Dua të bëhem jugor dhe ortodoks si Maks Velo

Nga Arben Vata

 

A do male me dëborë
Trima të fortë e malësorë
Fort bujarë e burrërorë
Shkon në Kukës, i ke në dorë

Fan Noli te “Merr e zgjidh” (1924)

Qysh se lexova intervistën e Maks Velos para pak ditësh në gazetën Mapo, nuk kisha më asnjë dyshim se unë duhej të isha nga Jugu i Shqipërisë dhe mundësisht i besimit ortodoks. Sepse, nëse je kështu siç thotë Velo, ti as nuk vjedh, as bën krime, as bën ndërtime të paligjshme dhe as e fiton bukën e gojës duke ndenjur kot. Po çfarë të bëj unë që kam lindur e jam rritur në Kukës, që prindërit dhe unë vetë jemi të besimit mysliman?! Megjithatë, kur lexon intervistën e zotërisë që pasi ka dalë nga burgu është shquar më së shumti për urrejtjen e shprehur publikisht ndaj veriorëve, ka një dilemë tek unë mes “dëshirës” për të qenë ashtu siç thotë Velo dhe asaj çfarë realisht jam e prej nga e kam origjinën. Edhe babai im ka lindur në Kukës dhe është mysliman. Ai kurrë nuk na ka mësuar as të vjedhim, as të vrasim, as të mos zbatojmë ligjet dhe detyrimet e shtetit dhe asnjë ves të keq që Velo e quan specifikisht verior. As shokët dhe miqtë e mi nuk janë edukuar kështu nga prindërit e tyre, edhe pse në Kukës janë të gjithë veriorë dhe pothuajse të gjithë myslimanë. Si t’i them unë babait tim, sot 80-vjeçar, që ka kaluar 36 vite të jetës së tij në nëntokë duke punuar për të “çarë bllokadën” me bakër e krom nga nëntoka e veriut?! A t’i them se je hajdut, kriminel dhe dembel sepse kot nuk flet intelektuali Maks Velo, i cili është nga Jugu dhe për më tepër nuk është mysliman?! Ta mallkoj unë sot gjyshin tim, ndjesë pastë, se përse u lind e u rrit në Kukës dhe për rrjedhojë edhe babai im edhe unë, lindëm e u rritëm në Kukës?! Po pse zoti Velo njeri të mirë të bën vendi ku lind, apo edukata familjare që merr?! Po pse o zotëri dikush që ka lindur në Sarandë, Lushnjë, apo Tiranë, qenka më njeri i mirë dhe i vlefshëm për shoqërinë sesa një tjetër që ka lindur në Tropojë, Kukës, apo Krujë?!

Kam edhe një dilemë tjetër që mbase Velo mund ti japë përgjigje; një mysliman që ka lindur në Kukës është më i mirë apo më i keq sesa një mysliman që ka lindur në Korçë?! Nuk e di cilën logjikë apo edukatë përdor Maks Velo në arsyetimet e veta, por nëse përcaktimet që ai jep i ka nga edukata familjare, kjo që thotë ai ka kuptim…Por edhe nëse përdor logjikën e komunizmit, kur kishte ndarje krahinore ose kur gjithë Shqipëria punonte për imazhin e Tiranës, edhe në këtë sens mund të jetë “i justifikuar”.Fundja këtë edukim mund të ketë marrë edhe në familje edhe mund ti jetë ngulitur si normale gjatë kohës së Enverit, ndaj unë nuk e fajësoj dot Velon për bindjen e tij. Nga ana tjetër, as ortodoksia nuk besoj se i dallon njerëzit nga prejardhja krahinore. Nuk kam shkuar ndonjëherë në Kishat ortodokse por nuk besoj se ka prift që mendon se veriorët së bashku me jugorët duhet të kthehen mbrapsht andej nga kanë ardhur në 20 vitet e fundit dhe t’ju shemben shtëpitë që kanë ngritur me djersë dhe jo me aktivitet kriminal siç pretendon Maks Velo. Sipas kësaj logjike staliniste i bie që Tirana apo pjesa tjetër e Shqipërisë së Mesme të popullohet vetëm nga njerëzit e përkëdhelur të sistemit të kaluar që mundën të vinin për të jetuar në kryeqytet, si shërbëtorë të regjimit kryesisht dhe jo si njerëz që me punën e ndershme dhe iniciativën e lirë kërkojnë të jetojnë në qendra më të mëdha, për të mirën e tyre dhe të fëmijëve si për shkollim, punësim e jetë më të mirë.

Ndoshta ne veriorët ia kemi zënë diellin zotit Velo, por e drejta për të jetuar kudo sipas rregullave dhe ligjit është një e drejtë e demokracisë dhe e Zotit dhe “partizani i vogël  Velo” nuk mund t’ia heq askujt këtë të drejtë. Po fëmijët e mi, zoti Velo, që kanë lindur e po rriten në Tiranë dhe që kuptojnë shumë mirë atë që thuhet në TV e shkruhet nga gazeta, çfarë duhet të mendojnë tani?! A mos duhet të ndihen të tepërt në këtë qytet, apo të huaj mes shokësh e shoqesh në klasë dhe nesër në marrëdhënie punë apo shoqëri?! Si duhet të mendojnë ata për “xhaxha” si ti që dalin përnatë në ekranet e TV apo faqet e gazetave dhe iu shajnë vendet e origjinës së tyre?! Mbase do të doje që ata të kishin inat dhe urrejtje ndaj teje dhe njerëzve të këtij kallëpi. Por jo! Sikurse edhe unë, ata sot dhe nesër do të kenë mëshirë për njerëz të tillë. Ata e ndjejnë se herë pas here komente të tilla ringjallin ndasitë edhe fetare edhe krahinore, që për hir të së vërtetës mbahen gjallë nga qëndrime të tilla dhe njerëz të tillë. Ata sikurse dhe unë, kanë miq e shokë nga Veriu, Shqipëria e Mesme dhe Jugu, por unë atyre u mësoj se nuk duhet marrë inat askush. U mësoj se nuk duhet urryer ky personazh dhe nuk duhen mëkuar me helm ide që ai dhe të tjerë përhapin. Kudo ka keqbërës, hajdutë, vrasës, trima, udhëheqës dhe intelektualë dhe të gjithë jemi vëllezër me të mirat e këqijat tona, pa dallim krahine e feje. Për ata që i janë sulur Velos kam vetëm një lutje : Faleni se nuk di çfarë thotë… Mëshirë për zotin Velo dhe një lutje për të gjithë për të mos rënë pre e provokimeve të kësaj natyre. Sikurse në fillim, dua ta mbyll me humor këtë koment që mbase i shkon për shtat Velos. Bekim Balaj, shkodrani që shënoi golin ndaj Portugalisë, është me të vërtetë personifikimi i veriorit që përmend Velo. Ai është një keqbërës që i prishi terezinë kombit portugez, që vodhi topin mes mbrojtësve dhe kur deshi t’i vidhte edhe orën mbrojtësit Pepe, lojtari i njohur i tha “më vjen keq, por e kam lënë në dhomat e zhveshjes”.

-----------------------

 

Cfarë thotë Maks Velo e çfarë heshtin të tjerët

Nga Lekë Tasi

Një intervistë ndryshon nga një ese, sepse është më direkte, shpreh edhe emocionet, jo vetëm refleksionet. Dhe intervistat i duhen shoqërisë për të kuptuar pulsin e njerëzve e jo vetëm platformat e tyre të menduara. Në këtë mënyrë duhet kuptuar edhe intervista e Maks Velos në MAPO. Po ashtu edhe reagimin e Agron Gjekmarkajt, sepse ishte flakë për flakë. E menjëhershmja e jep njeriun, kurse e menduara jep vetëkorrigjimin e tij, pra njëfarë kompromisi me mjedisin. Kur i analizon të dyja, lexuesi kupton cila është gjendja emocionale në sektorë të ndryshëm të kësaj shoqërie që heq akoma keq për t’u unifikuar në temat kryesore, pika e parë: ku dhe për çfarë s’jemi në një mendje që  të ndeshemi me shoshoq me transparencë. Cilësimet në titullin e dytë janë të gabuara dhe shkak për t’u penduar. (Personalisht jam nisur qysh i vogël me një kult për thelbin arbnor të Shqipërisë, dhe po përfundoj gati tek e kundërta: vlerat  na vijnë nga “thekat” e atij thelbi, sepse thelbi vetë ka vajtur tërë kohën për kësmet në qendrat e fuqisë kudo ku kanë qenë. Kështu, shpresa jonë po largohet nga termi komb, për të arritur si gjithë bota tek termi shoqëri, ku cilido që ofron kontribute të vlefshme është i mirëpritur).

Dallimin mes gegë dhe verior që bën Maksi, unë e kuptoj si një përcaktim ndjesor dhe disi arbitrar ku ai ndan dy momente, reagimin fillestar dhe të thellë në fëmini, që vërtetohet me vlerësime në moshë të pjekur për Gegërinë me mjaft shembuj, aq sa lejon një intervistë, dhe katandisë ku arriti ajo mbas komunizmit dhe prej komunizmit, katandi të cilën e mbulon me emrin Veri. Një artisti i lejohen të tilla licenca. Nuk mund të quhet assesi antishqiptarizëm një dhembshuri për këtë katandi edhe pse e ashpër, që fundja bazohet në shifra. Ato shifra  duan shpjegim, të cilin duhet ta bëjnë së pari polemistët me të, kurse ai vetë nuk është i detyruar ta bëjë. Asgjë e tillë nuk është bërë. Antishqiptarizëm nuk mund të quhet vajtimi mbi katastrofën urbane dhe tërbimi mbi atë morale që  e mbështesin me nënqeshje OJQ-të e panumërta. E qeshura e tyre të kujton vargun “Se te qante kur të qeshnin”, mbi një tjetër rast atëherë kur i bihej të drejtit dhe resti hante e pinte.  Është për t’u habitur që reagohet egër ndaj këtij “vajtimi” gati të vetmuar, ngaqë s’gjen dot shokë me zë që “t’ia mbajnë” në këtë apati horrllëku që na ka zënë, dhe ku kori i lashtë i tragjedisë na duhet urgjentisht. Për t’u habitur që realiteti ynë nuk kuptohet si “Nëno moj vajto merr malin!”, dmth  që jemi vërtet keq dhe që duhet falënderuar e pasuar ai që ka edhe ndjeshmërinë dhe kompetencën ta stigmatizojë, qoftë  edhe pa takt. Merret pretekst pse ai e kërkon edhe shkakun e parë të kësaj katandie tek  pushtuesi pesëshekullor me pasojat. A nuk e ka e tërë elita jonë po këtë shqetësim dhe vetë Komuniteti Mysliman, që të gjejë një qëndrim të menduar mirë ndaj asaj perandorie  që na dëmtoi në kockë, duke e përcjellë jashtë tërë energjinë e fisit, jo vetëm, por dëmtoi rëndë edhe botën arabe dhe vetë Islamin me antiestetizmin e saj, një sundim me pasoja kozmo-historike të pallogaritshme si ato që vërtetohen sot në Lindjen e Mesme. I mendon  elita jonë këto, por me rehati e jo me një emocion të tillë si ky arkitekt e artist që ka kaluar një jetë të tërë me këtë preokupim. Ai kërkon të reagohet ndaj kësaj gjendjeje, ndaj e kalon fajin aty ku  e gjen të dukshëm, që nga pushtuesi e turma jonë që iu bind  atëherë, e deri te çmenduria pasionale e sotme e disa sektorëve të rëndësishëm të myslimanizmit në hapësirën shqiptare, që doli fare papritmas duke rrezikuar ecjen tonë europiane. Si do t’i përgjigjemi, mos me skema të një “uniteti të çeliktë” etj., e duke e lënë  problemin të qelbet në qilim? Nga ana tjetër, personalisht e mendoj edhe si një  lapsus të tij termin “mysliman” për të thënë ndofta otoman ose fanatik, aq më tepër kur dihet (nuk e di a e di autori) se mysliman ka kuptimin “besimtar”, pra një temë  që sot  po mundon botën islame (debati nëse myslimani, pra besimtari është baras me jo terrorist, dhe urojmë të zgjidhet ashtu në tërë sferën islame,  bile Velo e hipotetizon këtë  zgjidhje kur thotë se “kur të mos jetë më e dhunshme kjo fe, nuk do të jem më antimysliman”.  Opinioni mund dhe duhet t`i pranojë edhe shpërthimet, si i sëmuri ethen; ato e sintetizojnë  gjendjen si kundërvënie tezash; edhe pse shpesh me teprime, kjo është  mënyra që na vjen nga shoqëritë ku liria e fjalës është konsoliduar plotësisht dhe  pasqyron gamën reale të opinioneve e emocioneve, pa fshehje e hipokrizira (hard talk).

Ka 13 vjet që ka dalë libri i Dom Simon Jubanit, me plot probleme të ngritura me zë të lartë nga një autor i besueshëm sepse qe i paepur në koherencën e tij, por nuk po i përmend  ato kush qysh atëherë. Mos liria e fjalës tek ne është me “sovranitet të kufizuar”? Shpërthimet gjenerojnë debate për të prurë me anën e tyre sqarime, pra procesin e pastrimit.  Por vihet re se ka dhe mbeturina ndofta të pavullnetshme, ndaj dhe të vlefshme për vrojtuesin e nënvetëdijes, mbetje të së kaluarës kur dilet në mbrojtje të një uniteti të shtirur, dmth të diktuar, të provuar për kohë të gjatë si fasadë, sepse ka qenë i  pjesshëm, i copëtuar, pra i kalbur. Uniteti pret ende të formulohet mbas kaq traumash e një historie të keqformuluar.  S’ka më vend retorizmi për mbrojtjen e citatedelës që është  bërë shumë  herë shesh fushimi të huaj. Pastaj jemi shtet modern, ashtu e duam të gjithë, shtet të qytetarëve. Konkretisht, le ta marrim si lajthitje pandehmën e Gjekmarkajt se  Maks Velo qenka vllah, gjë që duhej verifikuar por si një gjë krejt pa rëndësi. Rëndësi ka kjo: Ja dhe është vllah! E pastaj? Ç’kuptim ka të kritikohet sinqeriteti i tij, makar gabimi i tij ose guximi i tij mbi këtë bazë? Prononcimet e forta qenkan privilegje që i takokan vetëm trungut shqiptar, arbër, ndërsa degët u dashka të  tregohen të matura? Jo, ky pozicion është një gjë e papjekur më e pakta. Liria e fjalës duhet t’i kalojë patjetër disa shtigje të tilla, t’i sheshojë mirë e mirë ledhet, për të dalë në atë që u programua më 1991 si “shoqëri e hapur”, të cilën nuk po e shohim ende në horizont.

22 Komente

Akoma me ca tha Velo keto?!! Oh maj gad! 

Te besojme o Arben, o trim malsie, te besojme. Futja me top dhe ti, sa pathetic qe behen njerezit me pak provokim. 

Sidoqofte Moza, te dy artikujt me pelqyen. 

Pirth te pjerdhim . Pirth ti e pirth une , pirth kush te pjerdh me shume ..Tasi , Vata ..po pas tyre kush do merret me te semuret psikike

por dëmtoi rëndë edhe botën arabe dhe vetë Islamin me antiestetizmin e saj, një sundim me pasoja kozmo-historike të pallogaritshme...smiley

Lidhi lefTKope ...Lidhi ose leshoju qente smiley

Hajde PPU hajde . Sa me shume probleme shoke smiley Edhe tani qe iku Ilia Topja smiley

Problemi eshte, i nderuar David Koperfild, se per kete çeshtje me duket se ka pjerdh ronçem edhe gjeniu Engels.

Di gje ti çfar ka thene gjeniu per ndarjen veri-jug qe vihet re ne shume vende njesoj si nahija jone, si psh France, Itali, Greqi etj?

E ka parashikuar gjeniu ndarjen veri-jug te Vietnamit dhe Korese?

Eshte faji i busulles qe veriu eshte kapitalist dhe veriu komunist?

Rryma e Golfstrimit e ka fajin qe Amerika Latine eshte komuniste ndersa USA imperialiste?

 

Ja dhe nje reagim nga Faik Konica.

Sikur ta dinte qe kjo toke do te kishte njerez si Maks Velo ne numur te konsiderueshem.
 

“Gra dhe burra, veçan në Malësi, kanë një ndjenjë të mprehtë humori; folës të lindur, që dinë të lidhin një kuvend dhe ta zgjatin pa mërzi te dëgjonjësit, është bukuri t’i vëzhgojë njeriu kur këmbejnë shaka të shijshme, duke ia hedhur si top njëri-tjatrit me hollësi. Dhe me ç’dinjitet qëndrojnë kur bëjnë muhabet: në mes të shakave më të lira, nuk e harrojnë veten dhe kurdoherë sjellja e tyre ka një erë zotërie.”

Dielli, 9 gusht 1922

Se kuptoj pse I jepet rendesi nje te marri si Maks Velo,qe eshte bere si ato femrat VIP kur publiku humb interesin per to,normal provojne dhe gjene e fundit per tu bere lajm i dites dhe zhvishen NUDO.

ndarjen veri-jug qe vihet re ne shume vende njesoj si nahija jone,smiley si psh France, Itali, Greqi etj smiley

Mire e ke zotrote,  por ai ka fole per vende nuk ka fole per Stane e popuj Baritore ! As per InteliDjente !

 Dmth si shprehje mbeti pas L.Civile ne USA  ku Veriu industrialist fitoi mbi Jugun kaubojs fermer . Dhe keshtu del sikur Kanadaja eshte me zhvilluar ,ndersa Alaska .....as do me dite qe ka USA e Kanada Komuniste smiley

Po ndonje sudim per Kinen dhe Indine ? ose fundja per Luginen e Brahmaputres , apo ku mbyt nja njemiljone Bangladeshas nje vershim lumi smiley ......si jane raportet

Ja dhe nje vjershe nga Majakovski recituar ne Sallonin e sinjores ..

veriu dhe Jugu dy shprehje Gjeografike / si nje artiste Cirku qe shkrin  Koken me  Bythen

Nuk ke qene ate dite kur e recitoi Majakovski  i nderuari Heretik !

smiley

Ai qe ka koken ke byth e elefantit , dmth ne Jug , si me mjeker e i shqtesuar duket ? Ose me mire te presim Derstilistet se si do reagojne .." jam ose nuk jam dakort me Idete e Heretikut  smiley

Une po e jap nje ide Patriotike qe " Ju grafikisht kini provokuar Rende Jugun " dhe kjo eshte antishqiptarizem ! Ndonje Klerik mund te shikoje me ne thellesi te Elefantit smiley

O-Idriz i nderuar, me ne thellesi te post-Elefantit duket kjo pamje.

 

Njerezit qe s'jane ne gjenje me pranu tjetrin pertej katunit t'vet,jane njerzit ma meskin,ma te vgjelit,ma te ngushtit,me mediokrit qe mun te jene ne ket shpine Toke.Spurdhjakeri intelektuale, qe frustrimin e tyne dune me na e shit per ndershmeri dhe antikonformizem.

Nuk e di pse Maksi me kujton ate plaken Nicë tek Gjenerali i ushtrise se vdekur.... Cudia po zgjat me shume se 3 dite, por ja qe ai e nxorri macen nga trasta por na futi ne thes te gjitheve duke na stereotipizuar e pergjithesuar. Do grinden shqipot per pune feje, se edhe kohet e fundit 2 (dy) kalifate jane kriju per pune 3 muajsh, por veshtire se gjaku behet uje. Vargjet e meposhtme jane perpjekje per ta marre me pak humor gjithe kete seriozitet gjeografik dhe dialekti duket se i perket zones se vetme qe i ka shpetuar pergjithesimit Maksovelian - Shqiperia e mesme dhe jo-muslimane.

Ka fol plaku, ka dal fjala

n’maksimum esht nxjerr dhe shpallja:

Hidh nje gur, dy edhe tre, u bo mur per 20 vjet!

A esht urë? A esht rruge? Por te pakten po nderton.....

M’duket mur qe po na ndan, me qerpic, tull e beton!

Dhe ne mur ka ngrehur tendën, ne dore shpatën, thuprën, pendën...

Ah sikur t’kish marre parmendën, historine edhe legjenden...

Po rrezik me kete trafik do i ken marre edhe patenten!

“Ore bir, po si i behet lart e poshte lemshi te zhbëhet?!”

Keshtu foli nje fshatar, dhe tregon me t’tjera fjal:

“Une vetë na Permeti, gruanë e kam shkodrane, toke e djale n’Tirane veriore

Vajzat martuar ne Velipoje e Durres, e pse po na ndajne me busull e shkumës?”

Dhe vërtik u hodh nje tjeter:

“Prit te dale MAPO ne leter, neser shkruan Maksi prap, patjeter!”

Dhe vertet n’numrin e rradhes, murit ju shtua dhe kati i vjeter:

“Lindja ka qene Oksidentale, komuniste gjer ne fund!

Perendimi afer detit dhe gjithnje ka qene pro Mbretit,

katolik edhe plazhist, qejfli por dhe lekist!”

Lart e poshte, e poshte e lart, nga e majta ne te djathte

kryqin hartes ia vume dhe dy zgjidhje ka kjo pune:

Verioret te mergojne, ne Qender e ne Jug! Po! Verium ta leme bosh!

Te krijojme Verjugun dhe pushimet n’Vermosh!!!

Kot per kuriozitet, po per jugoret muslimane dhe verioret e krishtere cfare qendrimi ka Velo? Apo u do vetem gjysmen e mire? 

Maksi duhet me sjell shifra qe vertetojne ate qe thote t'pakten. P.sh. qe verioret kane mbush burgjet e Europes, kurse jugoret jo. Kur dun me ofendu nje shqiptar ktu i permendin skafet e prostitutat. Dihet cilat jane krahinat qe kane "kontribu" per ket, per arsye te ndryshme, jo se jane gjenetikisht te predispozum ngaqe vijne nga keto ktahina. Vetem nji mendje e semure si e maksit arsyeton ne kete menyre. Po edhe per ket me siguri e gjen justifikimin. Jane labo-myzeqearomyslimane. Si per lazaratasit qe "jane ne jug por myslimane". Pamvarsisht se edhe dukagjinasit jane veriore por edhe kristian.

Ndoshta gjen edhe ndonje jo-verior qe ka shkaterru me shume Shqiprine se Sali maloku, mqns ka kaq rendesi krahina per te.

Nejse, kryevepra e artikullit te tij eshte pjesa ku flet per oren e Bushit ne F.Kruje, "ja hoqen oren nga frika mos ja vjedhin" hahahhaha Edhe USA i njef verioret smiley

Nejse, kryevepra e artikullit te tij eshte pjesa ku flet per oren e Bushit ne F.Kruje, "ja hoqen oren nga frika mos ja vjedhin" hahahhaha Edhe USA i njef verioret  [smiley]

Ulqinako, a je i sigurt se Bushi hoqi oren perpara se te pershendetej me popullin? Nese eshte keshtu kjo eshte shume e rende. Biles eshte me rende sesa varianti qe ja kane perlare. Pasi kjo e fundit edhe justifikohet si nje "deshire per te pasur dicka si kujtim". Nejse, nga te dy variantet, une me mire pranoj te dytin.

Duhet pergezuar sinqeriteti i tij...

po dakord, sportiviteti i Maksit duhet vleresuar! rralle ndodh nder shqiptare qe dikush te pranoj publikisht qe ka gabuar.

Nuk ka gabuar aspak. Veriu (pasardhesit e ilireve) jane tmerri i europes.

hajt, se me rilindjen jan te gjith. nga vermoshi ne konispol.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).