Analisti për Europën Qendrore dhe Juglindore i "The Economist Intelligence Unit" në Londër, Gabriel Partos, thotë se arrestimi i guvernatorit të bankës qendrore Ardian Fullani do të testojë pavarësinë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri ndërsa operacioni i policisë ndaj Lazaratit është një shenjë se vendi po ecën në drejtimin e duhur.

A është arrestimi një shenjë se gjërat po ndryshojnë në Shqipëri dhe autoritetet po e luftojnë korrupsionin dhe në nivelet më të larta të pushtetit?

- Mendoj se është një shenjë se autoritetet po i marrin këto çështje më seriozisht. Por teksa themi këtë, veçanërisht në këtë fazë, veçanërisht për ata si z. Fullani, duhet të shtojmë se nuk po flasim për korrupsion, por për shpërdorim të mundshëm të detyrës, që është një shkelje shumë e ndryshme, e cila duhet të konfirmohet dhe provohet. Kjo është një shenjë që reflekton vendosmërinë për t’i trajtuar këto çështje më seriozisht.

A do të bëhet çështja ‘Fullani’ një test për sistemin e drejtësisë në Shqipëri? Sa e rëndësishme do të jetë ecuria e çështjes gjyqësore?

- Mendoj se po e vendosni gishtin në plagë këtu… Kjo është një çështje problematike për shkak se drejtësia nuk është parë si mjaftueshmërisht e pavarur nga autoritetet politike. Ndoshta ironikisht, ka qenë vetë Banka e Shqipërisë e cila mund të konsiderohej si një nga institucionet e shtetit që pati vendosur një shkallë pavarësie nga organet politike. Ndoshta kjo pavarësi ka nënkuptuar mungesë mbikëqyrjeje të mjaftueshme dhe ky natyrisht është një problem i rëndë.Është e rëndësishme që drejtësia të vijojë me këtë çështje në një mënyrë të pavarur dhe që të mos ketë presion politik pro apo kundër dënimit; gjë që duhet të shihet gjatë procesit gjyqësor në muajt e ardhshëm.

A është kjo një shenjë e zgjerimit në rajon të procesit të Sanandertizimit, i cili merr emrin nga ish kryeministri i Kroacisë që u arrestua dhe u dënua në prag të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian?

- Besoj se mund të jetë një shenjë e tillë. Natyrisht është tepër herët për ta përgjithësuar për shkak se Kroacia është në një fazë shumë të ndryshme në krahasim me Shqipërinë, është sakaq vend anëtar i BE-së dhe çështja kundër Sanader erdhi në një kohë kur Kroacia qe në prag të anëtarësimit. Shqipëria nuk ka të njëjtën shkallë presioni dhe të njëjtën ndjesi urgjence; gjithsesi, vetë fakti që i kanë dhënë statusin kandidat është një tregues shumë i rëndësishëm se gjërat po lëvizin përpara dhe se është një moment më pozitiv. Është tepër herët për të dalë në një konkluzion por kjo është shenjë se gjërat po ecin në drejtim pozitiv.

Në samitin e Berlinit fjalët kyçe nga kancelaria Angela Merkel qenë progresi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Cila është rëndësia e riangazhimit të Gjermanisë në rajon, në kuptimin e mbështetjes së kësaj lufte?

- Mendoj se do të jetë gjithnjë e më e rëndësishme. Tradicionalisht në shumë pjesë të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Shqipëri, vendet dominuese qenë fqinjët politikë, Italia dhe Greqia dhe natyrisht këto dy vende kanë kaluar trazira të stërmëdha ekonomike përgjatë viteve të fundit, veçanërisht Greqia. Kjo reflekton aftësinë e tyre për të patur një zë në politikën e jashtme dhe për të kontribuar në politikën e BE-së. Për shkak se këto vende janë dobësuar ekonomikisht dhe zëri i tyre në politikë është zvogëluar, mendoj se Gjermania, si vendi udhëheqës në BE dhe si fuqia ekonomike dominuese, do të marrë një rol shumë më të rëndësishëm dhe kjo do reflektohet në një fushatë anti-korrupsion nëpër të gjithë rajonin dhe në Shqipëri në veçanti.

Qeveria e qendrës së majtë e kryeministrit Edi Rama ka qenë në pushtet në Shqipëri tashmë prej një viti. A ka shenja ndryshimi në Shqipëri?

- Mendoj se dallohet një ndryshim i qartë në drejtimin që ka marrë vendi dhe shembulli më i qartë qe sulmi i policisë mbi kryeqytetin e marijuanës në vend, Lazaratin. Ky qe një shembull shumë i qartë vendosmërie dhe një nga ato raste ku veprat flasin më qartë se sa fjalët. Mendoj se qe një shenjë e lëvizjes në drejtimin e duhur dhe që u shpërblye nga BE [me statusin kandidat]. Gjithashtu, një shembull tjetër ishte zgjidhja e problemit me CEZ, gjigantin cek të energjisë elektrike, një shenjë e një mënyre më pak konfrontuese dhe më miqësore në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me kompromis. Mendoj se këto janë shenja të rëndësishme në ndryshimin e drejtimit; gjithsesi, në këtë fazë, nuk do t’i kushtoj shumë rëndësi çështjes që lidhjet me bankën qendrore për shkak se është një çështje juridike në vazhdim për të cilën është tepër herët të thuhet se çfarë rëndësie do të ketë në terma afatgjatë. Gjithsesi, lëvizjet e tjera që unë përmenda janë shenja se gjërat kanë filluar të lëvizin dhe se ka një ndjenjë më pozitive në vend çka në terma afatgjatë ndihmon në integrimin e vendit në BE.

Shqipëria përballet ende me shumë skeptikë në Bruksel dhe në disa kryeqytete të BE-së gjatë rrugës drejt integrimit. Çfarë duhet të bëjë vendi për të bindur skeptikët se Shqipëria meriton të bëhet vend anëtar i BE-së?

- Besoj se në thelb janë tre pika që duhet të përmenden. E para është që të kryhen reformat që janë parashtruar shumë qartë nga BE-ja, të cilat përfshijnë në mënyrë specifike luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformën në drejtësi dhe në administratë publike, si dhe rritjen e pavarësisë së këtyre institucioneve. Numri dy është natyrisht që të vazhdohet të ecet në drejtim pozitiv; nuk është e mjaftueshme të bësh deklarata por edhe të zbatosh reformat, ashtu siç ka bërë kjo qeveri e re. Numri tre, i cili është po aq i rëndësishëm sa dy të parët, është që të mundësohet që klima politike të bëhet më pak konfliktuale. Tashmë ka shumë më tepër dialog politik mes qeverisë dhe opozitës dhe natyrisht kjo kërkon partneritet nga të dyja palët, për shkak se, siç thuhet, kërkohen dy vetë për të kërcyer tango. Të dyja palët duhet të bëhen bashkë, pavarësisht ndasive të tyre politike, që të mundësojnë një dialog politik konstruktiv, i cili shumë shpesh ka munguar në politikën shqiptare.

Balkaninsight

83 Komente

Gabrielo, ne fillim thote kete;

 " ....  Ndoshta ironikisht, ka qenë vetë Banka e Shqipërisë e cila mund të konsiderohej si një nga institucionet e shtetit që pati vendosur një shkallë pavarësie nga organet politike. Ndoshta kjo pavarësi ka nënkuptuar mungesë mbikëqyrjeje të mjaftueshme dhe ky natyrisht është një problem i rëndë.

 E me pas, nga fundi, kete tjetren; 

".... E para është që të kryhen reformat që janë parashtruar shumë qartë nga BE-ja, të cilat përfshijnë në mënyrë specifike luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformën në drejtësi dhe në administratë publike, si dhe rritjen e pavarësisë së këtyre institucioneve..." 

 ".... si dhe rritjen e pavarësisë së këtyre institucioneve..." 

Tani, kete te besojme, a duhet pavarsi te ketyre institucioneve apo jo. 

fatkeqsia me e madhe ( sado te arrestohen fullanat nexhmijet, ramizat, salat apo ramat )

eshte se s'po ben me pershtypje asgje , dhimbja ka kalu  ne mish , ne kocke,  ne tru, dhe ka c'ekuilibru trurin e nje populli pa koke

Opinioniste, besoj se nuk e dini, Partosh jo qe jo, se Fullani ishte kandidatura kryesore e Sali Berishes per president dhe aspak ai , tjatri, as ai qe e kthyen nga rruga,  hic fare ky qe u vu!Nuk jam aspak dakort me idene eZ.Partosh sepse nuk mundet te mbetet test, per drejtesine rasti i stisur i arrestimit te nje te pompuari prej politikes se interesave te medha individuale, kur do te ishte per test, bie llafi arrestimi i Ishit apo i liros..!

Partosh duhet te mesoje me shume prej atyre qe kane interceptuar bisedat dhe aferat e politikaneve...

Me beri shume pershtypje diçka qe lexova, fakti qe Fullani ishte dhe eshte edhe sot mendoj shume i habitur qe e arestuan, jo vetem ai po ç'do njeri u habit..e perse te mos habiten?Ne nje vend ku ç'do lloj istitucioni ka funksionuar "si kooperativat me te keqija" ishte shprehja e nje gjykatsi qe eshte pjese e nje sistemi drejtesie qe i merr te keqen edhe "koperatives me te keqe",eshte per tu habitur..perse mua ka menduar Fullani? Ate po mendoj edhe une..perse ate??? Piken e besimit nuk kam ne sistemin drejtesi deri sa nuk shoh prokuror e gjykates pas hekurave,pas saj hajt se folim!!

- Mendoj se dallohet një ndryshim i qartë në drejtimin që ka marrë vendi ...

Dmth vendi nuk eshte me nen Trusnine e kryebajraktarit , intrigantit dhe kleptokratit familjar e politik Berisha .Pra Shqiperia po frymemerr .Kuptohet qe nuk mund ti dije asnje Partosh aq mire hallet sa i dime vet .Por kjo qe dallon ai eshte me Thelbesorja .

Teknikish edhe ai si ne ka dalluar qe prokuroria ka hedhe nje HAP te Madh per shkeputjen e Krimit nga Kupola Shteterore duke godit Koka . .Filloi me Lekun ..le te ndiekim Gjurmet !

Plus qe dhe shume mbase nuk duhet ta kalojme Vijen per me msue Partoshin apo te tjere kur ne pikpamje kryesore jane ne nje Linj me ne ! Fundja ne me nivelin e M.Velos dhe te revoltuarve revolucionare te Blogut e kemi takatin .Plus dhe ndonje thashetheme nga "qendra " qe ta perhapim smiley Ai besoj ka me shume Kontakte serioze e zyrtare qe ka nxjerre kete perfundim Europian !  Ne se ai do te gjykonte shtrember , ndryshonte puna !

Dhe ketu nuk hyjne deshirat personale as Inati ! ..dhe mendoj qe duhet lexuar deri ne fund c'ka thene ..

nuk është e mjaftueshme të bësh deklarata por edhe të zbatosh reformat, ashtu siç ka bërë kjo qeveri e re.smiley

Xake m'rregull jemi - ndryshimi thelbesor as nuk diskutohet. Une dua te di si shkoj fati i atyre kryetareve te kryeqytetit te marijuanes se Evropes, Lazaratit. S'mora vesh a u be gjyqi, kush u denua dhe me sa vjet dhe a nxorri hetuesi ndonje emer te madh qe ka lejuar lulezimin e ketij biznesi per kaq shume vjet smiley

I nderuar Jps !

Po deshe mos ben pyetje shume te zgjuara . Kam respekt per ju sepse nuk me jeni dukur "i lehte " .Po me keto pyetje ???? ..nuk po nxitohem smiley

Po kujoj se i dituri rp M.Shehu ka pas perdorur nje shprehje "Jo korr e mos Lidh " Dhe ka te pakten mbi 25 vjet qe Ulurimst e Berishizmit Ulerijne "se diktatura zotrie "  kunder kesaj . Dmth pyetja Juaj eshte shenje padurimi ndersa shkelja e syrtit .." zgjaursi e modhe mer Jahu " 

Diku i kam kthy nje Pergjigje asaj me zamete shume ..Mos flini me Gardiane Burgu ne Gji . As me Gjykates . Ne komunikojme si qytetare m jo te revoltuar revolucionare ! Nuk eshte kollaj te pastrosh nevojtore Gjigande te hapura per 25 Vjet nga Klani Politik - Biologjik Berisha per shume arsye , dhe ke nuk kane sperkatur me sterkalat e te dhieres se berushes !

Por kryesorja duke shmangur Dhunen dhe perdorur ate me efikasitet  ne kushtet e Reja .

Dhe duke te perjshtuar ,  ne se nuk ke nik tjeter , Kazmat e Lopatat qe hapen e lane keto Gropa Haleje i perdoren po keta  qe Ulerijne me shume  Sot !

rrespekte dhe juve smiley POR du me dit sepse nuk kam degjuar me asnje gje pas luftes dhe arrestimit te bujshem . Mediat neper bote shkruajten per forcat policore 800 veteshe se si moren nen kontroll kete vend. Shum bukur. Por me andej keto mediat tona llapaqene nuk shkruajten me u be as s'u be gjyqi - kush u denua etj etj. Kuriozitet eshte dhe jo "xgjuarsi" mos e merr per ters.

Po mire per cfare e do ? Ose Ju ose Une ?

Ne nuk jemi KQ i Partise smiley te kerkojme llogari Perse partia nuk reagon smiley .Per ne mendoj ka shume rendesi qe te Goditet ne Rrenje edhe me prerje ajo qe Kryemullahu i Shqiperise Berisha Uleriste , duartrokitej nga buzeshpervjelurit , dhe financohej duke vjedhur  parate tona per projektin "Yrrja -Byrrja "

"Se diktatura zotrie u detyronte te mbillnit Drithra .Tani se fermeri yne zotrie te mbjelle cfare te doje e ka fitim me shume "smiley

Kjo po ndodh dhe popullit kjo i Intereson , por nuk eshte e lehte dhe nuk ka arsye te futesh ne Burg njerez te Genjyer te Mashtruar , te Nxitur e Mbrojtur me Polici per te vetmen veprimtari  qe siguronin Jetesen .Tani qe Ju Prene Rrenjet kesaj mburoje prej Korace banditesh  ...te shohim rezultatin .Por me sa di ka edhe ne Procese ..

Ma do mendja ne nje Shtet Normal , sic duket do aplikohet edhe Denimi sepse keta do jene Vecori dhe jo kaq Masive si ne nje shoqeri qe ishte Anormale !.....dhe besoj do na i heqin dhe kete merak smiley

Me(r)dat  ose ne shumes Me(r)diet ? nuk jam ne gjendje ti analizoj pse ?

Prape respekte duke shprehur mendimin tim , me qe me pejete smiley

E dua qe ta marrin vesh lazaratsat ose dukagjinsat e tjere ... e dua qe te behen shembull keta te lazaratit per gjith te tjeret .. kaq

Kenoqu se nuk prishemi smiley Une nuk jam per Burgime .

Edhe kryeqelbesiren Berisha dua ta shoh vetem ne bangen e te Akuzuarve duke 'lepire buzet " nga histeria , me dite te tera Gjyq , me te gjith problemet qe i ka shkaktuar ketij vendi qe e ktheu ne ANORMAL e Fole Krimi e Hajnie !

Vendimi ...

Nje Ploic qe trasmetohet cdo dite gjate nje Muaji qe e nxjerr nga gjykata kapur per jake duke e terhequr dhe tek dera Nje Polic tjeter , mundesisht Barkderr me musteqe te medha , qe i varet Lyra neper faqe nga berxollat ( jo si Behar Mera smiley  qe i fut nje shqelm Bytheve dhe e nxjerr ne rruge , ku njerzit ikin me vrap se mos i ze zgjebja dhe i thote . Ik or tie ..

 

I kena pas nigju analizat e ktij ke bbc ne 1997, me pelqen.

Keta gazetaret britanike zakonisht dine per Shqiperine nje moot te madh qe te hane. As e marr mundimin t'i lexoj me.

pellazgu qi s'lexo...si ka mundsi

Fullani sebashku me anetaret e tjere te bordit mbikqyres do te duhej te ishin arestuar me kohe dhe jo per kete akuzen e tanishme te shperdorimit te detyres, por per financimet abuzive qe i ka bere qeverise se Sali Berishes e me shume gjasa do ta bente edhe per kete te sotmen.Kreditimi qe BSH i ben buxhetit te shtetit nepermjet blerjeve te borxhit publik ne tregun primar dhe qe eshte kthyer ne nje ritual te zakonshem eshte nje krim evident dhe qe eshte kryer vite e vite me radhe, nderkohe qe ligji dhe llogjika e shendoshe e ka percaktuar qarte se kur BSH mund te nderhyje ne financimin e borxhit publik; dhe qe eshte vetem ne raste te jashtezakonshme e brenda nje niveli te caktuar shume qarte. Pasojat e nje veprimi te tille jane katastrofale pasi mbajne me serume qeverite qe perndryshe do te duhej te kishin dhene shpirt me kohe per shkaqe te keq qeverisjes. 

Fullani dhe degradimi i BSH jane  skandalet financiare tashme normale, qe markojne qeverisjen e berishes para se te ike, ashtu sic bene skemat piramidale te '97. I vetmi ndryshim duhet te jete se maskarai e nuhati kete here gjendjen dhe keshtu nje arsye me shume per te bere nje dalje te bute (maskuar me ngjyra demokratike) nga skena, vjet. 23 Qershori per berishen mund te kete qene nje shans per te nxjerre duarsh (lare duart me) kasaphanen ekonomike qe ndertoi ne vend. Ky ketu ka shume te drejte kur flet per transparence ekonomike  (per te qene ne nje linje me cfare thua ti) - (pyetja e fundit).

Dmth Berisha i paska humbur zgjedhjet me dashje?

smiley

it's you again smiley

smiley

It is I indeed

Pleased to meet you
Hope you guess my name
But what's puzzling you
Is the nature of my game

Oooooo O brinja ...Gjembi me puzzla ....E mos vdeksh dhe ti o Gjemb ...Ooooo O Brinja smiley Sa shume O ...smiley

Deri te brinja 0-idris-0? Po cne une, me ngaterron me ndonje tjeter.

mendohu gjembi, mendohu. Mos ke perdor naj shkop a kembe karrige...shume e paske mundu te shkretin, deri lart te brinja ja paske bere demin

O te lafte nje lak ficke o Gjemb ..E paske mesuar te lustroje llafkat smiley Po gjene mire pas IIaceve shetite nga njecike tek PPU se e zymtojne puzzlat smiley

O i ziu kur shikjon gjith ato OOOO smiley Nuk jane tuajat thuaj smiley

nje lesh me qime perben. Edhe nese ndodh eshte denimi i nje vepre ordinere, vecse kesaj rradhe ne nivele te larta.

krimi shteteror, politik dhe i organizuar, ne natyre i padukshem dhe ne themel te sistemit ka imunitet nga drejtesia shqiptare.

Arrestimi i fullanit eshte demonstrativ (koke turku), medemek drejtesia funksiono, si dhe per ti bere hajdutet e vegjel te aferes te cicerojne me lehte pas ketij lajmi. E gjitha eshte nje imazh i rreme, marketing politik e mediatik, sporti i preferum i parise politike kohet e fundit.

Me gjithe ato miliona dollaro qe ka beri ai robi, kush nuk do ti bente me qejf te modh nja dy vjet burg, first class, fundja burgu per burra eshte..

Per me teper qe ishte hap boothesh shume kohet e funit, me rolexa e salltanete, duke e kthy banken ne pashallek.

Nuk mund ti besh karshillek sulltaneve pa marre dhe hakmarrjen e tyre ne shkembim.

Po m'cudit Peshku...akoma s'ka filluar spekullimet se kush do jete Guvernatori i ri me ate profilin king qe i beri Rama smiley

 

Ndoshta kjo pavarësi ka nënkuptuar mungesë mbikëqyrjeje të mjaftueshme dhe ky natyrisht është një problem i rëndë.

Jo mer Partos ca thua, po ti mbase s'e di ate teoremen e demokracise "fajin e ka sistemi, jo ata qe e drejtojne sistemin e korruptuar" smiley

Kurse Fatos Lubonja thote se ne shqipot jemi perveluar shume nga qull-korrupsioni n"Shqiperi keshtu qe Fullanit s'i fryjme derisa te dale kos me prove. 

Ububu moj nene, erdh' per peshkim Fullani - kujton Agim Vinca.

P.S. Nqs ka harruar ndonje nga juve pa i uruar ditelindjen LSI-se ore tashi mbajeni me shkume se data kaloi.

P.P.S. Braho t'u befte okllaia ngjale ty qe i le te tjeret te te marren stafeten e lakrorit.

Xhibi, peshku ishte vigjilent, u permendet emrat e Canit e Cacit nga Peshqit, i Lebetitmi hudhte teori gjinore per femer te holle Jo mashkull barkderr me buze me yndyre...por Bradi si i mrenshem i dha fun dyshimeve e shpalli Gjonin, si zv-governatore. 

Ka thashatheme se Rama-Likja e dun te huaj...por sipas Malaj kjo Edhe nese ligjerisht eshte e pranueshme nuk eshte e moralshme se Shqypnia ka nxjerr shume kuadro si puna e Fullanit. Pikepyetja e madhe eshte kush do e propozoje governatorin ...Mustaqemuti maxhorances apo Palloshi Mustaqemutit e pastaj vendos kuvendi. Kaq per sot Xhibo...hugs..

Monika eshte ajo me portokalli?

Po moj shoqe po  - tha. Shkum-trimja e mire me shoqe e shoke shume.

Lebetitso, s'ka cna duhet guvernatori i jashtem mer, kemi avokat Ngjelen smiley

Behej fjale per shqiptar me eksperience nderkombetare--sipas direktivave te Rames--jo nenshtetas te huaj.

Xhibi, thuaj te drejten, sa te madhe e ke printuar ate foton e Monikes? E ke vene nje kopje ne tavan siper krevatit, ndersa nje tjeter e mban ne kulete per raste urgjence? smiley

Asaj ne tavan e shikon me sy dhe ja ben me dore smiley

Tani, me cfare e ben xhibi eshte pune e tij smiley

Kjart. Terheq doren smiley

Femer je ti mi dreq , apo hemafrodite qe ndjek cdo muhabet sa her e perdor Xhibolja parabolen e Vekes   sPirth sPirth SPirth idhonin smiley

Sot e tutje , hesapet do ti kemi tamam! Parate nuk i zvendesojme dot !

Si do i kemi tamam hesapet? Dhe pse?

Do dali qe jane vjedhur aqe euro.Do merret vesh dhe qe i vodhi ai e kyja, do degjojme dhe si do japin " hesap " para drejtesise, do marrin dhedenimet sipas ligjit dhe mvaron muhabeti.

Te gjitha sqarohen mire e bukur! Por parate nuk kthehen me moj gjembe..!

parate jane kthyer mbrapsht o grava, jane blere vota...

Pra nese saliu (prokuroria dhe gjykata) e fut ne burg fullanin rama ska me goje te kerkoje reforme ne drejtesi? #lojeendyreeberishes

Po ngrejeni pak nivelin se na cate trapin me keto "te jashtmit". Partos mund te jete i zoti me fol per Shqiperine ne mediat britanike, por faleminderit shume ketu flasim vete. 

Kulmi i ketij gomarlliku ishte pytja qe ju be Ben Malajt dje : "A mendoni se nje guvernator i huaj do ishte zgjidhja?"

Dhe ai u pergjigj shume bukur. Me kete logjike hajde te zgjedhim nje President te huaj, nje kryeminister, nje kryetar Parlamenti, etj. 

Amon mer hiqni dore nga kjo mani idiote e idhullimit te te jashtmve! 90% e te huajve qe merren me Shqiperine jane bishti i funit i kavallit ne vendet e tyre. (ne rastin e diplomateve kjo shkon ne 100%)

Pse mos te sjellim nje Shqiptar nga jashte? Psh Rudina Seserin, e kishim edhe deputete smiley

Pusho moooooj tiiii!

Car do ti qe te (ri)filloje Bracja te shaje Rudinen. Amon kaktuso se ka qene nje loje me letra kur ishim te vegjel qe pasi te perjashtoje cdo leter tjeter, boje sikur e kishe gjet letren qe kish zgjedh robi. Kshu o bo ene ky muhabet. Kane fillu halete Brace-Mero tu rujte me sniper cdo emer qe qarkullo per guvernator. 

 

Ti me duket ja ke vene syrin vete atij vendi pellumbash se Pjeri sikur shkruajti ne kujtimet e tij qe punoje ne nje banke.

sikur eshte rene dakort qe Fullani i ri te mos huazohet nga politika, pra nga zarat e politikes, e mesa di une bashkefolesi yt eshte zarr i Bomit, kryetari i partise se farave te kungullit. lol

Z.Rama , nuk duhet te guxoje ta mendoje , pa le me ta realizoje, per nje governator  paresh, te gjetur diku jashte shtetit.Sepse mua te parit , me lind e drejta  te propozoj per te kerkuar e mbase dhe gjetur, nje Governator te halleve te medhaja te ketij populli, mes Alieneve! 

Per  ta sjelle " ne islla" , situaten ketu, me si e kane bere derrdomyzet e  Shqiperise, qe i quajtekane ...politikane, ne pese kubete e All Llahut( kontinentet) nuk mund te gjendet ndonje rop i hajrit.

Ndaj rri te rrime o Z.Rama dhe veri men punes, se po pe shume lart, i ben kercinjte cope cope ! 

rama thjeshte po i ploteson deshiren shqiptarve kur pellasin, "shqiperia nuk behet me shqiptar" e filloi me doganat, me qeverine tony blair, me banken, pastaj ndoshta do vazhdoje dhe me gjykatat. popull qe luhet, 'amani na pushtoni' vetem ketu shikon.

Ndoshta e ka fjalen per nje shqiptar qe punon ne nje prej inst nderkombetare tip bb ose fmn.

Un thash per " rop " prej se jashtmi.Se shqiptar edhe me gen te jete, ne ...filifistun, do ti duhet vetem nje dite te pije dy kafe sira, per tu bere me Fullan se Fullani

E ke gabim

Po mire mer Grave e zeme se do te te bejne ty guvernator. Edhe ti meqe je shqipetar si fullani do bohesh? Pra do ti sherbesh si zoraxhi te fortit te politikes? Nese nuk e pranon kete akuze/aludim atehere mos hidh shashka per shqipetaret e tjere.

Thone qe do ta marri nga rilindasit e peshkut, keshtu qe kujdes me komentet. Eh mer Xhib c'tu desh qe shave ngjaldavetin.smiley 

Po lexoja per governatorin e Virginias. Rrezikohet burre e grua me burg. E pse? Se kish bere ca ndere lart e poshte ca bizneseve dhe kish marre nje shume prej 168 mije dollare ne kembim falenderimi. E ndonje ore rolex aty . E c'jane aq dollare? Hic asgje, korrupsion ?! Dah, shqiptaret te marrin gjak ne vetull, ci kane aq gje? Thjesht nje darke diku me miq.qashtu dhe Korrupsioni ne u Es ej. 

Turp eshte te te kapin me korrupsion ne Amerike, ne fakt. Atje e kane ligjeruar te paguarit ne kembeim te favoreve me dicka qe e quajne lobbying.

Si funksionon ky lobbying?

OMG, kjo Google qenka shume e bukur!

Tani qe e morem vesh se di te perdoresh Google dhe Liveleak, si e di ti funksionon ky lobbying ketu ne Amerike, meqe je ekspert?

Sido qe ta di, e di me mire se nje trangull, ndaj dhe s'kam as nge e as qejf te te jap xhevap. Lexo variantin e pare qe te del ne google ne wikipedia dhe i ke pergjigjet aty. Po s'te mjaftuan, vazhdo kerko ose lexo 1, 2. S'do te ta zvogeloj une injorancen.

smiley  Je i madh, per koke te xakes e Bledar Morines. Ti e njeh tere boten me imtesi* duke filluar nga Amerika, te lagjet e Torontos, e shume e shume te tjera. Te pakten Pjeri kur flet, flet per vende qe i ka shetitur me kembe, e ka ngrene vete qofte apo pire kafe. Me siguri nga modestia ti nuk na e tregon qe je antar i kupoles se Free Mason, Iluminati, Bilderberg, etj.

 

*nga interneti.

Ja pse s'ta var dot njeri ty, Gjembi. Sepse as jep argumente, as diskuton argumentet e tjetrit, vetem llapacitesh kot me kot si kalama debil. Po te kishte nje block option ky forum idiote si ti do t'i kisha mbajtur larg me kohe. Po pate gje per te diskutuar, bujrum. Po s'pate, ik bej cicin te banjat e azilit ku te kane plasur.

Ah arqishumeemersh, me zbulove qellimin dhe me demaskove keq. Prandaj vij une tek peshku qe te ma varesh ti apo te tjeret. C'te bej tjeter, asnje s'ma var ketu tek azili ku jam smiley Te lutem ti mos me ik, mos me injoro se s'kam tjeter!

Do argument ti? S'e paske kuptuar ndermjet rrjeshtave argumentin qe, edhe pse s'dua, ka te beje me ty. Arsyeja eshte sepse ti s'e ke idene si funksionon lobbying dhe vjen e flet si ekspert vec nga c'ke lexuar per lobbying ne wikipedia. Eshte goxha me e koplikuar, arqishumeemersh. Po, eshte njefare korrupsioni, por zakonisht eshte me dhurate per fushaten zgjedhore. A ka edhe me para ne dore apo dhurata? Po kam, por kur kapen ama shkojne ne burg.

Me fal, Gjembo, por me shume besoj gazetare e analiste amerikane qe thone ne media te medha si Forbes qe lobbying eshte corruption american style se sa nje cope refugjati si puna jote qe informohet nga pjeri ne ppu.

+1 Gjembo !

Ke fillu po cfaq lekundje .Qemoti i jepje Plus Njisha eheheh ,per koken e atij   cik burri , me nje me nje po e kishte nje ...deri sa e lajthite smiley

 Tani pervec kokes time do dhe te Bledarit smiley Po ky kush eshte ? Mos na fut ne konkurenca kot, se ti e di , pasi ta kam thene , qe une jam  monogams smiley Simpathisjen per koken e Pjerit e kuptoj qe e ke " me shaka "

mire, ja per ty nga biznesi, kesaj psh., iu kerkuan mbrapsh pagesat e marra ne miliona $ (ne forme shperblimi /kompensimi stock psh) pas humbjes gjigandeske shkaktuar bankes. Plus te tjerat e te tjerat.

flitet qe kandidati me i mundshem eshte xakja. Ky as nuk ka mohu, as nuk ka pohu zerat qe qarkullojne lart e poshte neper kancelarite e huaja e te brendshme. Nje i brendshem me konfirmoi ne menyre konfidenciale se pyetjes se c'mendonte te bente me normen e interesit ne rast zyrtarizimi, xakja i ishte pergjigj pak a shume kshu:
 

- bla bla blaaaa.smiley M'ka thon baba mue! Jozefpercka or tie...bla blaaa blaasmiley

 

mesa duket, kjo i kish vone kapak cdo medyshje. Njezeri kishin proklamu xaken si guvernator te ardhshem

Po qe per shqipetar nga jashte shqiresise nuk ke pse shkon kaq larg deri ne Amerike. Kemi kuadro me afer dhe me vizione te qarta per ekonomine dhe financat. Biles qe qendrojne larg politikes, dmth qe jane te barazlarguar.

+1

Jane banakier mer jane banakier te Famshem . Kane dhe faqen e fundit te fletores k... lekshe me tabelen e shumzim /pjestimit !

 

Kush eshte Xakja mor?

Gjembooooooooo .

Kontrolloje se me duket si ka pire te gjit Ilacet ! Ai dhe me kuren e Plote dhe flet sPirth sPirth sPirth idhonlleqe ,  ti e le dhe pa i pire te gjitha smiley

Lidhe Gjemb se vetem ti ja di anen  . Po e merr ne qaf o kriminele virtuale !

s'te lejn shqipot, te cajne trapin per gangrenen e amerikes, lobingun

po nderkohe  s'pagujn dot as dritat e gjobat pa dhon bakshish....fak

Kujt po do me i tregue lobingun ti mer jahu (TM Vlera)

lajmi i funit: xakja ka kundershtu pozicionin e lakmushem te guvernatorit. Mesa lihet te kuptohet, i eshte premtu veni i presidentit...

kush esht xakja,  bredharako 

shaka Pjero se sic ke thene ti, sa merr gomari vesh nga poezia, aq merr vesh idrizi nga ekonomia

Bredharako, ku e kam thene kete per Idrisin. Mesa di une, Idrisi mund te mos marri vesh nga poezia por nga ekonomia merr vesh. Ai mund te mos dij te fshehtat e ekonomise, gjera qe pak veta i dine ne kete planet, por per mua ai eshte njeri i kenduar, siç i thone nga jugu per nje qe ka lexuar shume. 

Ai mund te mos dij te fshehtat e ekonomise, gjera qe pak veta i dine ne kete planet

Te ndalon modestia e perhershme me duket qe te thuash qe nje nga ata te pakte je dhe ti z. Pjer.

A ka mundsi te flirtoni ne privat ti dhe Pjeri?
Flm!

Pjer, me fal se po ju nderpres dialogun, nje kandidat serioz per Gouv. te BSH nuk mund te shkoj ne nje feste degustimi vererash. Aq me teper kur ish-Gouv.i BQSH njihej nga te gjithe si konsumues i pa fre i vererave. A mendon ti se i ben nje prezantim/paraqitje/promovim dinjitoz kandidatures Tuaj?

Pse qenka ok per nje shqiptare i afte te punoj ne bankat e huaja por jo nje i huaj i afte ne banken shqiptare?

Kryetari i Bankes Kombetare nuk eshte rol administrative. Eshte rol udheheqes, kshu qe ka sens te merret nje i huaj qe ka eksperiencen e duhur dhe pervojen e duhur te udheheq nje banke kombetare. Ne krye te bankes se Anglise eshte nje Kanadez. Bota eshte e vogel dhe ekonomia nuk njeh me kombesi.

 

 

Ligji e ia jepte Kryeministrit te drejten e propozimit te emrit te Guvernatorit te ri, por ngaqe PS kishte konflikte mes saj, ne 2002 e ndryshoi ligjin duke ia dhene kete te drejte Presidentit - thote Shqip.

Meta ja paska futur Rames me stil back to the future (duke e guvernator-mustaqeklipsuar) qe ne 2002-ish? smiley

hahaha perfytyro nishanin

Nishani: Luli e dije ti qe m'takon mue te propozoj gubernatorin? 

Luli: ou? 

Nishani: hajde cik nga zyra te flasim

Luli: nje min te pyes cik babin

Leji te flene debilet se ma do mendja edhe krevati u duket si ..mejdan bajlozesh ku mposhtin " me Plumb , bajonete dhe Kondak , ose bythe Pushke , armikun barbar " smiley Leji c'ke me ta se do ngrihen lugeter ! Apo s'ka qene dhe uficial Nishanlliu smiley

Ka hedhur ne lufte kete sPirth sPirth sPirth i dhonin e shkrete qe tall Ilia Tollet edhe Xhibolja smiley

Per ketu kemi Gjembin qe se ce ka gjete keto kohe dhe sheh nga Poshte ..."C'ti bejme Pjer qe s'kemi Carrefour..... " Di anglisht mer jahu e kom thone une ate smiley Pse ja kerkon Pjerit se mar vesht ?

ato me vera te vjetra e te lira dhe me carefure nuk i kuptoj dot ... jane te fella ... jan orgazma intedhektuale qe jane pertej njeriut te thjeshte

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).