Pashë sot në mëngjes numrin e gazetës "Integrimi" të LSI-së që festonte dhjetë vjetorin e krijimit të kësaj partie. Ajo që të binte në sy qe pretendimi se kjo forcë politike, lindi një dekadë më parë, me ambicjen për të reformuar Partinë Socialiste, aso kohe në pushtet. Shumë kush atëbotë besoi te kjo fabul. Jo vetëm tek ajo e modernizimit të së majtës, por edhe për më tepër, tek emancipimi i skenës politike shqiptare, duke i dhënë asaj një forcë të madhe të tretë, e aftë të luante mes dy partive tradicionale, herë duke i mbajtur në frena e herë duke i korigjuar ato, në interes të publikut.

Dhe kjo pandehmë nuk është se nuk zgjati. LSI, atëherë, plot me figura të së majtës që kombinoheshin mirë me të rij modernë dhe të shkolluar në perëndim, pati suksese jo të vogla. Ajo qe vendimtare në rrëzimin e klikës së korruptuar të Fatos Nanos, në vitin 2005. Ajo u bë digë për etjen për pushtet të Berishës në vitin 2007, duke i dhënë fitoren opozitës si në Tiranë, po ashtu edhe në qytetet më të mëdha të vendit. Ajo luajti një rol ekzemplar duke u munduar të marrë në muajt e parë të vitit 2008 edhe spektrin e opozitës morale, kur mblodhi jo vetëm partitë e vogla, por edhe një numër intelektualësh e firmëtarësh që u afruan pranë saj në mbrojtje të kushtetutës, që binomi Berisha- Rama e shkallmuan me një të rënë të shqelmit, fare pak ditë pas tragjedisë së Gërdecit. Dhe këtu fabula e saj pozitive mbaron…

Nuk e di pse duke shfletuar gazetën e sotme “Integrimi” mendja më mbeti tek togfjalshëi: forcë reformatore. Mu kujtua se atherë dhjetë vite më parë, një nga arsyet e të qenit të LSI-së ishte lufta kundër monopoleve, beteja (e përbashkët me PD-në në opozitë) kundër klanit të Zemunit. Ndërsa sot ata që dje në mënyrë të pakuptimtë Ilir Meta i quante zemunarë, i ka propozuar si ministra të qeverisë së re. Por, kjo nuk është kontradikta e vetme e tij. Të njëjtin ndryshim ai pati edhe me vetë Nanon, që e ribekoi si babain shpirtëror të së majtës, vetëm pak ditë përpara garës elektorale të vitit 2009. Që prej kësaj kohe, piruetat e LSI-së u bënë të pabesueshme. Gjatë kësaj fushate ai ishte betuar se nuk do t’ia kalonte kurrë votat e tij Berishës, madje vinte baste në studio televizive që gazetarët t’i ruanin këto deklarata dhe t’ia kujtonin më vonë.

Nuk kaluan as dy muaj dhe ai i harroi deklaratat për Sali Gërdecin dhe për mjekun e bllokut e shkoi e u ul pa asnjë kusht në tryezën e bisedimeve për ta mbajtur Berishën në pushtet.

Historia u përsërit katër vite më pas me Edi Ramën. Atë që e kish quajtur si njeriun që shiste leje ndërtimi për kapital politik, ndyrësirën, drogaxhiun dhe spiunin më të madh të këtij vendi, e solli në pushtet me logjikën prej kapitalisti të ri: se po mbyllte një kontratë dhe po niste një tjetër.

Kjo është sot LSI-a nga e cila janë larguar pjesa më e madhe e profesorëve, dhe intelektualëve duke e shndëruar në një universitet të kristaltë për gjithë të paaftit që duan të mbijetojnë në këtë shoqëri jo falë meritokracisë, por falë shkërdhatokracisë (term i huazuar nga Dritero Agolli).

Por, problemi me LSI-në në këtë përvjetor të dhjetë, nuk është tek piruetat e saj politike, tek mungesa e qëndrimeve dhe sharlatanizmi i aksionit (mjafton të përmendim se edhe sot, ende LSI nuk ka qëndrim për 21 janarin, për sistemin e drejtësisë, për aferën e armëve kimike, për zgjedhjet e Tiranës në 2011, për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë, për të cilat ka deklaruar gjithshka dhe të kundërtën e tyre).

Problemi është se ajo është kthyer në një forcë regresive për shoqërinë. Në sistemin tonë demokratik, sado i keq e problematik qoftë, ka mbetur ende një fije ekuilibri që qëndron pikërisht tek vota. Tek ajo votë që megjithëse shpesh e cfilitur dhe e sakatuar, ka sjellë ndëshkimin e atyre që abuzojnë me pushtetin.

Mënyra se si është sjellë LSI, së paku dy herët e fundit, është pikërisht një tentativë për ta prishur edhe këtë mekanizëm të brishtë që kemi në dispozicion. Duke bërë fushatën më të ashpër kundër Berishës në 2009 e pastaj duke vajtur në prehërin e tij, për ta mbajtur për katër vite në pushtet, LSI tregoi se vullneti i qytetarëve nuk ka pikë rëndësie. Të njëjtën logjikë përsëriti edhe mandatin pasardhës, duke qeverisur katër vite me demokratët e duke mos pranuar të gjykohej së bashku me ta, për ato që kish bërë në periudhën 2009-2013. Kërceu në kampin tjetër pa u përballur me gjykimin që do t’i bënin njerzit për aktivitetin e katër viteve të fundit. Le të imagjinojmë për një çast sikur të përsërisë prapë të njëjtën fabul e të mos përgjigjet për qeverisjen e së majtës duke u bashkuar në 2017 me kundërshtarët e saj.

A nuk krijon kjo një rrezik për demokracinë tonë të dobët? A nuk bën kjo një shmangie nga e vetmja garanci që kemi në duar: asaj që përball me votën ata që na qeverisin?

Por, e keqja nuk përfundon këtu. Duke gjetur këtë rrugëdalje për t’i shpëtuar sistemit, LSI-a po krijon edhe një problem më të madh, sepse në kapërcimet e saj ajo merr me vete edhe një pjesë të bashkëpunëtorve që kanë abuzuar me pushtetin e vjetër, që duhej t’i nënshtrohej votës. Ajo mer me vete një shpurë të fortësh, biznesmenësh, mediash, që i afron me pushtetin e ri. Duke krijuar në këtë mënyrë një pushtet paralel. Të paprekëshëm e të pandëshkueshëm në cdo kohë. Ajo bëhet njëkohësisht kalcifikuesja dhe mbrojtësja e kësaj kaste. Duke prishur rregullat e ekuilibreve dhe të ndryshimit, që e bëjnë të pranueshme për të gjithë, lojën demokratike.

Në këtë kuptim, LSI, është shndërruar në një forcë konservatore dhe reaksionare në këtë shoqëri. Larg aspiratës për të qenë reformatore ketu e dhjetë viteve më parë, që na kujtonte këtë mëngjes gazeta “Integrimi”.  

Burimi: http://www.lapsi.al/ide/2014/09/05/dhjet...

68 Komente

I qafsh hallin Patekut , osht Drejtor Drejtorie tek Mjedisi .

Njerez si ai jane tamom per tek LSI-ja , pushta dhe sumsa. Po gjynof PD-ja se i iku nje njeri i zoti per ate parti.

Dhe te mendosh qe eshte bere drejtor me voten tende smiley  Prit...prit ...do votosh dhe Moniken per Kryetare Bashkie  smiley ne rresht ju ka vone Likja smiley

nejse, ke te drejte te thuash c'te duash perderisa LSI-ja eshte ne qeverisje, por mos haro se pateku eshte shok i yti dhe gjithashtu mos haro "me thuaj me ke rri te them se cili je". Megjithese nuk ma ha mendja qe edhe ti te kesh marre teseren e LSI-se. Nuk e tradheton Bashen.

kush eshte ky Basha mer , une jam me Profesor Doktorr Sali Berishen smiley

qeka doktorr me rr si rrypi, por profesor me r si rama

Ishalla, mjafton te beje si legen sikur eshte i majte smiley

E ke shume gabim swed-o. Asnjoni nga LSI ne administrate nuk bo si i majte. Perkundrazi tall b... me koleget "socialiste" ose ata "te marumit fare pa parti por vetem me diplloma te hajrit" qe duhet te bojne si te majte.

I shko njona ne zyre Metes kur ishte kryeminister se i kish cu llafe qe dote me e pas keshilltare. Po duke qene se ishte nga familje disi e persekutume, i thote : "Me duhet t'ju them se une nuk jam e majte dhe s'behem dot per shkak te te kaluares se familjes time" I pergjigjet Meta : "Pse shef nai te majte ti ketu?"

Mas 15 vjetesh nuk besoj se ke me pa nai te majte naihere ne LSI.

Kjo është sot LSI-a nga e cila janë larguar pjesa më e madhe e profesorëve, dhe intelektualëve duke e shndëruar në një universitet të kristaltë për gjithë të paaftit që duan të mbijetojnë në këtë shoqëri jo falë meritokracisë, por falë shkërdhatokracisë (term i huazuar nga Dritero Agolli)

LSI eshte Mafa shqiptare simotra e asaj te Sicilise! 

Nje nder tekstet me te goditura. A thua ka akoma burra te ndershem qe e duan pa kushte Shqiperine? Dreqi e mori, boll heshten!

Bravo Bushati! Propozoj qe kete shkrim ta nxjerrim tek kryesoret, per diskutim sa me te gjere. Tema qe sjell Bushati eshte nder me te rendesihmet, ndoshta kryesorja e ketij momenti te erret te historise sone demokratike.

Me sloganet e reformave dhe ecjes më shpejt drejt Evropes, partia e Ilir Metes është tashmë një garantuese e pandërshkueshmërise dhe shkërdhatokracisë së tranzicionit të pafund në Shqipëri.

Hajduti i kapur "me ze dhe figure", pas ringjalljes nga piktori, sot kuron imazhin publik me furce dhe qendrime mbipale-iste.

mos harro edhe baben gjib smiley 

Te ishte per piktorin, Meta kishte vdekur me kohe. Ringjalljen ia dha Berisha, babai yt shpirteror, si ne 2009, si pas 21 janarit ne 2011. Madje vrau kater veta per ta ringjallur. Se si keni goje ju te Sales e flisni per Meten, nje Zot e di. Jo vetem qe e ringjalli, por i dha dhe pushtetin e partise se trete. Piktori e ka bere te veten me ate. Jepi berishes ate qe i takon berishes, e piktorit ate qe i takon. Ju komunistet e sales jeni mesuar ta mbuloni diellin me shoshe.

Duke prishur rregullat e ekuilibreve dhe të ndryshimit, që e bëjnë të pranueshme për të gjithë, lojën demokratike...smiley

Edhe ne se ka dashë të thotë ndonjë gjë me përdorimin e këtyre frazava të Fryra pa asnjë Kuptim Praktik them se kjo është përsëriitja sikare  e asaj inteliDjence që dominoi me llafazanëri në vitet 80 e sintetizuar në shprehjen lapidar " kishte bërë një Material " dhe që u shit si Intelidjencë në vitet 90 e deri tani nëpërmjet zhurmave të analëve , që i mësuan Demokracinë dhe Lojën e saj politike Europës smiley

Një mundësi e re për Brihajsit po duket në Horizont . Spekullatorë sikarë të Berishës me veshje të re .

Kemi Fullanin bablok ....Kemi terrorizmin bablok ..Kemi reformën në Drejtësi bablok ..kemi Luftën kundër Drogës bablok ....... Në tërësi kemi pastrimën e Gropave të halesë që ka lënë Berisha ...kemi dhe shtypin e Blerë e të shitur për " ca dollarë më shumë " që të Çan rëndelet me teori Hënore !

Është shumë e vlështirë të fshihesh nën petkun e  buzëshpërvjelurve " ose të baralarguarve ". Ke kohë piciruk për Karierë ! Ti nuk mund të krijosh popull dhe Parti Hënore ! Ato janë ppër në Hënë !

LSI INCORPORATION ose LSI Limited eshte me i sakte si emer. Eshte e vetmja parti ne vendet qe mbahen si demokratike qe del hapur si firme private. Tregti vote me vendin e punes apo avantazhe te tjera. Problemi eshte se vendi i punes(ne shtet ) eshte i shtetit shqiptar dhe i hapur per te gjithe shqiptaret. Keta bq bejne kompetentin me pasurine e shqipove. MF...

Prioritet Rilindas: Te nesermen e arrestimit te Fullanit, Kryeministri qe me sabah i uroi Metes ditelindjen e partise, pastaj 10 ore me pas vuri ne Facebook reagimin jo te tij direkt, por te zyres se shtypit te tij, per arrestimin e Fullanit:

Mbështetja për prokurorinë e drejtësinë për të kryer deri në fund punën e nisur...

Rama te njejten gje do i kete thene dhe Fullanit dhe para nje muaji ne takimin koke me koke me te pasi plasi skandali.

Sidoqofte fajin e ka Saliu; Rama u be Fullan-mbrojtes vetem per simpati te fulfanizmit te Berishes...ose mbase per te ruajtur stabilitetin; dmth qeverite shkojne e vijne por fullanizmi qendron kolloz dhe lapidar pavarsie.

P.S. Berisha pas lajmit te arrestimit te Fullanit paska reaguar ne Facebook duke postuar ca foto qe reflektojne burre-shtetizmin e tij smiley

Meta :

" Drejtsia po funksionon "

smiley 

Po ka te drejte plera qe flet,,, se ekpertet shqiptare te Kristali dhe gruaja e Fullanit e nxorren te pafajshem. Po ky ja shperbleu Fullanit dhe e respektoj duke e cuar ne qeli. Mire na e ben te gjithve.

Pjero, sa do te kuotohej ne burse kjo LSI-ja?

Alibaba do te ishte mikroskopik perpara LSI-se (kompania dhe ai i perralles)

Steve Jobs do plaste dhe ne dynjane tjeter, kur t'ia hante arrat dhe Apelit LSI-ja. 

Me thon te drejten Tirona-4ever, LSI si parti me prona, objekte dhe aktivitet ekonomik, do listohej shum larte, ndoshta aty tek 100-150 milonçi (euro). 

Kjo parti dikur ishte shpresa e shqiptarve, me principet qe kishte kundra PS e PD, mirpo qysh kur principet i hodhi poshte dhe u bo si ndermarrje/firme, shpresat e shqiptarve u shuan, ose me sakte u çorientuan. 

Shto dhe nje zero, te pakten Pjero.

Po ca principesh e shprese mer Pjer, Meta e krijoi se i pre ujtin Nano. Dmth lindi si ndermarrje.  

Nuk ia shtoj zeron jooo smiley se kjo parti nuk ka me shume se 10 milionere. 

Me Nanon kishin divergjenca parimore, partiake, mesa di une. 

Po por ka celsat e qeverise ne Albanie. smiley

Po, po u zine per pune qoftesh. smiley

eh, ky sistem per keta eshte bere.

Pse me tërë mënd ke mejtim mëndje se unë mun  të vlersoj sPirth sPirth sPirth i dhonin smiley Po më habit Gjëmb !

Nuk e kuptova ket Kapon...LSI eshte Parti Plehre se bohet Paterice per Partite e tjera Plehra te mbijetojne si Parti Plehra . Or Bushatlli ...pa dal Cuni Sheqeres para gjyqit per krimet qe i ka Bo Shqiptareve nuk gje rehat ai ven. Kaptinmodhin e qiti Cuni Sheqeres ne gjyq dhe e qiti te virgjer...osht rradhA e pinjollve te Sheqeres me dal para Drejtesise...e Jo me procedure si Lulthimi. 

Me pak fjal o Cuna e Goca, Bushatlliu po tregon se nuk ka mo ondrra se Pd me LSI mund te bojne kontrat per zgjedhjet e ardhshme e Bushatlliu u zhgenjy. E manej, poplli eshte zhgenjy me pd e po zhgenjehet sot me ps...e pse do besojme revolucion aret e rradhes qe veq pretendojne se jan me te mire se te meparshmit? Veshtire me e provu nga Klani i Kara-korruptum.

Po nuk u zhduk fenomeni LSI pashke me kaptinmadhin nuk behet kurre Shqiperia! Nuk ecen para vendi me simbolin e korrupsionit ne pushtet.

Ti more pak me shume xhiro nga ne dhe kalove matane lumit pa dashje smiley Pushteti sot vazhdon te jete Rama nr 1 e Meta nr 2, ashtu sic ishte Berisha nr 1 e Meta nr 2. Si dhe Meta nuk eshte i pari qe mbolli korrupsionin ne Shqiperi.

Tjeter gje qe si Rama sot e si Berisha dje s'kishin kurajo te ferkonin briret me Liken nga frika e humbjes se karriges se tyre personale ne parti e qeveri. Pak rendesi ka niveli i ngjale-puthjes, dmth krahasimi nese ishte me turp akti i Berishes qe e mbrojti pas video-skandalit dhe i shkoi ne shtepi per te treguar qe po te preknin Meten kishin te benin me Berishen, apo akti i Rames qe i shkoi Metes ne shtepi pas 21 janarit dhe para zgjedhjeve per ti ngrene ngjalen dhe per te bere shurren mbi gjakun e atyre 4 te vrareve ne protesten kunder Likes.

Dmth argumenti i Bushatit (e jo vetem) nuk eshte se Meta i korruptoi keta te virgjerit, por si ai kaloi nga nje faktor kunderbalancimi i tyre (PD e PS)--e per rrjedhoje nje fare shprese--tek nje faktor qe garanton, dhe pershkallezon, status quo-ne korruptive te tyre. Dmth e betonizoi me shume sistemin shkerdhatokracist pasi dhe ai xhepi i vogel i ajrit qe kishte sitemi u cimentua me ngjalen e Likes, te cilit tashi me Ramen ju rrit akoma me shume vlera, jo vetem si pushtet e nr deputetesh por dhe si koncept i "po deshe te vish ne qeveri duhet t'i hash ngjalen Likes".

Pse qeka Kaptinmodhizmi a Xhuvelizmi apo idrizmi me te rrezikshem se Berishizmi. Keto kopilat e vegjel mbajne ne jete  Vampirin e Shqipeve....mos u merrni me kopilat perderisa keni Vampirin gjalle... Ah fajin e ka Saliu????? Bohuni burra e pushtoni PD apo SHQUPIN se jan tu dhon frym si miu ne Cark e Jo Luani ne kafaz ne zoterimin e cunit te Sheqeres e Lulthimit.

Në këtë kuptim, LSI, është shndërruar në një forcë konservatore dhe reaksionare në këtë shoqëri. Larg aspiratës për të qenë reformatore ketu e dhjetë viteve më parë, që na kujtonte këtë mëngjes gazeta “Integrimi”.  

wow ka pasur ndonje iluzione se skraparllinjte e inatosur u larguan nga PS per qellime reformatore e jo se hisja e hajnise nen PS nuk ishte aq e madhe sa donin?

PD-hi Parti kriminelësh e banditësh....

Ps-hi Parti e huazuar nga partia e Krimit PPSH ..

LSI - parti e Hajdutëve dhe Sigurimsave

Të gjitha Forcat Politike udhëheqse janë të Pjellura nga partia Kurvë PPSH .smiley

Tani përveç të barazlarguarve që nuk u njihet baba se janë Dobiç ...Nga janë dhe çfarë janë anëtarët e partive të tjera ?

Shokë Dërstilistë !

LSI është një Realitet Imponues për të bër Kolaicione Qveritare si kusht për numrat e Qverisjes . pa mbetur në dorë të asnjërit buzëshpërvjelur për ta përcaktiar  se çfarë përfaqëson . Pavarësisht këtyre .... si mejton Gjëmbi ...

Në atë rrugë të gjatë e të Vështirë për Demokraci , të një Populli Real dhe jo të Imagjinuarit nga dobiçët e barazlarguar , urojmë që dhe kjo Forcë Reale Politike të eci përpara duke u reformuar dhe seleksionuar brënda saj Individë e vepra të Vlera për Shqiptarët ! Koha është seleksionuesi më i Vlerë !

LSI është një Realitet Imponues për të bër Kolaicione Qveritare si kusht për numrat e Qverisjes

LSI shoqi Idriz jane nje tufe hajdutesh vendi i te cileve eshte ne burg aty bashke me fullanin..

Po futi pse si Fut . Pse ma sqaron mua ? Apo ke hall se të quajnë si Enveri smiley ..Tyt Diktatore !

Si nuk prunë ndonjë studim krahasimor shtypi apo dhe PPU për Burgjet ...ose dhe ndonjë shifë ..Sa janë të dënuar aktualisht në Shqipëri dhe jashtë saj nga origjina Shqiptarë për këto vjet 92 deri 2014 në raport me 1912 -92 ...

Futju punës o e zameteve se duket ke dhe Dell për Burgje smiley Apo nga gjith ato zamete e derte një do jetë edhe përBurgjet smiley

Po futi pse si Fut

krietari juaj sikur premtoi ti plaste brenda dikur pastaj nderroi mendjen iu kerkoi falje e u bene bythe e breke happily ever after.

Thuaj krietari PS jo I juaji ose joti . ..Po dhe ai ka te drejte te nderroi mendje .Pse JO ? Ti po qe mba istikamet e xha Abazit me bythen e tjetrit do te shtypesh iriq ? Ose me dyfeqet e partizaneve do te clirosh Kosoven smiley Akoma te Mukja ti  ?

Nuk te mjaftuan Tollet smiley

Shko ore ne plazh e leji Burgjet smiley Uroje dhe LSI te ckaRtarsohet  si Tolja , qe per vete e ka hequr ate nga vetja dhe ka ardhe rumbullak ,  ... vur dhe ate kengen e WSF ..Jeta rrjedh ...dhe merr rreze e nxi sumen smiley

Po dhe ai ka te drejte te nderroi mendje

Ashtu eshte, pa na ckoqit kur genjeu krietari?kur thoshte se likja eshte hajdut apo tani qe ben be per koke te tij?nje pergjigje te sakte e bollshevike pa u hedhur dege me dege si e ke zakon,smiley

 

Po lexoje mesazhin tim dhe leji karakteristikat se nuk veme nota ketu ! U mbeti mendja te LSI hajdute smiley

Po pse kushe vodhi per pes para spec dhe e shiti nga 1992 deri ne 2998  qe vune Liken . Po tete vjet te krye Hajdutit me 280 miljon Dollaro si per te Lare Gojen vetem ne Rrugen e Kombit ?

Te pakten Likja po do mendimin tim.....beri tamam si gjithe Liderat e Botes 

Vidh per vete si Miu Po ler  me shume per Popullin e vendin !..A mund te behet ndryshe ne keto Sisteme ?

Po te shohesh endrra me Enver ne keto sisteme ,  qe shtyllen kryesore kane Vjedhjen dhe Papergjegjesine , Korrupsionin ne cdo Qelize dhe Policite si Hallka kryesore ...vetem nje Buf kenete mund te shohe e beje Teori ..

Jo ti , allahu mos e dhente se neper BLoqe flet e shkruan , Po sindozot i do te miren Popullit me investime per  Burgje smiley

Dhe lena te shohem ndeshjen mos u merr me Marina ." kali qe zihet shin Lemin " !

U keput si presh nje Portugez me nje perplasje me kocken Shqiptare dhe mbaje 1 smiley

Albania 1 Portugalia O

Ardhja e LSI-se ne skenen politiken shqiptare dhe mbijetesa e kesaj force te trete beri te mundur demokracine ne Shqiperi. Jo se jam une ndonje tifoz i ketij sistemi ne cdo aspekt te tijin por keshtu eshte.

O je i pire ose je ndonje Drejtor drejtorie i emeruar nag LSI me diplome Vitrine qe je duke ja pa hajrin duke puno fort=vjedh shume se u gabova.

Po ta zeme se jam dhe i pire edhe drejtor LSI-je. Kjo nuk ndryshon asgje nga ckam thene me siper smiley

Pikerisht pra, ju ja keni pare hajrin sistem dhe shpresoni te mos ndryshoj kurre. U pa qarte qe skeni as moral dhe as nje program per zhvillim e vendit, perkundrazi doni ta zhvatni ate deri ne qindarken e fundit. Jam i sigurte qe pas tre vjetesh do beni jeni aleate te Bashes, per te miren e INTEGRIM TE SHQIPERISE NE BE.smiley

Mund të themi më saktë që solli një mënyrë të re të Konceptit për demokracinë në Mëmëdhëmbje ,  pra theu Monopolin dy Partiak të Ps-Pd që kishin rreziqe të mëdhaja për Autoritarizëm e deri Monizëm me marrjen e Pushtetit !...Rezultati ...

Goditja e Korrupsionirt për të Shkëputur krimin nga kupola Shtetërore . Njështazi ...

A mund të sjellë reagim nga brënda për pastrim të vetevetes ? Të presim plus që ky vit duhet me patjetër nga koalicioni Qveritar ku përfaqësohet edhe LSI , të nis rruga e Thellë e Reformave në Drejtësi dhe Investime në Projekte Konkrete !

Shif Përpara smiley

Mire  duket LSI-ja,  por nuk di pse Perendia e ka bere te parin e saj ..per te mos u pare ! Apo,  Perendia di se ça ben !

Perendia di se cfar ben!

Espana 

Me kaq vizione te qarta ti kot qe s'shkruan ndonje liber do thoshte Pjeri Thomai

Leje me kete ironi 2-lekshe,, ju vje keq kur ju demaskojne njerzit keshtu, se spo ju ecen me demagogjia boshe, u be e qarte qe per ju, vetem xhepi ka rendesi per ju.

Nese futesh pak me thelle ne studimin e temes ESE nga shkrimtari,opinionisti,moderatori dhe futuristi me pesimist dhe pragmatist i historise ekranore te ketij vendi post-komunist..Me nje brymosje dhe nje familje tej-mase te mbingopur nga dogmat dhe fryma marksisto-leniniste del ne perfundimin qe vetem gjyshi ketij ka punuar dhe ka merita ne avancimet te ketij vendi Shqipesh...

Sipas temes ESE me lind e drejta duke u bazuar ne nje ekuacion votash sic i ka qef moderatori me i fresket me diplome amerikane ne mbledhje dhe zbritje votash me moter te perdale qe e e di gjithe lagjia -citat Frrok Cupi, Zaloshnja..Po me vjen mbare ta mendoj,pak te hidhur,vitin 2017 per Like Skrapar Integruesin...Ne 2005 u dogj lideri revolucionar Fatos Nano...Ne vitin 2009 u dogj per shume pak ne fotofinish lideri aktual i Qeverise(merita te pafundme per qendresen stoike) dhe 2013 u dogj perfundimisht liderri lexhendar i cili solli demo-shkerdhatokracine ne kete vende...Keshtuqe me rregull 3 i bie qe kesaj here te digjet Ilir Meta ne gjithe kete vorbull dhe stuhi qe ka krijuar vet..Nuk cuditem qe te kemi nje bashkpunim tri-polar per mposhtjen dhe fundosjen e kesaj figure kaq afashinante me xhakete te kuqe dhe kuadrate te qepura enkas  nga nje qendistar skraparli ne nahijet rreze kanioneve te Osumit...

LSI-ja mund te marr fund vetem kur ne Shqiperi te jete stabilizuar mire sistemi i ndarjes te pushteteve, deri sa ne Shqiperi pushteti te jete vetem ne duart e politikes se njejte po me dy fytyra, do te kete edhe LSI.smiley

LSI eshte parti dhe jo si puna partis se Rames.

Nuk behet qeveria me Erion Veliaj.

 

O Bushato, o letyre legeni!!!!

Nuk ke faj xhanem, ate zanat ke. Problemi qe duhet te kesh me LSI-ne nuk eshte aftesia terheqese qe kundrejt buxhetoreve e biznesmeneve, por atyre qe udhetojne inkognito me makinat e likes e te monikes. Pa te dytet nuk do te ket te pare.

 

Kush i ka pa kremtimet e tyre te 10 vjetorit ne media me ndihmat e tyre ne sherbim te komunitetit, te japin pershtypjen e grupeve  skautistave moderne kuq e zi.

Likja eshte mjeshter i imazhit, si dhe i berjes se politikes me hicin.

Nuk e kuptoj dot tog-fjaleshin derisa i perseritur me kaq pompozitet prej parafolesit...Pse more arberia tv from england je kaq i pafuqishem per te besuar ne dicka e cila eshte rrjedhe e normalitetit dhe qe te gjithe rrudhin buzet kur ja u permend..Ti mer zoteri flet lehtesisht dhe me nje largpamesi prej anglezi te regjur dhe te rritur diku midis rrugeve te baltosura dhe te pastruar rishtazi nga kakerdhiat e leshuar vend e pa vend nga bagetite e imta..Pale nga je ti mor zotri qe nuk beson se Shqiperia mund te behet nga qytetaret..Kam bindjen qe duhet te jesh afer rrezes se Skraparit qe mendon keshtu ...

Ore te nderuar admin dhe kryesisht shoqja Xhibole qe ndjek 'se linku zotrie ' ne shtyp .

Ore kemi PD-hi apo nuk kemi ? Kush eshte Opozite ne Shqiperi ?

Mbllacitet nje fare Palo..ja neper komente e nje varg te Lidhurish me zinxhire "na rrahi pozita or tie "..

U mbllacit prape per "shpenzimet marramendese " smiley ne Kine te Rames .Doli qe ishin shpenzime te A.Kineze .Por ne se jo Cfare?

Ngrihet nje Hu tjeter dhe "se dasma e Veliajt zotrie "

Doli dordoleci si Unitet i Karabusheve ne "kryengritjen antikomuniste si vlere " smiley..Po ata qe Fituan kunder ketyre Terroristeve qe sulmonin pushtetin e Ligjshem me arme cfare ishin ?

Dhe Bam   Hoxha " Te veshim kambalet te dalim malit ose ..ne parlament "

Tani hapni nje teme per keta koloqet qe vijne verdalle ketu si Vlera te PD-hit me rrenje antikomuniste qe drejtohen nga Sekretare Komuniste ! Sidomos per keta Gelasat e barazlarguara smiley si mendojne te bejne Parti e te marrin pushtetin ?

Pa i morem vesh LSI e PS e PD-hi si pjella te Kurves PPSH ! 

Duhet ta argumentosh pergjigjen spiridhon..Parafolesi u tregua shume i qarte ne ate qe tha dhe plotesisht koherent me ngjarjet me te fundit te politikberjes tribale te udhehqesit lexhendar te partise qe riktheu buzeqeshjen per ate fare te poshter qe ka poshteruar Shqiperine ne gjithe keto vite..Pse more keni kaq frike te pranoni qe dicka po ndryshon per mire..Cju ka bere ky vend  se kuptoj,qe shani e mallkoni nga mengjesi deri ne darke..Nuk eshte faj i Kryeministrit qe ka shenja te theksuara te estetikes moderne(qytetare) qe do te pasqyroj ne jeten tone te perditshme..Nuk ka lezet me sharje ofendime nga me banalet ne 2014 ku dhe librat po lexohen on the line o spiridhon..Mbase ti zot-rrote duhet te jesh nje nga ato torte-ngrenesit e 100 vjetorit  qe ste ben syri drite po nuk pe legena dhe pirunj ne duar...

Izet Haxhia  "Ne u mesuam ne ate kohe te urrenim njeri tjeterin per bindje te kunderta !" Gazetarja -`Nga u frymezuat ? Izet Haxhia-`Nga Berisha! ` Vjen nje kohe qe e verteta se si erdhi "Demokracia" nga PDja, del nga Pendimi, Me mire vone  se kurre! 

 

 

keta banditet e tropojes nuk do ti quaja genjeshtare se genjeshtari e di dallimin midis rrenes dhe te vertetes.jane delirante qe besojne genjeshtrat qe trillojne vete.beji vetes nje favor e mos i beso asgje qe thote.

Këta URREJNË akoma o Ilir Jan ..Lexoi mbetjet e Berishës një dy  të q motrën , grun , fëmijët smiley

.I ka mashtruar e nxitur aq keq sa nuk bën dot një bisedë me shokun më të  afërt për jetën ashtu si e ke kaluar në atë kohe .Ikën dhe thotë " ti qofsh "" Dhe pse ... ruhet se ka me qindra buzëshpërvjelur të vërvitura ca si pampersa ca "një copet "në Media vizuale , Gazeta , shtyp tjetër , e kudo dhe ka FRIKË e përsëris ka Frikë se

-E heqin nga Puna..-I ngrënë pritë..- I përdhunojnë fëmijët - I thonë ke pas mamanë , ke gruan Kurvë .

.Dhe tani kanë filluar përloten si Haxhija , jo pak i penduar se u shkoi Jeta me Lepur në Bark , plus që dhe të vjedhësh e grabitësh pa hesap nuku keq nën Berishën !

edhe ata qe qellojne me gure por edhe keta qe pavaresisht rrine aty duke i share, mezi presin te hane ndonje tulle kokes..meazallah se largohet njeri prej sherrit.guret bam e mucua tutje tha smiley

stadiumi duket sikur eshte lyer me boje qe ne kohe te dulles.smiley

Dulles i rrofsh Dullen ti , se bënte si bënte i lyente Stadiumet . Këta kecat e tifozerisë i " rrihnin " që ditën e parë . Në Tiranë mbushnin nga dy tre kamionë dhe i Linin në qaf Krrabë ose në Dajt .Vinin në këmbë dhe as ndeshje shihnin as ham - hum nuk kishin ku bënin smiley Në Korçë i linin  në Q.Qarrit po rrallë se nuk kishte shumë karkaleca trimosha

Në Shkodër , Durrës  , Fier nuk kishte nevojë .Vinin nga një Thashethemexhi të përhapte se mund të vijë AI smiley dhe i madh e i Vogël , zbrisnin dhe nga Malësia e  mbanin  sytë nga Tribuna ku po HIN si Dielli smiley

Pastaj kur Hunte  Sek i Parë  i Partisë bërtisnin Parti - Enver ... më shumë sekongresistët ditët e Kongresit të Partisë smiley

Apo lexon sPirth sPirth sPirth i dhonin tie smiley

Fush e Shkodrës duhet dënuar të mos ketë Tifozëri për pesë ndeshje .Pa pikën e mëshirës për Huliganët ca gjyqe " të butë " me gjoba , të blejnë karriket e dëmtuara dhe të punojnë deri sa ti montojnë !

Se harrova ..Basha kishte dënuar kasandrën ....Oooooooo o Brinja me këta don kishotër !

Dulles i rrofsh Dullen ti

hmmm dmth Dulla sipas teje paska qene Dulle i tere.I knew you'd come around.smiley

S'po kuptoj, cilet jane me LSI-ne tifozat e Tiranes apo te Shkodres?

arbitri

smiley

Kam thënë për ty që i kupton gjërat më thellë se Ilia Topja smiley dhe ka lezet llaf muhabeti

Po që të ta ngas llafnë e kesh , " t'ja rruash Dullën" se pastaj lindin si ky sPirth sPirth sPirth i dhoni ..me lesh e me erë ! Të kesha dhe të muhabetit around smiley po më dole nga sidA !

E keqja me e madhe qe shume rende po paguhet nga shqiptaret eshte pikerisht tregermoria.Ne gjuhen e lashte te ilirishtes , kjo  semundje ,eshte quajtur FAGADHA....Kush nuk e di le te me pyesi .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).