Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës sotme në qytetin e Durrësit. Dy gra të moshuara, kunata me njera-tjetren jane gjetur të lidhura dhe të mbytura me qese plastmasi në banesën e tyre.

Gjinovefa dhe Elsa Vava, përkatësisht 70 dhe 75 vjeç, jetonin në katin e dytë të një shtëpie dykatëshe në lagjen 11 të qytetit.

Dy viktimat janë gjetur me duar të lidhura nga pas dhe me qese plastmasi në kokë. Nga këqyrja e trupave të tyre rezulton se vdekja u ka ardhur nga asfiksia.

Në katin e parë të shtëpisë jetonte një tjetër e moshuar në gjendje të paralizuar, e cila, sipas burimeve nga grupi hetimor, ka deklaruar se nuk ka parë dhe as dëgjuar gjë gjatë orëve të natës kur ka ndodhur dhe ngjarja e rëndë që ka shokuar opinionin publik.

Pas krimit hetimet janë përqendruar në pistat e vrasjes për motive pronësie dhe të grabitjes, ndërsa në cilësinë e personave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes janë thirrur për të dëshmuar dhe shumë të afërm dhe fqinj të dy viktimave.

Shtëpia dykatëshe, që ndodhet në një nga lagjet e vjetra të Durrësit, ka qenë mollë sherri midis familjeve me lidhje gjaku e krushqie mes tyre, që kanë jetuar në të.

2 shtator 2014

12 Komente

ç'jane keta kafshe, qe nuk i lane te jetonin ne qetesi keto dy plaka, qe ishin ne fund te fundit, ne fund te jetes se tyre. 

smiley

Te shikojme sesi do te reagoje policia e Tahirit. Tashme u mbush nje vit qe xhandaret e saliut u zbythen dhe nuk ka me vend per justifikime.

Perderisa u torturoshin e u grabitshin ne vilat e Italise plaka te pleqte Italion nga Individe Shqiptare, e qytete te Italise ishin gati me perzene Emigrantet Shqiptar, shteti Shqiptar heshti ne vend qe te mblidhte a jepte te dhena per vrasesit nga anet tona....tani cunat po kthehen ne shpi e ruani te moshuarit.

smiley 

Ketyre vetem litari ju vje hakut, plerat.

Fajin e ka Saliu,kuazimondo!

Me te vertete qe kriminelet u inkurajuan e u promovuan ne epoken e arte te vuqidolit... atehere ishin te tere polica...

E mer Sali cu ke punuar Shqiptareve me

Bini burra ! kamunizma rae ... Se kanuni zotrie ....

Ngjarje nga me te pa imagjinueshmet  nga Banditet e psikologjise makabre qe mbolle neper Shqiperi  "per nje grusht dollar me shume " Mos e pesofsh kurre ti ne familjen tende  kete qe u ka ndodh ketyre , po te dalshin ne enderr tere jeten keto krime si fantazma e Dankos !

Paci paqe ne ate dhe o viktima te shpellareve barbare !

Fajin e ka Dako .

Saliu nuk diskutohet .

Rilindje.

gjynof prej Zotit, morpo kafshe eshte pak me than

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).