaurime e ulërime Mashtruese që ka mbi 25 vjet që i turullos dhe nuk i lë të ecin Përpara ..Plus që i Vjedh ! Plus që si makinë MUTI lëshon dhe bajga në Shtyp , Internet e kudo !

Kjo mund ë jetë ajo që duam ne nga Fullani ..Të Pendohet dhe të rrëfehet , ca më mirë qe ka kuptuar se bajraktarët Intrigantë gjithmonë të presin e në Besë e të Lënë në Baltë .

Ja të të ndih dhe unë fantazinë me një çështje ta kesh për Tablon Sinoptike ..smiley

Përse bërtet Basha  Super Protesta që si ka parë Histooria në Shtator smiley Ku e dinte Basha që do arrestohej Fullani ? Nga se u tremb , etj etj !

Si mendon ..do rrëfehet Fullani ?

Mirë mo mirë po akoma nuk e ke kuptuar që këtu kanë Kohë që shumica  e kanë mbaruar kopshtin dhe filloren prej dekadash ?

Shko ore në Internet kafe kap ndonjë të moshës dhe futi ndonjë Star -War .Mburrju dhe kalamanëve të tjerë që xhaxhi Vekja të ka pas përdor si ParaBole smiley

siç shkruan Adrian Thano (nga fare te paktet gazetare te respektueshem ne shqiperi) 

Jam kurioz...c'e ben Thanon nga te paktet e respektueshem te medias* shqiptare per ty?

*them medias e jo gazetar se teknikisht Thano s'ben gazetari, ben opinione dhe gjuajtje te politike-angazhuar, si shumica e 'gazetareve' ne Shqiperi.

Xhibole ..kemi pas një Shefqet këtu që uk la më krizë pa shpjeguar nëpër Botë nga keqmenazhimi BanGave . Përse  të mos jetë i kandidaturë nga PPU ?

Thirre , me që e kishe të një mëndje smiley të na i bëjë Lopka çfarë ka ndodhur smiley dhe si do dilet nga kjo hata që na ka gjetur !

Lere Thanon sikur merr vesh dhe nga Gazetaria tie smiley

Sidoqoftë këtu sipas meje ka të drejtë.

Dhe kjo bëri që të krijohen edhe xhelozira në shtresat mendjembyllura të politikës, medias dhe atyre që përdorin media. Dhe kjo u shfrytëzua në një moment që djali i tij adoleshent publikoi dicka në Instagram dhe kjo nuk ka të bëjë fare

Oficerët e policisë gjyqësore Elidon Hysenaj dhe Lazar Çuni kanë njohur ish guvernatorin me pyetjet, por ky i fundit deklaroi se më parë kërkon të njihet me elementët e akuzës dhe se do japë shpjegime në një kohë të mëvonshme

dhe pas disa ditesh:

Bordi i mbikqyrjes se bankes e shkarkuan Fullanin me motivacionin

...shkelje e etikës në punë dhe cënimi i thellë i interesave të Bankës së Shqipërisë smiley

akuza e  prokurorise;

pervec akuzes kryesore e cila lidhet me veprimet dhe mos veprimet e tij që çuan në vjedhjen e Thesarit të Bankës së Shqipërise sot prokurori Ramadan Troci ka bërë pjesë të hetimit dosjen e KLSH me shkeljet e Fullanit sipas nenit 260 të Kodit Penal, per abuzimi me tenderat dhe kontratat nga zyrtarët e lartë

kurse sot Berisha deklaroj se;

“Arrestimi i guvernatorit Fullani është një akt Stalinist, i një shteti policor, i një klike mafioze të cilën e dënoj me ashpërsinë më të madhe. Unë e di se mund të ketë qytetarë që nuk e pëlqejnë ndofta këtë deklaratë, por atyre që mund të më qortojnë i them përpara mendoni pak, si do u dukej ju të arrestoheshit pa u pyetur qoftë dhe një minutë se si e keni emrin, ju apo familjarët tuaj. Kjo s’mund të ndodh kurrë në një vend të lirë. Kjo ndodh vetëm në klika policeske, në shtete policeske. Duke thënë këtë, kam kërkuar dhe vazhdoj të kërkoj hetimin më të plotë e më të gjithanshëm, të të gjithë atyre që janë në Bankë, të lidhur ose të palidhur me këtë akt të shëmtuar që është vjedhja në kasafortën më secrete të shtetit, por të arrestosh guvernatorin për mllefe politike sepse këto i ke përshkruar të “Kurbani”, të arrestosh se gjete faktin që e shoqja e tij të ka bërë gjyqin kur mohoje djalin dhe të ka detyruar të pranosh djalin tënd, të arrestosh dhe të lash duart si Pilati duke mobilizuar gjithë Fugat e stër Fugat përreth teje për t’ja veshur Sali Berishës një akt të tillë, do të thotë se je më i lig se çdo ligësi tjetër. E them këtu se mbështes një hetim të plotë transparent por nuk mund të pranoj kurrë një veprim polices të tipit Stalinist në një vend të lire”, smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).