Shpëtim Kelmendi është poet, prozator dhe përkthyes. Ka fituar disa çmime letrare kombëtare dhe jeton me letërsinë, siç e ka thënë vetë diku ‘për t’iu shmangur terrorit që i shkakton jeta’. Pyetjeve nuk u është shmangur megjithatë, duke pranuar një ndarje gjeografike të imponuar nga komunizmi, por edhe duke folur për një jorrezik anglo-amerikan që, edhe po të kish qenë rrezik, do kish qenë më pak se…komunizmi.

Intervistoi: Alfred Lela

 

Ç’do të thotë të jesh shqiptar?

Të jesh shqiptar do të thotë të jesh i privuar nga mundësitë për të qenë diçka tjetër, e parë kjo në sensin pozitiv dhe negativ. Të jesh shqiptar është bukur, siç është bukur të jesh gjerman, francez, etj. Veçanësia qëndron në faktin se këtë përkatësi nacionale nuk e kemi zgjedhur, por e pranojmë dhe e pëlqejmë si një fat të pashmangshëm, dhënë prej Zotit.

A ka shenja të huaja në fizionominë shqiptare, sociale apo fizike?

Sigurisht që ka shenja të huaja sociale e fizike, por ngushëllimi është se nuk jemi të vetmit që kemi pësuar, le të themi dofarë “mutacionesh” kulturore e fizike. Gjithsesi, jam i  bindur se jemi mjaft më të pacenuar se shumë popuj të tjerë të Europës.

Kur themi ‘qytet’ në kuptimin ‘polis’, cili prej vendbanimeve shqiptare e meriton këtë emërtim?

Shkodra, për mendimin tim. Për më tepër, bazuar edhe në faktin se ka mbijetuar më gjatë kulturalisht se sa vendbanime të tjera shqiptare.

Prej cilës fjalë të shqipes magjepseni, e cilën nuk duroni dot?

Magjepsem nga tërë gjuha shqipe, me të gjitha dialektet e nëndialektet e saj. Mjaft të jetë shqip dhe është e bukur, por nëse duhet të jap doemos një përgjigje të drejtpërdrejtë, magjepsem nga fjala Zot, por nuk e duroj fjalën “unë” kur përdoret vend e pa vend e sidomos me mburrje.

Gegnishtja apo standardi?

Gegnishtja, sigurisht. Me tërë atë histori letrare, me tërë ata emra shkrimtarësh që e kanë pasuruar e mbajtur gjallë, me tërë ato legjenda, mite, përralla, me Kanunin, me Visaret e Kombit, me Ciklin e Kreshnikëve që është një margaritar i identitetit tonë etj., gegnishtja është shpërfaqja më e shkëlqyer e vetëdijes sonë kulturore, estetike e kombëtare. Veç kësaj, gegnishtja ka fuqi shprehëse të rrallë.

Shqipëri etnike, apo kështu si jemi mjafton?

Shqipëri etnike, sigurisht, sepse vetëm ashtu mjafton.

A ka një rrezik neo-otoman për Shqipërinë?

Jo. Nuk ka një rrezik neo-otoman, ose së paku jo një rrezik që ua kalon rreziqeve të tjera. Tekefundit, ajo që s’mundi të ndodhte për 500 vjet, nuk do mund të ndodhë në kohëra moderne, kur shqiptarët janë të orientuar kulturalisht ndaj Perëndimit, pa ia mëshuar fare faktit nëse kjo është e mirë apo jo.

A ka pasur një rrezik anglo-amerikan për Shqipërinë?

Mjerisht, jo. Gjithsesi, e kemi pritur gjatë këtë lloj rreziku, i cili do të kish qenë sigurisht mjaft më i mirë se komunizmi që pësuam 50 vjet rresht, duke na e rrënuar ndjenjën kombëtare e njerëzore mjaft më tepër se ç’mund ta bënin të huajt, anglo-amerikanët në këtë rast.

A ka një ndarje veri-jug në Shqipëri?

Po. Ka që ç’ke me të! Dihet, kjo lloj ndarjeje e llojit psikologjik i ka rrënjët në epokën e diktaturës komuniste. Mendoj se ky është shkaku i  njëmendtë i mosmarrëveshjeve, i cenimit të ndjenjës së unitetit dhe i paaftësisë për të menduar, punuar e vepruar si një trup i vetëm. Megjithatë, ky është një problem i përkohshëm, që do të kalojë.

Si do e përkufizonit një toskë e si një geg?

Në thelb, geg e toskë janë e njëjta gjë. Secila palë ka cilësi shumë të mira, që do të ishte e udhës të ndërthureshin midis tyre me paqe e me bujari.

A po shkruhet letërsi në liri, pas vitit 1990, dhe si është ajo krahasuar me atë të shkruar nën diktaturë?

Sigurisht që po shkruhet letërsi në liri, një letërsi mjaft më cilësore se letërsia nën diktaturë. Letërsia nën diktaturë ishte letërsi e porositur që mohonte larminë, një letërsi njëtematikëshe dhe monotone. Gri. Letërsi gri. Gati më vjen turp ta quaj letërsi. Gjithsesi, ka ndonjë autor që mbijeton me ndonjë vepër apo gjysmë vepre, por kaq. Sa i  takon letërsisë së shkruar në liri, panorama është krejt tjetër. Duhet thënë se liria prodhon edhe budallallëqe pa fund, por ama janë budallallëqe të shkruara në LIRI, do theksuar kjo, dhe jo budallallëqe të organizuara në mënyrë militare, si letërsia nën diktaturë. Po. Liria prodhon budallallëqe, si barnat e këqija, sepse çdo njeri është i lirë ta pandehë veten shkrimtar, por synimi i lirisë janë pemët e larta, e në këtë vend po rritet dalëngadalë një pyll i bukur.

Përmendni një shqiptar/e që ju frymëzon?

Poeti Frederik Rreshpja.

Kontesha hungareze Geraldine Apponyi u bë Mbretëresha Geraldinë e shqiptarëve. Duke dhënë e marrë, Shqipëria e Geraldina e kanë plotësuar apo zbehur njëra-tjetrën?

Sigurisht që e kanë plotësuar njëra-tjetrën. Personalisht ndihem krenar që kemi pasur një mbretëreshë si Geraldina.

Partizani, Tirana, Dinamo, Vllaznia apo Besa?

Vllaznia.

Jezu Krishti, thotë Messorio, është i vetmi që e ka ndarë kohën më dysh, në para dhe pas Krishtit? Kush apo çfarë e ka ndarë më dysh kohën tuaj: para dhe pas…

Jezu Krishti ka bërë ndarjen e kohës në një kuptim shumë të gjerë e universal. Është ndarë besimi nga injoranca, e mira nga e keqja, bukuria shpirtërore nga ligësia, e kështu me radhë. Për plotësim, dua të them se kohën e kanë ndarë edhe personalitete të tjera, sado që jo në përmasat e Jezuit. Sokrati ka ndarë kohën filozofike, për shembull. Kohën e ka ndarë edhe profeti Muhamed. Kohën time e ka ndarë çasti i  besimit të plotë në Zotin.

A ekziston një Shqipëri europiane dhe një orientale?

Jo. Nuk ka një Shqipëri orientale. Nëse pyetja merr si bazë përkatësinë religjioze, të jesh mysliman shqiptar s’do të thotë të jesh oriental. Nëse pyetja ka si bazë mendësinë apo profilin kulturor, prapëseprapë ka vetëm Shqipëri europiane.

Bestytnitë: i njihni, i sundoni apo ju kontrollojnë?

Po. I  njoh dhe mundohem t’i sundoj. Bestytnitë janë pjesë e misterit. Them se vetëm një mendje horizontale nuk i njeh bestytnitë.

Haxhi Qamilin e kanë quajtur Princ të gjurulldisë. A është ai një gjemb në histori, dhe pse Enver Hoxha u mundua ta paraqiste lëvizjen e tij si kryengritje të vegjëlisë?

Haxhi Qamili përfaqëson thjesht një budallallëk historik. Është në nderin tonë që të mos e përmendim fare. Dëmet që ai ka shkaktuar janë shumë më të mëdha nga ç’kujtojmë.

Komunizmi është në kundërshtim me natyrën njerëzore, thotë Ernest Renan. Po ju?

Asgjë s’është në kundërshtim me natyrën njerëzore, sepse në shtresën e saj më të ulët, njerëzorja përmban edhe llumin, baltën, ndyrësinë. Asnjë nga të këqijat që sjell komunizmi nuk është e re. Komunizmi është thjesht mënyra më e përkryer e organizimit të të gjitha të këqijave njerëzore.

‘Mbahu nëno mos kij frikë, se ke djemtë në Amerikë’… premtim romantik apo përshkruese e rolit të Diasporës në jetën e Shqipërisë?

Premtim romantik, por duhet të kemi parasysh se, ashtu siç ka ndodhur edhe në historinë e kombeve të tjera, edhe në Shqipëri premtimet romantike janë shndërruar jo pak herë në zanafilla të realiteteve praktike.

Feja e shqiptarit është shqiptaria! A është një kredo e tejkaluar?

Kredo madhështore për kohën kur është shqiptuar nga Pashko Vasa. Tashmë krejtësisht e tejkaluar.

Për këtë diell! Për ideal të Partisë! Për nder të familjes! Për Shqipëri apo, për Zotin?

Për Zotin!

Tradita dhe folklori shqiptar njohin pritën dhe jo duelin. Pse?

S’jam dakord! Te Cikli i  Kreshnikëve flitet vetëm për duelin.

Duket se të gjithë e përdorin Kanunin si strehë: ca për të përligjur një veprim gjakatar e ca për të përkufizuar një impas social që nuk arrijnë ta shpjegojnë. A mund të jemi më pak kanonikë ndaj Kanunit?

Kanuni është një monument i jashtëzakonshëm legjislativ e kulturor. Një ligj që respektohet njëlloj nga të gjithë e që vepron njëlloj mbi të gjithë, sado i  ashpër të jetë nuk mund të quhet gjakatar. Nëse Kanuni vazhdon të mbijetojë aty-këtu edhe në ditët e sotme, kjo s’është për fajin e tij, po për fajin e ligjeve të shtetit shqiptar që nuk po arrijnë kurrë të jenë po aq të forta sa Kanuni. Vetëm kur të ndodhë kjo, Kanuni hyn i qetë në muze.

Çfarë ju ndodh kur bëheni konician e mendoni ‘ky vend nuk bëhet’?

Konica nuk është as i pari e as i fundit që e ka thënë këtë. Është një shprehje që ka të bëjë me mendësinë tonë shqiptare dhe me mungesën e ndjenjës komunitare për të ndryshuar diçka në këtë vend.

Kur dëgjoni ‘o sa mirë me qenë shqiptar!’ sikletoseni apo rrëqetheni?

Thjesht më pëlqen, por do të doja ta dëgjoja edhe ndokund tjetër përveçse në stadium.

Kriza e zgjatur, ka bërë që në aula të ndryshme të formulohet ideja se kapitalizmi si rend ka dështuar, dhe nuk mund të kërkohet dalje nga kriza me mjetet e një sistemi që e solli krizën. A jemi në një botë pa rend shoqëror, por me ndarje të thella klasore?

Çdo rend shoqëror që nuk ka në bazë parimet e drejtësisë së Zotit, besimin në Zot, është i  destinuar të dështojë, sepse prodhon padrejtësi e pabarazi për shumicën. Që kapitalizmi ka dështuar, kjo s’përbën lajm, përderisa pjesa më e madhe e njerëzimit është e privuar nga mjetet normale të jetesës. Gjithsesi, përderisa s’është shpikur një rend më i mirë, kapitalizmi duket e vetmja zgjidhje.

Një teolog e ka përkufizuar besimin e tij në Zot si zgjedhje të misterit në vend të absurdit, që do të ishte mosbesimi. Ju jeni në mister apo absurd?

Krejt dakord me teologun.

Fan Noli dhe princi gjerman von Wied kanë qenë më jetëshkurtërit në pushtet ndër ata që kanë qeverisur Shqipërinë. A ka një shpjegim për këtë?

Jetëshkurtësia në pushtet e von Wied është diçka që nuk mund ta kujtojmë pa na ardhur pak turp nga vetja, sepse ndodhi si pasojë e veprimtarisë së palodhur të forcave centrifugale e regresive që vepronin në vitet e para të pavarësisë. Them se me largimin e von Wied humbëm një mundësi të madhe historike për t’u bërë shtet. Sa për Fan Nolin, ai pati jetë të shkurtër në pushtet sepse ishte më shumë idealist se politikan. Me të marrë pushtetin, ai filloi t’i binte flautit e të përkthente Rubairat e Omar Khajamit.

1913, 1939, 1944, 1997… cilin konsideroni ‘Vit të mbrapshtë’ për shqiptarët?

Viti 1913, pa asnjë diskutim. Jo thjesht vetëm pse humbëm territore, por sepse bashkë me territoret humbëm edhe një pjesë të qenësishme të historisë.

Ka një alarm rreth ekzistencës së shtypit të shkruar. A do dhe si mund të mbijetojë?

Është një alarm që duhet të merret shumë seriozisht, por edhe më seriozisht duhet merret alarmi i cenimit të lirisë së shtypit. Nëse shtypi është përnjëmend i lirë, është i  besueshëm për njerëzit. Pastaj, nëse është i besueshëm për njerëzit, e ka të lehtë të mbijetojë.

Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur të bëni dhe kujt?

Do të kisha dashur t’i pyes mbarë shqiptarët: Si ka mundësi që jemi kaq individualistë?

Cila është pyetja që gjithmonë keni dashur t’ju bëjnë?

Çfarë mendon për Zotin?

44 Komente

"... do të kalojë" ne fillim e lexova si urim per te semuret: "... do t'ju kalojë", ne fund te intervistes dyshova, lexova perseri titullin dhe pashe qe e kisha lexuar gabim, dmth kisha lexuar çfare kisha ne koke (leximi normal). Masanej, mbasi u menova pak, jam une qe e kam lexuar drejt dhe jo kush e ka shkruar.

Do t'ju kaloje, ndryshe: per kry t'shnosh! (shkrimi dhe leximi).

 

Tiku, shiko se nuk eshte dokudo, por nje shprehje e fuqishme kjo...  do te kaloje!

" Mos u tremb Veri, ne rremet !

  Hajt, peshty ne lugina e ne stan!..." - tha Pushkini tek poezia Huligani ...qe mundet dhe ta shtojme nga shqipja...

  Mos e " rruj" nga ky kapso poet

  Mos e "rruj" nga ky " shkrimtar ...pordhaman !

   

 

Jo se lokalizmi thone qe ka brire...  jo, jo, ka raste qe si ky, qe nuk ka...

Njerzit me te medhenj te shekullit patriot shqiptare ishin nga veriu nje der ta eshe edhe Sali Doktor Berisha smiley

Pse kshu andje nga Ravaniemi ishte dhe ai .....

apo nga Turku

Ik mor VITO ...

futi nje Perkelesmiley

Eshte nga budallenj si ky qe i thote vetes poet qe ka ndarje dhe qe vendi yne eshte ne kete derexhe. 

E ka nje fare te drejte Maksi kur flet per keta Katalikt. Keta jane shembulli me i mire si ka qene katolicizmi para 500vjetesh. Keta jane shembulli me i mire, Laçi, Mirdita, Dukagjini. Keta pra qe duan ta shesin perkatesine e tyre fetare si vlere, skane piken e qyteterimit Perendimor. Keta jane Katoliket tipike qe te bejne gjemen dhe me shkojne lajne ndergjegjen me nje rrefim te Padre dhe nje Mea Culpa e nje Ave Maria. Prandaj u shkeput Martin Lutheri nga kjo fe parazite.

Shpetimi nuk asht katalik, e njoh mire, asht musliman. Ka nje kultur te mire, djale i lexuem qe mban mend shume emra dhe asht gati me ba tana ato citime permendsh, qe shkrun nje lloj letersie gjys fluturake. Shkurt, asht i squet dhe i mire vendosun brenda nivelit, i atij niveli qe pretendon se ka vetem Homer, Shekspir dhe Hygo... jane disa vende te boshatisuna, pastaj jane keta, Shpetimi me shoke. Kur e them kete, kam parasysh edhe kete Lelen, Mustafa Nanon... qe jetojne vetem tuj citue kollosa!

o ed, koha e kollosave ka dek. kollosa jan tan sot, mjaft me fol e qesh per smari.

ca ka fol e qesh shpetimi, pertova me i lexu. smiley

Feja  është thjesht mënyra më e përkryer e organizimit të të gjitha të këqijave njerëzore.!

a jo. eshte binomi prone-shtet. por kur fusin dhe fene aty brenda behet nje trinom akoma me i rrezikshem.

A po, njesoj eshte binomi veri-jug, por kur fusin dhe Kosoven aty brenda behet nje trinom akoma me i rrezikshem.

Vazhdoni te diskutoni, diskutoni per binomi dhe trinomi, vazhdoni se binomi do t'ju kaloje, do t'ju kaloje edhe trinomi, edhe polinomi, pluralizmi me nje fjale do t'ju kaloje. Eshte si pune rrufe, te rrjedhin qyrret nja tre dite, pastaj pushon, e merr veten. Do t'ju kaloje.

 

ku je zhardine?? na e perkthe pak me dashtuni intervisten. smiley cka ka dasht me than poeti kto dite me shi.

Hale gazetarllek. Vazhdon Lela me provokimet e trasha te rradhes

Nuk di njeri me aftesi te plota mendore i cili mendon qe kanuni ka kuptim sot, ne shekulllin XI; pavaresisht se si shtet Shqiperia fuksionon akoma me metoda feudale.

Interesante kjo qe thote per parimet e drejtesise se Zotit dhe deshtimin eventual te atyre shteteve qe s'i kane. Ndoshta ne universin paralel ku fantazon, s'ka pasur Kishe Katolike e cila ka perkrahur fashizmin, s'ka pasur as kryqezata dhe as Iran apo Afganistan ku gjysma e popullsise shtypet mizorisht ne emer te Zotit.  

Raste ekstreme keta, por edhe ne boten perendimore sikur te mos kishte ndarje fe-shtet, nuk do kishte as te drejte aborti, divorci, apo kontraceptivi ...

por edhe ne boten perendimore...........

te pakten ke filluar te ikesh nga universalja dhe po perdor termat e duhur,

goxha permiresime.smiley

po ndonje koment mbi shpirtin poetik e plot Ajer te kelmendit qe mallengjen seksualisht cikat e gegnise??? smiley

Keta provokimet e tua nuk ecin me mua; keshtuqe leri me mire.

Vallai duhet kandar farmacie me e nda, cili eshte mekati me i madh shkrimit, qe sha nga nona kamunizmen apo qe lavderon dialektin e vet.

`` ..... Haxhi Qamili përfaqëson thjesht një budallallëk historik. Është në nderin tonë që të mos e përmendim fare. Dëmet që ai ka shkaktuar janë shumë më të mëdha nga ç’kujtojmë....`` 

 

smiley bukur, me pelqeu.

ja fute Papes ketu ....qe thote se te keqijat nuk duhen harruar se perseriten.

bejleret sarajet e te cileve dogji haxhi Qamili me ikjen e turqise rrembyen tokat e sulltanit te cilat ishin prone e shtetit.ata ishin varianti 1914 i koqo kokedhimes i cili bleu frigorifrin e durresit  nga shteti per 2000 leka dhe e shiti per qindra mije $$$.Aq e madhe ishte padrejtesia sa edhe zogu u mundua te bente dicka dhe ishte nje nga faktoret qe fshataresia u lidh me komunistet te cilet iu premtuan ndarjen e tokes.me ikjen e turqise vendi u zhyt ne kaos , greket therrnin shqiptaret ne jug serbet ne veri , keto gjera nuk ndodhnin nen turqine vetvetiu solli idene ne nje pjese te fshataresise te sillnin sulltanin prape qe ti mbronte.Gjykimi i haxhi qamilit duhet bere ne dekorin e kohes e jo me mendjen e sotme sepse BE nuk kishte lindur ende dhe europes kaure pas haxhi qamilit  iu deshen dy luftra boterore te cilat shuan qindra milione njerez perpara se te beheshin keta shelege te bute paqesore qe jane sot.

smiley

Po krijoj një bindje që ke filluar me çpdo kusht të mos i lëshsosh zametet që të të humbasin vlerën ...Se nga njëherë i lëshon xarrë xarrë në ato varre ...smiley

E ke qare kete alba smiley

Pavaresisht se kam rezerva perhapja e komunizmit kishte nuanca te asaj qe thua ti por nuk ishte shkaku. Komunizmi u perhap kudo dhe ne cdo shtrese qe nga aristokratet e deri tek fshataret me te varfer.

lele-kryqtari,eshte bere minister i propagandes i  projektit te ''hezbollahut'' katalik !

po naim cilin,nuk na the se cili e pagezoi ,e beri katalik,dhe e ''ushqeu'' me  shpresen per ''republiken katalike te bushatit''smiley

Te frymezuar nga referendumi i Skocise, Makso Velo & Muc Nano pritet te kerkojne pavaresine e shqiptareve qe s'jane edhe maloke edhe muslimane. Lela me Ndoken do servirin gersheren e inagurmit.

Njeren ja bejme kabull, po te dyja jane shume per nje Shqiperi evropiane - do jete sllogani. Akoma s'eshte vendosur per emrin e shtetit te ri...

Titulli: Ekziston një ndarje Veri-Jug 

Intervistoi: Alfred Lela

Postoi: admin

Rubrika: Peshktezgjedhura

Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s'kish se si. 
U desh të zhdukeshin përbindshat 
Që te kjo botë të vije ti...

hehehe,  nuk eshte fare çudi qe  geget, maloket apo tosket, te fryemezohen  e te kerkojne referendum per pavaresi..  ja, Katalonja, p.sh,  ja arriti kesaj dite..smiley

bile thone se:  nga inati qe skocezet  nuk ja arriten dot qellimit te ndahen nga anglezet,  tani eshte Anglia qe kerkon referendum  te ndahet nga Skocia..smiley

Xhibo, nderlikohet icik puna me ato dy kushtet qe thu ti. Se male per dreq ka gjithanej ne Albanie, myslimane me beterr akoma. Dmth ketyre u mbetet te ngrene velen e te themolojne ate shtetin e paster akell ... tek ajo pjesa e detit qe Sala i fali grekut. 

Po te shikosh pak me felle del qe keto gjera s'jane gjithmone sic duken seftedé.  

P.sh. ne pamje te pare nje njeri me emrin Mustafa mund te tingelloje si musliman, por sapo te heqesh peten e pare te lakrorit do te shikosh qe brenda ka jo vetem krishterim te paster evropian, por dhe disidence te kulluar anti-komuniste dhe anti cdo gjeje tjeter e cila sot nuk kategorizohet si perendimore. 

E njejta gje dhe me Maks Velon. Kur e sheh per here te pare ne TV duke folur per keto ceshtje, duket sikur ke te besh me nje taleban salafist te cilit eshte turp kombetar t'i japesh platforma kombetare. Por kur germon pak me felle e shikon qe ne fakt mjekra e tij ngjan me shume me mjekren perendimore te Skenderbeut katolik sesa me mjekren e ekstremisteve muslimane, ose maloke brisqemosdashes.

Me fal te te kundershtoj per hir konsideratash historike. 

Muci eshte me afer Skenderit, dmth qe u be mysliman per ta marre Stambollin nga brendasmiley. Kurse per Velon me thene te drejten, e kam njecik veshtire analogjine, aq me shume qe ka vuajtur shume (pa shaka kjo), dmth leje se eshte gjynof.   

PS. Aman mos hiq ate peten, dmth pac hundet ne qafe.  

Po qe per gjynof, edhe xhibi eshte gjynof sepse ka qene me biografi te keqe, i persekutuar me bolet te shtypura djathtas. Me thene te drejten te shtypura edhe pak skiç majtas, prandaj eshte i baraztundur.

 

Kush eshte ky Shpetim Kelmendi ? ..se keto lloje "intervistash" mund ti besh me cdo shqiptar te rendomte dhe mund te pergjigjen ne nje nivel edhe me te mire dhe me te pershtatshem me realitetin! 

 

Deshira e Shpetimit ;

Do të kisha dashur t’i pyes mbarë shqiptarët: Si ka mundësi që jemi kaq individualistë?

Pak me larte Kelmendi  tha se komunizmi, ( sitem kolektiv ) kishte pa qene shume i keq se "rreziku -angoamerikan" !!! Shume kantradiktor ne koncepete, ky Kelmendi, pse habitet me "individualizmin shqiptar " se ky eshte nje produkt kapitalist, anglo-amerikan, apo jo ?! smiley 

O-Idriz O-leleja, meqe na e sqarove qarte se ata qe shkruajne ne publik per fene (midis tyre ish-papa Ratzinger, Nene Tereza, Fan Noli etj) duhen denuar me 5 vjet burg, sa vjet burg duhen denuar ata qe shkruajne ne publik per ndarjen veri-jug?

 

Njëherë rregullo Kohët se koha është problem .psh askush nuk mund të kuptojë Kohën sipas Biblës ..Zoti në tre ditë krijoi Tokën dhe qëniet .

Tani ma shpjego ti mua brënda teorisë së kohës që përdore për Kohëm duke kohëzuar individët ....sa e gjatë është Dita ?

Mu më shumë do më shqetësonte me këta oqet Poetë si ky Kelmendi në se ka dallu ..a ka ndarje në Kosovë Jug -Veri ?

pastaj që të ishte më i Plotë çfarë mund të na thotë për ndarjet Lindje - Perëndim ? Veri - verilindje , Jug -veri Lindje , Lindje - veri perëndim etj etj  

I nderuar heretik me që çfaqe një Interes për këta viçër , mejtoj që maximumi i tyre është një emision tek "Zonë e Lirë " ku të kenë auditor ose me Leka Plepa ose me Ver Llapra .

E çfarë vlere ka ky Individ që të futet në kategorinë se " thot diçka " .Vetë prurja e tij këtu duhet të jetë ngjarja më e Madhe në Jetën e tij që ne të dy smiley u morëm me të smiley Është njësoj si të kapësh ndonjë në rrugë dhe ta pysësh " Shkru poezi zotri se na duhesh për një Intervistë "

Unë nuk kam dëshirë as ta shëmbëllesh me domethënie të sallonit sepse është shumë vlerësim i Madh tallja me të !

Une Shpetim Kelmendit do ti pergjigjesha me nje fjale te urte popullore shqiptare nga Jugu 

"O balo te hengert Tenja, te keqen e ke brenda" - pra mos i kerko te keqiat  diku tjeter, per ndarjen veri -jug, por kekoi tek vetja tende tek rrenjet  e intelektualeve te sotem qe drejtojne vendin per 25 vjet mbas renies se komunizmit!

Turp per faqe te zeze, shqiptaret kekojne azil politik ne 2014 edhe kur ju permendni pa vend, dhe pa lidhje, Gogolin komunist  si rreziku i ndarjes veri-jug!

Cfare perallash, te neveritshme! 

Kohe e humbur...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).